Nga Bardhyl Ukcama
Tashme kemi kandidaturat e perzgjedhura nga Kryetari i dorehequr i PD-se, dhe nje date per te votuar, 22 Korrik. Procesi nuk mbeshtetet mbi statutin e PD-se, as formalisht, kjo nuk perben ndonje risi pasi Keshilli Kombetar i PD-se, thuhet se nuk eshte mbledhur prej vitesh. Thjesht e sakte, deri me tash ky eshte nje proces jashte statuor. Eshte njefare riorganizimi i partise nga kryetari, kur statuti u perdor vetem si argument per te penguar disa kandidatura te garojne . Mund te thuhet se ideja e votimit nje anetar nje vote eshte e dobishme si ide (e praktikuar me pare nga kundershtaret politike), por e zhvleresuar (jo teresisht e pavlere) nga menyra e realizimit praktik te ketij procesi deri me tash. Sot,kemi dy figura serioze, te perzgjedhura nga kryetari, qe mund te diskutohen, por nje proces jo transparent. Kryetari i terhequr i PD-se, drejton fushaten e zgjedhjes se kryetarit te ri. Eshte ndaluar perkrahja publike e kandidatit nga drejtues te PD-se, gjate kohes para dhe gjate votimit. Ky direksion e ben fushaten unike jo vetem ne historine e politikes shqiptare por edhe nderkombetare. Fushate ne heshtje! Me kete kryetari synon te shmange debatin i frikesuar nga percarja brenda partise. Mendoj se nuk do te funksionoje pozitivisht! Ne heshtje dhe pazar ne seli pas dyerve te mbyllura mund te zgjidhen drejtuesit e nje fraksioni por jo udheheqesia e nje partie politike. Zakonisht punet e kryera pa transparence e rregulla te pranuera nga antaresia (stauti i miratuar) hapin telashe edhe me te medha. Arroganca ndaj bazes idealiste (jo asaj “pragmatiste” ish pjese e administrates) te PD-se, eshte prezente edhe ne kete proces. Ne gare kemi dy drejtues te larte te PD-se, dy anetare te kryesise, qe kane humbur shume ne zonat e tyre, pamvaresisht se me nje pergjegjesi relative ne kete rast. Megjithese besoj se nuk ishte arroganca ne vetvete shkak i bragtisjes elektorale, por mungesa e nje morali politik, korrupsioni, mungesa e demokracise ne funksionimin e partise, shkeputja e lidhjeve te qeveritareve me bazen, mosorjentimi pro apo kunder LSI-se, konsumimi i lidershipit ne dy mandate, statura mjerane intelektuale e disa ministrave apo administratoreve partizane, etj,etj.
Se paku gjate ketij procesi pritej dhe pritet, qe keto gabime te korrigjohen dhe demokracia e brendshme ne PD te funksionoje ne limitet e se mundshmes. PD-ja, parti e dyte ne vend, mund te rritet por mund te rrezikoje edhe kete renditje pas jo me larg se dy vjetesh, nese nuk reagon si duhet, sot. Me fort se histori, ajo duhet te reflektoje vizionin e ri te se ardhmes, me shume se kurdohere tjeter.
Dhe bash ne keto kushte eshte koha te reagohet. Tani eshte koha per nje angazhim historik te aktivisteve jashte kryesise se PD-se, per te parqitur kandidatura ose nje kandidature dhe per ti kerkuar antaresise (jo kryesise) ti votoje duke i shtuar ne fleten e votimit. Ativistet e njohur dhe antaresia e PD-se, nese deshirojne mund ti imponohen kryesise qendrore permes ketij aksioni politik.
Thjesht , shkohet ne votim, merret fleta dhe shenohet emri i nje personaliteti edhe pse nuk eshte ne liste. Nese ky emer merr nje numer te konsiderueshem votash athere zyrtaret e tashem te PD-se detyrohen te reflektojne. Ne kete menyre i hapet rruge per tu rritur nje formacioni politik, qe para 21 vitesh fitoi dy te tretat e elektoratit, e sot eshte tkurrur ne 1/3, per krejt te tjera shkaqe, e jo se populli nuk arriti te kuptoje gjenialitetin e udheheqjes dhe reformat.
Para disa ditesh publikova nje shenim ne faqen time ne Facebook, qe u be shkas i reagimeve pozitive: “Une mendoj se ne krye te PD-se duhet te vije nje personalitet politik, qe perfaqeson ne menyre te kthjellet vokacionin politik mbi te cilen u themelua kjo parti, vokacionin prendimor. Duhet te zgjidhet nje figure politike i cili/ e cila nuk eshte perzier ne punet e pista te korrupsionit dhe abuzimit shteteror. Duhet te zgjidhet nje figure motivuese, intelektual energjik me nje personalitet jo te dyzuar, qe reflekton qytetari dhe i sherben ushqimimit te dashurise kombetare. Nje personalitet, qe te reflektoje vizionin e nje Shqiperie te zhvilluar, jo vetem me kostum, por edhe brendi te modes e botes se oksidentit”.
Une mendoj se, Partia Demokratike edhe per arsye te humbjes se madhe elektorale, por jo vetem asaj, duhet te demokratizohet dhe modernizohet ne kuptimin e plote te fjales. Te riorganizohet mbi bazen e nje modeli te ri te nje bashkesie demokratike. Anetari te votoje per kryetarin por edhe per vendimet e rendesishme te partise, padiskutim per statutin dhe programin e saj. Rregulloret te zbatohen e korrigjohen sipas rendit e nevojes. Ne keto kushte duhet te realizohet mundesia per nje votim partiak me te shpeshte, elektronik dhe te pamanipuluar (teknikisht i realizueshem).
Partia Demokrtaike duhet te behet transparente per anetaresine dhe publikun. Kryetari i ri te vendose nje menyre te re komunikimi me forumet e bazes se Partise. Kryetari i ri duhet te komunikoje rregullisht me strukturat lokale. Psh. te kete konferenca te rregullta javore (conference call) me kryesite e vogla te rretheve njeheresh. Por edhe disa mbledhjet (psh. dy here ne vit) te kryesise te jene te hapura per antaresine. Antaresia duhet te kuptoje pozicionet politike te antareve te kryesise per ceshtje te rendesishme.
Ne parti duhet te funksionojne ne menyre te rregullt sondazhet per te gjitha ceshtjet e rendesishme, sociale dhe politike te vendit, qe prekin ne menyre te drejtperdrejte votuesin. Pra te kete nje analize shkencore te aksionit politik.
Para se gjithash ne parti duhet rivendosur jo vetem besimi, por respekti dhe dashuria per njeri-tjetrin. Anetaret e nje force politike nuk i mban se bashku vetem programi, statuti dhe shpresa e nje fitorje te neserme, por edhe respekti, mirenjohja. Duhet nje kod etike i shkruar dhe i miratuar nga forumet e partise, qe te rregulloje komunikimin publik brenda partise. Psh. nuk la shije te mire shprehja e Patozit (kryeartikull i RD-se)” Sharlatane larg duart nga PD-ja”. Per ke e kishte fjalen kryetari i grupit palamentar te PD-se? Per Aleksander Biberajn?! Z. Biberaj eshte ish anetar kryesie i PD-se, deputet, etj, etj. Une nuk do te kisha votuar pro kesaj kandidature, mund edhe te mos e pranoja si kandidature pa rimarre teseren e partise, por do ta falenderoja publikisht ate dhe gjithe te tjeret, qe ne kushtet e kalimit ne opozite jane te gatshem ti rikthehen PD-se. Sulmi ndaj Biberajt nuk ishte vetem kunder Biberajt por sidomos paralajmerim per te tjere me te “rrezikshem” qe mund te futeshin ne gare.
Partia Demokratike ne menyre te qarte duhet te ndahet nga trashegimia komuniste ne perfaqesim, jo duke bere diferencim per ish anetaret e thjeshte te PPSH-se, por duke u ndare nga ish drejtuesit e larte te PPSH-se. Ne menyre te thjeshte kryetari i ri i PD-se, duhet ti kerkoje ish ministrit te Ramiz Alise, z. Kastriot Islami( jo nje te majti qe erdhi ne PD) te lere mandatin e PD-se, ne PD. Nese Islami nuk e ben kete (sigurisht qe nuk do ta beje), athere duhet lene jashte grupit parlamentar. Edhe ne menyre pragmatiste, pazari midis Kryetarit te PD-se dhe Islamit rezultoi se u refuzua nga elektorati. Kur une e disa te tjere e kundershtuam kete pazar dhe media botoi edhe nje shenim tim ne rrejtet sociale, Genc Pollo u shpreh se bashkepunimi midis ish kundershtareve do te kishte rezultat elektoral (megjithese marrveshje makiaveliste). Po, pati rezultat elektoral, por kunder interesave te PD-se! Me kete nuk dua ti ngjis pergjegjesi qe nuk i ka Pollos, se nuk e ka pyetur kush, por ai dhe gjithe kryesia e PD-se mban pergjegjesi per heshtjen. PD-ja nuk mund te kishte kandidat te saj Kac Islamin e te linte jashte Fatos Bejen, Mark Markun, Visar Zhitin, Selami Xhepen, Ilir Rusmajlin, e shume intelektuale te njohur e te pakorruptuar! Partia Demokratike duhet te lirohet nga barra e rende e kompromiseve te pamoralshme politike. Morali politik mbetet i rendesishem. Ky eshte nje nga leksionet e ketyre zgjedhjeve, qe duhet lexuar me kujdes. Ne kete pike teorikisht jam dakort me Olldashin.
Partia Demokratike duhet ti afrohet nje zgjerimi te ri dhe duhet te kete kujdes me ish burokratet e korruptuar (qe i emertuan arrogante). Te gjithe ish aktivistet e shquar te levizjes demokratike te perfshire apo te paperfshire ne vite ne strukturat dhe forumet e partise duhet te ftohen per te kontribuar dhe te kene hapesire perfaqesimi. Biles edhe ata te angazhuar ne parti te tjera per njemije e nje arsye. Ndryshe do te shkojne tek Bamir Topi, pragmatistet (emertim i perdorur nga analistet prane PD-se) tek Ilir Meta e formacione te tjera politike, biles edhe me shume se ne keto zgjedhje. Po ju kujtoj sot, se rreziku i rritjes se Ilir Metes duhet ta shqetsoje me shume lidershpin e se djathtes. LSI do ti marre edhe me shume elektorat PD-se, e pse jo edhe te pozicionohet pas zgjedhjeve te tjera parlamentare si nje parti e qendres e sigurisht te bashkeqeverise me PS-ne.
Partia Demokratike mund e duhet te perfshije kontributin e mijera aktivisteve te saj jashte vendit, duke i perfshire ne vendim marrjen politike, sidomos te shkolluarit ne perendim. Keshtu PD-ja mund te rimarre jo vetem energji te re por edhe nje force te konsiderueshme elektorale. PD-ja duhet te kthehet ne nje shtepi derehapur per inteligjencen shqiptare, pa paragjykime.
Partia Demokratike duhet te kthehet ne nje force atraktive per intelektualet, te rinjte, politikanet dhe te gjitha shtresat e shoqerise permes organizimit te klubeve te ndryshme, jo vetem politike. Te organizoje aktivitete te shumta te te gjitha natyrave. Pjesmarrja ne nje forum partiak duhet te te krijoje kenaqesi. Partia nuk ka pse konceptohet vetem si nje formacion luftarak elektoral.
Partia Demokratike duhet ta konsolidoje plotesisht dhe ta kete parim numer nje aleancen e saj prendimore. Bashkepunimi me partite e qendres dhe te se djathtes europiane duhet te rritet. Praktikat me te mira te organizimit dhe funksionimit te ketyre partive duhet te implimentohen edhe tek ne. Duhet te krijohen mundesi per bashkepunim te drejtueseve te te gjitha niveleve te PD-se, prane ketyre partive simotra.
Partia Demokratike eshte krijuar si parti e unitetit dhe jo e ndasise kombetare. Lulzim Basha (i shkolluar ne prendim) e kushdo tjeter duhet te jene te kujdeshem ne perdorimin e retorikes dhe elementeve ndares fetare e krahinore. Ed Rames ia kujtuan e sterkujtuan ne menyre te lige, emrin e babait Kristaq e prejardhjen ortodokse te familjes si te ishte nje faj, po ashtu Pandeli Majkos. Nuk paten asnje efekt, perkundrazi! Ky eshte nje leksion tjeter shume i rendesishem dhe pozitiv i shoqerise shqiptare.
Ibrahim Rugova thuhet se u pagezua katolik dhe mbante ne krye te zyres e shtepise fotografine me Papen, e megjithese ne nje elektorat musliman, ai mbeti jo vetem politikani me vizionar por edhe me i votuar i Kosoves ne te gjitha koherat. Fan Noli ishte prift ortodoks nga Jugu kur u be Kryeminister e miku i tij Hasan Prishtina ishte nga Kosova kur u zgjodh deputet e madje per disa dite edhe kryeminister i Shqiperise.
PD-ja duhet te votoje nje nen statuor, qe e pamundeson secilin kryetar partie te zgjidhet me shume se dy mandate dhe sigurisht te jape dorheqje qe ne mandatin e pare nese humb zgjedhjet. Konventa Kombetare e partise duhet te miratoje kandidaturat per deputete dhe sistemi elektoral duhet te ndryshohet per ti rikthyer komunitetit te drejten per te zgjedhur.
Se fundi, PD-ja duhet te jete krenare per historine e saj te viteve 90-te dhe rrezimit te diktatures komuniste, hapjen e vendit ndaj organizatave politike prendimore, antaresimin e vendit ne NATO, orientimin e zhvillimit ekonomik ne drejtim te permiresimit infrastrukturor etj, etj, por edhe shume e vemendshme ndaj gabimeve e fajeve historike gjithashtu.
Pra te ndertohet e nesermja mbi nje trashegimi selektive, pozitive te PD-se, me vizionin e nje Shqiperie te shekullit te XXI-te, antare e familjes europiane. Kryetari i tashem i PD-se, ka merita e deshtime historike me te cilat do te merren studiuesit. Ai e ka bere vete historine e Tij. Ai mund te sherbeje si frymezim per nje pjese te shoqerise shqiptare por nuk do te jete i dobishem si tutor i kryetarit te ri te Partise Demokratike.
PD-ja mund te kete nje te ardhme te mire politike nese lexon si duhet humbjen dhe nis nje epoke te re duke e kuptuar se ka perfunduar tranzicioni, perndryshe do te kthehet ne nje formacion politik edhe me periferik ne zgjedhjet lokale pas dy vitesh
Nje shkrim i shkelqyer i nje prej drejtueseve te rendesishem te Levizjes Studentore. I nje intelektuali te shkolluar ne SHBA dhe i nje njeriu qe udhehiqet nga llogjika dhe dashuria. Suksese dhe faleminderit Bardhyl Ukcamaj. Une jam nje ish studente e levizjes studentore te Dhjetorit 90-te nga fakulteti Ekonomik.
Bravo Berisha! Ja kjo eshte PD! Zero nderhyrje nga Berisha ne proces.
-Me cfare vendimi, kaloi zgjedhja e kryetarit, nga e drejte e Kuvendit Kombetar te PD, ne kalim sipas parimit nje anetar nje vote ?
Duhet ndryshuar statuti i PD. Po kush po pjerdh per statut ne PD ? E vendosi Berisha. Pra nderhyrje ZERO e Berishes!
-Kush i vendos rregullat e kandidimit dhe kushtet per kandidatet ? Keshilli Kombetar i PD. Po kush pjerdh per kete strukture te PD-se ? I shkruan Berisha rregullat me mendjen e tij te ndritur.Nderhyrja e Berishes ne proces, ZERO !
-U vendos zhvillimi i zgjedhjeve me daten 22 qershor. Kush e vendos daten e zgjedhjeve per kryetarin dhe strukturat e tjera te PD? Kryesia e PD. Po kush pjerdh per kryesine ne PD ? Perse ti fuse ne pune e mendime aneteret pa tru te kryesise ? Mendon Berisha per ta. Ja pra,nderhryja e Berishes ne proces eshte ZERO.
Po te huaj sharlatane kush mund te jene ?
-Ambasadori amerikan ? Ambasadorja gjermane ? Ai francez apo ai anglez?
Vazhdo Berisha me luften kunder imperializmit boteror…
-Dhe per propozimin tuaj z. Bardhyl- Votuesi, anetari i PD, te shtoje ne liste emrin e dikujt qe ai mendon se ja vvlen te drejtoje PD-ne.
Po cfare i kujton anetaret e PD ? Ata jane e mbeten thjeshte, ushtare te bindur koreano veriore te Ber I Tsha. Edhe Olldashi harxhon energji te kota….
Përgjigjjuni
Sinqerisht, bravo Bardhyl!
Edhe pse une vete e konsideroj veten te majte, mendoj se eshte shume e domosdoshme qe Partia Demokratike te reformohet thellesisht. Nje opozite e reformuar dhe cilesore eshte korrektuese e keq-qeverisjes se mundshme.
Por veprimet e fundit te Sali Berishes dhe kupoles se saj tregojne se reformimi i PD-se do vonohet shume. Ata po e mbajne peng! Sa keq!
Une them se votuesit mund te shenojne emra si: Fatos Beja, Bardhyl Ukcamaj, Ilir Rusmajli apo Majlinda Bregu, Mark Marku etj.
Mire te tjeret ,po kete Majlinden pse e rreshtove ketu ?!
Eshte fatkeqesi e madhe qe ne PD te vazhdoje te komandoje
dinastia SERBE edhe me LUL BASHEN
Qellimi I Berishes nuk eshte reformimi i PD, sepse deshi ai qe e solli ne kete gjendje.
Asnjehere nuk ka bere opozite normale. Ka ardhur e riardhur ne pushtet nepermjet dhunes, shkaterrimit dhe vjedhjes se votave. Ai do te krijoje nje mburoje ndaj ligjit dhe ndeshkimit te tij. Prandaj bastardet e tij te preferuar ne te ashtuquajturen PD po i thurrin deterambe: thesar historik i PD dhe Shqiperise post komuniste, burre i shquar i kombit…e te tjera qe te hapin barkun. Duan te thone qe mos e prekni se ne sapo e shpallem me te c’muarin shqiptar. Ai e shkaterroi PD dhe te djathten, sepse ai ishte misioni i tij.
Qellimi i tij nuk eshte mbajtja e premtimeve, por lenia e arkes se shtetit jo vetem bosh, por te fundosur ne gropen me te thelle. Toke e djegur pas tij. Qe te mos kene kohe te merren me te.
Por harron nje gje qeni historik Sali dhe shpurra e tij: populli tani kerkon rilindje, por kerkon ne rradhe te pare drejtesi. Duhen te qetesohen miliona shpirtra te lodhur shqiptaresh nga terrori psikologjik dhe ekonomik i berishizmit.
Ka maru kjo pune .partia islamike tropojane e ka perfaqsuesin e vet lulin,jo keshtu e jo ashtu ,ka mbaruar, luli zevenesues i berishes, pse do thoni ju ,sepse luli eshte malok dhe mirkuptohet me ata, gjithashtu eshte islamik qe ben dhe kurbane dhe ngjason me ate grup shoqeror,duket ja ben muuuuuuuuuuuuuuuuuu.
Duhet te hapet partia per te gjithe intelektualet dhe aktivistet e shquar te levizjes demokratike. nje nga keta eshte edhe Mero Baze. Pa medyshje, Bashkim Kopliku, Bardhyl Ukcamaj, Rudolf Marku, Bashkim Kopliku, Fatos Beja, Besnik Mustafaj, Gazmend Oketa…………
Basha dihet se do te jete kryetar i ri i PD-se, po nese ai humb zgjedhjet locale pas dy vitesh si i behet.???
Shkrimi i Z.Ukcamaj eshte nje platform si duhet te jete PD-ja e neserme, me e sakta qe kam lexuar nga politikanet e PD-se!
Shkrim i ndershëm. Kuptohet sa mirë i ka bërë studimi dhe puna në ShBA. Por edhe dëshmi që, edhe duke jetuar e punuar larg Shqipërisë, i dhemb katandisja e sotme e asaj partie për të cilën ka kontribuar edhe ai vetë qysh 20-vjeçar, pra qysh në moshën e ëndërrimeve.
Vetëm se “platforma” në fjalë mbetet tanimë ëndërrore, e parealizueshme për mjedisin konkret shqiptar. Këtë e vërteton edhe vetë fakti që Bardhyl Ukcamaj ka gjetur prej vitesh zgjidhjen të punojë e të bëjë jetën familjare në atdheun e demokracisë… Pra?! Kujt i flet me këtë “platformë”?! Murit të PD-së?! Do të duhej të mos bënte sikur nuk e vë re se kush po e bën sot e gjithë ditën zhurmën rreth PD-së: nga njëra anë vetë Sali Berisha (tropojan), nga tjetra Aleksandër Biberaj (tropojan), në përkrahje të tij Besnik Mustafaj (tropojan), pro Lul Bashës shprehet familja e Azem Hajdarit (tropojan), në faqet e mediave problematik politik pro PD-së një Herkul nga Breçani (tropojan), tani edhe “platforma” e Ukcamajt (gjithashtu tropojan), nuk po vazhdoj më… Nëse Bardhyli më lexon, e kupton se kush ia shkruan këto dhe do të duhej të përgjigjej: A e kupton në çfarë e kanë shndërruar – e keni shndërruar – PD-në?
Nuk mund të lë pa thënë edhe se më duket shenjë e mirë që Mero Baze ia ka botuar këtë shkrim në gazetën e tij.
TERSI I POJANIT DHE STERTERSI I VICIDOLIT
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Sali Berisha u detyrua te pranoje Vaterlone e tij te 23 qershorit 2013. Pasi deshtuan te gjitha intrigat, komplotet, orvajtjet per te zhvleresuar ose tjetersuar veridiktin masiv te popullit qe dermoi sundimin e tij autokratik, despotik dhe te sterkorruptuar,. kryeministri Berisha njoftoi me pahir edhe doreheqjen nga kreu i PD-se.
Keto jane fjalet e tij…
Po veprimet konkrete!?
Kryeministri Berisha vazhdon te veproje njesoj sikur ti kishte fituar zgjedhjet.
Lala Kros o Lala Kros vet shkruan e vete vulos!
Vendos ngritjen e pagave! Jep tendera e koncensione. Shkarkon dhe emeron sipa tekave dhe interesave te tij e klanit te tij kusar e vrastar.
Eshte praktike i mirenjohur ne cdo vend demorkatik te Botes qe kur nje qeveri dhe kryeministri humbasin zgjedhjet, ata qendrojne si kujdestare deri ne krijmin e betimin e qeverise se re. Ashtu pat vepruar edhe Fatos Nano.
Asnje qeveri ose kryetar shteti demokratik ne ikje nuk merr as vendime dhe as veprime te rendesishme politike, ekonomike, financiare qe kane impakt ne jeten e populklit dhe te shtetit.
Krejt te kunderten ben Berisha, i cili zbaton vetem parimin maoist ” te ecim kunde rrymes” kunder rrymes demokratike jo vetem ne ceshtjet shteterore, por edhe ne ato partiake.
Jep doreheqjen si kryetar partie. Nuk le gur pa levizur per te siguruar nje pasardhes qe nuk do te guxoje as te fleje me te shoqen pa i marre izen atij.
Jep doreheqjen si kryetar i nje partie te shpartalluar keqazi dhe turpesisht prej paturpesiese dhe pangopesise se tij dhe klanit te tij te ster- korruptuar per tu bere krye- kryetar hije ne prapaskene si Ten Hsiao Pini dikur .
Nuk i mjaftuan 13 vjet sundim i pakufizuar dhe i pandeshkuar.
Nuk i mjaftuan 13 vjet zollume pas zollumesh qe rrenuan nje popull e shtet te tere.
Nuk i mjaftuan 13 vjet qe ia prune shpirtin ne maje te hundes nje populli e nje kombi te tere…
Ta kthejme dhimbjen ne force dhe disfaten ne fitorje eshte parim stalinist i pandryshueshem i Sali Berishes.
Nuk i mjaftuan 13 vjet prapesira madhore. Vazhdon prapesirat edhe pas disfates poshteruese ! Perpara ne theqafjen e tij shembullore!
Tamam si ajo historia e Tersit te Pojanit qe tregojne andej nga Myzeqeja…
Na ishte nje ngaterrestar, trazovac, sherrxhi, llapaqen, zollumqar … gati sa Sali Berisha i sotem, ne Pojan te Fierit qe gjithe jeten e tij u kishte sjelle terselleqe e ngaterresa , kokecarje e sherre bashkevendasve te tij.
Nje dite prej ditesh ai semuret per vdekje… Para se te jepte shpirt bashkefshataret, qe u kishte ardhe shpirti ne maje te hundes prej tij, i kerkuan amanetin e fundit megjithe demet qe u kishte sjelle.
– Kam vetem nje amanet, u thote ai… Para se te me varrosni me lidhni nje litar ne trup dhe lereni fillin e tij jashte varrit… Cdo te diele kur vini ne varreza terhiqeni ate se do tu sjelle mbaresi.
Ashtu u be! Cdo te diel ata benin adetin sipas amanetit te tij.
Nje prej te dielave aty kalon nje taborr jeniceresh turq. Sapo shohin se fshataret po terhqnin fijen e litarit tek nje varr, ata iu versulen fshatareve me shqelma, grushte dhe dajak, pse nuk linin te qete nje te vdekur. I bene lesh fare!
– Po mire per se gjalli, por as per se vdekuri nuk po na ndahen terslliqet e ketij hori , thote kryeplaku i gjakosur.
Qe atehere ngeli shprehja Tersi i Pojanit…
Keshtu bile shume me keq eshte edhe puna e Berishes…. Jo vetem per se gjalli, por edhe per se vdekuri politikisht e pse jo edhe fizikisht, prej tij priten vetem terselleqe, kokecarje e ngaterresa, zollume, sic po vepron edhe keto dite.
Nuk thone kot ne Tropopje : sherr Berishe ! Sherr Berishe dhe Tersi i Pojanit jane sinonime , jane vellezer !
Edhe kur mbytet ne lume berishsin kerkojeni perpjete e jo teposhte themi po ashtu ne tropojanet… Jo veteme per se gjalli, por edhe per se vdekuri ata ecin mbrapsht !
Vecse tersi i Pojanit ua pruri shpirtin ne maje te hundes vetem nje fshati, Pojanit.
Tersi i Vicidolit, Sali Berisha, ia pruri e vazhdon ti bjere shpirtin ne maje te hundes nje populli e kombi te tere!
Bravo .Z .Bardhyl.Besoj qe tani te gjithe demokratet e vertete e kane kuptu se vendi i tyre eshte tek FRD se per PD ,aha vetem emrin demokratike ka.
Saliun vetem varri e ndan nga PD. ! Ky njeri po t’u qep s’te ndahet me kurre ! Keshtu do te ndodhi edhe tash
e tutje. Mos harroni se ai do te beje cmos per tevdestabilizuar vendin, duke vene ne veprim bandat e Lacit
e Mamurrasit, duke sabotuar e dinamituar shtyllat e tensionit te larte, zoti na ruajt mund te helmoje edhe
ujin e Tiranes per hakmarrje dhe te akuzoje per te gjitha keto PS-LSI-ne , per te krijuar idene ne popull se
”mazhoranca ,, nuk eshte ne gjendje te ”udheheqe,,,dmth dy partite PS-LSI jane te afta te qeverisin vendin.
Pra ”Trustin e Lule Lakres ,, do ta keni gjithnje ne zverk derisa ky ”Drakula shqiptare ,, te shkoje ne ferr !!!
Kjo do te jete tash e tutje historia e Shqiperise me kete monster ! Por ka vetem nje rruge ”prapa hekurave,, !
Ky do te jete shpetimi i Shqiperise nga ky monster. Kjo e shoqeruar me konfiskimin e te gjithe pasurise se
grabitur e te vjedhur nga familja e soj e sorollopi i tij qe kane uzurpuar pushtetin ne Shqiperi gjate 23 vjeteve..
Shenim : dy partite PS-LSI – Berisha perpiqe te denigroje keto dy parti duke perhapur idene se keto parti
jane te pa afta te udheheqin…
“Dhe nga varri do te ngrihem,per PeDe-ne do t’ju pervishem!”…Mullah, Sali Ram Berisha nga Viçidolli