INTERVISTA/ Ambasadori iranian: Shqipëria nuk ka pse të varet kaq shumë nga SHBA-ja | Gazeta Tema
 

INTERVISTA/ Ambasadori iranian: Shqipëria nuk ka pse të varet kaq shumë nga SHBA-ja

Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Politika |

aliShqipëria nuk ka pse të varet kaq shumë nga SHBA-ja. Kosova nuk ka bërë asnjë lobim për njohjen. Vendet nuk mund të konfliktohen pafundësisht. Vetëm dialogu i zgjidh diferencat. Intervistë në prag të përvjetorit të revolucionit islamik

Nga Genc Mlloja

Me rastin e përvjetorit të 34-rt të Revolucionit Islamik në Iran, më 11 shkurt 2013, intervista e ambasadorit të Iranit në Tiranë, zotit Ali Amouei, bëhet akoma më interesante për arsyet që tashmë dihen: Zhvillimet në vendin e tij dhe ashpërsimi i përplasjeve shumëvjeçare me Perëndimin, lidhur me programin bërthamor iranian. “Është një mundësi e mirë për të këmbyer gjerësisht pikëpamjet në media, mbi interesat e dy vendeve tona. Mediat, dhe ambasadorët gjithashtu, kanë përgjegjësi para kombeve për t’i informuar ato mbi faktet. Pra jam i gatshëm për çdo pyetje që keni”, na thotë ambasadori Amouei. Ai shton se po mbush tre vjet në këtë mision shqiptar, dhe i ka pëlqyer Shqipëria dhe njerëzit. “Gjithnjë jam përpjekur të zgjeroj spektrin e marrëdhënieve tregtare dhe të ndërveprimit njerëzor mes dy vendeve. Natyrisht, gjërat nuk shkuan siç dëshiroja, sepse nëse do të kishte më shumë bashkëpunim nga ana e politikës shqiptare, mund të kisha bërë shumë më tepër”.

-Zoti Ambasador, është e qartë se në marrëdhëniet mes Iranit dhe Shqipëria ka mungesë komunikimi mes qeverive përkatëse. A mban Teherani në ndonjë mënyrë, kontakte me Tiranën zyrtare, dhe nëse po, në çfarë niveli? 

Në politikën e jashtme të Iranit, gjithnjë ka pasur shumë interes për të mbajtur kontaktet dhe marrëdhëniet më të mira të mundshme me vendet e Ballkanit, veçanërisht me Shqipërinë. Them Shqipërinë, sepse sado që vend i vogël, ka potenciale dhe avantazhe gjeografike të mëdha, të cilat mund ta shndërrojnë në pikë referimi në rajon. Kësisoj, që nga fillesat e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, ne kemi shfaqur interesin tonë në mbajtjen e kontakteve të nivelit të lartë. Fatkeqësisht, për shkak të prioriteteve shqiptare në politikën e jashtme dhe për pasojë të politikave ndërkombëtare, kjo nuk ka ndodhur. Në të shkuarën, ka patur këmbime vizitash zyrtare në nivel zv.ministrash të Jashtëm dhe të Ekonomisë. Duket se në këtë drejtim, ka disa përpjekje.

-Në vijim të zhvillimeve të reja, sidomos ato të ditëve të fundit, dallohen disa sinjale mes Bashkimit Europian dhe SHBA-së, sidomos mundësia e rifillimit të bisedimeve të grupit 5 plus 1 tashmë me një sfond tjetër; kemi SHBA-në që përmes zv.presidentit Bajden ka shprehur interesin për bisedime direkte me Iranin. Në këtë këndvështrim, mendoni se edhe me Shqipërinë do të ketë një ndryshim marrëdhëniesh, meqë ne jemi anëtarë të NATO-s dhe aleatë të ngushtë të SHBA-së? 

Më lejoni që kësaj pyetjeje t’i përgjigjem duke sqaruar një prej parimeve të politikës së jashtme të Iranit. Sipas këtij parimi, ne jemi të vendosim marrëdhëniet më të mira të mundshme me të gjitha vendet e botës, me përjashtim të një vendi që e konsiderojmë ilegjitim. Por ky parim ka parakushtin që marrëdhëniet të bazohen në respektin reciprok. Nëse i hidhni një sy historisë, do të gjeni një seri rastesh të ndërhyrjes amerikane në punët e brendshme të Iranit, edhe përpara Revolucionit Islamik. Asnjë iranian nuk e harron grushtin e shtetit të vitit 1953, orkestruar nga shërbimet sekrete britanike e amerikane kundër qeverisë së zgjedhur demokratike të Iranit, sepse kjo qeveri shtetëzoi industrinë iraniane të naftës. Pra, ne vazhdimisht kemi deklaruar se nëse SHBA ndryshon qëndrimin ndaj kombit Iranian dhe sillet karshi nesh me respekt, padyshim që kemi vullnetin t’i zgjidhim të gjitha diferencat mes dy vendeve. Kësisoj, besoj se një ditë këto bisedime direkte SHBA-Iran do të ndodhin.

Këto dy vende nuk mund ta injorojnë pafundësisht njëra-tjetrën. Irani është një vend i pavarur dhe pavarësisht gjithë sanksioneve në 34 vjet, ka pushtuar majat e dijes shkencore dhe ka provuar se sanksionet nuk i arrijnë dot qëllimet e SHBA-së. Deklaratat e fundit nga zyrtarë amerikanë, veçanërisht ato të zotit Bajden, janë mirëpritur nga zyrtarët iranianë dhe siç tha ministri ynë i Jashtëm, ky është sinjal ndryshimi i këndvështrimit të administratës amerikane lidhur me Iranin.

Por sa i përket Shqipërisë, unë besoj se vendi juaj mund të ketë marrëdhënie shumë më të mira me Iranin, bazuar në interesin dypalësh, përtej qëndrimeve euro-atlantike, njësoj si vendet e tjera në rajon. Nuk do mend se marrëdhëniet SHBA-Iran do kenë impaktin e tyre edhe për Shqipërinë, por ama jo në përmasat që shohim sot. Nëse zyrtarët shqiptarë po presin për ditën kur çdo problem mes Iranit dhe SHBA-së të zgjidhet, atëherë besoj se do të jetë një histori krejt tjetër. Unë mendoj se në këto momente, vende si Shqipëria mund ta provojnë miqësinë e tyre me vende të tjera si Irani, dhe të hapin rrugën për marrëdhënie akoma më të gjera në të ardhmen. Shqipëria gjithashtu, mund të luante një rol pozitiv ndërmjetës mes Iranit dhe vendeve të tjera europiane, dhe këto kapacitete të saj nuk duhet t’i nënvlerësojë.

-Zoti Ambasador, jam i ndërgjegjshëm për sukseset dhe arritjet tuaja në shkencë, teknologji dhe fusha të tjera, por çfarë i pengon bizneset e të dyja vendeve të hyjnë në bashkëpunim, sepse besoj se një biznesmen shqiptar mund të gjejë shumë sektorë përfitimi në vendin tuaj, dhe anasjelltas? Si mund të mbushet ky boshllëk? 

Më e pakta që qeveria mund të bëjë, është të ofrojë më shumë lehtësira kontakti për biznesin privat të dy vendeve, sidomos sa u përket dhënies së vizave. Fjala vjen, unë lëshoj shumë viza për afaristë shqiptarë që duan të punojnë me Iranin, pa pyetur për leje nga qeveria ime. Ndërsa ne hasim probleme vizash akoma edhe për shkencëtarë të profilit të lartë që duan të vizitojnë Shqipërinë. Nëse kjo gjë do të lehtësohej, besoj se shumë investitorë iranianë të naftës, bujqësisë, petrokimisë apo minierave, do të dëshironin të punonin me Shqipërinë.

-Një pyetje që lidhet me Kosovën, pavarësinë e së cilës e kanë njohur ndër të tjera, edhe disa vende myslimane. Organizata e Konferencës Islamike i ka inkurajuar anëtarët e saj të lidhin marrëdhënie normale diplomatike me këtë vend. Çfarë e pengon Iranin të normalizojë marrëdhëniet me shtetin më të ri në Ballkan? 

Qëndrimi ynë sa i përket Kosovës, lidhet me marrjen në konsideratë të disa shqetësimeve rajonale dhe ligjit ndërkombëtar. Ky rajon duhet të gëzojë stabilitet të përhershëm, larg nga çdo tension. Çështja e Kosovës, pra, duhet zgjidhur në atë mënyrë që ndihmon stabilitetin në rajon, dhe ne besojmë se rruga më e mirë është sipas normave ndërkombëtare. Nëse Organizata për Bashkëpunimin Islamik del në konkluzionin unanim se njohja e Kosovës e ndihmon paqen dhe stabilitetin në rajon, unë mendoj se Irani nuk do t’i shmanget njohjes.

Por nga ana tjetër, Kosova ka dëshmuar një diplomaci shumë të dobët lidhur me Iranin dhe kërkimin e njohjes prej nesh. Kosova nuk e merr parasysh peshën e Iranit në vendet islamike; ata as nuk lobojnë, apo të vijnë të flasin me zyrtarët iranianë për çështjen e tyre. Di që zyrtarët e Kosovës kanë fluturuar disa herë drejt vendeve të Amerikës Latine, Afrikës etj, për të kërkuar njohjen e shtetit të tyre, por asnjëherë nuk kanë shkuar në Iran. Atëherë, çfarë mund të presësh!

Por gjithsesi, ne besojmë se bisedimet aktuale mes Serbisë dhe Kosovës po shkojnë drejt njohjes. Duket se integrimi europian është prioritet shumë madhor për zyrtarët serbë. Ne besojmë se zgjidhja më e mirë vjen pikërisht mes bisedimeve dhe dialogut. Nuk mund të detyrohemi për të bërë diçka, të shtyrë nga presioni ndërkombëtar.

-Në fakt, meqë e përmendët, ju keni marrëdhënie të shkëlqyera me Beogradin. A jeni ndikuar nga qëndrimi i Beogradit lidhur me këtë çështje? 

Kurrë. Ne kemi marrëdhënie të mira me Serbinë por kjo nuk ndikon në qëndrimin tonë për çështjen e Kosovës. Madje as marrëdhëniet e shkëlqyera me Rusinë dhe Kinën, nuk kanë lidhje me këtë çështje. Jemi shumë të ndërgjegjshëm për vuajtjet që përjetuar shqiptarët myslimanë në vitet ’90-të, dhe ju mund ta verifikoni ndihmën iraniane për shqiptarët gjatë konfliktit të Kosovës, qoftë si shtet, qoftë në kuadër të kryesimit të Konferencës Islamike asokohe. Ne besojmë se nëse një konflikt mes dy kombesh vazhdon, ai thellohet e hedh rrënjë në kulturën e tyre; një kulturë konflikti mes etnish dhe grupesh fetare, mbetet në mendjet e gjeneratave të tëra, për një kohë të gjatë. Vetëm kur palët ulen dhe bisedojnë, gjërat ndryshojnë në dobi të mirëkuptimit dhe të paqes e stabilitetit afatgjatë.

-Zoti Ambasador, është kënaqësi t’ju intervistojmë me rastin e Ditës suaj Kombëtare, 34 vjetori i Revolucionit Islamik. Si e gjen vendin dhe popullin tuaj ky përvjetor, duke pasur parasysh se opozita është e pakënaqur me gjendjen aktuale, sidomos në lëmë të standardeve demokratike dhe të drejtave të njeriut? 

Së pari, më lejoni disa sqarime lidhur me situatën e Iranit pas Revolucionit Islamik. Pas kësaj fitoreje dhe vendosjes së një regjimi që kërkoi që ky vend ta vendoste vetë fatin e tij, i lirë nga ndikimet e fuqive të mëdha, filloi një valë sabotimesh të çdo lloji për ta dobësuar vendin. Iranit iu imponua një luftë 8 vjeçare. Të gjitha vendet e rajonit, madje dhe Rusia, mbështetën Irakun. Por ne nuk e lëshuam veten, dhe kuptuam se duhet të fuqizoheshim e pavarësoheshim aq shumë, sa edhe një superfuqi si SHBA-ja të mos na shkatërronte dot. E dimë se të qëndrosh përballë SHBA-së është shumë e vështirë.

Sot, ju shikoni një Iran që ka teknologji hapësinore si pak vende në botë; që ka arritje shkencore e teknologjike nga më të lartat. Nuk është realiteti i Iranit, ajo që shihni në mediat ndërkombëtare. Fjala vjen, gjatë zgjedhjeve të kaluara presidenciale në vendin tonë pati mosmarrëveshje mes disa grupimeve, diçka normale kjo në të gjitha vendet demokratike. Këto konflikte përfunduan disa muaj më vonë dhe situata iu kthye normalitetit. Unë mund të nënvizoj se Irani është një ndër vendet më demokratike në botë, sepse sistemi ynë elektoral është unik. Populli zgjedh drejtpërdrejt bashkitë dhe këshillat bashkiakë në çdo nivel. Edhe udhëheqësi iranian zgjidhet direkt përmes zgjedhjeve. Shpesh, lajmet e medias ndërkombëtare për ne janë të çuditshme. Së fundi, një afarist shqiptar i kthyer nga një panair në Iran, më takoi dhe shprehu surprizën e tij për çka kishte parë aty, totalisht ndryshe nga ç’kishte dëgjuar më parë.

Siç e dini, pas pak muajsh kemi zgjedhje presidenciale, pothuaj në të njëjtën kohë me zgjedhjet shqiptare. Mund të parashikoj se presidenti i ardhshëm do të jetë një person me cilësi shumë të larta, që do të ketë akoma më shumë ndërveprim me komunitetin ndërkombëtar dhe botën; dhe populli iranian beson tek lideri i tij. Mendoj se do të kemi zgjedhje shumë demokratike.

-Por disa liderë opozitarë u vendosën në arrest shtëpie pas zgjedhjeve të kaluara. A do të marrin pjesë ata në këto zgjedhje? 

Natyrisht, ata nuk do të mund të marrin pjesë. Nuk e besoj. Ata nuk e respektuan angazhimin që morën ndaj sistemit elektoral të Iranit. As presidenti Ahmadinexhad nuk mund të kandidojë, sepse sipas ligjit presidenti mund të zgjidhet vetëm për dy mandate rresht.

-Keni tre vjet në Tiranë. Si e kaloni kohën tuaj të lirë? 

Sigurisht, detyra zyrtare dhe jeta personale më zë shumë kohë. Por gjatë fundjavave kam shijuar klimën e këndshme shqiptare, natyrën e bukur. Mund të them se i kam vizituar të gjitha rajonet e Shqipërisë, bukuritë tuaja dhe të rajonit dhe disa pjesë të Europës Perëndimore.

-Ndonjë pëlqim i veçantë, ku do dëshironit të ktheheshit sërish? 

Sarandën e kam vizituar disa herë, Pogradecin, Voskopojën, Razmën… besoj se e kam shëtitur Shqipërinë më shumë sesa ju!

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

56 Pergjigje per INTERVISTA/ Ambasadori iranian: Shqipëria nuk ka pse të varet kaq shumë nga SHBA-ja

  1. ELINES I URITUR EXPLORUES KAZANESH  --  14 Shkurt, 2013 në 3:47 pm

    ja dhe nje grek i lashte

    Përgjigjjuni

    • Tan_Tironci  --  14 Shkurt, 2013 në 4:41 pm

      Ambasadoro… tregoja popullit tat kto, jo popullit tone.
      Ne sjena islamiste, dhe kurre zdo shkojme ne regres si ju, ish-persianet, apo, islamiste.
      Ne se me ket do te thuash se mbeshtet Salen, kunder amerikes, i ke bere llogarite gabim.
      Nese na jep ndonje rakete, e te cojme Salen ( ne vend te majmunit te shkrete sic bete Ju), jua dim per nder, biles, tja mushni mendjen Ju. Mqse qekerkeni kaq finoker.
      Me i llaf ambasadoro… Shut the fuck Up, and leave us alone.

      Përgjigjjuni

      • kulmaku  --  14 Shkurt, 2013 në 5:40 pm

        Ik mor jevge dreqi,,,,,nuk eshte faji jote por i gazetarit qe te interviston ty,,,

        Përgjigjjuni

        • tefta  --  14 Shkurt, 2013 në 9:10 pm

          PERSEU ESHTE DJALI I “ZOTIT” ZEUSIT DHE DANAES ( NGA ARGOSI I PELOPONEZIT NGA ESHTE ME VONE DHE HELENA E TROJES DHE SOT E KESAJ DITE NE ARGOS FLITETE SHQIPJA E VJETER) DHE ESHTE NJE HERO I MITOLOGJISE DHE POPULLI PERSE ESHTE POPULL ARJAN “IRAN” DHENJE PJESE TE KETIJ POPULLI VJEN NGA POPUJT FQINJE . PERSI KA QENE DHE ESHTE NJE POPULL ME SHUME EDUKATE DINJITET DHE I SHKOLLUAR , POR I NGATERRUAR ME FENE E SHEHLEREVE DHE ME LIGJET E ISLAMIT KETO 40 VITET E FUNDIT NE RRITJE!

          MOS HARRONI QE ZEUSI “ZOTI” KA QENE MOLOS DHE QENDRA E BESIMIT PER ZEUSIN PARA SHUME BESIMEVE TE TJERA KA QENE “DODONA” 68kmNE VERIPERENDIM TE JANINES KU VININ SHUME PELIGRINE NGA E GJITHE BOTA E MESDHEUT

          Përgjigjjuni

      • Lym Demokrati  --  14 Shkurt, 2013 në 6:33 pm

        Une si denmokrat i flakt jom shum dakort me menimin e te nerumit Ambasador. S’duhet me u var shum nga ata qi ta kan ba ihere pucin. Se ta bajn prap

        Përgjigjjuni

        • Doni ALBO  --  14 Shkurt, 2013 në 7:16 pm

          (Nastra)Dean me gegnishten e tij te pjerdhur duke u bere si verior dhe perkrahes i PD ahahahahahahahah

          Përgjigjjuni

    • 'kodoshi'  --  14 Shkurt, 2013 në 5:40 pm

      lexova te gjitha komentet e meposhtme dhe me vjen shum keq qe niveli i llogjikes se pjesemarresve eshte i nje niveli rural,personat si ‘ar”zigur qarri”plaku’etj(sigurisht qe ka edhe te tjere pavaresisht qe un nuk po i permend te gjithe)jane ata qe ke qejf ti lexosh apo te mesosh dicka prej tyre…mendoj qe ‘minoritaret’ si ‘tf’ ‘landi sverige”elefteri s’apo ‘ximara’etj dihet qe jane kundra cdo politike te servirur nga nje vend mysliman ose me sakt dihet lobingu i tyre progrek….une mendoj qe nje njeri i kulturuar dhe i qyteteruar pavaresisht se mund te jete ortodoks di ti beje dallimet ose te ndaje te miren nga e keqja…ky ambasadori iranian as me shume dhe as me pak shprehu nje mendim shume te drejt te realitetit shqiptar,pra me pak fjale ky thote qe shqiperia 100vjecare akoma nuk eshte e afte te qendroje mbi kembet e saja por per cdo gje shikon nga amerikanet se cfare do te na thone ata(madje ne jemi te kushtezuar edhe prej grekut e jo me prej amerikaneve),dua tu them bashkatdhetareve te mi qe kane nje mendim te tyren dhe nje llogjike te tyren te distancohen nga ‘lobi grek’i forumit tone dhe te thone mendimet e tyre pa dorashka,mendoj qe fjala ‘islamik’ eshte nje keinterpretim ose propagande e qellimshme kundra nje shteti dhe nje populli me kulture dhe histori te lashte qe i ka dhene mjaft njerezimit dhe jo si kultura e genjeshtert greke qe ka marre mjaft medalje te pamerituara,mos e lidhni politiken e iranit me kosoven sepse sigurisht qe irani do ta njohi kosoven ne nje te ardhme jo te larget dhe ju qe e shani tani iranin perseri do ta shani sepse dihet qe jeni fodamentaliste ultraortodokse dhe jeni shume vite drite larg islamisteve iraniane ,jeni vertet per te ardhur keq sepse jeni papagajte e janullatos..

      Përgjigjjuni

      • tourkofagos  --  14 Shkurt, 2013 në 5:49 pm

        e mer kodosh,qe ne greqisht do te thote;karagiozi,re karagiozi….
        u dashka te shkruash nje carcaf arab,mer karagioz/kodoshi qe te nxjerresh koken tende turkoshake…yyyyyttt mounopano karagiozoalvane………..

        Përgjigjjuni

        • Zigur Qarri  --  14 Shkurt, 2013 në 10:29 pm

          Koment jo i argumentuar,tipike per debilat.

          Përgjigjjuni

          • EPIROTI  --  15 Shkurt, 2013 në 8:24 am

            Injorancat duan vetem sharje jo argumente.

            Përgjigjjuni

      • EPIROTI  --  15 Shkurt, 2013 në 8:22 am

        Na thuaj o KODOSH injorant, fodull, bastard nje Iranian filozof, shkencetar, artist, politikan, strateg…te nivelit te Heleneve si Platoni, Aristoteli, Arkimedi, Pitagora, Isokrati, Perikliu, Miltiadhi, Leonidha, Aleksandri, Pirua(“πυρρος” i zjarte)…

        Përgjigjjuni

        • 'kodoshi'  --  15 Shkurt, 2013 në 7:34 pm

          epirioti keta emrat qe permende zotrote jane vertet helene dhe sigurisht qe une i vleresoj dhe i studioj sepse vertet ke cmeson prej tyre edhe tani ne kohet moderne…
          por po te lexosh me vemendje ne komentin tim do ta kuptosh qe helenet dhe greket e sotem jane dy gjera krejtesisht te ndryshme dhe kjo gje duket shume qarte pa shume filizofira…helenet ishin pishtar per njerezimin e dikurshem dhe bene ‘revolucion’ ne shume fusha te ndryshme te dijes ndersa greket jane fundi i kavallit…e fituan lirine e tyre nga ndihma e shqiptareve,e krijuan shtetin e tyre me ndihmen e bavarise pra te ludovigut te II dhe kete shtet qe ua beri dhurate bavaria greket e hodhen ne humnere sepse kaq debila jane prandaj ti epiriot ben mire tu hedhesh nje sy librave sepse ke shum mangesira ne histori dhe mos degjo perrallat e grekeve qe u pelqen te quhen ‘helene’ sepse ta komentova me siper dhe nuk kane asnje pike te perbashket greket e sotem me helenet,kete gje e pranojne edhe historine greke dhe mund te shikosh 1821 tek ‘skai chanel’ qe te bindesh,bavarezet kur e krijuan shtetin(grek)e quajten greqi dhe jo ‘hellas’sepse helenet dhe greket jane gjera krejt te ndryshme,grekeve sigurisht qe u pelqen te rrembejne lavdine e te tjereve por kjo gje nuk i nxorri ata ne selamet por thjesht sa i ushqeu enderrat e tyre romantike….epiriot ne shqiptaret themi nje fjale te urte:edhe fodull edhe qeros…(ha haaa qe nuk shkon)ashtu sikurse kerkoni te vidhni historine e lashtesise ashtu edhe ‘vodhet’ gjithe ajken e sportisteve shqiptare,vodhet kishen tone autoqefale,vodhet kufijte tane,vodhet nje kampionat te tere evropian dhe u shpallet ‘kampion evrope’,madje edhe veshjen tradicionale shqiptare pra fustanellen tone ju me paturpesine me te madhe e deklaroni si te juajen pra keta jane greket mentoret e tu epiriot por fatkeqesisht ti di vetem te shash dhe te ofendosh sepse nuk ke asnje argument ku te me kundershtosh sepse te gjitha sa te thashe me lart jane me se te verteta dhe njihen boterisht nga e gjithe bota,ju greket jeni si puna e strucit qe kur viheni perballe veshtiresive e fusni koken ne rere si puna e strucit por harroni qe keni lene vrimen e pasme ‘pa roje’ dhe mund tu hyje ndonje tren pune….

          Përgjigjjuni

    • Slobodna  --  14 Shkurt, 2013 në 11:09 pm

      SHPORRINI KETRA ISLAMIKET E BERISHES NGA SHQIPERIA SHPORRINI KETA KENBEZBATHUR SE NA DEGJENERUAN SHQIPERINE KETA QELBESIRA MUSLIMANESH….SKANE FAJ KETA SEPSE GOGOLI TALEBAN ISLAMIK SALI SHPELLA ME KETA MBAHET ME KEMBE POR JA DHE ME NE FUND SA TE BEHEN ZGJEDHJET E PERGJITHSHME DHE SHQIPERIA NUK DO TE QUHET ME (THE ISLAM REPUBLIC of VUCIDOL BERISHA) POR SHQIPERIA E KRISHTERE DO TE QUHET DHE DO TI BASHKANGJITEMI EUROPES SE NA MBYTEN TURQIT DHE ARABET SALI SHPELLES

      Përgjigjjuni

      • tefta  --  15 Shkurt, 2013 në 9:00 am

        KETA NUK MUND TE SHPORREN KAQ LEHTE SA TI THUA SE NE TIRANE ESHTE KRYE GJYSHATA BOTERORE DHE NUK JANE KETA TE LIQ SIC JEMI NE ;

        “ORE TI TE HENGERT TENJA ;SE E KE TE KEQEN BRENDA” POPULLI SHQIPETAR SHPREHET

        Përgjigjjuni

    • EPIROTI  --  15 Shkurt, 2013 në 8:10 am

      Ka mundesi te je te Grek sepse ushtria e Aleksandri i Madhe coje qyteterimin Helen deri ne Indi. O injorant, zorthare, surat-turte.

      Përgjigjjuni

  2. Doni ALBO  --  14 Shkurt, 2013 në 3:50 pm

    Kusheriri i tourkofagosit.

    Përgjigjjuni

    • tourkofagos  --  14 Shkurt, 2013 në 4:24 pm

      byrazeri juaj mor b.qim turkoshak………
      revolucion islamik……..hahahahahaha!!!!!

      Përgjigjjuni

      • Doni ALBO  --  14 Shkurt, 2013 në 4:47 pm

        Babai po te kerkon o fago mos i ik se rraca nuk te ndryshohet nese ik prej tij……Nuk eshte tragjike qe je lindur i zi por qe je i pabese ahahahahahahha

        Përgjigjjuni

        • tourkofagos  --  14 Shkurt, 2013 në 5:07 pm

          mounopano tourkoalvane……..

          Përgjigjjuni

      • Aurel Begaj  --  15 Shkurt, 2013 në 9:42 am

        byrazeri jot Turko se Serse nuk erdhi dote gjer tek ne shqipetaret ne Arte edhe ne Preveze, gjer ne Athine e cik me lart erdhi, u nderzeu te gjitheve :D
        Edhe ne lekure ini jesoj, kam pare greke plot, nje dite i fola njerit(se dija qe ish grek) qe ishte me nje shokun tone egjiptian, edhe i thashe Selam Aleikum, prisja pergjigje Alekum Salan
        Na tha ai egjyptiani duke qesh; eshte grek.
        Oh scusa scusa, jo ska gje tha, jemi te gjithe njesoj.
        Thashe me vete, njesoj thua ti po hajde mbushem mendjen mua qe jam dhe une i zi si puna jote.
        Turko kete histori s’do kisha dash kurre te ta tregoja per mos te te fyer, por u binda perfundimisht qe Ahmadinejad eshte vellai juaj, ne mos vellai juaj eshte kusheriri i pare, se ne Shqipetaret themi; kusheriri i pare si vellai i ndare…

        Përgjigjjuni

    • roland  --  14 Shkurt, 2013 në 9:13 pm

      ky esht babai mo, cne kusheriri

      Përgjigjjuni

  3. etika  --  14 Shkurt, 2013 në 3:55 pm

    ajdeni or shqopo varuni nga ne iranianet, c’u duhen amerikanet.
    hodha lumin dhjefsha kalin thote ky “urtesia”.

    Përgjigjjuni

  4. Stef Staku  --  14 Shkurt, 2013 në 3:56 pm

    ANALIZE : Paguani disa miliona euro OSBE e Woolfsprepthit, natyrisht edhe krim Berishes dhe Shqiperine e beni kur te doni Republike Islamike ne mes te Europes.

    Përgjigjjuni

  5. ibrahimi  --  14 Shkurt, 2013 në 4:00 pm

    ku ini mo islamiket e Kosoves te krishteret ju cliruan nga Serbia e keta plehrat islamike nuk duan as ta njohin Kosoven

    Përgjigjjuni

    • kuq e zi  --  14 Shkurt, 2013 në 8:49 pm

      o berhim mos u hap shume
      krishteret i cliruan ????????? po kush i pushtoi?????? kush na ndau????
      e dime qe irani sot eshte kunder aleatit tone por dje ishte mik dhe ne ishim armik ky eshte shtegu i historise… por autoritetin qe ka irani si popull arabet ortodokset apo shqiptaret ta enderrojne

      Përgjigjjuni

      • une  --  14 Shkurt, 2013 në 11:12 pm

        O ti koq e ZI po te shkosh pas brumbullit do perfundosh tek bajga. Ne qofte se per ty jane te mire mbaji per vete.Ne te na hane jashteqitjen ata legena qe na bejne te zgjuarin. Sipas tyre Kosova qenka shtet qe nuk prodhon paqe por rremuje.Shkoni more lani menderen me ndonje lum!

        Përgjigjjuni

  6. Kush voton Berishën është bajgë  --  14 Shkurt, 2013 në 4:02 pm

    E paska marre si sinjal te mire ate deklaraten e e Halimit qe tha, si Blerim Cela i FRD-se me 1997, qe dhe amerikant kane vra tek muret e ambasades. :P

    Zihet ne hall njeriu i shkrete nuk di ke te besoje, ambasadorin Arvizu qe i tha bastardit “burre shteti” apo ministrit te bastardit qe tha se amerikanet te vrasin po t`u afrohesh mureve te ambasades. ;)

    Përgjigjjuni

  7. genti  --  14 Shkurt, 2013 në 4:09 pm

    po Kreshnik Sali Spahiu si nuk thote ndonje fjale per keta islamiket qe nuk e njohin Kosoven apo ka edhe ai te njejtin mendim ( Njoftim kane ardhe leket nga Erdogani te mblidhen vocerraket e AK se do u shperndaje toger Myslim Pashaj nga nje sanduic dhe nje koka kola hyxhym se do mbaron)

    Përgjigjjuni

    • trust-no1  --  14 Shkurt, 2013 në 6:22 pm

      Gento ka halle te tjera jeniceri nga Kuksi. Me se pari te marre ndonje vote e tja coje baces nga Tropoja. Keshtu te gjithe turkoshaket jane te lumtur e te gezuar.

      Përgjigjjuni

  8. Horri i Bulevardit  --  14 Shkurt, 2013 në 4:34 pm

    Mos kini merak se Saliu i ka bere dalje Amerikes si dikur Enver Hoxha, edhe pak dhe do futemi ne stanin islamik seriozisht, kini durim te dashur islamike dhe komuniste.
    Amerikes do ja vejme kufinin tek thana se ´nuk e kemi per here te pare, me xhaxhin na rezultoi i suksesshem, ndarja nga SHBA-ja me Saliun ne 97-ten na rezultoi katastrofe, tani per here te trete si e verteta, do ja dalim me SHBA, do ta zbythim dhe do jemi faqebardhe perseri fanar ndricues ne planet.
    Thuaj Ahmadinexhatit te kete edhe pak durim, se rruges per tek ju jemi.

    Përgjigjjuni

  9. Guardium  --  14 Shkurt, 2013 në 4:43 pm

    Nga duhet te varet Shqiperia? Nga Republika Islamike e Iranit?
    Ne fakt ajo nuk varet nga Irani si shtet, por si besim varet nga mentaliteti islamik, si sjellje, si politike shteterore, si shtet ligjor, si shtet i se drejtes, ajo varet nga mentaliteti i emirit, kalifit, sulltanit, mullahut.
    Ne politiken e jashtme, shteti shqiptar me shume eshte nje haneme e Lidhjes Islamike e mbuluar me perçe dhe burka, sesa eshte nje shtet perendimor, i emancipuar, me paraqitje moderne dhe i ligjit.
    Eshte me poshte se Irani dhe pse nuk e “pranon” de jure stilin iranian te ajatollaheve, sepse de facto, ne zemer te Europes e ka tejkaluar.
    Biles, biles dhe me te ashtuajturen pranvere arabe te AKZ, me agresion ndaj kristianeve dhe me dinamit ndaj simboleve kristiane.
    Çfare doni me shume ju iranianet? Mos doni qe Berishen ta quajme Ahmedinexhad?
    E kemi bere dhe kete, prandaj njiheni republiken islamike te Kosoves.
    Jane me iraniane se ne ne Shqiperi.

    Përgjigjjuni

  10. XIXA  --  14 Shkurt, 2013 në 4:47 pm

    Dhashte Zoti te mos te kemi as ne hartat gjeografike.Edhe un jam muslimane por jo si TI.

    Përgjigjjuni

    • tourkofagos  --  14 Shkurt, 2013 në 5:21 pm

      kur thua;……edhe une jam myslimane,por jo si ti!!!!
      cdo te thuash,ose me sakt,cili eshte nryshimi mes teje dhe iranianit!!!???
      eshte e drejta jote,te mos pergjigjeh…..thx!

      Përgjigjjuni

  11. al  --  14 Shkurt, 2013 në 4:57 pm

    bravo brahim ti o vlla je patriot ,por e prish kur shan ruqin dhe negjmien qe i ke xhan.rrofte shqiptaria ,te tan vllazen,kujt nuk e pelqen shqiptyaria do ti ndrrojme kombesine.

    Përgjigjjuni

  12. iranian vllai i Hajriut dhe shqiptareve  --  14 Shkurt, 2013 në 5:26 pm

    Kte duhet te degjojne Hajriu dhe shqiptaret. Ky di se ca thote. Shyqyr qe i keni aty ne Shqiperi qe tju japin mend. Jepini ndonje dylber te njome per She Valentinin si dhurate nga vllezrit shqiptare.

    Përgjigjjuni

  13. Mark Gjonaj  --  14 Shkurt, 2013 në 5:39 pm

    Diplomat i mire dhe besoj se dhe me ndergjegje! Ju komentues, klikoni sipas feve, sa ta marre vesht se eshte nga ajo zone dhe flisni fjale te pista. Ma gjeni nje diplomat shqiptare me kete nivel. Iranianet nuk jane grek, as arab, ata kane fe, atdhe dhe organizimin e tyre shterore qe mendojne se i shpie ne fitore. Me ka rene rasti te punoj me ta, ishin dy vellezer inxhinjiera dhe motren e tyre, qe e kishin si bose. Mjaft te kulturuar, punonte dhe dajo Bajrami(ish kolonel i ushtrise iraniane), mjaft njeri i mire, po keshtu dhe punonjesit e tjere, aty, njojta inxhinjer Mehdiun dhe tere te punesuarit ishin mjaft me edukate. Ishte ne prag te luftes Amerike Irak, po beheshin kalkulimet e fundit. Por mbasi me bente shume pershtypje, mburrja e irakianeve, pyes Bajramin ish kolonel, si duken keta arabet, se Sadami, po e nxjerre dhe fut shpaten disa here dhe po flet qe ta provoje USA po te doje, ju keni bere 8 vjet lufte me to, si duken? Ai me tha tekstualisht keshtu: – Mos i degjo se cfare thone, do te bejme kjametin keshtu e ashtu, ata ne fillim bejne zhurme, por ikun shume shpejt nga fronti, dhe nuk jane aq trima sa tregohen. Filloi lufta, u pa puna e tyre(kuptohet ma trima se shqiptaret), dhe kaq i pergaditur Sadami, sa dhe nje avion nuk mund e ngriti ne front te rregullt, ndersa lufte guerrilje ata bene, jane vrare shume. Une, di te them kete se ata jane ndoshta ma te vecantit ne ate rajon. Jane mikpritesa, respektojne ceremonite njerzore, i kam ftuar ne dasem te femijes dhe mu pergjigjen. As nje here nuk me pyeten cfare feje ke, beson apo jo, ato i respektojne rregullat, por nuk u bente pershtypje, kur une u thoshnja se nuk besoj ne ritet fetare! Ne shqiptarve, nuk ka perse na hane meraku, se si e kane te organizuar besimin dhe cfare konsekuencash kane iranianet nese nuk besojne. Me mori ne telefon nje nate nje koleg i punes shqiptare dhe me tha se pashe ne televizionin amerikan nje emision per Iranin dhe ne mes te tjerave i kishte bere pershtypje inteligjens servisi, qe e kishte nga ma te fortit ne bote!

    Përgjigjjuni

  14. XIXA  --  14 Shkurt, 2013 në 5:42 pm

    Une do te pergjigjem,sepse e di rrenjesisht dallimin mes mua dhe atij, qe proklamohet dhe bota e njohin si nje popull musliman.Ai eshte Shija kurse une jame Sunni.Te lutem nese nuk ke njohuri me te thella per fene Islame nuk kisha dashur te polemizoj.Te gjitha te zezat qe sot thuhen dhe shkruhen per Islamin,gjenezen e kane po nga keta te ndyrit qe e ndoten tere boten gjoja ne emer te islamit.

    Përgjigjjuni

    • tourkofagos  --  14 Shkurt, 2013 në 6:37 pm

      XIXA!
      Mqnse po me pergjigjesh[besoj se sinqerisht] ne nje fare menyre ti si Souni-te akuzon Shit-et se nuk jane islame,por abuzojne ne emer te tij…..!!!
      Gjithmone sipas teje,del qarte se ka nje ndryshim te madh mes Sounit-esh dhe Shit-esh,athere si shpjegohet qe[bazuar ne mizerien shqiptare]ne Shqiperi ndodhin kaq gjera te keqija vrasje,krime,perdhunime,heqje kokash per nje gervishje makine,ose pse me shikon,etj,etj……!!???
      A ka me shume Shit-e te keqinje,[sipas teje],apo Souni-te??? sepse po te shikosh,nuk ka ndonje ndryshim te madh realiteti shqiptar me ate iranian……
      Jam kurioz te di vazhdimin e pergjigjes tende,mgjs e thexoj,eshte e drejta jote te mos pergjigjesh,thx!

      Përgjigjjuni

  15. aleksandri i madh  --  14 Shkurt, 2013 në 5:51 pm

    Turkobythos!
    Ky ambasadori i Persise (sipas mendimit tim duhet te izolohet dhe te mos lejohet te levize shume neper Shqiperi) eshte vellai yt biologjik dhe ideologjik.
    Para dy ditesh kam pare filmin Argo me Ben Afleck dhe ishte e tmerrshme te shikoje sjelljen e ketyre mbeturinave bythfagiste.
    Presidenti i sotem jevgjiti Ahmadinegjad, vellai tjeter i bythofagos, ka qene student ne 1979 ne Teheran dhe ka vrare amerikane me doren e tij (kjo nuk eshte nga filmi por nga une). Si perfundim Serbo-greko-turko-persia jane vellezer. pfu fare e keqe. Mbeturina fosile te kanibalizmit.

    Përgjigjjuni

  16. laraska  --  14 Shkurt, 2013 në 6:01 pm

    PO si jo, te varet nga Rusia qe te na kthej ne nje Bjellorusi, Azerbaixhan dhe Iran. Ku eshte opozita? Berisha filloi qe me votat per denime politike pro Azerbaixhanit, me voten abstenin per Palenstin (kur duhej te votonte kunder si SHBA dhe vendet perendimore the BE) dhe me firmosjen e TAP qe nuk e do as Amerika as BE. Shqiperia ka ndryshuar kursin e saj ne politiken e jashtme dhe kjo eshte shume po shume e rrezikshme. DHE OPOZITA NUK FLET, HESHTE, NUK THOTE ASGJE. Madje ka thene TAP e mbeshtesim. TURP TI VIJ EDI RAMES! TURP TURP TURP! RAMA JE NANO 2!!!

    Përgjigjjuni

  17. F.Tare  --  14 Shkurt, 2013 në 6:27 pm

    ka lare dhembet ki more?
    Ja nje riturqizim “me embelsi,ute e bute si bythazere” nuk ishin boll 500 vite skllaverim anadollak pa shkolla pa liri.

    Përgjigjjuni

  18. labi  --  14 Shkurt, 2013 në 6:30 pm

    ne kemi gazetare injorante qe njollosen me gjera te tilla, si eshte katandisur shqiperia e tregon edhe gazetari bashke me medjan qe ja boton.

    Përgjigjjuni

  19. Agron  --  14 Shkurt, 2013 në 6:55 pm

    Lexoni me vemendje.
    Konflikte nepermjet besimesh ndikojne ne gjenerata te tera.
    Meqenese nuk eshte Arab por me nje kulture Greko-Persiane Irani eshte nje armik i Cifuteve si rrjedhim i Amerikaneve.
    Shqiperia pas ardhjes se Turqise me hir me pahir u be mysliman per interesa dhe keshtu urrente per gjenerata te tera identitetin e tij orthodoks per rreth dymije vjet.
    Imagjinoni ju nje zone si Shqiperia,se shtet smund te quhesh kur nuk shkruan gjuhen tende te kesh Kisha Greke me gjuhe Greke per mijera vjet dhe vjen nje pushtues me nje urrejtje per 500 vjet atehere a kane te drejte shqipetaret te vazhdojne krenarine e tyre te identitetit duke filluar nga emrat e njerezve,te qyteteve me kuptim greke si ajios saranda,Ilisus jo Lezhe,argjirokastros jo Gjirokaster,Apolloni jo Fier,
    Epidamnos jo Durres,Tiropoli dhe jo Tropoje,Kostandinopoli dhe jo Stamboll si duan pushtuesit Turq,Buthrotos dhe jo Butrint,Antigonea,Antipatra dhe jo Berati,Petrulla dhe jo Petrela,Ilyria dhe jo Albania,Peskopi jo Peshkopi,Moskopoli jo Voskopoje etj.
    Kur dikush thote te verteten dhe nxjerr ne shesh genjeshtrat e politikaneve dhe pushtuesve ne e quajme armik,i poshter,dashakeq.

    Përgjigjjuni

  20. fiku  --  14 Shkurt, 2013 në 7:23 pm

    Bravo Agron. Po kujt ja thua mor fukara. Ai popull i mbarum ka problem te procesoj informacionet me racionalitet. Eshte fatkeqesi por e vertete ama. Megjithate me pelqen kur dikush thote te verteten ashtu sic eshte. Bravo.

    Përgjigjjuni

  21. Aurel Begaj  --  14 Shkurt, 2013 në 8:49 pm

    Persa i perket Revolucionit Islamik ne Iran nuk kemi fytyre ne qe te flasim per revolucionin e tyre, nqs juve nuk u pelqen me mire mos flisni edhe mos shkoni ne Iran, cfare te keqe ka te jesh shtet fetar?
    Shtete fetare edhe perverse ndaj fese jane edhe vende europiane me kulture mijevjecare, mos te filloj te permend emra.

    Shtete fetare te botes se trete(deklasifikuar) eshte edhe Greqia, e bejne betimin mbi Bibel, pordhe me rigon, Ortodokset ne dhome menjane katoliket me mylimanet edhe budistet ne dhoma qe bien era kerme, apo e kam gabim more turkofagos?
    Greqia eshte komedia ime personale, me pelqen tragjikomedia moderne greke :D

    Përgjigjjuni

    • tourkofagos  --  14 Shkurt, 2013 në 9:11 pm

      keta trimat te pelqejne……

      Përgjigjjuni

      • Aurel Begaj  --  15 Shkurt, 2013 në 9:33 am

        pikerisht, e nxorre koken, po nuk them kot une Bote e Trete, ahteti me pervers qe kam pare nonjehere, ja pra pse ju nuk kini lidhje fare me Greqine e lashte, tragjikomedia greke eshte rikthyer serish ;) o cuna ne teatret dhe kinemate gjermane te qeshim aq shume sa te ne shkoje gjuha poshte :D
        Une per Iranin s’kam pasur nonje simpati se nuk ka qene vend i rendesishem kush e di se cfare, por me vjen mire qe c’do gje e bejne me dinjitet, nuk shesin bythen si gjeneralet greke te ’74 tek Anglezet ne Qipro se ua hyri me shkop kokes turku.

        http://www.youtube.com/watch?v=WwlNPhn64TA

        Kjo eshte diferenca juaj me Iranin, meqe ra fjala ju do beheni shume shoke me Iranin, se ini vellezer me gjak, vellezerit edhe rrihen por prape mbeten vellezer, ini bijte e Serses ju te Epirit, greket e ishujve jane greke te vertete, edhe femrat e ishullit Lozbos se e di mire ti historine e ketij ishullit apo jo???

        Përgjigjjuni

  22. tourkofagos  --  14 Shkurt, 2013 në 9:32 pm

    S kuptoj mo perse keta perset perngjajne me ne kaq shume, di kush te me shpjegoje.

    Përgjigjjuni

  23. Zigur Qarri  --  14 Shkurt, 2013 në 9:33 pm

    Mbreti Persian Kir(Kyros) II i Madh pushtoi me 539 p.k, Babilonin, duke i dhen fund shtypjes se popullsis babilonase dhe skllaverimit te hebrenjve te Jeruzalemit te debuar ne Babiloni. Pas pushtimit te Babilonis Kyros urdheroi lirimin e hebrenjve si dhe per te rindertuar tempullin ne Jerusalem.Kthimin e te gjitha gjerave te vlefshme te vjedhura nga Mbreti babilonas Nebukadnetsarit ne Jerusalem. Ne Bibel Mbreti persian eshtë pershkruar si nje Mbret i thirrur nga Perendia,nje Mesia,nje koncept qe perdoret vetem per Profetet.Hebrejt e shihnin Kyros si çlirimtar te popullit hebre nga skllaveria.
    Me Kyros fillon edhe akceptimi dhe liria e besimeve te tjera per here te pare ne historine njerzore,dhe kur mendon se kjo ka ndodhur para 2500 vjeteve ne Persi,kurse sot ne Greqi nuk akceptojn asnje kulture fetare tjeter perveç ortodoksise,gjykojeni katrahuren dhe injorancen greke.

    Vendet Biblike shumica ndodhen ne Iran,historite Biblike shumica jan iranjane te cilat u huazuan dhe pervetsuan nga hebrejt.

    Perset jan nje popull intilegjent dhe liberal,jo me kot Friedrich Nietzsche ne kryevpren e tij Zarathustra,aludon me nje histori perse.

    Shkriresit e pare te bakrit para 5000 vjetesh jan perset.

    Iranian do te thote arian.

    Iranianet dhe perset bejn pjese tek popujt indo-europjane,greket jo.

    Poezia e njohur Kopeshti i trandafilave e poetit te njohur pers Sadiut
    qe ka jetuar pothuaj para 700 vitesh,stolis hyrjen e Kombeve te bashkuara.

    Kalendari i astronomit,matematicienit,historjanit,filozofit,poetit pers Ohmar Kahjam me 1073 ka qene me i sakte se Kalendari Gregorjan 500 vjet me vone.Kjo gje mrekullon Boten edhe sot per perpikmerine e gjeniut pers.

    Organizimi i superstruktures osmane qe jetoi aq gjate esht vetem nje imitim i perandoris perse(fjalet jetim,sapu,defter vijn nga persishtja)

    Fatkeqsisht Shteti i sotem Iranian esht nje Demokraci e cunguar dhe e ideoligjizuar.
    Shqiperia e vogel eshte varur jo vetem ekonomikisht por edhe moralisht nga USA,qe aq shume ka bere per kombin tone.Poeti me i madh i rilindjes shqiptare,Bektashiu Naim Frasheri u frymzua nga kultura perse.Ne nderim te tij perset kan edhe nje pull postare,si nje nga njohesit me te persosur te gjuhes perse.

    Popull i zgjuar esht ai qe nga çdo kultur merr me te miren dhe e ben te tijen,dhe shqiptaret si popull liberal do ta bejn kete ne dobi te tyre.

    Përgjigjjuni

  24. XIXA  --  14 Shkurt, 2013 në 10:21 pm

    turkofagos. Me sinqeritetin me te madhe po te pergjigjem,por edhe nuk dua qe ta zgjasim shume. Nese me te vertete don ta dishe dallimin mes sunnive dhe sekteve tjera,me mire do te ishte qe vete te lexoni dhe te bindeni per ate qe une them.Kurse, sa u perket atyre qe me pyete qe per nje gervishje, apo per nje pse me shikon,ndodhin gjera qe nuk e ben nje mendje e shendoshe,keta njerez nuk kane njohuri themelore as ne promila e lere me te dine pak me teper.Une shume here kam polemizuar ndoshta direkt edhe me ty dhe disa te tjere qe fyejne Islamin,Por kam thene qe mos i merni ” muslimanet”qe jane vetem me emer apo te lindur, si shembull,sepse ofendoni njeraz tjere qe ne asnje moment nuk i shkon mendja per te keqe,pa mare parasysh a je ti apo edhe dikush tjeter.Me respekt.flm. Ah sa jam ketu, sipas te je po te ishin te gjithe muslimanet si ata te shqiperise,mendon se do te kishte nevoje per luftera?

    Përgjigjjuni

    • tourkofagos  --  14 Shkurt, 2013 në 11:09 pm

      E respektuar pergjigjia jote,ok!
      Pa u zgjatur,une nuk kam thene kurre qe cdo mysliman shqipfoles eshte i keq,do te ishte absurde,pavaresisht se ne shume raste te replikave nuk kam degjuar edhe sikur nje te vetem ,qe te pranoi rrealitetin e eger shqiptar persa u perket myslimaneve.Nejse,ne praktiken time jam per nje rikthim ne rrenjet e te pareve tane,gje e cila do te ishte ne te miren tuaj dhe te femijeve tuaj,pasi evropa e shikon me sy tjeter shqiperine,si vend islamik kjo eshte e rende.U bene 23 vjet qe jam larguar nga Shqiperia,por me irriton fakti qe jane shtuar besimtaret myslimane,xhamite,injorancia ka pushtuar cdo hallke te jetes.Mendoj se shqiptaret humben rastin me ideal per tiu bashkuar shteteve evropiane,duke baltosur endrren e Rilindesave tane,per nje shtet evropian.Kete nuk kane per te na e falur brezat ne vazhdim…..
      Te uroj nje fundjav te gezuar.

      Përgjigjjuni

      • Aurel Begaj  --  15 Shkurt, 2013 në 9:51 am

        mos e dridh muhabetin tani, fetaret shqipetare nuk ekzistojne, edhe ata qe mund te jane fetare nuk do perbejne kurre problem per Shqiperine edhe me gjere

        Përgjigjjuni

  25. tourkofagos  --  14 Shkurt, 2013 në 11:02 pm

    Dhe pra i bie qe une ta kem vella ket ahmedinexhadin apo jo, si esht e mundur mo kur ne gjithmone omonia na thoshte se jemi race e veqant dhe e paster.
    Zigur qarri faleminderit per informaten alvano.

    Përgjigjjuni

  26. perralla me mbret  --  14 Shkurt, 2013 në 11:25 pm

    Nuk ka pse te na interesoj ne sistemi qeverises i Iranit,ne realitet atje sot ka nje diktatur te tmerrshme qe terrorizon shtetasit e vet,nuk eshte larg kur dy te rinje u varen ne mes te qytetit per vjedhje! Ku ka te shkoj me zi, megjithate Shqiperia nuk ka asnje interes qe te permiresoj mardheniet me Iranin qe eshte armiku i mikut ton!

    Përgjigjjuni

  27. fatmir  --  15 Shkurt, 2013 në 12:23 am

    Sa keq me nje nivel kaq te ulet qe jemi kane te drejte te tjeret apo edhe nje iranian te na paragjykoje. kur nuk jemi te zot te vetes dhe vetes tia benim kete pyetje pse ne sjemi te zote te ndertojm shtetin tone demokratik edhe kur dikush e ngre nje pyetje nuk shohim qe ka te drejte po i kundevihemi se eshte iranian nuk e di po sikur nje europian ta kishte ber nje pyetje si do reagonit po kjo ka nje pergjigje se ne jane te tjret qe na komandojn se nese dote shmagnim ndikimin europjan amerikan shqiptaret nuk dine te ndertoj gje tjeter vetem se diktatura dhe te prodhojne vetem diktatore edhe pse jemi ne 2013 vetem 8 vjet arrite tek pushteti i nje njeriu dhe shqiptaret duar trokasin apo e mbeshtesin.po ti referohemi si na erdhi komunizmi apo si e gjithe shqipera e mesme e mori fene tende drenda hje dite z ambasador athere do te kuptosh se shqiptaret jane nje fare lloi special majmuni

    Përgjigjjuni

  28. xixa  --  15 Shkurt, 2013 në 1:05 am

    K.b.nga burgu. E di! Por pasi qe mu drejtua mua direkt, u ndjeva i obliguar,qe me ate modestine time ti pergjigjem ne ate menyre.E di se gjuha e tije per muslimanet eshte Helem.klm.

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>