Studiuesi i njohur bën një pasqyrim të marrëveshjes së shumëpërfolur Zogu-Pashiç dhe pasojat e saj. Autori, specialist i të Drejtës Ndërkombëtare, e shpjegon atë në një areal të plotë, duke treguar me këtë rast edhe pozicionin e pandershëm të Zogut, që për interesin personal cedoi në interesa kombëtare…
Nga Ksenofon Krisafi*
Ka rreth tre vjet që në mediat shqiptare po shkruhet dhe po flitet shumë rreth Marrëveshjes shqiptaro-greke për ndarjen e kufijve detarë në kanalin e Korfuzit dhe në detin Jon, firmosur në Tiranë, në prill 2009, e cila u hodh poshtë në prill të vitit 2010, me vendim të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. Në këtë vit jubilar të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, kur përkujtohen përpjekjet dhe sakrificat e patriotëve të shquar për themelimin e shtetit të pavarur shqiptar dhe për garantimin e integritetit territorial të tij, diskutimi i këtij precedenti merr një rëndësi të veçantë. Gjithkush dëshiron që ajo çka ndodhi në vitin 2009 të mos përsëritet më, që integriteti territorial i vendit të mos rrezikohet, që Kushtetuta e vendit, akti themeltar i shtetit dhe garanti i rendit juridik, të mos cënohet dhe të mos shkelet nga askush, cilidoqoftë ai.
Precedenti i pashembullt i të ashtuquajturës marrëveshje detare shqiptaro-greke, procedurat e mistershme dhe veprimet antikushtetuese që u kryen për cedimin e një hapësire të konsiderueshme territoriale prej rreth 354 km katrorë, shumëkujt i sjellin ndërmend edhe së paku dy episode të tjerë të këtij karakteri unikal, cedimin e territorit të vendit me “pëlqimin” e disa individëve të ndodhur në pushtet, që kanë shpërdoruar detyrën zyrtare dhe atributet e larta shtetërore, për interesat e ngushta vetiake.
Rasti i parë është shitja e Shkodrës Malit të Zi nga Esat Pashë Toptani në vitin 1913, akt që fatmirësisht rezultoi i pasuksesshëm. Ai e kreu këtë veprim për të siguruar përkrahjen e Malit të Zi për t’u vënë në krye të Shqipërisë. Do ta vazhdonte veprën e tij antikombëtare në vitin 1914. Pikërisht kur Greqia, nëpërmjet agjentit të vet Kristaq Zografo, përpunonte dhe impononte të ashtuquajturin Protokoll të Korfuzit, për aneksimin e Shqipërisë së jugut, të ashtuquajturit Vorio-Epir, Serbia përgatiti dhe i paraqiti Esat Pashës një marrëveshje, që u përfundua në qytetin e Nishit më 4 (17) shtator të vitit 1914. Ajo parashikonte eliminimin e Shqipërisë së pavarur të shpallur shtet nga Kuvendi Kombëtar i Vlorës më 28 Nëntor 1912 dhe të njohur e pranuar si subjekt i së drejtës ndërkombëtare nga Konferenca e Ambasadorëve e Londrës, me vendimin e 29 korrikut 1913. Rreth një vit më vonë, duke dashur të sanksiononte juridikisht situatën e krijuar si rezultat i pushtimit të Shqipërisë, Serbia shpejtoi ta plotësonte Marrëveshjen e Nishit, të firmosur nga Esat Pasha dhe Nikolla Pashiçi, me një akt tjetër, që njihet me emrin Marrëveshja Toptani- Jovanoviq, e cila në pjesën hyrëse mban datën 27 qershor 1915, kurse në pjesën përmbyllëse ka të shënuar datën 15 (28) qershor 1915.( Për këto dy marrëveshje do të flitet ne një shkrim tjetër).
Rasti i dytë është dhurimi i Manastirit të Shën Naunimit dhe i një pjese të Vermoshit Serbisë në vitin 1925 nga Ahmet Zogu, si shpërblim për strehimin që Beogradi i ofroi pas përmbysjes nga revolucioni demokratik i qershorit i vitit 1924, si edhe për përkrahjen që Serbia i dha për t’u rikthyer në pushtet. Veprimi u realizua mbi bazën e një marrëveshjeje tjetër, që u nënshkrua në Beograd, ne gushtin e vitit 1924, nga i njëjti kryeministër serb Nikolla Pashiç me Ahmet Zogun, kryeministrin shqiptar të rrëzuar nga pushteti dhe të arratisur në Jugosllavi.
Për këtë marrëveshje, sikurse edhe për ato që lidhen me emrin e Esat Toptanit, është folur dhe shrkuar edhe më parë. Në këtë shkrim synohet që çështja të shihet nga një tjetër këndvështrimi. Deri tani kur është folur për marrëveshjen e Ahmet Zogut me Serbinë, gjithëçka ështe reduktuar në “dhurimin” e Shën Naumit dhe të Vermoshit. Në të vërtetë çështja është shumë më komplekse. Marrëveshja ka një spektër të gjerë veprimi dhe përfshin e trajton edhe mjaft çështje të tjera që për nga rëndësia dhe pasojat përfaqësojnë një akt tepër të rëndë dhe të paprecedent, që e damkos mbretin e vetshpallur të Shqipërisë, me një njolle të pashlyeshme turpi.
Nuk ka dyshim se Ahmet Zogu i cili vuri emrin e vet në së paku 15 vjet të historisë shqiptare, përbën një figurë komplekse dhe problematike, me kontribute, por edhe me qëndrime e veprime, të cilat në një gjykim objektiv kanë qënë në dëm të Shqipërisë. Nuk mund të mohohet roli që mund të ketë në konsolidimin e shtetit shqiptar, në forcimin e institucioneve, në përgatitjen dhe miratimin e kodeve themelore, në zgjerimin e rrjetit shkollor fillor dhe hapjen e shkollave të para të mesme laike etj. Por kur flitet për Ahmet Zogun, nuk mund të sfumohen, madje nuk ka arsye për të fshirë nga historia e tij ngjarje apo episode që përfaqësojnë njolla, në qëndrimet ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Duke lënë mënjanë aktin e pakuptimtë të vetshpalljes si mbret të shqiptarëve, braktisjen e vendit në kohën e pushtimit nga italia fashiste në prill të vitit 1939, vjen ndër mend menjëherë pazarllëku i tij me Nikolla Pasiçin, ish kryeministrin serb të asaj kohe, për shitjen dhe shpërdorimin e Shqipërisë në çdo kuptim të kësaj fjale.
Në shtypin dhe në literaturën historiografike shqiptare flitet pa asnjë dyshim për ekzistencën e një marrëveshjeje formale të nënshkruar nga Pashiçi dhe Zogu, në Beograd, në gusht të vitit 1924. Në librin e Faton Mehmetaj, me titull Veprimtaria kriminale e “Dorës së Zezë” serbe në trojet shqiptare, botuar në Prishtinë, më 2004, thuhet se ishte fjala për një marrëveshje që sanksiononte varësinë e plotë të Shqipërisë. Autori pohon se e ka gjetur tekstin origjinal të marrëveshjes në Arkivin Qendror të Shtetit, në fondin 251, në dosjen 105, të vitit 1924. Për ekzistencën e kësaj marrëveshjeje, e cila njihet tashmë në histori si “Marrëveshja Zogu – Pashiq” dhe për përmbajtjen e saj, studiuesja Monika Stafa (Shoshori) thotë se ekzistojnë disa alternate tekstesh. Ato gjenden të ruajtura në Arkvin Qendror Shqiptar, në arkivin shtetëror italian dhe padyshim edhe në arkivat e Beogradit. Nga Beogradi pretendohet se ekziston vetëm një “Gentelman’s Agreement” (Marrëveshje xhentëllmenësh, marrëveshje verbale) dhe jo një tekst i shkruar. Deri para pak kohësh teksti i marrëveshjes mund të gjendej vetëm në botimin integral të studiuesit italian P. Pastorelli, i cili i referohej pikërisht arkivave italiane. Sipas M. Stafa, « në arkivat italiane, marrëveshja është në dy kopje, të dyja identike me njëra-tjetrën, megjithëse njëra me burim Beogradin dhe tjetra me burim Tiranën, të dyja të përcjella në rrugë diplomatike.» Po sipas saj, ajo ishte botuar e plotë në një të përmuajshme të Prishtinës.
Nga një lexim i shpejtë i tekstit rezulton se marrëveshja është një akt zyrtar kapitullimi i turpshëm për shtetin shqiptar, krejtësisht i pamotivuar dhe juridikisht i pajustifikuar. Pa shtjelluar tërësisht përmbajtjen e saj, do të mjaftonte të përmendnim se nëpërmjet saj Shqipëria angazhohej të bashkohej me Jugosllavinë në formën e një bashkimi personal. Kryetari i shtetit shqiptar formalisht, por në fakt krejtësisht në mënyrë fiktive, do të vazhdonte të mbetej Ahmet Zogu, i cili më vonë do ta njihte dinastinë e Karagjorgjeviqëve. Sipas nocionit juridiko-ndërkombëtar të bashkimit personal kjo nënkuptonte pranimin e kurorës mbretërore serbe si kryetar të bashkimit shqiptaro-serb. Ndryshe nga koncepti tradicional i bashkimit personal, përfaqësuesit diplomatikë jugosllavë do të ngarkoheshin edhe me përfaqësimin e interesave të Shqipërisë, e cila, pas kësaj, nuk do të kishte më përfaqësi diplomatike dhe përfaqësi konsullore jashtë shtetit. Të dy vendet binin dakord për realizimin e bashkimit doganor, në bazë të të cilit importet dhe eksportet e mallrave midis të dy vendeve do të kryheshin pa pengesa dhe në liri të plotë. Lidhur ngushtë me këtë dispozitë figuronte edhe një klauzolë, e cila për nga përmbajtja duket disi e çuditshme. Ajo thotë shprehimisht se “Edhe tranziti nëpërmes kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve”.
Më tej, Marrëveshja sanksiononte pranimin e detyrimit të qeverisë shqiptare për të deklaruar pranë Konferencës të Ambasadorëve në Paris se tërhiqte pretendimin e saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe lokalitetet e Vermoshit dhe Kelmendit, të cilat do të mbeteshin nën zotërimin e Jugosllavisë.
Në xhandarmërinë e Shqipërisë do të kishte gjithashtu një xhandarmëri serbe, ku do të bënin pjesë edhe oficerë rusë e të tjerë. Ky do të ishte, siç kuptohet lehtë, shpërblimi për rusët e bardhë të Vrangelit, për ndihmën që do t’i jepnin Zogut për rikthim në pushtet, në dhjetor të vitit 1924. Xhandarmëria do të pajisej me armë dhe do të financohej nga qeveria jugosllave.
Marrëveshja nuk linte jashtë vëmendjes një aspekt tjetër mjaft të rëndësishëm, çështjen e administrimit dhe drejtimit të veprimtarisë së institucioneve fetare shqiptare. Ajo përcaktonte se Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqej nga varësia që kishte nga Patriarku i Kostandinopojës dhe do të bashkohej me Hierarkinë Ortodokse të Beogradit.
Në të njëjtën menyrë do të veprohej edhe me Myftininë Myslimane Shqiptare, e cila do të varej nga ajo jugosllave. Duke vazhduar në lëshime të paprecedenta ndaj një shteti tjetër, siç ishte Jugosllavia, përfaqësuesi i vetkonsideruar i Shqipërisë, i cili fliste në emër të qeverisë, pa qënë aspak i mandatuar zyrtarisht prej saj, Zogu pranonte se qeveria shqiptare do të hiqte dorë nga një politikë ngushtësisht kombëtare dhe nuk do të interesohej për elementin shqiptar jashtë kufijve të vet. Ajo impenjohej veç kësaj që të mos pranonte në tokën e saj kosovarët, elemente të dyshimtë dhe segmentet e tyre kundërshtarë të politikës jugosllave.
Shqipëria duhet të merrte pëlqimin e Jugosllavisë për çdo koncesion që do t’u jepte vendeve të tjera. Së fundinë qoftë se Jugosllavia do të ishte në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë, Qeveria Jugosllave, do të kishte të drejtën të rekrutonte në Shqipëri një ushtri prej 25 mijë vullnetarësh me qëllim për t´i përdorur në frontin bullgaro-grek. Në rast gjendje lufte midis Italisë dhe të Greqisë kundrejt Shqipërisë, ushtria, jugosllave do të kishte të drejtë të okuponte gjithë tokën shqiptare për t’i siguruar kështu Shqipërisë gjithë tokën e saj nga invadimi eventual italian ose grek. (korsivi i autorit). Qeveria Shqiptare nuk mund t´i deklaronte luftë asnjë shteti pa pëlqimin paraprak të Jugosllavisë. (korsivi i autorit).
Siç shihet nga përmbajtja e marrëveshjes të përshkruar më lartë, duket se bëhet fjalë për një akt juridiko-ndërkombëtar bilateral, sipas të cilit praktikisht Shqipëria jo vetëm që do të tkurrej e zvogëlohej në përmasa simbolike, por do të cedonte gati krejt atributet sovrane të një shteti të zakonshëm dhe praktikisht do të eliminohej si subjekt i së drejtës ndërkombëtare. Ajo do të shndërrohej në një njësi territoriale administrative që do të ekzistonte dhe do të vepronte nën tutelën zyrtare e juridike të shtetit serbo-kroato-slloven.
Në fakt marrëveshja veproi vetëm në njërin prej aspekteve të saj, në realizimin e cedimit territorial te Manastirit të Shën Naumit dhe një pjese të Vermoshit. Për pjesën tjetër nuk rezulton të jetë folur dhe as vepruar si nga pala serbe ashtu edhe nga pala shqiptare. Mund të supozohen disa arsye që çuan në këtë situatë. Në radhë të parë mund të përmendet fakti që ai që e negocioi dhe që e firmosi atë nuk kishte asnjë mandat legal, asnjë plotfuqi zyrtare të lëshuar nga autoritetet kompetente shqiptare. Ahmet Zogu ishte thjeshtë një shtetas shqiptar i arratisur jashtë vendit, një ish kryeministër i rrezuar nga pushteti nëpermjet një kryengritjeje dhe si i tillë nuk e kishte prerogativën përkatëse që të sillej si i tillë, përsa kohë që në krye të qeverisë shqiptare në Tirannë kishte ardhur një tjetër kryeministër, i cili kishte hyrë në lidhje zyrtare me homologët e vendeve të tjera. Le të kujtojmë se Noli, me cilësinë e kryeministrit u prit në takim dhe bisedoi në Romë, me kryeministrit italian të asaj kohe, Benito Musolini. Prania e këtij elementi thelbësor ishte e mjaftueshme që të çonte në pavlefshmërinë absolute të aktit juridiko-ndërkombëtar të përfunduar nga një përfaqësues i palegjitimuar i njërës prej palëve, subjekt i marrëveshjes në fjalë.
Nuk mund të mos mbahet parasysh edhe fakti që nëqoftëse ajo që ishte vendosur në tekstin e saj do të zbatohej realisht, do të shkaktoheshin turbulenca të fuqishme politike jo vetëm brenda vendit në Shqipëri, por edhe te fqinjët e saj, te Greqia dhe veçanërisht te Italia. Kjo e fundit madje kishte marrë edhe një “autorizim” formal nga Konferenca e Ambasadorëve e Parisit, nëpërmjet vendimit te 9 nëntorit 1921, i cili i njihte asaj të drejtën që nëqoftëse në Shqipëri vërtetoheshin zhvillime, të cilat konsideroheshin se vinin në rrezik sigurinë e saj dhe të Italisë, kjo e fundit ishte e legjitimuar që ta pushtonte atë ushtarakisht. Ishte ky me sa duket një koncension që iu bë Italisë në plotësim të kërkesave të saj insistuese, për zbatimin e dispozitave të Traktatit të fshehtë të Londrës, të 26 prillit 1915. Ai i jepte asaj një pjesë të konsiderueshme të bregdetit shqiptar, përfshirë ishullin e Sazanit dhe Karaburunin, si dhe mandatin mbi një shtet mikroskopik shqiptar që do të krijohej, pasi t’iu kaloheshin Greqisse, Malit të Zi dhe Serbisë rajonet jugore e veriore të saj.
Frika nga vënia në diskutim e legjitimitetit të marreveshjes nga palët e interesuara dhe nga opinioni i gjerë publik shqiptar bëri që Zogu, pas kthimit në atdhe, në fundin e dhjetorit 1924, të mos e përmendte fare atë. Në përmbushje të angazhimit që kishte marre ndaj Pashiçit, që në ditët e para të janarit 1925, thirri Mehdi Frashërin dhe e ngarkoi që të hynte në tratativa sekrete me palën jugosllave për të filluar negociatat zyrtare për përfundimin e marrëveshjes, e cila do të firmosej më 28 gusht të vitit 1925. Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje Shqipëria pranoi t’i lëshonte Jugosllavisë një pjesë në malin e Vermoshit dhe Shën Naumin, në shkëmbim të fshatit Pishkupije, në jug të Shën Naumit dhe disa territoreve të tjera, për të cilat do të flitet në pjesën e dytë të këtij shkrimi.
Variantet e tekstit të Marrëveshjes Zogu-Pashiç**
“1. Shqipëria impenjohet t’i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.
2. Kryetar i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do të njohë dinastinë Karagjorgjeviq.
3. Qeveria Jugosllave, me gjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njohë Ahmet Zogun si kryetar shteti …dhe i atribuon me një herë një kontribut vjetor të shtetit.
4. Ministria e Luftës Shqiptare do të anulohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare.
5. Shqipëria do të mbajë një xhandarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e brendshme të vendit për të ndaluar e shfarosur çdo lëvizje të ngritur kundër Ahmet Zogut dhe kundër regjimit të vendosur prej tij.
6. Në këtë xhandarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficerë rusë të ish ushtrisë të Gjeneralit Vrangel që tashti ndodhet në Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do të mbajë atë xhandarmëri me mjete financiare dhe armë.
7. Në xhandarmëri mund të hyjnë për të shërbyer edhe oficerë jugosllavë dhe të tjerë që qeveria Jugosllave do të pranojë në interes të dy vendeve.
8. Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim doganor në bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transiti nëpërmes kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve.
9. Përfaqësuesit e jashtëm Jugosllavë do të ngarkohen edhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra diplomatike dhe konsullata të saja jashtë shtetit.
10. Qeveria shqiptare duhet të deklarojë pranë Konferencës të Ambasadorëve në Paris që tërheq pretendimin e saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Kelmendit që mbeten në zotërimin e Jugosllavisë.
11. Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarku i Kostandinopojes dhe do t’i bashkohet Hierarkisë Ortodokse të Beogradit, kështu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare, do të varet nga ajo Jugosllave.
12. Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga një politikë ngushtësisht kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos pranojë në tokën e saj kosovarët dhe elemente të ditur dhe të dyshimtë dhe segmentet e tyre kundërshtare të politikës jugosllave.
13. Për çdo koncesion që Shqipëria do të bëjë vendeve të tjera, ajo është e detyruar të marrë pëlqimin nga Jugosllavia.
14. Në qoftë se Jugosllavia është në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë, Qeveria Jugosllave, do të ketë të drejtën të rekrutojë në Shqipëri një ushtri prej 25 mijë vullnetarësh me qëllim për t´i përdorur në frontin bullgaro-grek. Në rast gjendje lufte midis Italisë dhe të Greqisë kundrejt Shqipërisë, ushtria, jugosllave do të ketë të drejtë të okupojë gjithë tokën shqiptare për t’i siguruar kështu Shqipërisë gjithë tokën e saj nga invadimi eventual italian ose grek.
15. Qeveria Shqiptare nuk mund t´i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin preventiv të Jugosllavisë.
16. Ky traktat është sekret dhe nuk mund të zbulohet e të shtypet pa pëlqimin e dy palëve”.)
Shyqri Hysi: Marrëveshja Nikolla Pashiç – Ahmet Zogu e gushtit të vitit 1924 …Arkivi Qendror i Shtetit, fondi 251, dosja 105, viti 1924, Citohet sipas Faton Mehmetaj, Veprimtaria kriminale e “Dorës së Zezë” serbe në trojet shqiptare, Prishtinë, 2004,f.207.
** Materiali vjen nga disa burime arkivore.
*Autori është pedagog i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin Evropian të Tiranës
ky ishte i veteshpalluri Mbreti Ahmet Zogolli (I),(MBRET I ALBANISTANIT,vend ne afrike)
…
Keto deshtak satrap do rehabilitoje Sali Ram Berisha, sepse gjurmet e tij po ndjek.
Nje shkrim i shkelqyer, qe argumenton me paanshmeri pazarin.
Ky shkrim vlen katerciperisht edhe me pazarin e detit te diteve te sotme!
Prandaj Berisha po rehabiliton te parehabilitueshmin; Ahmet Zogun!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/the-dictator-and.html
o zoterinje nuk duhet te merremi me demet ,shkaterimet, tradhetit e berra nga esatet ,ahmetet, enveristet e djeshem por duhet te merremi me keta te sotemit te po na hedhin trute e gomarit dhe ne bejme sehir nderkohe.
Denisa, plotesisht pajtohem me juve. Idete tona qenkan ndeshur diku.
se shpejti ketij do ti bejme bust dhe do ta shpallim “NDERI i Kombit” me motivacionin…. “per heroizmat e tij patriotike,si dhe per forcimin e (pusht)shtetit te tij,duke vrare Avni Rustetmin,Luigj Gurakuqin dhe shume terroriste te tjere,qe luftonin per nje Shqiperi larg AFRIKES” …. ?
Avni Rustemi ka qene agent turk mor UFO
hahahhahahah gomar ….
Epo ne do ta bejme hero te kombit,megjithese ka shit trojet e intresat kombetare, ka vra e pre ne emer te mbreterise se tij (c’merite ka atehere per formimin e shtetit etj)kur kufijte e 1913 nuk mund te luheshin pa bekimin e “shqiptareve” tradhtare e te shitur si puna e tij qe dhe sot jane te konsiderueshem….ata meritojne tjeter gje, meritojne damken qe i kane dhene vetes dhe te sotmeve shqiptaret nuk do u falin…
Zoti e shpetofte Shqiperine nga tradhetaret e te shkuares e te tashmes.
Esatet, Zogollet, Berishajt dhe plehra te tilla kane perfituar dhe do te perfitojne gjithmone nga prapambetja dhe injoranca qe historikisht e ka karakterizuar dhe vazhdon ta karakterizoje kete komb.
dhe pika 17 eshte ne marrveshje me TITON per marrjen e pushtetit nga komunistet eshte mos kerkimi i bashkimit shqiperi kosove……pra edhe kjo perban nji tradheti kombtare…..pra na dalin te gjithe tradhetare vetem qe ta qeverisin me gjysmen shqiperise.hajde shqiptare hajde vaj me det cfare politikanesh ka shqipnija…
Sigurisht, edhe komunistet kishin te keqiat e tyre..duhet doemos te behen publike edhe ato.Nuk mund te heshtet.Megjithate duhet thene qe bashkepunimi me Jugosllavine zgjati per fate deri ne ’49.
mjaftonte sa te merrte pushtetin pastaj e pame se cka perdori me majte ate per 45 vjete……ore te gjithe ne helle duhet me kalue edhe te vdekur….poltika ka qene dhe do jete e ndyre gjitmone….
Lato
Bashkepunimi me Jugosllavine zgjati deri ne fund te viteve 80.Po te jap nje shembull te vogel.Mbi 8o% te shkemimeve tone te Tregtise se Jashteme beheshin ndermket Jugosllavise.
pershendetje
Ekzaktly !! Dhe mos te harrojm qe gjith arin dhe pasurine kombetare enveri ia lla jugosllavis.
magicc kerkon te hedhi tymosese qe te harrojme Berishen-Zogun_toptanin edhe tere berishat e tjere,,familjarisht qe meritojne vetem plumbin.
Enver Hoxhes i vjen anes, se nuk e beri asnjehre hero Zogun, se nuk e beri asnjehere hero Toptanin, po ti kishte gjalle do tiu jepte plumbin, dhe e vendosi perfundimisht kufirin me grekun, dhe nuk ja mbante njeriu te kruhej me territor.
Po plumbat i doni ju ne fillim qe perpiqeni ta mbani Berishen me cdo mjet, dhe injorantet qe vene pas Zogut.
Per hir te atdheut nuk duhet meshire mbi tradhetaret, se e shikon cte ben tradhetia?
Te gjithe ata qe sote flasin pro Zogut duhet tu behet nje gjyq shembullor para popullit te vertete Shqiptar.
Ata qe duane ti ndertojne buste atij kremineli le ti bejne se aty do te varen kur tu vije koha.
Ajo figure e urryere e popullit shqiptar le te kete nje skute te zeze per te mbajtur ato pacavurlleqet qe ja kane shkruare antishqiptaret me damke qe gjate gjithe koherave jane ekspozuare si fytyra te urryera dhe si te tilla menyra e thjeshtimit do jete me e mira.
SHQIPERIA ESHTE E SHQIPTAREVE DERI SA TE JETOJE KY PLANET,PASTAJ NUK DIME SE CFAR DO TE BEHET.
RROFTE SHQIPERIA…RROFTE POPULLI I VERTETE SHQIPETAR.
Profesori ka shkruar mire per ti bere reklame UET, por si duket vazhdojne ne stilin e Rektorit, Adrian Civici, qe punet e te tjereve i shesin si pune te vetat, duke bere plagjature te hapus. Ky shkrim, me pak perjashtime, eshte marre me shkurtime nga botimi i Z. Marenglen Verli, botuar ne revisten “Studime Historike” ne 1986.
E keshillojz. Majko te lexoje nje here historine,pa te jape mendime per Zogun.Tani mbas ketij botimi dhe shume botimeve te tjera qe do te dalin duket sheshit se Zogu e fali Shqiperine.E si mund te shkruhet pastaj se Zogu ishte i drejte.Te njejten gje po ben edhe Zogu(Sali).Per te qendruar ne pushtet po fale dete dhe toka shqiptare sikur te ishin prona te tija te Vuçidolit te Eperm.Mos e harroni thenien e popullit. Zoti vonon por nuk harron.Do vije dita qe do mbahet pergjegjesi per keto padrejtesi qe po i behet ketij populli dhe kombi.
Poshte Krimineli Sali Berisha.
kan pasur te njejtat qellime me shpellarin dhe doemos qe do e nderoj
DO VEME EDHE majkon e berishen ne krahe te HAMET ZOGUT… KUR TI BEJME BUSTIN…
A nuk eshte zbatim i marreveshjes (siç e ka konstatuar dhe Noli), “autoqefalia” e vitit 1929, ku Visarion Xhuvani u ndihmua nga peshkop serb per te bere nje Sinod te paligjshem…dhe me pas peshkopet e dorezuar nga sllavet bene nje statut qe e njihte Zogun faktikisht si Mbi-kryepeshkop……
Apo, po te jete per “t’i rene kaurrit”, Zogu na del perseri patriot…se iu tregoi vendin ortodokseve….???!!!
http://kosova.albemigrant.com/?p=12098
Ahmet Zogu bente shume premtime si Italise ashtu edhe Serbise por nuk i mbante ato premtime. Kjo ishte e vetmja menyre per te mbijetuar.
Pas 60 vitesh u kthyem perseri ne sistemin politik qe nisi Zogu.
Zogu paska punesuar nja 2 oficera rus !!
Po enveri ? sa oficera e nepunesa rus ka punesuar?
Hajde redaktor hajde !!!!!
Unë jam që t’i ngritet permendore Zogollit.Se përmendore, siç thotë fjala, është që të përmendet, që të mbahet mend.Për tradhëti.Dhe që të shërbejë edhe si “kamare e turpit” për të gjithë ata që kanë ndërmend të bëjnë gjera të tilla, sot a mot.Pra, jo permenore e lavdisë dhe meritës, por e të kundërtës.
Mire e ke,,po me litar ne qafe ama, qe tju kujtoje te gjitheve si duhet te perfundojne tradhetaret.
Babai im me thoshte gjithmone se : e keqja ne na ka ardhur dhe do te na vije nga “GEGET”!!!
Totila, mos dëgjo as babin,as mos përgjithëso.Gegë jam edhe unë dhe shumë të tjerë që e urrejnë Zogun për bëmat e tija.Njeriu duhet të shahet a lavdërohet për bëmat e tija, e jo për përkatësinë e vet krahinore a dialektore. Shëndet, TOTILA !
Shpesh Injoranca shoqerohet me Urrejtjen! A duhen vene paralele ne mes marreveshjes Pashic-Zogolli e J.B.Tito-Enver Hoxha ?! Shpreh keq-ardhje per komentet e ‘alt’ dhe ‘Latif Dreqi’. Pas Clirimit te Shqiperise me 29 Nentor 1944, dy divizione te Ushtrise Nac.Clirimtare vazhduan luftimet kunder Bishes Naziste e bashkepuntoreve te tyre tej kufirit shqiptar, deri ne Vishegrad. Jugosllavia u Clirua ne Nentor ’45. Divizionet shqiptare u kthyen ne Atdheun e vet:Shqiperi! Titua synonte t’a bente Shqiperine Republike te 7-te te Rep.Fed.Jugosllave. Njelloj si Pasic ai kerkoi te dergoje 2 Divizione te Ushtrise Jugosllave ‘per t’a mbrojtur Shqiperine nga Jugu(Greqia) e Perendimi(Italia) ?! Ishte Enver Hoxha qe “i vurri kufirin tek thana!” Provokacionet e Gushtit ’49 nga monarkofashistat Grek ne Malin e Gramozit morren PRGJIGJEN e DUHUR! Vampiri S.Berisha c’varrosi Herojt e Popullit ne vitin ’92 dhe tani kerkon te sjell eshtrat e A.Zogut ne “Familjen Mbreterore?!” Le t’a coje ne Burgajet,po qe se Berisha do t’a Arrije ate dite!!!
Aman, Gazeta Tema, gjeni sa me teper materiale historike per sa me siper,
qe keshtu populli i ri shqiptar te mesoje se kush ishte Ahmet Zogu.
Me kaq sa lexova une, eshte ti shuash faren ketij plere dhe populli te kuptoje se cfare pazaresh te turpshme kane bere dhe po behen ne kuriz te kombit, shtetit, popullit.
Vaj me det. Habitem se ku dreqin e gjen perkrahjen ky Kryeministri jone akome, kur shet territorin e vendit.
Antitaleban, ka materiale edhe per marreveshjet e Enverit me Jugosllavet, do ti lexosh ato?
Zogolli kishte mbeshtetjen e Jugosllaveve
Hoxha kishte mbeshtetjen e Jufosllaveve
Berisha …. e dini vete ju
Shqiptare! Pse keni kaq frike nga Ahmet Zogu, ai Fiset i beri Komb e Kombin e beri Shtet!!!!! Ai ishte nje produkt i Perandorise Austro Hungareze- Ju duhet te kuptoni se nese do kishte vazhduar ai rend pas 1944 nuk do ishit sot ne kete gjendje. Tere klasa intelektuale patriotike qe u krijua me sakrifica gjate asaj periudhe u eleminua nga ajo klike qe zaptoi pushtetin e tij dhe i siguroj shqiptareve menxyren deri ne 1990. Zgjohuni nga letargjia komuniste.
Veprimet e drejta apo te padrejta gjate asaj periudhe kane qene te diktuara nga shume rrethana dhe kushte. Argumentet e komunisteve kunder Zogut kane qene te njejta me ato te fashisteve italiane. Hapini gazetat e kohes dhe lexojini.
MJAFT ME MASHTRIMET E LIRA ENVERISTE!
O Ksenofon Dallkauku po si nuk hoqet dore ju kalemxhinjte korrozinj si qumuri, te gjithe fanatike te Enver Hoxhes te hidhni balte mbi figura te shquara te historise kombatare, LIDERE dhe PATRIOTE, qe mbrojten VATANIN dhe interesat e Shqypnise pa asnje interes dhe hodhen themelet e shtetit te pare shqiptar ne momente shume te veshtira historike? Po si nuk vjen pak kujtesa o qafire komuniste te Kohes se Qepes, qe te kujtoheni se ishte pikerisht Enver Hoxha ai qe donta ta bente Shqiperine Republike te Jugosllavise se Titos dhe i nguli thiken pas shpine Kosoves dhe Metohise qe ne Mukje ne vitin 1943? A e dini se cfare u tha anglezeve ne Mukje Enver Traditori? Ju a thote nastradini qe t’i therrisni trunit tuaj dallkauk dhe te shiqoni te VERTETEN realisht. Enveri u tha oficereve te sherbimit te fshehte anglez, qe Koalicioni Perendimore i kishte derguar enkas ne Mukje per te bindur shqiptaret te largoheshin nga kthetrat e bolshevikeve ruse, se Shqiperia dhe shqiptaret e kane vendosur t’i bashkohen Jugosllavise Komuniste, sepse pas saj qendron BRSS dhe e tere Bota komuniste. Kush eshte TRADITORI atehere? Ai qe mbrojti Shqiperine nga coptimi ne Paris, sic ishte Esat Pasha, apo ai qe hodhi themelet e Shtetit te Pare shqiptar si Ahmet Zogu? Po me LEKUN e Zogut e blini buken o qafire enverista edhe sot e kesaj dite nuk e blini as me dinaret e Titos as me rublat e Stalinit. Nuk ka turp me te madh per nje popull qe te mohoje historine e tij deri ne kete fare shkalle. Lexo ne TEMA artikuj te tille, qe te kuptosh se sa i indoktrinuar eshte mileti nga demagogjia 50 vjecare naziste e enver Hoxhes. Shiko dhenduret e Enverit si Xhufi me shoke si flasin serbes per historine pa turp fare se e kane shtremberuar ate si makarona ne tenxhere. Shiko si kane shkuar te gjithe pushtetaret ne Londer duke u lepire bythen zyrtareve angleze, per te kerkuar floririn e Bankes se Zogut dhe njekohesisht i kane meshuar tezes se grabitjes nga Zogu te floririt shqiptar. Po a kane moral keta njerez, qe dine vetem te mashtrojne. Prandaj nastradini u thote:
MJAFT ME MASHTRIMET E LIRA ENVERISTE!
Varja e Dom Gjon Gàzullit erdhi mbas marrëveshejs famëkeqe Pashiq/Ahmet Zogolli. Dom Gjon Gàzulli, Dom Nikollë Gàzulli, Dom Lekë Dredha u arrestuen në Kalivare me 28 dhjetor 1926.
Gjyqi, një ndër farsat ma të neveritëshme të Zogollit, akuzoi Dom Gjonin dhe shokët e Tij se: 1) Kishte organizue kryengritjen; 2) Kishte shpërnda armë ndër male; 3) Kishte pre telin e telefonit. Po po, e akuzuen se kishte pré telin e telefonit!
Vendimi i gjyqit:
Dom Gjon Gàzulli, dënim me vdekje, varje në litar.
http://www.voal-online.ch/images/articles/2012_03/22219/u3_u1_GjonGazulli-AhmetZogu.jpg
Kur lavderon dhe esat pashen,qenke bere per t’ju dhimbsur gurit e drurit. Lexoni or te rrjedhur faktet,para se te beni hartime filloreje ketu!
SI KESHTU, PSE KESHTU?
Ishte nje kohe kur nastradini i donte dhe i respektonte shume studentet, sepse ata ishin shpresa e Kombit. Por kur studentet filluan te prishin kisha dhe xhamia me urdher te ANTIKRISHTIT Enver Hoxha u bene VAMPIRE te tij dhe nastradini tha: “Kete balsfemi shqiptaret do ta paguajne per shume vite me radhe dhe e ndryshoi mendjen per studentet-vampire te Enver ANTIKRISHTIT. Keshtu o student i paditur meso nga nastradini se ceshtja ketu, ne TEMA nuk eshte kush dhe ke mbron e lavderon, por e VERTETA historike. Qe kalemxhinjte e Enverit si Arben Puto dhe Pellumb Xhufi me shume vampira nga pas e kane shtremberuar si mos me keq dhe e kane indoktrinuar miletin si dallkauke afrike. Eshte shkruar ne historine e VERTETE se Esat Pasha bashke me vellane e tij e mbeshtollen me qylym babain e tyre dede dhe i vune flaken. Keshtu thote e VERTETA, qe vazhdon me tej se ishte Esat Pashe Toptani ai qe beri cmos te shpetonte copetimin e Shqiperise me finte leshimesh te njepasnjeshme duke themeluar Republiken e Durresit, copetim qe rrezokohej ne ate kohe jo nga serbi, as nga greku, por nga Austrohungaria. Kjo Perandori e Fuqishme i shkaterroi gjithe pasurine dhe pronat Esat Pashe Teptanit, por ai nuk i kerkoi asnje qindarke nga shteti, por me shpenzimet e tij, shkoi ne Paris per te brojtur Shqiperine nga kollofitja e pashmangeshme. Cubi komunist i derguar nga Moska e vrau pabesisht dhe me pas Enveri kete psikopat fanatik komunist e beri HERO. Kaq shume i ka hyre mashtrimi enverist shqiptareve ne tocin dallkauk saqe vazhdojne kengen e sprapsme te historise se floririt te grabitur nga Zogu. Qe gjendet ne Londer mire e bukur, flori te cilin te gjithe pushtetaret me pas kane tentuar ne terrin e nates ta marrin, por qe minat e Enverit dhe te Titos nuk e bejne te mundur kete kthim. Shiko si u prek dallkauku komunist Pandeli Majko me deklaraten e tij per Ahmet Zogun dhe per 24 ore i futi marshin indietro moralit te tij pershesh te Kohes se Qepes. Shiko Edi Ramen qe feston me buje dhe brohorritje 8 nentorin, 29 nentorin, 5 majin te gjitha data qe sollen zine ne trojet shqiptare, por nuk thote asnje fjale per figurat historike, te mira apo te keqia te Kombit tone. Shiko komunistin e perbetuar Sali Berisha si perdridhet tani me figuren e Ahmet Zogut kur vite me pare e denigroi si mos me keq. Shiko gjithe pushtetaret pseudodemokrate te PD-se komuniste si mbajne akoma Enver Hoxhen si HERO i popullit dhe HERO i Punes Socialiste. Prandaj edhe nastradini thote:
SI KESHTU, PSE KESHTU?
Nastro, ta vura ANTIKRISHTIN me lart, me ka vrare si njeri i zotit, pateriot dhe i Krishtit, Zogu i kurves tate.
E ke ngaterruar ate punen e floririt o Nastradin. Lemsh e ke bere. Po nuk qe “floriri i Zogut” ai, por “i gjermaneve”.
“nastradin” ne shume komente te tuat konvergoj 100% por ketu sjam aspak dakort miku im. Pse ti pretendon se disponon te verteten dhe te tjereve u thua dallkauk? Kush je ti? Mos vall “Zoti” qe ke marr pjese ne çdo eveniment historik? E verteta, çeshte e verteta?
Padyshim ne aspektin e pergjithshem e verteta eshte nje shprehje mendore (koncept, ide, njohje, hipoteze, apo nje approvim) qe duhet te jet ne PERPUTHJE ME REALITETIN (Fjalor Petit Robert 1981) ose eshte pershtatje midis realitetit dhe njeriut qe e mendon si te till(Petit Larousse 1998). Ka edhe te tjera definicione filozofike. Pyetja tjeter qe shtrohet eshte: ky realitet si shprehet ne menyre objektive apo subjektive? Sepse ne mendojme se shrehim te verteten por puna eshte se perceptimi i saj eshte i ndryshem nga njerez te ndryshem. Prap ketu shtrohet pyetja tjeter a eshte absolute apo relative kjo e vertet? Nese do te kthehemi ne mesjet ku dijet e kohes nuk bazoheshin ne objektivitet apo realitet por ne dogmen fetare edhe sot e kesaj dite do te thoshim se toka eshte e sheshte. Por fal, dijes, observimit, Galileo Galileu tha qe eshte e rrumbullakt. Sot ne e dim qe eshte ashtu por a eshte 100% e till, pra a eshte nje e vertet apsolute? Jo pasi po te hyjme me ne detaje si pershembull reliev apo te futemi ne nocion kohe mund ta shprehim ne nje forme tjeter. Pra ne tentojme te shkojme drejt apsolutes por nuk e arrijme asnjeher pasi ajo gjithnje do te vihet ne krahasim me nje koncept tjeter siç eshte ajo e kohes dhe hapsires. Prandaj the Ajshtajni e artikulloi teorin e tij relative, pasi edhe e verteta qe ai pretendonte nuk ishte apsolute, varesh gjithnje me çka ti e krahason. Ti mendon se disponon te verteten pasi shprehja jote e mendimit ka pika te tjera reference qe smund te jen aspak objektive.
Per tju kthyer ketij debati a eshte mashtrim apo e vertet per tradhetin e Zogut? Duhet te artikulojme çkuptojme me tradheti dhe pastaj te themi eshte apo jo. Per mua nese tradheti do te thote shitje te trojeve, personalisht do te thosha qe Zogu eshte tradhetar, pra eshte e vertet, fakti qe ka nje territor te shitur me dokumenta, firme dhe vule (dhe keto shkencerisht verifikohen lehte) qe seshte me i shtetit shqiptar. Por a eshte e verteta ime apsolute, une them jo per faktin se duhet te shikojme rrethanat ne te cilat e ka ber ket akte, per interes personal, per pushtet, per te miren e vendit? Vetem ai e di, ne ngrejme vetem hipoteza sot. Te pershendes.
Po ta lexoni me kujdes shkrimin aty flitet vetem me supozime,haha meret per baze studimi i nje folse te rendomte ne televizion,nuk paska gje te shkruar as ne arkivat e beogradit as te tiranes per kete marveshje dmth trillime dhe supozime,Zogu per mua ishte nje malok i ndyre dhe hajdut i thesarit ,por nuk mund te pranohen keta palo historiane qe bejne akoma histori ideologjike.
asnjanesi duket si Majko midis nesh.
ky mund te jete supozimi i vetem i mundshem ne kete pike.
dhe asnjanes nuk mund te kete kur vihet ne rrezik integriteti territorial i Shqiperise.
ata jane vetem tradhetare qe duhen gjykuar si te tille.
sa per shkodranin nuk po flas se me duket si bir malazesi..skam cthem me teper.
dhe me e bukura eshte qe Zogu e paska lene Kosoven jashte, si element te rrezikshem per Jugosllavine,,ky fakt me kenaq pa mase po te kemi parasysh helmin e mbjelle qe kosovaret nuk jane patriote, qe ja ben muuuu..qe eshte veper e Zogut me jugosllavet,,qe ta mbajne kete popull ne lufte te vazhdueshme midis njeri tjetrit.
Poshte Berisha,,me bustin qe do ti ngreje Zogut, po i ben atentat te gjithe patrioteve dhe luftes se Shqiptareve, ,atje ku do ngrihet busti duhet te varet Berisha, dhe keshtu te kujtohen tradhetaret e ketij populli ku e kane vendin.
Ne koshin e plerave.
Komentet me te vyera per kete artyikull i ka nje fare magari a magici qe sdika asgje nga historia shqiptare.
Ky zbulim qenka shume interesant.Ketu nuk u beka fjale vetem per shitjen e Shen Naumit dhe te Vermoshit ,por te gjithe Shqiperise ,kthimin e saj ne nje koloni te Mbreterise ish-jugosllave.Turp te kene ata qe e perkrahin ate ndyresire dhe duan te vene ne piedestal ate shites te paskrupullt te atdheut.Ai asnjehere nuk i paska sherbyer kombit shqiptar.Sipas ketij dokumenti me shkrim ,jo Ahmet Zogu,por as nipi i tij me trecerek gjak shqiptar nuk duhet te lejohet jo me te zere poste me pergjegjesi,por as te jetoje ne Shqiperi.Ahmet Zogu paska qene injoranti dhe genjeshtari me i madh i kombit tone.Turp te kene Sali Berisha dhe pinjollet e bejlereve dhe te agallareve ,te cilet kane qene shitur tek Turqia,JUgosllavia,Italia dhe Greqia dhe qe kane zene vendet ne Kuvendin e Shqiperise.Keto jane njesoj tradhtare si ish-mbreti i vetshpallur i pacipe dhe injorant.Me krimet e tij,mbreti i vetshpallur Zog,ja paska kaluar edhe Hamza Kastriotit. Turp,Turp ,Turp per ata qe e mbrojne ate qelbesire.Ai e paska vendin jo ne muzeum,por ne nje nevojtore ne mes te Tiranes,afer Ushtarit te Panjohur,ku gjithe diten ta shurrojne dhe ta dhjesin perfaqesuesit e popullit nga gjitha Shqiperia,Kosova dhe trojet e tjera shqiptare ne Maqedoni,Mal te Zi dhe Greqi,e kudo ne diaspore.Jam shume i revoltuar nga ajo ndyresire dhe ndyresirat e tanishme te politikes shqiptare qe e perkrahin ate pusht.
Kur them “GEGET” UNE e kam futur ne thonjez DHE DUA TE THEM QE TRADHETARET NUK KANE KRAHINE, POR fatkeqesisht 2 prej tyre ishin dhe jane nga veriu dhe u bene dhe jane percues te politikes serbe si ZOGOLLI dhe BERISHa. Une neneKUPTOJ SHKJAUN kur permend emrin “gege” .POR KY I FUNDIT DOLI DHE ME FILO-GREK se disa MINORITARE te “TERBUAR” (( Nuk jane minoritarte krahinat e gjirokaster-sarandes ,por cobane -RUMUNE te HELENIZUAR ne GREQI te ardhur ne GREQI ne shekujt e 15-16-te te cilet ishin pa toke se ishin muhaxhire dhe perfituan nga rasti qe t.i pergjigjeshin thirrjes se FEUDALEVE TE JUGUT per te punuar si argat. Nderkohe GREQIA I kishte helenizuar ata ) dhe do qe njelloj si ZOGU qe u shiti pjese te SHQIPERISE SERBISE ,ky i fundit vec qe ka nje plan te fshehte ne sirtar (( natyrisht me bekimin e padroneve te medhenj qe nuk jane as ne greqi apo serbi )) don qe t’u jap MAQEDONISE (ketij shteti te fabrikuar )) PORTIN E DURRESIT ,dhe SERBISE portin e VLORES . PO TE DONI DHE MUND T’I GJENI FAKTET . Z. BRETKU ! Une kam punuar ne veri dhe ruaj respektin me te vecante per vendin ku kam punuar ,sepse kam kaluar kohen time te rinise atje . Nga ana tjeter nuk jam dakord me FAN-NOLIN per disa pasazhe qe ai ka hedhur ne leter . ato nuk jane gjitheperfshirese ,por per nje pjese te konsiderueshme ato jane monumentale dhe nuk dua t’u heq asnje PRESJE.
Duke mos e jetuar ate kohe, por qe ne fakt e mesuam nga guzhinat e realizmit socialist, ku cdo gje e shkuar qe nuk lidheshte me kohen kur u formua PKSH-ja, ishte reaksionare dhe antikombetare, por qe mbas 90-tes, duke dale dhe fakte te reja, rezultoi si nje histori e fallsifikuar, them se nuk mund te jap shume mendim, duke ja lene kete pjese historianeve.
Por nuk mund te hesht dhe te them me bindje, se ne kohen qe po jetoj, po shoh tradhetine me te madhe, qe po i behet kombit shqiptar, shitja apo falja e nje pjese brilante te teritorit shqiptar, Greqise.
Vete deklarimi i ministrise se puneve te jashtme, qe thote se Greqia na kushtezon me integrimin europian, po nuk i dhame kete perle te detot Jon, tregon hapur, tradhetine e qeverise Berisha.
Kjo mnarreveshje do te ishte tradheti e larte, edhe po te ishin ne pushtet PS-ja, apo ndonje force tjeter politike.
Maqedoni ka gati 20-vjet, qe perballet me persekutimin politike grek dhe nuk ka ndermend te jape, ate qe Greqia kerkon si shperblim, per ti hapur rrugen Maqedonise, ne BE dhe ne NATO. Dhe imagjinoni nje shtet si Maqedonia, i brishte me shume probleme etnike.
Hapja e ketyre temave te shkuara, sot kur po behet tradhetia e rradhes, behet me qellimin qe shqiptaret te shohin nga e shkuara dhe te harrojne ate qe po ndodh para syve te tyre.
Edhe sharjet ndaj E.H., kur ai ka gati 30-vjet qe ka vdekur, behen me qellim qe shqiptaret mos te shohin se ku po na con politika antikombetare e Sali Berishes.
Te cojme para gjyqit tradhetaret e sotem dhe te ndalojme antishqiptarizmin qe po ndodh para syve tane, qe u shpreh edhe ne menyren me te shemtuar, ne nje ndeshje futbolli, ku fyerjet ndaj atyre djemve te talentuar dhe qe jane krenaria shqiptare, skishin te ndalur.
Stop Sali Berishes dhe klanit te tij, Sot sa nuk eshte vone, jo veze dhe miell, por plumba duhet zbrazur mbi tradhetine.
Historine nuk e bejne dallkauket e parlamentit, por e bejne historianet, qe qendrojne larg politikes dhe qe kane si detyre, te japin realitetin.
Historine, smund ta bejne historiane si Paskal Milo nga nje ane, apo si Beqir Meta nga ana tjeter.
me sa di une ky patrioti Ksenofon nuk eshte shqiptar etnik, por grekofon. ksenofoni 27 vjet me pare ka qene ne Greqi me sherbim i derguar nga Sigurimi i shtetit si BP_bashkepunetor i rendomte i Siogurimit. Ne kete vizite ne Greqi profesori i nderuar pranoi te sherbente edhe per sherbimin sekret grek te quajturin QYP aktualisht famekeqi EYP. Po te doje profesori mund ti botohen edhe pjese te dosjes se tij te punes me elemente te tille si deklarata e bashkepunimit, parrulla-kunder parrulla, te pakten tre vija sjellje, emrat e dy oficcereve te Sigurimit , qe e ka ne pasur ne lidhje, te pakten njeri prej tyre tashme i vdekur, si edhe disa prej raporteve te profesor Krisafit te shkruar me doren e vet profesorit. Ne dosje jane apo deri vone kane qene edhe gjashte cope foto bardhe e zi te profesorit ne Athine , distrikti Glifadha, prane Hotelit king George Palace po ne Athine si edhe ne nje uzeri ne rrugen agios Nicholaos po ne athine. Ne foto profesori gjendet gjithnje ne shoqeri te shtetasve greke te punesuar ne sektorin shteteror grek. Profesori i nderuar me kete background ka pak mundesi te behet akuzator i Ahmet Bej Zogolit me vone Mbretit te shqiptareve Zog I, per tradheti kombetare. profesor per mua si Kar-olis papulias si madame Cuderru mbeten derr e dose greke!!!!!!! Si Pashici, si Rankovici, si Milloshevici, si Tadici si Mishkovici si Nikolici mbeten ‘ZIVOTINJA”-KAFSHE SERBE!
apo SALI DOMAZOJA mundohet me sukses me duket te rris lart figuren e AHMET ZOGUT dhe pasaardhesve te tij ZOGISTE si ket keshilltarin e PRESIDENTIT qe ka arritur te futet thell ne punet SHTETRORE dhe qe padyshim do te sjellin surpriza me berishoviqin..
MARRVESHJA DETARE eshte nje e keqe e vogel ne krahsim se qka eshte tuj gatu ky horri SAILSTANI
fatketsishte jemi shum injoranta dhe as historin e popullit nuk e njohim ashtu si duhet.
SALI DOMAZOJA ja rriti BUSTIN AHMET ZOGUT SHITESIT TE SHQIPERIS te manastirit shen naumi dhe vermoshit etj.. dhe rrug EMRUAN ne ter SHQIPERIN ME EMRIN E TRADHETARIT ZOGU
PRA SHIFET QART, KJO ESHTE RRUGA E SHQIPERISE ..
SHQIPERIS I DUHEN ATENTATOR si AVNI RUSTEMI se per ndryshe ..
SHQIPERIA ESHTE E SERBIS DHE GREQIS
O POPULL ,C’MERENI ME TE VDEKURIT, SHIKONI TE GJALLET QE RROJNE E MBRETEROJNE E PO NA I SHESIN TOKE E DET SIKUR TA KISHIN BAHCENE E GJYSHIT!
Ju lumtë profesor Kseno. Si gjithmonë i saktë i qartë dhe i ftohtë si një diplomat me përvojë që jeni.
Shkrimi na ndriçon për disa pika që personalisht nuk i dija, të shitjes së Shqipërisë në tërësinë e saj. Dhe mbreti refomator që po e ngremë në piedestal, e paska pas pas shitur edhe njëherë plaçkën që i kanë lënë të parët prej Mati, pasi e për herë të parë e ka shitur daja i tij Esat Toptani. Por Esati megjithëse i poshtër vetëm Shkodrën paska shitur ndërsa ky të gjithë Shqipërinë.
Tani po presim që ndërsa kacidhet e fundit të buxhetit t’i përdorim për mauzoleumin e tradhtarit, nipi i Mbretit të udhëzojë presidentin tonë si ta shesi prapë Shqipërinë, ndoshta pse jo prapë Serbisë sepse siç thotë fjala e urtë italian, nuk ka dy herë pa tre herë.
Komentuesit qe kerkojne te vene shenjen e barazimit midis Zogut dhe bac Enverit, gabojne rende. Pas clirimit shqiperia, bashkepunoi vetem 4 vjet me Jugosllavine.deri ne 48.
Dhe ne keto vite, jugosllavet bene cfare ishte e mundur per ta eleminuar Enverin, se ai ishte e vetmja pengese qe ate marreveshje qe serbet ben me Zogun ta vinin ne zbatim. Njeriu i tyre ishte Koci Xoxe. Dhe perrallat me komunizem deri ne 1950 nuk ekzistonin. Askush nuk fliste as per komunizem, as per parti komuniste deri ne ate kohe. Shikojeni mire historine. E pranon edhe vet Enver Hoxha.
Por une po ju bej nje sfide anti bac Enver-eve. Le te gjejne nje dokument, vetem nje, ne te cilin duket se Bac Enveri te ket kry nje akt fare te vogel, kunder interesave te vendit. Vetem nji…
Kush shan autorin e shkrimit eshte nje ndyresire si Sali Berisha dhe Ahmet Zogu.Le te jete grek apo ndonje nga fiset afrikane Tuci,ai po zbulon nje te vertete te padiskutueshme dhe ata qe jane atdhetare duhet t’i vene gishtin kokes dhe te mendohen se ku po na cojne dallkauket Berisha e kompani.Partia komuniste dhe Enver Hoxha paskan bere fajin me te madh para popullit qe nuk i kane sqaruar qysh me pare tradhetite e Ahmet Zogut,por u mjaftuan vetem me Shen Naumin ,Vermoshin,vjedhjen e thesarit dhe shitjen e Shqiperise tek Italia.Ata nuk na paskan mesuar ne as ABC-ne e poshtersive te Zogut.Ato nuk jane asgje para kesaj qe thuhet ne kete dokument.Salia dhe kelyshte e tij Fahri Balliu dhe Bendi Fevziu qe vetem vjellin per dite per te shkuaren komuniste e kane vendin ne litar pa u denuar nga ligji se keto zbulime jane akuzat me te rende per krimet e tyre.E pergezoj autorin per zbulimin e tradhtarit Zogu dhe i uroj jete te gjate dhe te beje sa me shume zbulime te ketij karakteri,jo vetem per Zogun se kete e mesuam se kush ishte ai qen ,por edhe per figura te tjera qe sot Berisha perpiqet t’i ngreje ne pjedestal.
Ta rehabilitojne dhe t’i vene dhe shtatoren, por ne mesime te universitetit do te thuhet gjithnje e verteta, permbajtja e testit te studentit, Zogu nje dallkauk tradhetare shqiptare dhe bustin e tij do ta ruajne me ushtare se nje dite po ta lene pa roje e hedhin ne zalle! Ky do te jete nderimi per Zogun, ate e ka denuar historia, ai do te zeje vendin e tij me te tera zollumet e tradhetine kombetare. Kjo zhurme behet te rrembeje votat perseri, por Berishen nuk e han meraku per Zogun, sepse e percolli te birin ne 93-in duke i thene nga syte kembet. Berisha eshte vete dallkauk dhe mendon se do te shpetoje!
Kur keni marre mundimin dhe keni bere gjithe kete artikul, pse nuk botoni ne origjinal marreveshjen qe ka bere Zogu me Pashicin.
Mos mendoni se jam zogist dhe pro monarkise, por goja ketyre te fundit monarkisteve dhe disa te tjereve un mendoj se duhet te botohet origjinali ose burime te tjera dipllomatike te kohes te besueshme dhe ne disa kanale.
Un mendoj se Zogu tradhetoi atdheun ne luften e dyte Boterore pasi shkeli Himnin Kombetare qe thote “Prej lufte vec ai largohet qe eshte lindur trathetare, Kush eshte burre nuk frikesohet por vdes por vdes si nje luftetare”. kete nuk kam nevoje ta dije se e jep himni por per te tjerat un mendoj se duhet bazuar ne dokumente.
faleminderit per mirekuptimin.
Do ishte mire, qe ne shqiptaret te shkruajme historine tone mbeshtetur ne fakte e te verteta reale.te shkruajme edhe per Zogun ashtu sic ishte, Per Marreveshjen me pashiqin,Per shitjene e Sehn Naumit,Per rikthimin e tij me 1924 permes dh e me serbet e argatet e tyre nga kosova. per lenien e shqiptareve pas pushtimit Italian me 1939 ne meshiren e te pameshireve. Per ikjen dhe vjedhjen e thesarit kombetar.Per varferine shqiptare ne aspektin ekonomik,politik e kulturor e sidomos arsimor me 94% analfabet, per ndjekjen dhe vrasjen e atdhtareve, Bajram Currit,Luigj Gurakuqit,Hasan Prishtines, Avni Rrustemit e te tjereve. Per vedhjet e shumta te pronave, sikur i merrte te faliura nga bejleret. Per tregtine me prona e droge kur ishte jashte atdheut, Petr tentimin e rikthimirt ne Shqiperi, permes T itos e Rankoviqit.Pa len anash edhe lenien pa identitet shteteror te Shqiperise, qe nga 7 Prilli 1939 e deri me 29 nentor 1044,Kur Enveri ia ktheu identitetin shteteror Shqiperise e shume te keqija vjedhje e shperdorime materile,kombetare morale e njerezore qe shqiptaret i perjetuan gjate sundimit te ketij barbari te vetequajtur “Mbreti i Shqipetareve”