Censusi, shumë prej pyetjeve plotësoheshin nga vetë anketuesit | Gazeta Tema
 

Censusi, shumë prej pyetjeve plotësoheshin nga vetë anketuesit

Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Sociale |

“Gjatë plotësimit të formularit të censusit bënim vetëm pyetjet kryesore që kishin të bënin me emrin, ditëlindjen apo profesionin, ndërkohë që pjesën tjetër e plotësonim vetë”. Kështu ka deklaruar për “GSH” një prej anketuesve.

Sipas tij, ndonëse teorikisht udhëzimet iu dhanë korrekte, në praktikë ishte ndryshe.

“Kishte shumë pika që nuk zbatoheshin. Për shembull pyetjet nëse kishte lavatriçe, frigorifer etj, unë si anketues nuk i kam bërë fare”.

Sipas anketuesit me iniciale L.S, detyroheshin të mos bënin shumë pyetje për çështjen e kohës, që të bënin sa më shumë punë, ndonëse norma ka qenë 4-5 familje në ditë. Ai tregon se gjatë plotësimit të formularit, është përdorur edhe lapsi, ndonëse ishte i ndaluar.

“Unë ditët e para e kam përdorur. Kjo, pasi më duhej të praktikohesha me formularin, por më vonë përdorja vetëm stilolapsin. Mirëpo në zyrat qendrore kur mblidheshim ne dhe kontrollorët, shikoja shumë anketues, që edhe në prani të kontrollorëve, bënin korrigjime. Dukej shumë qartë që përdornin gomën për të fshirë dhe më vonë i hidhnin të dhënat me stilolaps”.

Sipas tij, për shkak të numrit të vogël të popullsisë që ishte regjistruar, iu dha urdhër që të regjistronin edhe familjet, të cilat kishin filluar të jetonin me qira pas datës 1 tetor.

Ndërsa për sa i përket pyetjes së fesë, anketuesi shprehet: “Ua rendisja vetë, sepse duhet ta plotësonim vetë këtë pyetje”.

Ai tregon se shumë prej anketuesve nuk kanë shkuar fare për të bërë regjistrimin.

11 Pergjigje per Censusi, shumë prej pyetjeve plotësoheshin nga vetë anketuesit

  1. london  --  19 Dhjetor, 2012 në 11:15 am

    Po e di ky anketuesi me inicialet L.S qe mban pergjegjsi ligjore per keto qe thote dhe qe ka detyrim te bej kallzim per anketuesit dhe kontrolloret qe i ka pare duke bere korrigjime dmth fallsifikime apo varja se nje Censusus per te numruar Shqiptar eshte

    Përgjigjjuni

    • Thana  --  19 Dhjetor, 2012 në 6:49 pm

      Ketij provokatori i mungon nje germe ne emrin e vet. GERMA I.
      Kemi te bejme me mLSI si aleate e ngushte e PDIU.

      Përgjigjjuni

  2. fl  --  19 Dhjetor, 2012 në 11:54 am

    Ashtu si Zgjedhjet edhe Censusi eshte brenda standarteve Shqiptare.

    Përgjigjjuni

    • Vlonjati 12  --  19 Dhjetor, 2012 në 2:34 pm

      Se mos vetem CENSUSi, ketu ne Shqiperi cdo gje eshte sic i thone lesh arapi, ketu edhe qeverisja eshte fiktive, se ne po ikim poshte e me poshte, nderkohe daullet e tamtamet bijen sikur te ishim “fanar ndricues ne Evrope”.

      Përgjigjjuni

  3. Besa  --  19 Dhjetor, 2012 në 12:46 pm

    Po ku, ke dhe kur kane anketuar keta te Censusit??? Ne lagjen tone ska trokitur njeri ne dere.

    Përgjigjjuni

  4. Visar  --  19 Dhjetor, 2012 në 2:23 pm

    Nga Shqiperia duhet te Zhduen erisha dhe Janullatos. Duhet vepuarpavone, ndrushe votat po arrih=jne dhe do te kemi perseri ne kye te Shqiperise nje kriminel

    Përgjigjjuni

  5. PASHAPORDHA  --  19 Dhjetor, 2012 në 3:42 pm

    Po mire qe foli ky se kishim dyshime mos ishte i sakte , se e vertetoi dhe nikolla prandaj them , zgjedhjet e ardhshme do jene edhe me te sakta nga cenzusi , lart e me lart oxhaqet burra .

    Përgjigjjuni

  6. ILIRET  --  19 Dhjetor, 2012 në 5:19 pm

    Pse habiteni? Nuk keni ndonje te njohur qe ka qene ne grupet e regjistrimit? Pini nje kafe me ta dhe do te degjoni bukurira.
    Sa e sa familje nuk jane kontaktuar fare, sepse ishin gjithe diten ne pune e nuk kishte njeri ne shtepi. Shkruhej Banese bosh.
    Mund te jene mbi 500 000 mije shqipatare te parregjistruar.
    Censusi e nxori popullsine 2 800 000 banore. Ne listat e votimit jane 3 200 000 zgjedhes. Sipas rregjistrit te Gjendjes civile popullsia eshte 4 250 000 banore. Ku jane 1 450 000 shqiptare? Ku ? Sa jane ne Greqi, sa ne Itali, sa ne Gjermani, etj.?Askush se di. A mund te behet nje llogari sa kane hyre e sa kane dale? Se po hyne 100 dhe dolen 80 shqiptare, atehere popullsia e Shqiperise, sot nuk eshte aq sa thote censusi…pa le sa kane lene pa rregjistruar, pasi nuk jane kontaktuar hic…

    Përgjigjjuni

  7. zoro  --  19 Dhjetor, 2012 në 5:40 pm

    more visar turku ,lere zotin janullatos ne punen e tij ,ne se do ti ,e duam ne dhe jemi shume shume ,o destabilizues kosove .

    Përgjigjjuni

  8. emigranti  --  19 Dhjetor, 2012 në 6:09 pm

    Prokuroria te marre masat me ekstreme ndaj ketij spiuni, i cili me dashje ka bere gabime ne menyre qe nje dite kur ti japin urdher te thote ato te paverteta qe ka deklaruar.
    Kjo eshte tallje per nje popull te tere.

    Përgjigjjuni

  9. tourkofagos  --  19 Dhjetor, 2012 në 10:26 pm

    fytyra e vertete e korrakeve,zike,plaku,hajriu,rrahimondi,etj,etj……

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>