Elhaida Dani dhe kantautori italian, Riccardo Cocciante, arritën në Tiranë. Të dy bashkë u pritën në Rinas nga gazetarët, pastaj shkuan në Ministri të Kulturës ku u pritën nga ministri Zhiti. Ky i fundit i uli në sallonin e pritjes dhe i kërkoi Cocciante-s të mos bezdisej nëse do të dëshironin të vinin ta takonin shumë personalitete që t’i flisnin për Elhaidën.
-Patjetër, me kënaqësi, i tha Cocciante.
I pari që mbërriti ishte Sandri.
-Ky është ky k… që ka ardhur nga Italia, i tha Visarit.
-Çfarë tha zotëria, pyeti Cocciante.
-Thotë që qenka simpatik, i dashur, d.m.th cari…, si me thënë, i tha Visari i vënë në siklet.
-Hajt o burrë ça vihesh në siklet nga ky. Ça t’i bëjmë se na duhet për fushatë, se as kisha humbë kohën me të.
-Nejse, thuaj dy fjalë, i tha Visari, se i bëhet qejfi.
-Kam ardhur të të falënderoj për Elhaidën, tha Sandri. E kam zbuluar unë si talent tek Akademia e fëmijëve, që bëmë në TV Klan dhjetë vjet më parë. Që atëherë e kam pikasur që ka pasur talent dhe do bëhej një ditë e madhe. Të falënderoj që bëre realitet ëndrrën tonë dhe që kjo ëndërr përkon me fitoren tonë të madhe…
-Fitore e madhe vërtet, tha Cocciante i entuziazmuar. Tani po e kuptoj që është fitore e madhe.
-Merre pak këtë sinkronin për lajme, i tha Sandri operatorit, i thuaj atij Bejtes të hap lajmet që Cocciante tha që e ndjej se do jetë një fitore e madhe e Doktorit.
-Sikur nuk e tha tamam ashtu, ndërhyri Visari…
-Në plasi k…, i tha. Pse, kot e kemi ftuar…?
-Ah cari, faleminderit shumë, tha Cocciante që nuk priti përkthyes.
Pas Sandrit mori në telefon Jozi.
-A mundem me ja thënë dy fjalë ati Koqiantes, i tha Visarit.
-Cocciante, me ç çekani shqiptohet.
-Hajt mor Visar se s’na prish kjo gja. Na duhet për fushatë me folë me të.
-Fol pak me kryetaren e parlamentit, i tha Visari Cocciante-s.
Cocciante nisi të flasë. Pasi shkëmbyen urimet, Jozi ia nisi.
-Elhaidën e maj mend si fëmijë. Ka kenë pranvera e parë e demokracisë në Shqipëri dhe e ama kish ardhë me të në miting e mbante në dorë. Ne thirrshim “E duam Shqipërinë si Evropa” dhe ajo tundte dorën dhe qeshte. Ma ka marrë mendja prej atëhere se ka me u ba e famshme në Evropë. Të falemners shumë dhe me një fitore të përbashkët.
-Patjetër zonjë, kjo është dhe fitorja jonë, dhe e juaja, i tha Cocciante, i cili e mbylli telefonin shumë i entuziazmuar.
Pak më vonë mori në telefon Sali Berisha.
-Visar, ma jep pak këtë këngëtarin, si e ka emrin, tha, se duhet me e uru.
-Kërkon të flasë me ju kryeministri i Shqipërisë, i tha Visari.
-Patjetër, i tha Cocciante dhe u ngrit në këmbë.
-Zoti Cocciante, të përshëndes, i tha Doktori. Deshta me të uru për këtë fitore të shkëlqyer që i hap rrugë fitores sonë të madhe…
-Patjetër, e vlerësoj shumë, tha Cocciante, sidomos faktin që ju jeni të bindur se pas kësaj do të keni fitore.
Doktori pati një pauzë.
(Shkruaj, i tha sekretares, që Cocciante tha se e vlerësoj shumë që fitorja e Elhaidës do t’i prijë fitores suaj të madhe)
-Unë të falënderoj shumë zoti Cocciante dhe jam i lumtur që do të takohemi në zyrën e presidentit të merrni dekoratën tonë më të lartë. Ajo vajzë e ka meritu këtë çmim, ka këndu që fëmijë për demokracinë, për fenë, për lirinë… Të përshëndes.
Cocciante u ul i emocionuar.
-Nuk e dija që do t’u sillja kaq fat, tha. Të gjithë ju më flisni për një fitore tjetër. Qenkeni popull me shumë bestytni.
-Dëshiron t’iu flasë dhe presidenti i Republikës, tha Visari.
Cocciante u ngrit me vërtik në këmbë.
-Urdhëroni zoti president, i tha.
-Siç ju ka thënë dhe zoti kryeministër, kjo është një fitore e madhe që do t’i bashkohet fitorja jonë e madhe, i tha. Mezi të pres nesër të takohemi.
Cocciante u ul në kolltuk i mbytur nga emocionet.
-Më tha presidenti mezi të pres nesër, i tha Visarit.
-Eh, është pak me siklet nga shëndeti, i tha Visari, nuk rri dot në këmbë, por po bën stërvitje.
Cocciante nuk po kuptonte më asgjë. Elhaida nuk fliste dhe rrinte mënjanë.
Kur u matën të dilnin, shumë njerëz e prisnin tek porta. Mes tyre dhe një djalë me kaçurrelë krejt si Cocciante.
-Unë jam Dashnori, i tha, adhurues juaj, kam lënë dhe flokët si ju, këndoj këngën e famshme “Banania”, po aq e famshme sa Margarita. Kam një propozim për ty.
-Çfarë, i tha Cocciante i suprizuar.
-A më jep leje të bëhem sozia jote dhe të këndoj tek mitingu i PD-së se u marrim nja 500 mijë euro. S’ka problem, e këndoj dhe unë “Margaritën” italisht.
-Çfarë është “Mitingu i PD-së”, pyeti Cocciante Visarin, diçka si Sanremo??
-Afërsisht, i tha Visari, vetëm që nuk konkurrohet, vetëm parapaguhesh.
-Çfarë budallai jam unë që jetoj në Itali, tha me vete Cocciante. Bëje patjetër, i tha Dashnorit, ke lejen time.
Pas Sandrit mori në telefon Jozi.
-A mundem me ja thënë dy fjalë ati Koqiantes, i tha Visarit.
Ha ha ha Koqianten nuk e leshon nga goja Leshefina. I pelqen shume.
Ha ha ha ha ha ha, i modh Mero, i Modh!
Shiko cfare foto:
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/06/caro-sali-cocciante.html
JO VETEM FOTO,POR EDHE VIDIO
Mero i madh ke qene,i madh je dhe i madh do ngelesh.Keto vlejne sa 100 mitingje.
Aahahahah Koqiante….ahahahahaha.
Dhe me e bukura eshte se te tilla gjera edhe ndodhin brenda PD….me shaka me shaka, por keto i pershtaten perfekt situates se injoranteve ne PD.
Kam degjuar se z. Zhiti ka pase simpati (dhe e shprehte hapur) per zotin Mero. Besoj se do t’i shtohet edhe kesaj radhe, kur e ka bere, – per shkak te detyres, – interlokutor te ABSURDIT shqiptar, te perfaqesuar nga idotesia “udheheqesore”, qe i marrofte zoti se na bene me turp, katundaret e dreqit, provincialet, rajate, grotesket.
Mire boll, se z. Zhiti e merr “lenden e pare” per veprat e ardhshme pa dale prej zyret, pak a shume qyl.
Shume e bukur ajo e “Koqiantes”.Rrofsh o Mero se na ktheve te qeshuren pas atij golit te qelbur te norvegjezeve.
Me ke e ngaterroni Dashnorin ju, me Kozma Dushin..????
Sala: Eja o Kozi yne,te kemi pritur
Ti c,ke qe rri menjane kaq i merzitur ?
Kozmai: Eshte nje Sale qe e dua shume
Sala: e ku ka me bukur
Kozmai: me pagon sa here qe kendoj une
Sala: po une ta kam me te futur…..
ha ha ha ha e mrekullushme.
Sa vrer qe keni o komunista, normal se keni shume vite thate, burrat nuk i merr kush ne pune, vetem grate kush eshte e mire…..