Shitet për një çmim rekord Ferrari më i bukur (FOTO)

16 Maj 2012, 21:01Lifestyle TEMA
Shitet për një çmim rekord Ferrari më i bukur (FOTO)

E thonë pastaj që ka recesion dhe krizë ekonomike. Një ankand i organizuar në Monako për makinat luksoze ka arritur të grumbullojë mbi 26 milion sterlina, ndërkohë që vetëm një Ferrari është shitur për plot 4 milion sterlina.

Ferrari i vitit 1957- 625 TRC Spider, i njohur ndryshe edhe si “Ferrari më i bukur që është prodhuar ndonjëherë”, tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve në ankand.

Shtëpia e ankandit kishte menduar se makina do shitej rreth 2.4 milion sterlina, por ofertat nuk ndaleshin derisa arritën në 4 milion.

Makina 55 vjeçare është një nga dy të tilla të prodhuara nga shtëpia italiane e supermakinave.

Fillimisht ishte në pronësi të një shoferi garash.

4 komente në “Shitet për një çmim rekord Ferrari më i bukur (FOTO)”

  1. 1 says:

    po ate kilometrazhin pse e kane bere shtrember…

    1. Poliksenos says:

      Janë xhirot e motorrit,atëhere ashtu rinin,shtrembër…

    2. safer sefedini says:

      …e pe qe ishte shtrenber kilomatrazhin , shume mire , por a e ke pare ndonjehere ne enderr qe Shqiperia te kete prodhuar nonji here nje biciklete te pakten , ene jo mo FERRARI…..!!!!!!!!!!!!!

      …me keto ritme qy po ecim no , ene qy jena vendi II -te ne Europe pas Gjermanise per ritme zhvillimi , ma do menja qe ne vitet 3013 -3014 , siguro , kena per me pordhue ,m’fal prodhue bicikleten e pare shqiptare , se sa i takon makinave me hidrogjen , ato do na e sjelle Lul Basha me projekltin fitues britanik te bulevardit te ri m’Tirone mer jahuuuuu!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje