Agron Shele, një përmetar që komunikon në vargje me Perëndimin

17 Qershor 2013, 20:24Kulturë TEMA
Agron Shele, një përmetar që komunikon në vargje me

 

Agron Shele ka lindur, në 1972, në fshatin Leskaj,Krahina Maleshovë,rrethi Përmet. Është Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve Artistëve dhe Shkrimtarëve “ATUNIS” Albania, Është anëtar i Lidhjes së Poetëve të Globit ËPS, si dhe Drejtor i Qendrës Kulturore Përmet.

Autori Agron Shele, ka shkruar Hapat e Klarës, “Clara’s Steps,” Roman; “Përtej perdes gri” “Beyond grey curtains,” Roman, fitoi çmimin e Lidhjes Pegasi viti 2005, dhe vlerësim me medalje nga Kongresi i Lidhjes së Poetëve dhe Shkrimtarëve Ndërkombëtare, Salaminëe, 2007; “Imazh i rremë” Roman “False images,”(çmimi i parë i Lidhjes Pegasi viti 2008); “Pasazh i pafaj” “Innocent episode,” vëllim me poezi, përkthyer në Greqisht nga revista Qeleno, Italisht nga revista Artista a Confronto dhe në Anglisht; “Antologji poetike /Korsi e hapur” (Bashkëautor)

Vëllimi “Pasazh pa faj” është vëllimi i parë poetik i Agron Sheles, por poezitë e tij janë botuar në disa shtete dhe dallohen nga vlera të larta kompozimi, elemente të muzës poetike që i ngjajnë katercipërisht vargjeve mbreslënese të Charles Baudelaire, një shkrimtar Francez i lindur në Paris më 1821, i cili bëri emër me vellim e tij të parë me poezi, botuar me 1857 dhe titulluar “Lulet e Djallit” (“Les Fleurs du mal”). Temat e trajtuara nga Baudelaire janë vdekja, metamorfoza, depresioni, korrupsioni, pafajësia e humbur dhe alkohoolizmi. Megjithëse ky shkrimtar i përket një kohe pothuajse dy shekuj përpara se të dilte në skenë shkrimtari i talentuar Agron Shele, përseri ngjashmeria e metaforave të përdorura nga këto dy pena ndërkombetare kërkon një studim dhe meriton shumë faqje me analizë.

Për të dhënë një përmbledhje të kesaj ngjashmërie midis poetit përmetar dhe atij nga Parisi kozmopolitan mjafton të vështrojmë dhe analizojmë poezinë e Baudelaire me titull: “Muza e sëmurë”(“The Sick Muse”) dhe poezinë e shkrimtarit Shele me titull: “Muza Ime” (“My Muze”)

Tek “Muza e Sëmure”Baudelaire shkruan: Muza ime e trishtuar, ç’farë po të trishton sot?/ Sytë e tu të thellë janë mbushur nga vështrimet e natës;/ Unë shikoj të reflektuar në fytyren tënde / Horror, çmenduri, ftohtësi dhe qetësi./… Do të doja që të lindje, aromën e shëndetshme,/ Ku rregullisht përplasen mendimet gjeniale, / dhe gjaku yt kristian të burroj nëpër valë ritmike. / ashtu si ritmet e mirë menduara të vargjeve të lashtë, / mbi të cilët mbretëron babai i të gjitha këngëve, / Phoebus, dhe i madhërishmi zoti i prodhimtarisë.

Në kanton e tij kushtuar muzës, Agron Shele, metaforizon me këto vargje:

Qëndroj majë shkrepit të heshtur, / heshtjen godas mes të përjetshmes tretur. / Ngado shoh perëndim të plakur, / më shfaqet kudo agimi i ringjallur.

Fare lehtë mund të konstatohet që vargu i Agron Shele-s, në fillimin e mijëvjecarit të tretë, mban ende vlerat ritmikën dhe kontekstin e shkrimtarit të madh Baudelaire. Në vargjet e tij Baudelaire dëshironte që muza të “çel[te], aromën e shëndetshme” ndërsa kolegu i tij, që dëshiron të hedh vargje të ngashme dy shekuj më vonë, në nje vend të larget nga Franca, do të shkruante:“Ngado shoh perëndim të plakur, më shfaqet kudo agimi i ringjallur.” Mos vallë Agron Shele është në një komunikim të heshtur me vargjet e shkrimtarit të famshëm Francez? Nuk është rastësi që “mbremjet e ngrysura” të Agronit të krijojnë ne vetëvete një harmoni kuptimore të përkryer me “Sytë e thellë që janë mbushur nga vështrimet e natës” të Baudelaire. Ndoshta lëximi i plotë i poezisë “Muza Ime” do të na ndriçonte më tej shtegun kuptimor dhe largë pamësinë e Agron Shele-s, e cila nuk njeh, kufij, shtete, kontinente, por vetëm përqendrohet në gjuhën metaforike të vargut e cila mund të realizohet falë fijeve poetike që lindin nga burimi i asaj që quhet letërsi.

MUZA IME

Muza ime!

Ç´bukuri fsheh brenda muzgjeve?

Ç´ëndrra rilinde përtej lirishtave?

Ç´këngë këndon honeve të gremisura?

Ç´rreze kërkon mbrëmjeve të ngrysura?

Muza ime!

Qëndroj majë shkrepit të heshtur,

heshtjen godas mes të përjetshmes tretur.

Ngado shoh perëndim të plakur,

më shfaqet kudo agimi i ringjallur.

Muza ime!

Vitet dhe thinjat si vetë kreshtat,

zbardhin nën mjegullat e fshehta.

Shpirti i gdhendur nga pena thatime,

dridhet, griset, tutje humbëtirave.

Muza ime!

Mos erdhe si mallkim ndër deje

a si lojë luajtëse marramendshe?

Kundroj sy vashe fshehur brenda teje

dhe lotkthyerin në smerald.

Muza ime!

Si frymë e shenjtë shtyn në harrim,

pse poetë u gdhimë në agim.

Vegimeve të paqta jeta në vlim

Dita shpejton dhe rremben pa kthim!

Ëndrrat e mia mbetën aty

Ëndrrat e mia mbetën aty,

si mijëra ajzbergë në oqeanin e pafund.

Mendja depërton tutje fluturimth,

në të tjera qiej, rrugëtimesh “plot mund“.

Ëndrrat e mia mbetën aty,

netëve pranverore, yjeshumë.

Copëza ndjenje drithmojnë shpirtin

dhe endën magjinë pëlhurë.

Ëndrrat e mia mbetën aty,

si zbardhja e dritës, në agim.

Me mallin e vjeshtës në gji

dhe … e pikat e shiut -trishtim.

Ëndrrat e mia mbetën aty

mbi harqe ylberësh, koloritë kuptimësie;

Të bardhën ditë, shpresë dhe ngazëllim,

përthyen shtigje“rrebelim“ poezie.

Ëndrrat e mia mbetën aty

Të formatuara ndjenjësisht…

Një shikim i hedhur qiellit të tymtë

Konturim frymor–figurë statujisht…

 

 

 

6 komente në “Agron Shele, një përmetar që komunikon në vargje me Perëndimin”

  1. Malo. says:

    Sa shkrimtar i madh…por nuk e kuptoj ku qëndron kënaqësia ti ngjash një poeti të 200 vjetëve më parë….mos do të thotë që shkruan letërsi të plakur…apo aq i bën Kristaqit shaban…E lexon atë që shkruan apo ja fut si kau pelës…i thonë anëve të shabes…Urime shkrimtarit…

  2. fitore says:

    eshte clodhje dhe kenaqesi te defrehesh me vargje yjesh permetare

  3. Zigur Qarri says:

    Fatkeqsisht librat me poezi ti japesh falas,pakkush i pranon.Prandaj poezia megjithese e mrekullueshme mbetet larg mases.Poezia do te ishte nje ndermjetes i mrekullueshem kulturor nese poetet bashkpunojn me muzikantet.Shum kantoautor jan shum larg poezise se vertete,pa permendur ata te muzikes rrep qe shumica e meriton “tullen mbas qafe”
    per poezine sa banale aq edhe vulgare ne kenget e tyre ku shumica muziken e ka te vjedhur.

    Në Olimp vendoset drejtësia

    Zeusi premtoi drejtësinë e përjetshme,
    të fshehur,
    të ndalur prej shekujsh, e shekujsh.

    Mëkatarët kapën vetë mëkatarët
    Dhuratën më të shenjtë, për të tmerrshin“Had“.

    Kudo ithtarët brohoritën marrëzinë
    dhe kudo shtrënguan zinxhirë pafajësie.

    Agron Shele

  4. visi poles says:

    o tema mos ia fusni pordhes kot. drejtor kulture ne permet eshte bled mane gazetari juj. ky tipi ka kohe qe ka ik nga puna . te fala naim bej frasherit o shele qe e kishe fshatarizu kulturen permetare. rroft bled mane qe i dha jete permetit dhe e boni rinine te zgjohet

  5. bruna says:

    Koha e Sheles ka ikur me kohe ju lutemi kush e ka shkruar kete artikull i ka ngelur ora pas ,kushedi qekur ka ngelur ky shkrim ne gazetye dhe meqe eshte fushate doni ti jepni pak ngjyre gazetes suaj por ne fakt bardh e zi eshte

  6. Azem Parllaku says:

    Shkelqyeshem miku im, nen valet e Drinit dikur lepyheshin frymezimi dhe endrra per te mbetur poet, prozator, pse jo dhe humbes i madh. Me ate cfare keni marre persiper Ju komplimentoj pasi jeni venduar me shume modesti ne nje tribun misionar vlerash, nepermjet percjelljeve virtuale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje