Kryebashkiaku i Kukësit ka qëlluar me karrige në kokë një qytetar nga Kukësi, i cili kërkonte pronësinë intelektuale mbi disa veprimtari të Bashkisë së Kukësit. Kryebashkiakut i iku truri nga akuza, rrëmbeu karrigen dhe e qëlloi në kokë paditësin. Gjyqtarja e trembur mbylli gjyqin me urgjencë, ndërsa i dëmtuari shkoi të bëjë denoncimin në polici.
-Dua të flas me shefin e madh, i tha i dëmtuari sportelistit në komisariat.
-Prej nga je ti or taj, i tha polici.
-Nga Kukësi, i tha viktima e kryebashkiakut.
-Po nuk është këtu zyra e shefit të madh fare, këtu është e shefit të komisariatit.
-Atë po dua dhe unë, i tha viktima. Prej nga është ai?
-Prej Kukësi bre, nga të jetë, i tha polici. Por ju çfarë problemi kishit me të?
-Deshta me denoncu dikë që më qëlloi në gjykatë, i tha viktima.
-Heu, ça paska ndodhë, i tha polici. Ti paske punë me shefin e krimeve atëherë. Prit ta njoftoj…
-Jo mor burrë, më ço një herë tek shefi i madh meqë e kena nga Kukësi, i tha viktima.
-Mos ça kokë se dhe shefi i krimeve nga Kukësi është, i tha polici. I bëri telefon shefit të krimeve dhe ai erdhi menjëherë.
-Çfarë të ka ndodhur zotëri, iu drejtua viktimës.
-Isha në gjykatë, kam paditë Bashkinë e Kukësit për vjedhje të pronësisë intelektuale dhe kryetari i Bashkisë më ka qëllu me karrige në kokë duke më akuzu për shpifje.
-A prej Kukësit je ti a?
-Po vallai, prej Kukësi, i tha viktima.
-Ani, tani po e thërras unë inspektorin me u marrë me ty.
-Po e bëj tek ty denoncimin meqë të kam nga Kukësi, i tha viktima.
-Hajt bre se dhe inspektori nga Kukësi është, i tha shefi i krimeve.
Mbërriti inspektori dhe u ul përballë viktimës.
-Ma shpjego dhe një herë ngjarjen, i tha.
-Po ja, unë e kam paditë Bashkinë e Kukësit se ka vjedhë pronësinë intelektuale mbi disa vepra të mia. Çështja po gjykohet në Tiranë, meqë unë banoj në Tiranë. Ka ardhë ky kryetari i Bashkisë, sapo ka digju akuzën, ka marrë karrigen dhe më ka ra kokës. Më vjen zor mor burrë se jena dhe kuksianë.
-Në rregull zotëri, i tha inspektori. Do pyes dhe palën tjetër dhe do të merrem unë me procedurën.
Inspektori i shqetësuar mori shefin e krimeve, që ishte kuksian dhe ia shpjegoi, ai mori shefin e komisariatit, që ishte kuksian, dhe po ashtu ia shpjegoi, ai mori dikë në ministri, që është kuksian, dhe ia shpjegoi dhe muhabeti shkoi tek Flamuri, i cili po ashtu është kuksian.
Pas pak mesazhi filloi të përcillej nga lart- poshtë. Ishte i prerë. “Mos ia regjistroni padinë se viktima është një shpifës ordiner. Kryebashkiaku ka të drejtë”. Inspektori lexoi mesazhin dhe pa me keqardhje nga viktima.
-Më vjen keq, tha, por rezulton se ju shpifni.
-Nuk është e vërtetë, i tha viktima. Bashkia më ka vjedhur pronësinë intelektuale.
-Nuk na rezulton kështu, i tha inspektori. Intelektuali më i madh i Kukësit është Flamuri, e kena bë Ministër. I dyti më i madhi intelektual është një shoku im, e kena bë shef kuadri në Ministri. Pastaj vijnë 18 intelektualë të shquar, janë bë shefa komisariatesh, pastaj vijnë nja 30 djem të rinj intelektualë, janë shefa krimesh, dhe jena dhe na, nja 40 pjesëtarë të forumit rinor të PD-së së Kukësit që jena ba inspektorë. Kështu që nuk na rezulton se në Kukës ka më intelektualë dhe për pasojë kryetari i bashkisë nuk ka çfarë të vjedhë. Ankimi juaj rrëzohet.
-Ça thu mor burrë, i tha viktima. Po unë ç’duhet të bëj sipas jush?
-Padit Bashkinë e Tiranës dhe qeverinë që i ka vjedhë Kukësit intelektualët, jo kryetarin e Bashkisë së Kukësit, i tha polici me qetësi.
Kemi shtet, jo shaka..
Muli a njish, Kuksi krenohet me ta :p
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/flamur-noka.html
O Mero!
-mos shkruaj më,pash zotin.Ti e ke bërë detyrën tënde vëlla.Si tja bëjmë ne që rrimë pas tastjerës dhe duhet që të lëvizim nga vëndi se ndryshe do të gdhihemi ulok,dhe ska burrë nëne që të merret me këtë tufë njerëzish nga kukësi!
hahahahaha, epo mire, kukesi dhe skrapari jane dy qendra te medha intelektualesh
As Flamuri dhe as nje shef krimesh nuk e perfaqsojne Kukesin. Kuksianet e kane treguar veten gjithmone si burra te beses, trima dhe qe nuk i bien kujt ne qafe. Nuk jane p.sh. si Tropojanet qe bejne “mu” kudo qe jane.
Per Ju z.Mero kam respektin maksimal sepse ndermjet te tjerash ke dhe nje veti burrerore qe pak te tjere e kane. Kurre nuk e ke sulmuar PD apo dhe vete Berishen duke u nisur nga pozita krahinarizmi. Uroj qe kete shkrim te mos e keni bere Ju.
do ishte mire qe cilesit e Kuksjaneve ti kene gjithe shqiptaret.. ai qe e ka shku ket, i pranohet po te ishte si shaka,, ne qofte se e ka shru per tallje , ai vete qenka nje bir injoranti,, dhe kukesit dhe kuksjaneve i marrte te keqijat..
me vjen keq qe keto fjal botohen ne kete gazete,, qe kam respekt, dhe e lexoj, sssssss
sa debila qe jeni..shkrimi ka idene per te tallur flamurin serish dhe politiken shqiptare qe do sdo ti neper vende kryesore ka sh kuksian..mgjth respekte per kukesin se kemi shok e miq plot qe jan njerez sh te mire andej.por ky ehste nje humor mo qe paraqet realitetin politik ne shq
Nuk e di nga je ti Patriot, por cfare do te mendoje ti per kete shkrim po qe se do te ishe nga Kukesi?