Incidentet e Doktorit tek shkolla “Ahmet Zogu”

Postuar në: Antena |

Doktori vizitoi një shkollë në Bathore, e cila mori emrin “Ahmet Zogu”. Pas ceremonisë, Doktori hyri në një klasë për të bashkëbiseduar me fëmijët. Zuri vendin e mësuesit tek tavolina, përshëndeti nxënësit dhe filloi të bashkëbisedojë me ta.

-Së pari du me ju uru për emrin e ri të shkollës, tha Doktori. Ahmet Zogu, siç keni mësuar dhe nga librat tuaj, është figura më e madhe e kombit shqiptar, njeriu që ka hedhë themelet e shtetit shqiptar, njeriu që ka vendosur demokracinë dhe ka themeluar mbretërinë në këtë vend. Shpresoj se ju do ta nderoni emrin e tij, tha.

Mësuesi, që shoqëronte Doktorin, deshi ta bënte më të gjallë aktivitetin meqë në klasë ishte dhe Princ Leka dhe iu drejtua klasës:

-A e dini ju kush është pasardhësi i Mbretit Zog?

-Sali Berisha, tha gjithë klasa në një zë.

Doktori qeshi dhe pa nga Princ Leka.

-Nuk të njohin, je i ri akoma, tha.

Mësuesi u vu në siklet dhe vijoi me pyetjen e dytë duke marrë shkas nga vlerësimet e Doktorit.

-Kush është për ju themeluesi i shtetit shqiptar dhe sjellësi i demokracisë?

-Sali Berisha, tha gjithë klasa në një zë.

Mësuesi u vu përsëri në siklet ndërsa Doktori buzëqeshi.

-Mirë, po u bëj një pyetje të tërthortë, tha mësuesi. A kanë lindur burra në këtë tokë t’i dalin para Mbretit Zog dhe t’ia kalojnë për bëmat dhe trimëritë e tij?

-Sali Berisha, tha gjithë klasa në një zë.

Mësuesi u dorëzua. Doktori vazhdonte buzëqeshte.

-Lene, tha, mos i ngatërro fëmijët. Mu më mbajnë mend ata. Tani dua të bashkëbisedoj me ju për një çështje të rëndësishme, për integrimin. Dua që kur të shkoni në shtëpi, tu thoni prindërve se integrimin e pengon Edi Rama dhe njerëzit e tij dhe për këtë arsye ata duhet të votojnë për mue në zgjedhjet e ardhshme.

Mësuesi mori zemër nga fjala e re e Doktorit dhe ngriti nxënësin që rrinte në bankë të parë.

-Prezantohu tek kryeministri, tha, dhe na trego për kë voton familja jote?

-Unë jam Hans Ukprendi, tha nxënësi. Kur isha 4 vjeç, në vitin 1996, ishim në katund në Tropojë dhe babi më mori prej dore e më tha do ikim të votojmë. Ne shkum në një shkollë, aty na pritën do burra, ata thanë ‘rroftë Sali Berisha’ dhe ne u kthym në shtëpi. Unë i thashë babit, a votove? Babi më tha, nuk ish nevoja se kishin votu shokët e miqtë tanë. Prej atëherë, edhe në katund dhe këtu unë mbaj mend që sa herë ka votime ne thona ‘rroftë Sali Berisha’ dhe kthena në shtëpi.

Mësuesi u vu sërish në siklet.

-Atëherë ke me i tregu babës tat se Edi Rama po e pengon integrimin a jo?

-Patjetër kam me i tregu. Do t’i them që Edi Rama dhe miqtë e tij dun me na pengu me shti vota me krejt miqtë e shokët për Sali Berishën.

-Mirë nxënës, dhe një pyetje të fundit para se ta përcjellim zotin kryeministër. Kush është më i rëndësishëm Ahmet Zogu, Sali Berisha apo integrimi?

-Sali Berisha, tha klasa në një zë.

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

11 Pergjigje per Incidentet e Doktorit tek shkolla “Ahmet Zogu”

  1. mali  --  28 Shtator, 2012 në 8:22 pm

    Hahahahahahaha…

    Përgjigjjuni

    • BUJRUM  --  28 Shtator, 2012 në 10:07 pm

      Sali Berisha po rehabiliton te gjithe tradhetaret per 100 vjetorin e PAVARSISE!
      Me emerimet qe po ben,eshte vet-shpallur mbret!
      Zot na ruajt …
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/zogu-berisha.html

      Përgjigjjuni

      • Gani Bardha  --  29 Shtator, 2012 në 9:12 am

        Ha ha ha, pse nuk e ka vu direkt emrin Shkolla “Sali Berisha” ;-)

        Përgjigjjuni

      • Ali Xheliu, Xhabije  --  29 Shtator, 2012 në 6:48 pm

        RAPSODI FRYMEZOHET:
        O Sali, ma i bukri shpendvet
        Thyn rekorde kur noton
        Mban fjalim ke shkolla cullvet
        Nis e pllet, e nuk pushon!

        Ahmet Zogji e Zogji Lek
        N’at dynja kan fluturue!
        Zog mbi zogj, Zogji Sali!
        Kryemagjar asht vetgradue!
        http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/zogu-berisha.html

        Përgjigjjuni

    • shkelzen burrikusherires  --  29 Shtator, 2012 në 3:05 pm

      Sllobodanka Berisha, u pa ne manhatan me tuta dhe atlete si nji cingie duke blere te nje dyqan zezakesh H&m dhe nje far Mishto si konsull, mishton i arsimuar per islamizem ne libi,mbante canata e lirse, nga oas iu vinte nje bionde qe mbante deren e taksise.
      taksia mezi i zuri canta e klirise qe ishte kyer si zezake harlemi edhe pse me tura binte ne sy nje bark i madh i shemtuar

      Përgjigjjuni

  2. edmir prindri  --  28 Shtator, 2012 në 8:47 pm

    nuk mund te imagjinohet dot se cfare dhune psikologjike ushtrohet tek keta femije. cfar shkollimi marrin ata…mjer ne thuaj. ky kryeminister(kryelegen) po shkaterron te ardhmen e femijeve tane. ne nuk duhet te lejojme me qe ky njeri te nxjerre brockulla te tilla.

    Përgjigjjuni

  3. Donjet Liridoni  --  28 Shtator, 2012 në 9:29 pm

    Nga humori popullor, te cilin e pasuron orëeçast Sali Berisha

    Siç është e njohur në mitingjet e Sali Berishës s’merret vesh asgjë nga pjesëmarrësit, të cilët shpejtojnë të kthehen në darkë në shtëpitë e tyre për të marrë vesh ndonjë gjë nëpërmjet mediave televizive. Ai bërtet, këlthet, ulëret dhe premton e premton në ekstazë të duartroktijeve e brohoritjeve të fansave të tij të rreshtave të parë, të cilët përndryshe i kanë quajtur edhe “326 elektorale e Saliut”, që e ndjekin atë nga pas kudo ku vete dhe nuk dijnë të pushojnë asnjë çast. Mirëpo në mitingun e Lushnjës për zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut 2005, përjashtimisht, kishte pakëz më “rregull”, kështu që njerëzit e rimorën vesh (sidomos në darkë nga ekranet e vegjël) pak a shumë thelbin e autorësisë të asaj që iu interesonte ta dinin. Kështu, Berisha në tribunë këlthiste:
    - Kush e dogji Shqipërinë?
    - Sali Berisha, Sali Berisha!-brohorisnin fansat e rreshtave të parë.
    - Kush ua vodhi paret tuaja?
    - Sali Berisha, Sali Berisha!-brohorisnin fansat e rreshtave të parë.
    - Cila është qeveria më e korruptuar në rajon, Europë e më gjerë?
    - Sali Berisha, Sali Berisha!-brohorisnin fansat e rreshtave të parë.
    - Kush e dhunoi fjalën e lirë? Kush i rrahu dhe i futi në burg
    gazetarët?
    - Sali Berisha, Sali Berisha!-brohorisnin fansat e rreshtave të parë…

    Përgjigjjuni

  4. KOMBI  --  28 Shtator, 2012 në 9:30 pm

    Me ka ardhure shume keq kur kam pare kryeministrin te dale e te inaguroj 2-3 shkolla ne periferi te tiranes. Zoti sali mjafte me budallalleqet e tua para femijeve. leri te qete femijet dhe shko shiko shkollat ne katundet e Tropojes,kukesit,librazhdit,grameshit,skraparit etj. mos bej politike me femijet por dil jepu pergjigje akuzave qe te bene BAMIRI,KRESHNIKU, SE BASHKU ME OPZITEN. MOS KUJTO SE KRYEHAJDUTI kok madhi do te ndihmoj ai e ka treguare se di vetem ta dredhe per interesat e tij.

    Përgjigjjuni

  5. Aleluja  --  29 Shtator, 2012 në 3:45 pm

    Zogu po, ja shkrep fort per mesime i takon me i vu emrin e shkolles,kur iku ne 39-en e la vendin me 90% analfabet.Rrnoft Zogji i pare.

    Përgjigjjuni

  6. Ivani i madh  --  29 Shtator, 2012 në 6:26 pm

    po a ka ndonje shkolle tjeter e teja vere TRADHETIA E KOMBIT ZOGU E SALIA nga Bathoria se andej eshte mbledhur malesia se keshtu gezohen prinder e cilimia pa ska gje se jetojne e ushqehen me keq se bagetia..

    Përgjigjjuni

  7. mirashi  --  29 Shtator, 2012 në 8:11 pm

    ky manjak i karriges perfiton nga injoranca e popullit tone,ky komunist fanatik jeton vetem me vjellje votash,por po i vjen dekika e fundit me 2013,te gjithe kunder tij si ne kohen kur u bashkuan per pavaresi,pa dallim feje krahine e ideje

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>