Zgjedhjet në Shqipëri do të testojnë ambiciet për në BE

20 Qershor 2013, 11:33Politika TEMA

Nga Andrew Gardner

European Voice

 

Shqiptarët do të votojnë më 23 qershor në një palë zgjedhje që janë cilësuar si një test i rëndësishëm për ambiciet e vendit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.

Votimet do të bëhet katër ditë përpara një samiti të BE, në të cilin liderët e vendeve të BE do të hapin dritën jeshile për Serbinë dhe Kosovën që të avancojnë në fazën tjetër të përpjekjeve të tyre për t’u bashkuar me BE-në.

Por ky votëbesim është në kontrast me progresin e avashtë që Shqipëria ka bërë që kur aplikoi për anëtarësimin në vitin 2009.

Në fillim të fushatës zgjedhore, Komisioni Europian kritikoi qeverinë shqiptare, e cila kishte planifikuar të mbante një referendum për reformat e kërkuara nga BE.

Stefan Fuele, Komisioneri Europian për Zgjerimin, tha se referendumi nuk është rruga për të anashkaluar mungesën e dialogut dhe bashkëpunimit konstruktiv mes qeverisë dhe opozitës sa i përket axhendës evropiane.

Qeveria hoqi dorë nga plani për referendumin, por incidenti tregoi se sa i polarizuar është sistemi politik. Prej kohësh ai është dominuar nga dy parti me pushtet thuajse të njëjtë, që drejtohen nga dy rivalë të ashpër, kryeministri Sali Berisha dhe lideri i opozitës, Edi Rama.

Sondazhet e realizuara së fundmi sugjerojnë se Rama është në avantazh me shtatë pikë përqindje, ndërkohë që partia e tij siguron pak mbi 50 përqind të elektoratit.

Megjithatë, projeksionet janë të komplikuara për shkak të sistemit elektoral që i ndan mandatet në nivel rajonal dhe kombëtar.

 

Standarde të larta

Në prill, Catherine Ashton, kryediplomatja e BE, tha se BE i sheh këto zgjedhje si shumë të rëndësishme, në mënyrë që ato të mbahen në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane.

Të dhënat fillestare nuk janë premtuese, me premtime për blerje votash, presion ndaj nëpunësve të shtetit, mbulim mediatik të njëanshëm dhe një listë zgjedhësish me probleme.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po ashtu është goditur nga një përplasje që erdhi pasi një anëtar u zëvendësua në prill nga parlamenti dhe tre anëtarë të tjerë dhanë dorëheqje si pasojë e këtij veprimi.

Ambasadori amerikan, Alexandër Arvizu, tha se ky komision duhet të jetë i lirë nga ndërhyrjet e çdo individi apo institucioni, përfshi këtu parlamentin e Shqipërisë. Komisioni tani ka katër anëtarë.

Zgjedhjet në vitin 2009 prodhuan një impas. Rama pretendonte se Partia Demokratike e Berishës kishte vjedhur zgjedhjet dhe për një kohë bojkotoi parlamentin.

Situata u përkeqësua në janar të vitit 2011, kur forcat e sigurisë vranë katër demonstrues të opozitës.

Zgjedhjet lokale në maj të vitit 2011 prodhuan fitore për Partinë Socialiste të Ramës, por sërish ai akuzoi PD-në për parregullsi.

Ngërçi politik bëri që aplikimi i Shqipërisë për anëtarësim në BE të mbetet në akull deri në vitin 2012, kur të dy partitë ranë dakord për reformat e kërkuara nga BE.

Marrëveshja bëri që Komisioni të rekomandonte që vendet anëtare të BE-së të hapin bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë, me kusht miratimin parlamentar të reformave. Parlamenti e miratoi paketën më 30 maj.

27 komente në “Zgjedhjet në Shqipëri do të testojnë ambiciet për në BE”

  1. Besnik says:

    Keto zgjedhe rrezikohen nga Saliu sepse ai si gjithemone do te tentoje qe te fuse duart ne zgjedhje. Prandaj ambicia jone per tu futur ne BE mund te garantohet vetem nga PS sepse gjithenje ka luftuar per zgjedhje te lira dhe te ndershme.

    1. POLITA says:

      kemi frike se mos rezultati i zgjedhjeve manipulohet nga sali berisha
      ky njeri i rrezikshem cnuk mund te beje per te mbajtur pushtetin
      keto zgjedhje do jene tamam nje test per ne si popull, a ja vlejme apo jo te hym e ne BE!

      1. Arditi says:

        Zgjedhjet nde shqiperi do te fitohen nga e vetmja parti qe na premton nje te ardhme me te mire se te tjeret vetem genjejne popullin per tju marre voten, me 23 qershor shqiptaret do te votojne masivisht pro Partise Socialiste e cila do te rilinde shqiperine mbas 23 qershorit!

        1. ORA says:

          KESAJ RADHE DO TE JETE NJE VOTE MASIVE KUNDER SALIUT QE MOS TE KETE ANSJE SHANS QE TE VJEDHE ZGJEDHJET SEPSE DO TE JETE NJE VOTE MASIVE KUNDER TIJ!

        2. Majlinda says:

          Me ne fund do te marrim statusin per kandidat sepse me Partine Socialiste ne pushtet do te jemi me prane Europes!

          VOTO PARTINE SOCIALISTE PER NEJ SHQIPERI EUROPIANE

        3. feniks says:

          BE ne fakt kesaj rralle duhet te jet vezhgus dhe te thoj te vertetn e mos t eje neglzhent per vendimt vandaliste qe saliu ben gjithmon!! gjith rrespektin qe shqiptaret kan per BE. BE DUHET TJA TREGOJ ME VEPRA DUKE MOS NEGLIZHUAR ASNJE HAP!

      2. Sneki says:

        Saliu ka qendruar ne pushtet me votat e vjedhura. keta jane fakte qe nuk mund te mundohen. te gjithe pame se cfare ndodhi ne Ruzhdie dhe ajo eshte deshmi e qarte e vjedhjes se votes nga Saliu. Duhet me patjeter qe Saliu te largohet sepse ne cdo raport te nderkombetareve vetem kritika kemi marre.

      3. gertjan says:

        Nerkombetaret duhet te vezhgojne rreptesisht keto zgjedhje,te jene te prere ne parregullsite qe do ndodhin.Saliu nuk mundet te qendroje pa ndyer duart,duke tentuar te vjedhe serish.Keshtu keto zgjedhje pa vezhgim te rrepte do riskohen per tu vjedhur serish.

      4. herta says:

        Ne nuk mund te shkojme ne BE me papunesi e varferi, me vendi ku uji i pijeshem nuk eshte siguruar akoma dhe dritat here pas here mungojne , borxhi public eshte ne rritje dhe arka e shtetit eshte bosh me 0 leke? Duhet te sigurojme mireqenien tone pastaj

      5. sali komunisti says:

        zgjedhjet ne shqiperi do tregojn se sa bllokus esht saliu!! do i tregoj te gjith europianvve se sa diktator dhe kriminel esht!! ne fakt ooo be saliu spyt per ju ai spyt per asnje!!! ai di vetem nje gje pushtim total cdo cep te shqiperis!!

      6. flori says:

        ehuu saliu e ka tregu me vepra se sa ambicie ka per ne be

        e ka tregu se sa e ka ca korrupsionin ne stratosfer

        e ka tregus se si e ka shkaterruar ligjin

        e ka tregu se cfar halabakesh ka mbush ne administraten publike

        etj etj tani ka per tju tregu dhe shum mir qe do bej cdo gje per vjedh votat se esht mesu gjith jetes keshut ka ber

    2. Andrea says:

      Ne daten 23 gjeja me e rendesishme per shqiptaret eshte ruajtja e votes nga salii berisha

      qe populli do rilindje dhe po lufton per te kjo nuk diskutohet me,por eshte nje rrezik vertet shume i madh qe na kanos saliu duke pasur parasysh monstruozitetinn e tij keto 22 vjet dhe lojerat e zgjedhjeve te kaluara dhe ketyre zgjedhjeve duke filluar nga KQZ

      ne nuk mund ta lejojme te luaje perseri me ne,vendi nuk mund te zhytet me thelle ne diktature

    3. ardi says:

      Edhe keto zgjedhje nuk do jene te standarteve qe kerkon Bashkimi Europian!
      po dalin perdite ne shesh manipulimet dhe vjedhjet qe po ben partia demokratike me urdher te Doktorrit,cenimi qe ai po i ben votes se lire te popullit!

    4. doriss says:

      Keto zgjedhje pak gjasa kane te zhvillohen te lira e te ndershme. Saliu ka angazhuar nje makineri te tere qeveritare per te kontrolluar cdo hallke te procesit zgjedhor. Ai madje nuk shprehu vullnetin per riformatimin e KQZ qe eshte themelore per te garantuar zgjedhje te lira e te ndershme.

    5. delina says:

      sesa te ndershme do jene dhe keto zgjedhje kjo po shihet qe tani para zgjedhjeve!
      Cdo dite degjojme raste t reja te vjedhjes se votave,te shitjes se tyre kundrejt shperblimeve te turpshme,te marrjes se kartave te indentitetit.
      Dhe te gjitha keto turpe realizohen vetem nga partia demokratike dhe shefi i tyre!

    6. sara says:

      te shpresojme qe keto zgjedhje te shkojne me se miri pasi jane shume te rendesishme per vendin tone. shpresojme me te miren dhe duhet te jemi te ndergjegjshem dhe te mendojme per te ardhmen tone Europiane.

    7. aurora says:

      uroj qe gjithshka te shkoje per se mbari, vetem nga nje gje kam frike se Rama do ti kontestoje keto zgjedhje per shkakun se KQZ-ja nuk eshte e plotesuar. shpresoj me te miren per kete vend.

    8. dorina says:

      BE-ja me Berishen eshte me prane se cmund ta mendojme ne, prandaj mos e con voten tuaj dem. Rama eshte mesuar me bllokimin dhe eshte kundra integrimit te vendit ne europe.

    9. jona says:

      ne rradhe te pare duhet pranuar rrezultati nga secila parti dhe te mos kete kontestime, fitofte me i miri, per nje shqiperi Europiane dhe te zhvilluar, fitofte 44.

    10. gjyshja says:

      Ambiciet e Saliut nuk jane per nje Shqiperi me standarte per ne BE,ambiciet e Saliut gjithmone kane qene per te vjedhur,here ka vjedhur popullin e here zgjedhjet.Pra ne kete 23 qershor Saliu do interesohet per te vjedhur serish zgjedhjet sepse ajo qe i intereson ketij njeriu eshte karrigia e pushtetit,etja per te vjedhur sa me shume.

    11. fino alla fine says:

      Saliu kerkon vetem te vjedhe po po te vejdhe,te njejten gje do tentoje edhe keto zgjedhje.Mjaft te shohesh se si po pregatit skenarin per rimanipulim te rezultatit.KQZ eshte deshmi e qarte e prepjekjes per manipulim.

    12. denisa says:

      shqiperia duhet te kete zgjedhje te lira dhe te ndershme , synimi qe ne kemi per ne BE duhet te tregohen me standarte te arritura jo me vjedhje te votes qe saliu po e ben rruge sin e 2009 me blerje te ristanit qe sot e ka vene kanditatur

    13. alda says:

      si mund ti kapim ne standartet e BE kur saliu ne kqz i vetmi insitucion qe kontrollon procesin zgjedhor e mbarevajtjen e tij po blihet nga pd, jo me larg se dje lefterija kryetarja e kqz ka shperdotuar fondin public dhe ka marre nje shume te majme parashe?

    14. posta says:

      Kqz duhet te ve rregull dhe te zbatohet ligji, eshte e qart qe BE e duam te gjithe por ne akoma nuk jemi gati, kqz eshte me 4 antare , eshte krijuar nje ngerc qe do te sjell ne numirimin e votave dhe certifikimin e saj, procesi zgjedhor ehste ne rrezik ndaj BE duhet te persim

  2. Ana says:

    Keto zgjedhjee duhet me patjeter te shkojne mire

    Por tendenca e sali berishes qe ka per ti vjedhur zgjedhjet dhe ka filluar qe me KQZ,urojme te mos sjelle probleme serioze sepse saliu eshte i vetmi qe nuk i intereson futja ne BE por vetem karrigia e kryeministrit

  3. Besnik says:

    Nje lum kritikash per qeverine Berisha na japin nje pamje me te qarte se nuk jemi fare ne nje rruge te mbare per te pasur zgjedhje te lira. Ketu po blihet vota si mund te kemi zgjedhje te lira. Saliu i ka leshuar zagaret sheshit per te bere presion dhe per te blere sa me shume vota. Prandaj me kete qeveri e kemi te sigurte qe nuk do shkojme ne BE.

    1. dorela says:

      Besnik je shume konciz dhe ndaj te njejtin mendim me ty. Ne jemi shuem larg BE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje