Përfundoi edhe ndeshja finale e Kupës së Republikës e zhvilluar mes dy skuadrave të pushtetit. Skënderbeu i saposhpallur kamion kombëtar u mund nga Tirana e bashkisë së Tiranës me rezultatin 1-0. Në fakt gazeta TemA e kishte paralajmëruar këtë katrahurë të futbollit vendas qysh në datën 30 mars. Ja çfarë shkruan gazetari Bledi Mane para gati 2 muajsh:
“Në fakt nuk është ekstravagancë. Megjithëse futbolli i kthyer në biznes mbetet sporti më argëtues dhe drithërues në botë, në Shqipëri politizohet dhe deformohet nga politika jonë pa lidhje me futbollin. Tirana këtë vit prezantohet me një ekip të fortë e pretendent, e cila me një trajner kalibri si ish futbollisti i Barcelonës Sanchez, përsëri është programuar të mos shpallet kampione. Kalkulimet e federatës me qeverinë dhe biznesin shpallin Skënderbeun kampion dhe Tiranën fituese të Kupës së Republikës. Mirë dhe kaq. Fatmirësisht kryebashkiak Tirana ka Lulin e doktorit se përndryshe do e shikonit ekipin e Sanchezit ku do të përfundonte… Pyesni Shpëtim Gjikën e Vlorës se ka goxha eksperienca me kampionate të tilla.”
Ky eshte skandal i vertet.
SkenderBode Kampion!
Pune pabuksash, pune presidentesh afrikane..
Saliu, Zamiri, apo Luli le te kene miliona dhe miliarda, ata s’behen dot zotni.
S’behen dot, se ata e kane pabuksin ne shpirt, dhe kjo ndoshta do i ike kur ti dale shpirti (sa jane gjalle kurren e kurres..)
Shume i drejte shkrimi i Bledi Manes. KAMPIONE DUHEJ SHPALLUR SKUADRA E MEMALIAJT. Dhe investimet milioneshe te bera nga klubi Skenderbeu te shkonin per gazeten temen(te dy e-te te lexohen e me dy pika siper sejciles e)!
Stadiumi Qemal Stafa eshte bosh, madje edhe ne ndeshje nderkombetare.
Futbollit i kane dhene bar miu dhe po presin…
Takimi Tirana-Skenderbeu perfundoj, ashtu sic perfundojne te gjitha ndeshjet ne kete vend. Tirana fitoi pa ndonjew merite, por vetem nepermjet perdorimit te dhunes dhe arbitrit. Them nepermjet dhunes se zhvilloj nje loje te ashper duke i demtuar rende 5-6 lojtare ekipit korcar dhe kjo ishte nje strategjie e paster. Po ashtu edhe arbitri duke i mohuar jo pak, po dy penalliti Skenderbeut ishin percaktuesit e rezultatit ne favor te skuadres se Lul Bashes…. Te tjera nuk di … Ndoshta keta qe fantazojne mund te jepnin me shume ndonje merite tjeter te Skenderbeut dhe drejtuesve te tij…
Ju si mendoni se ne kohen e Enverit nuk kishte futboll qeverie? Dinamo dhe Partizani, qe sot nje pjese te analisteve dhe gazetareve te medias i qajne se rane ne nje kategori me poshte a nuk u ngriten dhe u bene kampjone nga deshira e njerit ose tjetrit minister,dhe ata e mernin kamjonatin me rradhe. Kur dilte ndonje skuader nga rrethet si Korca ne vitet 77-78 ndryshonin fazat e kamjonatit dhe ku Dinamo mundte Durrsin me rezultatin 4-0 ne Durres ne ndeshjen e fundit dhe e shpallen kampjon Dinamon me golavarash nje me shume se Skenderbeu. Une mendoj se keto dy skuadra te zhduken dhe Tirana te krijoje skuadra te reja, sepse e ka potenialin ekonomik, por edhe njerezor. Po dalin skuadra qytetesh me nga 4-6 mije banore ne superlige, kurse Tirana tani numeron 800 000 banore dhe ka vetem nje skuader qe me zor i dhane sivjet nje kupe te pamerituar, ku fale tifozeve korcare ariti t’i jape nje pamje modeste stadiumit Qemal Stafa.