Ishulli japonez i Hashimës dikur ka qenë një ndër zonat më të populluara në botë. Por, me rënien e industrisë së thëngjillit, ishulli u braktis në vitet e 1970-ta. Tani, entuziastëve të historisë u pëlqen ta eksplorojnë atë me shpresë se do të gjejnë mbeturinat e qytetit të dikurshëm minerar. Gërmadhat e vendbanimit të braktisur i frymëzojnë edhe shumë regjisorë kinematografikë ta riprodhojnë ambientin e përhumbur në filmat e tyre.
Hashima është vetëm një shembull i shumë qyteteve të shkreta moderne të planetit tonë që kanë tërhequr vëmendjen e hulumtuesve të urbanizmit, të cilët, pak ditë më parë, në kryeqytetin e Gjermanisë, në Berlin, e kanë hapur një ekspozitë në lidhje me këtë temë.
Neft Dashlari është një tjetër shembull. Si një vendbanim artificial në periferi të bregut të Azerbajxhanit, ai është ndërtuar nga sovjetikët pas Luftës së Dytë Botërore, kur shteti përballej me një mungesë të madhe të naftës.
Pas gjetjes së një depozite të madhe nafte, 42 kilometra larg bregut azerbajxhanas, autoritetet vendosën të ndërtojnë një qytet për të akomoduar punëtorët, duke ndërtuar autostrada dhe shtëpi banimi mbi shtylla të mëdha çeliku. Por tani, teksa rezervat e naftës janë shterur pothuajse krejt, vendbanimi në detin Kaspik ka nisur t’i ngjajë një skene të braktisur të një filmi të zhanrit fantastik-shkencor.
Rrobat ende në tela
Qytetet e shkreta, megjithatë, nuk janë veç pasojë e çindustrializimit. Gabimet njerëzore dhe luftërat gjithashtu mund t’u marrin jetë komuniteteve. Ish-vendpushimi detar qipriot i Varoshës ndodhet i braktisur si rezultat i një pushtimi turk në vitin 1974, i cili bëri që e tërë popullsia e tij të shpërngulet. Tryezat në shtëpitë e pabanuara janë të shtruara, ndërsa teshat e lara ende rrinë të varura në tela në shtëpitë pranë plazheve të gjata të braktisura.
Aksidentet dhe katastrofat natyrore gjithashtu i shtyjnë njerëzit të braktisin shtëpitë. Një zjarr në një minierë nëntokësore, i cili ende nuk është shuar pas ndezjes së tij në Centralia të Pensilvanisë, në fillimin e viteve të 1960-ta, i ka detyruar pothuajse të gjithë banorët të largohen. Vetëm shtatë banorë të patundur ende jetojnë atje, pa infrastrukturë dhe rrymë.
Qytetet e shkreta sigurisht se nuk janë fenomen i ri në botë. Në vetëm një prej shumë ndodhive të tilla, një ndryshim i klimës rreth vitit të largët 1400 besohet të ketë çuar në shpërnguljen e banorëve të qytetit të begatë antik të Angkorit, në Kamboxhia, i cili njihej për një sistem të avancuar të ujit dhe për marrëdhënie të shkëlqyeshme ndërkombëtare.
Por, mbase diçka që çudit më së shumti është ekzistimi i qyteteve të sapondërtuara gati boshe, si Ordosi në Kinë, i cili është cilësuar si “qyteti më i ruajtur fantazmë në botë”. Qyteti modern, i planifikuar për 300.000 njerëz, me shtylla ndriçimi që fuqizohen nga turbinat e erës dhe me asfalt taze, tani strehon jo më shumë se 5.600 njerëz, kryesisht kopshtarë dhe ndërtimtarë, të cilët kanë shkuar atje për punë sezonale që paguhen mirë.
Lidhja emocionale
Brigitte Schultz, hulumtuese e urbanizimit dhe redaktore e revistës gjermane për arkitekturë “Bauwelt”, ka thënë se magjepsja nga qytetet e shkreta vjen si rezultat i një lidhjeje emocionale, sesa i një lidhjeje intelektuale me këtë fenomen.
“Unë mendoj se njerëzit mund të gjejnë veten në këto histori”, është shprehur ajo për revistën prestigjioze gjermane “Der Spiegel”, në hapjen e një ekspozite me fotografi të qyteteve të braktisura të botës, në Muzeun e Arkitekturës së Universitetit Teknik të Berlinit.
“Historitë nuk është e thënë që të jenë didaktike”, ka thënë Schultz, e cila gjithashtu e ka organizuar ekspozitën. “Shpesh, ato na kujtojnë humanitetin tonë. Merreni rastin e Centralias, për shembull. Atje jetojnë vetëm shtatë njerëz, të cilët thonë: ‘Jo, ky është vendi ynë. Ne nuk do të largohemi’, edhe nëse kjo nënkupton të jetuarit pa rrugë dhe pa energji elektrike”.
Drejtori i Muzeut, Hans-Dieter Naegelke, ka theksuar se arkitektura përfaqëson “esencën e një personi”. “Këto qytete të shkreta na bëjnë të mendojmë se sa gjatë do të jetojmë ne këtu”, ka thënë ai. “Një qytet i gjallë mund të kthehet në një vend të shkretë shumë më shpejt sesa që ne mund të imagjinojmë”, ka paralajmëruar Naegelke. (Der Spiegel- Zeri)
“…me rënien e industrisë së thëngjillit…” – industrise se qymyrit, çeshte ky thengjill ?
google translate
Qeqenizimi i gjuhes shqipe..
Po behen dhe ca qytete tek ne,si Memaliaj,Poliçani,Kuçova,Rresheni,etj
Ngjason shume me Tropojen e viteve 2005 – 2012 ,ku te gjithe e kane braktisur e kane ardhur per te punuar si Drejtore prane Drejtorive te ndryshme te Ministive te Asfiksuara te Dr rrumpalles….por shume shpejt do ti kthejme ata mbrapsht qe ta popullarizojne ate vend te begate te quajtur Tropoja.
ore ti Nentori kuq e zi,,edhe ty do te kthejme andej nga te kane ardhur prinderit,,,po a e din te qe me 1945 95 perqint e popullit shqiptar ishte fshatar,dhe ato 2-3 qytete nuk kishin nonji diference te madhe me katundin ose fshatin,,mos harro zoteri qe nga Tropoja kane dal intelektual te shkelqyer qe i kane sherbyer me nder gjithe shqiperise. etj,etj,,,,
Po mire more “shef Gjini”, po keta qe jane rritur si qytetare ne Tirane e qytete te tjera te kategorise se pare, c’duhet te bejne? Apo le te zbusim derrat e Tropojes e Skraparit pa vari teneqet ketyre koqeve te civilizuar?
Nuk ka njeri kunder zbutjes se derrave te Tropojes e Skraparit, por shkalle shkalle jo drejt e drejtora se e cuan Shqiperine per lesh.
Po c’ne qe s’ka me interes per thengjill ???
O xha JAOHO,,nuk ka interes sepse teni japonezet Ok plako]e ndezin cibukun me cakmak.
O Tema,
po nga i gjeni keta gazetare qe as shqip nuk dine te shkruajne? Nuk eshte thengjill por qymyr; jo fuqizohen por ushqehen ose furnizohen; jo ndertimtare por punetore ndertimi!
Kete shkrim e ka pregatitur nje kosovar. Duket nga menyra e te shkruajturit dhe perdorimit te fjaleve. Nuk e kuptoj perse duhen te futen te tilla shkrime nga njerez qe nuk dine te shkruajne shqip, pale per te folur per temen e zgjedhur qe eshte per te qare e per te qeshur. Ke shume te drejte qe i pyet se i gjejne keta “gazetare”.
eshte politika qe ben shuarjen qyteteve