Kukan: Zgjedhja e Presidentit, një rast tjetër i humbur për bashkëpunim

12 Qershor 2012, 17:50Politika TEMA

Kryetari i Delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Shqipërinë, europarlamentari Eduard Kukan duke përshëndetur zgjedhjen e president të ri të Shqipërisë Bujar Nishani, tha se shpreson që presidenti i ri do të jetë në gjendje të bashkojë dhe të përfaqësojë në mënyrë të pavarur gjithë qytetarët e Shqipërisë dhe t’u shërbejë interesave të tyre.

Zgjedhja e presidentit, thotë zyrtari i lartë i Parlamentit Evropian, ishte një shans për gjithë forcat politike në Shqipëri për të bashkëpunuar. Por për fat të keq, shton ai, procesi ishte një shans tjetër i humbur.

Pa rezultate të dukshme në përmirësimin e jetës politike, vendi mund të humbasë raste të tjera të rëndësishme, shprehet deputeti evropian. Sfidat me të cilat ndeshet Shqipëria, thekson ai, kërkojnë bashkëpunim politik./VOA

10 komente në “Kukan: Zgjedhja e Presidentit, një rast tjetër i humbur për bashkëpunim”

  1. Vlora says:

    “Por për fat të keq, shton ai, procesi ishte një shans tjetër i humbur”.

    pikerisht komunisti berisha kete ka kerkuar gjithe kohes,,,shqiperia jasht europes.

    1. Erdi says:

      Po keta zyrtaret qe cojn urime per zgjedhjen e presidentit nga shoqata e Enverit ne emer te kujt Europe, ke perfaqsojne ata ketu ne Tirane, PD-rasat e Berishes apo birren Korca!
      Turp!!!
      Ky nuk eshte deshtim i shqiptareve te mjere qe po luftojne me forcat e tyre te fundit me klikat komuniste, spiune e tradhetare qe Evropa kurve i mbeshtet vete ne hije!
      Eshte nje deshtim i vet Europes, ashtu sic po deshton ne ruajtjen e eurozones, ekonomin dhe kete bashkim te stisur me gjithfar filozofish.
      Ti japesh pasaport diplomatike nje krimineli si Berisha, ta quash ate burre shteti kur ishte ai qe coi vendin ne nje lufte te mirfillt civile, provokoi nje grusht shtetit qe perfundoi me mijra jete njerzish te humbura, te pranosh te flasesh me te per te ardhmen europiane kur ishte pikerisht ky njeri qe pranoi dhe stimuloi skemat piramidale, deri ne rrenim total te ekonomis se varfer shqiptare, te njohesh zgjedhje te vjedhura haptazi dhe ti presesh neper kancelerit evropiane si zyrtar keta kriminel te popullit te tyre qe kan mbyllur gjygje duke u akuzuar me fakte per vjedhje miljonash, qe kane vrare njerez ta pafajshem se kan protestuar paqesisht me duar ne xhepa per buke, kan hedhur ne ere trupa femijesh per te fituar paligjerisht, te urosh nje president partiak , servil te familjes se nje krimenli, kur dihet se Shqiperis i mungon minimumi i standarteve politike europiane kjo eshte nje gjeme qe Europa po i ben ketij populli.
      Shqipetar nese keni gjak europian ngrihuni sot dhe provoni te qenit tuaj tuaj europian nga Zoti qe na ka vene te jetojm ne brigjet dhe pjesen me te bukur te kontinentit dhe jo nga keta eunuk qe sduan tia din per fatin dhe jeten tone.

    2. Fatos Beja says:

      Ky do te jete celesi i suksesit tone per hyrjen me taktika dhe strategji te sofistikuara ushtarake ne EU GROPE!
      http://imazheshqip.blogspot.com/

  2. sazani says:

    Ka 7 vjet qe nen sundimin e tij Shqiperia perpelitet per nje cope statusi kandidat…e varrosi vendin qelbesira

  3. ben says:

    E cfare pastaj o Kukano,se paskemi humb nje rast?I plasi trapi Sales se paskemi humb raste per Europen,qe nuk na pranoni,pune e modhe fort.Sa te jete Sala gjalle,ne nuk futemi ne Europe,por do ta kemi Salen gjithmone kryeminister,president,minister,roje,shef prokurorie etj

  4. skrapari says:

    O Kukano muhabeti eshte se juve Sala nuk ju prish pune asnje here,ju si prishni pune Sales,dhe viktima ne kete rast eshte populli ne Shqiperi.

  5. LORA says:

    Kukan dhe kukanet e tjere i kemi ne xhepat tane,me izen e brekedhjerit te historise.Kur ta kuptojme dhe ta ushtrojme realisht sovranitetin tone kushtetues,atehere do te shihet ne drite te diellit, roli i kukaneve.Per mua, keta jane me te ndyre se nahija e fevzinjve me kompani.

    1. Rani says:

      Ate e dime qe eshte brekedhjeri, po me duket se shqiptaret qenkan me brekedhjere se ai se po e durojne pafundesisht, ça ti themi kesaj Lora? Problemi eshte se shqiptaret nuk do te kapin me ate piken e vlimit (boiling point) si ne 97 dhe do te durojne pafundesisht pafundesisht e pafundesisht, e kupton kete apo jo? E di se eshte e pakonceptueshme po duhet te mesohemi me faktin se ne Shqiperi ka marre fund çdo gje, njerezit jetojne per inerci me hallet e perditshme dhe nuk e kuptojne se hallet e tyre mund te zgjidhen sadopak sikur te ngrihen e ti hyjne ne zyre plehres e ta nxjerrin prej flokesh zvarre, po keto gjera behen nga nje popull, koncept qe per shqiptaret fatkeqesisht nuk ekziston me. Ne jemi gjoja popull vetem per te share serbet e greket neper youtube apo forume te tjera pa vlere nderkohe qe keta greke e serbe qe ne bytherrjepesit mundohemi te shajme apo ti veme ne loje kane shtete te konsoliduara me te cilat nuk tallen dot Wolfartet e Sekuiat Kukanet etj etj. Ne jemi popull qe bertasim kur hyjme ne………….NATO, organizate per te cilen kroatet as qe e vune ujin ne zjarr, ja keta jemi ne shqiptaret nje popull bageti qe s’meritojme me shume se kaq. Te ngushellohemi te pakten me faktin se jemi ne Evrope dhe jemi te bardhe se te kishim qene me ngjyre mund te na kishin shuar fare ose ndare midis “miqsh”. Ne nuk kemi as shoqeri civile as ndergjegje kombetare, a duhet te vazhdoj akoma apo jo?

      1. LORA says:

        Mund te vazhdosh, nese keshtu clirohsh per veten tende.
        Mendimet e pergjegjshmerine time i ndaj me shume njerez te tjere.Nuk e pranoj,kurrsesi kendveshtrimin tend nencmues per nje popull te tere.Bile cuditem si e guxon ta besh nje deduksion te tille,nderkohe qe shkruan nga jashte,pa u bere pjese e oponences se brendeshme,pika e vlimit te se ciles po afron.Per kete jam e bindur.
        Sa per 1997-en,une e quaj historine me te turpshme e te kobshme te vendit tim.Ata qe e gatuan jane sot te gjithe bashke,te integruar,ne breket e dhjera te dr.krimit.Kete e konsideroj avantazh,per perballjen e sikterisjen perfundimtare te tyre.
        Mua me pelqen menyra juaj e te shprehurit gjuhesor, dhe e shoh me vlere te perplasim mendimet tona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje