Sheriati dhe Fuadi!

11 Mars 2013, 19:34Blog TEMA

Nga Arbana Xharra

“Kosova nuk mund të jetë shtet sekular, as me statujën e Skënderbeut dhe Nënë Terezës në qendër të kryeqytetit të saj, e aq më pak me një katedrale gjigande, sepse janë mbi 90 për qind myslimanë, edhe ligji i Sheriatit është më i mirë se secili ligj tjetër”.

Kjo është qasja e Lëvizjes Islame “Bashkohu” e cila para pak ditësh është regjistruar si subjekt politik për të garuar në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. Ajo thirret në mbrojtjen e të drejtave të myslimanëve, por në të njëjtën kohë kritikon ashpër Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK) dhe Partinë e Drejtësisë, që do të thotë se jo të gjithë myslimanët janë në një vijë.

Themeluesi i Lëvizjes “Bashkohu”, Fuad Ramiqi, nuk bën të nënçmohet, ndikimi i tij në këtë komunitet nuk është i vogël, vetëm nëse shikohet pjesëmarrja në protestat që ka organizuar për lejimin e shamisë dhe ndërtimin e xhamisë në qendër të Prishtinës, tregon se shumë lehtë mund ta kalojë pragun zgjedhor dhe të fitojë ulëse në Parlament. E aq më tepër në këtë degradim shtetëror, papunësi e varfëri të madhe, ku është i njohur fakti se ekstremi bashkëvepron fare lehtë me ekstremin tjetër.

Ndonëse ende nuk kanë shpalosur program politik në detaje, kërkesat dhe synimet e kësaj partie janë pak a shumë të njohura për opinionin.

Ai së pari ndihet mysliman dhe pastaj shqiptar, por thotë se është dëshmuar për atdhetarizëm më shumë se shumë të tjerë. Ai nuk e pranon Kushtetutën e Republikës së Kosovës si të tillë, e cila e definon Kosovën si shtet laik. Duke u thirrur në emër të mbi 96 për qind të kosovarëve, Fuad Ramiqi, nuk pajtohet që në qendër të Prishtinës të kemi statujat e një Skënderbeu, Nënë Tereze edhe Katedrale.

“Po të çojmë panorama me këto monumente ne dukemi të jemi vend i krishterë”, kështu pati deklaruar në një intervistë vitin e kaluar teksa po bisedonim për Lëvizjen “Bashkohu”, qasjen e tij mbi politikën, fenë dhe gjendjen në të cilën ndodhet sot Kosova.

Përreth një orë bashkëbisedim, ka shpalosur shumëçka rreth idesë së tij se si do të duhej të ishte Kosova, ai e pranon se ligji i Sheriatit është më i mirë se të gjitha ligjet tjera, por thotë se nuk mund ta bindë askënd derisa njerëzit nuk binden vetë për një gjë të tillë.

Disa muaj më parë pati thënë se kjo Lëvizje nuk është parti politike dukë bërë me dije se do të punojë në rrafshin horizontal kundër atyre që ia duan të keqen myslimanëve, por në momentin e caktuar ka bërë me dije se do të jenë të gatshëm që të marrin përgjegjësi për të udhëhequr edhe në aspektin politik.

Irritimi i tij dhe i lëvizjes “Bashkohu”, kur nënçmohet Sheriati, është parë edhe me reagimet me protesta kundër presidentes Jahjaga, e cila ka folur për përparësitë e Kanunit të Lekë Dukagjinit dhe prapambeturinë e ligjit të Sheriatit. Ramiqi ka treguar haptazi se qëllimi i tyre është liria autentike e imazhit dhe e kulturës islame në përputhje me përbërjen e popullatës që është në Kosovë edhe reflektimi i islamit, pa lejuar interferencat e jashtme. Ramiq nuk e kupton pse duhet bashkësia ndërkombëtare të përzihet në çështjet fetare, bile pyet: “Pse ndërkombëtarët mund të jenë aleatë me arabët kurse ne jo, ky është diskriminim?”

Pra automatikisht na vjen në shprehje një Lëvizje e cila shfaq haptazi kundërshtimet e saj ndaj qasjes së bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë. Duke përdorur një gjuhë të ashpër ndaj saj dhe politikave shtetërore bashkë me definimet kushtetuese, lëvizja Islame “Bashkohu” e cila u regjistrua zyrtarisht edhe si subjekt politik në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka synime për të cilat deri më tash nuk kanë qenë në agjendë të partive të tjera politike.

Ato të cilat është menduar se mund t’i arrijnë deri më tash përmes protestave, kanë zgjedhur që t’i shfrytëzojnë rrugët institucionale me synimin që të kenë ulëse në Parlamentin e Kosovës. Lista e kërkesave pos atyre tashmë të njohura do të jetë shumë më e gjatë.

Kanë arritur që të kenë një copë tokë për ndërtimin e xhamisë në oborrin e PTK-së, edhe pse nuk janë shumë të kënaqur me lokacionin, sepse e kanë kërkuar të jetë afër katedrales në qendër të Prishtinës, nuk do të heqin dorë nga kërkesa për lejimin e mbulesës nëpër shkolla… por ka edhe shumë pakënaqësi të tjera që ka shfaqur kjo lëvizje. Për shembull, Ramiq kritikon personazhet historikë të krishterë nëpër libra, dhe konsideron se po shtrembërohet historia, ai bile është kundër festës së Halloween-it, sipas të cilit, po u imponohet fëmijëve nëpër çerdhe.

Ai tenton që të marrë imazhin e prijësit të myslimanëve, sipas të cilit po iu shkelen me të madhe të drejtat në Kosovë, duke kritikuar të tjerët që thirren po ashtu në rregullimin e çështjeve fetare në vend.

Deri më tash Lëvizja “Bashkohu” është thirrur se po mbron të drejtat dhe liritë fetare të myslimanëve në Kosovë, tash e tutje përmes partisë me të cilën do të garojë në zgjedhjet e ardhshme nuk ka dhënë ende detaje se cili është programi i kësaj partie, pos kërkesat që tashmë janë të njohura. Ramiqi dhe mbështetësit e tij janë të njohur për qasjen më kontraverse, i cili nuk kursen as zyrtarët e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) t’i quajë shërbëtorë të pushtetit për interesa personale. Kurse kritikon ashpër Partinë e Drejtësisë, sipas të cilit, kanë gënjyer myslimanët vetëm për t’ua marrë vota dhe sot, sipas tij, ata janë duke abuzuar për pushtet.

Ndonëse vetë ai ka qenë njëri nga themeluesit e kësaj partie, bashkë me Ferid Aganin, të cilin sot ashpër e kritikon. Angazhimi i tij politik nuk ka filluar me Partinë e Drejtësisë, ai ka qenë edhe aktivist i LDK-së. Me një të kaluar e cila nuk ka pasur shumë të bëjë me çështje fetare, ai ka punuar si oficer në ish-“Armatën Jugosllave” në Kroaci dhe në Bosnje, ka shërbyer edhe në luftën e Bosnjës si oficer, më pas pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes për t’u larguar nga skena politike i pakënaqur me rrjedhat e Partisë së Drejtësisë. I gjetur në anijen e sulmuar nga forcat Izraelite, tek po çonte ndihma në Gaza, ka shfaqur dyshimet për lidhjet e tij me grupe të ndryshme islamiste.

Derisa të tjetër kundërshtojnë shkollat selefi dhe vehabizmin, Ramiqi mendon se është e drejtë e secilit të vendosë të jetë i tillë. “Shkolla jonë është hanefi edhe unë jam vetë hanefi, por nëse në perëndim ekzistojnë dhe selefi edhe vehabi, pse edhe në Kosovë dikush të mos ketë të drejtë të jetë selefi. Nuk ka rrezik absolut prej askujt nëse i jepet liria dhe e drejta e tij ta gëzojë dhe bindjen e tij fetare… perëndimi guxon të jetë aleat me arabë kurse unë s’guxoj, ky është diskriminim”, pati deklaruara gjatë intervistës Ramiqi.

Qasja e tij fetare nuk tenton të fshihet, ai ka një taktikë për ta ndërruar qeverinë, thotë se së pari duhet ndërruar mentalitetin e popullit dhe më pas ai të mos e zgjedhë këtë qeveri të pistë. Sikurse Ramiqi edhe shumë të tjerë pajtohen se Kosova është në gjendje të rëndë, ky realitet politik është ambient perfekt për lëvizje të tilla, e cila në këtë rast përfaqëson komunitet fetar, i cili nuk është për të mos u marrë seriozisht në Kosovë.

Partitë politike mund të mos e marrin seriozisht Lëvizjen “Bashkohu”, nëse asgjë më tepër, të llogarisin se rreth 30 mijë veta gjatë vitit janë potencialë për t’u futur në tregun e punës, të cilët mbesin të pashpresë nga kjo qeverisje, e nëse vetëm një përqindje e vogël e tyre e voton këtë parti, fare lehtë do të futen në Kuvend.

19 komente në “Sheriati dhe Fuadi!”

  1. S says:

    hajde kosov hajde ju po qe jeni shqiptar evropian….po ju po e demostroni dite per dite qe jeni mbeturina osmane ne mes te evropes..Bashkim me keta mbeturina??????

  2. Immi says:

    Po mor Ramiq, ti nuk je Henefi, sic pretendon, por ti je QENEFI dhe ne kete qenef, me deshire do te dhjerim te gjithe ne muslimanet, qe nuk preferojme ndodhite e dyshimta orientale dhe te cilet keto figura, Skenderbeun dhe Nene Terezen, qe i kemi rreze shpirti kristal kombetar e qe ty te verbojne mendjen dhe syrin, ti njeri kodosh i degjeneruar, i cili Boten e shef ende si Tepsi te rrafshet dhe me te madhe se Dielli!
    Do te vij koha kur do te te gjendesh ne ndonje hendek, por ti i duhesh ende politikes kosovare, deri sa ta pranohet Kosova nga disa vende islamike dhe ti sigurohet ulesja ne OKB! Me pastaj do te hudhim ne Kenef alias QENEF dhe pastaj do ta leshojme ujin teposhte!

  3. Ibrahimi says:

    Bravo. Fuad efendi ti po u larteslon nderin shqiptareve se bashku me Kreshnik efendiun ne shqiperi do arrini te beni shqiperi ne e vertete islamike

  4. Refiku says:

    Ky e nisi si telefi dhe e mbaroi si qenefi… pune plehrash, Kosova eshte atdhetare e nuk mbeshtet nje mut si ky qe edhe mbiemrit i ka vene nje prapashtese serbe.

  5. Albin says:

    Nuk e kuptoj ci do bota keto lloj shtete e i krijon.

    1. tefta says:

      Ne keto shtete nuk eshte zgjidhur konflikti se kush do mara komanden Amerika ,Europa , Rusi apo Arabi dhe sa procent sejcili,se ne luften per clirimin e kosoves te gjithe keto shtete morewn pjese ,Po kjo gje eshte ndodh edhe me Ballkanin ketu e 23 vite , prandaj ka shku gjendja e tille corap dhe nuk do kete kurre qetesi , pasi tradhetaret dhe tregetaret e atdheut jane ne mode sot dhe ne aktivitet te plote dhe i kane shit keto shtete ne 100 duar dhe lemshi nuk zgjidhet kurrrrrrrrrrrre pa gjak! PO KJO GJE ESHTE BERE NE EUROPE MBAS LUFTES SE DYTE E DERI TANI DHE JA PERFUNDIMI NJE EUROPE E SHKATERRUAR EKONOMIKISHT DHE SHPIRTERISHT;SE CDO GJE ESHTE BERE JASHTE VULLNETIT TE POPUJVE

  6. Kapit Tupalla says:

    E rekomandoj autoren që të lexoj rreth shëprehjes “honeypot” në informatikë dhe pastaj të shkruaj edhe njëherë rreth kësaj teme.

  7. Geg Toskani says:

    Nuk mund tè vihet kurrè feja mbi atdheun. Pothuajse pjesa mè e madhe e shqipètarève jo vetèm qè besojnè por dhe janè tè ndarè nè fe tè ndryshme.
    Njerèzit e shquar tè çdo kombi nuk janè shquar si fetarè por si atdhetarè, intelektualè, e si heronj qè kanè derdhur gjakun pèr atdheun qè i pèrkasin. Njè parti fetare nuk i duhet shqipètarève. Le ta quajmè monumentin e “Gjergj Kastriotit” tè “Nènè Terezès” dhe Katedralen si njè “Kunj tè artè” qè rreth tijè tè rrotullohen tè gjithè shqipètarèt.
    Historikisht tè gjithè shqipètarèt para pushtimit turk ishin katolikè dhe mè pas e ndèruan atè. Duhet tè ketè qènè i rèndè ndèrimi pèr herè tè parè pasi ka qènè mè shumè i detyruar, por, sot èshtè krejt e lehtè tè rikthehesh nè fenè e tè parève, pavarsishtè se shqipètarèt janè njè popull paganè. Armiqtè tanè ortodoksè, serbè e grekè e kanè patur mè tè lehtè tè na mundnin si ‘muslimanè’ duke na hequr tè drejtèn e tè qènit autoktonè pasi na pèrzienin me turqit….Sot ka ardhur koha e zgjimit dhe bashkimit tè shqipètarève ku besimi fetarè tè na shèrbejè si njè armè mè shumè nè anèn tonè dhe jo si njè dobèsi. Ndaj feja e shqipètarit èshtè shqiptaria. Nè rast se na duhet tè zgjedhim njè fe tè pèrbashkèt, ne e kemi atè tè tè parève tanè, ajo e “Kastriotève”
    Kush kryen detyrimin ndaj Atdheut e ka kryer dhe atè ndaj Zotit, e kundèrta tè le tè pèrçarè e nè mes tè katèr rrugève siç vazhdojmè tè jemi ende.

  8. E vertet qe dhe shqipetarte muslimane luten ne gjuhen arabe. Une kundershtoj kete varjante te tyre.Populli duhet te beje lutjet ne gjuhen e vet per sejcilin komb. Ne kete varjante Krishterimi eshte me i avancuar dhe me i demokratizuar.Madje feja krishter ka ber shume reforma te cilat myslimanet duhet t`ua ken zili. Pore ketu nuk kam vrejtej per Janulatesin se edhe ai mundohet te flas shqip.Por edhe ne Ship veprohet keq. Nuk kam vrejte per te krishteret ortodoks se ortodokset Shqiptare ishin po nje herit dhe jane shtylla kryesore per perhapjen e arsimit Shqip ne Shqiperi dhe per pamvarsin e Shqiperise.Po te shkojme edhe me large.Ortodokset Shqiptar ndimuan dhe ne pamvarsin e Kosoves duke dhen shembull te pa shlyeshm ne historin si te Shqiperis ashtu dhe te Kosoves.
    ” UROSHI“

    Ambasadori palestinez: Perëndimi e ka njohur Kosovën, e jo vendet muslimane dhe arabe
    Ambasadori PalestinezKosova gjithmon ka qene pjese e Serbis
    Ambasadori palestinez: Kosova gjithmonë ka qenë pjesë e Serbisë

    Fuad djal a vajz mori Ramiqica
    Ta shartoft mamin akullorja ime.
    Se SHqipetarija ta ka shartu
    Qysh nga dita qe je kriju
    Fuhatica mori ramiqica
    Pse kaq shum te krruhet “P”
    E ke ne gjak ne DNA
    Ke prejardhje nga serbija-arabija!”
    Fuhatica mori ramiqica
    Te vjen era si “PI.cica”
    Larg prej popullit ti moj
    Shemale se kena te tjera
    Fuadic djal a vajz mori fuadic
    Ty mamin ta shartoft Kina
    Edhe ty po tu krrujt vrima
    Se SHqiperija ta ka shartu qe
    Nga dita qe je kriju!
    Po aq e din ti mori lavire
    As vetin ne je vajz apo jeBullic!
    Larg prej popullit ti moj shemale
    Se kena te tjera halle!
    Ti shko e krrue ate birr ne dac me
    Serb ne dac me taleban
    Shife vet ku te bjer masa me mir!
    Halle

  9. MASH lejon simbolet fetare në shkolla
    Komuniteti kristjan skan asnji problem me shejat fetare, Feja kristjan nuk varet nga veshja apo çka ven mbi koke. Te kristjanet m’varet vetem nga shpirti i moralit-besimit kristjan.
    Per klerin musliman ka randesi qe grueja muslimane koken-fytyren ta mbuloj me ferexhe. burri vendos vet a do le mjekerr a jo. Prà per klerin musliman bindja nuk ka randesi, por forma e jashtme. Prandej muslimanizmi do te deshtojne ne te ardhmen.
    Me kuran-bibel ska shenime se si duhen te veshen apo te leshojne mjekrren!?…
    Ne ter bota java i ka shtate dite,po te ne Shqipetarte kta me mjekra e ferexhe javen naje beren tete dite,
    Ja sa dite i ka java te ne Shqipetarte
    E HEN
    E MART
    E MERKUR
    E EJTE
    E PREMTE
    E XHYMO
    E SHTUN
    E DILL
    ARMIKU JON NE BASHKEPUNIM ME HAMAKET TON NAJ KANE IMPONUA DHE XHYMON.
    Ne jemi ne EU-me perendimin demokratik,Dhe te ne si ne gjith boten java duhet ti ken vetem shtate dite-
    -teten dite qe naje kane imponua armicte e jashtem me hamaket tane te mberenshem duhet nje herrit e per gjithom te jekem ne kalendarin ton javor,ashtu qe te kemi vetem shtate dite ne javte,
    Po cilen dit do shlyjme? TE PREMTEN APO XHYMON.!?!….
    Hoxhallaret e sotme(shumica e tyre te arsimuar ne shtetet arabe apo shkollat turke jane axhente te ketyre vendeve..Kta kerkojn per futjen e shamijave ne shkolla dhe te fese isherbejnt vetem Serbise dhe vendeve arabe qe jane satelitet te Rusise e Serbise!?….
    Kombi jone gjer ne vitet 1912 ka pase pervoja de damshme nga kta hoxhollar.Kombi jone ka nevoj per dituri e jo per dekadence dhe vlera antikombetare e anticivilizuese!?…
    U mallkofshin nga historia te gjithe keta po dhe ata qe ndjekin rrugen e ktyre njerezve te paguar ose te mjere qe nuk dijne se po bejne varrin e ardhmerise se kombit po dhe femijve te tyre!?..
    Shqiptaret jane popull iliro-pellazge dhe autoktone e jo arab (ORIENTAL)!?..
    Mos te lejojme te na mallkoje historia, ta ruajm te paster kombin tone simbolet dhe historine e pergjakur!
    Te shkojme drejte civilizimit perendimor se EU. i ka rrenjet tek pellazet-ILIR- (SHQIPETAR)
    Shqiperia-Dardanija e shqiptareve!?..
    Ata hoxhollar qe kane kryer shkolla fetare ne orient prononcohen me fjalesh lojra nga individ fare te pa kultivuar cfar do presish nga kta monstera,kurre dhe femijve te vet jau shemtojne ftyren,ashtu qe ne kuran seshte cekur se si do vishesh,kata jane perfaqesus te funderinave-fundamentalistave ekstremist!?..

  10. Ne komentete e me parshme pata then po dhe prap e them.-
    – Feja islame ka nevoj per reforma te tipit Martin Luter e jo ta kthej kombin shkollen tone me shekuj mbrapa.
    Me shamij ne shkolla shteti jon hec mberapa e jo para.
    .Shamin kane ku e mbajn kane institucionet fetare e jo tnaj shkelin te drejtat e perparimit-zhvillimit identitetit kombetar po dhe mos te neperkembin instucionet arsimor!?..
    RRUGA jone eshte perendimi e jo ORIENTI
    Sa per te zhduk injorancen-fanatizmin fundamentalist do ishte mir qe ne shkolla-arsim mos te lejohet as shamija po as kryqi!?..
    Me ne fund dhe nje ta ceki?
    Shkollat sjane shtepijat e ZOTIT ku do lutesh,po shkollate jane ku do msoshe shkerim e lexim po dhe do behesh me i ditur!?..

    1. ana says:

      Po ti vetem nga emri qe i ke vene vetes, nuk ia vlen me u mor me ty

  11. “Nuk i kuptoj shqiptarët që zgjedhin këta politikanë”
    Nuk i kuptoj shqiptarët që zgjedhin këta politikanë”
    ambasadori don te krahasoje shoqerine kristiano-evropiane me taboret otomane te albanistanit? ku ka demokraci ne vende islamike qe do te kete ne albanistan .pse toka eshte ne evrope si kontinent.njerezit dhe veset dhe politika jane ne lindjen e mesme.ku ka shkel turku nuk mbien bari o ambasador lene me demokraci e shtet ligjor!-Drejtohuni nga taboret otomane te Kosoves,
    Ambasadori i Danimarkes Karsten Jensen Diplomati Jensen duke iu drejtuar popullit shqiptarë, Ne mnyr diplomatike, te beje edhe humor me kete çeshtje. Ai thote se kjo toke-ky vend eshte tok e “MAJMUNASH”Z.Karsten fjalen e kishte pere Shqiperin.Mbes me shperesa se z.Karsten mos ta shoh kete foto se pastaj do thote qe Kosova eshte vende i “SHIMPANZAVE”E sa pere Shqipetarte e Ilirides doi shpallen “PINGUINA”!

  12. islami says:

    kur kosovaret te behen 90 % te krishtere atehere le te sundojne ata, por ceshtja eshte se as te krishteret nuk i gjejne te drejtat e tyre ne nje shtet laik (atesit) laicizmi eshte kunder cdo feje.
    pra , keshilloj te krishteret te bashkohen me levizjen bashkohu se do te jete ne te mire te tyre nese besojne ne krisht, muslimanet nderojn dhe respektojne krishtin, kurse laiket apo ateistet jo.

  13. AKULLORE ME LESHIN E NENES SATE says:

    Ti qe po i fute hundet ne cdo teme,mos valle te ke thene dikush ty qe te vesh nje shami apo ferexhe?!Mendon ti se jeta e ka vetem ha,pi dhe bej llafe.O injorante i papare,lexo pak me shume, e mos dil ketu te shesish mende: se kjo fe e ky komb, e ajo fe e ai komb,e din bota se cila eshte feja e cka eshte kombi,por njerez si ti te veber nuk i dine.Lexo ne Panorama (Zevendesi i anti islamistit konvertohet)nuk besoje se ti ke kapacitete me te larta intelekti se ky njeri.Behu pak me serioze, dhe freno pak.Si duket asaj fe`se tende i ka ardhur ngordhja nga ana e Zotit,do vije nje dite do te zhdukeni nga karkalecat e jo nga islamistet.

  14. Petriti says:

    Kur lumi vershon bashke me te vin edhe jashqitjet e vendeve urbane!

  15. Arianit Tetrica says:

    Ky shkrim nuk na qudit sepse seshte as i pari e as i fundit mirepo habitemi me faktin se si eshte e mundur ne shoqeri demokratike te injorohen dhe sulmohen dhe akuza dhe rracizem te thelle levizje normale bashkekohore ne shekullin 21 qe perendimi i ka kaluar qe moti sepse po kjo levizje i perngjan levizjeve simotra ne USA dhe evrope qe synojne konservatorizmin politik e qe eshte normal dhe mbi te gjitha demokratik po Arbana Xharra eshte rrit dhe eduku ne fryme jugosllave komuniste andaj po kjo gazetare ka nevoje per edukim shtese moral ne gazetari

  16. hana says:

    O Arbana Xharra ,cfare gazetare je ti kur je subjektive shume,gjera nuk i sheh siq duhet mirepo si t’y pershtaten..cka ke ti kunder Islamit dhe Sheriatit ,me fal qe ti je Shqiptare dhe jo muslimane,une jam edhe Muslimane,edhe Shqiptare dhe nese nuk te konvenon s kam cka te te bej tjeter..njerez ne Zvicer dhe vende tjera kane vajza me shami neper shkolla dhe jane shtete me te perparuara se ti dhe Kosova..per me bo nje gazetare e mire,duhesh me heq urretje qe e ke kunder muslimaneve dhe Islamit,dhe me shkru sinqerisht jo veq ne favorin tend..Vende me demokratike se Kosova e kane leju shamine per shkak te drejtave njerzore,dhe ti na dole ketu me ”muhabetet e grave ” ..cgare gazetari ne Kosove ,kur cdokush guxon me postu shkrimin e tij.qe pa shami je mirepo trurin s e ki hiq.

  17. Crusader says:

    Te bejne c’fare te duan. Islamin duan ate te mbajne. Nuk na intereson fare. C’fare na intereson, eshte qe te mos fusin hundet te te drejtat dhe lirite themelore te njeriut, qofte ai mysliman, budist apo i krishtere si dhe ne historine e kombit Shqiptar, duke u imponuar me emrin e Kuranit dhe Islamizmit. Neqoftese tentojne te bejne kete gje, atehere kemi problem. Kosova qe te mbijetoje si shtet, duhet qe te adoptoje demokracite perendimore, ne te kundert do te deshtoje shume shpejt. Asnjeri nuk do ne Ballkan nje shtet ekstremist Islamik, ku ligjin e ben sheriati.

    http://www.thereligionofpeace.com/quran/023-violence.htm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje