Flamuri heton policin që i ka thënë Doktorit “kërriç”

26 Korrik 2012, 19:34Antena TEMA
Flamuri heton policin që i ka thënë Doktorit

Në një shkrimi të Auron Tares, botuar në Tema, për sjelljen e autoriteteve shqiptare ndaj trashëgimisë kulturore të vendit, përshkruhej një episod me një polic të 129-ës, të cilit Auroni i raportoi se kishte një denoncim për dikë që po prishte Pallatin e Brigadave. Polici kish pyetur kush është ky “kërriç” dhe Auroni ishte përgjigjur Sali Berisha.

Pas botimit të shkrimit, Flamuri është vënë në lëvizje të identifikojë policin që paska thënë “kërriç” për Doktorin.

Skanoi gjithë thirrjet telefonike të 129 dhe identifikoi se polici i përkiste Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës. Pastaj i identifikoi orën kur ka hyrë Auroni në Kakavijë dhe arriti të zbulojë policin që mendohej se i kishte thënë “kërriç” Doktorit.

Identiteti i parë i policit ishte shumë problematik. Ishte nga Lazarati. Këtu Flamuri u step pak. Sidoqoftë vendosi ta thërrasë vetë policin në zyrë për ta pyetur.

-Është e vërtetë se i ke thënë “kërriç” Doktorit, e pyeti drejtpërdrejt Flamuri.

-Jo shef, si të ma nxejë goja atë fjalë. Mos e beso atë, është mashtrues komunist. Pastaj unë s’e di fare ç’është Pallati i Brigadave. Mendova do jetë ndonjë gjë komuniste se ata kanë pasë brigada.

-Po ti mendon se ne mund ta prishim Pallatin e Brigadave?

-Po të jetë brenda ligjit, patjetër shef, i tha polici. Ne po shkulim arat me hashash që i kanë mbjellë njerëzit me djersë e gjak dhe jo një pallat komunistësh.

-Nejse, nuk është pallat komunistësh, por thjesht të pyeta se dua të bindem për fjalën “kërriç”, në çfarë kuptimi e përdorni këtej nga jugu.

-Zakonisht i thuhet djalit të gomarit, si të ta them unë, i tha polici. Ke një gomaricë ti në shtëpi për shembull, kur lind ajo, ai i vogli quhet kërriç. Dhe kërriçat janë shumë mendjelehtë…

-Qartë, e kuptova, tha Flamuri, dhe u kujtua që gjithë njerëzit i thërrisnin Zenit kërriç. Kjo e shqetësoi dhe më tepër.

“D.m.th ata që i flasin Zenit kërriç e paskan me atë Burrin, pasi e quajnë gomar,” tha me vete.

Pas kësaj Flamuri vendosi t’i vazhdojë pyetjet për të kuptuar a e përdor ky fjalën “kërriç” a jo.

-Çfarë punë bën ti jashtë orarit, i tha Flamuri, a shkon në Lazarat?

-Shkoj shef, patjetër, i tha polici. Mbaroj turnin, shkoj në shtëpi, zhvishem, lahem, ndërrohem dhe iki në Lazarat. Se me uniformë polici e kanë bezdi njerëzit aty.

-Po si është situata aty, a janë të kënaqur njerëzit?

-Me thënë të drejtën shef janë mërzitë pak. Ka rënë shumë leku dhe këta grekët që marrin hashashin paguajnë me vonesë dhe sivjet ata po paguajnë me mall. Shko puno ti një pasdite, nuk të japin më lek, po mall. Dhe ka shumë ngjarje që kapet hashashi i punëtorëve se s’kanë përvojë.

-Po si mendon ti, ia vlen të ndërhyjmë ne në Lazarat apo jo?

-Po tani gjynah shef se është piku i punës. Sa të mbarojë dhe nga shtatori mund të ndërhyni pa problem.

-Pse po të ndërhyj tani unë, çfarë do thonë njerëzit aty?

-Po ça të them unë shef, do thonë ç’është ky kërriç që do t’u prishë mallin njerëzve dhe do të qëllojnë.

-Të kapa, i tha Flamuri. Ti e paske thënë fjalën kërriç për Doktorin. Derisa e the për mua, do ta kesh thënë dhe për atë.

-Po jo a i vrarë, si e kam thënë për të, ai s’po na bie më qafë, e thashë për ty ngaqë the do ndërhyj, i tha polici.

6 komente në “Flamuri heton policin që i ka thënë Doktorit “kërriç””

  1. albani says:

    Bravo per shkrimin keta njerez duan vetem injorim , se kat po injorojne nje popull te tere

    1. Rruge Blue says:

      Nuk humbet kohe Muli, hidhet direkt ne aksion dhe e kap gjalle ?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/rruge-te-bardha.html

  2. Albann says:

    Sa kam qeshe: Se paskan per kerricin e vogel,e paskan per gomarin e madh…..

  3. Tirona says:

    Sa gallate ka per te qene sa te bijne nga fiku muli dhe ata qe drejtojne mulin , do shofim neper ekranet e tv humor pa kufi.

  4. m,m says:

    Ne fakt,Flamuri si minister i brendshem ,edhe sikur hic te mos e njihte,duhet te tunde dynjane ,per kete hata,kur nje byth polici t’i vere kryeministrit te vendit epitetin banal;”keric” gomari…Jo me qe Flamuri pervecse e ka kryeminister e ka edhe bashkefshatarin dhe idhullin e tij ne fushenn e idiotesirave.Eshte gjeme e kaluar gjeme,kjo pune,sepse ai s’eshte keric ,por nje gomar e gjysem,nje sharlatan dhe nje birbushtre,soj pas soji…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje