ATA po thonë se fajin e kanë qytetarët! ATA po thonë se populli nuk i kuptoi. ATA po thonë se janë e mbeten më të mirët. ATA po bëjnë sikur po ndryshojnë. ATA kanë humbur sensin e përgjegjësisë, sensin e masës, sensin e moralit dhe sjelljes institucionale. ATA erdhën në pushtet me 1.2 milion vota PRO (1992) dhe po dëbohen nga pushteti me 1 milion vota (2013). ATA po kërkojnë alibi. ATA nuk kanë kuptuar asgjë nga vota, politika, demokracia dhe përgjegjësia.
Bilanci është kaq i thjeshtë: nuk e kanë fajin qytetarët kur humbin me votë pushtetarët arrogantë.
Nuk e kanë fajin qytetarët që “nuk kuptuan reformat” e qeverisë!
Nuk e kanë fajin qytetaret “mosmirënjohës” që nuk kuptuan rëndësinë e përfitimet nga tuneli e rrugët! Nuk e kane fajin qytetaret “që u blenë” me paratë publike te marra nga LSI në aleancën korruptive me LSI.
Nuk e kanë fajin qytetarët “pasive” që PD-së i mbeti jashtë listës politikani i vetëm i burgosur antikomunist V. Zhiti dhe në vend të tij do jetë me mandatin e saj kryetari i fundit i parlamentit me shumicë komuniste K.Islami.
Nuk e kanë fajin demokratët e thjeshtë që ministra, deputetë e zyrtarë të lartë si G.R, L.Xh, A.I, kanë 20 vjet në pushtet, majtas e djathtas.
Nuk janë fajtorë ata që sot në kupolën më të lartë mediatike, publike dhe administrative të PD janë një shumicë ish zyrtarësh lokalë militantë të Partisë së Punës, BRPSH apo familjarë të kupolës drejtuese të PD, pa lidhje historike me të djathtën, pa kontribut, ide, vizion apo sistem meritokracie.
Nuk e kanë fajin demokratët e Shkodrës që qyteti i kulturës u qeveris si sulltanat i 2-3 personave për 15 vjet, duke ua dhuruar tashmë qytetin të “fortëve” të PS-së!
Nuk e kanë fajin demokratët e Vlorës që votuan më 2007, 2009, 2011 dhe 2013 kundër të njëjtit kryetar lokal, një biznesmen politik!
Nuk e kanë fajin qytetarët e Gjirokastrës që prej 22 vitesh u servilet i njëjti emër, ata të Korçës që sundohen nga dy-tri zyra doganore prej vitesh, ata të Durrësit që u imponohen kandidatë banalë nga Tirana, ata të Tiranës që duhej të votonin për emra që nuk i njohin, nuk i kanë parë asnjëherë përveçse në anën tjetër politike ose në skandalet e orëve të vona të natës, që nuk përfaqësojnë as elitën, as mendimin politik, as jetën akademike dhe as modelet pozitive administrative.
Nuk e kanë fajin qytetarët e Lezhës që u trajtuan si seksion shtesë i kryetarit 8 vjeçar të PS-së, as ata të Kurbinit që u lanë nën mëshirën e të fortëve, as ata të Beratit që u fyen duke iu imponuar nivele mediokre të politikes, as ata të Fierit që u injoruan nga një kupolë politike e lidhur fort me krimin….!
Nuk e kanë fajin demokratët dhe e djathta që kupola e tyre nuk bën zgjedhje prej 7 vitesh, nuk votohet, nuk pranon mendimin ndryshe, nuk bën analizë dhe as llogaridhënie, nuk pyet anëtarësinë për asgjë por e trajton atë si turmë numrash për mitingje!
Nuk e kanë fajin demokratët e thjeshtë që periodikisht shpallet armik çdo ambasador amerikan, çdo President tjetër i të djathtës, çdo kryeministër tjetër i së djathtës, çdo seli dhe media tjetër e së djathtës!
Nuk e kanë fajin qytetarët e djathtë kur pushteti vret me cinizëm e refuzim dialogu dy ish- të përndjekur politikë, ndërkohë që mban në krye të ambasadave dy ish- anëtarë të Komitetit Qendror të PPSH-së!
Nuk e kanë fajin qytetarët që e djathta ndëshkohet nga votat e LSI sepse kjo e fundit u pasurua në qeverisjen e djathtë, dhe se kupola e PD-së në vend të distancimit prej tyre, u bë avokate e fortë, madje zgjodhi që me spote elektorale të sulmonte të djathtën liberale, jo të majtën e modelit klientelist.
Nuk kanë faj demokratët e Shkodrës, Tiranës, Korçës apo Fierit që u detyruan të votojnë emra kryetarësh të partive të tjera, duke dhuruar mandate, përfaqësim, para dhe kontribute tek palë që nuk dihet nëse janë të djathta apo të majta, politikanë të gatshëm ta tregtojnë mandatin e tyre në rastin më të parë.
Nuk e kanë fajin demokratët që PD erdhi më 2005 në pushtet me premtimin për duar të pastra dhe arrestimin e bujshëm të një kreu të Klanit të Zemunit, dhe sot, pas 8 vitesh, zgjedh një tjetër përfaqësues të këtij klani për të djathtën republikane në Durrës e Shijak… etj, etj!
U tha se qytetarët ishin të parët, por koha tregoi se pushteti dhe klani në krye të tij ishin e mbetën të parët!
Ata krijuan rreth tyre një realitet tjetër, iluzionist, një imazh virtual, dukshëm të ndryshëm nga jeta reale.
Kadare e thotë bukur: ra ky mort dhe u pamë dhe se çdo e keqe nuk vjen për keq.
Atë që politika e djathtë nuk e kuptoi dhe as e bëri më 2009; atë që prijësit “legjendarë” nuk patën durimin dhe as mençurinë ta lexonin në raport me 1 milion qytetarë kritikë, – sovrani e vendosi në pak orë.
Vendi kishte nevojë për rotacion, e djathta ka nevojë për rotacion, – në dy rastet jo rotacione karrigesh, por elitash, vizionesh, projektesh, idesh, platformash dhe gjithçka tjetër që e bën politikën më të moralshme, me qytetare, më produktive dhe më evropiane.
Sot në kryesinë formale të demokratëve nuk ka fitues e të mundur, të gjithë janë të mundur, të gjithë janë i njëjti model, disa mbrojnë mandatin, disa bizneset, disa postet, disa klientelën, disa imunitetin – pothuajse të gjithë përfaqësojnë aleancën e humbjes, – aleancë që fatkeqësisht refuzon ndryshimin, bunkerizon të djathtën dhe rrezikon të qëndrojë më gjatë se një legjislaturë jashtë shanseve për alternativë reale pushteti. Një ngjashmëri me 1986 apo 1991, që nuk ka vend të përsëritet në Shqipërinë e vitit 2013.
Siç ka ndodhur dekadën e shkuar në Poloni, në Hungari, në Bullgari, në Rumani, në Kroaci dhe që sot po ndodh edhe tek ne. Në këto vende procesi i ndryshimit ishte total, gjithëpërfshirës, cilësor ndaj edhe dha rezultate brenda 3-4 viteve të para, kurse tek ne refuzimi i kësaj përvoje dhe këtyre elementëve rrezikon të zgjasë shumë më tepër, – nëse nuk ka reflektim!
Ndaj është koha për NDJESË, për FALJE publike, për PRANIM të gabimeve të mëdha, për REFLEKTIM, për DORËHEQJE PA KTHIM, për akte MORALE, për KURAJË, për HAPJE, për REFORMIM, për RITHEMELIM.
Ata që e duan të djathtën, që respektojnë parimet e saj, që kanë respekt për veten dhe vendin, që dinë të shohin e lexojnë tej interesave të vogla të ditës, – ata duhet të flasin, të dëgjohen, të respektohen.
Nëse vijohet me himnizime, refuzime, deklarime klishe dhe urrejtje ndaj kritikës, – ata i bëjnë dëmin më të madh vetes, vendit, të djathtës dhe njëherësh, dhuratën më të çmuar të majtës dhe pushtetit të saj jo-rilindas!
Do zoti kanë sy të shikojnë, mendje të mendojnë, veshë të dëgjojnë… ndryshe… 2013 nuk është thjesht humbje e thellë, por rrezikon të mbetet data e kapitullimit politik shumëvjeçar të së djathtës në Shqipëri, – një lajm dramatik jo për një parti apo pak persona, por për vendin, demokracinë dhe sistemin tone politik!
me ne fund!!! artikull i fuqishem. largoni ate qe prap spo iken. ai esht e keqja juaj, por per fat jo me e jona.
pd, te pakten per 10-12 vjet ska per te ardhur me ne pushtet.
pasi vazhdon ti shtoje radhet e saj me ish komunista,,,dhe argate te familjes berisha.
GJITHE FAJIN E KA FAMILJA!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/familja-salgita-lirixen-berisha.html
I nderuar Zoti Krasniqi,e respektoj jashtezakonisht analizen tuaj sepse,ndryshe nga analizat e krahinoreve si M.Nano apo A.Stefani etj etj,mbeshtetet jo mbi paragjykimet kulturore(krahinore,fetare etj) por mbi ndershmerine intelektuale.
Nuk dua dhe nuk mund te them asgje ne lidhje me ato cka shkruani,sepse,sic thote fjala,po ta pershtas ‘nuk mund te behem me katolik se Papa’,pra nuk mund te jem me demokrat se ju. Por, mund te them dicka me ate nese populli (sovrani) gabon apo jo.
Zoti Krasniqi historia njerezore,ajo e vjeter dhe kjo e re ,deshmon se …populli edhe mund te gaboje! Po,po populli edhe mund te gaboje,aq me shume po te kemi parasysh se shprehje te tilla jane rudimente te mendesise se dikurshme,te ideologjise staliniste,qe cdo veprim apo mosveprim,cdo humbje apo triumf e justifikonte me kete fraze populiste demagogjike.
Une mendoj se populli kete radhe ka gabuar.Populli yne i dashur i ka dhene voten,Ilir Metes;atij qe u kap ne faj nga miliona shqiptare ,anekend botes, duke vjedhur;atij,qe e ka kthyer partine e tij ne parti klienteliste,te paren e ketij lloji ne Shqiperi ,Ballkan dhe Europe;atij qe vete Rama e quante si “me te korruptuarin e qeverise Berisha”;atij,partine e te cilit po Rama, por edhe te gjithe analistet e tij e quanin si”pjesen me te korruptuar te pushtetit” …
Populli gaboi ,sepse,i dha voten koalicionit te Qelbesirave,te parit ne llojin e vet ne historine tone,ate Ballkanike dhe Europiane;ia dha voten E.Rames ideatorit dhe organizatorit te protestes se 21 janarit 2011,te pares demostrate ne stil totalisht nazist,ku 3oo kriminele te mbledhur anekend vendit,ishin instruktuar dhe paguar me para ne dore,qe demostrata te pergjakej;ia dha voten E.Rames qe genjeu me mijera shqiptare te ndershem qe t’i vinin ne demostrate gjoja si te tjerat,e ne te vertete po i perdorte si mish per top;ia dha voten Rames ,pergjegjesit kryesor per humbjen e jetes se kater shqiptareve te pafajshem qe s’e dinin lojen kriminale te ketij psikopati te rrezikshem shoqerisht;ia dha voten E.Rames,te cilin, aleati me i afert sot Ilir Meta ,e pat cilesuar si “kreun e organizates me te rrezikshme kriminale ne vend”;ia dha voten Edi Rames,nje njeriu krejtesisht jashte binareve,dhe te paqendrueshem psikologjikisht,qe ne cdo rast mund te beje gjemen;
E ne fund fare ia ka dhene voten dyshes me korruptive qe ka njohur politika shqiptare, dyshes Rama-Meta.
Gjithsesi,edhe kur gabon,populli ka te drejte,por ama kete radhe gaboi,dhe gaboi rendshem.
Qerrata qe qenke..Nga ata 300 kriminele, 4-ter egzekutuarit ishin te pafajshem..Po si dole me kete konkluzjon qe ai qe vritet eshte I pafajshem dhe ai qe del I gjall eshte kriminel?!?! A pjelle e ndyre ahh..
Nuk kane faj qytetaret qe humbi Berisha… por kane faj qe cke me ate pune qe fitoi LSI.
Shqiperia per fat te keq po hyn ne periudhen me te erret te historise. Eshte hera e pare ku bossi i mafias shqiptare nuk ka blere politikanet, nuk ka bere afera me ta, por eshte ulur vete te drejtoje parlamentin e nje vendi dhe mban e do te mbaje peng kryeministrin me qesharak te te gjithe koherave. Edi Rama ky djale gjysme i zgjuar e gjysme i cmendur nuk e ka fare idene se cfare koalicioni ka bere dhe ke ka sjelle ne pushtet. Endrra per tu bere kryeminister e ka shnderruar ne nje pazarexhi poltronash. Po eshikon poltronen e kryeministrit me sy te perlotur; Jam kryesherbetori juaj – thote. Jo more djale. Ti po ia heq fustanin Shqiperise dhe po ia con ne shtrat dy perverseve Ilirit dhe Monikes. O shqipatre. O injorante. Si ka mundesi qe nuk e kuptoni cfare po ndodh ?
respekte Afrim Krasniqi…nje nga zerat me te qarte , me te shkoqur , me te sakte..nje nga analistet me te mire qe kemi..te degjoj dhe lexoj gjithnje me kenaqesi
RROTACION PUSHTETI APO… REVOLUCION I MIREFILLTE DEMOKRATIK
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Mesazhi thelbesor i 23 qershorit
Sovrani shqiptar foli lirshem, bindshem dhe fuqishem. Vota plebishitare e shqiptareve pa dallim feje, krahine, ideje e perkatesie politike nuk ishte rastesi. Nje popull i tere, si rralle ne histori, dha veridiktin e tij ne permasa qe as mund te fshiheshin e as mund te vidheshin.
Mesazhi thelbesor i kesaj vote masive, eshte se popullit shqiptar i kishte ardhur shpirti ne maje te hundes me sundimin e sistemin e kalbur e kalbezues, te korruptuar e korruptues te Sali Berishes!
Hapi i pare dhe me i kollajt u hodh !
Despoti i sterkorruptuar Sali Berisha dhe oborri i tij kusar e vrastar pesoi nokautin historik nga ky popull ne menyre te qete, paqesore me armen me te fuqishme te njerezimit voten e lire te nje populli te lire! Nje vote ne permasa te tilla qe asnje despot i vjeter apo i ri , i djeshem apo i sotem nuk mund ta tjetersonte e falsifikonte, ta vidhte e pervetesonte!
Hapi tjeter edhe me i rendesishem eshte qe lidershipi fitimtar ta lexoje dhe zbatoje mesazhin e votes se popullit qe i dha kete fitore historike.
Po nuk ndryshoi sistemi, jo thjeshte modeli, sic e quan Edi Rama ne intervisten e pare serioze pas 23 qershorit ne ” Top Story”, atehere … Zot ruajna ! Do kthehemi ku ishim. E vetmja gje qe ndryshoi me 23 qershor 2013 jane kuajt ne krye te karroces qeveritare! Larg qofte !
Nje revolucion demokratik par excellance !
Shume analiste te pozites e te opozites, te majfte e te djathte, blu e mavi … po a parqesin 23 qershorin si nje rrotacion te zakonshem pushteti. Rrotacion do te thote te nderrosh rrotat apo me se shumti kuajt e karroces qeveritare.
Vota masive, vota plebishitare mbare popullore , e te majteve por edhe e te djathteve, e jugoreve por edhe e verioreve, e mbare shqiptareve deshmon se nuk kemi te bejme me nje rrotacion. Mbi te gjitha e mbi gjithcka behet fjale per nje permbysje, per nje revolucion te mirefillte demokratik, paqesor.
Natyrisht e sigurisht 23 qershori 2013 shenon vetem hapin e pare te kesaj permbysjeje. Hapa te tjere kerkohen e aspirohen nga nje popull qe se bashku me voten dha edhe besimin dhe shpresen per nje ndryshim te thelle te krejt sistemit ne Shqiperi.
Behet fjale per permbysjen e sistemit despotik dhe vendosjen e nje sistemi demokratik ne cdo hallke te shtetit shqiptar nga kryeplaku u katundit me te larget e deri tek kryetari i shtetit.
Behet fjale per permbysjen e nje sistemi oligarkik korrupsioni dhe zevendesimin e tij me nje sistem demokratik ku cdo shqiptar eshte de jure e de facto i barbarte perpara ligjit .
Vetvrasje par excellance
Nuk e kam fjalen per ndryshim me dhune as me urdhera te sistemit demokratik.
E kam fjalen per ndryshim ne rruge, me mjete e metoda demokratike te sistemit antidemokratik e despotik, ku komandonte e vendoste per gjithcka vetem nje person, nje despot dhe oborri i tij familjar e politik fuqiplot.
Si do te behet ky ndryshim ne kushtet kur te gjitha hallkat e pushtetit dhe te shtetit jane ende ne nje dore te vetme!?
Revolucioni demokratik i 23 qershorit 2013 pati si a e z-ne te tij voten e lire plebishitare te shqiptarit te lire per here te pare ne historine e vet shumeshekullore!
Aq e madhe, aq masive ishte kjo vote sa as despoti e hajni me i madh i votave jo vetem ne hsitorine e Shqiperise por edhe te Evropes Sali Berisha dhe falangat e tij te murme nuk paten asnje mundesi e asnje guxim ta preknin, shperdoronin e vidhnin sic kane bere ne te gjitha zgjedhjet e organizuara prej tij qysh prej 26 majit 1996 e deri sot.
Sali Berisha dhe klani i tij nuk paten asnje rrugedalje, asnje rruge tjeter shpetimi, asnje shteg tjeter kalimi vecse te pranonte Vaterlone e tij masive… E vetmja rrugedalje tjeter per te do te ishte ajo e Causheskut ne Rumani apo e Kadafit ne Libi! Ndaj ngriti flamurin e bardhe perballe votes plebishitare te nje populli mbare ne mbare nje shtet pa dallim jug apo veri, lindje apo perendim!
Te ngrije doren e kusarise apo vrastarise kunder saj do te thoshte te denoje veten me vdekje jo vetem politike por edhe fizike. ishte nje vetvrasje par execellance!
Nga Volvarth tek Flamur Ndoka
Pasi nuk la intrige e prapaskene, pasi nuk la llogari e kalkulim pa bere, vetem pas tre ditesh kryeministri Sali Berisha me ne fund doli nga “kulla e ngujimit” ku e kishte futur sovrani me votat e tij . Vetem pas tri ditesh Sali Berisha u dorezua dhe detyrua te pranonte disfaten, Vaterlone e tij, sic e kam quajtur vetem nje ore pas fillimit te numerimit te votave ne gazeten me te madhe boterore online “Huftingon Post”.
Shume servile e sherbetore te pafytyre te tij, shume fanatike dhe sponsore te kusarise se tij, perfshi edhe ambasadorin e OSBE-se ne Tirane, Volvarth , nxituan ta paraqesin kete akt te detyruar te Sali Berishes si nje akt demokratik e qytetar te tij… Ka edhe Kim Ir Seni-st si ministri i tij i Brendshem dhe kumbara me i besur politik i allishverisheve te tij te fshehta me Podesten e co. Flamur Ndoka qe e quajne ate “udheheqesin e perjetshem te PD-se”.
Tashme hallka kryesore e sistemi despotik e te korruptuar, modeli i sistemit qeverises me votat e vjedhura i Sali Berishes i perket historise… Sovrani e hodhi hapin e tij vigan dhe dha mesazhin e shpreses dhe ndryshimit ” Hope and Change” sic e quajten ketu ne SHBA.
Ndryshimi i Kushtetutes – Leva e Arkimedit per nje sistem demokratik
Hapi i pare me i rendesishem i qeverise se re demokratike shqiptare eshte permbysja e tere sistemit kusar e vrastar, te sterkorruptuar dhe vetimunizuar nga ndeshkimi ligjor i Berishes dhe ngritja e sistemit te ri demokratik ne rruge e me mjete demokratike. Ky sistem mund dhe duhet te ngrihet duke perdorur vetem voten e lire te popullit te lire per te ndryshuar Kushtetuten e Shqiperise me te cilen jane bere gabime pas gabimesh, sic i kane pranuar e pohuar edhe vete lideret politike te pozites dhe opozites.
Ndryshim i pare do te ishte ai qe Presidenti i Republikes te zgjidhet drejtepersedrejti nga populli sipas modelit amerikan.
Edhe pa prekur Kushtetuten pozita e re i ka votat e mjaftueshme per ta shkarkuar Bujar Nishanin per shkelje flagrante edhe te Kushtetutes ekzsituese te Shqiperise. Jane mbi dhjete shkelje flagrante te Kushtetutes se Shqiperise, prej tij, qe i kam denoncuar ne komentet e mia vetem une, pa qene as ekspert e as konstitucionalist.
Sistemi i drejtesie se sterkoprrtuar shqiptare mund te ndryshohet me themel vetem duke ndryshuar dispozitat kushtetuese dhe ligjet e organizimit te saj. Ajo eshte Thembra e Akilit e shtetit ligjor qe te vetmin ligj qe zbaton eshte antiligji i impunitetit qe ka urdheruar e zbatuar Luigji i 14- te shqiptar Sali Berisha.
Shteti i ligjit mbi antishtetin e impunitetin e Saliqit !
Sistemi zgjedhor ka nevoje te ngutshme per ndreqje thelbesore duke vene ne themel te tij respektimin e votes se lire te shqiptarit te lire dhe per te parandaluar cdo manipulim e vjedhje votash qe e kane cenuar e tjetersuar pushtetin qendror e lokal ne Shqiperi…
Revolucioni demokratik i 23 qershorit e ka hedhur hapin e tij te rendesishem. Ai shembi themelin e antivlerave dhe antidemokracise. Ai i dha grushtin e pare te fuqishem demokracise hibride te Sali Berishes: nje corbe e slloganeve demokratike te sistemit perendimor me mendesine dhe praktikat komuniste dhe me stilin e sundimit otoman ” me mir nje mik se nje ciflig”
Eshte kerkese urgjente, eshte kerkese qe pa humbur asnje sekonde lideret e rinj politike e shteteror e te Shqiperise te veprojne per ndryshimin e ketij sistemi hibrid antidemokratik dhe ngritjen ne vend te tij te nje sistemi demokratik te vertete qe ne themel te tij te kete shtetin ligjor, shtetin e se drejtes , ku cdo qytetar i Republikes se Shqiperise ta ndjeje veten si te barabarte midis te barabarteve duke nisur nga fshatari me i larget i vendit e deri tek kryetari i Shtetit.
Per ngritjen e konsolidimin e nje sistemi shteteror ku vendose vetem ligji e jo Maliqi apo Saliqi! Sot neser eshte e do te jete teper vone!
0 alban, ketu esht rubrike komentesh jo leksionesh. populli thot qe dijet e medha ne fjale te shkurtera. kije parasysh te lutem.
pd, te pakten per 10-12 vjet ska per te ardhur me ne pushtet.
pasi vazhdon ti shtoje radhet e saj me ish komunista,,,dhe argate te familjes berisha.
K. Islami ishte nje zgjedhje strategjike e doktorit strateg.
Edhe klani zemumit eshte krahu I djathte I tij qe e ka financuar ate.
Po njerezit jane turme. Nuk kuptojne doktorin e madh qe e dha detin per te miren e tij. Nafta per ate do shkonte.,njerezit do e perdornin. Mos rrinte poshte detit.
Bythisocualusta qe skyptohne.
I ke thene te gjitha o Afrim,po te duan tani qe jane te qete le ta shikojne me sy te ftohte realitetin dhe te reflektojne.I kane te gjitha mundesit, por kam frike se jane shume arrogante dhe se ulin dot hunden.Kam frike se arroganca u ka hyre ne gjak dhe se ndryshojne dot per te keqen e tyre e te se djathtes shqiptare.Me keto qe po shohim keto dite jane shume larg pranimit dhe reflektimit.Nga populli e moren me sazhin,po te duan te luftojne duhet te ringrihen pertej gabime dhe berishizmit.
99.99% i artikullit eshte korrekt. Personalisht kam antipati per Ilir Meten, por te pakten Edi Rama duhet provuar. Nuk ke pse i ve vulen ti qe nuk jane rilindje, kur nje popull i tere beson se jane rilindje. Mos mer kot. Leri ta provojne veten njehere.
Artikull shume i goditur.
ATA ( sic i ka cilesuar Z. Krasniqi) po sillen sikur u eshte bere nje padrejtesi. Sikur u kane marre dicka qe eshte prone e tyre dhe qe nuk duhet ta kete dikush tjeter.
Nje popull i tere u votoi “kunder” dhe ATA po sillen sikur ua kane rrembyer votat.
Po fajesojne popullin pse deshi nje tjeter alternative. Kur them “alternative tjeter” po marr arsyen me te thjeshte dhe nuk po permend nje tufe me arsye te tjera te renda pse populli nuk i donte me ne pushtet ATA.
Eshte vertet e papare kjo qe po ndodh.
Nje drejtoreshe teatri na thote “Zoti ju falte qe nuk e votuat”. Me fjale te tjera, sic thote populli “na le Zotin prapa” per kete faj te madh qe paskemi bere. Kjo gje eshte per te vene duart ne koke.
Ai tjetri, i madhi i TYRE thote do qendroj ne krye sa te zgjedh pasardhesin.
Ka te tjere qe megjithese nuk e shohin dot me sy, i bejne elozhe dhe e kosiderojne si te pazevendesueshem.
Kaq te lidhur paskan qene me enverizmin keta njerez?!
PO AFRIM KRASNIQI,POPULLI NUK KA FAJ-
————————————–
1. Populli nuk ka faj,ashtu si nuk kishte faj me 22prill te vitit 1992,qe u pruri ne poshtet ju o demokrat vetem kete fjale nuk e meritoni
2.Populli nuk ka faj ,se ju demokratet,kete fjale nuk e meritoni,u treguat hijena,cakenj,uqer,dhe i shkulet te vdekurit nga varri,naten qe per kohen ishte prekje e ndjenjave te popullit.
3. Populli nuk u ka faj ,ju zaptuesave te pushtetit me pardesyra te bardha,pasi u besoi me shume se kishte besuar ENVER HOXHEN,po ju e shkelet popullin me te dy kembet ne:
a. I mohuat historine e lavdishme te luftes kunder pushtuesve e tradhetareve.
b.Populli nuk u ka faj se shkaterruat te gjitha simbolet e kesaj lufte,vorreza deshmoresh,lapidare te heronjeve ete brigadave partizane.
c. Me ne krye komunistin 25 karatesh,njeriun e bllokut ,mohuat punen madheshtore qe ishte bere ne industrializimin e vendit,e sidomos ne bujqesi.Organizuat militantet tuaj,per te shkaterruar cdo gje ne emer te zhdukjes se komunizmit,e arritet sa prishet zyra te kooperatives ,pret edhe kumbullat ,qershite,blloqe fiqesh , vreshta te permendura,i tundet popullit cekun e bardhe, se do rritej ekonomia me ndihmen e huaj.
d. Shkaterruat ARSIMIN ,duke emruar per mesues njeres qe nuk ishin te asaj fushe,vetem se ishin militantet tuaj.PESHTYT MBI CILESINE E UNIVERSITETIT ,TE AKADEMISE, E ARRITET SA MOHUAT EDHE HISTORINE E SHPALLJES SE POAVARSISE.
E. JU e mashtruat popullin ,i hoqet doktoret e infermiret nga fshati,e ilat pa nje ndihme mjeksore. SHKOLLAT E FSHATIT,AMBULANCAT JANE NE GJENDJE MJERANE,
f, Nuk ua ka fajin populli qe shkaterruat te gjitha instituconet kulturore ne rrethe,pale ne fshatra nuk behet fjale.(Per dieni po u jap nje statistike te sakte. Ne shtepine ekultures ku une kam punuar kisha 3000 titujsh librash,auto kinemaja vinte 2 here ne jave jave, jepeshin nga vet amatoret 2 numra estrade ne vit sidhe te pakten 1 numer teatri,plus ardhjet nga qyteti apo fshatrat e tjere.
i. JU mohuat festivalet e kenges ne radio -televizion,qe kendohej aq bukur ,e ngelet vetem ngul e shkul vetem per festivalin e 11,sa per te kritikuar regjimin.
h. Kini mashtruar per vite me radhe se SHKODRA E LEZHA NUK DO PERMBYTET,PO FAKTIKISHT HIDHNIT SI ARGJINATURE DY MAKINA ZHAVEOR NE BEHAR,e kur vinte dimri te shkretet ate se cu shikonin syte.
g. Mashtruat se do ket ligj e drejtesi ,po drejtesia ishte vetem nje ,si i donte qefi SALI BERISHES
J. Dhe me e tmerrshmja lejuat te lulezoi krimi ,prostitucioni,gjakmarrja, nguimi ,analfabetizmi….. e cfar nuk lejuat. NDAJ ,ZOTI AFRIM KRASNIQI KE TE DREJTE QE POPULLI NUK U KA FAJ. FAJIN E KA DHJAMI QE U ZURI SYTE DUKE RJEPUR POPULLINN NE FORMA NGA ME TE DRYSHMET. Nuk u ka hyr gjemb ne kembe ndaj edhe krekosen sot ,si shprehet edhe BESNIK Mustafaj,kur ti shpoi gjembi te shohim se si do kercejne perpiet,jo si ne maj motorrit ne shkretetire ,apo kalorimine kuajve, po nuk do dine si te flasin e kujt do tja hedhin fajin. PERSHENDETJE PER SHKRIMIN.
“Do zoti kanë sy të shikojnë, mendje të mendojnë, veshë të dëgjojnë… ndryshe… 2013 nuk është thjesht humbje e thellë, por rrezikon të mbetet data e kapitullimit politik shumëvjeçar të së djathtës në Shqipëri, – një lajm dramatik jo për një parti apo pak persona, por për vendin, demokracinë dhe sistemin tone politik!”
E ke shkruar bukur vella por ne bunker “krietari” morri vendimin..Te fundoset kjo parti..Ai thjesht lau duart per humbjen dhe kur ky i dyti te zgjidhet dhe te bjeri ne 2017-en, do thote: “Ma lini mua prap se ky nuk e ben dot”…Ja, kjo do jete historia..Ne nje humbje kaq dramatike, jo vetem qe ai duhet te linte postet, por edhe Seline e Partise Demokratike..Partia Demokratike eshte parti qe duhet te jete ne sistemin politik shqiptar…P’se nuk therret Sali Berisha, Bamir Topin ose ate ish deputetin e Durresit si figura te pjekura politikisht, te djathte, me ambicje, racjonale dhe ti ofroje ate qe ai u ndeshkua nga populli..Kush po ja jep te drejten Sali Berishes te mbledhi kryesine dhe ti japi “drejtim” se si do zgjidhet “kryetari i ri” ?!?! P’se nuk le asamblene ti vendosi vet rregullat se kujt ti bejn oferta ?!?! Ja pra, na dilka qe ky person do rrij nen hijen e humbjes dhe me shenja fytyrash do drejtoj ate parti..Ore, me beni nje oferte, jo se jam socjalist, por se jam i ri, ambicjoz, DEMOKRAT NE SHPIRT, besoj tek tregu i lire dhe koncesjonet, qeverri te vogel tamam si nje demokrat duhet te besoj..Pse nuk del ne publik dhe te leri publikun e anetareve te zgjedhin nga ELITA SHQIPTARE…?!?! PARTI FALLCO..
O ramy!o tru peshk meso gjuhen e bukur shqipe or pppaaalllllhajde tung
Eshte e turpshme kjo gje qe po thone Berishistet me “popull mosmirenjohes” !!
Si kan guxim dhe thone nje gje te tille! Cfare dreqin kan ne tru keta njerez, tallash apo mut?
Por do jete me keq per ta, do kene nje kohe te gjate ne opozite dhe do tkurren e do behet PD si partia e Lufter Xhuvelit nese nuk bejne reformim total,, keta kishin gjithcka ne dore dhe humben thelle, imagjino me Liken ne pushtet qe sdo ken shanc te vijne ne pushtet ndonjehere nese vazhdojne me kete mendje!
Shume dakort me,Udheheqesi!Z.Krasniqi edhe une jo me shum se para dy ditesh kam shkruar ketu ne forum se cfar hileje dhe poshtersie i beri Sali Berisha te nderuarit zVisar Zhiti.A kane turp apo jo gjith ata qe i thurin lavde ketij njeriu te pa bese? A ka me poshtersi se sa te fusesh KOMUNISTIN K.Islami deputet te Partise Demokratike, e te lesh nje personalitet te Demokracise si zVISAR ZHITI jashte parlamentit? kjo eshte nje poshtersi e pa pare.Jam kurioz se si do te reagojne demokratet,ata te sinqertet me kete veprim te Saliut,por dhe do te ishte mire qe dhe vet zVisar Zhiti te prononcohej per kete veprim.
A ndih cfare po thue bre Afrim Krasniqi?Ke quan te djathte ti?Ate qe ka siper,per mbi dy dekada, nje katundar primitiv islamisto komunist,qe ate qe i ka bere ai ketij shqiptari dhe ketij vendi, vecanrisht ne shkaterrimin e personalitetit njerzor dhe etnise shqiptare,nuk ja ka bere kush ne histori.Por ,ti i di keto,njesoj si une,por e le thiken ne siperfaqe,se si i thone fjales,i tendi mishin ta ha ,por kocken ta le.
Nuk e kanë fajin qytetarët por e kane fshataret qe votuan Moniken dhe Ilir Floririn
Me bukur nuk ka se si analizohet situata zgjedhore. Shkrim qe i duhet derguar shtabit politik ne krye te Partise Demokratike. Ne qofte se nuk duan ta vrasin shume mendjen per te mesuar se nga kush u ka ardhur e keqja, ja ku mund ta gjejne krejt te gatshme. Faleminderit, zoti Afrim!
E ,
Tashti i thot ky kto?
Si kofini pas te vjelit
Te ishte burr ja thoshte te djathtes ne sy kur ishte ne pushtet e vriste e priste majtas djathtas
Tash dalin te gjith te mencur trima
Deri dje i shtronin sales tapete hollivudi
Ky eshte nje shkrim shume i mire dhe qe percon ide dhe vlera te larta tek lexuesi. Mendesia me te cilen eshte shkruar ky artikull eshte mjaft perparimtare dhe ne linje me ate te demokracive perendimore.
Vetem nje gje — une nuk do te shqetesohesha shume per mungesen e nje opozite ne vend per arsye se edhe ajo do te shfaqet ne momentin e duhur. Opozita nuk eshte thjeshte nje grup njerezish qe e drejtojne ate por eshte gjysma e popullit te cilet gjithnje kerkojne nje ndryshim per me mire. Prandaj gjithmone do te gjenden disa njerez te afte per te bere realitet kerkesat e popullit opozitar. Ata qe sot (ose duke filluar nga Shtatori) quhen opozite nuk jane vecse disa funderrina qe abuzuan keqas me popullin e tyre dhe qe ne nje kohe te pershtatshme do te zhduken perfundimisht nga skena politike dhe shpresimisht edhe do te pergjigjen per te gjitha fajet e tyre.
O Afrim Krasniqi ti je atje per mej mbrojte klanet Ortodokse apo Shqiperin nga keto klane Kosova dhe Peja vendlindja jote nuk ndaj ket mendim me ty,
Shqiptaret zgjodhen-ZINE-KRIMIN-ERRSIREN-DIGJENERIMIN,do tu duken 4-er vjet si 4-er shekuj.
assa. Bravo te qofte o Afrim ,te kame degjuare me vemendje ne cdo opinjon tuajen ne ekranet televizive,je nje realist i vertet te lumte
a nuk ishte berisha qe e nxori te paster Meten nga ajo video? a nuk u gjykua dhe doli i pafajshem nga gjykatat e sales? ather ju leverdiste ta mbronit ndersa tani jo.Sa per ate qe populli ka gabuar un them se pushteti eshte monopol i tij dhe ai mund tja jap kush e meriton pavarsisht se deri tani askush qe e ka patur se ka merituar.derisa SHQIPERIN EDREJTOJN KARJERISTA IDJOT ASGJE E MIR SDO TE NDODH SI TE DJATHT DHE TE MAJT APO TE QENDRES
Respekte zoti Krasniqi.I keni thene te gjitha mire e bukur per fajet e krimineleve dhe te popullit te thjeshte, i cili,sipas tyre u tregua mosmirenjohes qe nuk i zgjodhi.Por ju jeni i ri dhe duket se nuk e ditkeni shprehjen popullore,te dale nga vete pervoja e jetes ,qe thote :”Faji eshte jetim”.eDHE KETE HERE Asnjeri nuk hoteper vete une e pata fajin qe ndodhi kjo apo ajo .Te gjithe perpiqen te gjejne nje alibi per fajin.Keshtu e kane edhe politikanet qe thyen qafen.Ata kishin harruar se jane sherbetore te popullit,por filluan ta shperdojne besimin e tij.Ata gjate gjitha tete vjeteve ,ashtu si edhe para vitit 1007