Frangaj, vetëm 1.4 milion dollarë të deklaruar në bilancin e vitit 2011. Evazion fiskal?

22 Shtator 2012, 21:39Politika TEMA
Frangaj, vetëm 1.4 milion dollarë të deklaruar në bilancin e

Shoqëria Promo SHPK, e cila është vënë në qendër të akuzave për monopol në shpërndarjen e reklamave qeveritare, ka deklaruar në bilancin e vitit 2011 një xhiro 141.310.698 lekë, e cila është afërsisht e barabartë me 1.4 milion dollarë. Në bilancin e vitit 2011, sipas ekspertizës kontabël, shoqëria ka një kapital të mbetur rreth 500 milion dollarë. Promo SHPK është pronë e Eduard Frangajt, ortak i vetëm, vëllai i Aleksandër Frangajt.

Raporti i veprimtarisë financiare, i depozituar në QKR, është i shkurtuar dhe pa detaje mbi gjithë urdhërxhirimet që ka kompania, por shihet qartë se shuma marramendëse e xhiruar prej saj tejkalon shumë biznese të mëdha në Shqipëri, që kanë të punësuar qindra punëtorë.

Deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi, ka denoncuar deri tani rreth 8 milion dollarë të marrë nga kjo kompani dhe duket se do të jenë dhe gjashtë të tjera në vazhdim.

Përveç ministrive kryesore, kjo kompani dhe të tjera rrotull PD, kanë marrë shume financime nga kompani në varësi të Ministrive siç është KESH, Ujësjellësi i Tiranës, reparte ushtarake, Albpetrol etj.

Shuma e xhiruar zyrtarisht nga Frangaj tregon hapur se kemi të drejtë të dyshojmë fort për evazion fiskal në xhiron e kompanisë. Në bilancin e tij ka detaje, të cilat mund të nxisin hetime për devijime fondesh në adresë të gazetave të tjera, siç është një rast për gazetën Financial Times apo faturime direkte të ministrive për TV-të.

Informacioni që ndërkohë japin ministritë është spekulativ, pasi në to nuk raportohen vitet kur janë dhënë reklamat. Për shembull, në një deklaratë të ministrisë së Olldashit raportoheshin rreth dhjetë gazeta që kishin marrë reklama prej kësaj ministrie, ndërkohë që spekulohej me vitet kur janë dhënë këto reklama.

Për këtë duhet që prokuroria të nisë një hetim serioz jo vetëm për shkelje të rregullave të shpërndarjes së reklamave, por dhe për evazion të mundshëm fiskal apo tanxhente në arkën e partive nga lekët e buxhetit, siç është rasti i Olldashit me RD.

25 komente në “Frangaj, vetëm 1.4 milion dollarë të deklaruar në bilancin e vitit 2011. Evazion fiskal?”

    1. anticensura says:

      15 milione Euro u gjobit Top Channel per gjoja evazion fiskal!
      Drejtesia e Salistanit!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/the-dictator-and.html

    2. Dean says:

      Pse c’a prisje ti,mo Idiot? Alien qe kan zbrit nga Marsi dhe kan shperdoru paret e taksapaguesve Shqiptar???????????????????

  1. sindikalisti says:

    S’kane turp keta zagare , dhe ne na çajne bythen per kasen fiskale m.gj.se punojme me banke qe ligji nuk na detyron po çfare te besh kur edhe opozita vetem denancon ,ajo duhet te pronrncohet dhe ta shoqeroje me veprime aktive ne kuvend gjithe keto afera qe bejne keta hajduta,dhe mos na bezdisin me ate mut europe per te nare statusin ne jemi skandal ata verr- verr na merziten.

  2. Ed says:

    Mos harroni deklarimin e te ardhurave personale. Pas 30 Shtatorit fillon gjoba dhe ndjekja penale per evazion. Mos shhikoni Frangajn. Ai eshte malesor.

  3. Bujari ju degjon says:

    Veprimet e Olldashit,jane financim i paster i partise me parate e shtetit.Eshte veprim klasik dhe ne nje vend normal do ishte arrestuar.Kjo qe ka bere Olldashi,eshte abc e krimit ekonomik,shume abuzim i paster.Ku jane task force,krimi ekononik,prokurori etj?Te gjithe e dime qe asgje nuk ka per te ndodhur,sepse ne Shqiperi,eshte vendosur nje diktature putiniane.

  4. MEMEDHETARI says:

    Opozita duhet ta prishe kete shtet te prishur!!!!!
    Perndryshe,te mos haje mut kot…

  5. HORRI bulevardit says:

    Ju siguroj se vetem familja Berisha, ka ne bankat e Qipros, (Banke nen kontrollin e familjes Milloshevic, qe ka shumicen e aksioneve) dhe ne bankat ne ishujt Kajman, mbi 10-miljarde dollare.
    Banka e Qipros dhe ato ne ishujt Kajman, jane te vetmet banka, sot per sot, qe sjapin asnje informacion tek asnji institucion nderkombetar, prandaj shume biznesmene qe fitojne para te pista, per ti shpetuar taksave dhe shumica e mafiozeve, i depozitojne parate e tyre ne keto banka.
    Ne Shqiperi jane vjedhur nga viti 91 e deri tani mbi 30-miljarde dollare, ku pjesen e luanit e zene berishet, bashet, metet dhe pjesa tjeter e PD-se, ata qe i shifni, duke u cjerre ne mbrojtje te doktorit dhe nje pjese eshte e socialisteve qe ishin ne pushtet me Fatosin dhe Ilirin.

    1. kolin says:

      Horro sa shume fima paske pa ne 8 vjetet e Socialisteve Shqiperia kishte evazion fiskal 1 miliard dollare duke perfshire edhe doganat. Duke futur brenda Aldo Baren me Lagunen, Lul Berishen, Nehat Kullen,shitjet qeshrake, te Alb telekomit + vjedhjet me Raftin e Arben Ametajn.vjedhjet
      e papara me Dritan Priftin e Andis Harasanin , Shitja e Amc per 80 milion usd nga Nano,kontrata e aeroportit nga Nano ku shteti nuk mori asnje kacidhe, hotel Tirana per 5 milion eu vlera e tregut 100 milion,
      Frigoriferi i Durresit per 1500 usd vlera reale 8 milion usd, Birra
      Tirana ju fal 11 socialistave kur veten rikonstrucioni nga Gjermanet ne
      96 kushtoi 6 milion dollare. Ish drejtoret e doganave qe nga Bleta,Petrit Ago, Shpetim Idrizi milionere ky i fundit ka edhe parti
      zero pasuri te trasheguar o biznes para kohes se te ishin drejtora.
      Parate e firmave ne banka te lena mbas 97 ishin 158 milon dollare u zhduken,Tanket e ushtrise Shqipetare + armatime + skrapi u shit nga
      Helidoni i Majkos dhe Delijorgji i Gerdecit tanket ushiten ne Afrike e u faturuan si skrap.Kondrabanda e Gramoz Rucit te cigareve e hekurit ne Sarande kur shef policie ishte Ardian Resuli etj etj = ne 8 vjete =8 miliard dollare + Ed Rama = 600.000 milon eu per 12 vjete ne Tirane. Doni me per puritanet e Ps.

      1. Sala says:

        O qelbesire,
        Sido ti besh llogarite, hajdutet e mij kane vjedhur me shume se hajdutet e Fatosit, Edit dhe gjithe hajdutet e botes te marre sebashku!

      2. Ivani i madh says:

        Kur u shit ajroporti pa mare asnje kacidhe atehere si u be pronar Lulka jot ne kompanine Bejler na shpjego kete me qe di shume e me shifra se besoj do jesh sekser prane partise e qeverise .Kete ta them jo per gje po per te na qartesuar e ne te pa informuarit e ketij vendi.

      3. HORRI bulevardit says:

        Kolin, ste kundershtoj, se edhe ato qe thua jane te verteta, vetem per ate pjesen e Edi Rames, sme duket shume e qarte.
        Por te jesh i sigurte se po te jete e vertete edhe ajo pjese ku shkruan se edhe Edi Rama, ka perfituar ne menyre te paligjshme, te jesh i sigurte se sdo te isha me pak i meshirshem, do ta konsideroja njesoj si Saliu me shpuren e vet.
        E them kete se nuk e kam as mik, as vella, as nuk me ka hyre dicka ne xhep, keshtu qe ta dish, une jam keshtu me te gjithe hajdutet, per mua ska rendesi se nga kush krah politik vjen, rendesi ka qe ai qe vjedh nje popull te shkaterruar nga varferia, duhet ndeshkuar mjaft rende.
        Keshtu qe nuk jam as demokrat si Saliu e as socialist si Nano, Meta e Rucer e gjinushe.

  6. Kurbinasi says:

    Te dashur pjestare te redaksise.

    Po te botohen ne nje vend normal skandale te tilla qe ju keni botuar me par,si dhe ne artikullin me siper, si fshehja skandaloze e milona e milona parave te te ardhurave ose me keq akoma abuzime me qarkullimin e pervetesimin e ketyre parave te shtetit,them se do bente nje zhurme te madhe ne shoqerine e atij vendi normal,pas botimit.
    Per cudi e fatkeqesisht ne shoqerine tone nuk bene fare pershtypje,botimi i ketyre skandaleve,duket si dicka normale,dhe asgje nuk leviz.
    A nuk tregon ky veprim se kombi i jone vazhdon te jetoje fenomene negative si indiferentizmi,apatia,mos reagimi per asgje,deri ne gjume perhereshem.
    Kam idene se nga kjo dilet vetem nese ju dhe ndonje redaksi tjeter qe pak a shume vepron ne kete drejtim, te sensibizoni e te veni para pergjegjsise mediatike, institucionet kopetente si kontrollin e larte te shtetit,prokurorine etj,qe te marrin nje here guximin e te hapin nje dosje qe ti perkasi jje shteti normal.Gjithnje nqs denoncimet tuaja kane elemntin e vertetsise brenda.

  7. Mentari says:

    Kush qenka ajo shoqeri ne shqiperi qe paska asete 500 milione dollar? Ore po a jeni ne vete ju te shtypit qe flisni pa pike pergjegjesie per shuma qe as nuk ekzistojne ne shqiperi? PO te kishte kjo shoqeri 500 milione dollar ajo duhet te ishte ne Revisten e Forbit.Zot na ruaje nga injoranca qe krenohent me diplloma te vjedhura.Po akoma ka shqiptare qe nuk e dijne sesa eshte vlera e 500 milione dollaresh?

    1. ridvan says:

      Po pse cuditesh o Mentar,vetem pagat e deklaruara te punonjesve ne nje muaj i bejne Klanit 250 000 euro.Por ti nuk ke faj se nuk ti tregon te gjitha gruaja jote qe eshte sekretare personale e Fullanit ne dhomen me krevat dopio,qe ai ta do aq shume se je besnik i Saliut

  8. beni says:

    Pse prokuroria e shtettit shqiptar nik fillon procedimin penal per leto abuzime, cfare pret,Ka sa te duash indicje per nje gje te tille,Pastaj ka te drejte Sali berisha te shaje e te ofendoje prokurorine ajo nuk ka inisjative te filloje asnje hetim,dhe po te hedhesh nje sy akoma nuk ka denuar ndokend per korrupsion cfare do korrupsion me te paster se kjo e rreklamave ,cfare prisni qe ju nuk e filloni hetimin,dhe keta zagaret e partise socialiste pse nuk bejne padi ne prokurori dhe ta ndjekin problemin deri ne fund por bejne propogande ne media dhe per dy dite harrohet cdo gje,Nese doni qe te krijoni shtet te se drejtes denonconi cdo abuzim me pushtetin dhe dilni per zot ketij populli se eshte turp qe nje rrugac si olldashi me shoke te neperkembin nje popull te tere duke e genjyer dhe mashtruar,cilado parti qe te marre pushtetin duhet qe keto para qe vidhen sot duhet ne nje forme apo ne nje tjeter duhet ti kthehen buxhetit te shtettit.

  9. fiku says:

    Po si nuk thote asgje ci- ciu cerri se c’fare do beje ndaj ketyre ndyresirave nga fshatrat e Lezhes me mbiemrim Frangaj kur te vije ne pushtet ? Ata njerez qe i njohen keta vellezer e dine se kemi te bejme me nje race teresisht injoratnesh por ndyresira per pislliqe dhe me nje nivel teket te ulet intelektual.
    Kam frike se ciu ciu cerri do t’i fali ndaj duhet votuar nje force politike e cila ne programin e saj ka ndeshkuseshmerine ndaj krimineleve politike dhe mediatike te llojit berisha-frangaj

  10. I-Liri says:

    O KOLIN ! Po nuk qenke hic, cun Tirons. Ato vjedhje qe ti thu se kan bo socialistat, askush nuk do me i mbrojt. Ashtu sic i ke rreshtu ti, na i ka thon SRB-i, para se te merte pushtetin.
    Ne jena popull. Ai qe ka vjedh e abuzu, le te shkoj ne burg, qofte socialist, qofte demokrate.
    Mirepo ti dhe SRB-i keni 8 vjet ne pushtet. Perse nuk e denuat Nanon, por e bot shok. Keshtu qe me mire mos fol, se edhe ti duhesh denuar per mos denoncim krimi ekonomik. Ose shko denonco! Kujt po i rruhet ketu per Fatos Nanon , Andis Harasanin Gramos Rucin, Shpetim Idrizin. Po nese kan vjedh , rrasini mre mren.
    Po keshtu, ne se ka vjedh shtetin dhe nuk ka deklaruar fitimet, ne te somes vafte edhe Frangaj. Ti ke pjese ktu , qe e mbron Frangajn?

  11. ridvan says:

    Po te vesh nje mesues,nje adoleshent pa frike nga ligji,Drejtor te Pergjithshem te Tatimeve si Gazmir Spahija,ky injorant qe eshte kamikaz i Ridvanit te piramidave, keshtu do te ndodhe qe keto firma nuk deklarojne te ardhurat qe jane te deklaruara ne thesar nga buxheti i shtetit pra kryejne nje evazion fiskal ne miljona euro dhe kontrollohet kepucari dhe ai qe shet domate,ka apo nuk kase fiskale si puna ime.Por Gazmiri ta dije mire e ta vere vethke ne vesh qe pergjegjesite penale per evazion fiskal neser dhe kur them neser shume shpejt,kur te mos jete Ridvani e babai i tij Saliu,ne pushtet per shperdorim te parave te tatimpaguesve do te bien mbi ate personalisht dhe kudo qe te fshihet nuk do ti shpetoje dot gjykimit te popullit dhe ligjit dhe ti shlyeje detyrimet me gjithe interesat e burgun.Kaq per dijeni o ‘TRIM” qe nuk ke frike nga ligji.Thesi me demet tende po mbuset cdo dite.Mjere ti o Gazmir

  12. neri says:

    Kush eshte ky monster me emrin Spahija,ai qe ka punuar ne doganat e ishte mik i Zenit te Saliut?Po te jete ai pak e ka burgun e sekuestrimin e pasurive te tij me ato qe po ben ne Tatimet>Per cdo rimbursim TVSH-je kerkon gjysmat e parave pa te ti xhiroje,se kjo ka ndodhur me mua.Ta dije mire se ato leke do tja marr ndryshe une.Nuk e fal.

  13. Bilanci says:

    Me falni, por ne baze te raportit te auditimit, ajo shifer eshte vetem fitimi i vitit, me sa duket dhe jo xhiro vjetore. Kot sa per te saktesuar.

  14. tosi says:

    Jam nje biznes qe punoj me fason.Para dy muajve ne oren 7 te darkes kur punishtja ishte e mbyllur me merr roja ne telefon e me thote eja se ka ardh nje kontroll nga tatimet e Tiranes.Mar me vehte edhe ekonomistin me dokumentacion e zbres ne punishte.Ishin 3 veta me makine qe lexonte hetimi tatimor.U takuam e me thone qe do te veme 1 miljon leke gjobe se nuk na la roja te hyjme brenda.Une u thashe qe celsat i kam une ,ejani tani e kontrolloni se roja nuk mund tju lejoje pa pranine e administratorit.Ata nuk hanin pyka e filluan te mbushnin procesverbal sikur nuk pranoja kontrollin ,kur une u luteshA qe eja e kontrolloni.Me detyruan tu jap 500 000 leke ne dore qe te largoheshin.Keta jane trimat e atij GAZMIRIT.Por ky GAZMIR ta dije mire se ne leket nuk i gjejme ne rruge per ate.Bile kur ju thashe qe do te marr ne telefon Tatimet,me thane na merr nga celulari yne se ne jemi miqte e Drejtorit te pergjithshem e mjere ti cdo te heqesh me vone nga kontrollet tona.

  15. beni says:

    Nese u ka kush borxh shqiptareve ky Aleksander Frangaj u ka,KY pusht genjen qe ne mjes e deri ne darke duke qitur ate kelysh kurvet dite e nate ne televizor duke genjyer shqiptaret e varfer,ku hajduterine e ben ndershmeri vrasjen e ben te ligjshme, rrenen e ben te vertete, dhe cdo gje e keqe tjeter nga ajo dritare e zeze vjen per shqiptaret, kur sheh lamet ne ate ndyresire te duket vetja se je ne monizem ku vetem rezultate dhe arritje ekonomike ka ky vend te cilin po e dergojne ne humnere,kY PUSHTI QE KA KETE NAVOJTORE NE 2004-2005 AS LEK ME PAGUAR PUNETORET NUK KA PASUR KURSE TANI ESHTE BERE ME I FUQISHMI NE SHQIPERI,NGA KUSH U BE, PSE KONTROLLI I LARTE I SHTETIT NUK NDERHYN DHE PER TA PARE NGA SE I KANE ARDHUR TE GJITHA ATO PARA.

  16. albani says:

    kush prokurori do hetoje, kjo prokuori ka vedekur me kohe

  17. al says:

    lexova komentuesin kolin me habiti ajo analize e abuzimeve ne kohen e ps te nanos. ky denoncim nuk eshte i ri dhe ta dish qe aresyeja qe berisha morri pushtetin qe kjo paloqeverisje e ps me vjedhje dhe shperdorime pa mase. ajo eshte e drejte dhe se luan topi.por te beje nje pyetje ?kujt i rruhet per keto te dhena ,ti me keto akuzon direkt salen se ai ka sot aleat kryesor meten ,idrizin ,nanon etjer. ato duhet te ishin ne burg si dhe te sotmin qe nuk i del me thase po po vjellin me fadrom. populli prandaj eshte i irrituar se kur shikon femijet qe hane buken thate dhe golden boyisat e pushtetit nuk dine sa para dhe pasuri kane.harram kush i ka rene ne qafe ketij populli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

Blog Tema