Ka një sindromë prej Robinson Kruzo te shqiptarët, e cila përgjithësisht ndahet në dy momente psikologjike. E para është një ndjenjë izolimi, e ardhur kjo jo vetëm prej izolimit politik të së shkuarës dhe mbi të gjitha të së tashmes, por dhe si një mentalitet që rrallë herë e kapërcen pragun e shtëpisë si kufi angazhues social dhe politik e kjo prodhon dhe aspektin e dytë, i cili është keqinterpretim i politikave jo vetëm në vendet e Ballkanit, por dhe politikën globale në tërësi.
Kjo cektësi në analizë vihet re sidomos kur fjala bie tek Greqia, ku shumica e atyre që janë në një mënyrë vetëshpallur si ekspertë të politikës ndërkombëtare në shumicën e rasteve duan thjesht të jenë brenda koordinatave të paragjykimit kolektiv që “greku është i keq gjenetikisht” dhe prodhojnë pa pushim analiza të cilat s’kanë kurrfarë lidhje me realitetin politik atje dhe me ndikimin që kriza greke do ketë në Europë, por mbi të gjitha në vendet përreth saj në Ballkan.
SYRIZA është shpeshherë subjekti i kësaj kritike duke përdorur logon e saj si një forcë radikale e majtë, “ekspertët” tanë e kanë paragjykuar që në fillim duke e lidhur kësisoj në mënyrë perverse ekzistencën e saj me komunizmin shqiptar e me një rregull kryekëput jo logjik kanë ndërtuar logjikën e diçkaje të keqe, jo vetëm për Grekët por mbi të gjitha edhe për ne shqiptarët.
Për këtë lind domosdoshmëria të shohim përtej mureve të paragjykimit e të analizojmë influencën që sot SYRIZA ka në Greqi dhe politikat për të cilat ajo qëndron, e sidomos në kushtet kur pritet që në zgjedhjet e ardhshme sipas të gjitha sondazheve serioze ajo do drejtojë shtetin fqinj në rrugën e vështirë të krizës. E sidomos ndikimin që mund të ketë kjo qeverisje në raportet që do ndërtoje me Europën si një universalitet i politikës së ardhshme të Ballkanit.
SYRIZA është një parti që është krijuar nga bashkimi i dhjetëra partive të vogla, grupeve studentore, punëtore dhe fshatare të cilat vinë nga një legjitimitet i fortë antifashist në Greqi, traditë kjo që daton në betejën 30 vjeçare që majtistët grekë kanë bërë kundra udhëheqjes së gjeneralëve. Kjo është dhe arsyeja pse universiteti në Greqi është qendër e prodhimit të politikave antiautoritare, pikërisht se prej universitetit dhe studentëve në vitet ’70 filloi vala e ndryshimit të Greqisë nga një vend fashist në një vend demokratik. Me mijëra numërohen njerëzit e vrarë, burgosur, torturuar nga regjimi grek, një prej tyre dhe babai i udhëheqësit të SYRIZA, Aleksis Tsipras. Momenti i dytë i ngjizjes së këtyre grupeve përparimtare në një parti politike është dhe pamjaftueshmëria e hapësirës në partinë komuniste greke (KKE), e cila ruan dhe sot një politikë të vjetër staliniste që nuk është aspak në koherencë me zhvillimet e reja politike dhe ekonomike të Europës. Kështu që cilido që e lidh SYRIZA me konceptin e vjetër stalinist e ka huqur komplet situatën dhe zhvillimet atje e kjo bëhet ose për të spekuluar ose si prodhim i injorancës, te dyja këto faje të rënda për këdo që do të kontribuojë në informimin e publikut.
Ka qenë pikërisht koherenca e qëndrimeve politike në favor të të varfërve dhe kundër spekulantëve të biznes-politikës greke, e cila e ka udhëhequr vendin deri më tani si mbretëri duke e qarkulluar pushtetin vetëm në pak familje e mbi të gjitha modernizmi absolut i një hapësire totalisht demokratike të brendshme ka bërë që SYRIZA në harkun e pak viteve të kalonte nga një parti me një përqindje të pallogaritshme në një forcë që sot ka 71 deputete në parlamentin grek e që në 2013 pritet të marrë pushtetin. Koherencë e bazuar pikërisht në dy prej shtyllave ku bazohet programi i saj, i cili në mënyrë sistematike është sulmuar sidomos nga MERKEL e shumë liderë të PPE si rezultat i ruajtjes së legjitimitetit neoliberal në Greqi e në Ballkan.
Le të dekonstruktojmë fillimisht dy prej kritikave kryesore që i bëjnë të djathtët programit të kësaj force. Borxhit të jashtëm pra mospagimit të tij dhe së dyti anti-europianizmit. Së pari, kjo parti nuk është kundra pagimit të borxhit, por kjo duhet bërë me një analize se si është marrë borxhi? Kujt i ka shërbyer? A ka qenë ky borxh i marrë me një konsensus të gjerë demokratik apo vetëm nga një grusht personash të interesuar për të?
Rezulton që në shumicën e rasteve borxhet janë marrë për të ndërtuar vepra të mëdha publike,të cilat në po aq raste janë ndërtuar nga kompani europiane apo amerikane, pra këto para kanë riqarkulluar sërish në duart e atyre që e kanë dhënë këtë kredi. Borxhi është marrë shpesh herë pa konsensus e në disa raste është bërë dhe në mënyrë të fshehtë. Kësisoj ky borxh nuk i përket shoqërisë, por është një akt kriminal i atyre që e kanë marrë këtë vendim. Për ta bërë argumentin më të prekshëm,le të shohim rastin e Shqipërisë dhe Maqedonisë. Sali Berisha e ka hequr kufirin e borxhit në mënyre kriminale. Këtë PD nuk e ka pasur në premtimet e saj elektorale, pra populli si vendimmarrës dhe si pagues i këtij borxhi nuk e ka sjellë këtë forcë politike në pushtet me këtë premisë, kjo bën që ky veprim të jetë një çmenduri e një grushti njerëzish të veshur me pushtet që bën një veprim abuziv, pra ky veprim në tërësinë e tij është abuziv dhe kjo bën që borxhi në vetvete të jetë abuziv dhe të vihet në dyshim pagesa e tij si pasojë e mekanizmave që janë përdorur për ta marrë këtë borxh. E njëjta gjë po ndodh sot me Gruevskin në Maqedoni e këtë gjë ka bërë dhe kryeministri bullgar, pa u çuditur të gjithë personazhet e lartpërmendur janë të djathtë, kjo dhe si tregues i vizionit shkatërrimtar që ky mentalitet po ndërton në gjithë hapësirën ballkanike.
SYRIZA nuk ka një qëndrim anti-europian e aq më pak është kjo forcë për daljen nga euro apo Europa. Këto janë spekulime që ndikohen nga sponsorizimet që “dora e fshehtë e tregut” bën në mediumet publike globale. E kundërta është e vërtetë, këto janë në fakt kërcënime që BE nën udhëheqjen e Gjermanisë i ka bërë popullit grek nëse nuk paguan borxhin. Pra, në një mënyrë perverse kërcënimet e tyre i kanë propozuar si qëndrime të SYRIZA. Mungesa e reformimit të burokracisë së BE nën udhëheqjen totalisht imperialiste të multinacionaleve që de facto sot udhëheqin BE, nuk është vetëm problem i Greqisë dhe i Ballkanit, por edhe i Europës. Këtë mund ta shohim fare mirë në nivelin ekonomik që po vuajnë gati të gjithë vendet e BE,hapësirë në të cilën pa ndonjë çudi të madhe shohim që përveç Gjermanisë që ka ulje të papunësisë dhe rritje të ekonomisë të tjerat po shkojnë drejt një gremine të sigurt. Kjo pra është ajo që kërkon SYRIZA dhe gjithë grupet përparimtare në Europë, një rikthim te ideja origjinale e Europës si një hapësirë demokratike ku cilitdo anëtar i jepet mundësia të zhvillohet pa pasur hegjemoninë kolonialiste të vendeve më të zhvilluara. Europa për fat të keq sot i ngjan asaj ushtrisë franceze që kur në fillim të 1800 shkoi për të thyer revoltën e pavarësisë së Haitit, u trondit nga fakti që luftëtarët haitianë përpara betejës me francezët këndonin “”MARSEJEZEN”. Për këtë establishmenti koorporatist europian nuk e do ardhjen në pushtet të SYRIZA se kjo i kujton idenë fillestare të ngjizjes së saj. Kjo pra e bën SYRIZA një parti më shumë pro Europës se vetë ata që sot e udhëheqin Europën.
Ka dhe një aspekt tjetër që e bën SYRIZA një “ngjarje” siç do thoshte BADIOU. Ky është antinacionalizmi, i cili po përdoret sot nga liderët ballkanikë për të forcuar pozitat e pushtetit të tyre. Termi i përdorur rëndom që nacionalizmi është streha e fundit e maskarenjve në Ballkan gjen mishërimin e një të vërtete të pakontestueshme,kjo sepse çuditërisht nacionalistët ballkanik nuk kanë asnjë problem me kolonializmin koorporatist, përkundrazi janë të gatshëm të shesin të gjithë hapësirat publike për të fituar pak para të shpejtë. E ndërkohë që janë duke bërë aktet më antiatdhetare, shohim se papritur i qan zemra për atdheun. Samaras flet për përcaktimin e kufijve, Berisha hedh bllofin për pasaportat e për Prevezën, në Maqedoni partitë që normalisht duhet të jenë kundërshtare se e mbajnë veten për përfaqësueset me të mëdha të nacionalizmit shqiptar dhe maqedonas përkatësisht BDI dhe VMRO-DMNE çuditërisht ndajnë të njëjtën qeveri dhe kur sulmet etnike janë buka e përditshme aty. Kjo na bën të kuptojmë që gjithë deklaratat publike janë vetëm një trushpëlarje që i bëhet popullatave përkatëse për të vazhduar pikërisht grabitjen konstante të xhepave të tyre. Fajtor për këtë janë dhe mediat, të cilat i amplifikojnë sjellje të tilla pa analizë, madje duke shmangur me dashakeqësi dhe qëndrime përparimtare. Nuk kemi parë fjala bie asnjë media në Shqipëri të deklaroje se si aktivistët e SYRIZA kanë ndërtuar grupe që mbrojnë emigrantët fizikisht nga sulmet e Agimit të Artë. Përkundrazi deklaratat e Agimit të Arte dhe Aleancës Kuqezi marrin vëmendje maksimale. Kjo sjellje i shërben regjimeve djathtiste ballkanike për t’i hedhur mish të freskët imagjinar dhëmbëve të uritura të popullatës,e ti tregoj asaj që barkun nuk e mbushni dot jo se ne i jemi shitur e ju kemi shitur te tjetri më i fortë,po se po na sulmojnë grek e maqedonas. Ky është një truk i përsëritur me dhjetëra herë në historinë e Ballkanit dhe po aq herë e kemi ngrënë sapunin për djathë me vetëdije të plotë, por tani ka ardhur kohe që t’i themi MJAFT.
Efektet e fitores në zgjedhjet e ardhshme të SYRIZA do krijojnë dy premisa të rëndësishme për të ardhmen e kësaj hapësire. Së pari do i heqin këtyre matrapazëve që sot na udhëheqin kartën e nacionalizmit. Nuk ka arsye që qendrimi pozitiv që sot kjo parti mban ndaj emigrantëve shqiptarë atje mos reflektohet dhe me shqiptarët këtu e me institucionet shtetërore. Qëndrimet e tyre për zgjidhjen e çështjes së emrit me Maqedoninë dhe problemeve me Turqinë janë hapi i parë i një politike të re në Ballkan.
Premisa e dytë është dhe rinegocimi në terma ekonomik me Europën. Duhet të ndalet arroganca e shprehjeve “detyrat e shtëpisë”, e cila kryesisht deri më tani është shoqëruar gjithmonë me politika ekonomike aspak të favorshme që kanë shkatërruar pothuajse krejtësisht prodhimin vendas, duke e transformuar njeriun ballkanik në një konsumator të përjetshëm. Format i cili ka rritur depresionin kolektiv duke i ofruar si zgjidhje këtij subjekti ose krimin ose shkatërrimin individual. Gjithashtu është e rëndësishme që këto terma te rinegociohen për të shmangur rrëshqitje të forta në drejtime të pakontrollueshme siç mund të jetë rritja e radikalëve islamik a kristian apo katastrofave nacionaliste. Për fat të mirë ka një rritje proporcionale të partive të majta në Ballkan të cilat pas dy dekadave të humbjes totale të rrugës historike të së majtës e udhëtimeve çoroditëse tek e djathta liberale janë rikthyer në një kejnsianizëm modern. Tanimë është e qartë dhe për partine socialiste shqiptare, atë bullgare dhe lidhjen social-demokrate në Maqedoni,që nëse nuk rikthehen në vlerat e vërteta të së majtës që është zhvillimi i prodhimit që sjell punësimin e popullit, mbrojtja e shtresave në nevojë dhe përfaqësimi i tyre si një mision tipik i partive socialiste nuk janë një alternative ndaj regjimeve të kalbura djathtiste.
Për këtë arsye fitorja në vitin që sapo nisi i SYRIZA në Greqi nuk është thjesht një çështje e brendshme e Greqisë ajo konstituon atë që Hegeli do e quante partikularitetin universal të politikës. Pra bën që efekti i saj të kalojë kufijtë politik të vendit ku ekziston. Kjo na detyron dhe ne shqiptarëve që të hedhim sytë përreth,të analizojmë më thellë situatën politike në vend dhe përtej,që mos të humbim trenin e historisë drejt një zhvillimi të qëndrueshëm që do garantonte paqen dhe prosperitetin e domosdoshëm. Viti 2013 është një vit i rëndësishëm për të gjithë Ballkanin, i cili ose do çojë drejt një ndryshimi radikal ose do na hedhë sërish në rrugën e rrezikshme të konflikteve ndëretnike.
Autor i artikullit,shume mire ke analizuar ADN-ne e SYRIZA-es,por qe fatkeqsisht ndikimi ,ose fryma e re tolerante[te gjithe jemi adherfia] nuk eshte aspak e depertueshme ne shoqerine ,aq me keq ne rinine shqiptare.Injorancia,mjerimi dhe extremizmi shqiptar nuk arrin te absorboi e te pervetsoi idete madhore te SYRIZA-s,shpjeguar kjo nga fakti se ne Shqiperi kendojne turkoshaket e AK-se dhe ulerimat e muftinjeve qe ne 5 te mengjesit se ;jena majmunet me te bukur ne bote,pasardhes te ”ILIREVE”…………!!!!
imagjinoni se si mund te reagojne tipa arapesh si zike,hajriu,ramy apo ndonje tjeter………..
Kam lexur pikat kryesore te programit te Syriza dhe eshte vertet per tu admiruar. Por nuk funksionin dot ne realitetin e prapambetur shqiptar.
Po them vetem qe edhe Samaras nuk eshte ky rrota K…t qe kemi ne ne krye, qe ne mengjes merr borxhin e radhes, kurse ne dreke thote se vonohen pagat per gabim teknik dhe burokratik bashke.
O te mjere, sa eksitoheni sapo lexoni dicka qe ju duket e sheqerosur per Greqine!! Nese ka nje gje te vetme te mire politika shqiptare eshte fakti qe: NUK KA NDJEKUR APO NUK ESHTE INSPIRUAR NGA POLITIKA DHE PARTITE GREKE.PIKE.
Kjo eshte nje gje me te vertete fatlume per ne , duke patur parasysh se politika shqiptare por edhe shoqeria civile gelon nga filogreket te cilet jane si cibane te qelbur ne trupin e shiqerise shqiptare!
Ka politikane por edhe intelektuale gjakprishur filogreke qe mundohen vazhdimisht(skutherisht) te fusin elemente te politikes greke ne Shqiperi por per cudi e mrekulli nuk ja kane dale , dhe kjo eshte nje gje e mire shume,fantastike.
Filogreket gjakprishur e gjakdhjere ne vendin tone, jane sterkequr e mllefosur me te gjithe, sepse shkaku i mburrjes se tyre,pra Greqia,kultura e saj(e dhjere fare keto kohe),eshte bere objekt talljeje ne syte e gjithe botes: si njerez dembela , qe nuk punojne por zderhallen tere kohes buzuqeve duke degjuar nje muzike te dambllosur gjysorientale e duke lehur si qente e mburrur me nje kulture para 2000 vjetesh, me te cilen pervec germadhave antike nuk i lidh asgje.
Politika shqiptare : “NUK KA NDJEKUR APO NUK ESHTE INSPIRUAR NGA POLITIKA DHE PARTITE GREKE” ? – Kjo qe thua ti kundershotehet perdite sot te tjere dhe faktet, qe nga shitja e ekonomise dhe detit flasin ndryshe. Duhet te merremi me oborrin e piset te shtepise para se ta hedhim koken pak me tutje.
Nuk pyet njeri per frustracionet nacionaliste te shqiptarve a grekve qe vine nga shtrydhja qe u ben politika e perditshme
Per mua e majte djathte jane pallavra sot. Duhen levizje qe te perfaqsoje interesat reale te qytetarve dhe kaq.
O fl , po çdo ti admirosh ketyre jevgjiteve te athines mor palle ? Apo degjon ate ndrikullen me emrin gojore qe nuk eshte gje tjeter veçse produkt i turnit te trete,apo degjon keto 300 e tjera? Nuk ka m*t te mire e m*t te keq , m*ti po m*t ngelet jet e mot . VFC all gypsies greeks.
P.S. Oj gojore a ke bo ndonje evro keto dite te acarta ? Ça turni je kete jave? Puç nuseeeeee
@tourkofagos,
ik more pirdhuni me gjithe kete SYRIZA ! Kerkoni te paraqisni para shqiptareve nje Greqi europiane me demek!!! Te gjithe keta zuzare : te majte apo te djathte,komunist apo Syrizist apo dreqi e di se c’fare ,kur vjen puna tek Vorioleshi apo ceshtjet shqiptare ne pergjtihesi ,kane te njejtin qendrim ekstremist.Ja ketu u cirret maska te tere ketyre gjoja europianisteve.
Ne kohen e Milloshevicit, keta rrenjedale,dilnin e protestonin te gjithe ne mase pro Millosevucit e kunder shqiptareve,te majte e te djathte,komunist e naziskine, te moderuar e radikale… e ju na flisni per nje force me demek ‘europiane’!!
Menjehere sapo shkruhet nje artikull si i Leartit(qe s’eshte i keq ne vetvete) menjehere merr zemer vulgu i ndyre filogrek apo grekoman, e duke share shqiptaret thone:”ja e shikoni grekerit nuk jane edhe aq te keqinj sa duken…” .Ajo qe e DAMKOS te tere shoqerine greke pa perjashtim,bile e njollos edhe vete popullin grek,eshte se te gjitha qeverite te majta e te djathta, kane mbajtur shtetin me para te vjedhura, me miliardat e Europes qe e kane genjyer e mashtruar si mashtrues ordiner e te pacipe.Fakti qe tere Europa ,por jo vetem, tallet me greket e Greqine duke e quajtur dhi e zgjebosur e bishtin perpjete,nuk ka pse te zemeroje zuzaret e gjakdhjeret filogreke me shqiptaret…Hajt me te mira e te knoft bira, o tourkofagos!
@tourkofagos,
ik more pirdhuni me gjithe kete SYRIZA ! Kerkoni te paraqisni para shqiptareve nje Greqi europiane me demek!!! Te gjithe keta zuzare : te majte apo te djathte,komunist apo Syrizist apo dreqi e di se c’fare ,kur vjen puna tek Vorioleshi apo ceshtjet shqiptare ne pergjithesi ,kane te njejtin qendrim ekstremist.Ja ketu u cirret maska te tere ketyre gjoja europianisteve.
Ne kohen e Milloshevicit, keta rrenjedale,dilnin e protestonin te gjithe ne mase pro Millosevicit e kunder shqiptareve,te majte e te djathte,komunist e naziskine, te moderuar e radikale… e ju na flisni per nje force me demek ‘europiane’!!
Menjehere sapo shkruhet nje artikull si i Leartit(qe s’eshte i keq ne vetvete) menjehere merr zemer vulgu i ndyre filogrek apo grekoman, e duke share shqiptaret thone:”ja e shikoni grekerit nuk jane edhe aq te keqinj sa duken…” .Ajo qe e DAMKOS te tere shoqerine greke pa perjashtim,bile e njollos edhe vete popullin grek,eshte se te gjitha qeverite te majta e te djathta, kane mbajtur shtetin me para te vjedhura, me miliardat e Europes qe e kane genjyer e mashtruar si mashtrues ordiner e te pacipe.Fakti qe tere Europa ,por jo vetem, tallet me greket e Greqine duke e quajtur dhi e zgjebosur e bishtin perpjete,nuk ka pse te zemeroje zuzaret e gjakdhjeret filogreke me shqiptaret…Hajt me te mira e te knoft bira, o tourkofagos!
Ky Laerti e lexoi programin e kesaj partie mbi maredheniet me Shqiperine qe doli ne media para nja 2 ditesh??? Nuk me duket se kishte ndryshim nga partite e tjera greke. E verteta eshte e thjeshte, greku kurre nuk e ben dot mik, prandaj per Shqiperine M.T ajo parti dhe K.K tjetra.
ja korraku i radhes ………….oussstttt vrromoskylo!
Autori Laert Kola shprehet shume thjeshte per misjonin e se majtes shqiptare dhe asaj greke. Κonkretisht duhet me patjeter qe PS si dhe partite e majta te shqiperise, te mundesojne dhe te kontaktohen me SYRIZA-an, e pse jo dhe nje bashkepunim te ngushte per te ardhmen e rajonit, kur dihet qe te dyja keto grupime kane mundesi te marin qeverine ne vendet respektive .PASOK-u jo vetem qe ka pesuar nje carje te madhe, por dhe eshte bere shume i pabesushem dhe ka aritur ne nivele te ulta tek 5-6 % ne sontazhet e fundit ne Greqi . Mos harojme se behet fjale per 6-7 qind mije shqiptare, te cilet jane ne nje pozicion te veshtire ekonomik dhe jane ne pritje te nje zgjidhje nga te dy krahet. Ne Greqi ka shume dege dhe OS te PS te Shqiperise, te cilat koperojne midis tyre dhe si tradite kane bashkepunuar me PASOK-un. Κa ardhur koha t’i hedhin syte per nje bashkepunim te ngushte me dege te SYRIZA-s ketu ne Greqi, pa asnje kompleks se ajo i perket te majtes ekstreme, sepse nuk eshte e tille, por thjesht nje parti e majte moderne evropjane.
Spyrako,me duket se nuk e lexove komentin tim ne krye….!!!???
nuk ka depertim te SYRIZA-s ne shqiperi,eshte e pamundur nje bashkpunim mes saj dhe PS shqiptare,per vet faktin e extremizmit islamik ne truallin shqiptar…..
kush nuk shikon kete ”plage” nuk njeh rrealitetin ne shqiperi….
cdo bashkepunim greko-shqiptar,shikohet[nga arapet shqipfoles] si ”tradheti” ndaj big Albanias dhe ndikon shume ne elektoratin e nje partie politike….
E ka gabim zoteria kur mendon se efekti i Syrizas do jete per gjithe Ballkanin
Greqia eshte e semura e Ballkanit, dhe Syriza mund te jete nje inxeksion per Greqine, por duke qene se Greqia eshte nje shtet pa influence ,
Syriza nuk ka asnje ndikim tek Ballkani, aq me teper qe politkat ne pergjithesi dhe ne Ballkan ne vecanti udhehiqen ne menyre strikte nga interesi i shtetit perkates dhe lideri ne Europe eshte EU ,dhe NATO jo nje shtet qesharak me dhembe kartoni si greqia
C’na duhet ne se kush eshte Syriza ? Keto analiza per partite e grekut i duhen popullit grek, per zgjedhjet e tij, por jo ne –
Ne fakt keto analiza jane tip Scarry tactics qe bejne njerezit e grekut per te mbytur dinamizmin patriotik te natyrshem qe po shfaqet ne politken tone
Dinamizem i cili na vendos plot dinjitet ne kohen qe jetojme
Ne kemi politkat tona qe nuk duhet aspak te ndikohen nga partite qe drjetojne Greqine, sepse Greqia eshte nje shtet koti me nje ekonomi qe po vdes
nderkaq qe te gjitha ekonomite e Ballkanit jane Ekonomi dinamike ne ritje , pavaresisht nivelit te ulet qe kane keto ekonomi
Ne Shqiptaret kur bejme politkat tona nuk i bejme duke pasur parasysh kush eshte ne krye ne Greqi,
pse kemi ca Janissare brenda politkes sone
Ne politkat tona i bejme mbi bazEN e interesave tona dhe duke qene brenda kufijve limite qe ka vendos EU
–Ky duhet tE jete parimi jone i politkes se jashteme
Dhe konkretisht edhe Kreshniku qe eshte gjasme me esktremi , me politken e tij per Bashkimin mbare- shqiptar ne menyre referandare , nuk eshte ne kundershtim me parimet e Europes perendimore —
nDAJ POLITKAT TONA si te Sales edhe te gjithe spektrit politik shqiptar jane mese paqesore dhe nuk krijojne asnje konflikt,…..
Biles edhe kerkimi i pronave te Camerve eshte komplet brenda parimeve themelore te EU-se
Ndaj , i pelqen apo nuk i pelqen politkes greke , ajo qE BEJME ne , as na ruhet fare,
e rendesishme eshte qe ne politken e jashtme ne ndjekim rugen paqesore, ne peRPUthje
me Ligjshmerine e EU-se
!
__Mndoj se kjo Analiza per Syrizen eshte pa kuptim fare, per ne shqiptaret,
natyrisht ata qe jane skllever le te vazhdojne me keto analiza
Edhe dicka do thosha brenda JO -INTERESIT te anaolzes se politkes grekE , ( gje qe nuk na intereson fare, por me teper per kulture)
Ajo gjendje ku gjendet Europa tani nuk shpjegohet me kendveshtrimin e Syrizes ,
se ata nuk e kane haberin fare, por shpjegohet me nje efekt ndalimi qe mund te krahasohet me Efektin Plato qe ndodh trupit te njeriut kur ben te njeten Stervitje per shume kohe , dhe nuk i jep me rezultate ne ritjen e muskujve
Dmth qe te frenon ritjen
Kur ti zbaton nje reforme te sukseseshme , ne cdo fushe, ajo reforme ecen pozitivisht deri ne nje fare vendi….pastaj ngec.
Atehere je i detyruar te ndryshosh perseri kete reforme ….dhe keshtu vazhdon gjithmone
Ecen njefare kohe…..harin ne nje frenim se vendoset njefare ekuilibri , njefare uniteti , do e quante Marksi ne kete rast
….Atehre duhet ta prishesh kete ekuiliber , kete unitet perseri ne drejtim pozitiv
dhe ndryshon dicka ne mekanizmin tend ….Ecen perseri…..
Dhe me tutje ndalon prape ….Atehere DETYROESH TE NDRYSHOSH PRAPE……e keshtu me rradhe
Eshte dicka qe eshpjegon me mire parimi i filozofise materialiste qe me mire e ka percaktuar Marksi, kur thote :Uniteti eshte i perkoheshem , te prejteshme jane kontradiktat
sepse ato na bejne te ecim perpara….
Pra ky stanjacion i ekonomise ne pergjithesi ne EU nuk ka lidhje me kendin e shikimit qe i ben Syriza, por ka lidhje me ecjen normale te te gjitha fenomenve si ne ekonomi, edhe ne jeten shoqerore, etj biles edhe ne stervitjen fizike te trupit te njeriut …..
Ne USA kur ishte ky fenimen , nderhyri shteti me kredi , dhe vazjhdoi me tutje ecja perpara e ekonomise
Atehere nje nga keta liberalet esktremiste, tha qe :Kapitalizmi vdiq, __Meqense shteti ndihmoi me para sektorin privat, -pO T ALINTE DO FALIMENTONTE
Mirpo shteti ndihmoi ata sektore qe mendohej se ishin produktive ne prodhim manifaktural etj, ndaj nuk i la ne falimentim
Ndersa Greqia kaloi ne depresion direkt sepse eshte e permbytur nga Korupsioni dhe mungesa e Vizionit ne investimet Manufakturale….Ata jane jashtezakonisht te pa afte ne emdnim ekonomik, megjtihse kane 50 vjet q e marin kredi te buta nga EU dhe nuk i perdorin per investime , por per sektor buxhetor
Greku jetonte :Out of his means–
Natyrisht edhe po te bente keto korigjime , perseri do vinte ne kete gjendje stanjacioni , por shume her me te dobet …..dhe pastaj do bente reforma te tjera per te gjetur ruget e daljes ne perputhje me eksperiencen boterore
Nejse i thashe keto se ato qe thote Syriza per Ekonomine boterore dhe vecanerisht per ate gjermane jane Hajvanlleqe me brire,
Ndersa borxhin e Sales mos e zere ne goje, me sa shof nuk e kuptoke fare
Borxhi i Sales eshte borxh i brendeshme dhe eshte nes humice demruese ne investime ….
Ndaj ne aspetki makroekonomik i Shqiperise eshte shume i mire, po ashtu edhe i Kosoves
Kjo nuk do te thote qe nuk ka varferi, sic e shpjegoni ju kopetentat e mentalitetit bardh e zi, qe mundoheni te abuzoni me injorancen e njerezve
E rednesishme eshte qe ekonomia shqiptare , eshte ne drejtim pozitiv ne treguesit e saj makroekonomike…
Eshte fyese ne fakt qe politkanet tane behen pa asnje arsye servila te ca politkaneve deshtake me instikte osmane dhe me vizion qesharak sic jane politkanet greke……
he mo pirro,e shikon arapin turkoshak rrahimondi,me kete carcaf arab……madje i vijne mendet pordhe, pordhe dhe kerkon te shtoi edhe dicka tjeter………hahahahahaha
si puna e ketij arapi,jane 80% e shqipfolesve ne vatani……prandaj edhe shqiperine e ka marre muti.
Ja doli nga vrima Mitropolit Fartaqis me Panajotin ne mbrojtje te Janissareve
.Po Lefteraqin e ke me vete more ,apo e ke cuar per gamisje lopthi .?loooooooooooooooooooooool
Ik ore kaur bajga se ju dolen genet ne te njejten hale
me Etiopianet ,nga gjenetistet amerikane, po na can trapin ti rrembythje ….
Greqia eshte nje bushter qe po ngordh perdite …..keta na thone
se grahmat e fundit te Gerqise do jene universaliteti i Ballkanit ..!!!!?????
–Dolen 5 kaure komunista ne Greqi , dhe o burra Janaqet e shypit tone
mendojne se Syriza do behet fanar ndricues ne Ballkan ..!
.loooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooool
Se Ballkani po priste Syrizen te nxjerri shkopin e gjyros nga suma e kaureve,
Ballkani ate rugen qe propagandon Syrizaqis e ka pasur 50 vjet dhe u be hale
Rrahim tourko koke palare,ne Greqi mesove te lahesh perdite e jo te prisje diten e djele,per tu lare me kanoce…….yyyyttt vrromiari.
SYRIZA nuk eshte alterrnative per turkoshaket,si i tille ti,nuk mund te analizosh drejt nje rryme te tille politike,ok!
Arapet dyfytyresh si puna jote,qe hane buken e amerikanit por bejne duane e Erdoganit,duhet futur ndonje dhinamiti sto kolo dhe duhen derguar ne fund te detit ,qaf per qaf me B.Laden
Aq i zgjuar je mor kopan,sa te duhet te shkruash nje carcaf te ter ,per te shprehur budalleqet qe mbart ne koken tende turkoshake…….madje,pasi ke derguar carcafin,nuk harron te shtosh edhe nje mbulese tavoline……..hahahahahahaha
Shiko shiko katundari i Polenës qe lahej nje here ne 6 muaj.
Ik o debil se mesove si puna e dhis.Na hiqesh edhe grek i dhjere!
Ik e merri ere Janullaposit qe permjerret tre here ne dite!
Tregoje pak qe ke punuar gazetashperndares,por vetequheshe gazetar.
e lidhe lopen o Zike gyzeli……?????
Do shtoja edhe dicka tjeter –Ne pergjithesi shqiptaret dhe sidomos keta intelektualucet kane nje ndjenje percmimi per kombin tyre ne lidhje me intelektin e kombit shqiptar
Mirpo sot jetojme ne kohe moderne, dhe po dote marresh vesh dicka e mer vesh shum lehte
Ne lidhje me intelektin e popujve Organiza te drejtuara nga EU dhe USA kane me shume se 10 vjet qe vazhdojne te zhvillojne nje tip konkuris midis popujve te botes per te pare se ku jane nivelet e IQ se cdo kombi krahasuar me njeri tjetrin
__-Dhe shqiptaret gjenden ne vend te dyte ne Bote per nivel te IQ-se ,Ky vend qe kane shqiptaret ne kete kompeticion, nuk eshte me miqesi, apo me vjedhej votash, por eshte mbi bazen e merites
Shqiptaret ne pergjithesi lexojne shume, sepse Enveri i beri shqiptaret te lexonin qe te gjenin nje jete me te mire, dhe kjo ishte gjeja me e mire e asaj diktature
Ndaj ju qe shkruani ketu mundoheuni te kuptoni s epo shkruani per nje audience me nivel teper te larte intelekti,
O Rajmond o debil ku ke qene se na morri malli ! Ce Kishe Kete Carcaf pa lidhje ! Kot me kot! Sa nete ke qene turni I nates ?! Ik o debil ik se sje per Keto komente ti ! Sa fyell qe je shume scarry ! Gud najt wanker !
Te morri malli ty,Ok , po te dergoj nje foton time nga mezi e poshte te nxjerre merzine…
po c’te te shikoj Rajmonda me pare o koqe kandari…..synet perpara e marmide cpuar prapa………….hahahahahaha
mos harro trecerekshet o Rrahim…ond i Ahmadinejaad-it………
Nari,si ka mundesi qe greket jan koqe kanari?
Ekstrem,fashista ose komunista.Pa le koqemunistat grek duan te imponojn rregullat e lojes ne finance,nuk duan te paguajn borxhet me kushtet qe kan marre korraket grekturkohibrit!
Llapaqena vendi ndertohet me pune e jo me lloqe komunistash e prifterijsh grek.Femijet i moren borxhet apo nje Qeveri legjitime?
Administrate bastarde,prifterij mashtrues,popull debil…dava jevgjitesh.
Analize shume e qelluar. E lexova me shume vemendje dhe interes dhe nuk konstatova asnje shkarje apo kontradikte. Veçse me duket se autori eshte pak si shume entuziast per te ardhmen e Syrizas. Edhe ne rast se ajo vjen ne pushtet dhe deklaron se nuk do te paguaj borxhet e mrra padrejtesisht dhe ne kurriz te popullit nga familjet Papandreu dhe Karamanlis, situata ne Geqi veçse do te perkeqesohet.Te pasurit do t’i terheqin te gjitha parate e tyre nga bankat greke. BE-ja e udhehequr nga Gjermania do i shpalle nje lufte te heshtur Greqise. Nuk do te kete me ndihma dhe as turizem. Me çfare do te rroje Greqia? Vetem ullinjte nuk mjaftojne. Deri me tani greket kane jetuar tej mundesive te tyre fale borxheve te marra.Dhe jane mesuar keq. Dhe kur niveli i jeteses do te bjere dukshem faji do i vishet Syrizes. Ne boten e sotme te korporatave gjigande, te shumekombesheve, te globalizmit dhe tregut te lire dhe te pakontrolluar, eshte shume e veshtire te ndjekesh politika ekonomike nacionaliste. Pra ne te mire te popullit tend dhe jo te tregut global. Prandaj kam frike, madje jam i sigurt se edhe Siriza do te deshtoje. Sidoqofte pergezime autorit per nivelin dhe vertetesine e analizes.
Ja dhe nje komunist me emrin Laert,qe rekomandon komunistet shqiptare te marrin “shembull” nga kokpalaret grek,,,ka ikur me kohe koha e te majteve,,e majta eshte rrenim,zvarritje,varferi,mjerim.Merrini edhe keta komunistat e PS dhe cojini ne Greqi,keshtu shpetonte njehere e mire edhe Shqiperia.
Ky greko-shqiptari Laertis na nxit te rithemelojme komunizmin me fytyre te re anarkizmin ,nje surrat si ky kam vellane e vogel filozof me master te Paris VIII , ky universitet komunisto-anarkist prodhon me profesoret intelektuale te tipit Siriza . Alen Badje dhe Delez i vune flaken Frances me 1968-en . Shqiptare komunizmin e kemi gjalle nga 1944 dhe sot me Berisherat me soin e femijeve te Enverit .
Raimondi ,ne vazhdim te mendimit tend do te me pelqente te shihja nje shkrim me kete fryme ne shtypin grek per ndonje nga partite politike shqipetare…!
Greket nuk bejne shkrime te tilla analitike per ne se nuk kane respekt aspak
per popullin tone…..ata na konsiderojne armiq dhe duan shkaterimin tone
Intelektualet greke ne 1999 i thoshin nje intelektuali serb qe kish vajtur per vizite ne Athine se Miloshevici ishte nje hero dhe e mburnin Miloshevicin ,
per krimet qe kish bere kunde rmyslymaneve …
INTELTKUALI SERB U SKANDALIZUA –, dhe ju tha : Po ne intelektulaet dhe populli serb nuk i mburim krimet e Mioshevicit, ne e denojme Miloshevicin….
_Tani ca mund te presesh nga nje komb ku intelektualet e tij mburrin nje kriminel si Miloshevici …???
_Keta tanet qe merren me paritte e grekut, jane njerez pa personalitet, te thuahs me te pakten…..
Sh i mire programi i SIRIZA. ishalla ta ngreje Greqine lart e me lart, sepse po te jene fqinjet tane mire, jemi dhe ne ( nga ana ekonomike).Ishalla fiton dhe Monti ne Itali. Por vetem kaq. Ne kemi punen tone, pse duhet te mbeshtetemi te partite greke? Partite e majta kane nje Internacionale europiane dhe i diskutojne programet midis tyre, sikunder kane dhe partite e djathta europiane( PPE). Ti tourkofagos pse duhet te ofendosh njerezit duke i ofenduar sipas besimit dhe nuk lejon mendimet e tyre?
Leart,
Vetem se qe SYRIZA te hynte me nje perqindje te larte votash ne parlament, dhe qe sot te flitet per nje fitore te saj, u desh fillimisht te shkaterrohej PASOK-u, e majta e qendres ne Greqi, e cila ka qene bashkefajtore ne krimin financiar me “Nea Demokratia”, e djathta e qendres. E nese flasim per privatizime te pronave publike ne Shqiperi dhe shkaterrimin e potencialit te prodhimit te brendshem, ketu PS dhe PD jane te zhytura deri ne fyt, dhe PS nuk ka bere ndonje kthese ne kete drejtim as me programin e saj te fundit politik, e as me deklarata. E pra, e majta e qendres Shqiptare, PS, i ngjan me shume PASOK-ut, e cila u desh te shkaterrohej qe sot te flisnim per nje situate te re ne skenen politike Greke. Natyrshem lind pyetja, SYRIZA shqiptare cila eshte? Pastaj, kontrolloje pak edhe programin e SYRIZA-se ne lidhje me ceshtjen came dhe marreveshjen per kufirin detar me Shqiperine.
Leart, Vetem se qe SYRIZA te hynte me nje perqindje te larte votash ne parlament, dhe qe sot te flitet per nje fitore te saj, u desh fillimisht te shkaterrohej PASOK-u, e majta e qendres ne Greqi, e cila ka qene bashkefajtore ne krimin financiar me “Nea Demokratia”, e djathta e qendres. E nese flasim per privatizime te pronave publike ne Shqiperi dhe shkaterrimin e potencialit te prodhimit te brendshem, ketu PS dhe PD jane te zhytura deri ne fyt, dhe PS nuk ka bere ndonje kthese ne kete drejtim as me programin e saj te fundit politik, e as me deklarata. E pra, e majta e qendres Shqiptare, PS, i ngjan me shume PASOK-ut, e cila u desh te shkaterrohej qe sot te flisnim per nje situate te re ne skenen politike Greke. Natyrshem lind pyetja, SYRIZA shqiptare cila eshte? E ngre kete pyetje se gati-gati ne shkrimin tend ka nje lloj tendence qe le te nenkuptoj se ka ngjashmeri mes PS ne Shqiperi dhe SYRIZA-s ne Greqi. Pastaj, kontrolloje pak edhe programin e SYRIZA-se ne lidhje me ceshtjen came dhe marreveshjen per kufirin detar me Shqiperine.
Jo ne asnje menyre Syriza nuk eshte e majte pasi kur vjen puna per çamerine aty jane bashke si Pasok demokracia e re te gjitha antishqiptare ndaj dhe nuk na duhen ato ne !
ne na duhen parti vertete te popollit!jo si keta qe i kemi sot ne opozite dhe pushtet keta jane miq mes njera tjetres per nje qellim te zhvatin djersen e popullit dhe vete te jetojne si pashallare!!!!!!!!!!!!
me e mundshme eshte ngjizja me fryme te shenjte se ngjiizja me dy momente
neostalinistet e syrizes apo komunistet e shekullit te ri qe plakun e lane ne shentnjine tij dhe qe nuk gjejne hapesirat e duhura tek stalinistet e vjeter te partise komuniste jane thesht retushuar nga vullneti ekzistencialist te kercenuar nga rreziku i zhdukjes dhe dolen ne prominence si oportuniste nga vakuumi i qendres se majte. Jane thjesht nje faze, nje mode dhe nuk jane as te paret e as te fundit qe e bejne kete
Retorika e analizes se borxhit behet si per kunsum te brendshem per vota ashtu dhe shantazh per kushte me te favorshme shlyerje (mbase nuk e kane keq me kete) por mbi te gjitha eshte nje apologji pathetike e kultures se dembelllekut dhe evazionit fiskal dhe e ruajtje se legjiimitetit te saj
Shkruhet se kjo parti nuk është kundra pagimit të borxhit por se kjo duhet bërë me një analize se si është marrë borxhi? Kujt i ka shërbyer? A ka qenë ky borxh i marrë me një konsensus të gjerë demokratik apo vetëm nga një grusht personash të interesuar për të? Mor djale demokracite parlamantare perendiomre zgjedhin nje qeveri te qeverise vendin qe ka komptencen te marr borxh qofte dhe me vote parlamanti dhe nuk behet referendum popullor per cdo veprim qeverie sic kerkon syriza. Po ashtu jo cdo akt qeverie shkruhet ne manifeste parazgjedhore se nuk parashikon dot ne detaj cmund te ndodhi pas 4 vjetesh.
Le ato brockullat e tjera pastaj qe borxhi eshte veper kriminale e atyre qe e more dhe jo e shoqerise qe eshte tipike e anarkisteve te jeshil apo te kuq qe thyejne xhamat e MC donaldeve per te shkaterruar kapitalizmin. Tipik analize studenti neomarxist qe ndotin ambjentin me fletushka pa ma rre parasysh si funksionojne shtetet apo precedentin e qe krijon qe kushtezon pagimin e borxhit me analizen positive apo jo te pasmarrjes. Recete per anarki as me pak as me shume.
syriza eshte nje handikap i vecuar ne balllkan e jo nje universalitet ballkanik lindur nga kushte specifike greke pa relevance per aktoret e tjere ballkanik
Kete internacionalzmin balkanik te syrizes apo idene se syriza evokon Marsejezen apo luftrat kolonialiste antiimperialsite jane qesharake aq sa dhe E hoxha do jua kishte zili
Me vjen keq se, une nuk e njof fare programin e Syzizas dhe e kam te veshtire te gjykaoj ate.
Syriza,sipas artikullit te mesiperm, thote se, nuk e paguajme borxin e jashtem, se duhet me pare te sqarohet si dhe pse eshte marre.
Anglezet thone : What is done cannot be undone. Cfare eshte bere nuk çbehet me. Pse duhet humbur kohe me si dhe pse eshte marre borxhi.
Mos pagimi i borxhit do beje qe, Greqia te dali nga BE. Kush eshte ne kete rast alternativa qe propozon Syriza? Te kritikosh eshte shume kollaj por puna eshte te japesh rugezgjidhje pra ALTERNATIVE.
Mos harrojem se, BE u krijua ne fillim per nje qellim fisnik qe, ne Europe te mos behen me luftra si ne shekullin e kaluar. Futja e Euros ishte nje gabim sepse, ne fillim duhej bere bashkimi politik dhe pastaj bashkimi monetar.
Politikanet e BE tani po diskutojne qe, te krijohet nje banke e pergjitheshme euoropjane si puna e FED-it amerikan, te krijohen shtetet e bashkuara te Europse sipas modelit amerikan. Kuptohet se keto gjara kerkojne qe, Brukselit ti jepen shume funksjone “nacjonale” gje qe, vetvetiu do zvogeloje faktorin nacjonal.
Tani BE ze vetem 13% te popullsise boterore dhe ka nje PBB prej vetem 30% te PBB boteror. Ne vitin 2050 popullsia e BE do jete vetem 7% te popullsise boterore dhe PBB do jete vetem 20% te PBB boterore.
Mos harrojme se, tani po dalin fuqi te reja ekonomike si Kina, India, Brasili etj. Europa duhet te jete patjeter e bashkuar ne se, kerkon qe te mbijetoje dhe sidomos te mbaje akoma kete standart te larte jetese dhe kete sistem socjal qe po behet gjithmone me i kushtueshem per shkak te lindjeve pa pakta dhe rritjes se jetes (faktori demografik)
Pra BE do egzistoje dhe do rritet dhe forcohet sepse, kjo eshte e vetmja alternative.
Artikullshkruesi thote se, Syriza u rit me kaq e aq perqind. Rritja e Syrizes dhe Agimit te Arte eshte bere VETEM per shkak te krizes sepse, populli grek do zgjidhje per problemet qe ka. Shif se, tani ne Greqi ka nje analogji te tmereshme me vitet 1929-1932 te krizes se madhe ne Gjermani ku politika u polarizua dhe partia komuniste e Thelmanit dhe partia naziste e Hitlerit u rriten shume. Vete artikullshkruesi thote se, Agimi i Arte ka grupe njerezish qe luftojne emigrantet te cilet mbrohen nga grupet e Sirizes. Edhe Hitleri kishte grupet SA e Romit dhe Thelmani kishte grupet e kuqe te punetoreve. Nje analogji fatale.
Une jam i sigurte se, politika e kursimit po mbyt ekonomine dhe popullin grek dhe se, zgjidhja eshte rritja ekonomike, fakt te cilin po e pranon edhe Merkeli dhe prandaj Greqise i dhane edhe dy vjet me shume kohe qe, ne fitin 2020 borxhi publik te ulet ne 120% te PBB se Greqise.
Kam mendimin se, arsyetimit te artikullishkruesit i mungon visioni. Ne nje te ardhme te aferm, kur te gjithe vendet e Europes te jene BE, do kete nje evolucjon te madh ne kokat e njerezve. Popujt e Europes duhet te pranojne qe ti delegojne Brukselit te drejtat per berjen e bilancit, taksimit, mbrojtje ushtarake te perbashket, heqje formale e kufijve, niveli i rrogave etj. dhe kuptohet se, ne keto kushte do ndryshoje shume edhe struktura politike e cdo vendi dhe do zgjidhen vetvetiu edhe grindjet etnike. Shifni Gjermanine dhe Francen qe bene dy luftera dhe tani jetojne ne paqe ne kushtet e interesit reciprok me njeri tjetrin. Njeriu vjen vetem nje here ne kete bote dhe do qe, ai dhe familja e tij te jetojne sa me mire.
Popullsia e Europes do jete se pari shqiptare, greke, gjermane, franceze etj. dhe pastaj do jemi te gjithe europjane dhe ndoshta do te eleminohen fare partite nacjonale sepse, do jene shume te shtrenjta dhe do mbahen nga taksat e europjaneve.
Prandaj une mendoj se, Syriza dhe Agimi i Arte do te fshihen nga harta politike e Greqise.
Partite ekstremiste te djathta dhe te majta nuk kane perspektive ne Europen e vitit 2050. Europa duhet te kurseje shume ne financimin e partive ( qysh tani jane shume te shtrenjta), financimin e sistemit shumet te shtrenjte por te pashmangshem socjal. Europa duhet te beje reforma te medha ne te gjitha fushat qe, te mbijetoje ne ekonomine globale. Vendet e Europes duhet te krijojne pa tjeter Shtete e Bashkuara te Europes. Europa do dali pa tjeter nga kriza.Europa ne shekullin e kaluar perballoi dy luftra boterore dhe e mori vehten.
Europa duhet te jete VISIONARE dhe konkuruese ne te ardhemen, ne te kundert nuk do te mbaje kete standard jetese edhe per femijet tane.
O Leart kujt po i ha palla per at Syrizen tende pervec ca vlleheve si turkofagos qe e mbajn veten per “greke” ha ha ha ha ha ik e trap na u hiq qafe me ket analizen tende per Syrizen pune greksh gjelle qensh
Jane ngritur disa argumente qe po percohen fuqishem sot ne shtresat e sociale me te ardhura te pakta (qe tashme e i kalojen perqindjet klasike te publikuara per Evropen Perendimore ne 20 vitet e fundit), nga eksponente dhe mendimtare qe tashme kane dale pertej radheve te ngushta te perfaqesuesve te ketyre shtresave. Eshte nje levizje masive dhe jo me e nendheshme dhe e anatemueshme sic pritet te ndodhte ne keto ane ish-komuniste te botes. Jane lidhje solide filozofike- sociale –ekonomike – politike qe nuk e kane me zanafillen ne “literaturen sektare dhe cirkuitet snob te se majtes” ( sic per hir te se vertetes ishte deri dje ose te pakten u bene pas fitoreve GJIGANTE te mesviteve 70 e ne vijim) por ne nje reagim te vonuar ( edhe per faj te nje presioni publik dhe mediatik i cili besonte “symbyllurazi” te vetrregullimi i tregut, vetrregullim qe e ka ndare globin ne kredimarres dhe kredidhenes….) i cili cdo dite e me teper po trondit kollonat e perditshmerise se imponuar, perditshmeri qe ne fakt pasi u teorizua e u zbatua fuqishem nga ultraliberalizmi/konservatorizmi Thacerian, Reganian & Co., (lexo gotha financiare dhe multinazionalet….) u kthye ne fillim te viteve 2000 (Globalizimi Clintonian bashke me terminologjine BB, FMN, TWO, etj …) ne nje dogme solide e besuar dhe e hyjnizuar edhe nga shtresat qe sistematikisht i provonin pasojat rrenuese.
Te permendet BADIOU do te thote te permendet RUDI DUTCHKE, PRANVERA E PRAGES, MAJI I PARISIT, LEVIZJA PUNETORE – STUDENTORE E ITALISE etj… e gjithcka pasoi ne ate turbullim trondites te qytetareve te harruar te botes “kapitaliste”.
Nuk e kishin dhe aq gabim jo, se te shkruash kete dhe per kete nuk do te thote te jesh komunist, antinacionalist, internacionalist a ku di une. Do te thote te jesh I DREJTE.
I drejte sepse ke te drejte dhe kerkon qe, nese nuk te njohin, ti detyrosh te te njohin te qenurit “CITOYEN”. I drejte se ke te drejte dhe kerkon qe te te japin perfundimisht DEMOKRACINE (ate te thjeshten, tonen, jo ate greken – δῆμοςκράτος- jo) qe thone se te kane marre “per te miren tende”, perkohesisht ne perdorim.
I drejte se ke te drejte dhe kerkon te te kthejne LEGJITIMITETIN (lexo VOTEN) qe te thone se e dine ATA, “per te miren e perbashket” se ku te hedhesh.
I drejte se ke te drejte te kerkosh PARATE, qe pasi ti kane marre pa ja dhene e pa te pyetur, (se i vogli nuk duhet msu me pare n’xhep) kerkojne t’u japesh prape se u jane maturuar interesat.
Pra je i DREJTE sepse kerkon te jesh QYTETAR qe jeton ne nje DEMOKRACI ku drejtuesit i LEGJITIMON ti nepermjet VOTES tende ne menyre qe te shperndajne ne menyre te drejte PARATE e tua.
E THJESHTE e DREJTE dhe e VERTETE si te gjithe te vertetat e tjera vec se kjo nuk duhet thene por duhet BERE.
Ne kete pasazh jane ngritur disa argumente qe po percohen fuqishem sot ne shtresat e sociale me te ardhura te pakta (qe tashme e i kalojen perqindjet klasike te publikuara per Evropen Perendimore ne 20 vitet e fundit), nga eksponente dhe mendimtare qe tashme kane dale pertej radheve te ngushta te perfaqesuesve te ketyre shtresave. Eshte nje levizje masive dhe jo me e nendheshme dhe e anatemueshme sic pritet te ndodhte ne keto ane ish-komuniste te botes. Jane lidhje solide filozofike- sociale –ekonomike – politike qe nuk e kane me zanafillen ne “literaturen sektare dhe cirkuitet snob te se majtes” ( sic per hir te se vertetes ishte deri dje ose te pakten u bene pas fitoreve GJIGANTE te mesviteve 70 e ne vijim) por ne nje reagim te vonuar ( edhe per faj te nje presioni publik dhe mediatik i cili besonte “symbyllurazi” te vetrregullimi i tregut, vetrregullim qe e ka ndare globin ne kredimarres dhe kredidhenes….) i cili cdo dite e me teper po trondit kollonat e perditshmerise se imponuar, perditshmeri qe ne fakt pasi u teorizua e u zbatua fuqishem nga ultraliberalizmi/konservatorizmi Thacerian, Reganian & Co., (lexo gotha financiare dhe multinazionalet….) u kthye ne fillim te viteve 2000 (Globalizimi Clintonian bashke me terminologjine BB, FMN, TWO, etj …) ne nje dogme solide e besuar dhe e hyjnizuar edhe nga shtresat qe sistematikisht i provonin pasojat rrenuese.
Te permendet BADIOU do te thote te permendet RUDI DUTCHKE, PRANVERA E PRAGES, MAJI I PARISIT, LEVIZJA PUNETORE – STUDENTORE E ITALISE etj… e gjithcka pasoi ne ate turbullim trondites te qytetareve te harruar te botes “kapitaliste”.
Nuk e kishin dhe aq gabim jo, se te shkruash kete dhe per kete nuk do te thote te jesh komunist, antinacionalist, internacionalist a ku di une. Do te thote te jesh I DREJTE.
I drejte sepse ke te drejte dhe kerkon qe, nese nuk te njohin, ti detyrosh te te njohin te qenurit “CITOYEN”. I drejte se ke te drejte dhe kerkon qe te te japin perfundimisht DEMOKRACINE (ate te thjeshten, tonen, jo ate greken – δῆμοςκράτος- jo) qe thone se te kane marre “per te miren tende”, perkohesisht ne perdorim.
I drejte se ke te drejte dhe kerkon te te kthejne LEGJITIMITETIN (lexo VOTEN) qe te thone se e dine ATA, “per te miren e perbashket” se ku te hedhesh.
I drejte se ke te drejte te kerkosh PARATE, qe pasi ti kane marre pa ja dhene e pa te pyetur, (se i vogli nuk duhet msu me pare n’xhep) kerkojne t’u japesh prape se u jane maturuar interesat.
Pra je i DREJTE sepse kerkon te jesh QYTETAR qe jeton ne nje DEMOKRACI ku drejtuesit i LEGJITIMON ti nepermjet VOTES tende ne menyre qe te shperndajne ne menyre te drejte PARATE e tua.
E THJESHTE e DREJTE dhe e VERTETE si te gjithe te vertetat e tjera vec se kjo nuk duhet thene por duhet BERE.