Nga Shinasi Rama
Mbrëmë vonë mora një e-mail nga një grup djemsh e vajzash te reja të Forumit Shqiptaro-Amerikan për Demokraci. FSHAD organizon një vigjilje përkujtimore të heshtur para Misionit të Përhershëm të shtetit shqiptar në OKB në përkujtim e në nderim të Lirak Bejkos.
Vigjilja do të mbahet sot në darkë në ora 17:30 para zyrave të Misionit të Përhershëm të Shqipërisë pranë OKB-së në Rrugën 79 në Manhattan. Edhe pse gjysma e Manhattan nuk funksionon si duhet, edhe pse janë të vetëdijshëm që shumë njerëz nuk do të vijnë, edhe pse e dinë se do të jenë vetëm një grusht njerëzish, FSHAD ka vendosur që të shprehë me vendosmëri kundërvënien e tyre qytetare ndaj së keqes qe ka mbërthyer për fyti shtetin dhe kombin shqiptar, dhe që sipas tyre është paria sunduese e Tiranës. Si edhe herët e tjera, unë do t’iu bashkëngjitem me shumë respekt këtyre djemve e vajzave që, në mënyrë qytetare e të kulturuar, shprehin kundërvënien e tyre ndaj parisë kriminale të Tiranës, shprehin kundërvënien ndaj kapjes së shtetit prej mafies së klaneve të saj dhe japin një shenjë të qartë se këta nuk pajtohen me gjendjen ku jemi.
Por, veprimtaria e FDASH është diçka që duhet shënuar dhe analizuar me kujdes. Kjo veprimtari duhet parë e shkëputur nga vigjilja e sotme dhe duhet analizuar ër vlerat që bart, për mendësinë që i frymëzon veprimtarët e FDASH, dhe për kontributin që ata mund të japin. Vigjilja që këta organizojnë sonte është në përkujtim të Lirak Bejkos dhe të aktit të tij vetëflijues. Edhe përkundër mundësisë së qartë se do të ketë shumë pak njerëz që do të marrin pjesë, kjo vigjilje është një tregues shumë i qartë i vendosmërisë së tyre për të vazhduar në këtë rrugë të kundërvënies ndaj parisë së Tiranës.
Së pari, kjo vigjilje duhet analizuar në lidhje me gjendjen ku jemi. Në shtetin shqiptar gjendja është aq kritike sa ka pak gjëra që të habisin. Shteti është i kapur, sundimtarët e parisë janë të organizuar në klane mafioze, shoqëria është e kriminalizuar, partitë politike janë banda hajnash, administrata është e stërkorruptuar, ekonomia është nën kontrollin e hekurt të oligarkisë dhe shkalla e dorëzimit të të gjithë shoqërisë para së keqes është e pakrahasueshme. Shteti shqiptar nuk është një shtet normal. Edhe kur ndodh diçka që duhet mbajtur mend, nuk kalojnë pak orë dhe ndodh diçka që deri pak më parë nuk ishte e imagjinueshme. Në këtë kontekst, vetëflijimi i Lirak Bejkos ishte një veprim që duhej të shtynte të gjithë shqiptarët që të reflektonin. Mirëpo, askush nuk po reflekton. edhe protesta e të përndjekurve politikë gjatë vizitës së sekretares amerikane të shtetit u mbyt me dhunë, dhe gazetarët u morën me kravatën pink të kryeministrit dhe jo me protestën e atyre njerëzve që kërkonin asgjë më shumë se të drejtën e tyre dhe që u futën me forcë në furgonët e policisë. Dhuna e policisë ishte simptomatike e regjimit kriminal të Tiranës. Prandaj, konsistenca dhe vendosmëria e këtyre djemve e vajzave të FDASH për të mos u ndalur është e lavdërueshme dhe duhet inkurajuar me shumë dashamirësi.
Së dyti, ajo duhet analizuar në lidhje me gjendjen e bashkësisë shqiptaro-amerikane. Bashkësia shqiptaro-amerikane është e paralizuar dhe e paaftë për veprim shoqëror-politik që të mund të influencojë si diasporën ashtu edhe shoqërinë në trojet amtare. E shumta që ndodh është një drekë a darkë ku ftohen mbështetësit e njërës palë që duartrokasin zyrtarin e radhës. Këto veprimtari shiten në trojet kombëtare si “mbështetje e diasporës.” Në fakt, niveli intelektual i këtyre të vetëquajturve përfaqësues të diasporës është i vajtueshëm, përkushtimi i tyre shoqëror është i mjerueshëm, idetë që sillen janë qesharake, dhe mjafton të thuhet se ata që vetëshiten si përfaqësues të diasporës janë disa individë që nuk mund ta lidhin një fjali bashkë. Diaspora është peng i politikës në Tiranë dhe organizatat e saj janë zjarre të shuara, jo vatra të idesë kombëtare. Prandaj, dalja e një grupi djemsh e vajzash që mendon ndryshe, që kanë nivel dhe që janë të bindur në rrugën e vet është një risi që duhet përshëndetur e inkurajuar. Aq të shqetësuar duken palët sa në një manifestim ku ishin rreth 40 vetë, kishte nja dhjetë makina me tipa nga të gjithë shtresat e shoqërisë shqiptare që silleshin rrotull vendit të manifestimit duke ndjekur me shumë interes e nga larg çka po ndodhte.
Së treti, kjo veprimtari, dhe zgjidhjet që ata parashtrojnë duhen analizuar në lidhje me rolin e mundësitë e alternativave në politikën shqiptare. FDASH ka paraqitur një numër materialesh që tregojnë se këta e kanë një ide mjaft të qartë se ku duan të shkojnë dhe si e shohin të ardhmen. Ajo që duhet theksuar këtu është fakti se këta janë të vendosur që të ndahen nga mendësia sunduese e deritanishme, të të shohin të gjithë palët e parisë si pjesëtarë të së njëjtës shtresë e si përgjegjës për dështimin e deritashëm. Ndryshimi i tyre me të tjerët është se këta kanë vendosur të përdorin mjete demokratike dhe të shfaqin hapur mospajtueshmërinë e tyre me sistemin e parisë. Por, në numrin e alternativave që dalin herëpashere, FDASH përbën një alternativë ndryshe. Në mos tjetër, sepse ajo buron nga brenda bashkësisë shqiptaro-amerikane, një bashkësi që ka një potencial të jashtëzakonshëm intelektual, atdhetar dhe burime të fuqishme materiale.
Në përfundim, kjo vigjilje në përkujtim të Lirak Bejkos, një hero i kohëve moderne shqiptare, e organizuar nga FDASH është një organizim që iu bën nder këtyre djemve e vajzave. Organizimi i kësaj vigjiljeje na bën nder edhe në të gjithëve. Duke treguar se ka një grup që nuk pajtohet me gjendjen ku jemi, duke iu kundërvënë sjelljes kriminale të parisë së Tiranës, duke kundërshtuar trajtimin që iu rezervua të përndjekurve politikë, që janë e mbesin të përndjekur politikë, dhe duke argumentuar se të gjithë jemi të mbajtur peng nga ana e parisë, si dhe duke synuar të punojë për një të ardhme ndryshe, FDASH po jep një shembull që nuk duhet anashkaluar. Në mos qofshim të zotët të bëjmë tjetër, le të sjellim secili që do të vijë në këtë vigjilje një qiri për ta ndezur në kujtim të një jete që u shua në protestë kundër të keqes, dhe si një shenjë shprese. Një popull që ndez qoftë edhe vetëm një qiri përpara përfaqësisë së shtetit e shqetëson shumë shtetin. Drita e një qiriu të vetëm i tregon shtetit se terri i qëllimshëm që synon me imponue nuk mundet me kenë terr. Njerëzit që shohin njëri tjetrin në dritën e qiriut të protestës janë me u pasë frikë. Prandaj edhe unë do të jem sonte në atë protestë të organizuar nga FDASH, në përkujtim të Lirak Bejkos dhe të të gjithë shqiptarëve që janë e që duhet të ndjehen të përndjekur nga paria terroriste e Tiranës.
hade te shohim tashti veglat e PD-se qe do te hidhen ne sulm kunder Agjentit Nderkombetar Shemsi Rama!
Me vjen keq qe Liraku zgjodhi te vdese per Edvin Ramen, djalin e komunistit Kristaq Rama.
Po pse o Redon, Sali Berisha kush eshte ? Me i keq akoma, nje njeri me teser partie, doktor e mik personal i Enver Hoxhes, shume here me i afert se sa supozimet e tua mbi Kristaq Ramen. Se fundia fundit, te gjithe shqiptaret, ose shumica komuniste ishin, se pas nje fare kohe nje parti kishte. Problemi eshte kush sundonte e kush e hante. Sali Berisha ishte tek grupi i atyre qe sundonte, dhe vazhdon e sundon me po ate fryme ideologjike. Me dhjetra mijera studente te mbaruar ne shkollat me elitare te lindjes e te perendimit do e kishin cuar shqiperine 500 vjet perpara, do e kishin bere sic thote dhe Hillary Clinton model per te gjithe shtetet ne bote qe kane problem me bashkejetesen fetare dhe etnike, por jo, Salih Ram Berisha si vizion primar ka vec te vjedhi e te konsolidoj pushtetin e asaj qe quhet ish-nomenklature komuniste, qe eshte faktikisht ne krye dhe aspak ish-, por me e forte se kurre, me kapitale qe shkojne nga lindja ne perendim, trafik armesh, prostitutash, toke e tituj pronesie, droge, makinash, kontrabande ne kuriz te vete shtetit qe zhdrejtojne, cigaresh, barnash farmaceutike, kazinore, hotele, riciklime parashe, shitje te interesave kombetare, shitje te inteligjences kombetare dhe hajnive te tjera. Keta jane grupi me i ndyre qe ka sunduar ndonjehere shqiperine, ja kalojne per nga permasa e demit qe kane shkaktuar keto 70 vjet edhe Turqve famekeq, edhe sllaveve padyshim, se te pakten me keta e dinim nga na vinte e keqja, ndersa ketu e kemi nga brenda. Ky grup mafiozesh duhet c’rrenjosur, keta fare plehrash qe jane nga te dy krahet, shembulli i fundit i ketij Harramsanit qe tunelizn fonde te vjedhura ne Shqiperi ne Amerike.
Mjerani shpellar,Redon!!
Kafshe te tilla si ty,mbajne gjalle KLIKEN ME MIZORE TE GLOBIT ATE TE serbit Sali Berisha!!!
Ju i mashtruat ish te perndjekurit per 23 vjet,me gjoja luften kunder FANTAZMES SE KOMUNIZMIT,nderkohe,qe po i behej VARRI SHQIPERISE DHE POPULLIT TE SAJ,sipas SKENARIT SERB TE UDB-se!!!
Sali Berisha i fryu fort perplasjes se popullit ne emer te LUFTES KUNDER KOMUNIZMIT,por ne fakt i PERCAU SHQIPTARET ME SHUME SE ME PARE DUKE I NDARE PERFUNDIMISHT NE ISH KOMUNISTE DHE ANTI KOMUNISTE!!!
O te mjere!!!
Ka ardhur koha,qe te mos permendet me kjo lufte FANAZMASH!!!
Me HISTORINE DHE DREJTESINE le te merren organet e specializuara e jo te bejme lufte me njeri tjetrin,se keshtu e kane me lehte te na NENSHTROJNE ZAGARET ANTI SHQIPTARE SI Sali Berisha!!!
Ka ardhur koha,qe te punojme si SHQIPTARE e jo te PERCARE!!!
Vetem PS-ja ka treguar se eshte nje PARTI PER SHQIPTARET!!!
Partite e reja,te krijuara nga Sali Berisha,e kane shpallur hapur POLITIKEN E TYRE PERCARESE:NUK BASHKEPUNOJME AS ME PD-ne ,AS ME PS-ne!!
NE FAKT ATA DUAN TE THONE,QE NUK BASHKEPUNOJME ME PS-ne,se ate kane ARMIKEN E VETME(si particka te Berishes),por per t’u dukur si te pavarur,e FUTIN EDHE PD-ne brenda!!!
Kush nuk e kupton kete MISION ANTI SHQIPTAR TE TYRE,ME KEQ SE KETA TE PERNDJEKUR,QE AS TANI NUK U ESHTE LARGUAR FRIKA NGA KY BANDIT seb ANTI SHQIPTAR:PRA SALI BERISHA!!!
redon ska kuptim te permendesh kristaqin babain e edit kur berisha ka qene ne pksh qe ne 75-sen pra ti vete pohon qe rama eshte me demokrat se berisha meqe te parit ishte babai te dytit eshte vete ajo qe me vjen keq eshte se ti ske horizont per nje zgjedhje te trete kur europa partite e vjetra po i gropos me kohe
e vertete, z.redon! te vjen shume keq qe z. Lirak Bejko u be viktime e horave socialiste, po me shume me vjen keq qe tani keto qe u bene shkak per kete tragjedi te familjes se te njerit tallen me viktimen e tyre, vini re kush e nxite dhunen,EDI RAMA=MERO BAZE, nje deshtak i ekonomise se lire te tregut,z.Tufa ish i denuar me vendim te gjykates per imoralitet,z.SHenasi Rama, biri i dejte i spiunit te felliqur te ish rregjimit ne SHkoder (shkollen e ka fituar ne dy krahe edhe si bir besnik i p.p.sh+si i persekutuar per nje daje qe nuk i kane fole kurre sa ishte ne kembe p.p.sh.) zj.Bazhdari bije spiun birucash dhe zjarrvenesi,,,,,,,,,,,,,,,lista eshte shume e gjate po te fillojme te tregojme per keto kampione te poshtersise 50 vjeçare, e verteta nuk mund te ndryshoje me lot krokodili qe tani keto pisa e bij pisash nxerrin per te mjeret qe po duan ti djegin perseri, degjoni dhe mbani vesh se ç’fare thot imorali Tufa, ka dhe te tjere qe do sakrifikohen, sepse kemi hedhur leter me bire,,,,,,,, o zot ju dalte bira ne balle,
ju dalte ju bira ne balle, e mos ju pushofte hemoragjia as para as mbrapa, more hajna qe s’keni lane gja pa vjedhe qe jeni perdhunue deri ne fund te shpirtit, e tash doni me i pa te gjithe si vedin, pisa gjirizesh.
Ndjehet qe ne ajer se diktatura i ka ditet e numeruara. Dhe te gjithe duhet te kontribuojne per t’ja prere kokat kesaj kucedre qe here pas here, ha ndonje shqiptar.
Edhe vet ata, te cilet sot jane pjese e stanit te SRB-it, jane duke e ndjere se regjimit po i vjen fundi. Nuk do te jete e larget dita, kur ne do te degjojme per deputete e ministra dezertore, ashtu si gjeneralet, ambasadoret dhe ministrat po braktisin Asadin e Sirise.
Nga ambasadoret e europes dhe te amerikes, me se fundi ai eshte jo vetem braktisur, por i ndodhur para thirrjes se hapur te tyre, per kunderveprim, sot ai ndjehet me i izoluar edhe se ne 97.
Jam me se i tronditur dhe ne dhimje per humbjen e jetes se Heroi Lirak Bejko! Dojsha te jeme me ju “Forumi” ne ate perkujtmore qe eshte me se e merituar per te ndjerin Bejko, ai hyri ne altarin e shume luftetare kunder stalinizmit te Berishes me kliken e tij kriminale. Lirak Bejko u nis per ti shpetuar atij mashtrimi ku u be jeta e tyre e pa durueshme. Heroi Bejko u nis me leket e Partise Socialiste shqipetare ne Itali per ti shpetuar nga akti i “Vetflijimit” ti nderove vehten dhe shoket, nuk ishte e lehte se dhe ju kishi femijte e vegjel dhe grua. Por pushofshe ne paqe dhe Shinasi do te solidarizoje shqipetaret e shperndare ne gjithe bote.
Ah mor Redon buzequmeshti!
E paske Enverin ne bark.( domosdo po te kesh saliserbin ne koke). Enveri bente lufte klasash dhe denonte femijet per prinderit. Por edhe sikur te duhej te behej kjo, saliserbi dhe ti qyravec Redon, nuk i vini as deri tek bytha( bytha eshte shume, por te gishti i kembes) Kristaq Rames, qe perpara se te ishte artist i madh ishte nje njeri me shpirt te madh.
Po ti lapangjoz pinjolli i kujt je?
O redon trapi.Si mund te thuash Edi Rama i biri i komunistit tamam si ne kohen e dulles kur thuhej -i biri i kulakut-Ti o trap redoni shikon gjurmen(edi ramen)si bir komunisti e nuk sheh UJKUN KOMUNISTIN NE BALLE TE PARTIS se PUNES BIRIN E SHQUAR TE NENES PARTI KOMUNISTIN e PA EPUR sali ram spiun,vrases ,hajdut,psiqik,bandit,vampir e keshtu o trap redoni nuk mbarojn epitetet per sali serbin.Por ti mut muti je nje nga ata lyrashet e ketij qeni e lepin ndonje kock a peshtym te tij.Pty fare e keqe dhe e peshtire .
Redon,sipas shkallezimit shpellar qe ke ti,per babanë e Edi Rames,i bie qe une e te tjere të quajme kriminel (ai eshte per Gerdecin dhe do ta gjejme t’i derdhim plumb ne gojë)Shkelzenin,djalin famekeq te Berishës qe ka qene komunist i betuar dhe me nenshkrim i PPSH,me sakte i Ramizit dhe UDB!Shkelzeni nuk ka as presjen me te vogel dhe nuk e gjen asgje,per punet dhe krimet e Berishes dje me Shoshorin,sot me Azemin,2000 te vraret 1997,Gerdecin,21 janarin,Trebicken,R.Hoxhen etj…gjer me deshmorin e pare te demokracise reale,te paharruarin Lirak Bejko(Beni nje jetshkrim te hollsishem ju te nderuar te Temes,nga eshte,Kur ka lindur etj…)Saliu,ky mut-muti komunist i Ramizit dhe spiun serb,do pergjigjet!Shkelzeni ka vetem Gerdecin!…Kupton,tani?
Ju pergezoj per shkrimin dhe per mbeshtetjen qe jepni FSHAD në përkujtim e në nderim të Lirak Bejkos.
Shkruani:” FDASH përbën një alternativë ndryshe. Në mos tjetër, sepse ajo buron nga brenda bashkësisë shqiptaro-amerikane, një bashkësi që ka një potencial të jashtëzakonshëm intelektual, atdhetar dhe burime të fuqishme materiale”
Ne do desheronim qe keto vlera, ide dhe alternativa te FSHAD aq me teper qe kane dhe burime te fuqishme materiale te behen aktive sa me shpejt qe te jete e mundur dhe te mos presim rastet e veçanta si vetflijimi i Lirakut per t’u ndjere te gjalle.
Jemi vone! Sidofte me mire vone se kurre !
Ftoj FSHAD te bashkepunoje me shqiptare kudo qe jane, dhe nuk jane pak qe e duan Shqiperine!
Ju flisni per parine e Tiranes si per dicka abstrakte,por ajo ka emer dhe mbiemer,gjithashtu Lirak Bejkon e coi ne veteflijim shurdheria e Sali Berishes dhe jo abstraktaja juaj “Paria e Tiranes”.Nuk me pelqen kjo gjuhe,dhe nuk besoj se do kete ndikim ne opinion shqiptar duke perfshir dhe ne shqiptaro-amerikanet.
Paria e Tiranes nuk eshte aspak nocion abstrakt Delli. Paria jane te gjithe garda e vjeter dhe intelektualet e kapur nga regjimi te cilet ndryshuan petkat nga komuniste ne demokrate te flakte sapo u detyruan nga studentet e Dhjetorit te leshojne sistemin nje partiak. Ca vazhduan luften me ane te shokeve, ca te tjere gllaberuan flamurin blu dhe nderruan xhaketat e teritalit me kostume firmato. Ju kerkoni emra, urdhero disa nga emrat: Ramiz Alia,Sali Berisha, Fatos Nano, Skender Gjinushi, Ilir Meta, Servet Pellumbi,Genc Ruli, Gramoz Pashko,Genc Pollo, Aleksander Meksi, Edi Rama, Gramoz Ruci, Jozefina Topalli etj. Disa prej tyre ishin nga shtresa te persekutuara per ti dhene legjitimitet gjese por ishin gjithsesi te kapur per njemije fijesh nga ujqit e vjeter.Nje imazh me te qarte te parise e ka dhene Prof. Shenasi Rama i cili e ka perftuar konceptin tek libri Perrallat e Tranzicionit Shqiptar (Princi 2012). T’a sugjeroj po qe se je i leximit. Gjithe paria e ka lexuar se e ripertypin dhe e shkruajne si argument te tyrin neper editoriale.
Liraku eshte hero jo sepse beri sakrificen supreme per leket e te perndjekurve ( vini re qe askush nuk ua premton ato) por sepse na tregoi qe ka nje alternative me nder e cila nuk mund te kaloje nga rruget qe ofrojne keta te parise. E di qe ketu ka nje grup njerezish qe mendojne se po iku Saliu rregullohen gjerat si me dore. Nuk e besoj.Rruga e drejte per mua eshte ajo qe fillon edhe nje here po kete here me dije, qartesi dhe fryme kombetare.Rrugen qe hapi Liraku do t’a ndjeke dikush heret apo vone, pak rendesi ka sa njerez do deshtojne rruges.
@ Vitori- paska qene me daje te pushkatuar ky Shenasiu? Nese eshte e vertete ( e the vete) genjeka Sali Berisha? Mos o zot nuk ndodh kurre!
per viktorin; shenasi rama ishte i vetmi qe kundershtoi tamam ramiz aline ne takimin me studentet me shume se disa qe ishin ne ate takim e nuk folen fare e sot gezojne te mirat e pushtetit.. sa per prinderit eshte mire te mos merreni me ta se kushedi cmund te thone dhe per prinderit e tu[ sidomos me ata qe kane vdekur ]merruni me te gjallet boll me me urrejtje brez pas brezi
ASNJE URREJTJE NUK KAM MOJ Z. BESMIRA!!te flasesh te verteten sot eshte shume e veshtire, UNE,,,, vetem po dalloj hipokrizi ketu, keto qe e derguan ne vorr z. Lirik kane fetyre dhe ta tallin tani, z.TUFA, rrefuzon ndimen e shtetit jo te Sali Berishes per sjelljen e trupit te te ndjerit, por nga ana tjeter nxite keto te mjere edhe te digjen, per te perfituar demshperblimin e viteve te burgut,,,, po ne te tjeret nuk ishim ne burg?keto qe une shkruaj jane 100/100 te verteta per personat ,,,,,, me shume respekt per ty zj. besmira!!!
RESPEKT SHINASI RAMA!
SOOOOOOOSSSSS RINISE
TI MERRET FRYMA PARISE SE TIRAN-ISE!!!
vitori,refuzojne ndihmen e pushtetit duhet te thuhet
po te kishte shtet ,nuk rrinin 22 vjet pa buke,31 dite ne trotuar
nuk i mjekoi ,vitori,nje doktor qe refuzon ti mjekoje ,nje demonkrat,u desh nderhyrja e atij *komunistit*,qe te dilte jashte shtetit,vitori gruaja dhe vajzat e tij nuk ishin pajisur me pashaporte,nuk kishin 180 mije leke te vjetra te venin te shikonin babane ditet e fundit-ne gjithe kete mynxyre e prenotuan,por nuk u doli pashaporta–shteti-kryeministri qe nuk ben dot 3 pashaporta urgjent per kte fatekeqesi???une qe rri replikoj me ty -dhe mendja nuk me shkoi asnjeher te ato-nuk mendoja kurre se nuk kishin pashaporta,nuk na la demagogjia juaj te shikonim vertet hallin e tyre–neveri per ty dhe per pushtetin
vitori,doli bodja ne parlament dhe tha qe nuk i kane marre leket,veç bijte e parise-ata qe te persekutuar nuk kane qene ndonjeher,
vitori kte linje po ndjek dhe ti-ne ate komentin me siper nuk ke lene me biografi pa bere–a ka ndonje gabim ai idhulli jot-a ka diçka qe nuk shkon te kjo demonkracia-???
vitori –ti nuk ke dale nga burgu akoma–mos ki respekt per znj.Besmira,sepse kur njeriu nuk ka respekt per veten-nuk mund te respektoj asnje.
E mor Shenasi, nga ju studentet e Dhjetorit e ka peshesh Shqiperia dhe shqiptaret kriminelin dhe anti-shqiptarin serbo-grek Sali Berisha, sepse ju e futet ne gjirin e levizjes studentore edhe pse e dinmit qe e dergoi Ramiz Alia me mision anti-demokratik dhe ai plehre malokerie, me metodat prej spiuni e komunisti te qelbur dhe me ndihmen e spiun e hajdutit te batanieve, kepucarit Azem Hajdari dhe sigurimit te shtetit, ua futi te gjitheve juve dhe tani ka 22 vjet qe sundon ne krye te PD e te politikes shqiptare duke vjedhur, shkaterruar dhe shitur vendin tek serbet e greket.
mbt discount shoes T’i përgjigjemi sot Forumit Shqiptaro- Amerikan për Demokraci për të kujtuar Lirakun! | Gazeta Tema