Flamuri thellon hetimet për atentatet e mundshme ndaj qeverisë

15 Shtator 2012, 18:54Antena TEMA

Pas sulmit mbi makinën e Doktorit, dhe sidomos poshtërimin që i bënë duke e qëlluar me miell, Flamuri nxori një udhëzim për hetime të hollësishme mbi gjithë mundësitë për atentate mbi zyrtarët e qeverisë, kryesisht ministra. Pas një kontrolli të rreptë në vendin ku flinin atentatorët e Berishës, u zbulua një bllok shënimesh ku ishin hedhur gjithë  planet për sulme mbi ministrat. Blloku ishte autentik, pasi kishte të përfshirë dhe sulmin me miell mbi Doktorin. Ja përmbajtja.

Sulmet mbi ministrat

Vendi: Para Kuvendit.

Mjetet: Të ndryshme.
Sali Berisha. Do të sulmohet me qese mielli të bardhë. Në objektiv do të jetë xhami ku rri ai, dhe pasi të qëllohet, atentatori do bëjë sikur fut dorën në xhep për të nxjerr një  vezë. Ky veprim do të kryhet derisa të shikojë Berishën të shtrirë në sedilje nga frika, me duar sipër kokës. Aty atentati quhet i mbaruar.

(Pasonte një shënim në forme aprovimi që tregonte se gjithçka ka shkuar në rregull sipas
planit).
Edmond Haxhinasto. Kur të jetë duke zbritur nga makina, do qëllohet me mbeturina nafte, përzier me vajra mazuti. Mundësisht në fytyre. Nëse nuk mbrohet me duar në kokë, i dyti do t’i hedhë një shishe naftë virgine në kurriz.

Edmond Panariti. Do qëllohet më një shishe kos të prishur, pasi nuk ka faj si ministër, por vetëm si ish- nënkryetar bashkie për cilësinë e ushqimit. Kur ta qëllojnë, t’i thonë ‘ke të fala nga Altin Goxhaj’.
Ridvan Bode. Do qëllohet me një qese gjizë, dhe kur të ulë kokën, t’i derdhin në qafë një shishe raki nga Devolli. Atentatori do t’i thotë ‘ke të fala nga xhaxhesha, që ke tatuar për raki’.
Sokol Olldashi. Do qëllohet me një copë sere, d.m.th asfalt i butë, gati në formë të lëngshme. Atentatori do t’i bëjë të fala nga Salillari.
Eduard Halimi. Do qëllohet me supë kineze me afat skadencë të kaluar. Do t’i derdhet mundësisht në kokë. Atentatori do t’i bëjë të fala nga burgu i Peqinit.
Genc Ruli. Do të qëllohet me kastravecë të gjatë. Mundësisht të qëllohet në kokë dhe një tjetër t’ia fus pas tek rripi i pantallonave.
Atentatori do t’i bëj të fala nga ‘preshi i Tritanit në Lushnjë’.
Genc Pollo. Do të qëllohet me shalë biçiklete dhe do t’i thuhet të fala Klodiana Shalës.
Majlinda Bregu. …Do gjejmë një herë një grua, pastaj do vendosim me se do ta qëllojë.
Spiro Ksera. Do sulmohet me bukë thatë dhe do t’i thuhet të fala nga azili e pleqve.
Vangjel Tavo. Do sulmohet me garza pambuku dhe do t’;i bëhen të fala nga urgjenca e Ushtarakut.

Arben Imami. Do qëllohet me barut fisheku dhe me ndonjë gëzhojë dhe do t’i bëhet të fala nga pronari i Blur-it.

Fatmir Mediu. Ky njeri do qëllohet me disa mjete. Në fillim do t’i hidhet qymyr druri meqë ka djegur gjithë pyjet e Shqipërisë, pastaj një leckë të përgjakur meqë ka vrarë 26 vetë, dhe në fund do t’i bëhen të fala nga Zeni.
Myqerem Tafaj. Ky do sulmohet me bojë shkrimi, mundësisht blu dhe kur t’ia hedhin, t’i bëjnë të fala nga Universiteti Ndërplanetar.
Flamur Noka. Ky nuk do qëllohet se është idiot dhe nuk kupton. Vetëm do dalë njëri t’i bërtasë ‘ta rregulloj unë tek Qukapi’.

Flamuri e lexoi gjithë skenarin me një frymë dhe nuk dinte nga t’ia fillonte. I duhej të merrte masa urgjente të bllokonte miellin, vezët, kastravecin, shalë biçikeltesh, naftë, serë, garza pambuku, gjithfarë sendesh, të cilat nuk janë të ndaluara.

Me të vetmin që e kish më lehtë ishte kosi i prishur i Panaritit. Por më e keqja nga të gjitha i dukej sulmi mbi të, kur dikush do t’i bërtiste ‘ta ndreq unë tek Qukapi’.

Nëse merrej vesh kjo, autoriteti i tij merrte fund përgjithmonë. U shtri i këputur nga lodhja të kuptonte se si mund ta ndalte gjithë këtë plan atentatesh ndaj qeverisë dhe mbi të gjitha si të ndalte përmendjen e Qukapit si shef të tij. E vetmja mundësi ishte të hapte llaf që Qukap është pseudonim i Doktorit dhe të dukej sikur ishte sërish i dyti pas Doktorit. Dhe sepse i dukej sikur Doktorit i shkonte ky pseudonim dhe gjithë palët ishin në rregull.

9 komente në “Flamuri thellon hetimet për atentatet e mundshme ndaj qeverisë”

  1. Bond, James Bond says:

    Ha ha ha o Mero, lecke e bone Flamur Noken. Do na merziten kuksianet e ndershem dhe trima. Apo e njohin se c’mall eshte Flamuri.
    Mos ju ndaj sarkazmes Mero se eshte nje nga anet me te forta te penes tende!!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/bond-james-bond.html

    1. Mbeturina Ushqimore Trupore says:

      Po me mut kush do qellohet? Apo quhet lufte brenda llojit?

      1. Kasem Hajdari says:

        Aha ha ha ha ha, lufte brenda llojit ?

  2. atomo says:

    Flamur Noka. Ky nuk do qëllohet se është idiot dhe nuk kupton.
    xa xa sa kam qeshur! me e forte nuk behet!!!!!

  3. BUJAR U.S.A says:

    Komenti mbi qeverine gallate apo qeverine berdello qe shumica jane jasht cdo profili te shkollimit qe kane kryer vecse ne Shqiperi mund te ndodhe qysh nga aktori i hollivudit me detyre minister i mbrojtes e deri tek doktor adhamudhi apo muli me detyre minister i mbrendeshem.Hajde te qeshim i thone ketij muhabeti.Sarkazma me te cilen luan i madhi MERO eshte shume e goditur dhe vetem ay di ta qendise kaq bukur.Edhe nje here tjeter pershendetje i madhi MERO.Vetem gazeten TEMA lexoj dhe e mbyll kompjuterin.Te lutem n.q.s ke ndonje T.V tendin ku drejton ndonje emisjon si moderator na e thuaj si mund te informohemi ne qe jetojme pertej atllantikut.Te lumt pena edhe njehere.Vazhdo sic ti di te shkruash.PERSHENDETJE.

  4. era says:

    PO MESILEN ME SE DO TA GJUAJME ? ME DEGE PALME APO ME DEGE BURRI
    PO ALBANA VOKSHIN? PO JOZIN? PO MONDA BULKUN? ME HIDROCENTALE THEM UNE

  5. MEMEDHETARI says:

    Nga qe ishte shume i lodhur e zuri gjumi menjehere…
    Ne ender i doli Gjergj Ndreca.”Qenkam me fat” – mendoi ne moment Flamuri –
    “Do ta pyes Gjergjin si burri-burrit qe te me tregoje per planet e ardheshme.
    Ne fund te fundit ka detyrime sepse ai na eshte bere si i zyres ngaqe vinte dhe qante hallet tek ne ne PD,pavaresisht se ne kurre nuk e ndihmuam…”
    Per habine e Flamurit Gjergji filloi te flase vete,pa e pyetur:
    “…Tjeter: Do marrim nje bust te Enver Hoxhes,me te vogel nga ai qe mbante ne supe dikur Bujar Mehmeti dhe do ja dorezojme me ceremoni Presidentit Bujar Nishani,duke i thene:”Bujari ju degjon”…”
    “Qenkam vertet njeri i Perendise!Zoti po me ndihmon!”- u mallengjye me veten Flamuri,ndersa Gjergj Ndreca,si te ishte ne nje foltore vazhdoi leximin me ze me te larte:
    “Tek Zhozefina do te postojme ca kg ushqime,kryesisht miser hibrid nga ai i Institutit te Misrit dhe Orizit.Qellimi eshte qe t`i kujtojme asaj te mos harroje miqte e vjeter por edhe te rinjte,prandaj ne fund do t`i thuhet:
    “Ke te fala nga Pashuku”…”
    “Kape,mer Flamur per zhelesh,c`ma degjon si i hutum!!!”-iu be sikur degjoi
    zerin e embel te Zhozit…
    Ashtu sic ishte symbyllur,i bertiti Gjergjit:
    “Zhduku!!!Zhduku!!!Zhduku!!!”
    Ngaqe foli ne gjume,u zgjua dhe kur pa qe Gjergj Ndreca ishte zhdukur vertet,tha me vete i kenaqur:
    “Ja,keshtu duhet te jete Ministri i Brendshem!!!”…

  6. maknor says:

    Ky Flamuri i ngan ati personazhit tek SfungjeriBob. Shokut te ngushte te Sfyngjerit. Yllit te detit me emrin Patrik. Jane pothuajse identik.

  7. BAZUKU says:

    Une them ti gjuajme te gjitheve me c’te na zere dora!!! Ose marrim Qukapin e i gjujme te gjitheve me Qukap!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje