Gati seksioni i pestë i autostradës Morinë- Prishtinë (VIDEO)

24 Nëntor 2012, 18:49Rajoni TEMA
Gati seksioni i pestë i autostradës Morinë- Prishtinë

Autostrada Morinë- Prishtinë, e njohur ndryshe si rruga “Ibrahim Rugova”, nis nga Morina në pikën e kalimit kufitar me Shqipërinë dhe përfundon në veri të Prishtinës me një gjatësi prej 102 km.

Autostrada është e ndarë në 9 seksione. Puna nisi në maj të vitit 2010 dhe pas 18 muajsh përfunduan punimet me seksionet 1.2.3 dhe 4B, 34 km, të cilat nisin nga Morina dhe përfundonin në dalje të Suharekës duke shmangur trafikun nga qendrat e qyteteve Prizren dhe Suharekë 13 muaj para afatit të parashikuar në kontratë.

Në korrik 2012 Bechtel- Enka hapi seksionin 4B, 4.5 km duke shmangur trafikun e sezonit veror nga zona malore e Duhles.

Seksioni 5 hapet me 27 nëntor, ka gjatësinë 18.5 km dhe lidh kufirin me Pejën dhe Prishtinën.

Autostrada është me 4 korsi, me sistem të mbyllur dhe me ndriçim në nyjet lidhëse, të cilat lidhin seksionet sipas rajoneve. Autostrada parashikohet të lidhet me rrugën 6 drejt Shkupit në afërsi të Prishtinës. Autostrada është dizenjuar nga kroatët e IGH dhe francezët Egis dhe është e financuar nga qeveria e Kosovës.

Një reporter i Gazetës Tema u lejua të kalojë përmes seksionit të pestë, ku po bëhen punimet e fundit para përurimit. Rruga është e standardeve më të mira perëndimore, me një sërë elementësh sigurie, që nga rrethimi deri tek hyrje daljet e sigurta në autostradë si dhe ambienti i sistemuar anash autostradës. Makina jonë u shoqërua nga një makinë e Bechtel- Enka, që udhëtonte me 40 km në orë, por sërish distanca e shkurtuar nga Prishtina në Duhël është e pabesueshme. Duke përfshirë dhe segmentin Morinë- Thumanë, nga Tirana në Prishtinë tani mund të udhëtohet në pak se tri orë, nëse nuk ka trafik në dalje të Tiranës dhe Prishtinës.

25 komente në “Gati seksioni i pestë i autostradës Morinë- Prishtinë (VIDEO)”

  1. Arben Kosova says:

    Deshti Zoti, e propozoj Ibrahim Rugova,e filloj Sali Berisha,e perfundojnë hajnat e Thaqit,vazhdon….?.

    1. Muhamet says:

      Sikur te ishte hajn thaqi skish mukt me ndertu se i kish vjedh paret

  2. Dardan says:

    Autostrade me te bukur e me kualitative per momentin nuk ka ne Ballkane normale edhe kostoja esht me e larte se ne te gjitha shtetet e Ballkanit 10,milion per 1/Km perderisa Kostot e rajonit variojne nga 2,milione si ne Bullgari dhe Rumani deri ne 4-5 Milione ne Kroaci, per 1/km

  3. raimondi says:

    Por nga sa shifet ne video Asfalti i shtruar ne ruge nuk duket cilesor …duket si i vjeter ….

    Ajo eshte ruge e re , ndersa asfalti duket si i vjeter , ndaj at qe jane kontrollore te ruges ta shikojne me kujdes kete asfaltim

    1. raimondi says:

      WOW ! Po kjo qenka shume ruge e bukur –E Paskan bere shume bukur edhe shtrimin edhe tabeltat , ndricimin –Dhe sidomos ato daljet nga autostrda i paskan bere moderne fare ….Shume mire

      Eshte mire ne fakt qe e gjithe autostrada nga Tirana ne Prishtine te kete ndricim ne ruge , se kur ka ndricim udheton naten pa problem fare dhe nuk ben asidente

      Aq me teper qe kete ruge e bejne familjare , dhe po te jete e ndricuar e gjithe autstrada ne gjithe gjatesine e saj _-Njerezit udhetojne pa friken e aksidenteve

      Nejse rendesi ka qe eshte bere ruge e mire shume -_Tamam moderne …–Hajde Urime ! dhe te behemi nje shtet sa me shpejte…

      I duhet thene Sales qe

  4. Eli says:

    Me mire se tek ne ~~~~~~~~~~~~ Po karburanet, lopet qerret , sharrimi anash me shit byrek, kebab dmth !!!!!!!!!!! E vetmja gje me msu prej kosovarve!

  5. Dardan says:

    Eli, Ju eli munde te mesoni shume prej neve por ja qe nuk ju le Injoranca, Prsh ju munde te mesoni prej neve gjdo gje qe ka te bej me Industrin dhe Teknologjine ku ne kemi shum pervoje dhe Ekspert si ne Kosove ashtu edhe ne Diaspor dhe ne keto Zanate ka dhjetra vite qe i kemi mesuar nga Evropa kur ju nuk kishit Mundesi per shkake te Izolomit Komuniste, Pastaje ju munde te mesoni shuem nga ne sa i perket fushes se Biznesit ku ne kemi shume Biznesemen te Suksesshem si ne Kosove ashtu edhe ne Evrope,Rajone por edhe gjithandej ne Bote, Pastaje ju munde te mesoni shume nga ne sa i perket Menagjimit ku ne ne gjdo aspekte jemi treguar me Ekspert se ju dhe kjo shifet sidomose ne Menagjimin e Resorteve shoqerore Shtetrore si Aeroporti,Posta,Energjetika ,Hekurudha etj etj, Paramendo si ishte Aeroporti i Tiranese para se te Privatizohej, Pastaje ju Munde te mesoni shum nga ne sai perket aspektit te Sigurise POLICIA e Kosoves esht shum me Profesioniste dhe me e Disiplinuar se ajo e Shqiperis dhe ne pergjithsi edhe FSK,ja esht shum me profesioniste se Ushtria e Shqiperis, Pastaje ju mund te mesoni nga ne edhe sa i perket fushes se Informatikes ku te rinjete e Kosoves jane dukshem me profesioniste dhe me te shkathte ,Pastaje ne te gjitha Disiplinate e Sportit ne jemi me te mire dhe me Profesioniste, Pastaje ju munde te mesoni shume nga ne edhe ne fushen e kultures duke filluar nga Sjelljet Politike e deri te ajo se si duhet ngare Makinen ne Komunikacione, etj etj etj,

    1. Lora says:

      Dhe ata mund te mesojne nga ne se cka do te thot ta duash vellain gje te cilen keta nuk dine ta bejne dot.
      Te pershendes dardan pajtohem me komentet e tua.

    2. Sem Luma says:

      O mbaje veten Dardan bre! Qenke kampion ne modesti…

    3. Eli says:

      ju po, kopjut c`bani Shqiperia keto vite lemsh! Si n politik vidhni si kta ktu, abuzime si ktu, me ndertime tjera po lamsh si ktun ! N vend me na e kalu neve thoni dum SALKEN kryetar te tan shqiptarve sa jena gjall ! Ju kot keni dal n evrop tan jetes rremuje e kaos makinash si ke ne ! Duhan plot gjithanej me u qelb si turqit ! E n fun allahu uqber si n fund t Arabis ne rrugt kryesore turop. Beni mores si Sllovenia, Kroacia, Austria, Zvicra , po Shqipnia n pun n vbet. M keni zhgenjy !

      1. Nadri says:

        Une jam nga Kosova dhe e urrej Sali Berishovicin.

        1. hizer says:

          Nadri edhe une jam si ti , por veq se dallimi eshte qe une nuk dua as te degjoj se egziston ky monstrum fare mbi faqen e dheut.Ky armik i kombit ky kryetradhtar .

    4. mesuesi says:

      Dardan veshllapushi, po shqip kur do mesoni ju koqevaret?

      1. BARDHI RKS says:

        mesuesi — 25 Nëntor, 2012 në 11:30 [email protected] O mesues Dardani shqip po shkruan,nje shipe te kombinuar dialekt kosovar gjuhe standarde,ne kemi cka te mesoim nga njeri tjetri,ne mund te mesoim gjuhen nga ju po edhe ju mund te mesoni diqka nga ne,rruga eshte shembulli me i mire se ne Kosove punohet me mire,me plan dhe projekt detal,ju e ndertuat rrugen pa plan,projekto nderto e ne fund rruga u be me shume defekte,eshte rrezik o mesues qe neper autostrad te kaloin lop,kope delesh,autoudha duhet te jete e mbyllur edhe nuk duhet te vidhen shenjat e komunikacionit se rrezikohet jeta e udhetareve.

      2. Dardan says:

        mesuesi,, I nderuar separi njeher gjuha Shqipe nuk percakton nivelin e dijes dhe inteligjences se nje personi, Ti munde te flaseshe shum bukur Shqipe por kjo nuk mjafton qe ti te jeshe me i ngritur se une ne qofte se nuk je Ekspert apo Profesionist i Kualifikuar i fushes perkatse, po te jape disa shembuj, Une njofe Kosovare ne Evrope te cilet mezi i flasin dy fjale Shqipe por jane Ekspert pare ekselance ne profesionin e tyre si Banker ,Inxhinjer,Arhitekte,Teknike,Pilote,Doktore, etj etj etj ,, Ketu esht poenta duhet te jesht Profesionist Ekspert i fushes perkatse kjo esht me rendesi dhe primare e jo ajo se sa mire apo keqe din ti ? apo une te flaseshe Shqipe, Ja edhe nje shembulle qe verteton ket qe po them une, Xherdan Shaqiri mezi i lidhe dy fjale Shqipe mirpo esht Profesionist ne fushe e tije dhe si rrjedhoje nje nga Sportistet me te famshem sote ne Evrope, kuptone ket gje njher e pergjithmon ju nga Shqiperia

      3. une says:

        po dardeani shkruan shume bukur ore qke ti,komentet e tij jane te nivelit te larte gjuhesor dhe te permbajtjes.ai shkruan shum praktikisht dhe ju ben lesh juve qe kritikoni me forcen e argumenteve

    5. Kastrioti says:

      Dardhar, të mendoni edhe ju për “injorancë në Shqipëri”, ky është kulmi !
      Shqipëria ju ka hapur sytë,more! Shqipëria ju ka dërguar mësues që në shekullin XIX, ju hapi shkolla,pastaj edhe Universitetin,ju dërgoi pedagogë edhe në kohën e komunizmit.
      Ju asnjëherë nuk arritët të përfitonit (siç i kishit të gjitha mundësitë ) nga sistemi liberal i Titos.
      Vetëm me 22 vjet postkomunizëm dhe emigracion klandestin, Shqipëria ka ecur me hapa gjigante përpara , më shumë sesa ju që nga 1968 ,kur iu dha shansi për pronë private dhe emigracion të lirë.
      Duke qënë verior, ju njoh mirë dhe konstatoj (me keqardhje) se jeni shumë të prapambetur dhe kurrë nuk do të arrini as t’i afroheni Shqipërisë nga formimi,mentaliteti,kultura,linguistika,arti,etj.
      Njiheni veten; bëhuni,të paktën,gjysmë të vetëdijshëm!

      “Freud: Budallai që e di së është budalla, është gjysmë budalla!”

      1. BARDHI RKS says:

        Kastrioti — 25 Nëntor, 2012 në 6:43 pm
        [email protected] pergjitheso o burre,nuk mendoin te gjithe kosovaret si Dardani,e nuk jan te gjithe kosovaret te zot e as injorant.
        Nuk ishte sistemi i Titos aq liberal siq e paramendoni ju qe jetuat ne ferrin e enverit,periudha 1968-1981 ishte shume e shkurter pastaj kemi gjendjen e jashtezakonshme 1981-1982.Prona private nuk ishte e lejuar siq eshte sote,kishim te drejt te kemi toke deri ne 25 hektar,makine,traktor,mulli,argjentari,ndermarrje te vogla ndertimi dhe lokale te vogla hoteliere e tregtare,keta privatniket nuk mund te zhvilloheshin se nuk e kishin perkrahjen e bankave te cilat ishin pron e shtetit,per me teper biznismenet shiqoheshin me dyshim,shpesh ftoheshin ne biseda informative.Per te marre licence per kompani prodhuese duhej te shkohej ne Beograd,keto kompani private nuk kan pas te drejt te ken me shume se 50 punetore.

        Shqiperia eshte shume para Kosoves sepse ka 100 vjet shtet,institucionet arsimore dhe kulturore kan me shume eksperience dhe tradite,keto institucione ne KOSOVE jane shume te reja nga 1968 e ketej.
        Shqiperia si vend bregdetar me pasuri te medha ujore per HEC ka perparsi ne krahasim me Kosoven e cila deri sa u ndertu rruga e kombit ishte e varur nga rruget e serbise dhe maqedonise.

        URIME 100 VJETORI suksese e zhvillim ne shekullin e ri,i keni te gjitha potencialet njerezore dhe natyrore qe te beheni nje nga vendet e pasura te EUROPESne ju vim pase sepse i kemi do probleme qe jan “normale” per femijet dhe tinejgjeret.

        1. Eli says:

          rrrugen me duket me te bukur e ka kosova

      2. 12:13 says:

        Mos u lodh ti per ” Prapambeturine” tone, neve na mjafton ” Perparami” juaj!

      3. suzana(Kosove) says:

        Kam pare disa here programin tv “kush do te behet milioner”, me pjesemarres nga te gjitha viset shqiptare.
        Ata nga Shqiperia, c,eshte e verteta e flisnin me bukur gjuhen shqipe, kosovaret edhe pse nuk flisnin aq bukur gjuhen standarde, megjithate kishin njohuri me ta medha ne fushat perkatese se sa ata te Shqiperise, ky eshte vetem nje shembull, juve ne Shqiperi do te ju pershkruaja me shume si njerez narcist, egoist, ju jeni me te zgjuarit, me te bukurit, nuk ka te tjere si ju,…

  6. malcori says:

    ideja e clirimit te kosoves ka qene qe mrapa me vjedh sa te munden , kot s’thone qe liria e ka nje cmim

  7. lili says:

    dardandroj se e kunderta do te ndodh:do te mesojme gjithe te keqijat nga shqiperia!ka filluar ne keqqeverisjen edhe ne parlament!

  8. suzana(Kosove) says:

    Pajtohem me ty lili,
    Shqiptaret e Kosoves per Fat te keq jane duke mesuar gjera te keqia nga ata ne Shqiperi, po e marr nje shembull.
    Ne Kosove, njerezit kane jetuar gjithemone me punen e tyre, keq apo mire, nuk ka rendesi, por kane jetuar. Ne Kosove, kurr njerezit nuk kane krijuar familje me shprese se Qeveria do te ju ndihmoj, Qeverine e kemi pare si nje instrument qe ka per detyre te mbledh taksat, te ndertoj shkolla apo spitale, rruge, etj, ne fakt kjo edhe eshte puna e Qeverise.
    Shqiptaret ne Kosove nuk kane prite asnjeher se Qeveria eshte ajo qe duhet tu siguroj ekzistencen e femijeve te tyre, ata mbeshteten vetem ne forcat e tyre, kur jane te varfer nuk mallkojne Qeverine.
    Ne Shqiperi eshte krejt e kunderta, per cdo gje te keqe qe ndodhe ne ate vend, akuzohet Qeveria, une nuk them se Qeveria e Berishes eshte ndonje Qeveri qe meriton lavdate, por nga ana tjeter, ne Shqiperi duket se nuk ekziston asnje iniciative shoqerore, qytetare, te gjitha duhet ti rregulloj Qeveria, po s,pati pune shahet Qeveria, po vrane njeri-tjetrin poashtu Qeveria ka fajet. KJo lloj tradite eshte shume e demshme per shqiptaret si popull, pasi tregon se fatin e tyre e kane komplet te lidhur me Qeverine, duke u nisur nga ajo se Shqiperia nuk ka pasur kurre ndonje Qeveri te afte e dinjitoze, perse qytetaret e Shqiperise vazhdojne me te njejtin avaz?
    Koheve te fundit, verej se disa nga gazetat kosovare e kane kopjuar kete metode shqiptare, per ate me vjen shume keq, shpresoj se qytetaret e Kosoves nuk bien ne “kurthin” e ketyre palaco gazetareve, qe buken e gojes mendojne ta sigurojne me informata te pista, me dezinformata, me lajme dashakeqese e me percarje te popullit te Kosoves, ata qe jane me nje Parti te caktuar, jane tradhetar, hajdut, te tjeret, jane te miret, duke qene se me nje Parti “tradhetare” jane nje shumice e madhe njerezish, qfare te themi pastaj. Shqiptaret duhet njeher ta mesojne mire se cfare do te thote demokraci, kam pershtypjen se nuk e kane idene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje