Mitingu i Testamentit

13 Maj 2013, 21:27Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kishte një lajm në çeljen e fushatës së PD-së. Si çdo i sëmurë i pashpresë, që njerëzit e përgjojnë tek koka e që nuk jep dot lajmin e mbijetesës, e arrin vëmendjen me çeljen e testamentit. Fjalimi i Lulëzim Bashës ishte një përpjekje e mundimshme për të qenë lideri i opozitës së nesërme kundër Edi Ramës. Ky ishte dhe i vetmi lajm i mitingut të PD-së sonte në Tiranë. Nëse kish një gjë që binte në sy në mitingun e çeljes së fushatës elektorale të PD, ishte fakti që Berisha po transferonte testamentin për PD-në tek Lulëzim Basha. Disa mijëra nëpunës me fytyra të lodhura dhe militantë nga periferitë e Tiranës, ishin dekori në të cilin u krye ky rit.

Lulëzim Basha u shfaq para dëshmitarëve si njeriu që u jepte atyre shpresë të përballonte Edi Ramën në opozitë. Ai, siç e theksoi dhe vetë, do ta quante tani e tutje Edi Ramën “armik” të tij, të PD-së dhe të shqiptarëve.

Edhe pse nuk ish në gjendje të formulonte një filozofi të tij si lider i opozitës së nesërme, Basha u pa qartë se ndjehej i emëruar në detyrë qysh sonte, ndërsa fliste për suksesin e pritshëm elektoral në Tiranë. Fjalimet e tij kanë gjithnjë një boshllëk kumbues, por ky i sotmi, i vendosur në një shesh ku më shumë se fitimtari, po promovohej trashëgimtari, dukej dhe më bosh. Jozefina Topalli nxinte. Ilir Rusmali, i fundmi që nuk ka honepsur dot kurrë boshllëkun e këtij kollovari,   kish refuzuar tribunën, ndërsa të tjerët ishin thjesht duke marrë kthesën t’i përshtateshin dekorit të ri.

Sali Berisha bëri kujdes të mos thoshte asgjë, veç të falënderonte Bashën që i kish marrë mandatin Edi Ramës në Tiranë. Dukej se gjithë dasma ishte përgatitur për të treguar se Familja Berisha nuk do mbetet pa dhëndër në opozitë.

Por a do t’ia dalë Lulëzim Basha të jetë opozitari i ardhshëm afatgjatë i PD-së?

Besoj se do t’ia dalë të jetë opozitari i parë i socialistëve. Mënyra si ka qeverisur këto dy vjet në Tiranë, stanjacioni që ka prodhuar dhe së fundmi shkelja flagrante e ligjit duke mos lejuar as votëbesimin e kryetarit të Këshillit, e bëjnë atë ose një kryebashkiak që do të dorëhiqet, ose një kryebashkiak që do të shkarkohet pa ardhur vjeshta. I qartë për fatin e tij nën një qeveri socialiste, i braktisur nga LSI, paterica e vetme që i prodhoi legjitimitet të dyshimtë në fitoren e vjedhur të tij, Lulëzim Basha nuk ka asnjë shpresë jo vetëm të qëndrojë në krye të Bashkisë, por dhe ta fitojë ndonjë herë tjetër atë Bashki me këtë spektër politik. Shpëtimi i tij i vetëm është të jetë në krye të një opozite të re pas 23 qershorit, në një parti te bindur, të spastruar nga personalitetet dhe kundërshtarët dhe të mbushur me nëpunës të Shkëlzenit dhe Argitës.

Ai është sot i vetmi që përmbush standardin për të qenë kundërshtar i Edi Ramës, jo vetëm se ka bërë një betejë me të, por se është i vetmi mbi të cilin pushteti dhe drejtësia do të fokusojnë vëmendjen e tyre si objekt hetimi. Lulëzim Basha, ndryshe nga çdo drejtues tjetër i PD-së, është Ministri i Brendshëm i 21 janarit, që së bashku me Sali Berishën kanë përsipër katër të vrarë dhe një proces të dështuar gjykimi për vrasjet. Lulëzim Basha do të rritet si lider opozite bashkë me fëmijët e të vrarëve prej tyre para syve, dhe do të përfaqësojë më së miri antagonizmin e ri në politikën shqiptare, e cila nuk do të jetë më ajo mes ish- komunistëve dhe antikomunistëve, por mes një brezi politikanësh që do të konkurrojnë me të vrarët e tyre dhe jo të baballarëve të njëri- tjetrit. Lulëzim Basha përmbush kriterin themelor fatal që kanë pasur shumica e politikanëve shqiptarë, atë të vrasjes për të qenë peng i politikës.

Topalli, Rusmali, Olldashi, Bode dhe të tjerë, që do flaken një nga një në rrugë, nuk plotësojnë dot këtë kriter. Ata mund të jenë dëshmitarë të heshtur krimesh, por jo kriminelë, mund të jenë dëshmitarë korrupsioni, por jo të kapur duke vjedhur, mund të jenë shërbëtorë të heshtur të fëmijëve të Berishës, por jo ortakë me ta. Lulëzim Basha është kapur duke vrarë, duke vjedhur dhe duke u mbrojtur nga Familja Berisha. Nuk ka njeri tjetër më shumë se ai që meriton të marrë peshën e krimit dhe korrupsionit që ajo parti e trashëgon tashmë si hipotekën e vetme të saj.

Mitingu i çeljes së kësaj fushate elektorale nuk ishte një miting që kërkonte të shquante fitimtarin e zgjedhjeve, por një miting që kish bërë kujdes të shquante trashëgimtarin e partisë pas humbjes. Ai ishte risia e vetme e asaj feste të zymtë. Ah, po. Ishin dhe thirrjet Ka-qi, Ka-qi… Është fjala për Islamin.

101 komente në “Mitingu i Testamentit”

  1. zefi says:

    Ka-qiiiiiii!
    Ka-qiiiiiiiiiiiiiiii!
    Ka-qiiiiiiiiiiiiiiii!
    Haaaaaaaaaa!!!!

    1. Kaso Kosa says:

      PO sot eshte data 13 Maj!
      Imagjinoni ne 24 Qershor ?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/nana-pede.html

      1. N.VJOSA says:

        Mero i nderuar,
        Ty sikur te paska derguar Zoti me dore,për të njohur nga brenda dhe
        per te bere autopsine e Sali Berishes dhe te klanit te tij.
        Analize brilante!
        Analize brilante!
        Analize brilante!
        Te uroj me gjithe shpirt.
        Ai historian qe do ti takoje te beje kroniken e ketyre viteve te sundimit te Varrmihsit të Shqiperise, SalikriminelhajdutmashtrusspiunrrumpalleparanojakbajraktarprimitivBerisha,
        do ta kete shume te lehte punen ,
        per te pasqyruar te Verteten e Kronikën e ketyre viteve te zymta, (tranzicionin shqiptar te sterzgjatur)
        DUKE STUDJUAR EDITORIALET E TUA !
        PENA TOP MERO!

        1. halimi says:

          Eshte nje fakt i pakundeshtushem qe PD eshte duke ikur ng pushteti dhe nga te gjitha punet publike. Krahas plackitjes se shtetit ata jane duke ngrene dhe turpin me buke, para pak ditesh me listat, tani me ate palo hapje fushate gjithe Lula, dhe ne fund me cdo gje qe ben apo thote Doktori. Kjo parti nuk ben me as sa partia e Gjinushit tani, si substance. Ishalla zgjohen ata qe e votojn

          1. Olsi says:

            ou pse ku e pe ti gjithe kete fakt te pakundershtueshem, mos me thuaj qe ta kane lexuar ne filxhan. po Edi qe 3 here rresht qe del humbes ndaj kesaj here i ka bere gati vete valixhet pa filluar akoma zgjedhjet.

          2. Mirgen says:

            o halim po diskutoje njehere o lali…. diskutoje edhe njehere se e ke gabim.. vota e popullit po shkon ne drejtim te pd per 3 arsye: 1 ka cfare ofron dhe ka nje plan pune te filluar.
            2. propozimet per deputet i ka te pranuara nga elektorati dhe figura te pakontestaura as nga morali. 3. nuk fiton ps per sa kohe ne krye te saj eshte Edvini, nejriu i mafies dhe dege e saj.

            1. Shefqet Cela says:

              Ne te gjitha sa the e çfaqe sheshit budallallekun tend.
              Ne ate piken ku the se: “figurat per debutet i ka te pranura nga elektorati (cerr…cerrrrr) dhe figura te pa kontestuara (cerr…cerrr….cerrrr) as nga morali”, shkelqeve ne idjotizem.
              Ku e gjeten moralin? Tek Islami, Dogjani, Kadeli,…jashgeqitjet politike te PS, apo te hajdutet me çizme filluar nga kapoja e me radhe sipas postit ne PD? Apo ke parasysh Xhuvelin me damke qe ben pjese ne gjirin tuaj si dhe gjithe te “rikthyerit” me bisht ne shale qe kane spostuar dekokratet e vertete?
              Te rroç vete!

        2. besnik says:

          Nje analize brilante dhe shume e bukur per ate miting shume te zymte dhe shume fallco. Tamam Berisha po i lente amanetet Lulit per te marre drejtimin e partise demokratike. Deshtimin ne keto zgjedhje e tregoi dhe ky mitingu i sotem

          1. andon says:

            Dje kam qene prezent ne miting, por jo ne te gjithe mitingun por vetem derisa na u be apeli prane pallatit te kongreseve. E turpshme, jam 60 Vjec, kam 2 femije dhe jam bere gjysh dhe ky palo shtet me nxjerre me dhune neper mitingje.
            Me kujtohet koha e Enverit, te njejta fytyra fshatare qe na bejne apelin. POSHTE KOMUNIZMI!

            1. cenko says:

              Sali Berisha nuk ka zgjedhur pasardhesin e vet Mero, nuk jam dakord me kete. Ai ka zgjedhur me te ultin, me te paburrin, me te paaftin per tu treguar te gjithve brenda partise se tij se ky eshte modeli qe mbeshtet dhe promovon ai. DHe Luli si LUL qe eshte gezon!

              1. Gloni says:

                me i ulti dhe me paburrin e keni bere kryetar partie ju mor zoti cenko. me ordinerit i keni dhene celsat e selise se kuqe dhe drejtimin e nej partie dikur te lire. RIP PS

            2. HALIM K. says:

              Andon ke interpetuar shume bukur rolin tend. ik tni boll shpike se od lodhesh…he djale i mbare.

            3. Edi says:

              Andon: ke shume te drejte; komunistet jane semundje e pasherueshme dhe jane me shumice; jane plot pushtet nga te gjitha anet dhe po e robetojne kete popull. keta ne ndryshim me ata te para 20 viteve jane gati te na shesin cdo gje, mjafton t’u shkoje valixhja te makina e tyre.

              POSHTE KOMUNISTET! u shofte rraca e tyre se bashku me kryekomunistin Sali Berisha!!

          2. Klodi says:

            Deshtim, pse apo pse sheshi ishte plot deri ne bulevard? ka qene hapja me madheshtore si ndonjehere dhe entuziasmi nuk kishte fund. po ju socialistat jeni te gjithe smirrusha dhe ju kane zene ethet e pashpresa te humbjes ndaj shpreheni ne kete menyre.

        3. alketa says:

          ke aftesi te papare o mero per te bere pervete me perrallat e tuaa njerezit e papune dhe te pa profesion… per sa kohe fushata filloi ne tirane ishte e udhes qe ta hapte kryetari i bashkise se tiranes. qe ti e konsideron trashegimtar, kjo eshte puna jot. ne e kemi nje lider, nje kryetar partie dhe ai eshte berisha. qe ty gjithe ata pjesemarres te duken fshatare dhe te perdorur, edhe kjo eshte puna jote… ne ishim aty dhe dime te gjykojme cfare ishte reale dhe cfare e sforcuar. kur te behet mi8tingu i ps, celja e fushates se rames edhe pse e sigurt qe nuk do komentosh asgje por do nxjerresh ndonje editorial palidhje te Mane-s, te uroj qe ta shijosh fushaten e partise demokratike. mos ki kaq smire se po plakesh para kohe.

        4. dinjiteti says:

          N.VJOSA,
          Qu be kjo Shqiperi, si me qene pa zot!?
          Jane ngritur e na folin per Shqiperi e per shqiptari dajo derrat, kokepalaret, kekedhite, kokelopet, spiunet e papandreut, anastas angjelet, vangjel dulet, ben blushet, pa-identitetet…
          Fale zotit qe jane pak, se perndryshe do ta qelbnin evropen. Duhet ti izolojm qe ta shpetojm jo vetem Shqiperin.

      2. Tirona says:

        PO ato te dy qe po thithin cicat mos jone Islami dhe Kaci…..hahahaa

        1. Nul Mok says:

          Nuk kutohet me se ke perfaqeson PD, pasi e ka humbur te gjithe shembellimin me ndonje parti tjeter europiane. Tani ngjason vetem me partine e atij en Azerbajxhan, qe kontrollon baba pushtetin dhe biri mafien. Rama ka treguar se mund dhe do te fitoje kunder ketij pushteti. Ne 23 qershor na ka te gjitheve me te.

          1. sali BARBARI says:

            Sali Berisha qe e ka shkaterruar kete vend per kaq shume vite del e ben sikur eshte lider. Ne fakt ai eshte vetem nje diktator. Tani e njohin te gjithe shqiptaret, sidomos ata te detyruarit per te qene prezente aty, e dine qe eshte nje palo burre qe nuk meriton as te permendet si emer pas 23 qershorit.

            1. vishja plot says:

              Diktatoreve i merr te keqen Sali monstra. Saliu eshte tipik nje percares i shqiptareve. E futi ne gjak kete Shqiperi te mjere. Te vetmen merite qe ka, eshte njohja e trurit te nje pjese te mire te shqiptareve (qe ne fakt s’jane shqiptare me mendje dhe zemer). Ata qe vene pas tij jane o te lidhur me krimin e tij ose trushplare qe edhe pas njezet vjeteve nuk e kane kuptuar qe Sala eshte pjella me e shemtuar e Enver Hoxhes (atij do ti vinte zor qe ka berishen si trashegimtar). Dyshja Nano-Berisha dhe fara e tyre e kane lodhur kete vend sa eshte ne prag te pesimizmis kombetar: A do te behet ndonjehere Shqiperia apo jo?
              Gati duket sikur te tere jemi felliqur me keto ndyresisra. Era e tyre e rende na ka paralizuar. Uroj te mos leje kujtesa per c’fare ata i kane bere ketij kombi. Ata na trajtojne si mbushesa topi qe genjehemi sa here qe atyre ua do qejfi. Le tu tregojme se ky popull ka akoma mend dhe kujtese. Le veme dike tjeter ne krye qofte ky Bamiri, Edi……le ti denojme keta sot ne pushtet, qe te mesohemi tu kerkojme llogari atyre qe mund te vijne pas tyre. Le te mos presim 46 vjet si me Enverin apo 22 vjet me keta sot. Zgjohu shqiptar.

    2. albi says:

      Po,shum e drejte.Ne Tirane ka kohe qe nuk flitet me shqip por malokshe.

  2. Ermali says:

    BASHA IA TREGOJ VENDIN RAMES E COJ ME PUSHIME TE PARAKOHSHME NE VLORE SKISHTE BYTHE NE TIRANE

    1. coku says:

      hengre torte ti. po shume te ka mbajtur helmimi. bjeri pas vetes se iku doktori, kush do te vizitoje pastaj.

      1. Qemal says:

        torte hengren te babziturit dhe jocivilet… s ejemi popull disi barbar dhe zorrethare sna i kane fajin luli apo edi por komunizmi… jemi pre e varferise se komunizmi t dhe reagojme si njerez qe e kane vuajtur tmerr urine..

    2. sif says:

      E COI BASHA APO SALI RISTANI ME RISTAN BERISHEN DHE MJESHTRAT E MAGAZINES KU RUHEN KUTITE E VOTIMIT.

    3. adi_köln says:

      @ERMAL
      Ka-qi Ka-qi..
      trunin e idiotave si puna jote…..

  3. Kush voton Berishën është bajgë says:

    Ah, po. Ishin dhe thirrjet Ka-qi, Ka-qi… ?

    1. fl says:

      I sakte dhe konciz Z.BAZE, kukulla e Familjes do drejtoje partine (ate fare partie)

      ka-qi ka-qi …. vetem llumi i injorances do i shpertoje surratin PD-se nga disfata por jo nga humbja

  4. Ermali says:

    TESTAMENTIN DO IA QENDISI META NANO MALAJ ME SHOK MIKUT TAT MBAS 23 KUR TI MARIN DHE PARTIN

    1. klas says:

      Erm…, si shumë po të vjen era.
      Shko ndërrohu!

    2. Aa says:

      @Ermali

      Enderra te njerezve ne mbytje e siper…

    3. ardian says:

      ermal je kapur pas fijes se leshit do ishte e udhes per ty te kapeshe pas sallatorit ….

  5. publiku i brengosur! says:

    Vlore, sa flamuj sllavo e grek i ngrite me 11.05.2013?
    Kah po te shtyejn(shqyejn) spiunet, Vlora ime e shtrnjt.

    Vlore!Vlora ime e dashur, pash dashurine time dhe te familjes e miqve te mije shqiptar, mos lejo te ngriten ne tubimet Tuaja flamuj sllav e grek.

    Vlora e zemrave tona, mbaju e forte, se nuk do te ligshtojn me!

    Urojm nje testament qe ti perket vetem valvimi i flamujve sllavo-grek ne Vloren e flamurit shqiptar.

    1. Arberor says:

      Flamuret ne Vlore nuk ishin per hapjen e fushates se Rames, por hapjen e sezonit turistik ne Vlore, si dhe pjesemarrjen e te gjitha grupeve folklorike te Evropes. Tani keto grupe do te perfaqesoheshin me flamujt e tyre, ndaj mos fol pa lidhje, ose te pakten pyet.

      1. NjeQytetarOptimist says:

        Nuk ka nevoje te pyesi ai Arberor..Jane “kamikaz” te programuar ata..Ju “dhimbset” shume atdheu, pa 385km2 ?

    2. skelari migrues says:

      Publiko, mos u brengos, ishin grupe folklorike ate dite ne Vlore. Megjithate mos ki merak se nuk do e marrin Vloren…
      p.s. dukesh keq kur shkruan me kaq gabime drejteshkrimi, po aq keq sa nje flamur serb, apo grek, biles kjo injorance e dorezon me shpejt Shqiperine, se sa flamujt e huaj…

      1. publiku i brengosur ! says:

        …flamujt e huaj e mbrojn Shiperin. Dhe gjiha greke bashk me muziken greke e serbosllave.Shqiperia mbrohet nga Anastas Angjeli, Koco Kokedhima, Vangjel Dule, argati u Papandreut Edvin Rama, Ben Blushi…janullet.Ja keta e mbrojn “Shqiperin”, ate tenden skelari migrues. Ti e din cilen…ate qe nuk do te arrish kurr me ta mesosh te flas shqipen ne shtepi. Sic ndodhe ne mehallet dhe familjaret e Koco Kokedhimes me kompani.
        ps.skelari migrues brengoset publiku edhe per ate punen?Se mos ta kane bere greket ate punen ne migraciona atje?

    3. Vlora Pa Brenga says:

      Mos e ki merak Vloren, or mik!

      Vlora ngre Flamurin e Kombit, ate qe ngriti Ismail Qemal Beu.
      Ngre nje ushtri me flamuj te tjere dhe i shperndane kudo ku ka shqiptare.
      Se Shqiperia nis e vazhdon kudo ku ata jane…
      Kjo eshte Vlora e Historise…

      Vlora, gjithashtu, eshte edhe e diteve te sotme.
      Mirepret edhe flamujt e partive, se jemi ne pluralizem.
      Te te gjithe partive jane te mirepritur ne Vlore…

      Por mos u brengos ti or mik…
      Vlora ka edhe ish-komuniste, ka edhe demokrate, edhe sociliaste, edhe republikane edhe te FRD-se, edhe kuq e zinje, edhe…edhe…

      Por ka ne radhe te pare nacionaliste. Vlora eshte e nacionalisteve!

      Ndaj mos kij merak se ngrihen ne Vlore flamuj te tjere, vec shqiptareve dhe te miqve te tyre…

      Ata qe vijne ne Vlore me hile, ikin prej andej flamure-ulur!

  6. coku says:

    meqe duhen kaq shume do te jene bashke ne nje qeli mot ne kete kohe.

  7. eno says:

    Z. Baze!
    E kuptoj fluksin e gjere te punes ne keto momente zgjedhjesh me nga dy opinione cdodite , por me lejoni tju them se me ngjas duheni te shplodheni pak…
    Z.Baze , eshte e vertete qe Basha eshte pasardhesi i Berishes , por me lejoni tju them jo i Rames ne PS por ndokujt tjetri lideri te opozites se PS,, Sepse dhe Ju ne ndergjegjshmerine tuaj te brendshme e dini mire se me faktet e sotme Rama keto zgjedhje nuk mun ti marri.
    Persa i perket bashkefajsimit qe ju epitetikoni tek Basha , do ishte me e vitruoze te njejtat epitete tia jepje dhe integrusit Meta ose Kocos qe sote jane ne balle te ashtequajtures koalicioni i paterices rilindointegrues,,
    Jam i sigurte se mundoheni te mbani nje balans ekulibrues ne kete fushate persa i perket shtypit opozitar, por shkrime te tilla qe tashme jane kthyer ne grafike dhe populiste me goditje poshte mesit dhe sidomos per lideret e se nesermes , me lejoni tju them se nuk jane etike!

    1. @eno says:

      Me lejo te them se ekziston nje akzeptance dhe kredibilitet mjaft i gjere ne saktesine e mendimeve te shkruesit te artikullit, kurse per nga etika ajo nuk ka te krahasuar me pacavuret e shkrojtura nga disa shkrimtare apo komentues te tipit prosalush.

    2. enea says:

      Baze ka shkruar edhe per Kocon, madje ke edhe nje artikull ketu ku Yzeiri shkruan sesi Kocoja ringjalli Berishen ne 2000.

      Enoooooooooooooooooooooooooooo…ti e di shume mire qe ne keto kushte berisha i ka te humbura zgjedhjet, keshtu qe e leme me mire kete muhabet.

    3. Zef says:

      More Eno,

      Kaq te jane nxire syte more ….. kush i kishte armet? nga kush varet dhe komandohet garda? kush ishte minister i mbrendeshem? kush dha urdher?…Ti e di mire kete po nuk te ka dhembur TY. Mendo se çdo te thoshe ne se do te te ishte vrare babai, vellai yt ate dite. Cfare arsyesh dhe ndjenjash mbart mrenda vetes tendes qe te kane degraduar deri ne kete pike njeriu……zoti paste meshire perr Ty dhe takemin tend….

  8. Shqiptar says:

    Sa bajat eshte bere plaku Mere…! 23 vjet i njejti fjalim. Na e lodhi b…n.
    Ç’fatkeqesi qe i humbem kot keto vite !!!

    1. Alb says:

      @Shqiptar, vertet nuk duhet tia falim vetes, qe ky shpellar na kamarre vitet e shpreses, fundi i tij eshte i merituar. Perfundimisht te zhduket nga shqiperia, qe ai e ka urryer aq shume

  9. virtyti says:

    Si te mos habitemi deri ne trans? Si te mos shokohemi nga sjelljet e MERO BAZJES sot. Si te mos na trondit kjo levizje e MEROS. Kjo simpati dhe anim per spiunet greke, per armiqet e deklaruar te shtetit shqiptar dhe shqiptarve qe po RILINDIN.
    Si ka mundesi qe kjo ti ndodhe nje MERO BAZJE qe me aq trishtim na e spjegonte dikur ate pusin e femijerise se tije qe ishte i mbushur, sic tregonte MERUA, me koka shqiptaresh te prere nga grekerit.
    O tempora, o Mores!

    1. Shqiptari says:

      Zotrote qenke fare idjot,te me ndjeni per gjuhen e ashper,por s`po gjej dot fjale te tjera.Si guxoni te padisni PS-ne e sotme per spiune te grekut,kur vete bajraktari yt ua fali detin grekeve,u dha te drejten te ngrene vorreza fantazmash ne gjithe Shqiperine Jugut,te bejne “qilizem”per te kerkuar eshtra cfardo ne Korce e gjetke,te furnizoje me nafte makinen ushtarake serbe te Milloshevicit,te fusij ne Keshillin e Sigurise Kombetare Fazllicin e 1001 te zeza qe s`mund ti rendis ketu.Cfar pjelle bushtre je ti,qe fshihesh prapa gishtit me gjithe malin me krime te Saliut dhe te gjitha keto ua hedh persiper kundershtareve.Ti s`je shqiptar .

    2. Aa says:

      Po ky virtyti me ngjan si ai i mbertheckave, ai me duket se eshte ortodoks?

    3. anticensurë says:

      o vëra e tytës,ose e rregulluar virtyti!!
      po ti qënke gomar mor shpirti!!!
      je i lindur apo je bërë me kalimin e kohës??
      as njëra as tjetra,ti je gomar për interes!tipa si ti janë vetëm për të mbajtur drutë në kurriz e një grazhdë me tagji,në fakt është tallash i përzier me tagji,por ti aq kupton!!e ha tallashin për tagji!
      po të kishe më shumë tru se gomari në radhë të parë do të kishe dhënë fakte sado të dobëta për spiunllëkun grek,në radhë të dytë do ti ishe përgjigjur replikave që të kanë bërë!!
      ske faj ti se nuk ke kohë!ke ndryshuar emrin dhe po shkruan me emra të tjerë!bile ka mundësi që se mban mënd që ke shkruar me pseudonimin vëratytës!!
      ah mor koqe kandari!mejerë toka e shqipërisë se ç’mban sipër!!

      U kap koment i përsëritur; duket sikur e keni thënë një herë këtë!

  10. afer-dita says:

    Mero, Mero!
    E dijm qe eshte veshtire te jetohet nga shtypi, dhe e dijm se eshtew veshtire te jetohet duke fol e shkruar drejte.
    Por Ju keni pasur dhe akoma keni mundesin:
    Te orientoheni drejte. Ti futni nje shqelm Sali Berishes qe pabesisht te shqelmoj para ca vitesh pastaj te persekutoj edhe ne selin e gazetes TEMApra ca vitesh. Por poashtu edhe misionit te ketyre antishqiptarev dhe antishteterorev duhet tu japesh shqelmin, se keta sot jane te rrezikshem dhe nuk duhet te RILINDIN.
    Veshtire MERO BAZE. Po na humb edhe ne qe nuk jemi partiak ,por thjesht popull patriot separi e pastaj edhe humanist.

  11. miri says:

    U rreshtuan gjithe kermat qe qelben Shqiperine ….A thua se keto kerma i kane marre me tapi kolltuke te tye e nuk duan ti leshojne ……Hidhini ne kosh te plerave me votat tuaja keto plehra.

  12. Godho Fari says:

    E ke qare kete shkrim o Mero. Vetem se nje gje na ka mbetur si alibi. Nuk po marrim dot vesh se kujt i drejtohen ato thirrjet e kollovareve te bathores me fjalet ka-qi Ka-qi. Ka-qi Kaqi apo u ka-qi Kaqi? Hahahahaha.

  13. DETARI-vl says:

    Z publik i brengusur ju s jini nga vlora ju ndofta e kini pare ne foto vloren o jini i ardhur ne qytetin tone.
    Ne se ke jetuar 97 s mund te te shkoj ne mendje te shkruaje e kupton se sje vlonjat bile as nga fshatrat e nderuara te vlores.Njeriu s mund ta mohoj vendelindjen e tij sic ben vete Berisha

  14. Best says:

    O virtyti
    degjo se po flet Mark Marku te Zheji per Ka-qi-n

  15. duam paret tona o koco K...-ja says:

    Z.Mero shkrimi mu duk i sakte me perjashtim te paragrafit,ku Olldashi,Bode,topalli,Rusmajli jane deshmitare te krimeve, por jo kriminele.Ministri Olldashi te pakten ne vrasjen e deputetit Xhindi eshte ne rolin e organizuesit dhe urdheruesit te krimit.Po ashtu Olldashi eshte edhe shperblyes i kriminelit perderisa vellain e vrasesit te deputetit e “emeroi” kryetar bashkije. Bode po ashtu nuk eshte thjesht deshmitar i krimit ekonomik,por edhe bashkepjesetar ne te. Si hajdut tatimesh dhe doganash Z.Bode eshte shume afer me parametrat e Mauthit te korrupsionit, Anastas Banan Angjelit, sot rilindas grekofon ne Gjirokaster. Nese do kete rotacion shpresojme,qe Rama t’i jape Bodes linshence universiteti privat sic i dha Berisha rilindasit opozitar Angjeli.

  16. kb says:

    Ti je i çmendur………(e ke perfunduar shkrimin per qejf timin)……kisha pas qejf m’u ba shoke (vec shoke)

  17. muzhik rus says:

    s’mund te ishte Rusmali ne nje fjalim kur kryekomunisti flet kunder komunisteve se i prish fjalimin ketij te fundit,
    dmth fjalimi kunder komunizmit me komunistin ne krah dekonspiron mashtrimin

    1. Ernest says:

      Ti muzhik qenke edhe me koketrashe se nje muzhik. Rusmalin e ka pasur koleg ne universitet. Dhe eshte larg vite drite nga teoria dhe ideja komuniste, por edhe shume lart ne analizen dhe arsyetimin politik modern. Mire e beri qe nuk u ngjit ne ate skenografi absurde. Me te majte, te majte qe here pas here jane bere te djathte dhe me te djathte tenperhershem te perjashtuar. Eshte njeriu qe ka furnizuar politiken me politike ne dy vjete e fundit kur ata qe gabimisht mero i ve ne liste me te, mbushnin thaset me lek. Me idealizmin e vet brilant dhe unik me sa duket. Se edhe nje xhest politik si ky i sotmi, ka debile si puna jote qe fusin turinjt e stallave te muzhikeve per ta ndotur. Komplimemta rusmalit.

  18. sulejman tavari says:

    Kjo paraqitje ne forme busti e artikullshkruesit mos valle behet per shkek te paraqitjes antipatike te tije?

  19. demokrati nga paskuqani says:

    nje PD e shkerdhyer deri ne fyt dhe “demokrate” qe nuk flasin dot ngaqe cazzo islamin ua ka ngekur ne gryke nastradini. Nje ish-komunisit qe si Don Kishoti lufton komunistet qe i ka jashte dhe jo ata qe i ka brenda ne parti. Nastradini i PD eshte kthyer ne kufome politike.

  20. drini says:

    Fenomenal z.Baze.Ka-qi ,Ka-qi!E perkryer kjo ironi e holle e elengante per ditet ku jetojme sot duke na i bere te pa mundur jetesen qysh kur ngrihemi ne mengjes me ka-qi,ne dreke ka-qi e biem te lodhur nga kumbimi ne vesh ka-qi ,ka-qi.Kjo eshte fitorja me e madhe e demokracise qe i dhame moralin e besen e na dha togefjaleshin Ka-qi,Ka-qi a thua se ky popull ka vdekur e jetur nen diktature per te ndegjuar kete togefjalesh qe e gjen ne rruge ,ne autobuz,ne keto faqe interneti,ne shkolle,ne jeten e perdfiteshme e pastaj vjen nje lodhje qe nuk e kupton ku jetojme .Hera heres na duket vehtja sikur ne jemi jabanxhinj te shkuar ne kryeqytetin e shqiperise te quajtur Kukes.Bagetia eshte bere qytetar e qytetaret tashme bageti,merite kjo e nje njeriu qe per mese 23 vjet punoi e ndertoi togflajeshin Ka-qi ,Ka-qi.Te lumte Mero je i pahariteshem e perfaqesues i denje i gazetarise se sotme moderne duan apo s’duan plehrat qe kane zaptuar kete vend e qe akoma nuk u ka ikur shenja ne qafe e trikos se leshte.Poshte diktatura e torrollakeve e stisur e dhene peshqesh shqipetareve qe meritojne me shume e jo kete poshterim nen siglen “Demokraci”.

  21. MEMEDHETARI says:

    “Fjalimet e tij kane gjithnje nje boshllek kumbues”…
    Ku i gjen keto figura te bukura,o Mero?…
    A e di se perse i dridhej zeri Lulit dhe cirrej???
    Sepse i shkonin mornica neper trup kur degjonte thirrjet “Ka – qi,Ka – qi”…
    Priste me ankth kur te therrisnin:”Eka-qi,Eka-qi…Plaku hollandez”…
    Mirepo njerezit sot e kishin syrin dhe vemendjen tek Kacua…
    Lulit do ia kendojne kengen nje here tjeter…
    Me siguri…

  22. NIAZI says:

    SI GJITHMONE…… MERO,E PAARRITSHME,I PARITSHEM EDITORIALI PER NGJYRAT DHE EMOCIONET E GJALLA QE PERMBAN NE VETVETE. NUK DUA TE KOMENTOJ PER MENYREN ME BRILANTE TE SHKRUAR SE NQSE DO TE KOMENTOJA DO TE KISHA INJORUAR VETEN PER ORIGJINLITETIN QE AI MBART E PERCJELL TEK PUBLIKU I THJESHTE,TE FALENDEROJ NGA ZEMRA, MERO DHE KETO JANE TESTAMENT ME VETE PER TE GJITHE POPULLIN,RROFSH E PAC NJE JETE TE GJATE PROFESIONALE TE SUKSESHME ,EDITORILET E NENSHKRUARA NGA MERO BAZE JANE THESARE TE PA CMUARA PER POPULLIN.

  23. MH says:

    Mero Baze,

    Je nje hero opozitar dhe te faleminderit qe na ke krijuar mundesine te themi me ne fund pa asnje lloj çensure mendimin tone. Madje edhe kur te kane ofenduar direkt ty u ke hapu rruge, pa u shqetesuar fare si duket ky ka qene misioni yt demokraci demokraci demokraci, ta lesh tjetrin te flase edhe kur e ben me qellim te keq dhe kjo tregon sa burre i forte je.
    Per kete ke qene frymezim per shume njerez ne rezistencen ndaj diktatorit te tipit Gadaf Sali Berisha.

    Kurre ne jete nuk me eshte dhene mundesia te them gjerat qe mendoj dhe te mos me preket asnje germe ne publikim, dhe kjo te dedikohet ty, por duhet ta dish se kjo gje ka sherbyer si terapi per ne njerezit e prekur nga ky regjim, per ne njerezit e perndjekur dhe per gjithe ata qe kane dashur te denoncojne bemat e ketij regjimi. Uroj qe kjo gazeta jote te fuqizohet ne te ardhmen dhe te jete gjithnje po kaq popullore per te miren e vendit ne radhe te pare dhe per kenaqesine tende. Kam vene re qe gjithe lexuesit te drejtohen me ti edhe une po e bej kete sepse te ndiejme si tonin sikur na perket ne.

    Nderime per qendresen tende pavaresisht gjithe konsekuencave!

  24. dumdum says:

    Mero, është kënaqësi të të lexosh.

    Gjëra interesante na presin pas 23 qershorit, por më interesantja do të jetë mbijetesa e një kërriçi debil, injorant, trap të paparë në politikën Shqiptare.

    Do të jetë interesante të shohim se sa gjatë do të arrijë të qëndrojë në krye të PD-së. Ku i dihet, edhe Muli mund t’ja marrë.

  25. e tmerrshme says:

    …kopeja : kryespiuni i papandreut Edvin Rama, grekofoni Anastas Angjeli, argati i grekut Koco Kocokoedhima, i “dashuri” i shqiptarve Vangjel Dule, soji i Ben Blushit.
    Doni me…keni mjaft.Tere lista e PS-se eshte list e hapur e sajuar nga grekerit.

    1. Gazi says:

      A te lutem shume Kocon mos e permend sepse eshte i poreferuari i Rames kohve te fundit, perderisa e ka ndihmuar prej vitesh me tendera dhe fonde te bashkise dhe tani e caktoi dhe te dytin ne liste pas vetes vete. kujton Rama se populli ha bar dhe se nuk e njef njeri Kocon se kush eshte dhe cfare roli ka pasur gjate qeverisjes se Rames ne bashki, thjesht nuk ka dale ne drite por ka qendruar gjithe kohes i fhsehur pas Rames.

  26. lani says:

    Ketu vjellin vrer te pakenaqurit, te paaftit te sigurojne mjetet e jeteses te tyre ne demokraci ku nuk te fut njeri ne burg per politike.
    ju doni Enverin mor vella qe tju japi nje cope buke dhe pune te siguruar se vete ju , aha…..

  27. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    MERO ,ato qe ke shkruar me perpara per opoziten tani po i lan ,edhe pse pak nga pak ,por po te ishte gjalle NICE ose FREUDE do te habiteshin me PSIKO-ANALIZAT e tua ,por ne fakt ti MERO e ke vene gishtin mbi plage ,ose thua :-ja ku eshte fshehur lepuri dhe QENI KA DETYRE QE VECSE T’A ZERE DHE t’a coje tek i zoti ne mos te gjalle ,por edhe si kufome nuk do te ishte keq .
    Por druaj se LULE BASHA ,ka bekimin e DAJ-SAMIT ,dhe do te jete e veshtire qe te bjere ne CARK .

  28. Basha ka ti bemn levizjet me duket se eshteB…..q..re se stilin gruamashkell e ka.

  29. Dardan says:

    “Nuk ka njeri tjetër më shumë se ai që meriton të marrë peshën e krimit dhe korrupsionit që ajo parti e trashëgon tashmë si hipotekën e vetme të saj”. Partia Demokratike trashegon peshen e krimitd dhe te korrupsionit??? Te thuash se trashegon tradhetine ndaj interesave te larta te atdheut edhe hahet pak sic mund te hahet sallata e mbretit Gafurr, por qe te trashegoje edhe peshen e krimit e te korrupsionit? (ky korrupsioni eshte hic, kot eshte zene ne goje).

  30. bbb says:

    Une nuk shof ndonje vencanti nga fushata elektorale e ketij sezoni elektroral me ato te kaluarat. Sa per Salen nuk besoj se mendon te pensionhet…

  31. BRAVO MERO says:

    Faleminderit per perkushtimin e palodhur, e mbi te gjitha per pasqyrimin real dhe me plot kontraste artistike te tematikave ne editorialet e tua o pene e ndritur e kombit. Uroj te vazhdosh kthjellimin e mendjeve te popullit tend, ketij opozitari te perjetshem me te njejtin pasion, force dhe intensitet pune.

    Do te ndjeja kenaqesi te vecante nese pas 23 qershorit RILINDJA do te bente gjithshka per te vleresuar dhe shperblyer sic duhet preokupimin dhe kontributin tend dinjitoz miku yne MERO.

    Eshte per te ardhur keq kur mendon se sa “vjershaxhinj” apo “estradaxhinj” mbajne akoma tituj te larte nderi, vetem e vetem se i sherbyen si qener besnike diktatoreve “varkariste”, qe zgerdhiheshin fshehurazi nga suksesi i cordoditjes se mendjes se popullit nga propagandat e degjeneruara komuniste.

    Per ty o MERO titullli “Gazetar i Popullit” do te ishte shume pak.
    Ti meriton me shume se je kthyer ne simbol te demokracise. BRAVO!

  32. Halla o Neti.Kam qeshur me te madhe kur lexova komentin qe ben tek Meroja. Te falenderoi nga shpirti se bukur i ker rradhitur tera njera-oase tjeteres.
    Halla e te qofte. Ishall takohemi ne rilindje. te falenderoi.

  33. tori says:

    O Mero, si gjithmone mundohesh te behesh interesant ne perpjekjet e tua kunder Berishes dhe paske gjetur nje motiv per te ulur madheshtine e mitingut te mbremshem, madheshtor dhe tmerrues per ty dhe Edin tend te merzitur fort.Po mire more Merosh, pse te djeg prania dhe hapja e mitingut nga Basha, pse nuk eshte nga tepelena jote dhe e Gramozit, apo pse te mundi hajdutin e Tiranes. Megjithate ti duhet te vazhdosh keshtu sepse dihet qarte cfare hallesh ke dhe po nuk shkruajte keshtu na merr ne qafe, duket qe ke rilindur dhe ti si ata qe mbron.

  34. popolo di Tirana says:

    Nje nga shkrimet me te arrira qe kam lexuar.
    Respekte Mero!

  35. Fleks says:

    Per te kuptuar qe ke gabuar ne tere shkrimin tuaj z Mero.

    Duhet te kuptoni se akoma nuk e keni gjetur kush eshte pasuesi i Kryeministrit te Shqiperise,Profesor Doktor Sali Berishes.

    Ju keni rene pre e sistemit te pasqyrave.

    Vazhdoni akoma te ndiqni refleksin ose shembelltyren per realitet.

    Ky eshte shkaku qe mjaft gjera i gaboni pastaj shtu sikurse gabuat ne zgjedhjet loale kur ngulnit kembe se do fitoi Edi.

    Por ndodhi e kunderta.

    Bej durim dhe ca dite se 23-si i Qershorit po vjen me vrap.

    Kurre nuk keni per ta kuptuar strategjine e Berishes.

    Strateget kuptohen vetem pasi ka ndodhur ceshtja.

    Kurre perpara.

    Ja te shohim ditet perpara i kemi

  36. Ermali says:

    PERPARA DHE 4 VJET DERI NE 2017

  37. Askushi says:

    O Mero,kujdes kur thua per bashen se do shkarkohet pa ardhur vjeshta e se do hetohet per krimet e vjedhjet qe ka bere , se pastaj te mer Rama ne telefon e te thote;’Mos mor burre,don ta besh Martir’!
    Ti si do i pergjigjesh;’Se kam bere une’…!
    Eh mo Mero djali,politika ne kete vend eshte shume e ‘holle’,duhet te jeshe i ‘prerjes se arte’qe ta ‘lexosh’e t’ja ‘dalesh’.

  38. Eli-tiv says:

    …e natyrshme ..trashigmtari eshte basha…ai u rrit politikisht…ne llumin e berishes..atij ju besuan aksionet me te guzimshme…vjedhja e pakufishme ne rrugen “e kombit”…shitja e vendit..deri ne ekstrem vrasja ne shesh.
    Nuk behet fjale per te “perzgjedhurin”…o te preferuarin..o me te aftin..Ketu behet fjale per bashkeputorin ne krim..
    Se sa do te realizohet ne realitet …mbetet per tu pare..Saliu ka per ta drejtuar bashen sikur te jete ne kome klinike..
    Me ikjen e saliut eshte e domosdoshme…jetike qe te zhduket luli..e nje dore e mire…ndryshe nuk ka PD.

  39. Ermali says:

    MERO E DI MIRE QE TESTAMENTIN PO IA BEJNE TE ZYRA NANOS NE PRANI TE MALAJT DUKES DHE SHUME TE TJEREVE DHE DO IA HAPI META MBAS 23

  40. Xoni says:

    Shume mire qe Z.Basha te jete pasardhesi i z.Berisha sepse eshte nje njeri me vizion , me te ardhme nje njeri qe punon per kete vend. Per mendimin tim ai ty duhet te te hedhe ne gjyq per keto shpifje qe ke bere ti ndaj tij.

  41. e.d says:

    Je i madh Mero, kaq mund te them…

    me kete Ka-qi, ka-qi u bere burim frymezimi dhe kreativiteti per marketingun kunder Islamit ne rrjetet sociale.

  42. romi says:

    nje humbje e moret ne 2011, prisni tjetren tani, likja cfare thote tani nuk e thote pastaj dhe me greket nuk mund te fitosh zgjedhjet kete harrojeni, qesh mire kush qesh i fundit thote nje fjale e urte.

  43. Mentar Meleku (gardist & hajdut pusetash) says:

    Ka disa kohe qe kur doli Fleksi hupi kelmendasi,ben chikago,cka tregon se eshte po i i njejti bole i sales.Tash ka ngele besi,fleksi,rajmond islamiku dhe ca matherfakersa te tjere.Ilaci me me i mire per tju kunderpergjigjur ketij malokari te rrotkarizuar eshte vetem poezia e kole tivarit sepse eshte e papereseriteshme dhe unikale.

    Tash i duel peta laknorit
    Sali pyka,hori i horit
    Na ka dal kokerr idioti
    Bash ashtu si e ka fal zoti

    Thone kur ishte Sala femi
    I kish humb dikun nje dhi
    Lypi e lypi ky truthar
    Ferre me ferre e are me are
    E ma n’fund ky tru bullarit
    Solli n’shpi nji zog gomarit
    Vrapo Sala n’shkamb e bri
    Edhe krrici vrik mas tij
    Se i dukej Sala kushri
    Ma pat than dikur nje mik
    Paska lind edhe autik

    Por partia “zemermadhe”
    E muer n’gji ket soj rrumpalle
    Sala yne gjarpen me lara
    Komunist i oreve t’para
    Fanatik edhe tutkun
    Mi gjirizesh e spiun
    C’far nuk bani per Enverin
    Deri kur pa Elez Biberin

    Si njeri pa nder e ftyre
    Sala ndrroi lekur e ngjyre
    Dhe nje dite ky malukat
    U cue n’nadje “Demokrat”
    Neper salla e foltore
    Leh si qen e pjerdh si gore
    Nder ekrane e parlament
    Her leh vet,her ndersen qent

    Edhe ketu ne ket forum
    Asht dikush qe leh hum-hum
    Dhe ketu Sala e ka qenin
    Her Fleks e her Kelmendin

    Ky Kelmendi,nen Vermosh
    Rrot malokut krye bosh
    Sa pak salen me i ngacmu
    Nuk len vend pa shkarrashkru
    Me i fol keq per sal nallanen
    Si me i Q,,,,,baben e nanen

    O Fleks bolja mos u ngut
    Rri rehat e mos ha mut
    Ti e Sala mor merhum
    Jeni ba per muzeum
    Prandaj venju veshin shokeve
    Se ka ike koha e malokeve

  44. gjon says:

    BASHA I KA HYPUR BARKES SE SHPETIMIT PASI KAPITENI I ANIJES QE PO MBYTET BERISHA KA SHPRESEN E FUNDIT TEK BASHA.MOS HARRONI SE EDHE JOZEFINA TOPALLI NUKE DO BEJE SEHIRE.PAS 23 QERSHORIT BESOJE SE ME LARGIMIN E BERISHES DO KETE PAQE NE KETE VEND.

  45. Silva says:

    Ve re me shqetesim ditet e fundit se te gjithe analistet prane opozites e japin si te sigurte humbjen e Berishes ne zgjedhjet qe po vijne.Nuk me duket fare keshtu.Saliu dihet qe nuk e ka pasur asnjehere dhe aq me teper nuk e ka sot shumicen ne popull.Por nga ana tjeter diferenca ne sondazhe nuk eshte aq e madhe sa te mos cenohet nga manipulimi industrial qe ka pergatitur banda e Berishes.
    Prandaj me te kujdesshem dhe me realiste zoterinj analiste.Juve ju lexon populli por edhe ai i gjati qe ka treguar ne kaq e kaq raste se fare lehte shkeputet nga realiteti duke fluturuar me pras ne …..Beteja per voten eshte para se gjithash beteja me manipulimin.Beteja me manipulimin ka si armen e vet kryesore lojen e forces,vendosmerine per te mos u terhequr asnje hap nga qendrimet per KQZ.Nese Rama terhiqet nga ky front duke pranuar te hyje ne zgjedhje me kete KQZ,ai e para ka demotivuar te vetet per te shkuar ne votime dhe e dyta i ka hapur rruge manipulimit masiv qe ne fund do ta kthente permbys vullnetin e popullit per ndryshim.

  46. Stefi says:

    Bej pak durim bej Mero,se si shume je nxituar! Te isha ne vendin tend nuk do dilja ne konkluzione kaq shpejt se nuk ka kuptim te jene kaq siperfaqesore dhe te pakomplikuara gjerat!! Aaa Mero Mero,here tjeter me i durueshem tregohu!

  47. banija01 says:

    fleks…

    Mire Merua qe nuk mund te parashikoje, po mua nuk mund te ma thuash, se disa dite me pare te thash se shqiponjes te kthyer ne sorre filluan ti bien puplat dhe do ngelet lakuriq.

    Dje i iku dhe mushkria qe e ngopte me oksigjen ,dhe sorra eshte e destinuar te ngordhe nga asfiksia dhe diten e zgjedhjeve do katandiset “kokodhi nje thele”

    Dhe kam nje parashikim tjeter, se zgjedhjet nuk do behen ne 23 Qershor.

    Ku eshte ndryshimi i Bashes origjinal nga Basha refleks i pasqyres?
    Ç’ndryshim do kete kur Basha origjinal do ngreje doren edhe Basha refleks do ngreje doren,çdo budallallek te thote Basha orighinal do ta degjosh edhe nga Basha refleks.

    Keshtu qe Merua edhe per Bashen refleks te flas ka thene te njejten gje edhe per Bashen origjinal.

    Ke te drejte kur thua se Prf.Dr.S. Berishen nuk ja kuptojne “strategjine”.
    Dhe nuk kane se si ta kuptojne se duhet te jene si ai per ta kuptuar, vetem i djallezuari e kupron te djallezuarin,vetem i ligu e kupton te ligun,vetem krimineli e kupton kriminelin ,keshtu qe vetem ata qe kane karakterin e tij mund ta kuptojne,edhe ti je si shefi dhe e kupton.

  48. Rodrigo says:

    Shembulli me perfekt i asaj qe thuhet se fjala vret me rende se plumbi….je i madh Mero….Respekte!

  49. mergimtari fv says:

    MERO : ne kete pershkrim te vogel te karakterit e karieres se ketij butaforiku qe po i jepet peshqeshi radhes me dobiçllik e keni etiketuar Dhender pa vegla , duhet ti kishe vene dhe mbiemrin Ipotent ne ate stan qe quhet Na ish PDSH , te gjithe jemi rritur me ate shembullin e pasurise se trasheguar nga babai e jo nga puna jote qe e shet shume lire ( historia me çifutin ) dhe ky kukull e di qe do ti ikin nga dora si Bashkia e Partia sepse nuk ka asnje merite per to , eshte ngritur ne piedestal ne baze te praktikes se PPSH-se , pas kesaj radioskopie do keshe pune ti besh dhe grafine dhe per shkaterrimin e diagnoztikimin beji nje Skaner per shkakun e vdekjes se PDSH-se se 92-shit e deri sot .

  50. Shkupi says:

    O Mero inati te ka zene syte,prandaj spo gjykon mire.Sala nuk eshte i mire,por Edi eshte katastrofe,fatkeqesi elementare per Shqiptaret.Ti vazhdo te besh analiza,por analizo pak edhe Ramo Kokedhimen dhe vehten se nuk je mire.Nuk mjafton te heqesh me pak te keqin menje goxha te keqe.Ti,prandaj e ke fund e krye gabim.Do ju shkruaj me 24 qershoe ben analizen emocione e jo ate racionale.Po e qellove si nuk ia ke qelluar gjer me tani ateher zoti te ndihmofte se ke problem me vehten.

    1. mehmut elezi (ish antar i KQPPSH,sot disident ambasador ne zvicerr says:

      Ke te drejte zoti shkupi
      Meros i ka zene inati syte,prandaj s’po gjykon mire se Shqiperia eshte i vetmi vend ne bote qe akoma nuk ka mundur te beje zgjedhje te lira demokratike per 20 vjet.Eshte i vetmi vend ne bote qe nuk eshte zbardhur asnje vrasje politike ose mafjoze si:
      -remzi hoxha
      -kosta trebicka
      -fatmir xhindi
      -komunari ne kukes
      -oficeri shikut
      -gjyqtari konomi
      -26 viktimat e gerdecit
      -4 protestuesit e 21 janarit
      -biznesmenin e fabrikes cimentos
      -3 komisaret e policise
      -fisi i haklajve
      Eshte i vetmi vend ne bote qe ka nje K/M qe eshte fajtor direkt per shume krime te tij si:
      1- prishjen e qeverise stabilitetit 91′
      2- fronezimi i janullatusit
      3- aderimi ne konferencen islamike pa referedum
      4- sabotimi i levizjeve per pamvaresi ne kosove
      5- furnizimi me nafte i milloshevicit
      6- vjedhjen e votimeve te 96′
      7- rrahja masive e demonstrueve ne sheshin Skenderbej
      8- rrezimin e shtetit dhe vellavraja ne 97′
      8- grushti i shtetit shtator 98′
      10- impikimi familjarisht i tij ne holokaustin e gerdecit
      11- miratimi i varrezave te ushtareve greke
      12- injorimi total i ceshtjes came
      13- shitja e detit jon
      14- implikimi me ligjin e plehrave
      15- vjedhje e votimeve ne 2009
      16- masakra e 21 janarit
      17- vjedhja e votimeve 2011
      18- perdhosja e luftes N.CL
      19- glorifikimi i satrapit zog
      20- deklarata qe kemi gjak turku.
      21- Shitja e resurseve strategjike
      22-lidhje me mafian e patton boggsit
      23 genjeshtren per hekurudhen Peqin-Pekin

      Boni te fala cunit te neritanit se ka fillu me e vu emrin EGIN SHKUPI se e ka fshtin e gruas TUNG

  51. Ed rama says:

    E fort ajo ka qi ka qi

  52. valdet fakolli says:

    Duke falenderuar autorin per shkrimet e tij atdhetare deshiroja ti beja disa verejtje qe duhet ti marre ne konsiderate.
    Keni thene here disa her qe berisha po le testamentin por ne momentet e tij me te rrezikeshme dikush do ta nxjerre nga “shtetrrethimi”.
    Shoh nje ngjashmeri perfekte midis lidhjeve Rajerson-Berishe dhe Arvizu-Basha dhe nqs do shikoni ngjitjen e berishes nevitet 90 dhe ngjitjen Bashes jane pothuajse identike duke i patur keto ambasdore “pas bythe”.
    Ju nenvleftesoni shume gabimet e medha te opozites qe jane identike si ne 2009 dhe 2011.
    Nga deklarimet e blendi cucit te PS qe jane akoma 350 mije votues pa adrese dhe 35 mije te tjere te dubluar shohim qe votimet e 2013 do jene nje stalingrad i dyte.
    PS po tregohet teper e “qete” dhe kur pregatiten te nxirren te burgosurit nga burgjet..Me duket paksa i egzagjeruar “testamenti” kur nga nje ane PS fitoi ILIR METEN dhe humbi FATOS NANON pra iku nje plehre dhe erdhi tjetri po aq i ndyre.
    Zoti Mero duhet te distancoje vehten nga keto votime duke argumentuar
    doreheqjen e berishes dhe formimin e nje qeverie teknike para votimeve sa akoma nuk eshte vone.

  53. Tani says:

    Unë i lexoj me qejf artikujt e tu por tani së fundi më dukesh sikur ke filluar masazhator në hamam turk, njëherë fërkon njërin njëherë godet me peshqir të lagur tjetrin:-)

  54. Fleks says:

    Mentarit po i jap nje pergjigje te pjeseshme,per bejten qe me kish kushtuar.

    Dhe une ketu jam munduar per ta bejtezuar.

    Po pati nevoje,mund ti bejtezoj dhe pjesen tjeter te bejtes.

    Mendoj se nuk do te kte me nevoje.

    Le ta leme me 25 qershor pjesen tjeter

    Edhe ketu ne ket forum
    Jane disa qe bejn hum-hum
    Dhe ketu Edi ka qente
    Jan shum emra,me i permend

    Nga Konispoli,nen Vermosh
    Mocalare krye bosh
    Sa pak Edin me i ngacmu
    Nuk len vend pa shkarrashkru
    Me i fol keq per Ed nallanen
    Si me i Q,,,,,baben e nanen

    O Kacak bolja mos u ngut
    Rri rehat e mos ha mut
    Ti e Edi mor merhum
    Jeni ba per muzeum

    Prandaj merja vrapin arave
    Iku koha mocalareve

  55. Fleks says:

    Ketij qe shkruan nje liste me 23 pika.

    Po i jap vetem nje pergjigje,ne forme pyetje:

    A mendon se 3 here me radhe qe fitoi Edi Bashkine Tirane.

    Jane bere zgjedhje te lira,te mira te ndershme?

    Po jane bere,do te thote se ti ke vendosur nje seri mbrockullash.

  56. Mentari says:

    Me bohet qejfi qe te paskan djegur ato vargjet me siper.
    Berisha eshte nje cope gomari ashtu si thote dhe kol tivari.Ti mor Felks Magjari duhet ti ngresh nje lapidar per tosin,nje per ilirin nje per edi ramen qe baca berishe eshte gjalle sot.Nuk eshte gabim ti ngresh nje permendore dhe arvizuse qe e shpetoi ne 21 janar.

  57. Lana says:

    MERO DJALIN MERO TRIMIN MOS E AKUZONI PER TE NJEANSHEM
    SAPO AI TE MARRI NDONJE LAJM PER RAMEN LECKE DO TA BEJ
    DURONI DERI ME 23 QERSHOR SE ATEHERE DO TE KEMI LAJME
    FANTASTIKE NGA BOTA E CUDIRAVE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje