De Biasi, tre surpriza në listën anti-Moldavi

11 Gusht 2012, 19:57Sport TEMA

Trajneri i përfaqësues shqiptare, Xhani De Biasi, ka vendosur të vlerësojë me një grumbullim në kombëtare tre lojtarë që kanë shkëlqyer me skuadrat e tyre në kampionatin shqiptar gjatë kësaj periudhe.

Në listën me 21 lojtarë të publikuar nga trajneri italian, figurojnë mbrojtësi i Tiranës, Erjon Dushku, mbrojtësi i Skënderbeut, Renato Arapi si dhe mesfushori i Laçit, Erjon Vucaj.

Dushku luan në nivele të larta prej disa sezonesh, por ish-titullari i përfaqësueses U-21 nuk ka qenë thuajse asnjëherë në vëmendjen e trajnerëve të përfaqësueseve.

Edhe Arapi është një lojtar që vjen me një të kaluar në kombëtaren U-21, ndërsa ka luajtur edhe në kampionatin danez. Prej dy sezonesh, ai është pjesë e Skënderbeut dhe ka shkëlqyer në pozicionin e tij si mbrojtës i majtë, duke qenë ndër më të mirët në Shqipëri.

Përsa i përket Vucajt, shkodrani ka qenë një zbulim i dy sezoneve të fundit me fanellën e Laçit, ku ka marrë në dorë frenat e mesfushës së kësaj skuadre. Futbollist ka rënë në sy edhe të trajnerit të mëparshëm, Josip Kuzhe, por për shkak dëmtimi nuk ka patur të mundur të grumbullohet në miqësoret e përfaqësueses.

Pjesa tjetër e lojtarëve në listën e kombëtares janë ata të zakonshmit, ku mes të rinjve të konfirmuar figurojnë portieri Berisha dhe mesfushorët Memushaj, Lilaj dhe Zeqiri.

Ndërkohë, në sulm bie në sy prania jo vetëm e Bogdanit e Salihit, por edhe e Edgar Çanit, që për momentin është pa skuadër dhe me kombëtaren mund të ketë shansin që të bjerë në sy të menaxherëve që mund t’i gjejnë një sistemim tjetër pas largimit nga Polonia.

Ndonëse u fol shumë për aktivizimin e mundshëm të Migjen Bashës në këtë takim, duket se procedurat e pajisjes së tij me pasaportën shqiptare nuk kanë përfunduar dhe mesfushori nuk ka patur mundësi të jetë në dispozicion të kombëtares për këtë ndeshje. (LajmeShqip.com)

 

Lista e kombëtares për miqësoren me Moldavinë

Portierë: Samir Ujkani (Palermo), Etrit Berisha (Kalmar).

Mbrojtës: Lorik Cana (Lacio), Armend Dallku (Vorskla Poltava), Erjon Dushku (Tirana), Andi Lila (PAS Janina), Mergim Mavraj (Groiter Furth), Renato Arapi (Skënderbeu), Sabien Lilaj (Skënderbeu).

Mesfushorë: Odise Roshi (FSV Frankfurt), Jahmir Hyka (Luzern), Emiljano Vila (PAS Janina), Ledjon Memushaj (Leçe), Ansi Agolli (Karabak), Hair Zeqiri (Rizespor), Ervin Bulku (Sepahan), Erjon Vucaj (Laçi).

Sulmues: Elis Bakaj (Çernomorets Odesa), Hamdi Salihi (DC Junajtid), Edgar Çani (Pa skuadër), Erjon Bodgani (Siena).

 

 

1 komente në “De Biasi, tre surpriza në listën anti-Moldavi”

  1. Tifozi Partizonit says:

    kemi disa lojtare te mire vertet, por skuadren Olimpike e kemi me te mire ?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/london-2012-hall-of-shame.html
    PERTEJ SHAKAVE DHE SARKAZMES:
    Uroj qe te bejne me mire kete here me De Biazin! Te pakten te ndertojme ndonje ekip per te ardhmen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje