Kë pret Tirana të fitojë në Uashington?

6 Nëntor 2012, 23:07Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Udhëheqësit politikë në Tiranë i përdorin shpesh zgjedhjet në SHBA si një mënyrë për t’i dhënë shpresë elektoratit të tyre, edhe pse thuajse historikisht këto 20 vjet, e vetmja gjë që nuk u ka bërë punë udhëheqësve në Tiranë, ka qenë përkatësia politike e Uashingtonit. Sa herë që kriza politike në Tiranë është e fortë, zgjedhjet në SHBA përdoren gjithnjë si arsyetim nën zë se mund të jenë një shpresë për ndryshim, por këtë gjë tashmë nuk e marrin më seriozisht vetë udhëheqësit politikë. E përdorin vetëm për elektoratin e tyre.

Nëse i hedh një sy historisë se kryqëzimeve politike Tiranë- Uashington këto 20 vjet, do të shikojmë se në shumicën e rasteve të djathtët e Tiranës janë ndihmuar nga demokratët e SHBA dhe të majtët e Tiranës nga republikanët. Kjo është shenja se ata nuk e konsiderojnë Shqipërinë një vend nga ku mund të orientohen politikisht, por thjesht si një vend që duhet korrigjuar dhe ndihmuar.

Kur në vend u mbajtën zgjedhjet e para demokratike më 31 mars 1991, në SHBA ishin në pushtet republikanët e Presidentit Bush, (Babai), të cilët kishin dy alternativa të forta në Shqipëri, forcat antikomuniste, që ata mbështesnin dhe Partinë e Punës. Edhe pse ata mbështetën fort Partinë Demokratike dhe forcat e reja pluraliste, javën e fundit para zgjedhjeve mesazhet e tyre politike drejtoheshin jo për një fitore të PD-së, por për një tranzicion të butë me Ramiz Alinë, qëndrim i cili shkaktoi jo pak hutim në Tiranë. Kjo reflektohej qartë edhe tek delegacioni i Komisionit të Helsinkit, që kish ardhur për të vëzhguar zgjedhjet. Më pas republikanët mbështetën forcimin e PD-së në zgjedhjet e 22 Marsit, por Presidenti që i mbështeti ata më shumë në fillimet e qeverisjes së tyre ishte Presidenti demokrat, Bill Klinton. Ai themeloi Fondin Amerikan të Sipërmarrjes përmes një donacioni të qeverisë amerikane, mbështeti fort politikën e Shqipërisë ndaj Kosovës dhe ftoi në Uashington thuajse gjithë qeverinë shqiptare dhe ish-Presidentin e asaj kohe.

Vetëm kur Berisha përkeqësoi në ekstrem kredencialet demokratike në vend, përndoqi kundërshtarët, burgosi liderin e opozitës, nxori jashtë konkurrimit thuajse gjithë drejtuesit e Partisë Socialiste dhe vodhi zgjedhjet e 26 Majit, marrëdhëniet e tij me Uashingtonin u përkeqësuan dhe degraduan në rrënimin e shtetit në vitin 1997.

Zgjedhjet amerikanë të vitit 2000, që shënuan tranzicionin e ri nga demokratët tek republikanët me fitoren e Xhorxh Bushit junior, u përdorën nga Berisha si një shans për të ndryshuar raportet e tij me SHBA. Ai u lut gjatë ish- kongresmenit Dioguardi t’i siguronte një ftesë për në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Bush, duke dalë kështu nga izolimi i gjatë qysh prej vitit 1997. Edhe pse shkoi në SHBA, ai nuk mundi të takonte askënd, veçse t’i dërgonte një telegram ish- Presidentit Bush dhe t’i thoshte se kishte qenë në SHBA për ceremoninë e inaugurimit. Biles për t’ia ulur rendësinë vizitës private të Berishës, Ilir Meta dërgoi Ndre Legisin ne atë ceremoni. Muaj më vonë ai i ktheu përgjigje dhe e falënderonte që kish marrë pjesë dhe se ishte i informuar për punën e tij në opozitë.

Socialistët nuk hezituan fare të shkonin drejt e në Shtëpi të Bardhë. Ilir Meta dhe Anastas Angjeli shkuan dhe më tej duke arritur të takohen me Presidentin e ri, edhe pse në një vizitë jo formale zyrtare, por në një korridor në Shtëpinë e Bardhë. Marrëdhëniet e tyre me republikanët u bënë aq të forta, sa Berishës iu krijua problem më i madh se sa me demokratët. Një dosje e bashkëpunimit të tij me qarqe ekstremiste myslimane kalonte dorë më dorë nga Këshilli i Sigurimit Kombëtar në Shtëpinë e Bardhë, dhe ai u izolua plotësisht. Kolin Pauell, i cili kishte qenë dikur mysafir tek vila e pushimeve në Vlorë, erdhi në Tiranë në vitin 2003 dhe as që pyeti nëse Berisha është gjallë, e jo më ta takonte.

Shefi i CIA-s, njeriu më i afërt i Xhorxh Bushit, pas ikjes së himarjotit Tenet, erdhi në Shqipëri javën e fundit të zgjedhjeve në përpjekje për të ndalur ndryshimin e pushtetit në Shqipëri, nëse kësaj i shërbente thjesht vizita e tij. Socialistët humbën pushtetin falë gabimeve fatale të Fatos Nanos dhe taktikave të tij megalomane elektorale, ndërsa Berisha kishte paguar shumë shtrenjtë një kompani lobimi të SHBA, e cili përveç lekëve cash dhe atyre me faturë që mori, nuk i dha dot Berishës asnjë akses tek republikanët në Shtëpinë e Bardhë. Pasi ai mori pushtetin dhe republikanët ishin ende në fuqi, ai arriti të rekrutojë një ish- ndihmës të presidentit Bush si këshilltar të tij dhe duke i lënë dorë të lirë për pazare energjetike dhe armësh me gjithë rajonin së bashku me Damir Fazlliçin, arriti të krijojë një konfidencë me Uashingtonin. Vendimi i presidentit Bush për të vizituar Shqipërinë dhe për t’i dhënë shtytje pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimit në NATO, nuk kishte lidhje fare me raportet e Berishës me Uashingtonin, por me vendimet e SHBA për Shqipërinë.

Ndryshimi i pushtetit në Uashington dhe ardhja e Obamës nuk i krijoi asnjë telash Berishës. Përkundrazi! Atij iu desh të ndërronte disa lobistë me njerëz më afër zonjës Klinton dhe mund të thuhet pa frikë se mandati i parë i Obamës ka qenë ndihma më e madhe për Berishën në pushtet.

Ky mandat përkon dhe me skandalet më të mëdha të Berishës në qeverisje, qysh nga injorimi i një gjyqi të drejtë për Gërdecin, zgjedhjet e 2009-ës, vrasja e katër demonstruesve paqësorë për arsye politike dhe përkeqësimi i standardit të zgjedhjeve me vjedhjen e hapur të mandatit të Tiranës më 8 Maj 2011. Ai arriti të neutralizojë raportet e këqija që shkonin nga ambasada e SHBA në Uashington dhe të detyrojë ambasadorin Uidhers të marrë një vendim personal për të mos u pajtuar më tej me këtë qëndrim dhe të dalë me dëshirë të tij në pension për të folur hapur për atë që po ndodhte.

Qeveria amerikane megjithëse ia ka vënë Berishës në dukje çdo problem, nuk ka luftuar për të bërë qëndrimet e saj qëndrime të qeverisë shqiptare, duke e konsideruar pa hezitim si një periudhë të artë të tolerimit të nja bajraktari në një vend që po zhytet në autokraci, korrupsion dhe mungesë të plotë lirie. Fakti që në SHBA qeverisnin demokratët dhe në Shqipëri një autokrat, nuk ishte asnjë problem.

Vetëm vizita e fundit e Sekretares Klinton ishte një rivënie pikash mbi “i” nga qëndrimi amerikan ndaj Berishës. Ajo dëshmoi se SHBA në fund respekton gjithmonë parimet e veta dhe jo individët. Sekretarja Klinton e trajtoi Sali Berishën si një hajdut votash, një qeveritar të korruptuar dhe një politikan konfliktual, që zhduk partneritetin politik. Ajo dha sinjale të qarta të bashkëpunimit me gjithë kundërshtarët e Sali Berishës, që nga takimi i ekzagjeruar me Edi Ramën deri tek ftesat personale për Ina Ramën, Bamir Topin, Kreshnik Spahiun e Myslym Pashajn. Dhe më tej akoma ajo duket se i ka dhënë Jozefina Topallit më shumë konfidencë se Sali Berishës, dhe duke injoruar tërësisht Lulëzim Bashën, i cili nuk arriti t’i marrë asnjë fotografi, edhe pse nisi një bust në mes të Tiranës për Uillsonin, apo edhe pse shkoi si halabak të hynte me forcë në aeroport për ta takuar.

Edhe një ditë pas këtyre votimeve do të ndodhë e njëjta gjë. Të vetmit që kanë të drejtë të gëzojnë apo hidhërohen janë vetëm amerikanët. Ne të tjerët thjesht duhet të shikojmë TV. Nuk ka rëndësi nëse në Uashington do të jenë të majtët apo të djathtët. Ata kanë dëshmuar se kur mendojnë për Shqipërinë nuk kanë parasysh emra të përveçëm, por vese të përveçme.

44 komente në “Kë pret Tirana të fitojë në Uashington?”

  1. loni says:

    tirana z mero ose me mire maloket z mero,,po presin qe te fitoje ne amerike njeriu qe nuk do ti zhduku keta maloke andej nga erdhen,,dmth nga veriu i shqiperise,,kete po presin maloket e tiranes nga votimet e amerikes,,qe buka e grurit qe ketyre kafsheve i ka zene sote nuk duan qe tju pritet nga terezia,,keta maloke qe e mbushen barkun ketu dhe 22 vjet me buke nuk duan nje njeri qe ti ktheje perseri tek vellezrit qe kane neper bjeshka qe quhen kafshe,,,,

    1. A ku bahet Lul Basha, di njeri gja. Se pashe fare te vizita Znj Klinton, mos e kan rrembye komunistet a?

      1. voica says:

        Z. Mero!
        Pas ketij shkrimi, ne kete linje mendimi, mund t’i kushtohet nje tjeter shkrim per Evropen.
        Pasi ketu del qarte se si funksionon SHBA dhe dime se si e tjerr politiken Evropa , gjithmone ne raport me politiken e jashtme te tyre, ne rastin konkret me Shqiperine. Se ja, te kujtohet austriaku Grosseck a si i thone dhe te vete mendja vetiu.

    2. N.VJOSA says:

      NË CILIN KRAH TE TRUPIT ËSHTË Z E M R A ?….
      M A J T A S !
      BOTA QEVERIS MAJTAS !
      Ne krahun e atyre qe mbajne Boten mbi supe!
      Dite te zeza per Rrumpallen!
      Nje dite me diell po lind edhe per Shqiperine!….

      1. Ajo qe s'jam says:

        N.Vjosa “I srce je na levoj strani” (Edhe zemra eshte ne anen e majte), eshte tiulli i librit te shtriges, vraseses, sihirbazes, lavires, kuves plake, Mira Markovic. Ta peshurrsha falso-agumentin tend….Demek, ti shume i/e mencur, dhe e ke zbulu ne cilen ane eshte zemra, dhe meqe zemra qenka ne anen e majte, u dashka ta kepusim doren, kemben, mushkerine e djathte…Lope/Kali. Ec lexo najsen e mos u magjeps me autorin e shkrimit qe luan koqe sa here te doje, dhe nuk e veren kush…!

        1. N.VJOSA says:

          Ajo qe s’jam,
          Qe je nje Pelë Me pafkat e Kalit te Karroces, kjo nuk eshte veshtire te kuptohet nga argumentat qe perdor!
          Une nuK kuptoj serbisht siç kupton ti, por me qe paska nje liber Mira Markoviç, ketej e tutje Zemra duhet te ndryshoje vend, jo ne anen e majte, por ne anen e djathe!!!!….
          Qe pergjithsisht ju perkrahsit e Saliut jeni medioker, nuk do shume mend per tu kuptuar.
          Por çfare do te thuash ti ne se kete metafore e ka perdorur vet Kenedi apo nje Socialdemokrat i shquar gjerman!?
          Vendin e Zemres nuk e ndryshojne dhe zhvleftesojne theniet e personaliteteve pozitiv apo negativ te Historise
          Zemra eshte ashtu siç e ka krijuar Natyra apo Zoti, ne anen e majte, tek njerzit!
          Nuk po flas per merimangat, kafshet e pyllit dhe zvarraniket!….
          O Lope Qorre,
          Metafora dhe krahasimi i referohen fenomeneve madhore te natyres dhe nuk mund ti erresoje asnje thenie e Markoviçit apo Berishoviçit!
          Perkrahsit e se majtes mbeshteten ne masen miliardshe te puntorit dhe fshatarit, NJERIUT TE PUNES, që si pflugferd, siç thone gjermanet, kryen punen me te madhe te transformimit te Natyres ne dobi te Njeriut!…
          Ti mediokre mos e keput as doren as kemben e djatht, se nuk ka then kush keshtu, por me ty eshte veshtire te debatosh se i ngaterron librat me njeratjetren!
          Po i pshurr keshtu argumentat, nuk me mbetet gje tjeter veç te te uroj qe te heqesh pafkat e Kalit dhe ta shohesh me mire Boten dhe fenomenet shoqerore!
          Të paste Partia dhe Rrumpalla!….

          1. Ajo qe s'jam says:

            pashë Mero Bazen, ne dhe e shtifsh, trego drejte, kaq rrezik eshte puna a?!

    3. mond maloku says:

      O Loni, po ca te kane bere maloket ty more vella qe flet ashtu me kaq mllef. ai per te cilin ti ke inat, e kane te gjithe dhe me kete bashkohem edhe une me ty, por as une, as ti, asnje ska c’i ben atij (koha po e trgon), por me verioret ske pune o shoku, ata jane ne vend te tyre dhe mos i quaj kafshe se mund te jesh ti nja 200 here me kafshe se ata, (te siguroj per kete). Maloke pastaj ky vendi jone ka gjithandej nga veriu ne Sh.mesme edhe ne jug (me shume bile andej nga jugu) edhe per kete te siguroj se e njoh mire kete vend pellembe per pellembe, por ngase jane skutha nuk e tregojne malokerine e tyre, dhe ti genjehesh.
      pra leri keto vella dhe diskuto per ndonje gje me te hajrit.

    4. discret says:

      Loni ne se problemi i demokracise qenka perjashtimi i shumices se kombit shqiptar sic thua ti qe te ikin dhe ketu te rrish vetem ti me ca te ardhur nga gerxhet e jugut gjate kohes se komunizmit atehere te jeshe i sigurte se e arthmja jote dhe e gjithe te tjereve eshte ne mesjete urrejtja jote ndaj njerezve ka burimin vetem ne injorancen tende dhe vetevleresimin teper te ulet qe paske,te lutem rrit vetvleresim nepermjet dijes, mos i urre bashkekombasit ,mos ngaterro politikanet me popullin dhe sefundmi kur s’ke gje per te thene mos u shpreh

    5. Mali says:

      I turpshem ky koment, loni! Tregon nje racizem te paster..dhe per me teper nuk e di se nga ke ardhur ti ne Tirane. Turp, turp

  2. plaku mere says:

    Amon o Mero kush eshte ajo nene qe te ka bere kaq te mencur, mezi presim shkrimet e tua se na hape syte dhe nuk na ze gjumi per mendimet e drejta qe na jep,te uroj jete te gjate dhe te shendetshme ju dhe familjes suaj.

    1. LSI = Skrapi i PS! says:

      Sala gjithmone i ka rene me koke “DYERVE TE PERENDIMIT” per ti hapur!
      Kush ishte ai kelysh kurve qe i mbushi mendjen qe ti hape dyert me para se na griu nga asetet?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/modeli-financiar-ekonomik-salibode.html

  3. alban4eva says:

    si gjithmone, z Mero eshte nje parashikues i perpikte, dhe nje mendje e zgjuar..
    te shohim tani si do pergjigjen dhe cfare do thone kurvat e Salehut ketu ne forum, sa diarrè do vjellin nga goja per te mbrojtur babane e tyre shpiretor, kafshen Saleh..

  4. Ina says:

    Bema pushtetaresh…skandal. Ja si masakrohet ne zyren e shtetit (Jo ne polici dhe SHIK) por ne zyren e nenprefektit te Mirdites nje 65 vjecar ne krye te detyres….ja provat qe gjykata mundohet ti injoroje: http://www.youtube.com/watch?v=PymgH5zYfXk

  5. kelmendasi says:

    NJe analize e pa sakte.Pse nuk thue z.Mero se Rama shkoji nga New york deri San Francisko qe te kontriboje per fushaten e Obames .Pra Rama me gjithe ty Mero dishrojne fitoren e Obames.Po fitoji Romni Edi Rama te puthet me Milon kujt i thone.Ne Amerike po lobonin ne shqiptaret e Amerikes Arta Dade dhe Ilir Xhelil Gjoni nipi i Hysni Kapos.Pra hapet duhet te pranohet se Ps ka lobue aq sa ka takatin ka pague aq sa deshi per te frenue Romnin.Berisha dhe Pd kane qene neutral.Kete nuk deshe ta thuesh Mero jo se nuk e din.Ti merresh cfare ka bere Berisha pa sqarue se kush nga politikanet deshrojne Obamen dhe kush Romnin.Natyrisht Rama mew ty per hater te Rames do tu bjere te fiket po fitoji Romni.Por edhe po fitoji Obama nuk blihet me 40 apo 20 mije leke se presidenti dhe politika Amerikane nuk jane sigazetat shqiptare qe shiten per 5 aspra.
    Botoje komentin

    1. Tironsi says:

      Po tani qe fitoi obama more malok ça do thuash??? do e besh dhe Obamen komunist, dhe Salih Ram Berishen do e besh demokrat!
      shko ore pirdhu, palle!

  6. Uarda says:

    Rrofsh z.Mero qe na kthjellon mendjen ne shqiptareve te thjeshte qe nuk marrim vesh nga politika e madhe.
    Une mendoj qe shkrimet e tua z.Mero duhet ti perkthesh edhe ne anglisht qe te kete mundesi ti lexoje edhe populli i shkrete amerikan dhe te ndricohet edhe ai.
    Te lutem z.Mero vazhdo e shkruaj se vetem ty te kemi. Na ndrico se jeta pa shkrimet e tua eshte si PS pa Edi Ramen.
    Nuk e di pse por kam pershtypjen se po te kishte jetuar i ndjeri Lirak dhe po te shendoshej e te vinte bark e ti trashej qafa, do te ngjante me z.Mero.

    1. Ben Chicago says:

      Haha,duhej tia perkthej “plaku”,ne gjermanisht,,dhe te lexojne gjithe euriopianet,,se per Amerikanet Uarda,ne te 3 debatet qe u bene ketu nuk u permend kurre Europa si emer.

      1. plaku says:

        ham ham Qikago,
        Mbreti i Anglise Henri i V-te ka thene:
        With a new learned language, one wons a new soul.
        Qe do te thote : Me nje gjuhe te re te mesuar njeriu fiton nje shpirt te ri.
        Gjuhe eshte kulture more Bathoras. A ke ngrene sot ndonje pjeshke Lapardhaje mor gam gam gam injorant?
        Te fala nga Bathorja.

    2. plaku says:

      Uarda, Alketa 85,
      Nuk kemi cfare te bejme duhet te lexojme shkrimet e tua idjote deri pas zgjedhjeve. Cinizmi yt eshte shume vulgar moj bukuroshe qe ke shitur bythen ose dicka tjeter ( kete e di vetem ti ) vetem per nje luge corbe te prishur nga kazani qeveritar. Ti e baltos emrin e trimit Lirak kur e ze me goje. Kij me respekt per nje njeri qe flijoi vehten per nje gje te drejte.
      Uarda, Alketa 85,filosofi i madh grek Aristoteli ka thene : Shumica e njerezve ( si puna jote Uarda, Alketa 85 ) jetojne per te ngrene ( supe nga kazani i qeverise sic ben ti Uarda, Alketa 85 )ndersa une ha per te jetuar.
      Nuk e di ne e e kuptove thenjen e Aristotelit apo duhet ta perkthesh m.gj.se e ke ne shqip.
      Go to hell moj mendje shterpe.

      1. kujdes says:

        plaku
        Po me avash o plaku e dim qe je i majte por kjo nuk te jep te drejtene te fyesh komentuesit qe mendojn djathtas.E sidomas femerat.
        Nje pyetje pa te keq .Mos je gje i aferte me SHABAN NURJEN?????

        1. plaku says:

          kujdes,
          Uarda ose Alketa 85 nuk mendon djathtas. Si e spjegon ti faktin pse kjo femer fillon shkruan ne forum vetem para zgjedhjeve ?
          Kjo femer eshte urdherur te thote ato budallalliqe qe thote se ndryshe nuk i jep njeri te haje supe te kazanit te qeverise.
          Pershendetje.

  7. shqiptari says:

    Zoti Mero eshte njeshe.Vertete mezi ekmei dhe mezi presim qe te na ushqeje me Info.Por mendoje ! nje mendim i thjshte nga une,qe mezi po formuloje nje rrjeshte shkrimi.
    Ha nuk ju duket qe si PD _PS_LSI jane njesoje dhe jane kelyshet e pasardhesit te jashteqitjes se Dikatorit enver dhe ramiz.
    Lexoni http://www.Odiseja e nje Detektivi 1.
    Ka shume vellime.
    Me falni per Respekt nese fyhej ndonje simpatizant te partive qe permenda.Por mos te harojme se po ja fusim vetes,edhe kure nuk duham.
    Faleminderit.

    1. Ben Chicago says:

      Nje artikull i sakte,larg ndikimit ‘socilaist’.Zgjedhjet ne Amerike nuk kane ndikim ne Shqiperi.Nje gje eshte e sigurte,te dy partite ketu,jane antikomuniste,dhe si te tilla,nuk mund te perkrahin( ashtu sic nuk kane mbeshtetur asnjehere),te majten komuniste shqiptare.Flini rehat komunistat e PS,kushdo ta marre do jete kundra jush,kundra ideollogjise tuaj.

      1. plaku says:

        ham ham Bathorja,
        Te keshilloj qe te blesh nje fyell tjeter me me shume brima. Fyellit qe i bie cdo dite ka vetem nje brime, ate kunder komunizmit.
        Disa here te kam spjeguar se babai yt ideologjik Sali horri ka qene sekretar i PPSH. Kesaj muzike qe i bie ti i thone : Shan i dhjeri te permjerin.
        Komunizmi si teori studjohet edhe sot ne universitetet me te mira te botes. Gje tjeter eshte socjalizmi real i cili nuk respektoi teorine komuniste dhe u kthye ne diktature. Kete diktature e hoqen qafe me te drejte popujt e botes.
        Nuk e kupton se je bere i merzitshem dhe monoton me fyellin me nje brime. Mos valle nuk ke leke te blesh nje fyell tjeter me disa brima sepse, ne se e ke vene re, edhe natyra nuk ka vetem ngjyren e zeze dhe te bardhe, ajo ka edhe ngjyrat e ylberit more injorant.
        Ne fakt ti nuk ke faj qe je kaq pa kulture sepse kur Zoti ju dha trute njerezve ti ishe duke ngrene SUPE NE KAZANIN E SALES.
        Pershendetje nga Bathorja more koqe kandari.

  8. Mentari says:

    Te mendosh se Amerika ishte dhe eshte faktori vendimtar per zgjedhjet dhe fituesin e atyre zgjedhjeve ne shqiperi eshte fatalitet inteligjence dhe mungese te theksuar informacioni.Cdo fitore apo humbje te njeres pale apo tjetres eshte veper e shqiptarve dhe te asnje shteti tejter,pervec atyre rebelimeve te 1997 qe ishte nje orkestrim i Ortodokseve shqiptare me spijunaxhin greko-Serb ,por ne terren ishin Greket kurse serbet ishin ne ministrine e mbrendshme te greqise.E ndjek nga afer politiken Amerikane prej 40 vjetesh dhe pak a shum e di se si operon ajo piltike atje dhe ne shtet e tjera te botes ku Amerika ka interesa,kurse ne shqiperi kush jane interesat Amerikane?per te mos thene asgje te vetmin interes qe ajo ka eshte qe ne Europe te mos ket lufte dhe nderhyrja qe ajo beri ne Kosove ishte pikerisht frika se Turqia mund te hynte ne lufte me Greqine sepse Greqia e paraqiti veten e saj si nje aleate e ngushte e Serbise dhe Turqia si aleate e ngushte e shqiptarve dhe Turqia ne ate kohe kercenoj se do te hynte direkt ne lufte per te mbrojtur shqiptaret dhe ato qe te dyja ishin anetare te natos,kjo ishte e gjitha.Por qe sot te mendosh se Amerika ka dore apo politika shqiptare eshte e lidhur me ato zgjedhjet presidenciale Amerikane apo se gjoja po te vij ky apo ai ne krye te shtetit Amerikan ka per te prure kete apo ate ne krye te shtetit shqiptar eshte sa qesharake aq edhe e pavertet.

  9. e verteta says:

    Mire i keni thene te gjitha,vetem nje keni lene pa thene,ate qe e keni ne maj te gjuhes:Sala do te vjedhe votat per presidentin qe e mbeshtet..

  10. e verteta says:

    Dakord,more zoti Baze,po pse duhet ti marrim ashtu sic i imagjinoni ju,e mos ta marrim ndryshe ato qe tha z.Klinton ne parlament: qe opozita duhet te jete me bashkpunuese dhe jo aq konfliktuale dhe kundershtuese per reformat dhe ligjet qe i nevojiten vendit per kandidimin ne bashkimin europjan?Dhe tjetra:pese te mos e marrim takimin e “egzagjeruar” te z.Klinton me Ramen,si perpjekje e saj per t’ia mbushur mendjen Rames se nuk duhet kembngulur duke mohuar dhe penguar cdo reforme te nevojshme per vendin?
    Analizat e bera me te tilla fantazi,z.Baze,asgjekundi nuk te nxjerrin,vecse vlejne per te mbajtur,sic i thone,me gajret,keta 30 a 40,te etur per te tilla enderra,te cilet sulen mandej e komentojne duke e lepire nga tere anet kete lloj gjelle qe u hidhet.E di qe nuk do ta botoni kete koment,por s’ka gje.Vecse duhet ta dini se njerezit me dy fije mend ne koke e me nje far kulture, me kete sy i shohin keta editorjelet tuaja,te cilat ne pergjithsi kan ne kontradite te verteten me trillimin…

  11. tefta says:

    TIRONA PRET TE FITOJE RIEKERS ;ENGEL;CANTRIMANN , QE TI MAROJE TAMOM PAZARET PER SHQIPERINE e JUGUN , DETIN JON DHE ADRIATIK NE JUGUN E SHQIPERISE DHE TE JENE TE LIRE PA LABET

  12. a do qymyr zotni says:

    ANALIZES SE DREJTE MUND TI SHTOHET:’Politika’ jone po qe se quhet e tille, nga ajo amerikane ka marre gjerat me te keqija e ka lene menjane ato me te mirat veçanerisht ne Ekonomi,shkolle,shendetesi.Ne keto drejtime ‘konsulencat’ amerikane jo vetem nuk kane ndihmuar por demtuar rende treguesit ekonomiko-financiare ,sa me shpejt tu pritet bileta per ikje ketyre ‘konsulencave’ aqe me mire do te jete.

  13. alban says:

    Ahhhh mo Mero,me te tilla shkrime na e prish mendjen dhe na ben te harrojme helmin tend.Cdo gje e drejte pervec faktit qe Hillari eshte pergjegjese per keto vite te mbrapeshta qeverissjeje ne Shqiperi.Leksione demokracie mund te jap cdo politikan ne kuvend,por ajo zonja te na thoshte pse per 4 vjet ka mbyllur syte per cka ka ndodhur.Keto donim te dinim ne shqiptaret.

  14. Horri i Bulevardit says:

    Duke perjashtuar presidencen e Klinton, per shqiptaret eshte me mire nje president nga e djathta, republikan.
    Demokratet e Amerikes, sic thashe perjashto Klinton, nuk i shohin ceshtjen shqiptare me seriozitet dhe mua me intereson nje president qe ka vemendjen e popullit tim, jo nje president qe ka vemendjen vetem te palestinezeve dhe afganeve.
    Shqiptaret humben edhe nje rast, per te qene ne qender te vemendjes se departamentit te shtetit.

  15. Enver Hoxha says:

    O Mero djali, i thuaj atij qenit tim se na ka zene televizorin, ne duam te shohim homazhet e Lirak Bejkos, ai mbajtesi i shurres, po flet dhe ka zene te gjithaa kanalet.

  16. br8s says:

    Akoma nuk u mesuan Shqiptaret me perrallat e dala nga goja e ndyre e S.B….,? Sa per vjedhjen e votes duhet qe tani ti behet e qarte se kesaj rradhe po i futi duart, do kete lufte. Lufte te vertete. Mos kujtoje se do rrime si viktima! Opozita te ndeze te gjithe motoret e mos meret me LSI e banditet e saj. Ta harroje!
    Sa per viziten e znj Klinton z Mero per mua mu duk si nje vizite mediokre ,te pakten fjalimi ne parlament. Si gjithmone duke luajt me shume porta.Faktet qe rendisni ju ne shkrim nuk duhen toleruar nga asnje administrate e jo me nga ajo e SHBA.Ne te kundert behesh bashkefajtor .Te vrasesh protestues me cadra ne dore e buk me vete ne sqetull eshte e rende,dhe kete me mire se kushdo duhet ta thoshte znj Klinton. Vetem Azerbaxhiani mund te dergoje flete lavderimi per bastardin S.B

  17. Historia e fyellit says:

    Mardheniet tona jane percaktuar nga interesat amerikane dhe nga LOBIMET

  18. tironci says:

    Çare thu mer lal? Oshte mire apo keq qe ka fitu Oboma?

  19. QAFA BARAKUT HAS KUKES says:

    e verteta — 7 Nëntor, 2012 në 5:35 am
    e verteta — 7 Nëntor, 2012 në 4:52 am
    Mentari — 7 Nëntor, 2012 në 2:49 am
    Ben Chicago — 7 Nëntor, 2012 në 1:34 am
    kujdes — 7 Nëntor, 2012 në 1:59 pm
    Ben Chicago — 7 Nëntor, 2012 në 1:43 am
    Uarda — 7 Nëntor, 2012 në 12:14 am
    kelmendasi — 6 Nëntor, 2012 në 11:52 pm
    Ajo qe s’jam — 7 Nëntor, 2012 në 1:34 pm
    Eshte e habiteshme qe ky komentues qe ka bere gjithe keto komente
    nuk regjistrohet ne librin “GINES” per numrin jashtzakonisht te madh.
    Jam i bindur qe do jete rekord boteror per te gjitha kohrat.Dikush permendi ne nje koment se rekordin te zeri amerikes e mban xhebrail gradica (emigrant ne durres nga kuksi) me rreth 50 mije komente po ky kelmendasi besoj se i ka kalue 100 000 komente.
    E ngushellojme kete komentues qe humbi mormoni Romny.
    Na lajmero kur pret vizitat per ngushellim.

  20. Claus says:

    I nderuar plaku,

    qenka futur ne debat te forte me ca “te djathte” qe nuk kane lexuar asnje rresht ne jete per te mesuar te pakten se perse quhen te djathte.
    Jane specie te rralla, i dashur plaku, qe me sigurine me te madhe do te thoja, qe po te ishte gjalle Darwin keto specie do ti fuste ne ndonje klase gjitaresh me aktivitet elektrik te qelizave te trurit me diference potenciale -300mV (50-100mV eshte normalja).

    Lavdi Zotit qe fitoj Obama, te pakten disave qe mund te jene edhe ne keto blogg u ka siguruar nje sigurim shendetsor, me kryesorja per njeriun, se Romny diku tha, qe sigurimin shendetsor me ardhjen time ne pushtet do ta heq qe ne dekretin e pare, se eshte ligj socialist!!!
    Me naivitet dhe cinizem nuk gjen.

    Prandaj mire e ke thene, qe ata cikagoneze nuk jetojne ne Chikago por ne Bathore dhe jane rehat aty duke thirrur dite e nate “Rrofte Cubi”.

    Po te tregoj nje histori dhe besoj ata qe jane ne Amerike besoj se do te me kuptojne.

    Pak vite me pare, diku ne shtetin e Iowa, ne nje qyteze te tij, per fundjave kishte ndermarre nje aksion falas nje organizate mjekesore e quajtur “Remote Medical”. Lajmerimet ishin bere dhe klinika fushore me te gjitha mjetet e duhura ishte ngritur. Nuk zgjati shume dhe radha u be kilometrike, shume kishin udhetuar me 2 a 3 ore me makine te vinin aty per ate sherbim mjekesor falas, per arsyen e vetme te mungeses se siguracionit shendetsor.

    Pjesa me e madhe e tyre ishin paciente dhemballesh te prishura dhe te enjtura, shume prej tyre kishin probleme me shikimin. E zgjata pak, por dua te dal diku tjeter.

    Gjate asaj pune intensive qe nuk te linte te merrje fryem, nje mjek stomatalog mbaron pacientin dhe del per disa minuta ne gjendje te tronditur.
    C`fare keni zoteri? E pyet nje gazetar i nje stacioni prestigjioz europian qe kishte shoqeruar kete grup mjekesh.

    “I kam hequr nje pacienteje 16 dhemballe, thote. E kupton, 16 dhemballe! Por kjo nuk eshte e gjitha, ajo per te pushuar dhimbjet kishte perdorur nje metode c`njerezore ne gojen e saj.
    Me nje tel alumini, nga telat qe varin rrobat, ajo e kishte nxehur ate ne flaken e qiririt dhe me te kishte paralizuar nervin e dhemballeve. Dhimbjet natyrisht qe i kishin pushuar, por goja ishte komplet e infektuar keshtu qe ato ishin bere te gjitha per tu hequr”.

    Kjo nuk ndodh ne xhunglat e Amazones zoteri, shton ai, kjo ndodh ketu, ne shtetin me te fuqishem te botes, ne USA!

    Prandaj plaku, ata qe shkruajne per te “djathte” nuk jane ne USA por ne Bathoret e Shqiperise, qe me 5 euro duan sherbim dhe te mire bile, packa se dhembet nuk i kane lare njehere ne jeten e tyre.
    Shih mjekun-kryeciub, Sali se c`dhmebe ka.
    Pershendetje

  21. komunisti says:

    Br8s
    Cte ka vajtur mendja mire ty ,o i brigades 8 sulmuese.Komandant te asaj lufte ty te takon te te veme,s’ka gje se mund te jeshe nga ata qe mezi i lidhin poturet,por dukesh qe zemren e ke akoma shpuze.Vetem se duhet te gjejme arsye me te plota per ta nisur,se ajo puna e vjedhjes se votave skur s’ia mbush syrin njerezve,pasi ketu ne Vlore,Durres,Kavaje,Elbasan,Berat,Fier,Lushnje,Gjirokaster,Sarande,Korrce,pogradec etj…,sikur fituam ne e nuk na i vodhi kush votat.Nese e ke fjalen per Tiranen edhe aty,fakti qe i pari jone humbi pothuajse gjysmen e votave qe kishte marre ne te kaluaren,tregon se edhe ay ka humbur e s’ja vare me kush.Edhe ajo puna e vrasjes me cadra ne dore sikur s’ta mbush,sepse e gjithe bota e ka pare si kercisnin dajaket,guret,molotovet…,dhe ka degjuar edhe deklaratat pa mend(….) te ketyre te taneve qe e organizuan ate dmostrate.Prandaj une mendoj qe te gjejme ndonje shkak tjeter me te forte per ta justifikuar ate lufte qe ke planifikuar zoterote:Te ngrihemi si Talebanet ne Afganistan kunder Amerikes me keta Klintonet e Obamat, te cilet nuk po na perkrahin hapur qe ti shalohemi edhe nje here ati pushteti e ti nxjerrim fundin sic beme gjate 47 viteve te paharruara.Keti plani jam i mendimit ti vihemi,komandant.He,na udhehiq drejte fitores,por kujdes poturet…

  22. Anastasi(jo Angjeli) says:

    Ja nje qen besnik i Saliut bravo komunisti keshtu te meson partia dhe me llogjiken e nje qeni ruugesh shko.

  23. i djathti says:

    Kemi vere se juve,z.Claus,dhe Plakut,sikur ju ka ngjitur mire muhabeti me njeritjetri,mos kemi te bejme me ndonje simbioze ?Nejse,me fatin e atyre specieve te Darvinit u morem vesh:Gjysma e popullit shqiptar,sipas kunstatimit tuaj Darvini duhet kthekerka ne shtaze.Gjene dicka me mire se ne ata 45 vitet e juve te majteve ,kur ne shtaze e skllever qene shderruar 90 perqind te ketij populli.Por,si eshte e mundur,zoterij,qe nuk e mirni paksa ne konsiderate idealin e baballarve te se majtes,Marks,Lenin,Rama e tj.,qe deklaronin dhe deklarojne,se kujdesin dhe mbeshtetjen kryesore do ta kishin per ato shtresa te paprivigjuarish,te lene ne mjerim,padituri e harrese,e qe s’dine as dhembet te lajne…Sepse sa per shqiptarizem,qe gjoja perveloheni ne komentet tuaja as qe behet fjale:Gjysmen e krahinave te Shqiperise e shuekeni nga harta dhe popullsine do ta digjkeni ne furra elektrike me votazh te mjaftueshem.Bravo e majta,tregoje ballhapur vetveten!Ndersa me ate barcoleten e dhembeve asgje s’u kuptua:Nuk ditet ju ta tregoni,apo jam une i djathti i trashe qe s’e kuptova:E kishit fjalen qe me nje gure te vrisnje njeheresh dy zogj,Ameriken dhe te djathten shqiptare,apo c’deshe te thoje? Sepse edhe si barsolete sikur s’bushte dhe nuk dite ta tregoje sic duhet…

    1. qafa barakut says:

      po cfare i djadhte je ti mor kelmendas kur sipas censusit copa copa 80% e ju “konsevartoreve” jeni me ndihme sociale nga shteti ??
      e ka fajin clausi me plakun qe humbin kohen me nje malokar..

  24. i djathti says:

    Qafa barakt,
    Lexo dhe pergjigjiu asaj qe shkruaj e mos grij sallate kot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje