Në garë për të rivlerësuar Berishën!

1 Korrik 2013, 19:35Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Partia Demokratike po nxiton t’i ikë një debati real mbi disfatën homerike të zgjedhjeve më 23 qershor, duke u përpjekur të sajojë një garë false në qendër të së cilës është rivlerësimi i figurës së Sali Berishës. Gara ka përfunduar pa nisur. Lulëzim Basha është emëruar de facto kryetar i ri i PD-së nën drejtimin e Berishës, ndërsa disa kandidatë të tjerë që duan të ripozicionohen në parti, po bëjnë rolin e garniturës. Sokol Olldashi, Arben Imami, Eduard Selami, dhe ndoshta dikush tjetër, që kanë nevojë të kenë një karrierë më të gjatë politike brenda PD-së, janë përfshirë pa asnjë mëdyshje në lojën që po dirigjon Sali Berisha.

Gara e nxituar për kreun e PD-së është false pikësëpari se nuk po zhvillohet në kohën e duhur. Partia Demokratike ende nuk ka dorëzuar pushtetin dhe garuesit janë ende në zyrat e shtetit. Ministrat që po kandidojnë janë shkaktarë të humbjes së thellë të Partisë Demokratike, ndërsa Lulëzim Basha është simbol i votës plot urrejtje që qytetarët dhanë kundër PD-së duke e zbuar atë dhe nga bastione të tilla si Njësia 8 në Tiranë, ku PD nuk ka humbur as më ‘97 as më 2000.

Ajo që ka nevojë urgjente Partia Demokratikë është të qetësohet, të marrë frymë nga humbja dhe të meditojë për arsyet reale të humbjes së saj. Ka nevojë të flasin personalitete e mënjanuara të saj, ata që kanë ndonjë ide përse shqiptarët u ngritën në kryengritje kundër pushtetit të Sali Berishës. Ky reflektim normal fillon pas muajit shtator, kur ministrat të kenë dalë nga zyrat, militantët të kenë lëshuar postet e zaptuara pa meritë dhe kur biznesmenët mos të kenë më nevojë të takojnë Zenin apo Gitën për të bërë ndonjë punë. Ajo është koha kur PD-ja duhet të ndjejë veten në opozitë dhe të ketë nevojë të zgjedhë një njeri që di të bëjë opozitë dhe ta udhëheqë atë drejt rimëkëmbjes.

Ajo që po ndodh tani, është një nxitim kriminal për të mos bërë asnjë analizë drejt humbjes, por të reflektohet rreth lotëve të derdhur për ikjen e Sali Berishës nga pushteti. Kështu, gjithë fushata mbështetet mbi atë se kush është më besnik i Sali Berishës dhe jo kush do të ndryshojë të ardhmen e PD-së për t’i shpëtuar trashëgimisë së Sali Berishës. Basha dhe Olldashi, dy konkurrentë në dukje kryesorë, po përpiqen të bëjnë fushatë me SMS-të e Shkëlzenit dhe Argitës, dhe thashethemet për mbështetjen e Berishës. Ata po rreken të rivlerësojnë Sali Berishën dhe trashëgiminë e tij për arsyen e thjeshtë se dinë që zgjedhja e tyre në krye të PD-së nuk bëhet sipas parimit një anëtar- një votë, por vetëm me një votë, atë të Sali Berishës. Në këtë pikë kjo është një garë e shëmtuar, e pasinqertë dhe fyese për demokratët e vërtetë që do të vazhdojnë të mbeten në opozitë nga pafuqia për të refuzuar një trashëgimi që i shërben vetëm Familjes Berisha.

Edhe më e shëmtuar është kjo garë për kandidatët e tjerë përveç Lulëzim Bashës, i cili e ka siguruar emërimin nga kryetari. Ata po bëhen fasadë e një procesi, të cilin duhet ta refuzojnë me neveri. Kjo tregon se ata janë pjesë e një mentaliteti dhe si të tillë nuk meritojnë të fitojnë, por meritojnë të përfaqësohen nga një njeri që di ta bëjë më mirë se ata bythëlëpirjen e Familjes Berisha, i cili është Lulëzim Basha.

Problemi i dytë që ka kjo garë, është mungesa e guximit për të pasur një platformë anti-Berishë në garë dhe një ide për të bashkuar në PD çdokënd që është viktimë e berishizmit. Të konkurrosh për të marrë kreun e PD-së nën moton kush e do më shumë Sali Berishën, siç po kandidojnë kandidatët aktualë, jo vetëm që është një tallje e madhe, por dhe një humbje e madhe kohe, pasi njeriu që e do më shumë Sali Berishën dhe di t’i bëjë shumë mirë rolin e tij, është vetë Sali Berisha, i cili nuk ka vdekur dhe po drejton partinë. Në këtë pikë nuk ia vlen të investohemi tek kopje të paafta të tij, pa asnjë personalitet. Në PD duhet të konkurrojë berishizmi me të kundërtën e tij, dhe shpresa vjen nga triumfi i kësaj të dytës. Vetëm një kandidat që çon partinë drejt reformës së thellë politike anti- Berishë, ka shanse të hap partinë për një frymë të re dhe të përfshijë dhe berishistët brenda vetes. Çdo triumf i kopjeve të këqija të Berishës, thjesht rrit shanset që PD të jetë parti e tretë në zgjedhjet e ardhshme.

E treta, por që ka shumë rëndësi për zhvlerësimin e kësaj gare, është dhe platforma brenda berishistëve që po konkurrojnë. Lulëzim Basha është figura perfekte për të qenë “dhëndër brenda” i pushteti të Familjes Berisha, jo vetëm pse është i gjatë dhe i bukur siç thotë Grida, por se ka lejen e duhur të flasë për hapjen e PD-së, të bëj aleatë Bamir Topin dhe Besnik Mustafajn, të luajë me kartën e veriorit në një parti, që ka humbur jugun më keq se në vitin 1997, dhe t’u japë garanci bandave të afërta me Familjen Berisha se nuk do t’i tradhtojë.

Problemi i tij i vetëm është që nuk fiton dot asnjë garë po nuk  ndryshoi rregullat e lojës. Njësoj si në vitin 2011, kur Berishës ju desh të ndryshonte rregullat pasi mbaruan votimet për ta bërë kryetar të dhunshëm të Tiranës, edhe tani Berishës siç u pa ju desh të ndryshojë statutin e partisë për t’u bërë kryetar i PD-së, pasi ka frikë se strukturat e partisë nuk ja votojnë. Në këtë pikë shihet hapur se Berisha është investuar për Bashën, për të pasur në krye të PD-së një njeri që shpreson të mbrohet politikisht nga hapja e dosjeve dhe burgosja e mundshme nesër, për shkak të një dosje korrupsioni dhe një dosje të vrasjeve politike. PD po hyn në një garë false jo për të gjetur një kryetar, por për t’i gjetur Bashës një parti, që ta mbrojë nga e shkuara e tij në shërbim të pushtetit të Familjes. Olldashi, i cili duket më i pasinqerti me veten dhe mbështetësit e PD-së në këtë garë, nuk ofron asgjë. Ai as mund ta bashkojë PD-në, as mund të pranohet nga ata që janë larguar nga PD-ja, dhe as ofron mundësi bashkëpunimi me segmente të pushtetit të ri siç ofron Basha. Ai është jugor, i refuzuar në jug. Në dy qarqet e jugut, Vlorë dhe Fier, PD-ja ka marrë më pak se në vitin 1997, kur votat e i numëronte Zani Çaushi me shokë. Ai nuk rivalizon dot në PD as si jugor, as si durrsak, as tirons, as si njeri me personalitet të pavarur nga Berisha dhe as si një shpresë për fitore. Ai thjesht është pjesë e marrëveshjes së Familjes për të imituar një garë që ata të mos bëjnë kurrë garë për kreun e PD-së. Është e vetmja gjë që di të bëjë.

Demokratët e vërtetë duhet ta refuzojnë këtë garë dhe duhet ta ndalin këtë ballo me maska, që luhet mbi kurrizin e tyre. Ata kanë nevojë për një lider fitues dhe jo për një lider që të mbrojë Berishën nga humbja. Dhe mbi të gjitha duhet të presin t’i bëjnë zgjedhjet kur të jenë në opozitë. Atëherë kur të mos kenë më rrotull roje, badigardë, banditë dhe biznesmenë që janë ushqyer nga pushteti i atij që u refuzua nga shqiptarët.

49 komente në “Në garë për të rivlerësuar Berishën!”

  1. futbollosti says:

    O Mero,ja edhe Sala humbi,po ndrysho mendje o burre i dheut.Meru pak me Edin dhe Ilirin se ke per te pare qe do ta shkaterojne fare kete vend,ti edhe sikur ishe kunder kesaj aleance,beje si si moralist gjasme.Kjo do te thote qe ti ke nje urrejtje per Berishen sepse nuk te afroi sic deshe ti kur ai e morri pushtetin ne 2005-en dhe tani nuk po di ce cfare po shkruan.Futja kot o Mero ti bashke me Mustafain.

    1. luan says:

      O futbOllosti.Te pelqen te jesh edhe Nostradamus edhe psikolog. Por ne te vertete je vetem nje shpellar.

      1. Bledi-Shpellari says:

        Si ka mundesi qe pas cdo komenti pro-Berishes ose pro PD, ketu tek TEMA eshte gjithmone njeri, ose disa qe i shajne keta komentuesit ??? Dhe ajo qe me ben me shume pershtypje eshte se sharjet me te zakonshme jane “MALOK” dhe “SHPELLAR”. O Mero, ose fshiji keto komente ose mesoju lezuesve te tu se si te sillen ne nje shoqeri te lire e demokratike. Ne SHBA dhe ne te gjitha vendet e zhvilluara te botes, eshte e turpshme dhe madje e paligjshme te shash tjetrin per besimin e tij fetar, bindjet seksuale dhe prejardhjen e tij. Tani ose rregulloji keto pune, ose do te jesh i detyruar qe faqja e Temes, te mos hapet fare nga Shkumbini e lart, se e vetmja gje qe lexojne verioret ketu tek gazeta jote jane sharjet pa kursim te nje grupi horrash dhe me fal per shprehjen “ropqirash” qe s’dine si ta nxjerrin dufin, dhe duke mos pasur rruge tjeter iu versulen verioreve (ose gegeve, quaji si te duash). Nese duam te shkojme ne BE te bashkuar, duhet qe ta zbusim gjuhen, nese jo, jam i gatshem (dhe e them pa frike dhe ndrojtje) qe ta ndajme me dysh Shqiperine. Ju jugoret vazhdoni rrugen tuaj, ne verioret po bashkohemi me Kosoven, dhe s’po na plas fare per ju. Ose ndryshoni, ose mbylleni bucen !!!

        1. bobmarly says:

          po shif mer kush te bo moral.??? ky qe ja ka percaktu vetes vet emrin.(shpellari).ti mer daj qeke I loqemicin qe se paske shokun..po pse k..ty do te morim leje kur te na ngrefet me shkrujt per nai I gjo..u harrova je ne amerik ti dhe duhet te jesh MALOK iu civilizum…ik mer se per robqir shif anej nga ke dal pastaj shaj te tjeret se bo gangsterin si adolishent ne internet….apo je gangster ….mer loqe.???/

          1. raimondi says:

            Mire thote ai aty me siper pse nuk i vendosni gaetes nje kod etik , qe te mos lejohen fyerjet dhe sharjet raciste, krahinore dhe rugacerite
            , por te lejohen vetem mendimet qe jane brenda kodit etik …..

            E keni bere gazeten tribune te percarjes kombetare ….ku vijne keta minjte e grekut dhe bejne sharje me baza krahinore per te percare shqiptaret

            Shume turp !
            _Edhe Salen nuk kane pse ta shajne, por ta kritikojne brenda etikes qytetare
            Pastaj i thone keta minjte e grekut Sales Shpellar, Salen e voton me shume jugu i Shqiperise se veriu

            Vertet eshte liri e fjales, por gjithmone te flitet brenda regullave te etikes . Kjo eshte bota demorkatike sot

            1. Artan says:

              Dhe ju zoteri Raimondi kerkoni etike dhe sjellje duke thene :” minjte e grekut” . . .

              Shpresoj qe ke kapacitet te kuptosh qe bie ne kundershtim me ato qe po kritikon.

              LOL

        2. fl says:

          TE c’nderuar militanto-shpellare te PD-se. Mos u beni merak se opoziten dyshes Rama-META prape Mero Baze do e beje, sepse vetem ai di ta beje.

          Mos kujtoni se do bej opozite Lulka juaj delikate o tutkuner?

          E sigurte eshte se me Birishin tuaj asnje vota nuk do shtoje PD-ja ne opozite, ndaj mbajeni me shendet malukatin plak.

          1. genti55555 says:

            mero ashtu si top channel ka treguar qe ka qene ne opozite me te gjitha qeverite.pjeses militante te lexuesve u kujtoj çfar ka thene meroja per ramen kur kandidonte ne bashki.bravo mero per analizen.uroi te vazhdosh keshtu edhe me ramen e meten sepse i duhesh keti vendi per te then te verteten.pune te mbare.

        3. anticensurë says:

          bledo deri diku ke të drejtë!në ato që nuk ke të drejtë janë:
          -“Nese duam te shkojme ne BE “,edukata nuk na duhet vetëm për në BE!na duhet në radhë të parë në shtëpinë tonë!!po se patëm një gjë të tillë,sado që të mashtrojmë do të na dalë boja dikur!ata të BEsë nuk është se janë idiotër!!janë më të mënçur parndaj janë përpara!ne kujtojmë se jemi më të zgjuarit,por e ke parasysh se sokrati “e dinte që nuk dinte asgjë”kurse të tjerët dinin gjithçka!
          -“do te jesh i detyruar qe faqja e Temes, te mos hapet fare nga Shkumbini e lart”.
          bledo më parë mbështetësit e berishës quheshin në tiranë kokpalarë,iliri këtë kishte parasysh kur ja ngjiti demostruesve kundër berishës,më pas u quajtën shpellarë!!e kam thënë dhe njëherë por po e rishkruaj një histori të jetuar!
          në shkollë të mesme në pushim të madh një shok klase i thotë një tjetri”ik mor lab muti”,unë kërceva e i them”edhe unë lab jam,çfar do të thush ti?”,”ti je vetëm lab”më përgjigjet qetë ai!
          kështu o bledo,malok e shpellar është dhe ai i myzeqesë,ku nuk ma merr mëndja se gjen ndonjë shpellë,për male duket që nuk ka!!malok e shpellar është dhe ai i labërisë,dhe ai i tropojës!!
          ashtu si është e kundrta!!që njerëz që duan shqipërinë ka në të gjithë shqipërinë,këta janë më të shumtë,më të edukuar dhe më trima,por e keqja është se duhet tua biesh në majë të hundës që të të tregojnë vëndin!durimin e kanë të madh!!
          futbollisti ka të drejtë për atë që shkruan,luani është thejshtë emocional dhe është akoma në fazën e festimit të fitores!!ose më e keqja mendon se tema e meros është gazeta e ramës!!gjë që unë shpresoj të mbetet kështu si ka qënë deri tashti!një oponet i qeverisë!ska rëndësi se kush e drejton!shpresoj të jetë gjithnjë në krah të opozitorit më të madh të kohërave,popullit!!në krahun tonë!!

        4. skela says:

          e ke shume gabim, keta nuk jane jugor, por guerilas komunist te rames dhe ata qe u ka fut makthin berisha

      2. thanas says:

        Leone, nuk te pelqeu “futbollisti”?
        Ai ka te drejte. Meros i mbetet vetem te nderhyje me emer konkret per kryetarin e ri te PD-se, ashtu sic ka bere deri ne 2007 me Berishen, qe vendoste zv/kryeministrat, deputetet e te gjithe c’vinin pas tyre. Kete Mero nuk e mohon dot. Te kerkoje njehere falje publike per mbeshtetjen dhe ndikimin qe ka patur tek Berisha per 17 vjet me rradhe dhe pastaj te jape mend se si duhet te shkoje jeta ne PD.

    2. Dean says:

      Me Edin dhe Koktrashin do fillojme te merremi pas 2-3 muajsh kur te japin edhe shkendijat e para se ne c’a drejtimi po e cojne vendin.Deri atehere,do merremi dhe do bojm gallate vetem me Pederat e PeDe-se me ne krye plakun e lajthitur,Shokun Birisha.

      1. Nuk ka Demokraci në Shqipëri, pa u shkrirë PD! says:

        E turpshme dhe e pafalshme qe ne shekullin 21 vegjetojne ende nder shqiptare parti pa asnje pike demokracie te brendshme:
        Parti Ushtarake
        Parti Sektare
        Parti e Njeshit Absolut e te Pagabueshem;
        Parti Enveriste,
        sic eshte Partia (Jo)Demokratike!

    3. DREJTESIA says:

      Mero, vetem nje paralajmerinm, zgjedhja e Bashes ne krye te PD do te ishte nje lajm jo i mire per Ramen, pasi dihet miqesia e dyshes Basha-Meta.Realisht kryeminister do te jete Meta e jo Rama, pasi numri i deputeteve qe ka ka e ben ti diktoje cfare te doje Rames, ne te kundert ai e di ku te trokase.Te presim e te shohim

  2. Milititanti says:

    exelent!!!!!

  3. Zoti Mero ; Analizat e tua nuk lene pa shqetesuar asnji njeri llogjik !Ti i thua e sterthua ,por asgje nuk do te ndryshoje ne Banden Fashiste Islamike me emrin PD !Keta ,qe ti permend ,qe jane fasadista te maskarades vazhduese dhe ale retur ,te ketij kompleksi njerezish te mpleksur nga kembet deri tek koka ,nuk i shdryshon asgje perderisa te marri fryme diktatori sali berisha !Atje nuk ka fuqi qe te dali njeri ne nivelin e siperkokave te ketij rang njerezish. Jane njerez te Fuqishem !Them te fuqishem sepse vjedhjet Galopante qe jane bere nga te gjithe keta ,jane te permasave simetrike ,keshtuqe ,askush nuk eshte me i mire .Qe te behet nji revolucion ne kete organizate kriminale te veshur me petkun e pushtetit ,personi duhet te mos kete marre fryme brenda kesaj organizate fashiste por te kete qene jashte infektimit nga koleria qe i ka pllakosur keta kriminele qe nuk dine ku dhe si te fshihen tani qe bota dhe vecanerisht Europa do te japi lista njerezish nga politikanet e cdo krahu ,per tu situr dhe te dalin para pergjegjsise !Pra ;nga kush do te prese demokraci ai demokrati qe antipatizon te majtet ? Per mendimin tim ,me i pershtateshmi per kryetar i PD se ,do te ishte ose Selami,ose Biberaj .

  4. Pika mbi i o Mero: says:


    Pika mbi i o Mero:
    “…Gara ka përfunduar pa nisur. Lulëzim Basha është emëruar de facto kryetar i ri i PD-së nën drejtimin e Berishës,…
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/06/devils-advocate.html

    1. alban vlora says:

      Mero.- Si gjithmone shume konciz.
      PD.-ja me nje substance Berishjane
      sot eshte nje “Makine” shume e konsumuar.
      Asaj nuk i bene derman asnje lloji “Riparimi”
      shume ajo mund te konsiderohet si hedhurine
      per Skarp.c,ka do te thote,
      ashtu sikunder e cilesoni edhe Ju,
      qe duhet te behet nje “Makine” e re
      me zero km…Te kete Licence dhe Targe te Re…
      me shpejtesi te madhe dhe me “Shofer” te ri….
      kesisoj,as shtoj dhe as i heqe qofte edhe
      nje presje nga cka ke thene…ju flm.

  5. Horri i Bulevardit says:

    I madhi Berisha, une jam nje 18-vjecar qe mbasi mbarova klasen e pare, bashke me prinderit erdhem ne Bathore, qysh nga ajo dite une punoj shume duke mbledhur kanoce dhe letra, nganjehere shes edhe cumcakiza, kur mi jep nje shok i mehalles, letren nuk po e shkruaj vete se akoma skam mesuar te shkruaj, por tani jam regjistruar ne univeristet dhe mbas nje viti do te diplomohem.
    Letren po ma shkruan kryetari i partise demokratike te lagjes sone, une ja them dhe ai e shkruan, por fjalet jane te mijat qe me dalin nga zemra.
    Une votova bashke me gjyshen dhe gjyshin, ata kane vdek, por partija me dha karta identiteti qe edhe ata te votojne se po te ishin gjalle edhe ata do te votonin per ty dhe partine demokratike.
    Ju lutem zoti Berisha, mos na ikni, se na djelmenia shqiptare, jemi me partine demokratike dhe juve zoti Berisha, panvaresisht se aj Edvini na thote qe jemi analfabete.
    Te na rroni sa malet.

  6. mirel says:

    Perse rrekeni te mbani PDne ne kembe.
    Cfare kuptimi ka qe kjo bande kriminele te riorganizohet ne nje te ashtuquajtur Parti?
    Qe te vazhdojne ekzistencen dhe konkurencen e krimit ne tregun politik?
    Per cfare ju vjen keqo Mero?
    Qe ne fillim kjo ka qene nje bande kriminale qe u mbeshtet ne djegien dhe shkaterrimin e Shqiperise ne emer te luftes kunder komunizmit.
    VEte elemente qe ti ze sot me goje jane kriminele te mirefillte, qe ti pretendon se po gabojne.
    Ata nuk gabojne, ata aq dine dhe ate gje te vetme duan te bejne,
    Vjedhje, krime, grabitje.
    Pushteti i ndihmon.
    Dhe ti Mero i vlereson shume me teper se cjane.
    Ca bajga te qelbura qe duhet te vene ne burg dhe pushkatim

  7. Jasmine says:

    O mero pse miresh mu punt e Huja pse si Kqyrin Punt e tu pe Ban shum Bajat per qdo DIT Veq per salihin tu shkrujt kaq shum Urretje ki Nadja Kit njeriut ki Po Kqyri punt etwa e familjes tane se per sali berishen ka kush kujdeset me vjen turp mi lexue Kto. Shkrimet e tu Veq me berishen tu Marr Po meri me Gazetten tane

  8. zefi says:

    O” futbollost”!
    Me shkrete e me zi se e ka bere Shqiperine Berisha,NUK KA KU TE SHKOJE ME!!!
    As pushtuesit nuk e bene kaq te MJERE SHQIPTARIN!!!
    Serbi i zi Berisha i PERCAU shqiptaret sa nuk ka ku te shkoje,por ne 23 qershor e mori vesh, se jane SHUMICA ATA,QE E URREJNE KETE SUNDIMTAR KRIMINEL!!!
    SHPORRU NGA SYTE TANE,O ARMIK I ZI!!!

  9. Urtesia e popullit. says:

    URTESIA E POPULLIT.

    Dhe qeros dhe fodull.
    Dhe dhi e zgjebur dhe bishtin perpjete.

    Edhe pse populli e denoi saliun,ai u shet ment fituseve.

  10. ali says:

    Marrezite PD nuk paskan te mbaruar ! Une mendoja se me ” Requiem Eternum ,, te Berishes do te fillonte
    nje rruge e re per shqiptaret dhe demokracine ne Shqiperi . Por nuk qenka e thene.”Zeusi e ka denuar Zisifin,,
    qe te mbaje mbi supet e tij perjetesisht gurin e rende te mekatit !. Keshtu qenka shkruar pet Shqiperine e
    kombin tone qe asnje dite nuk iu ndane te keqiat ,qofte nga brenda dhe nga jasht. Tani na dalin ca mytebere
    per te bere vleresimin e nje njeriu qe pervec te keqijave nuk i solli asgje, asgje te mire Shqiperise dhe Shqip-
    tareve. Diktatori me emrin Berisha mbolli kudo mjerim,mbolli percarje , vrau ,vodhi shqiptaret, grabiti pasu-
    rine e popullit dhe ia shperndau familjes dhe soj e sorollopit te tij. Lulezoi gjate qeverise se tij korrupsioni
    galopant. Partia-shtet e qeverise se Berishes grumbulloi te gjitha pushtetet gje qe e shnddroi ate ne nje
    Diktature te mirefillte te tipit me primitiv, te karakterit fundamentalist retrograd.
    Te vleresosh figuren e Berishes ne keto momente do te ishte nje supermarrezi e lakejve te tipit Muli, qe thur
    bejte per ”liderin,,. Nuk ka me turp ne bote se akoma pa ikur perfundimisht nga skena politike, sejmenet
    filluan te lakojne ”meritat,, e diktatorit. Zoterinj a e dini ju se historia shkruhet mbas 100 vjetesh. Ta shkruash
    tani historine Berishes duhet t’i vihet vula e vrasesit te 97, Gerdecit, 21 janarit , vrasja e Remzi Hoxhes qe sot
    i biri tij i kerkon Rames te zbardhi kete tragjedi te familjes Hoxha.Jane me dhjetra vrasje misterioze qe kane
    kryer bandat e Sali serb Berishes ! Ky eshte vleresimi real i Berishe dhe jo bejtet e sahanleperesit MULI !

  11. Mehmet Metaj says:

    Çfarë do të bënin drejtësia Angleze, Franceze, Gjermane , Daneze… me monstrën Sali Berisha e Co!

    Nga: Mehmet Metaj*

    Edhe pasi “me energji shtaze” dhe “skema-primitive-okulte” Sali monsër-Berisha shkatërroi gjithçka në këtë vend, njeriun, demokracinë, dinjitetin kombëtar, institucionet dhe drjtësinë, nepërkembi një popull të tërë dhe pushtoi Vlorën me tanke ne ’97-en, superoi Nanon e degraduar shkeli me kembë opoziten dhe vrau njerëz me 21 Janar dhe Gerdec, Sali monstër Berisha bën përsëri dhe rreket të duket se e duan njerëzia PD-iste, dhe na nxjerr një mesazh infantil të një 16-vjeçari në facebook-un e tij të shpifur prej plakushi se gjoja “e do populli” !!! Kjo është tragji-komike dhe ndodh njëherë ne 1000 vjet në historite e popujve perëndimor që kan bërë demokraci dhe shtet ky ne synojmë të shkojmë, por ata nuk i kan falur këta monstra por i kan ndëshkuar me ashspërsi. “There are people/politicians become riched within impunity (njerez/politikanë që pasurohen nga mosndëshkimi)-tha Presidenti Amerikan Barrack Obama, në fjalën e tij në Universitetin e Cape Town-it, dje në Samitin për marrëdhënieve SHBA-Afrikë.

    Por këta popuj kan marrë kurajon kan sakrifikuar për te arritur këtë ditë dhe kan çuar në litar, në gijotinë apo në burg fisnik, mbretër, kançelar e pushtetar-diktartorë ! Ndërsa Sali shpellari ynë “i pa dinë e pa iman”, një injorant e kriminel i paskrupullt, edhe pas gjithe këtyre gjëmave që i ka bërë këtij vendi dhe ketij vendi e populli këto 22 vjetë, duke vrarë e prerë nga të gjitha anet del e na bën karshillëk në media e kudo si “evlija” dhe në PD si “idhull” i pazevendesueshem!!!. Dhe ne krahë i kan mbetur ca kukulla-taralake si: Zhozi, Mersila, Majlinda, Monda, Duma …e deri te më të rejat Erla dhe Vorbsi, dhe nga ana tjetër “burra-eunukë” si debili-Bumçi, antipatiku-Patozi, skilja-Ruli e Pollo, rrugaçi-Olldashi, budalli-Flamur Noka etj……..dhe kapet pas fijes së barit..duke dal hapur te vendos Lul Bashën alias Argita Berishen në krye të PD-së dhe të jetë vet prapa skene dhe pas 4 vitesh të synoj dal prape ne krye !!!. Skandal që gjen terren të ndodh vetëm tek ne!!!!!

    Rrënqethesh kur lexon frazat infantile të 16 vjeçarit Gentjan Kërçiku, në facebook-un e tij, por ndoshta ai e shumë të tjerë ( ndonese ja kan rregulluar tekstin babi dhe/ose mami..!) kan dhe të drejtë se tek ne bej shtë duash dhe s’të ndëshkon njeri, kur lihet Sali Berisha pas gjithë këtyre gjëmave që ka bërë në këtë vend dhe me këtë popull të jetë në krye për 20-vjet rresht, ku ta dijë i ziu-fëmijë-viktimë se ai është një monstër dhe kriminel që të vret natën e të qan ditën, që ka zhdukur gjithë kundërshtarët dhe oponentët e vet dhe i jan ofruar ata që i ka rrahur njëhere burra-eunuk pafund qe ka PD-ja sot, etj. Po të ishin anglëzet, francezët apo gjermanët a danezët, Sali Berishën ose do ta pushkatonin pa gjyq ose do ta dënon me burg të përjetshëm, por ai është në këtë vend ku sundon injoranca e arrogancës dhe jo vetëm që mbijeton por tani bën si lapanjoz që gjoja e duan rinia se do të drejtoj akoma PD-në dhe pse jo po mbeti pa ndëshkim dhe shtetin nesër ??!!!

    Nëse nuk vihet drejtësia në vend në mënyrë të pamëshirshme për njerëz të tillë si Sali Berisha por edhe shumë të tjerë politikanë apo ish-ministra që i kan shkelur me këmbë kushtetutën dhe ligjet që janë evidentuar ashiqare hajdutë me çizme ky vend jo vetëm nuk do të rilind por pastaj mbetet ta meritoj plotësisht atë që shpesh themi të gjithë se “nuk rregullohet kurre”!!!!!!

    1. tori says:

      A e ku[ton o mero se cfare monstrash ke bere per vete dhe ne ender saliun do te shihni, se keshtu e kane monstrat. a thu bre mero te dhimset shume pd-ja apo do qe doktori te mos egzistoje ne faqe te dheut, por ai do jete se e ka lene demokracia per te cilen luftoi dhe te lutem ne shkrimet qe ben nxir foton kur kandidove per deputet ne 2001 se atehere dhe te zbukuroi saliu, pamvarsisht se more leket dhe u terhoqe. megjithate vazhdo shkrua se po nuk shkruajte na ngelet hatri

      1. Dean says:

        ”…do qe doktori te mos egzistoje ne faqe te dheut,…”
        Fjala jote,ne vesh te Zotit.
        Shume sygjerim i bukur nga ana juaj.
        1 ore e me pare,me mire do jete per Shqiperine.

  12. kostandini says:

    Analize shume e sakte z.Baze.Bukuroshja Grida ka mare bisturine e xherahut per te bere synet RILINDJEN dhe furçen e m…tit per te bojatisur me ngjyra shkelqimi HUMBJEN E llahtarshme. Turp per kete mastrubuese te politikes.

    1. skandro says:

      E tmerrshme qe zv ministrja e Integrimit te kete ate fare sjelljeje qe do t’i shkonte per shtat vetem grave grindavece kur mbrojne sjelljet rrugaçe te femijeve…Kjo eshte pasoje e kallamlepirjes qe futi Saliu ne partine e tij

  13. K. says:

    Pse c’ka thene Grida kete radhe? Kush ka mundesi te na bej te ditur ndonje link me fjalet e saj?

  14. kirurg says:

    Me vjen keq Mero, ti u drejtohesh “demokrateve te vertete”. Pyetja eshte: a ka demokrate te vertete ne Pd? Me sakte, a ka pasur ndonjehere? Edhe vete ti e di se thirrja jote jehon ne shkretetire. Nuk ka idealiste, ka vetem pragmatiste, ne te gjitha partite, apo jo? Do te jesh perseri duke bere thirrje te tilla edhe pas kater vitesh? Dhe pastaj te kthehesh t’u besh thirrje socialisteve te vertete, e … Jemi per te qare hallin….

  15. Enver Hoxha says:

    Po te shkruaj nga Sketera,te lumte,ju jeni trashegimtari me besnik i veprave te mija.
    Kam patur mijra sekretare partie,por asnjeri nuk e paska patur inteligjencen tende,mpreftesine per te vazhduar luften e kllasave.
    Merite te veçante ke se ke shkateruar te gjithe ushtrine shqiptare,te ndertuar nga ruset dhe kinezet,tani i shite te gjitha armatimet,por bere leke bashke me ate artistin qe e vesha ushtar ne ate filmin.
    Po metalurgjine turkut ja shite,apo po shkrini predhat bashke me tanket per skrap ?!
    Doktoret kam marre vesh se po bejne lek ne spitalet e mija.Nuk ke ndertuar asnje spital ne keto 23 vjet!
    Dentistet me thone se nje rroge e marrin ne shtet dhe nje tjeter si privat.
    Po Shkodra si eshte,duket si Venecia,apo perseri shkodranet merren me barcaleta dhe bicikleta.
    Po me antiplumb pse vishesh?
    Une nuk perdora te tille mjeti per tu mbrojtur.Me thone se ke dhe roje me shume se sa kam patur une.Po perse i do,ketu tek une do vish se shpejti.Po te pres !
    I yti perjete
    ENVERI.
    Parajse-Sketer

  16. Ajet Delaj says:

    July 01, 2013

    E DJATHTA PASURI KOMBETARE. KONSOLIDIMI, DOMOSDOSHMERI PER FUNKSIONIMIN E SISTEMIT

    Historia post komuniste e 23 viteve te fundit deri me 23 Qershor eshte histori sfidash e perplasjesh ndermjet “kampeve” e brenda kampit , ndermjet te vjetres si strukture e mentalitet dhe te rese qe kerkonte sfiden ne funksion te modernizimit e emancipimit te vetvetes e krejt shoqerise shqiptare.
    Pa kuptuar e analizuar mire kete periudhe sa te veshtire e enigmatike nuk mund te projektohet e ecet drejt se ardhmes e natyrshem nuk mund te nxirren mesimet e duhura.
    Revolucioni shpesemadh studentor i 90tes u uzurpua e deviju misioni dhe qelimi i tije nga misionaret profesioniste qe pregaditjet per kete dite i kishin filluar qe ne mesin e viteve 50te.
    Arsyet jane te shumta por do te ndalem kryesisht te eleminimi fizik , intelektual e ekonomik i shtreses se djathte dhe tere atyre qe shfaqnin apo dyshoheshin per aspirante lirie perrreth 50 vjet diktature kriminale komuniste qe nuk u ndalen para asgjeje ne luftimin e kesaje shtrese shoqerore pa dyshim me fisnikja e shoqerise shqiptare.
    Pra mungesa e alternatives se djthte ne politikberjen shqiptare te 23 vitet e fundit eshte arsyeja kryesore e agresivitetit te politikes qe e derguan popullin ne pragun e luftes vellavrasese ne 97ten. Pra politika shqiptare ishte lufte brenda llojit e per kete arsye ishte edhe e pakompromis e pa alternative gje qe spjegohet mjaft qarte nga teoria darvinjane.
    Megjithse alternativa e djathte pergjate 23 viteve nuk ka qene asnjehre ne pushtet apo afer tije parpseprape ne permbysjet e madha natyrshem ka kontributin e saje. Permbysja e enverizmit stalinian ne 90ten as qe mund te pefytyrohet pa kontributin e rinise studentore e te perndjekurve politik pasi atikomunistet qe ishin te lire ne burgun e madh qe quhej Shqiperi hierarket komuniste ne funksion te strategjise se tyre “katovica” u kujdesen qe ti dergonin me vaporre ne perendim ne korrikun 90te perpara se te hapej pluralizmi.
    Sic e thashe me larte mungesa e pervojes se rinise studentore dhe masakrimi qe i kishin bere shtreses se djathte e idealisteve te lirise nga komunistet per rreth 50vjet bene te mundur triumfin e projektit Andropov dhe per 23 vjet Shqiperine e sunduan neokomunistet ne te “majte” e te “djathte” ne nje pluralizem fallso me pluralizem me nje parti.
    Gjate sundimit 23 vjecar te neokomunisteve mbreteroje kaosi dhe nuk kishte sit e ndollte ndryshe per vete gjenezen e misionin e tyre per te ruajtur vazhdimsine komuniste ne Shqiperine postkomuniste e kushtet e reja ne krejt europen e lindjes se bashku me Shqiperine, me qellimin e vetem mos ndeshkushmerine e krimeve te tyre makabre.
    A ka prove me te qarte per kete qe po them se sa moskthimi i eshtrave te viktimave te komunizmit familjareve te tyre edhe sot 23 vjet mbas vendosjes se demokracise neokomuniste ne Shqiperi duke perfshire edhe ata qe jane vrare rreth viteve 80te.
    Megjithate duhet thene se kjo perjulle kalimtare kaosi mjaft e gjate per nje brez por jo aq per jeten e nje kombi fale kohes e faktoreve nderkombetare , kryesisht Shtetet e Bashkuara te Amerikes nepermjet ambasadoreve te tyre te nivelit te lart e kryesisht me te shkelqyerit Withers e Arvizu bene qe perioda nokomuniste te jete me e shkurter se ne vendet e lindjes is-komuniste.
    Duhet kujtuar se ne europen e lindjes, neokomunistet sunduan per rreth 35 vjet apo pak me shume qe nga 55 deri ne gjysmen e viteve 90te. Pra shqiptaret fatemirsisht kesaj radhe u treguan ne nivelin e kohes e civilizimit perendimor gje qe mendoj se do ja korrin frytet ne te ardhmen e afert.
    Merite kryesore per shkurtimin e kesaj epoke kausi, antishteti e antiligji e premtimi per te hyre ne nje epoke te re shteteformimi padyshim qe i takon liderit te se majtes shqiptare z Edi Rama.
    Zoti Rama pervec se arriti te reformoje te majten me nje gjenerate te re politikanesh , beri edhe reformimin e filozofise se te majtes duke proklamuar e pranuar sandarte perendimore te se drejtes persa i perket ngritjes e funksinimit te shtetit te se drejtes e lirive dhe te drejtave themelore te njeriut duke perfshire kryesisht ne programin e PS per here te pare te drejtat e te persekutuarve, shpronsuarve e rigrabitur nga regjimi komunist e neokomunist i para e pas 90tes.
    Te djathtet natyrshem i kapen mesazhet dhe i besuan liderit te ri Rama dhe kjo padyshim eshte nje nder faktoret kryesor e percaktues te fitores se te majtes ne ato permasa numerike e gjeografike e me tej sigurimi i nje mandati me tager kushtetues te afte per mbylljen e epokes neokomuniste e nisjen e nje epoke te re demokratike me synimin e qarte te ndertimit e implemetimit te sistemit demokratik.
    Pushteti ne nje system demokratik nuk mund te funksionoje pa alternativen e tije qe eshte opozita gje qe luan edhe rolin e pasqyres ku pushteti shef veteveten pra gabimet e tije.
    Pra opozita jo vetem eshte alterntive e pushtetit por edhe ruan pushtetin nga degradimi e konsumimi i shpejte. Ky fenomen degradimi eshte i pashmangshem ne nje system demokratik ne mungesen e opozites alternative.
    Tani super pushtetit te merituar te socialisteve te rinj jo vetem qe ju duhet nje opozite alternative e pushtetit te tyre por kete funksion nuk mund ta kryejene nekomunistet e Berishes . Kjo i bie sikur nekomunistet e rinj qe moren pushtetin ne 90ten te sfidoheshin nga komunistet konservaore te tipit te Simon Stefanit . Uji i lumit nuk kalon dy here ne te njejtat brigje thone Amerikanet duke nenkuptuar politikanet ne istemin demikratik pluralist. Demagoget komuniste e nekomunist mund ti kalojne e riciklojne mbetjet (plehrat) disa here madje munden qe te marrin cmimin e pare te OKBse edhe kure populli eshte ne pragun e urise kolektive por tashme eshte e qarte se shqiptaret e vendosin vete fatin e tyre me vote.
    Ne kete epoke te re eshte domosdoshmeri per mirefunksionimin e sistemit demokratik ngritja e se djathtes si alternative e pushtetit te majte. Duke ditur luften permanente dhe te pakompromis te pushtetit te Sali Berishes kunder te djathtes ne te tera planet, ekonomik, filozofik e organizativ te ben te mendosh qe ne germadhat e Partise Demokratike nuk mund te shpresohet se do ndertohet godina e re e opozites alternaive shqiptare.
    A nuk i bashkoje nekomunistet ,misioni, interesi filozofia e tyre e perbashket hapur qe ne 2007 pasi fshehtas kane bashkepunuar gjithnje qe me Triesten e me siguri edhe me pare Nanon, Berishen, antarin e keshillit presidencial te Ramizit Xhuvelin e deri me thyersin e kafkave te demokrateve kryetarin e parlamentit te Partise se Punes Kastriot Islamin.
    Komunistet dhe neokomunistet tani i perkasin historis se trishte shqiptare te shekullit te fundit e ketij fillim shekulli dhe si te tille duhen kuptuar e konsideruar nga baza e Partise Demokratike adhtu sic e kuptoje baza e Partise se Punes krimet e “liderit” te tyre dictator.
    Nuk mund te thuhet qe baza e Partise Demokratike aktuale nuk ka te djathte idealist. Sigurisht qe ka por lideri Berisha e suita e tije e ngritur ne vendimmarrje jane kujdesur qe nga kjo shtrese te marrin vetem voten por kurre te mos u japin mundesine te afrohen me pushtetin pasi shqiptaret i ishin vendosur te zgjidhnin ndermjet bijzes se pare te Partise se Punes te kryesuar nga Fatos Nano e bijzes se dyte te kryesuar nga Sali Berisha ne nje pluralizem fallso gjer me 23 Qershor.
    Politikanet shqiptare brenda e jashte Shqiperise qe ne gjenezen apo filozofine e tyre e shikojne zhvillimin e Shqiperise nga kendeveshtrimi konservator i zhvillimit te ekonomise e shoqerise shqiptare duhet realisht te zgjohen , veprojne e organizohen per te miren e krijimit te spektrit te djathte dhe jo vetem aq por per te miren e ndertimit te nje sistemi demokratik funksional pra per te miren e Shqiperise e shqiptareve te majte te qendres apo te djathte qofshin ata.
    E them kete se sa me shpejt baza e Partise Demokratike, demokratet e thjeshte te kuptojne misionin dhe veprimtarine e Sali Berishes si nekomunist e misionar i ardhur nga skutat e errta te sigurimit te shtetit por mbase edhe me tej, qe u atashua tek Partia Demokratike e studenteve si mik i vete deklaruar i saje para mijra studenteve e popullit te Tiranes ne 90ten por qe me mekanizmat e sistemit te krimit nga vinte arriti ta uzurpoje e mbyse ne djep krijesen e re , Partine Demokratike , aq me shpejt do rilinde e djathta si alternative pushteti.
    Me 23 Qershor shqiptaret treguan ne menyren me te qytetruar e kunder cdo presioni e mashtrimi se nuk mund ti mbaje peng as komunimi as nekomunizmi duke perdorur armen me efikase e me te fuqishme te permbusjeve e shnderimeve politike e shoqerore sic eshte VOTA.
    Pra shqiptaret kuptuan dhe provuan forcen e votes dhe kam bindjen se po ne kete menyre do largohet dhe ky pushtet kur te vije koha. Se kure kjo kohe do vije eshte tashme ne duart e se djahtes reale si alternative pushteti por kjo alternative kurre nuk mund te vije nga nekomunisti Berisha e stafi i tije.
    Une mendoj se eshte ne interesin e vizionarit Rama krijimi i krahve real politik ne shqiperi gje qe mund ta ndihmoje ndjeshem me ngritjen dhe funksionimin e shtetit ligjor , shtetit te se drejtes ne Shqiperine e rrenuar nga antiligji e antishteti mission i veshtire por kam besim se z Rama do e realizoje.
    E majta dhe e djathta jane pasur kombetare qe nuk mund te funksionojne normalist ne nje system demokratik funksional pa njera tjetren kete kam bendjen se lidershipi i ri i Rames e ka kuptuar por duhet ta kuptojne tere shqiptaret nese realisht duan ti bashkohen vlerave perendimore Euro-Atllantike.
    Perendimit do i bashkohemi me pune e me vision dhe kam bindjen se edhe kete tashme e kane kuptuar shqiptaret.
    Suksesi i kesaj Qeverie do kete nje dikim percaktues jo vetem per epoken e re por per aspiratat e tere shqiptareve per integrim e zhvillim gje per te cilen ka marre edhe mbeshtetjen e nevojshme per ti permbushur keto aspirata. Suksese shqiptareve se bashku me Qeverine e tyre. Lavdi Zotit , vullnetit te tyre e Amerikes qe Shqiptaret me ne fund ja arriten qe te kene Qeverine e tyre te dale nga vota e vullneti i tyre.
    Kjo eshte arritja me e madhe e 23 Qershorit 2013 kete tregoje qarte votimi I se djeles se fundit se kure vullneti I popullit eshte e qarte i vendosur e plebishitar nuk guxon ta preke e devijoje asnje dictator i vogel apo i madh , komunist apo nekomunist qofte aji
    AJET DELAJ
    NEW YORK

    1. Bekimi says:

      @Ajet Delaj
      Nga e mësove se Partia Demokratike është e djathtë, apo ngaqë fillon me D?
      Mirë, plako, rri edhe nja 30 vjet në Amerikë dhe e mëson se nuk ka parti demokratike të djathtë, veçse në trutharjen tënde. (e cilido që mendon si ty, e fatkeqsësiht janë shumë edhe sikur 5 vetë të jenë)

    2. i thjeshti says:

      pershendetje Z Ajet …me pelqeu artikulli juaj i mprehte dhe besoj se ju i perkisni te djathtes , asaj te djathte qe ka munguar realisht ne Shqiperi .fjalet qe ti shkruan permbajne te verteta te medha …

  17. futbollosti says:

    na h…trapin ai qe me permend mua me emer nga komentuesit e mesiperm.mos u beni merak se nga koktrashi dhe nga pederi do ti vijne gjithe te zezat ketij vendi ne te ardhmen..edhe ju e dini kete gje por jeni si zagaret qe lehin por nuk kapin gje..

  18. AGIM & ALBAN DEGA says:

    Leter pa zarf per Edvin Ramen dhe Ilir Meten

    FITIMTARI PERGEZOHET … NUK GJYKOHET

    Shqiperine do ta bejme ne shqiptaret… Na llogarisni edhe ne !

    Te dashur vellezer dhe shoke ,

    Ju pergezojme vellazerisht e shoqerisht per fitoren e madhe te 23 qershorit 2013.
    Ju pergezojme per punen e palodhur. per veprimtarine e zgjuar, per fushaten shembullore qe sollen nje fitore te madhe per mbare popullin e kombin shqiptar, pa dallim feje, krahine, ideje, perkatesie partiake apo shtrese shoqerore.
    Eshte fjala per nje fitore te paralajmeruar me largpamesi prej burrash shteti e zgjuarsi shembullore nga ana juaj kur deklaronit se votat per ne do te jene aq te shumta sa nuk mund ti cenoje, se nuk mund ti tjetersoje e nuk mund ti pervetesoje asnje hajn votash e bande kusaresh e tyre. E mbajtet fjalen! Aferim!
    U pergezojme se fitorja e madhe bashkoi jo vetem rinine me pleqerine, socialistin me demokratin, te majtin me te djathtin, rozen me blune ne simbolin aq te gjetur qe u quajt mavi por doli kuq e zi, doli Jug- Veri, doli vellazeri, shkelqeu , shkelqen e do te shnderrije ne shekuj shqiptari.
    Fitimtari pergezohet. Fitimtari nuk gjykohet.
    Gjykimin e fitimtareve e dha krygjykatesi i pagabueshem e i pakorruptueshem sovrani shqiptar me nje bujari te pashoqe me nje det votash.
    Ishin vota qe dolen nga thellesia e shpirtit te tij fisnik. Ishin vota qe dolen nga maja e hundes, ku ia kishte sjell shpiritin kusaria dhe vrastaria, korrupsioni dhe represioni i nje regjimi autokratik i nje partie autokratike i nje partie shtet te nje personi- shtet. Kurre mos ardhshin me asnjeri e as tjetri!
    Fillimi i mbare eshte gjysma e punes te dashur vellezer te nje gjaku, te nje gjuhe, te nje kombi. 23 qershori 2013 eshte dita e pare dhe hapi i pare.
    Nje hap i duhur ne kohen e duhur , ne vendin e duhur me personat e duhur.
    Nje barre e madhe dhe e rende me peshen e hallet e nje populli te tere mbi shpine u pret ju dhe cdo shqiptar kudo ndodhemi. Sic na e ka lene amanet nje nder baballaret e demokracise amerikane dhe asaj boterore Xhon Kenedi i famshem nuk eshte koha qe te presim se cfare do te beje qeveria juaj per ne. Eshte koha te mendojme e veprojme se cfare duhet te bejme secili prej nesh per shtetin e kombin tone.
    Ndaj na llogarisni edhe ne. Na llogarisni edhe ne emigranteve shqiptare, gjysmen e popullit e te kombit shqiptar jashte trojeve tona jo per te ardhur e per te ndare torten e fitores historike te 23 qershorit. Kurren e kurres!
    Sot eshte data 30 qershor, plot nje jave pas festes se revolucionit demokratik te 23 qershorit.
    Festa ka mbaruar… Eshte koha per pune te medha, per projekte te medha e konkrete qe ta bejme Shqiperine. Ta bejme Shqiperine Zvicren e Ballkanit !
    Zoti e Nena Natyre jane treguar teper bujar me atdheun e popullin tone.
    Na kane dhene nje toke flori ku plazhi i perhershem dhe bora e perjetshme jetojne ngjitur me njeri tjetrin.
    Na kane dhene nje klime me kater stine qe dallojne e nderthuren mire me njera tjetren.
    Na kane dhene nje mbitoke e nje nenetoke te begate, flori.
    Na kane dhene me bollek tre thesaret me te medha te njerezimit Diellin, Token dhe Ujin.
    Na kane dhene pasuri mbitokesore e nentokesore me bujari.
    Na kane dhene perla natyrore nga Bjeshket e Nemuna e deri ne Butrint , nga Syri i Kalter e deri ne Vermosh, nga Lkeni i Dashit e deri tek Liqejt e Lures… qe pjellin flori me investime minimale po ti nikoqirisim si te ishin tonat.
    Na kane dhene nje pasuri mbi cdo pasuri : nje popull te mencur, punetor te urte e bujar qe eshte pasuria mbi pasurite, sic e tregoi me se miri edhe me revolucionin e pare te mirefillte demokratik ne historine tone kombetare.
    Na llogarisni edhe ne roze apo blu, socialiste apo demokrate, legaliste apo republikane, minoritare apo majoritare… pa dallim e mbi te gjithe jemi shqiptare. Mos na i shihni teserat as iderat politike !
    Na testoni trurin dhe projektet tona konkrete ne dobi e ne sherbim te popullit e shtetit tone. Jo fjalet e bukura e guret ne traste!
    Shqiperia me shume se kurre sot ne keto kohe te veshtira ka nevoje per trurin e cdo shqiptari. Per cdo post e per cdo vend pune te jete vetem konkursi, vetem projekti konkret , vetem ideja, vetem shpikja , vetem vlera qe secili prej nesh i ofron popullit e atdheut tone!
    Konkurs e test edhe per Gregorin e Deboren e Skraparit! Tek ta fillon liria e barazia para ligjit ne toke e Zotit ne Qiell !
    Me llafe te bukura e me premtime boshe jemi tejngopur
    Jo mendesia otomane “me mire nje mik se nje ciflig” Ti gjejme njerun e duhur punes se duhur dhe jo qoshen e ngrohte e karriken mikut te paduhur.
    Te pasurojme Shqiperine e shqiptaret e jo miqte e kollovaret, shushunjat qe i ngjiten cdo pushteti per ta vjelur xhepin e shtetit e jo per xhepin e miletit, popullit. Duke pasurur Shqiperine dhe shqiptaret pasuroni edhe vetveten e jo kurre me 2 per Salen e 1 per Lalen!
    Personin e duhur , ne kohen e duhur e per punen e duhur! Ndryshe do te jemi te ndeshkuar ta masim punen e vetveten me hijen e mengjezit, te krahasojme veten me kohen e Satrapit apo te Merhumit, te Sales !
    Krahasimi sot behet me ku e gjete ku do ta lesh! Krahasimi sot behet me majat e Botes… Kush matet me hijen e mengjezit nuk i ka as trute e kendezit, thote nje shprehje filozofike e sovranit.
    Energjitika, nafta, mbi te gjitha bujqesia, blegtoria, peshkimi krejt organike duhet te jene perparesi e perparesive qe te ndertojne rruget e lulezojne turizmin…, do ta kthejne Shqiperine ne ” nje bahce me lule ” qe pjellin mjalte e flori per shqiptaret! Do te jene keto dege paresore te ekonomise qe do te shkurtojne rruget dhe distancen me Evropen e Bashkuar e boten e qyteteruar.
    Kemi besim te plote tek ju Edi Rama e Ilir Meta se do dini te menaxhoni me zgjuarsi e nikoqerllek sic bete gjate fushates se fundit zgjedhore keto thesare te cmuara te popullit e atdheut tone!
    Kemi besim se e keni kaluar me shume sukses proven e pare te bashkepunimit me njeri- tjetrin si kryeminister e kryetar bashkie te Tiranes kur per nje kohe te shkurter e me harxhime minimale e energji maksimale e kthyet Tiranen nga nje ish- nevojtore e bindonvile masive ne nje metropol te mirefillte evropian !
    As ti pa Ilir Meten e as Ilir Meta pa ty nuk do t’a kishit arritur kurre ate sukses qe iu dha ju Zoti Rama rekordin e vetem boteror te Shqiperise : “Kryebashkiaku me i Mire ne Bote”, me te cilin krenohemi edhe sot dhe eshte futur ne histori.
    Krenohemi po ashtu edhe per paralajmerimin profetik qysh me 12 maj 2012 kur bashkepunimin midis jush e quajtem “nje shans historik jo vetem per te majten por per mbare Shqiperine” !
    Ndryshe nga cdo analist tjeter pavaresisht nga spektri politik, apo mediatik e perseritem kete bindje njerezore edhe me 1 prill 2013 kur u njoftua marreveshja juaj per koalicion! 23 qershori 2013 e deshmoi e vulosi me nje fitore plebishitare mbareshqiptare !
    Urome qe brenda dy vjetesh ta merrni nje titull te tille edhe si Kryeministri me i suksesshem ne Bote ! Eshte urim se pari per Shqiperine e pastaj per ju !
    Kemi besim ne shpirtin tuaj liberal te sprovuar ne kohet e veshtire te ish- katrahures kur ishit ne krye e ne balle te levizjes se madhe Liri Demokraci! E duam Shqiperine si e gjithe Evropa ! E duam Shqiperine si Ameriken demokratike, qe u degjenerua dhe tradhetua nga Katovica ramizo- saliiste!
    Kemi besim ne shpirtin tend prej artisti dhe punetori jo vetem te palodhur, por edhe ambicioz e qe di te punoje e qe i ka duk puna Zoti Rama!
    Kemi besim ne regjizorin e puneve te medha per pak vite qe qendroi si kryeminister te Ilir Metes, “Buldozerit” qe do ta kishte futur shume shpejt Shqiperine ne BE, po te mos ishin sterkembeshat e intrigat e mikut tone te vjeter Nano dhe te bashkevendasit tone Berisha!
    Eshte koha per veprim e pune te medha…. Jo qe te rrokim garuzhdet e qeset plastike per torten e pushtetit te popullit, me popullin e per popullin, por per te pasuruar e begatuar kete popull e pastaj pse jo edhe vetveten!
    Shqiperia do te behet. Ate do e duhet ta bejme ne shqiptaret duke degjuar e duke mesuar edhe nga nderkombetaret , se pari e mbi te gjitha nga miqte dhe aleatet tane strategjike SHBA-ja dhe Evropa e Bashkuar, jo nepermjet Podestave e lidhjeve okulte. por nepermjet nje politike te jashtme aktive, nje diplomacie profesioniste te mirefillte shqiptare e jo ala celulash partie e cerdhe te ngrohta miqsh e shokesh.
    Shqiperia nuk behet e nuk mund te behet me parulla nacionaliste e shoviniste, qe perdoren per qellime elektorale e per te fshehur antipatriotizmin e sprovuar deri ne rrenim total shteti e zhberje te Shqiperise sic u veprua ne 1997-en, me grusht shtetin e 14 shtatorit 1998 per llogari e ne dobi te Milloshevicit, qe deshtoi ne saje te Shtepise se Bardhe te fatit tone te bardhe, me 15 mars 2008 ne Gerdec e me ekzekutimet makaber e te cmendura te 21 janarit 2011….
    Politika e jashtme e Shqiperise nuk behet duke lene te paralizuar ambasaden tone ne kryeqytetin e politikes Boterore ne Uashington per me pak se 250 000 dollare investime, ndersa paguhej Podesta e co. me mbi 5 milione dollare vetem tre vjetet e fundit per lobim e mashtrim per te lulisur e shtremberuar imazhin e nje personi – shtet apo te nje shteti- personal.
    Politika e jashtme nuk mund te behet me nje mision te Perhershem ne OKB me mure te shqyer e suva te rene, e aq me pak me nje ambasador qe te vetmen merite kishte nenshkrimin e aktit te tradhetise kombetare per Otranton… !
    Diplomacia eshte jo vetem profesion teper i veshtire, por edhe art e jo qoshe e ngrohte per bije e bija, per dhendurre e dashnore, per niper e mbesa, per miq e shoke te ketij ose atij oborrtari.
    As politika e jashteme dhe as politika e brendshme e nje shteti nuk behet me korrupsion e me nepotizem qe na kane vene ne krye te listave te tyre te zeza boterore. Ato zhbejne edhe shtetet e medha e jo me nje shtet te vogel si Shqiperia, i fundit e akoma jo as kandidat per ne Bashkimin Evropian, per shkak te politikes se partise shtet ose te jemi me te sakte te nje personi- shtet qe ka akaparuar cdo pushtet e qe sundon me impunitet te vetgarantuar njesoj si Luigji i 17 e despotet e Lindjes se Mesme qe i fshiu dhe po i fshin pranvera arabe !
    Duke u pergezuar per fitoren e merituar dhe ne permasa te medha te 23 qershorit urojme qe ky fillim i mbare te jete edhe me i mbare ne rrjedhen e veprimtarine tuaj ne sherbim e ne dobi te shqiptareve dhe te Shqiperise sone te dashur !

    Vellazerisht

    Agim e Alban Dega

    Nju Jork, me 30 qershor 2013 .-

  19. martini says:

    Eksluzivishit nje replike me komentuesin A.Delaj.

    Eshte hera e dhjete qe po ju bej nje oponence te sinqerte ne lidhje me cfare ju debatoni ne komentet tuaja.
    Personalisht nuk kam asnje ngarkese te djathte apo te majte qe do te thote se nuk merrem me politike por vecse shpreh mendimet e mija si atdhetar.Ashtu si dhe ju jam qytetar amerikan prej 18 vjetesh fakt ky qe me jep te drejte te replikoj dhe tju ndihmoj ju te jeni me afer realitetit.
    E meta kryesore juaja eshte se keni nje sindrome antikomuniste mbi normativen e llogjikes njerzore qe e keni shprehur ne menyre konstante ne komentet tuaja.
    Duke qene se kjo eshte nje teme qe do shume kohe dhe shume faqe te shkruara te ezaurohet po ju paraqes shkurtimisht disa “piketa” qe hedhin poshte patollogjine tuaj antikomuniste “te vonuar”
    Qe te anatemosh Berishen si komunist qe “e mori ne qafe” ate popull per 21 vite tranzicjoni shtetshkaterrues duhet t’ja fillosh me “budallenjte ” Ruzvelt dhe Curcill qe ju luten Stalinit ti ndihmonte te mundnin Hitlerin dhe nga tratativat e tyre pas lufte ku Shqiperia u la ne dore te armiqve te Ajet Delajt.
    Qe te anatemosh Berishen si komunist duhet te “mallkosh” Rajersonin,dy Bushat,dy Klintonet,dy admistratat e Obames e deri te Arvizu,John Withers,Donald Rumsfeld , Dana Rohrabacher.komitetin amerikan te Helsinkit ,tropojanet e washingtonit,podestat,pattton boggsat etj te cilet kane qene mbeshtetesit ose toleruesit te “neokomunstit” Berishe qe “i ka shpetuar” DASHIT te Washingtonit por nuk i shpeton “syrit vigjilent” te AjetDELES se New Yorkut.

    Ajo qe duhet theksuar te ky komentues delirant eshte se nuk eshte i sinqerte me vehten e tij.
    Vetem dy muaj me pare ky Ajet Kelmendasi ka qene fans i flakte me FRD dhe pjeserisht me AK dhe eshte e drejte e tij.Duke qene se keto dy forca politike moren vetem 1 perqind te elektoratit shqiptar dhe u injoruan nga votuesit ky zoteri behet “partizan” i Edi Rames qe fatkeqesisht i ka bere “nekrologjine” Edi Rames ne nje koment te tij ne 28 Shkurt, 2013 në 12:10 am me titull:
    FILOZOFIA E TERRORIT TE PUSHTETIT
    ku midis te tjerash shkruan se

    – si eshte e mundur qe opozita e shitur dhe e tredhur nuk i jep ultimatum qe ta shkarkoje sekretarin e partise qe e ka deleguar ne ministrine e rendit …

    -Ne te tilla kushte terrori opozita duhet te kerkoje qeveri teknike dhe ti bashkohet aksionit opozitar te AK.

    -Cfare tjeter pervec bashkepunimi tashme i hapur Berisha- Rama e pengon kete te fundit qe te krijoje frontin opozitare per rregulla loje te barabarte e siguri .

    -Cfare iniciative parlamentare ka marre opozita parlamentare qe nje vit dhe cfare ka arritur apo kane qene duke punuar per programin e PS qe edhe pas tete vjetesh deklaron i ziu kryetar i PS se nuk jane akoma gati.

    -Shqiptaret duhet te kuptojne se Sali Berisha e Edi Rama jane bashke ashtu sic kane qene dhe jane bashke edhe me Fatos Nanon. Nese i deshironi per sundimtare te jetes , prones e vullnetit tuaj prisni 23 Qershorin sic thote Rama qe te numrojne votat ashtu sic kane deklaruar hapur se populli voton e ne numrojme votat tamam duke perseritur parullen e Stalinit ne 45 per Polonine.

    Me krimin e rruges e shembi edhe ate pak demokraci Sali Berisha ne 96-97 dhe po me krimin e rruges kerkon qe te ruaj vazhdimsine kriminale te bandes se tije Berisha-Rama-Nano-Meta.

    Duke i dhene kohe lexuesve te nderuar te Temes te reflektojne per kelmendasin Ajet si “antikomunist patollogjik” na lind e drejta te pyesim kete komentues delirant se duhet te besojme sipas tij Ediramen Bandit Komunst apo Ediramen reformator europjan ?

    Zoti e meshirofte te “djathtin” Ajet qe ka filluar ta dredhe majtas….

  20. Drini says:

    Degjoje posht e perpjejete te thone: PD pasuri kombetare.
    Per mua eshte vetem kanceri i Shqiperise. Fshirja e saj nga faqja e dheut, eshte shpetim per Shqiperine.
    Mos degjoni debilen bukuroshe Grida Duma qe karrieren e ka bere me pjeshke ne pd.

  21. vitori says:

    se shpejti VIDEOT E BLERJES SE MANDATIT NGA TOM DOSHI NE LAç E SHKODER, ME ZE E FIGURE SI U TRATHETUA SALI BERISHA E PD NGA KOMISIONERET

  22. anticensurë says:

    shkrim në radhën e shkrimeve të tua mero!
    dy momente më tërhoqën vëmëndjen!
    e para ishte fjalia e fundit e editorialit!
    zgjedhjet në PD duhet të zhvillohen kur të jetë dorëzuar pushteti!ku forca e shtetit të mos detyrojë antarin e partisë të votojë kundër dëshirës së tij!!
    e dyta dhe më e rëndësishmja është togfjalëshi “demokratët e vërtetë”.i përdorur në mënyrë spekullative,i përdorur vënd e pa vënd!!
    çdo të thotë demokrat i vërtetë???
    është një togfjalësh që lidhet jashtëzakonist keq,që i jepet një kuptim i njëanshëm dhe komplet i gabuar!!
    demokrat i vërtetë është një njeri që ka përqafuar idealet e demokracisë!një njeri që lufton për këto ideale,një njeri që me veprimet e veta i përçon shoqërisë këto ideale,një njeri që lufton për ti mbrojtur ato!
    shqiptari,kudo që është në mënyrë të gabuar quan demokrat antarin e partisë demokratike,pavarsisht se ai si person mund të jetë më anti demokrati!quan socialist,a ku ta di unë antar të lumit të partive shqiptare,antarin e partisë socialiste por në të njëjtin momnet e përjashton nga të qënit demokrat!!
    po ta marrim lindjen e PDsë si rrëzim të komunizmit dhe aspirante për vendosjen e demokracisë në fund të ’90ës do të shohim se ka shumë shumë pak të bëjë me demokracinë!!në atë parti kemi një spastrim të demokratëve,kemi pasur një përqëndrim pushteti në një dorë dhe kemi një mungesë demokracie që shkon deri në diktaturë!!
    në fillimet e saj këtë gjëndje e kundërshtuan grupi demokrat i asaj partie!!falë autoritarizmit që shkoi deri në diktaturë partiako-shtetërore,një pjesë e demokratëve u largua,pjesa tjetër u dhunua mizorisht!!
    me kalimin e kohës demokratët e vërtetë mbetën larg kësaj partie,kurse të tjerë demokratë me “bateri” u rikëthyen në rrolin e persekutorit,antidemokratit!!
    po të marrim krahun tjetër PSnë,atë që ishte vazhdusja me emër tjetër e diktatores PPSH,kemi një ndryshim të madh!!ajo në kohë të ndryshme u drejtua nga njerëz të ndryshëm!ajo në momentet e pushtetit veproi në mënyrë demokratike!pas grevës së valiasit dha dorheqjen pa shkaktuar asnjëlloj konflikti me popullin,në’98ën pasi nuk ishte në gjëndje të mbante pushtetin ndërroi pa problem drejtuesin e qeverisë,më vonë dhe dy herë të tjera,pa rënë në konflikt me veten dhe me popullin!u tregua mëse demokrate deri në vetposhtërim me shkatërrimtarin e shtetit’97 dhe puçistin e ’98ës,sali berishën!
    prandaj o mero,kush janë këta “demmokratë të vërtetë” tek PDja!!
    mos vallë është bamir topi që të vetmen kundërshti që pati me diktatorin e tij ishte se pranoi 99,99 %¨të atyre që prralliste ai??
    mos vallë janë “demmokratë të vërtetë”ata që e votojnë si të çmëndur dhe kur ai i lë pa punë dhe pa bukë,kur saliu asqë i pjerdh për atë që bën??kur saliu dhe votën e tyre të brëndëshme partiake asqë e përfill fare??
    mos vallë janë ish të burgosurit politik që bënë grevë urie,u dogjën të gjallë,nuk u pranuan as për një bisedë normale dhe u poshtëruan si zgarë rrugësh,por që kishin merak se mos ua merrte për keq diktatori partiako shtetëror??
    mero unë do të definoja “demmokratë të vërtetë”ata antarë të PDsë që votuan kundërsali berishës!do të quaja “demmokratë të vërtetë”të gjithë ata njerëz jo militant të partive që kanë votuar për rrëzimin e politikës së ndyrë shqiptare!do të quaja “demmokratë të vërtetë”ata njerëz që sot megjithës partia e tyre ka “fituar”kanë filluar opozitën me të!!
    mero nuk mund të quash “demmokratë të vërtetë”ata që votuan partinë demokratike!!shumë shumë mund ti quash injorantë!!mund ti quash të gënjyer,pa ditur përpara asaj katraure që bëri berisha këto 8 vjet!gjysma e dytë e sundimit të tij ishte një katastrofë biblike!!
    mero në këtë artikull unë ndryshe nga ti”demmokratë të vërtetë” do ti quaja ANTARË TË PDsë që duan një parti që të funksionojë në mënyrë demokratike!!
    ps:pavarsisht rrëzimit të berishës(akoma jo i përfunduar)unë nuk do të quaja aspak “demokrat të vërtetë”,asnjë votues të ilir metës,të LSIsë!!po të kihet një listë e tyre mund të kihet pothuajse numri total i hajdutëve të shqipërisë,i të koruptuarve ose korruptuesve!!

  23. NA THUAJ TI? says:

    O MERO, po kush duhet te jete kryetari i PD na e thuaj ti, se shaj njerin, shaj tjetrin, dikush duhet te behet, se PD smund te rrije pa kryetar. Mendoj qe ska pse te kete teorira konspiracioni per cdo emer, sepse edhe une mund ta krijoj nje: Qe ti ndoshta ske deshire qe PD te ekzistoje fare, dhe te shkruaj nje artikull rreth ksaj ideje. Por skam pse e bej pasi nuk besoj qe eshte kjo motivi qe ti shkruan kaq shume per kte ceshtje, prandaj te sugjeroj qe te mos shkruash rreth cdo ideje qe te shkon ne mendje. Ose po deshiron ta besh jep edhe idene tende se kush duhet te jete kryetar. Se kritike per gjithcka dhe gjithkend eshte kollaj te jesh. Me respekt

  24. NjeQytetarOptimist says:

    Shkrim i goditur Mero..Kujdes me sociologen Grida, Mero..E pashe pak tek ai emisjoni “Opjum”..Na e lartesoj Berishen dhe na e quajti popullin mosmirenjohes..Kuota e saj: “Se shperblyen..Jemi popull qe nuk vleresojm figurat..Jemi popull qe s’kemi vizjon..”

    Harroj Laraska qe ky popull mosmirenjohes e ka lene ne politike dhe ne majat me te larta per 23 vjet kete person..Harroj Qulli i Qenit qe ky popull e shperbleu kete specie “qe zbriti “i kamur” nga bjeshket e namuna” deri ne brezin e 7-te..Jo ne nuk i vleresojm figurat ato si te Zogut dhe te ketij tjetri, QE JANE TE VETMIT UDHEHEQESA QE ME FIRME DE FAKTO KANE DHENE TERRITORE SHQIPTARE, dhe ne duhet tu jemi mirenjohes..Dhe ne s’kemi vizjon moj “sociologe” qe duhet te analizohesh nga nje sociolog..Hekurudhat qe mbajne gjalle nje popull me import e eksport, asnje investim..Rruget ti beri “doktorri” qe te shkosh me shpejtesi nga Elbasani ne Tirane per emergjence, por spitali s’te prek me dore po s’pate siguracjon (do te thote qe je i papune)..Mbas tete vjetesh qe anijet qe POPULLI KISHTE i late per qellim te ndryshken per te bere skrap dhe u kujtuat qe duhej nje flote detare dhe ne “ikje” po firmosni portin qe duhet bere..Sigurisht more leket e skrapit dhe leket e zones qe do ndertohet..Ne nafte a krom a keni bere ndonje investim qe jeta e minatoreve dhe naftetareve te ishte komode si atehere me materialet e punes qe kishin ne dispozicjon ?!?!

    O Grida, ja ish vizjoni i popullit qe ju e shuani si kandili gradualisht…

    “Komuna e Fierzës numëron 2700 banorë ndërkohë 326 familje trajtohen me ndihmë ekonomike. Të gjendur para vështirësive të shumta banorët e komunës së Fierzës i bëjnë apel institucioneve shtetërore të japin fonde për zhvillimin e kësaj zone malore por që përcon dritë elektrike për një komb të tërë”.

    Femer injorante..Infioriteti qe ke do e le PD-ne per nja ca dekada ne opozite..Shpresoj te kene me shume si puna jote..

  25. banija01 says:

    Do ja vlente te harxhoje kaq ore per te diskutuar per reformimin e nje parie qe ka humbur zgjedhjet.

    Po te harxhoshe kohen per PD-en e Sali Berishes eshte e kote,kete energji qe harxhon M.Baze per reformimin e PD-es eshte e kote dhe ne dem te shqiptareve.

    Lere M.Baze qe PD-ja te shkermoqet te tretet si kripa ne uje qe shqiptaret te jene te çliruar dhe te mos kene frike se vjen perseri Berisha ne pushtet dhe vuajne prap si keto 23 vjete.

    Me tretjen e PD-es nje parti tjeter opozitare do vije ne vend te saj dhe lideri i saj nuk do kete karakterin dhe cilesite e Berishes,do jete njeri normal dhe do dije te beje opozite te vertete dhe konstruktive ,te jete nje oponence ndaj qeverise.

    Shperberja e PD-es eshte ne te mire te shqiptareve,Prandaj Mero vur doren tende te shkermoqet kjo parti ,siç vure doren qe te rezohej kjo parti.

  26. Horri i Bulevardit says:

    Edhe une doja ti thoja zotit A. Delaj, se ai nuk e njifka fare te djathten, doja ti kujtoja se e djathta nuk eshte kjo e ish yzmeqareve te pasanikeve te Shqiperise, qe ne kohen e komunizmit, u barazuan me pjesen tjeter te popullit.
    Te kapim dy shembuj, Sali Berishen dhe Edi Ramen, kush nga keta te dy eshte nga e djathta?, ti mund te thuash Berisha, se ske haber se cfare eshte e djathte, por une te them, se Edi Rama vjen nga e djathta,m ndersa Saliu eshte prototipi i se majtes ekstreme, qysh ne origjine, se vjen nga nje varferi e thelle dhe ishte komunizmi qe e solli ne barazi me pjesen tjeter, ndersa familja e Edi Rames, ka qene gjithmone nje familje qe ishte pjese aktive e se djathtes, asaj te djathte qe partija e Saliut e persekutoi dhe e zhduku me rrenje.
    PD-ja sot i takon nje ekstremi thellesisht te majte pa asnje ide, qe perkthehet ne kaos dhe vjedhje te cdo gjeje.
    PD-ja nen emrin e Sali Berishes, duhet zhdukur.

    1. Sallakja says:

      Ca thu mer qyqar ca thu ?
      Po pse shkruan kur nuk i di gjonat ?
      Edi vjen nga nje familje e djathte ?
      Po informohu mer bylmez, pastaj shkruaj.

      1. Horri i Bulevardit says:

        O katunar, po te ishte kohe tjeter ne komunizem ti dhe baba jot mor trap as kopshtar sdo kishit shoncin te punojshit ke shpija e familjes Rama.

  27. ali says:

    O Ajet shkruan shume, filozofon shume, por njerezit nu kane durim bre burre te rrine e te lexojne paragrafe
    te tera. Edhe Albani shkruan shume e pabereqet thone andej nga nahia ime. Shkruani me pak e jeni me
    koncize sepse ne kete menyre do t’ju lexojne me endje njerezit. Pergjithesisht ne kohet moderne njerezit
    nuk kane nge e durim te perqendrohen ne shkrimet e gjata .!!!Faleminderit. !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje