(E PERDITESUAR)- Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, e nisi intervistën e tij në emisionin më të ri politik në Vizion Plus, me gazetarët Adi Krasta dhe Lutfi Dervishi, duke dhënë një panoramë të zymtë të fushatës zgjedhore.
“Po shohim përpjekje të ndryshme që ndikojnë mënyrën se si votojnë njerëzit. Japin para ose ofrojnë perspektiva pune, ose kërcënime për humbjen e vendit të punës. Shohim raste kur njerëzit shkurajohen për të votuar. Shohim raste kur burimet përdoren për fushatë,” tha Arvizu, duke shtuar megjithatë se ai do të donte të ishte optimist.
Arvizu tha se në disa qarqe situata mund të jetë edhe më e ndezur.
Ambasadori amerikan shprehu shqetësim edhe për çështjen e KQZ-së, duke treguar me gisht nga mazhoranca e djathtë për këtë situatë. Ai tha se ata duhet ta kishin menduar më mirë këtë situatë kur votuan shkarkimin e anëtarit të LSI në KQZ.
“Ne kemi shprehur shqetësim për zhvillimet në KQZ nga situata me të cilën përballet KQZ-ja. Kam ndjesinë që asnjë palë nuk është veçanërisht e shqetësuar për situatën në KQZ siç jemi ne.
Të dy palët janë të interesuara që të fitojnë zgjedhjet dhe ne e kuptojmë këtë. Nga pikëpamja jonë, ne jemi neutralë. Për ne rëndësi ka që të zhvillohet një proces i mirë, i shëndetshëm, demokratik,” tha Arvizu.
“Në një pikë zgjedhjet duhet të certifikohen me një shumicë të cilësuar, kështu që duhet të shkojmë në Kolegjin Zgjedhor. Çfarë ndodh nëse ka një rezultat 70-70 ose 69-68 me tre mandate të pavendosura. Do të doja që njerëzit të kishin menduar më shumë këtë më 15 prill në datën kur është votuar për shkarkimin e zotit Muho,” vijoi ambasadori.
Ambasadori tha nëse votuesit kanë besim tek procesi, mund të pranojnë edhe rezultatin zgjedhor. Por Arvizu shtoi se kur rregullat ndryshohen në mes të lojës, atëherë zvogëlohet besimi i opinionit publik tek procesi./ep
Gazetari Adi Krasta ngriti shqetësimin nëse BE dhe SHBA do kenë qëndrim të unifikuar sa u përket zgjedhjeve. Ambasadori tha se është koha që gjërat të ndryshojnë
“Pikëpamjet e SHBA dhe BE-së përputhen plotësisht. Kanë kaluar 22 vite dhe besoj se duhet thënë se gjërat duhet të ndryshojnë, duhet të përmirësohen. Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe presim që pas miratimit të 3 ligjeve, t’i hapet rrugë procesit të integrimit. Por është koha për të thënë se Shqipëria duhet të mbahet sipas një standardi më të lartë,” tha Arvizu.
I pyetur se cili do ishte skenari më i keq për këto zgjedhje, Arvizu tha: “Ka skenarë nga më të këqijtë dhe më të ndryshmit, por ne shohim mundësitë e një ngërçi. Mbrëmë isha 3 orë me shefen e McCormack, 2 orë nga të cilat i shpenzuam në diskutime për Shqipërinë dhe 1 orë për SHBA. Skenarët e vështirë? Janë mundësitë e një ngërçi, debatet për interpretimet e rregullave në mënyra të ndryshme. Sjellja e institucioneve është vërtet kryesorja. Ne do të shohim aktorët dhe do t’i nxisim të veprojnë në përputhje me ligjin, të shmangin veprimet kapriçoze. Dhuna është një tjetër shqetësim. Kemi parë dhunë në fushatë, p.sh si rasti i Fierit,” tha Arvizu.
I pyetur nëse ka ftohje në marrëdhëniet mes tij dhe Berishës, Arvizu tha: “Unë dhe kryeministri Berisha kemi punën tonë për të kryer. SHBA dhe Shqipëria kanë marrëdhënie të shkëlqyera. Përgjegjësia ime kryesore është të përfaqësoj popullin tim, Presidentin tim. Ai (Berisha) e kupton, ai e ndjen se kjo miqësi është më kryesorja. A kemi pasur ndryshime në marrëdhënie?? Herë pas herë, po”.
Në fund të intervistës, Arvizu tha se shqiptarët e meritojnë që në vitin 2013, votat e tyre të numërohen drejt.
“Asnjë rezultat nuk është i paracaktuar. P.sh. ka lëvizje, si kryetari i Bashkisë Kukës nga mazhoranca në opozita. Gjëja më kryesore, është të procedohet duke iu përmbajtur rregullave. Besoj se konsensusi do të lindë, megjithëse nuk do të thonë që këto ishin zgjedhjet më të lirë e të ndershme. Jemi optimistë dhe realistë. Jemi amerikanë, pra jemi pragmatistë. Gjëja e rëndësishme është që ti quajmë ato siç i shohim. Clinton e ka thënë që bashkësia ndërkombëtare do t’ju shohë. Duam që vullneti i njerëzve të lexohet. Kemi dëgjuar për mënyra të ndryshme sesi duhet të votojnë njerëzit. Se dëgjova që ka persona që paguajnë lekë për të blerë votën. Unë pyeta, kjo është e vërtetë? Jo, s’e imagjinoj dot që kjo të ndodhë. Shqipëria në 2013, ka nevojë që vota e tyre të numërohet drejt,” tha Arvizu./ep
Po i blen votat njerezve me leket qe pas zgjedhjeve duhet ti japi pensione e ndihma te njeteve njerez.
do te ishte nje deshtim sikur keto zgjedhje te deshtonin, jemi nje vend qe jetojme ne demokraci dhe njerzit nuk duhet ta shfrytezojne kete demokraci sikur liria e tyre et shkonte larg ligjit dhe kushtetutes
Ne eshte dikush qe e di mire se c’do te thote te qeverisesh nje vend ne menyre demokratike dhe te lire, ky do te ishte ambasadori i SHBA duke qene se eshte perfaqesuesi i drejtperdrejt i Presidentit Obama.
Arvizu eshte shume i shqetesur per menyren se si po shkon fushata, perndryshe nuk do te detyrohej te bente deklarata te tilla.
Te gjitha shenjat na ftojne te heqim Berishen nga pushtetit nese duam te kemi nje vend te lire.
nuk mund ti tolerojme me bemat e Berishes per te manipuluar zgjedhjet.
NJERIU QE I BLEN VOTAT ESHTE VETEM SALI BERISHA, PSE I BLEN SALI/ A SHTIRESH SIKUR TE DO POPULLI?! CFARE DO QE I BLE ATEHERE?!!! IK ORE KRIMINEL!!!!!!!
Mund te ta thot nje shqiperi e tere qe Berisha do bej nje refuzim te zgjedhjeve, nuk do te doj ta pranoj se me ne fund, po humb.
nuk do te humb kunder insiticioneve te varura, sepse eshte ne pushte. nuk do te humb sepse nuk mundi te bente ckishte ne dore, nga blerje e votave deri tek shantazhet.
do te humb sepse populli e ka kuptuar qe nuk mund dhe nuk do te shitet.
do te humb sepse cdo vote do te shkoje per Rilindjen dhe jo kthimin pas ne kohe.
do te hum Zoteri, dhe do te leshoj pushtetin qe po i merr Shqiperise gjithe lulezimin
Intervista e djeshme e Arvizu nuk percaktoi nga ana e kujt po behet korrupsion. jam e sigurt qe mesazhi i USA permes Arvizu ishte per te gjitha partite kryesore qe sa me ushqime, sa me 10 mije leksha, sa me 100 eurosha (se pse e ka rritur bastin)po mundohen te blejen votat. ajo qe partite nuk e llogaritin ne kete fushate eshte shkalla e ndergjegjsimit te njerezve. ne nuk e shesim me voten. ata nuk mund te na kontrollojne se cfare do votojme. popull merrni leket dhe votoni te kunderten. vota jone, eshte e ardhmja jone.
Kjo ishte shpulla me e forte qe iu dha Berishes nga SHBA dhe Europa. Ambasadori nuk le vend per interpretim :
Pikëpamjet e SHBA dhe BE-së përputhen plotësisht. Kanë kaluar 22 vite dhe besoj se duhet thënë se gjërat duhet të ndryshojnë, duhet të përmirësohen.
do te tregoj se Bota eshte gati per ta hequr Berishen por te vetmit qe e kane pushtetin per ta bere kete gje, jane njerezit qe nuk do ta votojne por do te dalin e do te zgjedhin alternativen e vetme per nje Shqiperi te zhvilluar.
CFARE TURPI KUR DEGJON GJERA TE TILLA MBAS 22 VITESH DEMORKACI, POR CFARE TE BEJME SE ESHTE E VETMJA MENYRE E SALIUT PER TE MARRE NDONJE VOTE SE NESE NUK E BLEN POPULLI ME DESHIREN E VET NUK JA JEP ASNJEHERE!
duhet te ndalojme kete toleranc te hapur ndaj praktikave te Berishes
per te vjedhur, blere e frikesuar njerezit per te votuar Demokratet.
e gjithe bota eshte kunder Berishes, sepse nese ai arrin te mar me
vota, do te jete fundi i demokracis ne Shqiperi
Ky vendi yne po shkon drejt nje regjimi qe eshte nuk eshte demokrat. kemi nje kryeminister i cili shfrytezon cdo fuqi qe i eshte dhene nga populli per te vjedhur nje mandat te tret.
Ky kryeminister refuzon te pranoj se vitet e shumta mbi supe dhe lodhja fizike jane shenj se ai duhet te largohet.
Kemi nje popullsi te re, port e varfer e te papune, sepse drejtohet nga nje gjysh auotoritar dhe egoist. Nuk esht kjo qeveria qe meritojme nuk esht ky kryeministri I shqipetareve.
Te gjitha keto per te cilat flet Ambasadori jane nje realitet i trishte i nje shteti te vogel, qe sundohet nga nje gjysh i keq.
Vetem me voten kunder dhe me besimin e forte se nuk ka cmim qe te na bleje lirine, mund ta rrezojme Saliun nga pushteti.
Jo mor i nderuar Ambasador! Nuk bejne burrat e shtetit nga keto gjera…
shqipetaret kane per te votuar #RILINDJEN alternativen e duhur dhe ndryshimin e vertet.. kete here ka per te triumfuar ata qe e meritojne … vota kete here do te jete e paprekshme , sovrani do te vendos
ky eshte turp i madh dhe saliu me keto do te fitoj zgjedhjet dhe te kap standartet per NE BE, ai eshte i vetmi qe ka ndaluar cdo zhvillim te shqiperise, cpune kemi me njerzit e shkrete ore lerini te zgjedhin vete ke duan
kqz po manupulohet paster nga saliu sic beri ne 2009 ndaj media merrni rolin qe ju takon e mos u beni skllever te sistemit te saliut kjo gje duhet te marre fund, dikush duhet te flas duam liri ne media dhe ti besojme asaj
Në një pikë zgjedhjet duhet të certifikohen me një shumicë të cilësuar, kështu që duhet të shkojmë në Kolegjin Zgjedhor. Çfarë ndodh nëse ka një rezultat 70-70 ose 69-68 me tre mandate të pavendosura. Do të doja që njerëzit të kishin menduar më shumë këtë më 15 prill në datën kur është votuar për shkarkimin e zotit Muho [PO TE LE SALIU ME INSKENIMET E VETA
Pikëpamjet e SHBA dhe BE-së përputhen plotësisht. Kanë kaluar 22 vite dhe besoj se duhet thënë se gjërat duhet të ndryshojnë, duhet të përmirësohen. Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe presim që pas miratimit të 3 ligjeve, t’i hapet rrugë procesit të integrimit. Por është koha për të thënë se Shqipëria duhet të mbahet sipas një standardi më të lartë
Po shohim përpjekje të ndryshme që ndikojnë mënyrën se si votojnë njerëzit. Japin para ose ofrojnë perspektiva pune, ose kërcënime për humbjen e vendit të punës. Shohim raste kur njerëzit shkurajohen për të votuar. Shohim raste kur burimet përdoren për fushat, NE MUND TE BEJME ZGJEDHJE TE LIRA
kete here nuk kane per te arritur te blejne vota me miell e sheqer iku koha e ketyre veprimeve primitive .. votat e shqipetareve kane per te qene vendimtare kete 23 qershor ! kemi per ti treguar Berishes se cili eshet vullneti yne i lire e kush meriton te na qeveris ne # RILINDJE #29
Ne kemi shprehur shqetësim për zhvillimet në KQZ nga situata me të cilën përballet KQZ-ja. Kam ndjesinë që asnjë palë nuk është veçanërisht e shqetësuar për situatën në KQZ siç jemi ne dhe ps, sali jepi fund
O ambasadoro (keshtu i drejtohej Fevziu ne emisionin Opinion z. Arvizu), mos e ca mender b.then se po i ble ai burri i shtetit te 21 Janarit. Keshtu qe me siguri per te miren e kombit e ka.
Te fala edhe Podestes, po ta takosh.
Tung,
Blendi
TURP! TURP! TURP! TURP! TURP! TURP! TURP! TURP! TURP! TURP! TURP!
BLIHET LIRIA ME 50 $, PO LIRIA E SALES SA KUSHTON VALLE?
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/06/bac-u-shkerdhy.html
Keto socialista dhe keto te LSI skane menyre per te bere fushate dhe nuk kane nje program elektoral prandaj japin leke!
Rama shef vetem interesat e veta! Asgje me shume sesa interesat e veta, per te hyre ne pushtet!
Nuk mund ta imagjinoj këtë dhe Shqipëria në 2013-ën nuk ka nevojë të ketë moment konfliktual. Nga nje opozite qe nuk ka te ndalur me menyra te ndryshme abuzimi me votat.
#Turp
Ato te LSi jane ato qe po hedhin lek te madh kete fushate duke blere vota, sepes skane menyre tjeter! Sepse jane mesuar te vjedhin ne pushtet si derri!
Populli shqiptar meriton një rezultat që reflekton vullnetin e njerëzve. Jo tu jepen lek ashtu sic bejne socialistet e zhgenyer nga partia e tyre!
është në interesin e të gjithëve që ky proces të ecë sipas rregullave, por jo sipas rezultateve të paracaktuara. Jo sic rama manipulon sondazhet ashtu sic mund te beje me zgjedhjet!
Rama eshte humbesi me i madh i politikes ne keto 22 vitet e fundit qe po jetojme, sinqerisht!
Jane vlonjatet ato qe bejne presion per vendin e punes dhe per kete kam deshmtar 2 mikeshat e mija.
Jo me larg se para 2 javesh pashe ne skrapar nje deputet socialist qe jepte 10mij leksha elektoralit ne skrapar…!
Votat nuk preket!
Rilindja do fitoje!
te gjithe e duam keet gje por nga ana tjeter jane vene ne levizje te gjithe ata militantet e pd me urdher te saliut e bashes bashke me policine e shtetit e punonjesit e administrates ne dobi te manipulimit dhe presionit per te votuar sali berishen por kjo eshte e kot rrenimi i tij nuk mbulohet me propaganda
teksa 23 qershori po afron saliu spo le njeri dhe aktivist te partis socialiste pa cenuar , hequr nga puna , dhe deri ne vandalizem , prishje prone dhe bomba ne shtepi kulimiiii ne nuk i duma keto gjera jemi qytetar dhe jemi ne demokraci dreqi e mori
duhet te jene te tilla, militantet duhet te qetesohen jemi shqiptar, te shpresojme edhe ne qe zgjedhjet te jen te lira dhe te ndershme dhe fituesi me humbesin ti japin doren njeri tjetrit por kjo eshte e pamundur nga zoti berisha , por ne jemi te vendosur te mbrojme voten tone
kete here nuk kemi per te lejuar askend te cenoje votat tona ! jemi te bindur ne zgjedhjen qe do te bejme .. ne kerkojme #RILINDJE nje permiresim dhe zhvillim te gjithe situates ne vend ne te gjitha aspektet e sektoret ! mjaft me me premtime boshe e mashtrime pafund nga berisha e larot e vet
Zoti Arvizu pa nderhyrjen tuaj nuk mund te frenohet vjedhja e votes nga fytyreqeni Sali.
O myzeqari amerika i thot meri votat harrove Bashike kush i numroj votat.
Tony Podesta eshte ambasadori defacto i Amerikes ne Shqiperi. Cfare thote Arvizu ka vlere vetem nqs eshte ne favor te Berishes.Gjithcka tjeter eshte e pavlere.
Zoti Lorenc ju pershendes shume fare, je i madh nuk i heq as nje preseje komentit tuaj.
Z. Aleksander nuk po shef apo nuk po don me i tregue atij “burre shteti” se zgjedhjet po i humbe cdo gje dini por nuk flisni te verteten por mbani krah nga “burri i shtetit”.
Keto dite jane te rendesishme per Shqiperine nuk e di sa jeni te informuar do duhej te ishit me origjinal per ceshtjet e popullit te shume vuajtur nga ky regjime satrap qe po dhunon dhe voten cka tjeter
doni te ndolle ne Shqiperi me hy ne NATO dhe ata e beme dhe kemi qene
gjithemone me Amerike besimin qe kemi pasur ne Sh.B.A. munde te demtohet nga “burri i shtetit”.
Shume respekt per Amerike!
eshte e pafalshme qe te vazhdohet te blihen votat ne 2013, demokracia nuk egziston ne shqiperi, ka ndalur prej kohesh…Duhet Rilidnje menjehere. voto numrin 29 voto skuadren e Rilindjes
Arvizu nuk permendi emra se kush po blen vota,por jam i sigurt se e kishte fjalen per Meten,sepse vetem per ate ka fakte qe ka vjedh dhe ka para per te harxhuar per vota.
Arvizu: Po blihen votat shuem lire! Duhet te rritet pazari i votes…Pas 22 vitesh, gjërat sduhet të ndryshojnë. Votoni burrin e shtetit!
un kam FAKTE se e majta po i blen votat pornuk shkon fiks fare ti filmoje. LSI i blen haptazi 100 mije lek nje vote kushton prandaj ankohen per mulin
ATA qe shesin votat e tyre per para qe nk iu zgjasin as 2 dite duhet te kene TURP !! nuk JEPET VETJA ME KONCESION TE SALIU per 20-30 apo 40 mije leke per 4 VJET !!!
keshtu nuk do kemi asnjeher ndryshim e nuk do hecim asnjehere perpara !!!
Keto ekzaltimet e deritanishme duhet te jene ngaterrim i madh. Nuk eshte vend per fushate kjo ketu dhe nuk zgjidhen gjykimet mbi nje ceshtje me vote. Votaeshte per deputet kete radhe. Nuk mund te jetoni pa paravote, vote dhe pasvote more shoqe dhe shoke?
Foli i shokuar per historine e fotografimit te votes ne fund te intervistes. dhe beri thirrje direkte qe njerezit te refuzojne te bejne kete gje skandaloze…
me mir te blihen votat dhe te fitoj berisha se sa ti lihet udheheqja krye grekut rames,,, rama eshte nje serbogrek i ndotur dhe i perlloqur, se nese fiton rama do ta merrrte tadiqin per keshilltar nese do i vinte ne kabinet
keshtu qe populli le te zgjedh don greko serb apo don berishen
Ky GJARPERI JAPONEZO-MEKSIKANO -AFRIKANO -AMERIKAN ,tani ka filluar nga alegorite ,kurse ne daten 21 janar 2011 e quajti SALI SERBIN ” BURRE SHTETI”.
Une nuk e besoj kete palaco ambasador .
Kush nuk me bind mua qe ky ben deklarata alegorike qe te ul dhe te mbaje nen kontroll hovin e OPOZITYES pse jo me deklaratat e tij te ushtroje dhe PRESION PSIKOLLOGJIK si tani kur thote qe ja : votat edhe mund te vidhen por ne nuk i ndalojme ,me pak fjale u thote BANDES P.D :VIDHNI ,VIDHNI mos cani menderen se ata ja do flasen 3-4 dite dhe une do ti drejtoj tek ujku ,tek dyert e gjykates ne nje maratone pafund 2 vjecare qe ata te gjejne te drejten dhe ju mos e rruani ,por vazhdoni qe te QIVI RISNI kete popull idiot .
Nje rruge e dy pune : Nga njera ane humbet opozita ,dhe dekurajohet populli ,por dhe RAMA detyrohet qe te dorehiqet dhe nga ana tjeter KURVA NANO ferkon duart se tani nuk ka me mbeshtetjen e SALIUT por dhe te kasnecit te tij DELFINIT TIGER , SLLOBODAN METS .
SI SHQIPTARO- AMERIKAN JEMI KRENAR QE PERFAQESUESI I SHTETIT AMERIKAN NE SHQIPERI AMBASABORI ALEKSANDER ARVIZU PO BEN TE PAMUNDUREN QE SHQIPTARET TE KUPTOJNE RENDESIN E VOTES, TE DALIN SA ME SHUM NE VOTIME DHE AJO QE ESHT ME E RENDESISHME CO VOT TE LEXOHET DHE TE SHKOJ ATJE KU KA DESHIRER CDO QYTETAR DHE JO KU DO SALIU. jEMI TE SHQETESUAR SE SALI BERISHA ESHT VJEDHES, RECITIVIST DHE DERI ME SOT PUSHTETINE KA MARE DHE PO E MBAN ME FORCE ME VJEDHJE, MANIPULIME, MASHTRIME NGA ME TE NDRYSHMET. JU LUTEMI ZOTI AMBASADOR ARVIZU, NDIHMOHENI POPULLIN TON TE SHPETOJ NGA KY NEODIKTATOR QE KA MONOPOLIZUAR GJTH PUSHTETTET NE DOREN E TIJ DHE PO E SHKATERON DEMOKRACINE DHE PO E CON VENDIN DREJT GREMINES. DUHET ROTACJON DHE LARGIMI ME CDO KUSHT I SALI BERISHES, POR KETI TIRANI DUHET TI VIHET KUFIRI TEK THANA, JO TE SPARKATET ME UJE TRENDAFILI. SHPRESOJM SE KETE RADHE PAMVARESISHT NGA MAKINACJONET DHE MANIPULIMET DHE ANAMOLIT QE EKZISTOJN ME LISTTAT,MASHTRIMET, PRESJONET, BLERJETE VOTES ME MALL E PARA E MBITEGJITHA SHKARKIMI I ANTARIT TE LSI NGA KOMISJONI ZGJEDHOR KUR LSI U LARGUA NGA KUALICJONI, SE SA ISHTE ME SALEN MUHUA ISHTE ME CV TE SHKELQYER, MBAS LARGIMIT DOLI ME PROBLEME. TREGOJNE SE SALIU DO BEJ CESHT E MUNDUR TE MANIPULOJ DHE TE VJEDH VOTAT PER TE QENDRUAR ME FORCE NE PUSHTET. PRANDAJ ME SHUM SE KURE KERKOJME NDIHMEN E SHBA, DHE TUAJEN PERSONALISHT ZOTI AMBASADOR ARVIZU. JU FALEMINDERIT PER MIREKUPTIMIN.
Komisionet e Sali Berishes do ti japin 72 vota PD-se. Ne se PS0j mund te nxjerre njerez ne 24 qershor ne Tirane dhe ne qytetet e tjera te medha dhe te bllokoje cdo gje atehere Berisha do te bjere. Ndryshe behuni gati qe ta kemi Saliun edhe 20 vjet te tjera.
Te gjitha skenaret e tjera jane shume naive.
Une personalisht e kuptoj shume drejt zotin Arvizu, si perfaqesues i nje shteti mik dhe aleat strategjik i
popullit shqiptar. Ai s’mund te thote me teper,por populli shqiptar duhet t’i lexoje dhe nenkuptoje mesazhet
e ambasadorit te SHBA. Por fatkeqesisht populli shqiptar i do cope gjerat. Ai nuk i kupton nentekstet e
zotit Arvizu dhe pikerishtn kete e shfrytezon i mbrapshti kryeminister per t’i dhene kuptimin qe i intereson
atij deklaratave te zotit Arvizu. Te huajt ‘dashamiiresit e vendit tone duhet ta ndihmojne popullin shqiptar
per te dale nje here e pergjithemone nga kjo situate e pashprese. Eshte shansi i fundit.Ndryshe kryeministri
po pergatit nje 97 te dyte. Zoti dhente qe ajo te mos ndodhe kurre !!!
Blerja e votes eshte nje proces qe e njeh mjaft mire Berisha me Berishianet e tij dhe pa piken e turpit krenohen me kete gje si injorante qe jane.PO perpiqen me cdo kushte ta nenshtrojne kete vend
Salinistet po perdorin cdo lloj manovre per te manipuluar voten e lire te popllit ,duke i blere ,ose me presione ,me kercenime ,me mashtrime ,me genjeshtra ,Keta njerez jane te afte te bejne cdo gje per te mbajtur pushtetin qe mesaduket u ka shijuar shume se i kane fryre xhepat duke xhvatur popullin e shkret dhe e kane cuar ne varferi ekstreme
Blerim e ke informacion te gabuar mor djale ,Serbogrek eshte Berisha me Lirien ,keshtuqe perpara se te komentosh lexo ndonje informacion ,madje qe te mos lodhesh mjafton te kerkosh ne google dhe do e gjesh shume kollaj
Saliu po ben fushate te piset dhe eshte i gatshme te bej cdo gje madje nuk kursen as jete njerezish,SE kuptoj kete manin e ketij plakushi per pushtet te perjetshem ,Menyra si po luan thjeshte i ka ulur nivelin dhe vlerat ketij njeriu ,edhe pse dyshoj se ai ka pasur ndonjeher vlera
Shqiptaret jane katandisur ne pike te hallit, po e shesin voten per nje traste ushqime, te paudhet pa pike turpi shkojne u trokasn ne dere dhe thona na shisni voten, keta ditezinje nuk pyesin as per ligje dhe as per kushtetut, mndonje se ne kohe fushate lejohet gjithcka, pr jo more zoterinj se fushate apo jo ligji eshte njesoj….Rilindje per shqiperin qe duam.
Epo te tallesh me popullin ne kete menyre shte krim ,Ketij populli i ka vajtur me aty ku nuk mban dhe jo parat e Saliut ,,mielli dhe sheqeri po ska gje qe mund ta ndryshoje voten kundra Berishes ,Dhe rezultatin surprize do e shohi ne 23 qershor Berisha ,dhe ka per ti rene ndonje infark
Nderkombetaret duhet te jene saem vigjilente dhe te prere ne mardheniet me Berishen duke e ditur qe ai eshte armiku me i madh i zgjedhjeve te lira ne shqiperi, eshte armiku me i madh i demokracis…..duhet ti terhiqet vemendje permes vezhguesve te procesit, kjo gjendje duhet te ndalet sepse zgjedhjet jane ne rrezik si proces se sa per rezultatin nuk e ndyshon dot kurre Sali Berisha edhe sikur ne shtepi ti numeroi votat…Rilindje
Ky ditezi i diteve te tij te fundit nepushtet nuk ka as trp e as meshire, pasi i ka lene shqiptaret te varfer shkon edhe u blen dhe voten, por mos harro Gjyshi me antipulm se shqiptaret jane te varfer, por nuk jane pa dinjitet….Rilindje per ti thene ndal pazareve me voten e shqiptareve te ndershem….voto numrin 29.
Kam pershtypjen se se fundi marrim nje lajm te mire.Ne shqiperi ka perfunduar trafiku i armeve e per pasoje perfundimisht pronari i kesaj depoje ka marre rrugen e auzave per shitje te paligjeshme.Duke pare kete emision pergezoh kete treshe qe eshte per te ardhur zili.A.Krasta ku ka vajtur media eshte mbyllur,verdhacaku Dervishi ,gazetari me i peshtire i rregjimit,thone qe ka bere transfusion gjaku dhe se fundemi miku i rregjimit qe me nofken ndaj nje urdherdhenesi per vrasje “burre shteti”nuk kane e sduhet te kene asnje levizje nervi persa i perket situates se kesaj fushate. Un e deklaroje voten time per “mikun”,nuk e di por ka bere fushaten me te ndershme ketu.Nuk e di a do te jete perseri ne rinumerimin e fleteve te votimit si ne rastin e Lulit?Jam i mendimit qe se bashku me “Birra Korçen” ky duhet te largohet per ta lene te qete shqiperine drejt ndertimit te nje shoqerie demokratike pa burra shteti !
Nese votoni PS ateher jua siguroj qe do te keni rilindjen e komunizmit ne shqiperi!
Mesa kuptoj nese keto zgjedhje deshtojne atehere ka deshtuar qeveria dhe Berisha. Largimi i atij njeriu behet pas zgjedhjeve te deshtuara nje domosdoshmeri per Shqiperine. Dhe ashtu do te perfundoje, ai do te largohet per te hapur rrugen drejt zgjedhjeve te rregullta.
Skenari me i mire per Berishen eshte te lejoje zhvillim te zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, te pranoje rezultatin e tyre, dhe te kaloje ne opozite. Ky eshte largimi me i mire per ate njeri.
Cilido skenar te ndiqet nga Berisha perfundimi eshte i njejte. Problemi qendron se ne cilin skenar ai beson se ka shanse me shume te ‘fitoje’ zgjedhjet. Dhe kuptohet, skenari i vjedhjes se zgjedhjeve eshte preferenca e tij.
Parandjej se fundi i Berishes do te jete i gjate, i vonuar por permes nje akti tragjik. Jua ka bere borxh me kohe shqiptareve.