Ban Ki-mun pret Topin: Me vendosmëri e vullnet, shqiptarët do integrohen në BE

18 Maj 2012, 20:07Politika TEMA

Presidenti Bamir Topi, në kuadër të pjesëmarrjes në Debatin e Nivelit të Lartë me temë: “Gjendja e Ekonomisë Botërore” zhvilloi një takim të veçantë me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun.

Gjatë takimit zyrtar, Presidenti Topi vlerësoi rolin e rëndësishëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, zotit Ban Ki-mun në shërbim të komunitetit ndërkombëtar, forcimit të paqes e sigurisë, inkurajimit të zhvillimit të qëndrueshëm dhe respektimit të të drejtave e lirive themelore të njeriut. Në këtë kuadër, Kreu i Shtetit shqiptar theksoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj nismave të tjera dhe hapave të mëtejshëm që Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së do të ndërmarrë gjatë ushtrimit të detyrës së tij të lartë në krye të Organizatës.

Kreu i Shtetit shqiptar vlerësoi mbështetjen e forumit më të madh ndërkombëtar, OKB-së, ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, që “tashmë po shohin përpara dhe po punojnë me dëshirën e vullnetin e duhur për integrim në Bashkimin Evropian, duke iu bashkuar vlerave të demokracisë, lirisë dhe të drejtave të njeriut”. Në këtë drejtim, Presidenti Topi falënderoi Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së për rolin mjaft konstruktiv dhe qëndrimin realist në lidhje me Kosovën, duke mbështetur parimin e të drejtës së popujve për vetëvendosje, njëkohësisht si parim thelbësor i Kartës së Kombeve të Bashkuara, duke theksuar se aktualisht “Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi mbi çështjet teknike, të cilat duhet të zhvillohen mbi bazën e parimit të fqinjësisë së mirë mes dy shteteve sovrane”.

Nga ana e tij, Sekretari i Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun vuri në dukje rolin konstruktiv e institucional të Presidentit Topi në arritjet e deritanishme dhe progresin intensiv të Shqipërisë, duke nënvizuar se “janë hedhur hapa të rëndësishëm përpara në zhvillimin ekonomik e social të vendit, sidomos në kuadrin e ndërtimit e konsolidimit të institucioneve shtetërore”.

Gjithashtu, Sekretari i Përgjithshëm, Ban Ki-mun e siguroi Presidentin Topi për mbështetjen e vazhdueshme e të palëkundur të OKB-së në të gjitha proceset e zhvillimit demokratik të Shqipërisë, duke shprehur bindjen se me vendosmërinë dhe vullnetin e duhur, shqiptarët do të arrijnë qëllimin e tyre madhor kombëtar: integrimin në Bashkimin Evropian.

3 komente në “Ban Ki-mun pret Topin: Me vendosmëri e vullnet, shqiptarët do integrohen në BE”

  1. tourkofagos says:

    sa u futen byrazeret turq……..

  2. pjeter gjini says:

    moj europ , europ e vjeter si nuk gjete nje rrug tjeter !,falimentim .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje