Përparësitë e Bashës dhe fati i PD-së

3 Korrik 2013, 19:43Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Ka disa arsye bazike përse Lulëzim Basha, edhe formalisht, do ta fitonte garën me Sokol Olldashin brenda PD-së, edhe sikur Sali Berisha të lejonte garën. Arsyet kanë të bëjnë jo vetëm me profilin e tij si politikan ilustrativ, pra si një politikan që thjesht ilustron si aktor nevojat politike të Berishës për tetë vite, por dhe si një begraund i rëndë dhe i kriminalizuar, i cili nuk është aq i lirë të bëjë çfarë të dojë me të ardhmen e tij dhe të partisë së tij.

Le t’i marrim me radhë. Së pari, Basha ka leje të shtiret si disident i Familjes. Dy vjet më parë, kur Basha kandidonte për Bashkinë e Tiranës, gjithë rrethi i afërt i tij që i bënte marrëdhëniet publike, dhe mendo që në zyrë kishte nga mëngjesi në darkë Shkëlzenin, qarkullonin idenë se Basha duhet votuar se pastaj do dalë kundër Berishës. Pra, për të goditur elektoratin gri, Basha kishte leje të fliste për tradhti ndaj Berishës, edhe pse errej e gdhihej me të birin e të bijën e tij. Kjo natyrisht që nuk ngjiste tek ata që nuk e njihnin, por nuk është se nuk përtypej tek një pjesë e madhe e elektoratit të lodhur me surratin e Sali Berishës.

Po kështu ai kishte leje të adoptonte standarde dyfishe me kundërshtarët e Berishës në PD. Ndërsa Berisha sulmoi Bamir Topin duke shpikur dhe një votë të tij pro Ramës në kutinë e 8 majit, Lulëzim Basha bashkëpunoi ngushtë së paku me njerëzit e tij në Tiranë, dhe është i pari kandidat i PD-së në Tiranë që mori votat e tironsve të vjetër. Ato vota nuk i kishte marrë më parë as Olldashi, as Ngjela dhe as Mustafaj. Basha arriti t’i marrë duke përçuar idenë se ishte mik i Bamir Topit dhe se të dy më vonë do bashkoheshin në PD pasi të ikte Berisha. Aq e vërtetë është kjo sa Basha nuk pati asnjë qëndrim publik kundër Topit, bile pati dhe një qëndrim pozitiv ndaj tij për 21 Janarin, duke ndarë mendim të ndryshëm me Berishën për atë se si Topi u soll më 21 janar. Basha pranoi se Presidenti Topi kish folur me të, dhe ishte ofruar për të qetësuar situatën. Kjo krijoi në të vërtetë një raport personal të butë mes tij dhe Topit, ndryshe nga zhurma që dëgjohej nga autoparlantët e Berishës.

Të njëjtin raport miqësor Basha e ruajti dhe me Mustafajn. Ai arriti ta përdorë ish- ministrin e Jashtëm, kritik me Berishën, si mbështetës të tij brenda PD-së dhe mori urimet e tij edhe pse u zgjodh në mënyrë të shëmtuar kryetar Bashkie i Tiranës. Neveria që Mustafaj kishte për garniturën e Berishës në PD, dhe nevoja për t’u kapur tek një element me të ardhme në PD, duket se e kishin bërë punën e tyre. Basha kishte leje për të pasur miqësi dhe me të. Ndryshe nga Olldashi, që është përdorur si skifter në PD kundër zërave kritikë me Berishën, Basha nuk e ka bërë kurrë këtë gjë. Ai ka pasur garancitë e Berishës për të qenë fytyra e qeshur e partisë dhe i mirë me të gjithë.  Aq ekstreme është kjo, sa më kujtohet shpesh një episod i Fatos Lubonjës që tregonte se si kish takuar në vitin 2005 Lulëzim Bashën tek paradhoma e Sali Berishës, ndërsa hynte aty për të pranuar detyrën e drejtorit të bordit të RTVSH. Basha i kish shtrënguar dorën dhe i kish thënë me zë të ulët: “Mos u dorëzo, mos i hap rrugë. Po u dorëzove ti, morëm fund të gjithë”. Lubonja ishte mahnitur nga ky gjest dhe për vite të tëra ruante shijen e një njeriu që bën nga halli çfarë do Berisha, por që në finale, do të dalë një ditë kundër Berishës. Ende nuk e beson se ai njeri e ka mashtruar.

Pra, thelbi i karakterit të tij si politikan, është se ai ilustron atë që duhet në PD, pa e bërë kurrë. Ajo që duhet në PD është të ketë një personalitet anti- Berishë dhe të ringrejë partinë. Basha arrin ta bëjë këtë punë në prapaskenë dhe u ka mbushur mendjen të gjithëve se një ditë do t’ia kthejë Berishës patkonjtë nga dielli. E ka bërë këtë në zgjedhjet lokale, e ka bërë me gjithë kundërshtarët e Berishës dhe vazhdon ta bëjë dhe në këtë fushatë urgjente. Natyrisht duke lavdëruar publikisht Berishën si Ramiz Alia Enver Hoxhën në kongresin e vazhdimësisë.

Arsyeja e dytë është raporti i Bashës me të majtën. Sokol Olldashi i përket brezit të skifterëve në PD, që kanë fituar popullaritet nga betejat me të majtën. Ai ka qenë kritik i ashpër i Edi Ramës, ka mundur në bastionin e vet Agron Dukën dhe ka mbajtur peshë në debatet publike agresive të pushtetit. Lulëzim Basha është krejt  kundërta. Ai ka një sintoni të plotë me Ilir Metën dhe njerëzit e tij në shumicën e re. Është aq i lidhur me të, dhe aq bashkëpunues, sa ka qindra demokratë që i kërkojnë punë dhe nuk i merr në punë në bashki, ndërkohë që ka aty gjithë të punësuarit e LSI. Një nga sekserët e tij më ordinerë, botuesi i gazetës 55, Fahri Balliu, për të shmangur këtë fenomen, ka ngritur dhe akuza publike ndaj Olldashit dhe Bodes si njerëz që nuk sulmohen nga Edi Rama, pikërisht për të fashitur shijen e hidhur që lë në PD raporti i tij me LSI dhe Ilir Metën. Por e parë në plan perspektivë, dhe në pamundësinë e PD-së për t’u kthyer ndonjëherë në pushtet, ky është avantazhi i Lulëzim Bashës. Ai është më i besueshëm se kushdo tjetër në PD të thotë dhe të besohet se një ditë do t’ia prishë mendjen Ilir Metës të shkojë me të. Edhe pse kjo është një utopi, pasi ai mund ta ketë në të ardhmen Ilir Metën armikun e tij kryesor, sërish atij i besohet më shumë se sa Olldashit tek ideja që atë e do një pjesë e së majtës ‘pragmatiste’, siç kanë nisur të quhen.

Arsyeja e tretë është mandati në Bashki. Për gati dy vjet, Lulëzim Basha ka thyer gjithë rekordet e kryebashkiakëve të Tiranës duke mos bërë asgjë. Por asgjë fare, përveç atyre luleve që ka parë Tur Zheji të çelin. Ai ka pasur këto dy vjet mbështetjen më të madhe politike, ka pasur komoditetin e të qenit njeri i kryeministrit dhe aleat me një forcë të majtë si LSI. Ja ka rritur ta degradojë Tiranën me shpejtësi sa në çdo dy pallate njëri po shton një kat pa leje. Policia e tij ndërtimore është një repart anekdotik gjobëmbledhësish, që vijnë marrin lekë dhe stimulojnë ndërtimet pa leje. Gjithë Bashkia ka kthyer në dyqan të saj Megatekun, ku blihet çdo gjë, dhe i vetmi qytetar i Tiranës i kënaqur nga kryetari i ri është kunati i vet, që ka bërë ca pare, dhe gruaja e vet, të cilës i shtron dhe rrugën ku merr klubin me qira. Gjithçka tjetër është dështim i plotë. Tani ai ka mbledhur rreth vetes mafien e ndërtimit, një tufë tropojanësh që kanë blerë vila dhe troje në Bllok dhe rrotull tij me shpresë se do të ndërtojnë pallate 22- katësh në qendër të Tiranës. Ata janë sot njerëzit më agresivë në mbrojtje të Bashës, që nuk e diskutojnë fare mandatin e tij për kryetar PD-je. Edhe pse akuzoi Ramën se kish dëmtuar Tiranën duke qenë dhe kryetar i opozitës, vetë po bën me dëshirë të njëjtën gjë, për të justifikuar dështimin. Problemi i tij i vetëm është se premtimet që i ka dhënë mafies së ndërtimit do t’i vuajë gjatë në opozitë, pasi kryeministri i ri do t’ia rrëzojë planin e premtimeve dhe ai do ndeshet pas ca vitesh me koston e milionave të premtuara në tavolinë për ta. Por sidoqoftë ata sot janë me Bashën, me shpresë se do marrin ndonjë copë letër në dorë për t’i vënë kazmën Tiranës.

Por përparësia më themelore e Bashës në raport me Olldashin, është begraundi i tij në PD. Lulëzim Basha ka trokitur dy herë në derë të burgut me dosjen e Rrugës së Kombit, ku akuzohet zyrtarisht për 220 milion euro dhe për vrasjet e 21 Janarit. Këto janë dy çështje që pushteti i ri i ka në agjendën e zbardhjes. Ministri i ri i Transporteve i Partisë Socialiste, është i detyruar të riçojë për hetim në prokurori dosjen e rrugës Durrës- Kukës, duke e riçelur çështjen. Po ashtu qeveria e re është e detyruar të çojë në prokurori aktet e Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm më 21 janar, ku u vranë katër qytetarë të pafajshëm. Në të dy rastet Lulëzim Basha duhet të merret i pandehur. Në raport me të, Sokol Olldashi është bërë avokat i këtyre dy krimeve, por nuk është autor i tyre. Olldashi ka mbuluar skandalin e Rrugës ë Kombit, si pasardhës i Bashës, dhe pasi ja futi nja dy dopio raki, u bë dhe avokat i vrasjeve më 21 Janar. Por për kaq nuk të dënon njeri. Lulëzim Basha është në të dy dosjet autor krimi. Kështu siç po bëhen zgjedhjet në Partinë Demokratike, duke mos ndryshuar asgjë dhe duke mos gjykuar asgjë, ato kanë qëllim kryesor të mbrojnë të shkuarën e udhëheqësve të PD-së më shumë se sa të ringrenë PD. Në këtë pikë Lulëzim Basha është i pakonkurrueshëm. Ai ka nevojë më shumë dhe se sa Sali Berisha për imunitetin e kryetarit të opozitës për t’u shpëtuar gjyqeve. Nuk jam i sigurt se kjo gjë do ta shpëtojë, por ai dhe vetë Partia Demokratike e shikojnë postin e kryetarit të PD-së si një shans më shumë për t’i shpëtuar gjykimit. I kriminalizuar gjoja në emër të pushtetit të Familjes, Basha e ka tani përparësi këtë begraund që është i pakrahasueshëm me atë të Olldashit. Për të gjitha këto, ai është de facto kryetar i PD-së. Për ta bërë gjithçka të sigurt, Berisha si gjithmonë ndryshon rregullat e lojës gjatë lojës për Lulin dhe do ta zgjedhë me parimin një anëtar- një votë, që përkthehet se do zgjidhet me një deklaratë për shtyp, lexuar nga Berisha. Dhe është mirë të zgjidhet. PD nuk mund të çlirohet menjëherë nga Berisha, siç nuk u çlirua dot Shqipëria. Le t’i dalë pak nga pak e keqja, duke provuar disa herë të humbasin në emër të Berishës, me maskat e tij. Le ta provojë të humbasë fillimisht me Bashën!

37 komente në “Përparësitë e Bashës dhe fati i PD-së”

  1. Mani says:

    Fix, te verteta!!!

    1. Vlora says:

      ” Ministri i ri i Transporteve i Partisë Socialiste, është i detyruar të riçojë për hetim në prokurori dosjen e rrugës Durrës- Kukës, duke e riçelur çështjen”

      mire e ke o baze po kush do ta coje ne prokurori per te rihapur dosjen?????

      ylli manjani?????????????

      a nuk po thua qe basha – meta jane nje.

      kjo qeveri edhe pse mori shume por shume vota eshte e destinuar te deshtoje duke pasur ilir meten ne tave.

      1. ela says:

        Edi Rama po guxoi te vere ne krye te M.Transportit Y.Manjanin ka vra veten me pistolete uji. Y.Manjani ne asnje menyre dhe per asnje arsye nuk duhet te behet minister se e njohin mire se kush eshte.

        1. bojaxhiu says:

          Mero.
          Sot Shtepite po lyhen me Bojrat Croma,
          Kurse Politika e PD. do te lyhet me
          Bojrat “Basha”….Kjo eshte Fabula…
          e cila konsistone ne te vetmin ndryshim;
          “Croma”rezistone gjate,
          “Basha” nxihet shume shpejte…

        2. Deda says:

          Ta gezoni Lirindjen o faqekuqe

      2. Nuk ka Demokraci në Shqipëri, pa u shkrirë PD! says:

        Ka ardhur koha qe shqiptaret te mbyllin kapitullin fatkeq me Partine JOdemokratike, kete krijese artificiale enveristo-ramiziane,
        dale nga bodrumet me te erreta te Sigurimit te Shtetit!

      3. 8maji says:

        Analiza e Bazes eshte komplet e sakte, por thembra e Akilit eshte drejtesia per 21 janarin dhe Durres Kukesin. Drejtesia per keto dy dosje duhet per shume arsye.
        E para per viktimat qe s’mund te gjejne qetesi pa u vene drejtesi. E dyta sepse jemi i vetmi vend ne Europe qe ska denuar asnje zyrtar te larte qe prej gjyqit politik te Fatos Nanos. Gjithe kryeministrat e Europes jane me dosje ne gjykate per shume me pak se cka vjedhur Luli, se per vrasje as qe s’diskutohet.
        E treta dhe me e rendesishmja, cuarja e Lulit para gjykates eshte nje gur prove per Edi Ramen, sidomos per aleancen e tij me Ilir Meten. Edi Rama duhet te coje Lulin para gjyqit qe te tregoje qe s’eshte peng i Ilir Metes, dhe Meta s’eshte peng i Lulit. Perndryshe cdo zvarritje apo justifikim do vertetonte qe Meta po luan me dy porta, ose qe Rama eshte peng i tij.
        Te dyja dosjet kane prova per te cuar ne burg gjithe qeverine nqs ka vullnet nga qeveria e re. Nqs Rama nuk do beje teater sa per te lare duart si qindra kallezime qe ka bere ne prokurori deri sot, atehere dalja e Lulit para gjyqit eshte e paevitueshme.
        Deri diten qe do rihapet ceshtja e Lulit ne gjykate, aleanca Rama Meta nuk mund quhet rilindje, por rivarrosje e dosjeve te krimit.

        1. antisubjektiv says:

          Sa me shpejt te kuptojme qe te gjithe qeveritaret jane peng i joni (popullit) aq me mire eshte!
          Jemi ne qe duhet te insistojme per drejtesine e premtuar ne menyre te vazhdueshme, pasi pushtetaret gjithmone do te perpiqen t’i hapin rruge vetes per te ardhmen, duke mos ndeshkuar te kaluaren.
          Gjithashtu do te kete edhe influence nga jashte qe, per hir te stabilitetit, te mbyllet e kaluara dhe te shihet nga e ardhmja. Insistimi yne do i jape nje alibi atyre qe duan t’i shkojne puneve deri ne fund.
          Mero, mos iu ndaj Gerdecit, 21 Janarit, Durres-Kukesit, te cilat jane flagrante!
          Pasi te kemi drejtesi per keto, mund te fillojme me te tjerat.

    2. tori says:

      O mero si gjithmone analizat e tua jane me hilen tende antiberishe sepse vazhdon e do vazhdosh gjithmone ta kesh tmer berishen, qe ne fillim pashe ne analizen tende antibashe nje genjeshter me brire kur thua qe nga bamiri e shoket e tij tirons(nje lesh tirone eshte bamiri kur flamuri vellai i tij e quan veten dibran)mori votat e tironsve autokton, por ti Mero harron se sa prej tyre jane dibrane qe nuk bejne si bamiri juaj votues i deklaruar i edit qe ta quajne veten tirons. mero ti i rezikshem do te behesh perseri kur te fillosh te lavderosh pd por do te jete larg ajo dite pasi endra e tmershme per ty antiberishe nuk do te shqitet lehte dhe kete ti e shpreh dhe ne fund te shkrimit tend, aman ndrysho foton dhe kujtohu per “tironsit’

  2. Daut Skela, Vlorë says:

    Pika mbi i O Mero: “…Lulëzim Basha ka trokitur dy herë në derë të burgut me dosjen e Rrugës së Kombit, ku akuzohet zyrtarisht për 220 milion euro dhe për vrasjet e 21 Janarit.”
    Prandaj eshte edhe kanakari i Berishajve, sepse ka vjedhur dhe ka vrare per ta ?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/06/devils-advocate.html

    1. fl says:

      Per kuriozitet, me poshte keni shifrat e frikshme te disfates se PD-se ne Bashkine e Tiranes (11 njesite bashkiake) me 23 Qershor, ku Luli i Sales u angazhua personalisht ne fushate:

      Nga 290.888 vota te vlefshme

      PS 46.4% 134647
      PD 32.4% 94241
      LSI 7.9% 23020
      (13.4% te tjeret)

      1. WOW - says:

        LULI KA QENE GJITHMONE NJE LOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOSER, POR NUK E DIJA KAQ TE THELLE HUMBJEN E PD NE TIRANE!

  3. pd-isti says:

    O Mero, na e rrufte pallen Lul Basha dhe Familja. Tani mesuam se si t’i rrahim, nuk i kemi me frike. Prape do t’i rrahim!

  4. 2n2=4 says:

    Ore si do qe te jet prap po ne humbim se edhe nje qeveri pa opozit do mundohet te bej sa me mire 4 vjecarin e pare po ne ato ne vazhdim do tu prishet edhe atyre mendja dhe oppaaa nje Sali tjeter rilind.

  5. rasimi nyc says:

    Ne keto editorialet e z.Mero ka dicka qe nuk shkon pamvaresisht forces se tij ne arsyetimin intiligjent te asaj qe ndodh sot.
    Nqs do ta shohim ne planin e brendshem kombetar ky editorial eshte brilant dmth nje fotografi egzakte.
    Ajo qe i mungon kesaj analize te Bazes eshte se nuk i lidh situatat e sotme me ato te ketyre 20 vjeteve.
    Ajo qe i mungon kesaj analize te Bazes eshte se nuk i lidh keto veprime me ndikimin percaktues qe kane dipllomatet dhe ambasdoret perendimore sidomos te USA-s ne ate vend.
    Kam pershtypjen se Berisha ishte nje prodhim “made in Rajerson” i viteve 1991-1992,kurse Lul Basha eshte prodhim “made in Arvizu” i viteve 2011-2013.
    Pamvaresisht editorialve te Meros skenaret se cfare ndodhi ne 23 qershor 2013,cfare ndodh tani,ne shtator dhe ne vazhdim eshte sipas nje skenari qe eshte shkruar me kohe.
    Deklarata e sotme e nje deputeti te PS se Sali Berisha vazhdon të qeverisë sikur të mos ketë ndodhur asgjë!! tregon se po zbatohen skenare poshtrues qe nuk ndodhin as ne republika bananesh.
    Socialistet dhe dipllomatet perendimore po kryejne nje veper thellesisht antishqiptare duke lene ne pushtet nje k/m te perzene nga votimet e 23 qershorit.
    Lenia e tij ne pushtet deri ne shtator tregon se keto votime jane vazhdimi i nje loje te dyshimte 22 vjecare.

    1. plaku says:

      rasimi nyc,
      Une mendoj se, Amerika eshte shume e interesuar per planet strategjike afatgjate ne Shqiperi. Ne planet strategjike te amerikes eshte QETESIA dhe STATUQUOJA NE RAJON, prandaj Amerika qe, ka vete nje mije Probleme te tjera nuk e can bythen se, kush eshte ne qeveri. Ata duan vetem qetesi dhe kete qetesi jam i bindur se, populli i zgjuar shqiptar e siguroi me Voten qe dha.

      1. rasimi says:

        i nderue plaku (ndoshta je ai austriaku)

        Duke te falenderuar per interesimin ndaj komentit tim dua te bej 4 pyetje pikante

        -Si e spjegoni qe I.Meta vetem dy muaj para skadimit te afatit qeverise iku nga Berisha me “duar ne qafe” dhe shkoi te ish armiku i tij i dashur.?

        -Si e spjegoni qe me gjithe kete fitore historike te opozites I.Meta nqs ndryshojne rrethanat dhe “i shkel dikush syrin dikush” mund te bashkohet me Berishen se i plotson numrat per qeveri si ne 2009?

        -Ne gusht 2008 ne parlament Ilir Meta me S.Brahon akuzuan me dokumenta autentike Berishen si agjent te UDB.Fill pas nje viti ne votimet e 2009 ata bene aleance me agjentin serb Sali Berisha.
        A ka ndonje shqiptar apo shqipfoles te besoje te Ilir LESHelija.

        -A ka ndonje pengese ligjore qe nje k/m i rrezuar katastrofikisht me vote popullore te vazhdoje te qeverise qe jo vetem nuk po vepron si qeveri kujdestare por ka kaluar ne nje qeveri qe provokon ne menyre tejet agersive.

        Do ishte i mirepritur nje sqarim nga ju komentuesi nderuar plaku ose dhe ndonje komentues tjeter se ndoshta mund te jem gabim…

        1. plaku says:

          rasimi,
          Une kisha keto gjera :
          – Faleminderit per shkrimin civil.
          – Mendoj se Politika eshte pragmatizem ose sic thote populli kurve. Cdo parti don te mbijetoje dhe te mari sa me shume vota. LSI beri llogarite e veta dhe i doli se, i leverdis me shume qe te lidhet me PS. Kjo eshte nje e drejta e saj ne politike. Politika nuk ka moral. Cdo parti don qe te mbijetoje dhe te marri sa me shume vota nje here ne kater vjet.
          – Kam idene se, LSI si parti nga pikpamja ideologjike eshte nje parti e majte dhe bashkimi me PS eshte nje bashkim “i natyrshem.”
          Mendoj se, ne kete bote cdo gje eshte relative dhe asgje nuk eshte e sigurte.
          – Nuk mendoj se, ne vitin 2008 Meta dhe Braho paten dokumenta autentike kunder Berishes si agjent i UDB. Kur ke demokraci, ne Parlament opozita ka te drejte te thote cfare te doje.
          – Une di se deri ne shtator sipas kushtetutes Sali Berisha eshte kryeminister dhe ka te drejte te provokoje sa here dhe si te doje. Ketu behet fjale per kundershtare politike dhe jo ndjenja dashurie.
          Une kam qene partizan i teorise qe, Edi duhet te bashkohet edhe me djallin vete me qellim qe Berisha te çduket nga skena politike shqiptare. Qellimi justifikon mjetin.
          Mendoj se populli yne u tregua shume i zgjuar me Voten e tija. Ai po i jep shansin Edit dhe Metes te tregojne se cfare jane ne gjendje te bejne. Ne se nuk punojne mire atehere populli do tju japi faturen ne zgjedhjet e vitit 2017. Une perkulem me shume Respekt perpara popullit tone te urte, te duruar dhe shume te zgjuar.
          Kuptohet se keto ishin mendimet e mija personale dhe une nuk pretendoj se kam te drejte.

  6. Fredi says:

    na merzite more mero……..ja shiko dhe njehere koco kokdhimen..se per lul bashen dhe berishen dime shume tani..po qe se je bure sgqyrtohe pak kocon dhe ilirin…thjesht per ti hapur syte popullit…dhe mqs je dhe bure i mire dhe sfal asgje ti..

  7. Horri i Bulevardit says:

    Doreheqja e Berishes eshte nje strategji ogurzeze.
    Deri ne shtator do te fillojne sabotimet ne ekonomi dhe ne kriminalitet, do te filloje kaosi nga bandat e Berishes dhe kur te kerkohet llogarija nga nderkombetaret, Berisha del i lare se ka dhene .
    Ka shume mundesi qe te fitoje edhe Jolldashi, per tja lene dopjo gjashten ne dore si frymezues i kaosit qe Berisha po pergatit.
    Deklarimi i policit Brecani, eshte vetem nje ngacmim, per te pare reagimin.
    Kujdes PS-ja, kujdes kryeministri Edi Rama, Saliu po pergatit gjemen dhe kete gjeme ska si ta beje kur eshte vete ne krye te partise, se gjithmone e kane akuzuar si politikan konfliktual qe per karriken shkaterron Shqiperine, kete rradhe e kane konstruktuar UDB-ja, qe te terhiqet de jure, qe nderkombetaret mos ta drejtojne gishtin nga ai se AI ESHTE I .

    1. skelari migrues says:

      Mos ki merak hic se nuk bie shteti nga llumi. Do ti shikosh vete se si do rrijne vete ne rresht keta cubat (ata qe do jene ketu)… Ne opozite Berisha do gerthase vetem per te shmangur ndershkimet dhe garantuar femijet. Nese e mban mend, Rama ka fituar 2 here Bashkine edhe pse shpellari ju vu me te gjitha…mendo sot qe eshte kryemimister. Edhe diversionet me Meten i kane nga deshperimi; nuk ka asnje leverdi Meta qe te prishe qeverisjen me Ramen…edhe per te eshte mundesia e fundit per te qendruar ne politike, dhe nuk eshte as budalla e as i semure, si Saliu…

  8. ARUSHA says:

    MERO BAZE merrni fitoren ne dore se nuk shkruajn kot te huajt qe kjo eshte fitore e pirros se e dine qe saLA DERI NE SHATOR DO BEJE CMENDURINE E DO E SHPALLE MBRETERI OSE PUC USHTARAK DHE DO DERDHET PRAP GJAKU I SHQIPETAREVE ! NGA SALIU DHE COMPANI PRITET GJTHCKA SE ATIJ I VENE PRAPA ATA QE NUK JU PUNON TRUNI PPER MIRE ;POR VETEM PER GJAK GJAK SI MAKBETHAT

  9. kopi says:

    te besojne realisht 10 naive. te tejeret q shkruajne komrnte jsne rrufjane

  10. drini says:

    Je fenomenal M.Baze.Nuk e di se kujt llogjike i referohesh kur thua se po te behet kr.i PD Basha mund ti shpetoje gjykimit!Do te doja te te pyesja,po Nano nuk ishte kryetar i PS kur satrapi e futi ne burg?Te faleminderit

  11. uragan says:

    …z.Mero, ju i thoni gjërat hapur dhe ju admiroj për këtë. Por përse nuk iu thoni shqiptarëve se, Lulëzim Basha është dhe një investim amerikan? Përse nuk thoni të vërtetën, që z.Arvizu përveshi mëngët për të çertifikuar vjedhjen e titullit të kryetarit të bashkisë së Tiranës, në favor të ” yllit në ngjitje”?…

  12. enea says:

    Kryetari i PD do mbetet deri ne fund te jetes se tij Berisha dhe Berisha duhet ruajtur mire keto kohe se nga ai cfare nuk pritet. Gjate ketyre 2 muajve ata po perpiqen te bejne gjithcka te ndyre ne kete tranzicion qeverish.

    E keqja me e madhe nuk eshte as Iliri, as Lulka, por Berisha. Derisa ai do mbetet verdalle ky vend nuk do kete paqe.

  13. anticensurë says:

    bravo mero

  14. Labi 2 says:

    A e dini se strategjia e Berishes eshte si ajo e Nanos ne vitet 2000 qe futi militantet mafioze dhe rrezoi Pandeli Majkon.Te shikoni qe ne 2015 kur Luli te humbase zgjedhjet dhe PD gati ne shkermoqje dhe aty do te cfaqet perseri Berisha si shpetimtar i saj ashtu sic ndodhi ne 1997.

  15. DAJTI says:

    Meqe Basha paska dhe dosje te hapura sipas teje , mendoj qe eshte i duhuri per te udhehequr PD.
    Ky popull shperblen ata qe kane probleme me drejtesine.
    Meta eshte shembulli me i mire , vodhi, u vrane per shkak te tije , manipuloi, fitoi.
    Ne adhurojme grine.
    Ti hysh me analiza kush e meriton dhe jo ndoshta i bie te zgjedhin lider partie ndonje pese vjec , ky do ishte me te
    vertete i paperlyer.
    Ne fund fitorja e te majtes ngjan me ndrrimin e tjegullave ne cati por jo me forcimin e mureve.
    Shkelqejne nga larg tjegullat e kuqe , nga afer muret jane po aq te plasaritura si me pare.
    Pra , po nuk nderruan Shqiptaret vetem brigada qe rinovon catine do nderroje.
    Nuk do pikoje kur bjen shi por era do vazhdoje te hyje nga te carat njesoj si me pare.
    Populli i bie te ruhet vetem te mos ftohet , kjo eshte detyra e tij.

  16. elida says:

    Zoti M. Baze do të ishte mirë që në gazetë të publikonit përsëri veprimtarinë kriminale të l.bashës në mos gabohem është një material 09/07/2011 tek “imazhe shqip”.E kam lexuar dhe luli është një kriminel super gjakftohtë që pas buzëqeshjes fsheh një kriminel të tmerrshëm.Do ishte mirë që njerëzit te rikujtoheshin herë pas here se kë njerëz kanë në politikën e udhëheqjen e tyre.Siç e dimë shqiptarët harrojne shumë të kaluarën e cila i duhet freskuar herë pas here.

  17. doleci says:

    Duhet ti kujtoni vazhdimish te majtes se ka ardhur ne pushtet me premtimin se do te vendose SHTETIN LIGJOR. Nese do te kete presion nga Ilir hajduti, kerkoini Rames te fute vendin ne zgjedhje duke i folur troç popullit qe Ilir hajduti nuk do shtet per shqiptarer por per zullume. Mendoj se ka ardhur koha per nje levizje e tille. E majta per çdo mosveprim nuk duhet te luaje me popullin duke perdorur metodat e ketyre 23 viteve por as dhe marifete te tjera. Populli tashme e ka mjaftueshem ndjeshmerine per te mbeshtetur çdo levizje ne favor te berjes se SHTETIT LIGJOR.
    Personalisht do te deshiroja fort qe PD te kthehet ne nje parti europiane moderne per tu pare me sipati edhe nga elektorati i majte si garancia kruesore per te mbajtur qeverine e sapozgjedhur ne shina ligjore.
    Lulzim Bashen e Sokol olldashin i shoh si vazhdimesi e Berishes njelloj si Ramizi ndaj Enverit.
    Ja nje hipokrizi e Lolit dhe Kolit: Nga njera ane thone se Berisha eshte i pazvendesueshem, nga ana tjeter angazhohen se do te r i n g r e j n e PD. Po kush e ka rezuar PD? Ai vizionari? Gallata vazhdon.

  18. radikalisti says:

    U kap koment i përsëritur; duket sikur e keni thënë një herë këtë!
    U kap koment i përsëritur; duket sikur e keni thënë një herë këtë!

    Vertet u kap koment i perseritur, por ku eshte komenti im nuk po e shoh.
    Mero, mendoj se nuk duhen publikuar vetem komentet qe fillojne me shprehjet:
    Bravo Mero!….Te lumte Mero!…..Je i madh Mero!

    Hiq dore nga censura, se dukesh shume i vogel ne syte e njerezve.

  19. PARTIA DEMOKRATIKE DO VAZHDOI AVAZIN E VJETER ME ELEMENTE TE RIJE.

    Populli shqiptare nuk munde te ece perpara pa pasur edhe nje parti te forte me bazament kombetar cofet edhe Partia Demokratike.
    Kete forc politike e thirri historia te bere Shqiperin . Ndihma e Partise Socialiste nuk I mungoi, perkundrazi ajo le gjithcka duke e lent e lire te veproi, Keshtu ne fillesat e saj ajo pati gjith mbeshtetje e te gjithve.
    Pore fatkeqesishte prapa Partise Demokratike qendrojn kuisa te fuqishme te cilat nuk lejuan dhe nuk lejone qe shqiperia te Behet. Ajo injeksohet sa here rrezikohet ajo.Madje ne kundeshtim edhe me intersate e vendit.
    Bemat e Partis Demokratike per keto 22 vjet nuk kan te numeruar. Keto beme i kushtuan vendit ton me shume se nje lufte e dyte botrore. Deri me sote asnje nuk i ka vene ne lapse ne miliona evro qe i fluturona shqiperis gjate ketyre 22 vjetve. Ne i kemi bere prezente pore jo me bilance financiar, pore vete ne pamje te jashtem.
    Populli shqiptar tregoi se ai kerkon drejtim qeverisje, kerkon karanci te jetes, kerkon qetsi dhe ajo qe eshte me e rendesishmja kerkon pune.
    Ne ket kuptim edhe ja hoqi pushtetin Partise Demokratike. Sote koha po flet.Partia Demokratike vazhdo vijushmerin e saj ne avazin e vjete me elemnte te rije. Kjo eshte shume e rrezikshme.
    Sote po behen zgjedhje ne Partin Demokratike. Po so po behemn keto. Dhe perse po behen. Po behen se humbi thell Partia Demokratike, pore perse humbi kura ky “lider “ historik dhe i pa “zevendsueshem” kerkojn ta zv/sojne.
    Shume kontraditore. Nga njera ane ka lindure domosdoshmeria e ndryshimit te drejtimit dhe te organizimit nga an tjeter vazhdon ti behet hymne kesaj periudhe sikur te mos kete ndodhur asgje.
    Partia Demokratike nuk e ka ndermende te behet parti me interes kom,betar.
    Kjo Parti po ben 22 vjet qe asnje vendim te Sali Berishes nuk e ka analizuar(Jo venbdim asnje krime ) Ateher si u beheka ky ndyshim kur mungon tersishte pergjegjesia e ketyre krimeve.?
    Pra edhe perse Partia Demokratike pesoi disfate ajo nuk munde te shpaloset per drejtesi, per demokraci, asaj nuk i intereson te gjej kuadro te afte per ta quar vendin perpara, pore ato kuaske qe jane prapa ato vazhdojn ta mbaje pasi askush me shume se Sali Berisha nuk u ka sherbyer atyre.
    Situat aspak nuk eshte e mire. Andi Busheti thot.:20 % e pushtetit te Berishes te erdhi me katapule ne drejtim madje ne rritje. Po perse.? Mero baze hajdh hije dyshimi mjafte te thell per ket problem. Atehere si te bejme.?
    Edi Rama i vuri zemres nje gure dhe per hire te interesave te atdheut la prapa kraheve te gjith ato menxyra qe u than ne kurriz te tije. Po zemres nje gure i vuri edhe Dritor Agolli, edhe Servet Pellumbi , edhe Koco Kokedhime e plote te tjere. Ata moren mbi shpatullat e tyre pesh mjafte te rende sice eshte 21 Janari. Sote neve presim
    a.) Do te vazhdoj programi i Rilindjes me Ilir Meten.
    b) Apo do te vazhdoi tradhetia e radhes ndaj shqiperis dhe shqiptarve.
    Te gjith deshirojme te jete para, te gjith urojme te jet e para.Te gjith e denojme te dyten. Te gjith e urrejme te dyte. Atehere po ju drejtohem me fjalet e poetit te madhe Zefe Seran. O shipe ju zogj mali qe fluturoni /Aka rreze lirie ne keto male n`ket ograja.?!
    Shqiperia Pret. Populli shqiptar u krijoi te gjith kushtet per ta qeverisur, Qeverisni. Populli shqiptar me voten e tije te lir u krijoi te gjith mundesit per ti dhene atij shkollim, shendetsi, punsim, prosporitet, jepnja keti gjith mbeshtetjen e tije.Uredhro jepejani. Populli shqiptar me voten e tije u dhe ter mundesin per te denuar paudhesite denojni,
    Mbajeni besen qe i dhet popullit gjet fushates electoral.! Mos u shiteni per thela. Se thelat thela ngelen ndersa vaprat vepra ngelen ato do te fasin ter jeten edhe kur te vdesim.

  20. Parrucjani says:

    A thu mendon vertete provinciali baze se shpifjet e tij njerzit mund ti marrin te verteta ,baze ne nji editorial para shume koha kur opozita ps ish komunistat banin akuza per korrupaionin ne rrugen baze athere ne detyre gazetar ekstrem i djathte ,argumetonte se nuk ka korrupson bile duke argumetuar thoshte se dhe po te donte punojsit Shqiptare te korruptoheshin prestigji i Firmes ndertuese eshte aq i madhe sa nuk bane kesi masakaralleqesh , bile thoshte se per te takuar PRESIDENTIN e Beketelit eshte me veshtire se te takosh presidentin e USA , tash me nji paftyrsi thote te kunderten bile dhe flete per shifra qe as nji mendje normale nuk mund te shqiptoje , po ky eshte baze , kjo eshte detyra qe i kane dhane dhe ai e kryen mire , te shpife te shpife .

  21. enkeli says:

    vetem vrer nxjerr nga goja..kushdo te ishte kandidat ti serish do nxirrje vrer..pse je kaq i deshperuar mor burr..je bere aq antipatik keto kohe me artikujt e tua kundra te djathtes sa dhe te majtet nuk preferojne te te lexojne..ose thjesht hajt te shohim ca budalliqesh ka shkruar…si nuk bere nje shkrim per Kocon,Dulen,Doshin,Gjanen qe do i kemi ne parlamantin e ardhshem..ose dhe per gjithe ata biznesmen qe do jene ne parlament..

  22. turi says:

    o Mero Rama kandidoi me Maqo Lakrorin, turp me te madh nuk kishte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje