Mashtrimi me “amnistinë” fiskale

30 Maj 2013, 20:03Blog TEMA

Nga Altin Ketro

 

Kryeministri Berisha kërkoi që mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit për miratimin e tre ligjeve të integrimit ta përdorë për fushatë elektorale duke i kërkuar opozitës të miratojë veç tyre edhe ligjin e Amnistisë Fiskale. Kjo amnisti nuk ka qenë këto 2 vite në rend dite, ndonëse pritej që me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë të bëhej një e tillë. Në fund të fundit do kishte kuptim si një gjest simbolik në ndihmë të biznesit. Por, kaloi 100 Vjetori, kaloi dhe viti i ri dhe nisi periudha e vitit zgjedhor.

Javët e fundit kryesocialisti Edi Rama u angazhua që të gjitha gjobat e marra nga biznesi nga data 1 mars deri më 23 qershor nuk do të njihen. Kjo erdhi për shkak se gjatë kësaj periudhe qeveria nisi t’i kërcënojë me gjoba bizneset që mbështesin opozitën.

I zënë në faj, kryeministri Berisha, pasi e dendi biznesin me gjoba dhe e rrënoi ekonomikisht, kërkoi të kalojë në kundërsulm që të bëjë të mirin duke propozuar një amnisti të shtrirë më tej në kohë.

Me një “mazhorancë” të rrudhur në 67 mandate, kryetarja Topalli hodhi për votim një ligj të vitit 2011 dhe deklaroi se data 31.12.2011 bëhet datë 31.12.2013, duke e paraqitur këtë si amnisti !!!

Por, çfarë është në të vërtetë ajo që miratoi të enjten Partia Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë? Asgjë më shumë sesa një mashtrim. Dhe ja përse:

Në vitin 2011, me ligjin nr. 10418, datë 21.04.2011, Kuvendi i Shqipërisë miratoi amnistinë “Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor”. Afat i zbatimit të tij ishte data 31.12.2011. Në seancën e jashtëzakonshme të ditës së enjte mazhoranca e djathtë bëri vetëm një ndryshim, datën 31.12.2011 e shtyu deri më datë 31.12.2013. Por, këtu është edhe mashtrimi, me të cilin Berisha së pari, dhe Jozefina më pas, do duan ta përdorin për efekte elektorale.

Kjo “amnisti” nuk ka efekte për biznesin ashtu siç u miratua, pasi kleçkën e ka brenda.

Po të shikosh me vëmendje nenet që përbëjnë ligjin në fjalë, ata kanë kufij limit se në cilën periudhë aplikohet falja. P.sh., detyrimet e biznesit të vogël falen deri më datë 31.12.2010. Detyrimet e TVSh-së për biznesin e madh falen plotësisht deri më datë 31.12.2008, deri më datë 31.12.2009 u falen pasi të kenë paguar 30% të shumës dhe deri më datë 31.12.2010 pasi biznesi të ketë paguar 50% të shumës. Po kështu veprohet me të gjitha detyrimet e tjera që përfshijnë Tatim Fitimin, TAP-in, dividentin, kapitalin, faturat e energjisë, ujit, gjobat rrugore etj. të cilat nuk po i citoj të gjitha, por që secili mjafton të shfletojë ligjin në fjalë (nenet 18 deri 31) për ta kuptuar mashtrimin.

Ajo që “fitojnë” bizneset nga shtyrja e datës deri më 31.12.2013, është për ato biznese të cilat nuk kanë qenë në dijeni të këtij ligji. Por, duke ditur se ky ligj u shty njëherë deri më datë 31.03.2012, në Shqipëri kanë mbetur një pjesë shumë e pakët biznesesh të cilat nuk kanë përfituar nga ligji i vitit 2011. Duke qenë se data 31.12.2010 ishte afati i fundit i faljes së të gjitha llojeve të gjobave e detyrimeve, data 31.12.2013 është thjesht shtyrje e asaj që thotë neni 35 i ligjit, të cilin e po e citoj: “E drejta e subjekteve që të përfitojnë nga legalizimi dhe falja, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, mund të ushtrohet deri në datën 31 dhjetor 2011.”

Ajo që mazhoranca duhet të kishte bërë, është të ndryshonte datat deri kur shtyheshin faljet sipas secilës kategori p.sh, deri më datë 31.05.2013, e jo thjesht të rivendoste në afat datën kur bizneset duhet të aplikojnë për falje.

Padyshim që Berisha do e përdorë këto ditë këtë “amnisti” në çdo takim me biznesin, por që do i pëlcasë në dorë kur vetë biznesi ta shohë me sytë tij në sportelet e shtetit që e gjitha ka qenë një mashtrim. Si e gjithë qeverisja e Sali Berishës.

18 komente në “Mashtrimi me “amnistinë” fiskale”

  1. Genci says:

    Sala nuk ndihet fajtor per ate qe ka bere, nuk ndihet fajtor per te gjitha ato gjoba qe ka urdheruar te vihen, por kuptoi se bizneset (ashtu si populli) po mbeshtesin PS dhe prandaj e beri te gjithe kete propagande me amnistine fiskale, qe te rikthente bizneset ne anen e vete, por nuk ia doli dot, tashme te presim 23 qeshrin, diten kur do ti japim fund regjimit te sales.

    1. Zeneli says:

      Kot qe harxhoni fymen kot, amnistine fiskale mund ta realizoje dhe do ta realizoje vetem Edi Rama, sala e perdore amnistine vetem per te marre pike me shume ne fushaten elektorale. Vetem Edi mund ta rregulloje kete vend.

      1. Mandi says:

        Sala vetem mashtron, e ka treguar ne 8 vite qeverisje dhe po e tregon akoma me amnistine fiskale. I vetmi person qe mund ta beje sic duhet kete vend eshte Edi Rama, eshte i vetmi politikan qe ka thene “NE” (ai bashke me popullin) mund ta RILINDIM Shqiperine. Dhe pikerish “NE” populli mund ta fillojme RILINDJEN ne 23 qeshor, duke larguar salen nga pushteti dhe duke filluar RILINDJEN SHQIPTARE.

      2. ky sali vetem poshtersira ben says:

        shija e keqe eshte se te tilla vendime merren ne prag zgjedhjesh…ket e beri ne 2011 perseri te njejten ,kujtoni dhe legalizimet enjejta gje… morali per shtetasit eshte thyeje ligjin, nderto pa leje, mos paguaj se se shpejti jane zgjedhjet e rregullohen me vendim qeverie…

        ne kete rast dy jane arsyet:

        – arka e zbrazur e shtetit(paaftesia per ti mbledhur taksat)

        – kryesorja, zgjedhjet qe te fitohen nga saliu

        treguesit ekonomike ne cdo kohe manipulohen nga pushteti… shume analiste perdorin statistika te ndryshme qe cdo ekonomist qe njeh ekonomine tone e bejne qe te qeshe…por sot jemi ne kriz!! po kam ne pyjte per saliun pse nuke beri ket kur kishte nje boom ekonomik para tre vjetsh por e ben pikerisht tani qe arkat bosh po bosh fare?? kur do i paguaj keto saliu ??? jooo populli cdo dificit cdo gje e keqe nga populli paguhet po saliu esht katil! sket cti besh!!

      3. koli says:

        qeveria e duhet te bej aministi po jo ne por jo prag zgjdhje dhe krize ekonomike qe kemi ne, kjo qe ben berisha e ben te marri nje grusht votash dhe te bashatisen arkat! opozita normal qe do e kundershtoj sepse nese do jet ne pozit dhe do perballet me deficit kolosal.Amnistia behet ne fillim, kur e ke ne program po saliu asnje her se ka pas ne program ket dhe tani na kujtohet 3 jav para zgjedhjeve pikerisht si ne 2011. ky berish vertet esht i tmerrshem nuk i intereson krizaaa jooo rendesi ka karrigja e tij!!si ne 97 fiks!!

    2. gertjan says:

      Nuk ka se nga te marre me vota,e mundohet tu marre ca bizneseve.Ky hap i ndermarre nga Saliu eshte nje tentative e tij per tu bere i mire me bizneset qe i ka mbytur ne taksa.Askush nuk i ha me keto levizje te Saliut askush.

  2. maksi says:

    saliu eshte neutron i lire as sdi te bashk punoj fare , vetem per pislliqe e ka mendjen, per gjera te mira sdi saliu se si behen , turp ti vi se la nam duke vjedhur dhe duke na varferuar dita dites me keq e me keq . Ti je tamam pas arrdhesi i enver hoxhes

  3. keli says:

    Ky njeri po te ishte kryeminister i vertete do arrinte ta fuste edhe problemin e KQZ ne parlament, por vendosi qe te fuste amnistine fiskale, nje veprim tipik elektoral, sic jane rruget dhe parqet qe po mundohet te rikonstruktoje ne prag te fushates elektroale. Ska gje sale, ne 23 qeshor do ta mbyllim gojen pergjithmone, do te te largojme me voten tone dhe do ti hapim rrugen RILINDJES.

  4. aldo says:

    sali berisha ky njeri i deshtuar cdo dit e me shume tregon qe po i vjen fundi
    ben fushat elektorale ne kuvend
    e kuptojm shum mir se sa i deshtuar qe eshte

    boll me duam rilindje
    fitore edi rama fitore partis socialiste

  5. Tati says:

    PO kjo qeveri vetem te mashtoje ka ditur t ebeje deri me tani ,Ka a rdhur momenti pe rnje rotacion dhe zhdukjen e ketyre maskarenjeve qe genjejne emashtrojne per interesa personale ne emer te votes me te cilet populli i besoj

  6. Veri says:

    E gjitha eshte demagogji ,vetem per ty hedhur hi syve popullit,POr ka ardhur koha qe te keta maskarenj te ndeshkohen nga populli dh edita ehste shume afer

  7. gerta says:

    sali berisha ka qen dhe do mbetet mashtruesi me i madh i kesaj politike , patjater qe tani qe erdhen zgjedhjet sali berisha do u kujtonte per amnistin fiskale .pff njeri i shtirur ,dhe patetik.
    Fitore rama dhe partia socialiste

  8. poli says:

    cdo gje e bn per vota, te dal mire paar populli po ta harroj pse mo me keto gjera genjehet populli pasi i ke duart me gjak e rrenim

  9. Samiu says:

    po pse do ta ngaterroj popullin ky mor aman , cdo gje kundra ligjit , kush si ka paguaj ti paguaj pse mor sali se per fajin tend ka arritur ketu situata sepse i ke lene pa pune

  10. hena says:

    po un sali qe si qytetar i rregult kam hqe buken e femijeve e kam paguar cdo me thuash ? apo sa per vota se ja fut me mbrapa ketij populli ti hajvan

  11. herta says:

    shi ku arrin saliu per vota? shkel mbi ligjin ndaj sbehemi ne ore , jo mor jo ligji eshte ligj e duhet te respektohet si per fushat si mbas fushate, rilindje kjo duhet

  12. kristjan says:

    e dime shume mire qe saliu mashtrron, e dime akoma me mire se mashtrrimet perpara zgjedhjeve jo vetem “e mbushin kupen” por “kupa ne kete rast derdhet”. o sali po si mund te mashtrosh per nje amnisti ku “detyrimet e biznesit të vogël falen deri më datë 31.12.2010” etj. ti po i mbush me gjoba njerezit e shkrete vetem qe ti detyrosh per te te votuar edhe tani thua se gjobat te cilat ti vura une po ti heq. eshte turp. Z. Rama ka deklaruar se nga data 1 mars deri më 23 qershor gjobat nuk do të njihen per te vetmin fakt se sala i ka vene dhe po i vendos keto gjoba per ti kercenuar bizneset qe ta votojne. VOTA NUK MERRET ME DHUNE

  13. :(( says:

    ca amnisti leshi. kjo eshte me fitu vota, ska njeri mos ta morri vesht ket gjo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje