Topi: Spiunët në kupolën e politikës. Mark Marku ka të drejtë!

26 Qershor 2012, 22:09Politika TEMA

Presidenti i Republikës në detyrë, Bamir Topi, ka hedhur akuza të rënda ndaj drejtuesve kryesorë të pushtetit për lidhjet e tyre me të kaluarën dhe ka premtuar se rikthimi i tij në politikë do të jetë thjesht një mision. Duke folur për gazetaren Ilva Tare, Topi tha se “do të kthehem si misionar në politikë, pas një karriere të gjatë duke nisur nga jeta akademike”. “Karriera akademike është e ezauruar, dhe po kështu ajo politike, përsa i përket karrigeve. Rikthimi do të jetë si misionar. Duhet të ndahet fakti nëse një pushtet fitohet për interesa të ngushta meskine dhe ajo për të ndihmuar qytetarët që të kanë besuar. Unë besoj të bëjë këtë të dytën.”

Në komentet e tij lidhur me zgjedhjen e presidenti të ri, Bamir Topi tha se ka një njohje të vjetër me zotin Nishani, por ndryshimet kushtetuese të bëra kanë rritur shanset që të rritet autoritarizmi i dy liderëve, Ramës dhe Berishës.

“Kam një njohje relativisht të vjetër me Nishanin, vazhdimisht me të ka qenë një komunikim korrekt dhe në kohën kur ishte ministër i Drejtësisë. E konsideroj një figurë që i ka të gjitha shanset ta administrojë mirë si funksion. Por ndryshimet kushtetuese bënë të mundur që Presidenti të zgjidhej si një preferencë politike. Kushtetuta u bë vetëm në favor të rritjes së autoritarizmit të dy personave, Berishës dhe Ramës,” tha Topi.

Por akuza më e rëndë që Topi lëshoi kishte të bënte me lidhjet e njerëzve të politikës me regjimin e kaluar. “Në rrethin e politikës ka njerëz të lidhur me sigurimin, sipas informacioneve zyrtare që unë kam.”

Edhe më parë Topi ka bërë akuza edhe më të qarta lidhur me lidhjet e Berishës me familjen Hoxha dhe regjimin e vjetër.

Topi po ashtu duket se tentoi të inkurajojë zërat kundër Berishës brenda PD-së, duke lavdëruar kritikat e fundit të deputetit Mark Marku.

“Mark Marku ka të drejtë, vjen me vonesë, më mirë vonë sesa kurrë, ristabilizim të filozofisë se gjithçka shkon mbi bazën e meritës”, tha Topi.

Ai njësoj si Marku beson se në PD ka probleme me karrierën. I pyetur në lidhje me çështjen e nënkryetarit të ri të KLD, Topi pranoi se atë do e zgjedhë KLD me presidentin e ri.

24 komente në “Topi: Spiunët në kupolën e politikës. Mark Marku ka të drejtë!”

  1. Ben Chicago says:

    bamiri ndodhet ne poloni per europianin e footballit

    1. bamiri minister ne 1995 says:

      Tani merr tropojanet Biberaj, Krasniqi dhe Mustafaj dhe bo partine Fryma e malokeve

  2. moli says:

    si shiu pas te korrave.na zhgenjeve komplet,menduam se mos beje ndonje surprize gjate zgjedhjes se presidentit,por nuk bere asgje.ta ka ngren hijen doktori.edhe si kryetare partie mund ta kondicionosh doktorin njesoj sa paskal milua jo me shume.

  3. Dean says:

    Si ishte ajo kenga:tope,tope o papagalos.
    Po pse o Topiu,tani u kujtuat per spiunat e sigurimit ju o derzi????
    Po,ata,aty kan ken(malokshe) tan jeten,a i vrare.
    Emra Tope,po ke Emra dhe Fakte nxirri tani,pa sa per Kamunista dhe Sigurimsa keshtu keni ken te tan ju.
    Ata qe nuk ishin SPIUNA u dergjen neper burgje dhe u Persekutuan,ndersa juve JO.
    Po pse e harroj une emisionin legjendar ”Trupi dhe Shendeti”……etj.

  4. iliri uk says:

    21 vjet pd-ist dhe tani u kujtua topka per shoket e vet spiuna ik ore aguridhe

  5. tg usa says:

    Bamir Topi eshte nje dibran i pa bes tamam nga ata qent qe thot populli rrit qenin te haje kembet

  6. Korabi says:

    Edhe ky Topi ja fut kot, pse PSH. e dekretove Islam Lauken ambasador ne Kosove kur ishte bashkepunetor i sigurimit…etc.etc.

  7. Pershendetje gazetes Tema qe ka qene orientusi shqipetareve dhe i imi deri ne periudhen 2005 ne ndihme te demokracise se shtypur nga PS per nje periudhe te gjate kohe. Sot po ashtu lexojme shfryrjet e Topit kunder demokrateve qe e ngriten Topin deri president. Kemi vetem nje pytje per z Topi. Ku ishe ti z Topi deri dje qe vetem i beje levdata demokrateve… A eshte e vertete se ju z Topi keni mbojtur demokratet per keto gjera qe flisni sot? A mendoni se shqipetaret jane kaq te trashe sa te ju besojne kthimit tuaj ne 360 grade?…

    1. analist says:

      Ule turrin mor budalla,se kthimi 360° nuk tregon ndryshimin e drejtimit: Duhet te thuash 180°! E ke mbaruar filloren apo ben kurs matematike ketu ne forum?

      1. hapkutite says:

        jo matematike, aritmetike. kur nuk numerojne dot as sa vota kane merre me mend per te tjerat.

  8. shqiptari i ndershem says:

    Mjer kush intrigon ne demokraci.
    Jashte spiunet nga Parlamenti i popullit,poshte kush mbron spiunet qe nga xhozefina peqelepja ne nivel kafsheror dhe deri tek me profani qe vepron pa logjikuar,qe vret shqiptaret se e komandojne lolot.

  9. dinjiteti says:

    MORE SHQIPTARE PROBLEMI NUMER NJE ESHTE ZDUKJA E KESAJ KLASE POLITIKE.DERISA TA KUPTOJME NUK KEMI ÇAR BEJME,kam frike se mos jete teper vone,ne çep i kemi bythet me fuston dhe ky eshte rreziku yne me i madh.

  10. karamele Tirona says:

    ky Topi eshte nje idiot qe nuk behet dy..po bejne qef me paret e shqiptarve duke bredh per te pare ndeshjet e futbollit… ky ka qene shok me ate qe ne stadium e nquanin karamele tirona..njeri qe shiste me tezge.ky ka qeve vete spiun i sigurimit shtetit njesoj si maloku vucidolit

  11. arjani says:

    O Dean dhe ti B Chikago. Ore si do ja beni ju kur doktori mos jete me, se si shpirt skllavi qe kini s rini dot pa skllavopronarin. Shum keq do ta kini. Rrezik te kaloni ne vetvrasje

    1. Dean says:

      Me fal,por me duket se po flet si e ema e Zeqos ne maje te thanes.
      Kthehu edhe 1 here dhe lexo me vemendje se cfar kam shkruar.

    2. Selam Musa Salaria says:

      Nuk do te jete ndonje humbje e madhe o Ben… problemi se te tredhur ne tru nga Saliu ka aq shume sa teprojne mjaft…

  12. kitara e thyer says:

    o zot . po cfare i duhet popullit ky lajm, d.m.th. punet nuk shkojne mire se ka ca b.p. te ish sig. te shtetit. ok. por te lutem presidenti i vendit tim halli i madh eshte kush sherben ne sherbimet jo partnere. se pastaj i bie qe enveri eshte shefi i shefave per koncepte qe kostumi juaj nuk i ka ndjere dhe eren. per mua si qytetar i bej thirje te gjithe atyre oficerave te sherbimit te ndershem sekret , te nxjerin ne rjetet sociale aktivitetin e tyre , por pa cenuar interesat e sig. kombetare , per ti larguar nga mbajtja peng edashurise tone per te ardhmen . e di qe eshte e veshtire , por presidenti nuk mund ta shkele kushtetuten, nder kohe dhe ju mos e shkelni betimin ushtarak per sekretin shteteror. keta qelbesira me pushtet dhe me shume para dhe biznese, duhet paralizuar. veprojme se bashku, ne te gjitha format por pa lenduar veten dhe shqiperine.

  13. fede says:

    bera mire une qe s’folla fare!!!!!!!!??
    misioner?!fillo qe sot-kete potencial s’do ta kesh kure mot!

  14. Boi says:

    Hajde ndryshim qe do sjelle FRD hajde!!! E moret vesh ju qe shpresonit tek nje demokraci europiane se cfare kallupi eshte Bamiri. Ja ben mire Sala qe i shan me liber shtepie. E paske merituar tamam shprehjen “horr bulevardi”. Me kete interviste e pres koken ne ke per te marre elektorat o Bamke. Po normal se njerezit e shqiperise se mesme vetem per qejf i ke ( te hane te pine te zene ndonje dashnore) pa per politike si ke. I vetmi politikan qe ka per te sjelle ndryshim ne cdo fushe eshte EDI RAMA.

  15. shpatar says:

    Pse lodheni te gjeni spiunet.Eshte nje fenomen boterore.Ne Shqiperi ka specifika te vecanta qe e bene kaq interesant.Te shet tjerti pa kurfare gjeje.Thone qe keshtu eshte rrokullisur shqiptari neder shekuj.Mbas 30 vjetesh mesova se shoku im i dhomes e punes na doli me dosje te sigurimit.Nuk me beri cudi se ndonje te keqe sme ka bere.E shfrytezoi pozicjonin tim,mbasi ishte jabanxhi,per te kapur nje vend me te rehatshem.Une ketyre spiunve nuk u trembem .Ata qe te bejne xhemen dhe shkaterrojne nje kombe jane spiunet e tipit pushtetar.
    Thone per Saliun.Pikerisht, ne se eshte e vertete,ketu ka hesape te tjera .Spiun te tille nuk demtojne nje person por gjithe popullin.Nje popull qe nuk ecen shkak eshte dhe qeverisja nga burra qe e kane shitur vendin .Te tille thone qe ka shume.Shtrohet pyetja.Si mund te riparohet ky defekt.Tua lesh ne dore atyreve qe e kane ne dore eshte gabim i qellimshem.Nuk mund ti thuash Saliut qe ti je spiune se nuk nxjerr gje .Ky eshte gabimi qe bene jo vetem Topi por dhe shume politikane te tjere qe e shperdorojne kete si koncept.Sa e thjeshte eshte zgjidhja.Ligji Kushtetues i bere jo me :Pika 1 …. ka dhe kete …. .Kjo do dhe kete…. si e vecante …..kur eshte …. ne raste se …. Pika 2 te veprohet ne perputhje me nenepikart e te pares …. por qe te jete e lidhur me te vecantat e neneparagrafit …. Hajde te kuptohe se cfare ligjesh kemi miratuar ne Kushtetute me kete sallate batakxhinjesh .Me thoni deri me sote cili nga ligjet kryesore qe mbajne shtetin ne kembe shprehet qarte pa u interpretuar me varjante qe rrezojne njera tjetren.Analizoni vetem ceshtjet gjyqesore qe jane bere per :Nano per vjedhje te ndihmave ,Berisha e kompani me fajdet (Piramidat),skandalet me vidioregjistrim te Ylli Popes dhe Metes,skandalet me pasurit kombetare deri dhe tek vjedhjet e thesatit kombetar, tentativa per shitje te trojeve dhe hapsirave ujore si dhe shume te tjera me rendesi strategjike qe jane lene te interpretohen nga ai qe komandon.Tipike jane situatat ne Itali si dhe ne Shqiperi qe Bosi Berluskoni dhe Sali Beu kane bere si kane dashur .Ne Itali Berluskonit ligji ja ka vene koq… ne bige po ketyre tanve a kini degjuar tua heqin koq….
    Mos u merrni me komente te kota dhe deklarata boshe.Ne se nuk ka djem te zgjuar te hartojne nje Kushtetute pa kopjuar te tjeret therrisni burra shqiptar-shqiptar qe nuk kane lidhje me politiken .Te tille kemi shume qe ne mjafte raste i kemi injoruar qellimisht.

  16. Adriatik says:

    Sot ne blog paska shume hardhjeshka, E pse nuk pelqeni fjalet e Topit? Arsyet qe tregoni jane kokorithka te prapanices se majmunit bertites te Viqidolit.

  17. daja says:

    O Bamir po pse ja fut kot fare.Ju predendoni se keni dosje te bashkepuntoreve te sigurimit,une kam nje pyetje :Pse keni firmosur per ministrat spiune,gjykates spiune,ambasadore spiune etj.,kesaj i thone mos beni keshtu si bej une por beni ashtu si them une.Me ato qe ke marre perreth ne frd zor se ja del mbane.Me vjen keq qe te kemi patur te vetmin njeri te shqiperise se mesme.

  18. brukli says:

    po ti o teveqel ben xhikago ku ndodhesh o pyke ne diell po zvure mend ti o pyke , po pyka pyke mbetet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje