Një avion pa pilot, që nuk pilotohet në distancë nga një operator njerëzor, por nga inteligjenca artificiale, ka nisur testimet në det.
Avioni amerikan X-47B është një vrasës i së ardhmes, që nëse kompleton me sukses provat, do bëhet i pari mjet fluturues që ulet në një aeroplanmbajtëse.
Avioni, për të cilin po punohet prej pesë vitesh, është i projektuar që të ngrihet, të fluturojë për një mision të paraprogramuar dhe më pas të kthehet në bazë me vetëm disa lëvizje mouse-i nga operatori.
Është roboti më i fundit që përdor ushtria amerikane dhe vjen mes frikës se përdorimi i inteligjencës artificiale në luftë mund të sjellë pasoja të paparashikuara.
Diferenca është se X-47B nuk do të komandohet me një pult në distancë. Në vend të kësaj, ai do kontrollohet nga një njësi kontrolli, që mendon në mënyrë të pavarur për veten, korrigjon kursin e pilotimit dhe vendos drejtime të reja fluturime.
Pentagoni megjithatë ka qetësuar njerëzit, duke thënë se avioni robot do hapë zjarr vetëm kur ta vendosin njerëzit, por kjo nuk dihet ende me saktësi. Avionit mund t’i caktohet një objektiv dhe ai e ndjek atë duke përdorur GPS, autopilot e shumë sensorë, të cilët shmangin përplasjet.
Dashkan ti bejne gropen ndo nje vendi armik qe ka naft apo pasuri te tjera.
Po te benin ndonje xhami fluturuse do te ishe kenaqur me shume me duket:)
Mbase Serbise o Bule Tahipi! Mos e rruaj shume per vendet qe kane nafte se mbase perdoret per te mbrojtur bythen tende qe jeton ne nje shtet vari k…. qe me shume e mbron Amerika se sa ushtaret e vet pa rripa.
Sa te mbarojne me sukses testet dhe shikoni kur ta blej dhe Imami nje si ky per ushtrine tone. Do ta komandoj nga zyra vete Spahiu qe nuk di te lexoj as shqip.
O Gjyshi i madh !
Avionin e don Bujari , se meqense nuk i hypen dot aeroplanit , ene meqenese osh komandant i forcave tona ushtarake , ai e “komandon” direkt nga qenefi.
Nipi
Hahhahahah e forte kjo.
Ej o Bule po cte prishet gjiza o plako, le ti bin kujt te dene. Ne skena gjo gjithsesi.
Po bomba leshon dot? Le ta testojne njehere mbi zyren e Sali Sulltan Berishes.
Nga titulli kuptohet sikur Amerika ta kete sjelle kete aeroplan ne Shqiperi…
Skynet?
Jo,jo! Nuk e ka sjellë te ne se nuk ka luajt mendsh Amerika por fjala ,,sjellë” e përdorur këtu, ka kuptimin që e ka ,,sjellë në jetë” d.m.th një soj sikur e ka pjellë, themi e ka ,,sjellë”…. A e kuptove?
Është realizuar një film para disa vitesh 100 % si funksionon ky avion funksiononte dhe dhe avioni në film. Gjatë fluturimit për një mision goditet nga një rrufe dhe kompjuteri (truri) nuk përgjigjej më qendrës por futi kordinata të reja për objektivin që do të shkatërronte. Fantashkenca gjithmon është kthyer në realitet.