Jo flakë Ndrecë, miell!

3 Tetor 2012, 21:40Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Një grup ish- të përndjekurish nga regjimi komunist, po kalojnë orë të vështira të jetës së tyre, duke u përballur me urinë e vetëzgjedhur dhe përpjekjen e pushtetit për të poshtëruar protestën e tyre. Ata në të vërtetë janë një bërthamë nga klasa e ish- të përndjekurve, që ballafaqojnë hipokrizinë e pushtetit me këtë kategori qytetarësh, të cilët kanë nisur të trajtohen nga heronj në fatkeqë. Gjatë komunizmit ata u dënuan në shumicë për bindjet e tyre dhe mospranimin e regjimit, por në burg ndjeheshin krenarë. Familjet e tyre u persekutuan dhe u internuan, por brenda tyre ekzistonte një rreze shprese se ata do t’ia dilnin. Fëmijët e tyre mbeteshin pa shkolla, por ata mbijetonin se një ditë do të shkolloheshin.

Sot pas 22 vitesh liri, kjo kategori qytetarësh shqiptarë është më e poshtëruara e gjithë historisë së Shqipërisë. Nuk është fjala vetëm tek ato lek të qelbura që këto qeveri të papërgjegjshme për 20 vite nuk ua dhanë, por tek poshtërimi i jetës së tyre. Tani Gjergj Ndreca, Karamuça dhe shokët e tyre nuk janë thjesht ca burra pa lek, pa punë dhe pa shtëpi. Ata janë qytetarë pa jetë. Jeta për të cilën ata pranuan burgun dhe sakrificën përballë një regjimi të qartë si diktatorial, tani është degraduar në një shaka të hidhur, pasi është zhdukur nga horizonti. Ata janë të poshtëruar, pasi shoqëria pikërisht tani po i dënon ata më shumë se në diktaturë për rebelimin e tyre të hershëm. Heshtja e shoqërisë, heshtja e bashkëvuajtësve të tyre të përulur para lëmoshave të Sali Berishës, përulja e të tjerëve për shkak të së shkuarës dhe përbaltjes që mund t’i bëjë Berisha, heshtja e aktivistëve dhe shoqërisë civile, heshtja e institucioneve ndërkombëtare, është për ta shqiptim i ftohtë i një dënimi më të madh, që me dy fjalë do të thotë “Luftuat kot!”.

Ky është një ridënim i tyre, një zhbërje e ëndrrës së çdo njeriu për rezistencë, për ndryshim dhe dinjitet. Kjo është dhe pjesa më e pistë e kësaj historie.

Po të shikosh tipologjinë e sulmeve të pushtetit dhe medies së pushtetit, ajo vërtitet tek biografitë e grevistëve, faktin që dikush prej tyre pi, dikush ka qëlluar ministrat, dikush bën kot si i fortë, dhe vazhdojnë me degradimin tradicional të standardit të një greve urie. E gjitha synon të mbajë të ndarë ish- të persekutuarit dhe t’i kthejë ata në viktima, që të kërkojnë lëmoshë tek çdo pushtet që ndërrohet në vend. Thelbi i sulmit dhe heshtjes ndaj tyre, është që të mos trajtohen si njerëz që dikur kishin ideale, po si njerëz që sot duan ca pare. Ligësia është pikërisht këtu, tek frika që ngjall në politikën e sotme mbijetesa e moralit dhe ekzistenca e njerëzve që kanë qenë gati të bëjnë burg jo për bukën që duhet të fusnin në gojë, por për fjalën që donin të nxirrnin të lirë nga goja. Ky simbol, ky model rezistence dhe këto karaktere njerëzore janë armiqtë më të mëdhenj të këtij pushteti dhe gjithë pushteteve të korruptuara. Pushtete si ky i sotmi, që mendojnë nga mëngjesi në darkë për të vjedhur, e gjejnë gjuhën me gjithkënd që kërkon një pazar. Berisha e futi Nanon në burg, por e gjen gjuhën pas burgut, duke i dhënë ndonjë kockë të hajë dhe ai. Meta e fut Berishën si qen në burg, por pastaj e gjen gjuhën me të për të ndarë bashkë tortën. Meta dhe Nano kanë kërcënuar njëri- tjetrin me burg, por tani e gjejnë gjuhën që t’ia lehtësojnë punën Berishës, që i ushqen duke dobësuar opozitën. Shpresa e tyre është se dhe me Edi Ramën mund ta gjejnë gjuhën nesër. Kjo klasë politike trembet vetëm nga njerëzit që kthehen në model të rezistencës për ndonjë kauzë morale apo histori rezistence.

Ata ish- të përndjekur, jeta e të cilëve sot nuk ka shumë kuptim dhe sikur t’i nxjerrësh nga greva, t’i veshësh dhe t’i lësh të flenë në Sheraton sa të jenë gjallë, janë realisht një makth i fshehur i pushtetit, i cili kërkon t’i degradojë dhe poshtërojë me çdo mjet. Ata janë modeli i rrezikshëm se si njerëzit duhet të luftojnë qoftë dhe me dy duar kur nuk kanë më fuqi dhe mejte në dispozicion. Ata janë njerëzit që kanë trembur Berishën më shumë se sa ata që e kanë hequr zvarrë si qen në qeli apo që i kanë hedhur granatën tek këmbët. Ata e kanë trembur duke e parë në sy dhe duke e qëlluar me një qese mielli. Aq mjaftoi që ai të shtrihej barkas në sedilje të makinës dhe të pushonte gjithë policët që ishin në shërbim. Ata janë njerëzit që Berishës dhe çdo regjimi i kujtojnë arsyet e madh përse njerëzit rezistojnë. Ndaj gjithë media, gjithë shoqëria civile, e kontrolluar nga Berisha, gjithë gjuha e rrugës e pushtetit, është kundër tyre. Ata nuk janë të rrezikshëm si numra, dhe as të papërballueshëm si shifra financiare. Ata janë “të poshtër” për pushtetin, pasi ndezin në këtë vend ndjenjën e qëndresës. Ndaj po përpiqen t’i lënë të vdesin pa i zënë as në gojë. Ndaj Ndreca, Karamuço dhe gjithë shokët e tyre e thonë me qetësi se janë gati t’i vënë flakën vetes, për të na bërë të zgjohemi. Mos u dorëzoni Ndrecë! S’ka nevojë të ikë me flakë ai që po ju fyen. Dhe me miell ikën, me atë që mendon se mund t’iu poshtërojë ju për një copë bukë. Me miell kthejani fyerjen!

51 komente në “Jo flakë Ndrecë, miell!”

  1. Daut Skela, Vlore says:

    Benzinen ta perdorin per Berishen & Co dhe jo per veten e tyre!
    Ashtu, me vetevrasje do te kenaqej kafsha e Vicidolit dhe langot e tija!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/gjeneral-imami-viti-97.html

    1. Atdheu ne Rrezik- says:

      Un kam respekt deri ne dhimbje per ish te burgosurit politik dhe familjet e tyre qe u internuan.
      Diktatura e proletariatit i denonte ne burg,por mbasi dilnin nga burgu ju gjente pune dhe i fuste te banonin diku,e kishin nje cati mbi koke.
      Demokracia i la rrugve si lypsar,pa shtepi.pa sherbim shendetsor.
      Nuk me harrohen fjalet e nje gruaje shkodrane para 2-javesh ne emision Fiks-Fare,Ajo jetonte me gjith familjen akoma ne nje fshat te Lushnjes, ku e kishin internuar para gati 30 vjetesh…
      -Ne kohen e Diktatures hanim me mir se sot -tha ajo zonje kreshnike
      Dhe kjo eshte e verteta,nuk vdiste kush nga uria.
      Jo kjo gje nuk duhet mohuar.

      1. raimondi says:

        Mero thote :”…se keta burra qe kane hyre ne greve jane pa pune, pa buke pa shpi …”

        Por si pune e ketyre ne jemi 1 milion shqiptare,_Ne pse kemi ikur ,
        kemi care detin e malet se ishim pa pune, pa shpi, dhe pa buke
        ,ndryshe nuk iknim

        Dhe nuk eshte vertete se keta ne keto 20 vjet kane qene te lene ne harrese

        Keta ne keto 20 vjet kane rembyer gjithe pasurite e Shqiperise__Keta kane qene me te favorizuarit e ketij Sistemi te pjerhdur

        ___Sala ju beri ligjin e privatizmit ku keta ishin te paret ne liste per privatizime
        dhe pastaj vinte pronari, e me ne fund vinim ne Deomot -populli ,
        emrin tone
        ka dhe ky AKSIDENTALISHT ky lloj sistemi qe
        quhet DEMOKRACI

        __Por ne fakt keto 20 vjet ky pushtet qe flet ne emrin tone dhe ka emrin tone si tregues , ka punuar vetem per keta, ish te persekutuarit\

        ___-Vetem keta, ish te persekutuarit privatizonin cdo gje , cdo objekt
        te Industrise e Bujqesise shqiptare pa leke fare, por duke perdorur ca letra qe ua dha Sala
        ,
        ….. vetem keta mernin bursa sa ju donte qejfi, vetem keta beheshin jurista me 5 muaj,
        vetem keta mernin pyjet , i prisnin , i shisnin dhe iknin jashte shtetit me xhepat e mbushura me leke

        …Vetem keta mernin apartamente falas, nga shteti

        …..Vetem keta mernin kredi me interes zero nga shteti

        …Le te ishe i PD-se ti sa te doje , nuk te varte njeri fare, po nuk ishe i persekutuar

        ..Edhe ne PD , vetem keta zgjidheshin ku ju donte qejfi ne poste pavaresisht se ishin gomere fare

        N
        __Pra nisur nga kjo experience 20 vjecare , ky lloj sisitemi nuk duhet quajtur Demokraci ,
        se Demo – qe jemi ne populli ne kete sistem nuk ka azgje fareeeeeee , fare ne dore

        Edhe ne komunizem populli kishte te pakten sa per sy e faqe disa gjera ne dore,
        ndersa ne kete sistem populli i thjeshte qe eshte ….Demo , nuk ka azgje ne dore ,
        dhe nuk e degjon njeri aspak

        Zeri i jone eshte kot fare, askush nuk do tja dije per zerin e populoit te thjeshte

        __Ne jemi 1 milion te hedhur jashte Shqiperise per shkak te rembimit qe i bene ekonomise keta ish te persekutuarit me ligjet e Sales,
        dhe askush nuk e ruan per ankemt tona….

        _-As gazetaret nuk duan tja dijne fare per hallet e njeirut te thjeshte shqiptar

        Jane me mijera ne fshatrat e Shqiperise qe vuajne per buken e gojes more !

        _Tu jap une nje rast nga Vlore, ne qytet brenda

        Shoku im ne Vlore kishte nje dyqan ushqimor–Ai ishte emigrant ne Itali dhe erdhi e beri ate dyqan e punonte me gruan atje

        Me tha nje dite :…Do e mbyll dyqanin e do iki ne Itali
        Po pse , i thashe _Ai mu pergjgij : Askush nuk paguan , te gjithe i marin ushqimet me liste ….S;kam c’bej , Nuk do mbaj gjithe lagjen me ushqime ….
        Dhe iku , Ne Itali eshte edhe sot

        Tani kur ne Vlore qe eshte qytet me leke , ka me miejra q e marin buken me liste ,
        e imagjinoni ne fshatrat e malesise ku njerezit vuajne mjerimin Migjenian c’behet….???

        …..Ndekraq ketu na jane futur ne greve 5 veta qe duan miliona per te jetuar si veshka ne mes te dhjamit, kur shumica e popullit e kalon diten me 2 dollare ne dite….,

        __Kur per me teper cdo dite degjojme drama te varferise ekstreme qe te trondisin me vuajtjet e tyre te pafundme dhe me jeten e tyre te pashprese…

        ____Nga sa shof une ne kete sistem Te vetmen gje qe ka ne dore Demo-Populli
        eshte …..te ngelet pa pa-pune nga keta ish te persekutuarit qe rmebyen
        cdo gje dhe i hodhen punetoret ne ruge…..

        Ndaj me mire kete sistem ta quajne jo Demokraci, se ky sistem qe ka Shqiperia nuk ka asnje lidhje me demokracine se askush nuk e ruan per fjalen e popullit’,Populli qenka per iventar ne kete sistem

        ____-Por meqense ky sistem eshte sensitiv dhe punon vetem per te ritur mireqenien
        e ish te persekutuarve , kjo eshte tamam sipas shprehjes “ata te hane kumbllat
        dhe popullit te thjeshte ti mpihen dhembet ”

        Ndaj ky sistem me mire duhet quajtur :…. Burgaxhinjo-kracia, edhe e dime qe eshte sistemi i ketyre dhe mos te rijme e te q..koken
        se po votuam kete apo ate do na permiresohet jetesa –Hic ore fare
        Ketu cdo gje behet vetem per pasurmin e nje pakice qe eshte ne krye te partive ,

        Kjo qe bejne intelektualet , gazetaret , por edhe Kryetari i PS-se me ata budallenjte qe ka ne reth e rotull eshte mungese pergjegjeshmerie…..

        O Sali Berisha jepua parate ketyre paraziteve more, se ke perballe nje opozite qesharake dhe te papergjegjeshme ne cdo veprim politkik qe ajo ben
        Ndaj me mire jepu parate ketyre , dhe do zoti mbase i fiton zgjedhjet prape ….

        Se kjo lloj opozite nuk meriton te fitoje …

        Ne vend qe opozita dhe shtypi opozitar te trajtonin temat se si te rikthehen 1 milione shqiptare qe jetojne jashte

        Si te hartohen reforma te tilla ekonomike qe te krijojne mundesine e rikthimit te njerezve prane vatrave te tyre,
        Si te krijohen fonde monetare per zhvillim biznesi te vogel e te mesem ku te perfshihen emigrantet e ikur
        –Dhe keto fonde te krijoheshin ne bashkepunim me vendet ku emigrantet punojne…etj etj veprime politke te ketij lloji per tu dhene mundesine njerezve te larguar te kthehen ne shtepite e tyre –Se azgje nuk ka si Atdheu yt

        Por jo, kjo opozite e ka mendjen tek keta 5 veta , e me del ne foto me ta si ne kendin e emulacionit ne kohe te Dulles

        …Dhe kur vijne zgjedhjet kjo opozite kekron votat e popullit !!!!

        Pse i kekron votat e popullit te thjehste t elutem shume _-Nuk ke te drejte morale te kekrosh votat tona

        Shko mer votat e ktyre , ish-ve dhe me to fito, jo me tonat, Se nga sa shohim opozita nuk perfaqsoka interesat tona , por interesat e ketyre ….

        _-Nejse varja , thuaj se do merzitet moderatori dhe do fshije fare loooooool

        __Po ajo qe me cudit mua eshte fakti ,se si ka mundesi kane ngelur keta pa marre azgje ?

        Se ne Vlore , psh qe une nof mire , cdo objekt industrial dhe cdo magazine eshte rrembyer nga ish te persekutuairt _-Keta moren cdo gje, absolutisht cdo gje….I pirvatizuan dhe i hodhen gjithe punetoret ne ruge ….

        Si ka mundesi paskan ngelur keta pa marre azgje ? Kjo eshte cudi…
        ose ..Mrekulli _-Dhe duhet quajtur Mrekullia e 8-te ..looooooool

        Ja tani sa filloi debati Presidencial tek CNN Ora eshte 9:00 pm me oren e NY Citit

        dhe pyetja e pare qe beri gazetari dhe qe po i pergjgijet Obama i pari eshte : Cilat jane DIFERENCAT midis jush se si do siguroni vende pune ?

        Behet fjale gjithmone per vende pune jo per 5 veta qe mund t ehyjne ne greve urie, por per shumicen e popullsise dhe pikerisht per Biznesin e vogel

        Ne kete pyetje Romney po flet me mire

        __Ndersa ne Shqiperi ne keto 20 vjet pyetja kryesore ka qene :

        Cilat jane dieferencat
        qe kane partite kryesore per te ………Pasuruar Ish te persekutuarit
        dhe per shkurtuar popullin e thjehste nga puna?

        ___Se NE KETO 20 VJET ne kurre nuk kemi pare qe Partite te interesohen
        per te hapur vende pune te reja per ne, por vetem te shkurtojne njerezit nga puna…..

        ____ Ne 20 vjet Demokraci ka pasur si lejtomotiv kryesor Pasurimin
        e ish te persekutuarve ne kuriz te hedhjes ne papunesi te qindra mijera shqiptareve te thjeshte . Ky eshte realiteti yne 20 vjecar …
        dhe nga sa shihet do vazhdoje akoma ….aq me teper qe edhe shtypi e perkrah kete lloj politke

        Keshtu qe per Ne, njerezit e thjeshte, kjo demokraci duhet te keete si lejtmotiv
        fjalet qe shkruhen ne dyert e ferrit tek Komedia Hyjnore e Dantes

        _-Lasciate ogni speranza….

        1. sehirxhiu says:

          …nuk kam asnje ndjenje qe te replikoje
          me parafolesin,pasi me vjen keq qe edhe persegjalli
          pret ne Deren e Ferrit…ndaj dua ta le aty ku
          edhe e meriton….
          …Duke e rilexuar z.Baze,shoh nje refleksion qe
          duhet vleresuar,pasi te meson te vleresosh…
          Te Perndjekurit,apo sic duhet thene Shtresa e Qendreses,
          jane nje Monument i Gjalle,ku sa here qe ndodhesh
          perballe degjone te thone:-
          “Gjithe Jeten tone (vecse ishim te rinj) ja dedikuam
          Qendreses per interesa madhore,Sot te moshuar,
          nuk e zevendesojme dot ate Vlere,duke u perunjur perpara
          Varferise se imponuar.(Nuk duam Lemoshe!)
          Me vjen ne mende qe eshte krijuar nje antagonizem banal.
          Perballe Monumentit te Qendreses-po ngrihet nje tjeter Lapidar,
          Ai me po ata njerez te zhytur ne varferi!
          Sigurisht Poshterim!vec jo per Ata,por per Qeverine
          dhe per cilindo qe mendon si Ajo….
          Jemi duke pare perballjen e Opinionit te analisteve te ndryshem.
          dhe kjo perbene nje tjeter absurd banal..
          Vete kendveshtrimi i tyre ne dy standarte,
          njeri Rezatues dhe tjetri perbaltues,eshte edhe vija e kuqe
          midis reales dhe perversit.Le ta shtjellojme pak:-
          Roli i analistit te vertete,eshte te beje avokatine e Realitetit,
          ndersa kur Ai i shmanget ketij roli,duke mbeshtetur
          Sharlatinizimin Qeveritar,ka zevendesuar Cilindrin
          e Rrulit rrafshues!!!! shembell;
          Analiste te tipit Baze,kane misjon jashte kornizave vetjake,
          Mendja e tyre eshte vazhdimisht atje ku eshte halli,per ti
          shpalosur me realizem Ato. Aty Ata fotografojne me aftesite
          e nje mjeshtri,duke shprehur edhe pakenaqesi ndaj padrejtesise.
          Keshtu kthejne vlerat personale ne interesin e hallexhinjve.
          Ketu dallojme ate vjen e kuqe qe i ndan nga pseudoanalistet
          e tipit Cili,te cilet te veshur me kostumin e Shtremberizimit,dhe
          me perhulje te peshtire ndaj Padronit,Cvleresojne Realitetin.
          Kjo kategori Cili-ham-hamesh,jane jashteqitja e Kombit,
          per Sot edhe per te ardhmen.
          Dhe keta i nderuar z.Baze,Nuk duan miell,por Flake,….

        2. assault says:

          Raimond asgje nuk kane marre te persekutuarit. Nese sendet ti i quan vlera aty ndahemi ne botkuptimin mbi rehabilitimin e nje njeriu te denuar nga nje sistem ku edhe e gjithe shoqeria ishte bashkfajtore. Te persekutuarit e regjimit komunist te pakten me ate proteste modeste po kundershtojne kete opinion qe po rri ngrehur edhe sot e kesaj dite se ata jane ca perfituesa ne emer te vuajtjeve. Vuajtjet ekonomike kane qene te njejta, po edhe sikur te denuarit e atij regjimi te vuanin pak me teper kjo nuk perben sens. Nje pjate me shume, nje shtepi me shume kjo vlen per kafshet. Njeriu ka lindur per ta jetuar jeten brenda kufijve te tij te lirise dhe keta ish te denuar nga komunizmi kete kane kerkuar asgje me teper. Qofte edhe se kane guxuar te thone se tregu eshte bosh, kjo tregon se ata kane qene jokonformist ne kohen e duhur. Fakti qe sot te persekutuarit jane objekt perbuzjesh e sharjesh, tregon se komunizmi ne Shqiperi akoma nuk ka vdekur. Hija e te perndjekurve e tmerron, frika se mos i marrin pushtetin ‘armiqte e popullit’ i ka hyre ne palce. Reminishenca e sigurimit famekeq te diktatures komuniste eshte syçelet, sepse Enveri i mesonte se armiku me i rrezikshem eshte ai qe neglizhohet, dhe ata si kafshe te bindura te tij me ato duart e tyre te pergjakura nga masakrimi i njerezve te pafajshem (viktima te pushtetit te tyre) vazhdojne te mbledhin e te hedhin topa balte mbi ta. Kjo nuk eshte per tu pershendetur, perkundrazi njerezit qe harxhojne kohen e tyre per te lene ketu komentin e tyre, mendoj se duhet te reflektojne mbi ate vella-vrasje te shemtuar ne emer te pushtetit. Une personalisht deshiroj te le me kete rast nje mesash bashkimi mes njeri tjetrit, te rehabilitojme ne ndergjegjen tone gjithe ata martire (viktima) qe humben jeten gjalle apo syrgjynosur per pushtetin e maskarenjve te diktatures komuniste. Nese biem perseri ne karremin e rudimentit te struktures famekeqe te ish-sigurimit te shtetit, nuk do bejme asgje me shume veç germadha te reja do te ngreme mbi te vjetrat.

          ciao

          1. xhoni says:

            O assault!
            Te persekutuarit moren ajken e pasurise kombetare,por te kuptohemi,SHUMICA e tyre mori 1 % ,ndersa nje GRUSHT HAJTUTESH moren 99%!!
            Keta,qe ngujohen sot,ia kane dhene voten Berishes per 22 vjet,ndaj te mos QAHEN FARE:MIRE UA BERI!!!
            Ne vitin 199o-te,kishin RASTIN IDEAL,qe te ndryshonin rrenjesisht MIREQENIEN E POPULLIT(ne se e mbajne veten ,se kane luftuar per DEMOKRACINE)!!!
            Por keta ZGJODHEN LUFTEN FASHISTE TE KLASAVE,KRIJUAN ORGANIZATAT ANTI KOMUNISTE,NXITEN URREJTJEN KUNDER ISH KOMUNISTEVE DHE MBESHTETESVE TE TYRE!!!
            MBESHTETEN NJE AGJENT SERB,ish komunist ekstremist,si Sali berisha,qr te ishe ne krye te PD-se dhe kemi 22 vjet,qe shohim Shqiperine te SHKATERROHET NE CDO DREJTIM!!!
            Keta jane FAJTORE edhe per gjithcka ka bere Berisha kunder shqiptareve keto 22 vjet,ndaj nuk ka MESHIRE PER KETA FRYMORE KATILE!!!
            Ku i keni shoket tuaj,femijet tuaj,qe nuk ju perkrahin ne GEVE???
            Ju thoni se jeni me MIJRA,por ne PROTESTA E GREVE SHOHIM VETEM 20 vete!!!
            JU NUK DONI NJERI TJETRIN E JO T’U DOJE BERISHA!!
            AI JU SHTRYDHI SI LIMON,NDERSA TANI NUK I DUHENI ME!!!

            1. assault says:

              Xhon, te falenderoj per shpjegimet. Une nuk di fakte siç i di ti edhe te tjere qe shkruajne ketu, por siç po e shoh panoramen shqiptare sot une nuk di te dalloj cilet jane komunistet, cilet ballistet, nacionalistet, zogistet, tradhetaret e vendit….
              Une di nga ato qe kam perjetuar vete se djalli nuk eshte vetem Sali Berisha. Me sa me kujtohet nga ato dokumentaret qe kam pare ne Tropoje jane shuar fise te tera jo vetem ne mbrojtje te Saliut, por edhe te Fasos Nanos. E besoj shume ate qe thua ti, por mendoj se kam te drejte te mendoj se ne jemi nje popull qe nuk dime ç’eshte atdheu e pas paskesaj nuk dime te rrojme te punojme apo te luftojme per te. Ne jemi nje popull qe dum nje prijes e per te jemi gati te theremi me njeri tjetrin. Inshalah ka ardhur ai momenti i arte qe gjithe shqiptaret te kthjellohen e te heqin perden qe u ka zene syte. Te mos genjehen se ky udheheqes eshte me i mire se tjetri nisur nga interesa te vogla personale, por te shohin pak me larg. Thjesht te ndeshkohet ajo qeveri qe nuk ka punuar mire nje here ne kater vjet. Te mos pranojne te behen sherbyes te politikaneve te keqinj duke e futur veten ne veprime qe perbejne veper penale, pra te mos pranojne te vjedhin votat. Ketu besoj do fillojne te ndryshojne gjerat, sepse pardje pashe nje pamje te shemtuar ku Akademiket ne moment depresioni digjnin gradat e tyre te fituara me pune sepse zyrat i kane zene ata qe kane numeruar kutite.

              faleminderit

        3. elio says:

          Dakord me raimondin!

          1. daku says:

            rajmondi eshte bolle,,,,,ti je nje bolle tjeter

            1. raimondi says:

              Hajt me kap njecike ….”dakun” per qafe loooooooooool

            2. raimondi says:

              ju te dy ketu poshte : Elinor e Andon jeni dy kaure

              Ju kauret jeni raca me e piste e shqiptareve –Jeni tamam fatkeqisa jone dhe mbi te gjitha fatkeqsi e PS-se

              Ju kur jeni ne poste drejtuese udhehiqeni nga mungesa e personalitetit,
              dhe mungesa e luajalitetit me popullin tone,

              Dhe keni si emerues te perbashket , te gjithe ju pa perjashtim, nje nivel teper te ulet intelekti
              Ju jeni njerez pa IQ , keni IQ bithe

              Ne shoqerine shqiptare kauret kane intelekt te gjymtuar , jane krijesa ( s e nuk mund te quhen njerez ) qe ju mungon aftesia e mendimit me common sense

              Jeni carbages fare __

              Une nuk kam pare njerez me intelekt kaq slow sac jeni ju kauret dhe ne te njejten kohe kaq te pabese sac jeni ju

              Ju jeni te mbrujtur me skrupuj urejtje sikur keni nje sfond gjenetik te njejte me akrepin_
              -Jeni tamam disgusting motherfuckers

              Po e perjetesoni ne pushtett Salen or minjte e grekut ndaj largohuni
              nga PS-ja se e keni kthyer PS-ne ne nje kone te grekeve…

        4. elinor says:

          Shikohen qarte shkaqet e renies se Amerikes; qysh se ia msyne keta raimondat!! Per nje gje i jap kredit ama: eshte teper i afte per te shkruar dy faqe me idiotlleqe; nuk ia kalon askush qe kam njohur deri me sot!

        5. Andon says:

          Komentit te raimondid mund t’i pergjigjet kushdo, dhe pergjigjen do ta permblidhja ne tre fjale:
          HAJDE GOMAR HAJDE!

        6. Agim Tare says:

          Si e kini emerin!? fendi raimondi efendeshe raimonda,si do qofte emeri (tuaje)ri atje ku je “laje pjatat dhe nevajtoret mos umer me politik,kemi Sali serbin dhe Kreshniku shokun e djalit te Milloshit…ju kini gjakun per YZMEQAR pra laje pjatat e zezakve e te JEVGUT meksikan, ne rrugen Elbasa………….

          1. Uarda says:

            Raimondi ka absolutisht te drejte! 100% dakord me ty Raimond!

            1. mira says:

              Ti Uarda e ke te keqen brenda vetes. Je nje grua e deshteuar e keshtu kompensohesh duke urryer ata qe te kane lene mbrapa…

    2. artiles says:

      Kam frike se po protestuan edhe nje here tjeter me miell, policia do konkludoje qe eshte “miell” nga ai i miri, droge me nje fjale, dhe do u sekuestoi edhe shpirtin, se vc ai u ka mbetur.

    3. Xheni says:

      Plasjani ne koke plehrave. Jo me me shpulla se nuk zene mend.
      Atehere do beheni heronj te Shqiperise se keta jane tradhetare.

    4. Reformer says:

      Sigurisht nuk eshte ceshtje parash.

      Keta njerez nuk po NENSHTROHEN. Ka nje sfide personale te thelle dhe me rendesi vendimtare midis tyre dhe Sali Berishes. Kjo eshte shtresa e fundit ose keshtjella e fundit, qe po i reziston akoma Berishes.

      Opozita eshte bere “e arsyeshme”. Ndonese nuk eshte mposhtur, eshte terhequr, eshte shtruar dhe sidoqofte ka shpallur “paqen”.

      Te gjithe te tjeret kane ulur koken.

      Nese bie edhe keshtjella e fundit e rezistences anti-berishiane, do te kete akoma me pak shprese per te kufizuar pushtetin edhe keshtu absolut te Berishes.

  2. Teknokrati says:

    As flake, as miell dhe as peshtyme.Vetem durim. Edhe tete muaj durim.
    Le te behemi pak me te urte qe te gjithe dhe do te shohim se si do te na kaloje kufoma e Berishes tek ujrat e Lanes.

  3. Agim Tare says:

    o Zoti Mero Baze, kisha shum per te then….Por sot per SOT Nuk desha te thosha me shume….Ju thoni se;”sot pas 22vitesh liri” Ee o djal o Mero ne kem 22 vitesh qe flem ne GJAK, kemi 22 vitesh! qe komandohemi nga (serbo-grek)nuk dalem dote ne rruge me grat e cupat, na qellojne me shuplak, edi-pese, sepese kemi te bejm me (spiunet,Halabak,ordiner,hajdut)…Mero djali lere penden sot per sot, MERR GOZHDEN,HANXHAR,LITAR, DHE NESE NUK I KE KETO, MERR NE DOR OPINGAT DHE EJA NE “zyrat e kryeministris te pastrojme shqiponjat serbe dhe flamuret blu-grek…O SOT O KURR.PER C’FAR NA DUHET JETA (detin e muare, Tiranen e ka kolonel Jonollato me Imamin)

    1. falja says:

      Falja Agim.,
      Meron e kemi ca antikomunist.
      Me gjithate kam pershtypjen se e ka patur llafin per Lirine e serbishes..

  4. ballisti says:

    pse,a ka ngel Sala keq per me u furnizue me mall te bardh a?
    po le te vij te une se po i coj nji motoskaf me kokain!!!!!!!
    dhe do ja lehtsoj punen atyre qe duan ta qellojn me miell”””
    mieell do shqepemi me petulla – do gezohet tu gerthit sala masanej

  5. Sky says:

    Ku eshte TV klan qe nuk pushonte se transmetuari programe per te peresekutuarit e komunizmit? Ku jane ata gazetare si Fevzo dhe A.Hoxha me shoke qe nga spiune na hiqen si te persekutuar sot? Mos valle keta fatekeqe ne greve po ju prishin planet e tyre ne ndyra?

  6. vz gjirokastriti says:

    Pershendetje nga gjirokastriti o Agim Tare

    Je Agim je dhe Tare
    ke nje shpirt, qe te velon
    me nje ndjenje te larte shqiptare
    qe si skllavi ,kurre nuk ron

  7. VERONIKA says:

    RESPEKT MERO BAZE!!!!Respekt per shpjegimin qe i bene ksaj kauze,ktyre njerezve!Ata dhe asnje nuk vdes per buke,as sikur tu jepnim gjithe leket e Xenit[mos o zot ,do pranonin te vdisnin]nuk do u kthenim çfare tashme u ka ikur.Por eshte e rendesishme kuptimi i faktit qe kane ideal,qe nuk mund te na perziejne me veten e tyre.E kam kuptuar mjaft vone dhe vet,gjithmone i akuzoja qe duhet te kishin qene te mire me ate rregjim,si gjithe te tjeret.Por tani qe kjo edukate na u ngulit,nuk duroj qe as femija im me i vogel,te me thote do e bej kete sepse e bejne dhe shoket e mi..I dua individual,,me dinjitet,jo fotokopje te ksaj shoqerie apo klase te korruptuar dhe pa vlere!Une e kam humbur shpresen,asnje nga kta nuk do e bej kte vend,ashtu si une dhe femijet e mi ,do ikin ,une do ti ndjek,te studiojne dhe te jetojne diku tjeter,fantazmat tona nuk mund te lejoj te behen dhe te tyre!Nuk mund ta mendoj ,qe te hap nje gazete dhe te lexoj akoma poezi dhe elegji per *xhaxhin*,nuk mund te besoj dhe lejoj qe femijet e mi te vene ne shkolle ,te çojne dhe lule se po vjen gogoli–saliu!!!Ne asnje menyre,do jetoj ketu per disa arsye familjare,por nuk do lejoj qe femijet e mi te rrine ketu.Pikerisht ,sepse ktu ne kemi humbur dinjitetin,ne diskutojme vetem lek-pazare te ndyra,por jo vlera!Ne nuk mund tu japim asgje brezave,sepse ne po rrime indiferent,para atyre 20 te mjereve qe dhe 5 dite ndoshta do jetojne.Ne si shtet nuk kemi *komente*,ne si komentues ofrojme benxinen…Ne do zgjuhemi nga NDRECA,nga KARAMUCA,po ne berem 28 mij deshmore,dhe 29 mije e ca te persekutuar,ne burg ,dhe nuk u zgjuam,,,,JO zt.MERO,nuk zgjuhemi,ai po deklaron qe milionat do i jap qytetareve-fushates-militanteve,ti do qe ne te zgjuhemi???!!!!!!Jo i nderuar,zoti nuk ben me mrekulli,,ne jemi vendi i HAMZA KASTRIOTAVE!!!!dhe shkruajme ca komente ketu–se nuk kemi nje grusht te forte—dhe mali qesh e te shikon!!!!

  8. Brisi B says:

    Nejse, deri diku virtyt eshte qe jemi dhe ca popull naivo-luftarak, bukur eshte nese identifikohemi dhe keshtu,por s’kemi pse cdo gje ta cojme drejt paranojes greko-serbe duke i permendur keta edhe me shume sec duhet, varja… Ideja eshte se nuk duhet dhe nuk mund te presim! Nuk na takon te presim dhe nuk mund te na beje per popull idjot i vetmi njeri qe meriton te kapet per zhelesh dhe te rraset ne biruce. Ligji pas gjithe ketyre palacolleqeve corientuese per llogjiken e shendoshe ne vitet e fundit duhet te filloje te veproje. Nese pas cdo gjeje gjerat nuk do te jene te qarta qe cdo llogjike e shendoshe te funksionoje paralel,atehere asgje s’ka mbaruar, jemi brenda te njejtit cikel. Kam besim se Rama do ta mbylle kete cikel te shemtuar!!! Jo se eshte shume burre i mire(nuk e njoh personalisht), por per faktin e thjeshte qe cdo gje qe mund te perfitonte(me kompromise te vockla) duke qene ne opozite e mohoi, cdo akuze qe mund ti behej ju be, cdo durim e coi deri ne fund, dhe kete duhet t’ja njohim si merite!!!! Tani eshte rradha e tij, dhe shpresoj se kesaj rradhe te jete edhe e jona, si popull i thjeshte! Sapo te filloje era e tij, cdo gjyq duhet te behet transparent dhe i drejte(barabarte) per Salen, per cdo minister te tij, familjen, Ilirin, Lulin…cdokend te akuzuar! Kjo do ishte e drejte, por me e drejte do ishte qe LSI ta hidhte Salen nga gomari para kohe(ose ne kohe, para se te behet vone), mbase pastaj do kishte vend per aleance PS-LSI( me Luan Ramen, jo Metenn) dhe Meta te denohej, te pakten sa per sy e faqe, le te jete edhe Liri me kusht ne ndonje keshtjelle, por do i kthente ketij populli llogjiken e drejte. Nese do ja thosha dikujt me goje keto do prisja pergjigjen: -djalo je shume naiv, besoke ne perralla…dhe fillimisht do me shpifej, pasi personi qe do ma thoshte(qe do mendonte si cdo shqipetar se eshte me i zgjuar se normalja) nuk do ishte duke kuptuar se ndryshimi mes meje dhe tij do ishte se une kerkoja thjesht normalitet, ne nje kohe kur ai do kishte perqafuar kete kaos! Eshte tjeter gje te jesh naiv, zoteri…duhet thjesht te jemi normale! Naive jemi kur na terheqin per hundesh me pretekstin se ne nuk dime gje, ne duhet te duam liri dhe llogjike!!!!! Dhe duhet ta duam vertet!

  9. *_Realist_* says:

    Shqiperi te mori lumi,shqipetar,
    Shqipetar pse rri po s’zhdukesh Shqipetar……

    Do te vije dhe e drejta per te Persekutuarit,eehhhe do te vije……
    nje gje nuk kam degjuar deri me sot,qe ai qe te fut ne burg e te vret te te jape dhe liri dhe demshperblim,me duket si gjeagjeze.

  10. Ai says:

    E ke komentuar bukur ate rotacionin e burgut per keto larot qe na drejtojne. Per mua keta xhaxhat lodhen kot larte e poshte. Ja kane bere bam ne kohen xhaxhit, pse jo dhe tani me te madhe. jo me miell Z. Baze me dicka qe peshon me rende.

  11. elinor says:

    Fjale, fjale dhe vetem fjale. Tani nuk ka ngele gje tjeter vecse te presim masakrimin e zgjedhjeve te ardhshme dhe pastaj shohim e bejme; rrime ne twitter a dalim per piknik te premtave dhe perralla e demokracise shqiptare vazhdon.
    Ju ish te perndjekurit e ngujuar ne nje sakrifice te pafrutshme do te benit mire te dilnit nga greva se thjeshte nuk ja u var kush nga politikanet. Nuk ia vlen. Njerezit e thjeshte ju perkrahin por cfare ndryshimi mund te bejne ata? Pak ose aspak.
    Edhe Mero, shkruan e shkruan, e ben berishen telef. Por kaq. Natyrisht, berisha eshte djalli por, edhe ata qe i kane dale per zot mundjes se ketij djalli, nuk po bejne me shume se disa denoncime televizive e disa mesazhe “tronditese” nga twitteri. Dhe Mero, gjithe kesaj kohe, e kishte ne dore ta ngrinte njefare zeri kritik edhe ndaj opozites, por ai zgjodhi te mos ta beje kete gje. Ndoshta kur me te vertete te vihet re inkompetenca patetike e opozites dhe e kryetarit te saj edhe Mero do te filloje te shkruaje, por do te jete vone, teper vone. Njesoj sic ndodhi ndaj berishes; vetem kur ky i fundit e hoqi masken, duke treguar se cfare perbindeshi fshihet pas saj, filloi Mero ta denoncoje.
    Nuk them se Rama eshte i njejte si saliu; absolutisht qe jo. Rama eshte patriot dhe i dhimbsen njerezit qe po vuajne por, gjithashtu, eshte tejet i paafte per t’u perballe me nje te llojit te berishes.
    Shpresat ngelen vetem tek AKZ dhe FRD. Edhe keto te dyja prej hallit, jo prej mallit.

  12. mira says:

    Mero ka te drejte :”Kjo klasë politike trembet vetëm nga njerëzit që kthehen në model të rezistencës për ndonjë kauzë morale apo histori rezistence” Pra per kushtet e sotme eshte e vetmja rruge: me miell.

    Them e vetmja rruge se opozita ka frike tu mesoje njerzve rrugen e rezistences, se mbase i hapin pune vetes per te nesermen.
    Shoqeria civile nuk dihet nga i merr parate.
    Populli eshte i zene- pi kafe dhe sheh 1001 net- dhe nuk ka kohe te merret me keto probleme.
    Vahdoni me miell se ndoshta ju del gjumi dhe te tjereve.

    ps :kam blere disa kg miell dhe jam gati te bashkohem me grevistet.

  13. lili says:

    o kjo qeveri vete po tregon se cka eshte: ministrat e saj pranojne shqipen koke poshte me pa pa u ndih hiç te poshteruar sepse antishqiptar jane!

  14. Mentari says:

    Qeveria e Berishes qysh prej vitit 2007 e deri me 2012 ka demshpreblyer me shum se 80 milione dollar keto te ashtuquajtur “kurbane” te demokracise nga shteti kriminel Enverist.Pyetja e ime e pare eshte se kete demshperblim e shkaterroj ish bashkepunetoret Enveriste qe jetun me dekata duke puthur Enverin dhe me vone kur Enveri i kafshoj ata ankohen se kishin luftuar per “clirimin” e shqiperise nga Komunizmi dhe padrejtesisht u demshperblyen dhe tani eshte bere nje rremuje qe nuk din as zoti se kush eshte me te vertet i persekutuari nga bashkepunetoret Enveriste si Todi Lubonja,Fadil Pocrami e shum rrufjane te tjere qe kane marre demshperblime.Me nje fjale PS e sgkaterroj ate demshperblimin e drejte sepse ato perkrahen ish komunistet si viktime te komunizmit.Zoti Mero baze ku do ti gjej qeveria te gjith keto para qe dit per dit po na lindin njerez te persekutuar ,Mashtrimi ne shqiperi eshte bere menyre jetese dhe pastaj e ka fajin qeveria.Nuk flas personalisht per keto greviste sepse nuk ja e dij historine e sakte te ketyre indiviteve por po flas ne pergjithsi se si eshte shtremberuar demshperblimi nga Mbeturinat enveriste.

  15. HORRI bulevardit says:

    Vetem nje zgjidhje ka:
    Te bejne thirrje organizatat jo qeveritare me ish te perndjekurit politike dhe te dalim te gjithe atje dhe ti vejme zjarrin kufomave te qeveritareve te Sali Berishes.
    Vetem nje perfundim tragjik per keta bastarde qe shkaterruan nje popull, do te sjelli nje klase te re politike me politike te shendoshe, se kur te kthejne syte mbrapa dhe te shofin se ku u shkrumbuan paraardhesit e tyre, do ti shpetoje ne breke, po ja paten me hile ketij populli.
    Me Sali Berishen, komunistin e fundit ne pushtet, nuk ka rruge tjeter vetem djegja ne turren e druve, me gjithe kopilat e vet.

  16. Elzir BUSHATI says:

    Kalvari i vujatjve te Shqiptarve dhe ne vecanti te denuarve nga regjimi cnjerzore komuniste ishte i tmerrshem ,me ekzekutime te elites intelektuale te arsimuar ne perendim si kundershtare politike real ose potencial , pa gjygje ose gjygje qesharake , hala sot nuk dihen eshtrat e shume prej tyre , kishte dhe prej atyre qe u varrosnin per se gjalli se plumbi nuk e kishte kape mire dhe u luteshin aman na vrani , e tmershme me u besu ,me burgosjen dhe vdekjen ne burgje ne menyra te pa imagjinushme pa asnji ndihme minimale , me trajtimin ne byrgje ne menyra te tmerrshme , ne ekzekutimin e klerikve per bindjet e tyre , ne tortura cnjerzore pronarve deri ne ekzekutimin e tyre per t’iu marre prona nga injorantet e kuq ne interenimin dhe privimin e te drejtave elementare te familjarve te tyre si strehim , punsim , shkollim deri ne tre breza ,ne pushkatimin e atyre qe kerkonin tu arratiseshin nga ferri kuq ne kufi nga ushtaret Shqiptare dhe shetitjen e kufomave te tyre ne makina plehrash per te terrorizuar qytetaret , ne bamjen e biografive nga shefat e kuadrit , nga instruktoret e kom te partise dhe percmimin e familjarve te tyre kur kerkonin nga nji e drejte e domosdoshme dhe te gjitha keto jane ba nga njerez konkrete hala sot te pa denuar ligjerishte dhe moralishte , hala sot bisha kriminela si aranit cela nuk jane denu dhe per keto te banin nje greve familjaret ose te denuarit e regjimit cnjerzore komuniste do te ishte morale .

  17. urimi says:

    Mjaft me me persekutimin e heshtur te ish te denuarve politike.Mjaft me me fyerjet injorimin diskriminimin ndaj ature njerezve qe jeten e kaluan burgjeve te diktatures.Por kur ish spiunet e sigurimit dhe persekutoret perseri sot jane ne drejtim te shtetit cfare mund te presin ata te shkrete vetem rrenim.Dhe vete ata e besojne se nuk do fitojne gje por eshte turp per te gjithe shoqerine shqiptare ti kaloje ne heshtje keto ngjuarje te dhimshme.Me miell te perzier me bajga lope eshte pak per ta.Ata jane disa frikacake qe fshihen mbas badigardeve dhe grave te tyre.Ngrihuni nuk kini cfare te humbisni me teper te gjitha ja u kane marre pak nga pak dhe shpirtin po ja u marrin.Me miell dhe bajga lope.

  18. h says:

    z. Baze ata fajin e kane vete se kane 20 vjet qe votojne Salen , 20 VJET

  19. kasemi says:

    Lopet si ky rajmondi nuk duhet jo te flasin po as ta lexojne kte artikull!!te hane nje cope buke dhe te pellasin sic kane bere den baba den!!keto lloj kafshesh na kane marre me qafe per gjate gjithe historise!!tu shpjegosh lirine e fjales dhe bukurine e mendimit te pavarur eshte njesoj si tu hedhesh derravegure te cmuar,se kane idene ca eshte!!te perndjekurit zgjodhen lirine e shpirtit dhe jo barin per ta ngrene rehat!!ky eshte dallimi midis njeriut dhe lopes!!ata sot po kerkojne shperblim gje qe eshte e gabuar!!duhet te kerkojne Shpagim!!!!

  20. Drenica e Kuqe says:

    Te lumte Mero! U rreqetha tek po e lexoja kete opinion te qelluar, krah nje grupi grevistesh, te cilet i injoron, perbuze e perqesh pushteti “shqiptar” i Sali Gerdecit!! Kudo ne trojet shqiptare ndiqet e njejta politike “demokratike” qellimi final i te ciles eshte qe t’i nenshtroje e poshteroje shqiptaret qe nuk behen hajna si ata, qe nuk i mbeshtetin ne plaçkitjet qe u behen nga “shteti” i Sali Liri Shkines tagrapaguesve shqiptare… Eshte e vertete se mnielli i tremb “shqiptaret” si Saliu i Zi me shume se çdo gje tjeter dhe e verteta shqiptare qendron fuqishem ne thenjen tone popullore: “Hasmin” qe te gjuan me gur – gjuaje me buke!”…

    Drenica e Kuqe

  21. tomori i beratit says:

    Benzinen saliut dhe gjithe hajduterve qe po vjedhin perdite pasurin e kombit dhe nuk duan ta din per keta te vuajtur te perjetshem.Flaken dhe benzinen per keta kriminel dhe e kan HAK

  22. genti says:

    Jo Miell Mero,por do gjujt me Mualebi

  23. albanian eagle says:

    Jo miell Ndrece,por MUT!

  24. Agron says:

    Shpresoj se kjo proteste me greve urie te jete fillimi, por edhe mbarimi perfundimtar i komunistit te paftyre, kriminelit SALI BERISHA. Fundi te jete me i rende se i GADAFIT te Libise. Te persekutuarit politik antikomunist mjaft jane genjyer duke ia dhene voten SALI BERISHE tradhetari. Ne keto dy mandate ne pushtet Shqiperine e shkaterroj, e dogji dhe e shiti. S’kemi me bregdet se u betonizuan, s’kemi me as male dhe pyje se u dogjen, s’kemi me as ndermarrje prodhuese, as fabrika, as kombinate dhe as mjete ushtarake gjithcka shkaterrohet dhe shitet per skrap. Ne qoftese do te lejohet ky fare mostre te vazhdoje keshtu shumica e popullsise, 95%, do te jene skllever ose maksimumi i tyre punetore me meditje. Ku SALI BERISHA do te jete skllavopronari i madh dhe klani i tij skllavopronaret e vegjel. Mbani fort idene se jemi popull ILIR, pra qe ne gen jemi te lire dhe bijte e shqiponjes dy krenore. Rrofte populli dhe kombi shqiptar. Poshte tradhetaret e kallepit SALI BERISHA, JOZEFINA TOPALLI, FATOS NANO, ILIR META etj. Por te kujdeshem edhe me ato qe flasin me heshtje ose twiter si BAMIR TOPI dhe EDI RAMA. O sot o kurr duhet te jemi te kujdeshem dhe te mencur e mos te genjehemi nga slloganet e demagoget. Tung.

  25. kitara e thyer says:

    pse me mjell, ka nje menyre me origjinale, me dashuri mbare kombetare, ne historine tone demokratike vetem shgoket e xenit mbajne anti plumb.

  26. Tepelena. says:

    Nëse me kryeministrin mostër do të kishit debat për parime morale dhe ideologjike edhe mund të thoshnit se do digjnit veten….Vetëm kështu do të kishte kuptim shprehja juaj zotërinj ish-të burgosur politik…Ndërsa kur mendoj se përpara jush qëndron një kavje,një mumje…e pashpirt…flakën hidhjani atij…Vetëm kështu ajo flakë zjarri do kishte kuptim…Ju,zotërinj ish-të burgosur politikë,nuk mund të sakrifikoni jetën tuaj për të kënaqur dëshirat e një krimineli në pushtet..Kauza juaj nuk jua lejon një gjë të tillë.Ju,duhet të jeni modeli i luftës kundër një të keqeje të madhe në demokraci…Kundër degradimit të ngadaltë por të sigurt,ku po e çon kryeministri dhe astrit patozi e jozefina këtë vend…që po rrëgjohet e rrrënohet përditë….!Por,nuk ja vlen edhe djegja e mostrës…sepse e dimë, është një gjë e degraduar deri në dëshpërim…!

  27. artibr says:

    ju lumte mero per artikullin urime un dua te them se ata gjigand e mposhten berishen e kan gjunjezuar e kan perdhunuar moralisht ai tash me nuk vlen sepse ne jet te jeteve keta heronj do te mbeten ne histori kurse berisha do mbetet i perdhunuar nga keta njeres simbol te liris e qe ne te gjith sa jemi duhet ti kerkojm te falur per gjithcka qe ju kemi bere dhe tani i tallim dhe nuk i dalim kra por neser do te jet von kur ne te ndegjegjesohemi do te themi se cfar kemi ber duhet te reagojm qe dhe ata mos te ndihen te vetem.

  28. Skela says:

    Mero je brilant.Te falenderoj per shkrimin dhe mesazhin e larte moral qe leshon ne mendjet e topitura te popullit. Ky shtaze e telendisi popullin ne ate pike te rrezikshme sa qe shumica thone skemi cti bejme , te presim deri sa te vdesi vete. Por sa te kete vdekur ky felliqesire kushedi se sa mijra njerez do te vdesin nga mjerimi e fukaralleku. Ti po ben nje pune te pallogartshme te centrosh moralin e lekundur te popullit dhe ne te njejten kohe te vesh ne alarm perbindeshin qe nuk e meritonim keto 20 vjet. Ne vend ta kapercenim kanalin si gjithe te tjeret rame brenda dhe u baltosem zgerdhishem nga nje njeri qe nuk ka vetem dhembet e krimbura por edhe mendjen, moralin familjen origjinen dhe gjithshka.

  29. e verteta says:

    Keta s’jane te persekutuar te vertete,keta jane vegla qe po perdoren pikrisht nga djemt e atyre baballarve qe i kalben neper burgje dhe i vrane e i mbyten knetave e galerive te minjerave.Nese doni te mesoni te verteten rret keti problemi i keni ashtu sic i pershkruajne komentuesit Mentari dhe Elzir Bushati.
    Nese doni te njiheni me hipokritet,lexoni ata qe do te donin ti shihnin te persekutuarit akoma dshe sot neper neper burgje,te cilet kuptohen lehte ne kmentet qe bejne.
    Nese doni te njihni nje ish sigurims qe terbohet nga lirimi i te persekutuarve dhe qe do te donte edhe sot ti masakronte bashke me ata qe i liruan,lexoni nje terrorist te deklaruar me emrin Agim Tare,i cili,meqe eshte afer moshes kur jeta s’vlen me,deshiron qe edhe te tjeret ti shkojne mbas ne boten tjeter.Si dihet kush eshte ky njeri qe shkel cdo norme dhe etike komunikimi,cdo ligj kombetare dhe nderkombetar,dhe perseri vazhdon me propganten e tij hapur te dhuneshme e percarse…

  30. raimondi says:

    Je shume i sakte. lol

  31. llogjika says:

    Ish i burgosuri politik:
    Ja nje shembull kunkret i “sinqeritetit” te nje ish te “burgosuri politik” fallco.Amerika dhe Anglija paskan qene aleate te Enver Hoxhes dhe armiq ndaj lirise se shqiptareve dhe te te burgosurve politike.Si mund te gjendet nje genjeshter me madhe dhe qe flet me qarte se autori i ati libri,permbajtja dhe gjithcka,eshte pikrisht nje sajim i kurdisur nga qarqet serbo-sllave armiq te perhershem te shqiperise dhe historikisht te shqetesuar per animin e saj drejte botes perendimore?Nuk i harron populli shqiptare,o zotri “i burgosur politik”prpoganden e shfrenuar te enverizmit ndaj imperjalzmit anglo amerikan,as”diversantet”nuk i harron,as me mijra te pushkatuar si”spiune”e “agjente” per shkak te simpatise ndaj Amerikes,e tj., e tj.,me qindra fakte.Prandaj mos u lodhni kot me ato pacavure genjeshtrash se vetem ne nje i kategorise tuaj mund te kete deshire ti lexoi,ndonse as ay vete nuk do ti besoi…

  32. Emerson says:

    Ne jemi nje popull I dobet I percare.ne Duam thjesht nje lider qe ta ndjekim vete kurre nuk mund te ecim historia e tregon ate.ktu nuk ka nevoje per fjale pot per veprA.por un apo ti dhe kush do tjeter ka frike te ngreje zerin.ne kemi humbur dhe po presim ate heroin qe te vij te na terheq pas hunde.pasi as flaka qe ai I vuri vetes,nuk e Leviz kte popull as 1 muaj dhe ka per tu harruAr.ne jemi thjesht ne pritje derisa t vij dikush tjeter qe te ndjekim shpresoj qe ky t jet ndryshe nga te tjeret pasi ne gjithmone do jemi keshtu nuk mund te ndryshojm lehte.prandaj te rrim te presim pasi te gith kemi frike te ngrihemi nga gjumi…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje