Shqiptarët e pëlqejnë shumë mishin e tyre vendas, duke besuar se produkti është i pastër, bio, por pakkush e di që shpesh mishi që konsumojnë përmban hormone të rrezikshme, të cilat janë të ndaluara në vendet e Bashkimit Europian.
Nga Besar Likmeta, BIRN
Konsumatorët shqiptarë kanë preferencë në mënyrë të veçantë për mishin e lopës, për të cilën ata mendojnë se është rritur në kullotë, duke qenë të sigurt për cilësinë e lartë dhe shijen, nëse do të krahasohet kjo me mishin e importit.
Megjithatë, “Balkan Insight” ka siguruar dokumente, të cilat tregojnë se mishi vendas i lopës mund të mos jetë i sigurt dhe bio, organik, ashtu siç mendon konsumatori shqiptar.
Për pesë vite me radhë, autoritetet shqiptare kanë lejuar importin dhe përdorimin e bagëtisë së majme, i shtuar nëpërmjet hormonit të njohur si Boldemec LA.
Përbërësi kryesor është një steroid i quajtur Boldenone, i krijuar për përdorim veterinar, kryesisht për trajtimin e kuajve.
Pavarësisht kësaj, sportistët shpeshherë e përdorin atë për doping, si dhe ata që merren me badibillding, e përdorin po ashtu për rritjen e peshës dhe vendosjen e muskujve.
Sportistët e përfshirë në disa skandale dopingu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke përfshirë këtu kryesisht kampionatet e futbollit, bejsbollit, boksit e kanë marrë hormonin në fjalë.
Pavarësisht dekreteve shqiptare mbi përdorimin e hormoneve, Boldemec LA gjendet në listën e lejuar të barnave veterinare për vite me radhë.
Ekspertët sqarojnë se konsumi i mishit të rritur me Boldenone mund të jetë i rrezikshëm në një kohë të gjatë, për shëndetin e qytetarëve.
Ajo që e bën edhe më të rrezikshme përdorimin e hormoneve te kafshët, është edhe prirja që kanë fermerët shqiptarë për të therur bagëtinë, relativisht në moshë të re.
Një praktikë e tillë nuk e lejon kryerjen e funksionit të metabolizmit te kafsha, duke e transferuar në mënyrë të rrezikshme dozën e steroidit te konsumatori.
Kompania peruane “Agrovet”, që është edhe prodhuesja e Boldemec LA, nuk u përgjigj pyetjeve tona lidhur me rrezikun potencial te njerëzit, të cilët konsumojnë mish të rritur me Boldenone.
“Agrovet” reklamon se produkti lejon një çlirim të ngadaltë të komponentëve Boldenone, gjë që u lejon kafshëve të rritura në kullotë të majmen më shpejt, duke përmirësuar procesin e metabolizmit. Ajo kontrollon edhe parazitët.
Dokumentacioni i përftuar nga “Balkan Insight” tregon se Shqipëria përfshin Boldemec LA në listën e produkteve të lejuara dhe barnave veterinare më 26 qershor të vitit 2007, dhe kjo është leje që qëndron e vlefshme të paktën deri në qershor 2012-s.
Ministria e Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit e ka mohuar që Boldemec LA është aprovuar aktualisht për ushqimin dhe rritjen e bagëtisë, duke pretenduar se është hequr nga qarkullimi në treg në vitin 2009.
Sotiraq Papa, kreu i Drejtorisë së Mbrojtjes së Konsumatorit në Ministrinë e Bujqësisë, tha se: “Është hequr nga qarkullimi më 2009-n dhe është aprovuar para këtij viti për trajtimin e qenve dhe të maceve”.
Ndryshe nga sa thotë ministria, dokumentet tregojnë se hormoni ishte akoma në listën e lejuar të barnave për përdorim dhe tregtim veterinar, të cilat janë dërguar nga dikasteri në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit.
Produkti farmaceutik nuk sugjerohet nga prodhuesit si i përshtatshëm për trajtimin e kafshëve shtëpiake.
Certifikata e regjistrimit në Shqipëri, e siguruar nga “Balkan Insight”, po ashtu nuk tregon që produkti ishte i kufizuar për përdorim të tillë.
Një përfaqësi zbulimi nga Komisioni Europian i Shëndetit dhe Kryesia e Përgjithshme e Konsumatorit në Shtator të 2010-s, nxori në dritë se produkte që përmbanin Boldenone shiteshin haptas në farmacitë veterinare në Shqipëri.
“Delegacioni identifikoi se një numër produktesh i përcaktuar për përdorimin e ushqimit të kafshëve, të autorizuara dhe lejuara në Shqipëri, përmbanin substanca të cilat qartazi janë të ndaluara në Bashkimin Europian, duke përfshirë këtu edhe përmbajtjen e steroidit boldenone”, tha përfaqësia në relacionin e përgatitur.
“Rekomandimet e etiketës këshillonin së fundmi se produkti përdorej te bagëtia, dhe në një krahinë u konfirmua se steroidi përdorej jashtë udhëzimit te dhentë”, shtohej në të njëjtin raport.
Ministria e Bujqësisë, në qershor të 2006-s, ndaloi reklamën, grumbullimin dhe përdorimin e substancës me veprim hormonal si Boldenone.
Legjislacioni shqiptar për shërbimin veterinar miratoi në 2011-n, përdorimin e hormoneve vetëm kur ato janë të aprovuara nga Komisioni Europian dhe vetëm për kërkime shkencore dhe terapeutike.
Kompania “Agrovit” ka licencë eksporti për Boldemec LA vetëm në Shqipëri dhe në Qipron Veriore. Të gjitha vendet e Bashkimit Europian e kanë ndaluar përdorimin e hormoneve te bagëtia për më shumë se dy dekada.
Siguria ushqimore dhe policia veterinare është një nga kërkesat dhe sfera ku BE-ja kërkon përparim nga Shqipëria për sa i takon procesit të integrimit.
Megjithatë, raporti i fundit i Komisionit Europian, botuar në nëntor të vitit të kaluar, tërheq vëmendjen për progres të vonuar në këtë fushë, këto vitet e fundit.
Një studim në sektorin e industrisë së mishit, i administruar nga Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Teknik, lavdëron mishin vendas, ndërsa mishi i “mistershëm”, i ngrirë, që vjen nga importi, është shumë më i lirë.
Studimi vëren se shumë fermerë nuk janë të specializuar në prodhimin e mishit dhe i therin bagëtitë e tyre në moshë të re, përpara se ata të shtojnë peshën e nevojshme. Kështu ata plotësojnë edhe kërkesën për mish të njomë.
“Duke qenë se konsumatori kërkon mish të njomë, përdorimi i hormoneve te bagëtitë e reja është shumë i rrezikshëm”, tha një ekspert nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, i cili preferoi të mbetej anonim.
“Boldemec LA gjendet lehtësisht në farmacitë lokale veterinare, por produkti nuk përdoret siç duhet nga fermerët”, shtoi burimi.
Bruno Le Bizec, profesor i “Nantes-Atlantic College of Veterinary Medicine”, në Francë, tha për “Balkan Insight” se rregullat e BE-së ndalojnë përdorimin e Boldenone për ushqyerjen dhe rritjen e kafshëve, sepse niveli i toksinave janë tepër të larta nga sa lejojnë kriteret e Bashkimit Europian.
“Toksinat e kafshëve të ushqyera me Boldenone janë tërësisht të rrezikshme kur konsumohen nga njerëzit”, tha Le Bizec.
Ai shtoi se çështja e steroideve është pjesë debati në komunitetin e shkencëtarëve, edhe sikur sasia e tyre në produkte të jetë 100 ,madje 1 mijë herë më e vogël sesa e gjejmë te Boldemec LA, për shkak të rrezikut të lartë te konsumatori.
Profesori sqaroi se të konsumosh mish të rritur me Boldenone mund të shkaktojë disa probleme e fatkeqësi shëndetësore.
“Është kritike kur mishi i rritur me Boldenone konsumohet sidomos nga fëmijë të vegël dhe bebe, nën efektin e steroideve”, tha eksperti.
Doktor Saskia Sterk, një ekspert i steroideve në Institutin Rilikt në Holandë, konfirmon se konsumi i mishit të rritur me Boldenone dhe steroide të tjera, sidomos në popullatën vulnerabël, është i rrezikshëm.
“Unë përkrah legjislacioni e BE-së lidhur me këtë çështje, sepse kjo ka efekte për një kohë të gjatë në shëndetin e popullatës, si dhe për shëndetin e bagëtisë”, tha ekspertja.
“Po ashtu, është një praktikë ekonomike e pandershme, kur ju krahasoni prodhimin e mishit te fermerët, të cilët nuk përdorin të tilla substanca”, përfundoi dr. Sterk.
goja leng grekeve. Mire mish po dhe bajga skane. Dhe xaxiqin e bejne me fare kosi kali te importuar.
Prandaj jemi bere si te goditur ne shqiptaret. Na thone se jemi vendi i katert me i zhvilluar ne bote dhe ne e besojme, na thione se kemi mireqenie dhe ne e hame kete mufke, na thone se jemi te lumtur dhe ne nxjerri rrylin duke bertitur rrofte vrasesi. Mire te na behet – popull raja, me njerez llapaqene qe bejne bla bla neper forume dhe futin koken si struci kur u a futin nga pas dhe thone nuk pashe gje.
te drejte ke xha Jaho
Ky gazetari ka gjetur me injorantin per te pyetur kete pune Raqin, Rrocken, Raqken. Po Raqka eshte kokrra e injorantit dhe me koqja. Si marifteci hajdut eshte i papare. Ku merr vesh nga hormonet ky lloj drejtori.
studimet e leshit,,,,po ku krahasohet mishi ne shqipri me mishin e importit, si per shije ashtu dhe per kalori apo ndoshta ka ngel ndonje konteiner me mish nga zelanda apo brazili pa u cdoganuar.
Po te tregoj nje rast qe e njoh personalisht ngjarjen. Merr nje shoqe e sime meje, qafe vici tek kasapi, dhe pasi e konsumon dhe semuret shume keq shkon me urgjence ne spital. Pas shume analizash perfundimi ishte ky : Vicit i kishin bere nje injeksion hormonesh ne qafe i cili nuk ishte perthithur plotesisht nga trupi, me siguri eshte therur pak kohe pas injeksionit, dhe bashke me ushqimin kjo zonja kishte marre dhe hormonet.
Eshte e vertete ajo qe thua per shijen e mishit vendas kjo edhe per shkak te therjes se kafsheve ne moshe te vogel, por kjo ka ndryshuar per keq vitet e fundit, nga nje bujqesi dhe blegtori gati bio, kemi kaluar ne nje bujqesi dhe blegtori intensive por te keq menaxhuar, pa kontroll dhe pa asnje kriter.
Nga artikulli del i qarte se mgjse i ndaluar ne2006,ka rifillu me lihj ne 2010.Po me nje mafioz si Raqka Papa,qe eshte shkarku nga drejtoria e bujqesise Permet per korupsion e maskaralleqe, vjen Deputeti i Gjirokastres si minister dhe e ben drejtor ne ministri.Ky eshte ktyemafiozi qe jo vetem me hormonet por edhe me vaksinen e skaduar qe perdori tek qingjat ne periudhen kur kjo vaksine shkon direkt te konsumatori,per vjedhjen e vaksinave,mjeshter ne ndarjen e parave me shefat e tij,nje kurvar klasik i peshtire.Dhe per kete person kane dijeni qe nga Ruli deri te Berisha,ben me miratim gjithshka,se u mnledh vota ne zgjedhje
Planet per Shqiperine.
Shqiperia nen rogos ka plane asfiksimi,kete politikanet e tiranes e kane te qarte ndaj qellimi i tyre eshte shitja e Shqiperise,e pasurive te saj,e nen tokes,e minierave,naftes,per te grabitur parate ti sistemojne ne banga sekrete per pjellat e tyre.
Kur ta kuptoje kete populli, Shqiperia ka ngelur kocke e lekure.
Orakull| Populli e ka kuptur ma kohë se ha ushqime të rrezatuara me hormone dhe ndofta eksperimentohet për rrallimin e popullsis me dy qëllume Ulet bunuri i popullsis dhe shqipëria shbëhet si faktor politik në Evrop, në favorr të interesave sllavo Greke, Ja pra se Evropa mban Sali vrasësin në udhëheqje, Populli ëdhtë i tradhëtuar dhe vetëm me revolucjon rimerret pasura e vjedhur dhe populli fiton besimin dhe guximin
Kjo sdo shume te kuptohet ,mjafton te shofesh si reagojn e mendojn .
Mesiguri qe kjo u serviret shqiptarve si nje nder kushtet me te rendesishme per pranimin ne Be.
kam 5 vjet qe nuk fus fare mish ne shtepi.
me mire ha lakra dhe presh se sa ti fus semundjen femijeve me ndergjegje.
nuk ka nevoje per analiza shkencore,mishi duket.
Ah c’po me degjojne veshet?! E dini pse ndodh?
Qe kur Zootekniku hoqi dore nga kontrolli i mishit te Tiranes dhe u be Minister i Jashtem normal qe keq do te shkojne punet.
Shyqyr qe po shkon fjolle politika e jashtme.
Kujdes shendetin e politikaneve, pa populli kot jeton e kot do vdes nje dite…
nje korrak,ska pse te shqetesohet se mishi eshte mish qeni…….!!!
prandaj dhe Zike,flet si qen i terbuar……e paska fajin mishi!!!!
aderfe prandaje keta gyzelet u ka ikur truri plote eshte spitali I elbasanit se konsumojne balga me hormone , efektet do perkeqesohen kur tu plas barku . Usht turkogyzele psofw oloi sas
Jo vetem hormoni Boldonone por te gjitha llojet e hormoneve sintetike qe perdoren per stimulimin e rritjes se shpejt te gjedhit jane toksike madje dhe ato qe perputhen me legjislacionin e BE ndonse ne nje shkalle me te vogel.Per kete flasin mjafte ekspert dhe mjafte mjek me orientim alternative ne sherimin e semundjeve te ndryshme te cilat nder shkaqet permendin dhe prishjen e balances se hormoneve ne trupin e njeriut si rezultat i konsumite mishit te gjedhit te ushqyer me hormane te gjithfarellojshme..
Po prandaj nuk behemi ne njerez se hajme te tilla produkte te felliqura nuk kontrollojme dhe veten tone per tu kujdesur per shendetin ..shume race e poshter jemi nuk dime dhe te zhgjedhim pale te bejme te tjera qe uuusa larg jemi kot lodhem dhe une euuu
po lereni rehat rulin te merret me mish se ka kaq vjet qe mundohet per monopol po s’e can qe s’e can dot deri ne fund.
tani qe po ia arrin ju i dhisni punet me keto reagime.
ai i shkreti e rregullon me njeqind halle qe mishi te vije andej nga duhet nepermjet atij qe duhet, shkojne e i prishin pazarin imperialistet.
pastaj thote mire se iu jap nga mishi i thertoreve tona (sec e ka nisur nje te madhe ketej rrotull) – imperialistet prape ia dhjesin me hormonet (kesaj rradhe per te vendit).
ca te beje ai i shkreti? s’ka pire as vete nga ky hormoni qe te ishte rritur e zbardhur pak… vete t’i rrise vicat ai qe te bini rehat??
Kush do hormon ka tek pazari i ri te BERTI METANI, po se gjeni dot pyesni Raqin ne Ministri te Bujqesis se ja utregon ose tek Rakip Shega ne Malesine e Madhe.
Po nuk e ka fajen Sotiraq Papa, veterineri me medioker i Permetit, qe pasi vodhi drejtorin e Bujqesise ne Permet, e ka vene Ministri mafioz Ruli ne krye te sherbimit veterinar qe te vjedhi sebashku me Rulin. Qe aplikohen hormone ne rritjen e te imtave kjo eshte kaq e vertet sikurse eshte e vertet qe neser do te lindi dielli. Po a e dini ju qe sa milon fitohen nga shitja e ketyre hormoneve. E dini ju qe Sotiraqi eshte miku i Bamir Topit, madje shoke i ngusht shkolle. E dini qe Rraqi sebshku me Bamirin shiten traktoret qe sollen japonezet per bujqesine Shqipetare. Tani Sotiraqin e ka vendosur Rrulli nepermjet Shpresa Joanidhit(e dashura e ministrit dhe e Rraqit)dhe kaq muaj qe i ka mbetur jane leshuar te fitojne edhe nepermjet medikamenteve qe vrasin njerezit. Po mire o Doktor, nuk kishte Shqiperia nje profesor, a nje doktor qe ta vendosje ne krye te sherbimit veterinar, po e ke lene kete popull ne duar te injorantit
a e pat reagimin ne TopChanel e ketij katundari qe quhet Sotira Papa????Po kur nuk ka shtet e prokurori tja lidhte prangat aty ne studjo mire te na e bej ai edhe nje batalion si ai.Saper Berishen e din mire se kush eshte ne krye te veterinarise, po i duhen vota.Ai fytyre bashke me Albert K(P)ushtin bejen fushate ne nje zone elektorale ne Tirane dhe ndajne bashke.Po edhe ne Permet ben raqka fushate per deputetin Ruli, edhe financon orgjite e tij atje!!!Saper ate Shpresen ajo ja ben gonxhe veglat ketyre dhe u ve nga nje lule si kurore.Pise grua,qe merret me cdo lloj tenderi.permetare kurve!!!Vdeksh o Sali Berisha qe e katandise kete vend keshtu, me kesi monstrash.