Më bëjnë çudi disa gjëra pas zgjedhjeve të 23 qershorit

9 Korrik 2013, 12:36Blog TEMA

Nga Alfred Peza

 

– Asnjë analizë e thellë, serioze, profesionale, e paanshme dhe shteruese nuk është bërë për shkaqet e humbjes së thellë të PD në zgjedhje dhe për pozicionin e Sali Berishës pas kësaj.

– Asnjë media nuk merret me faktin se Sali Berisha kishte premtuar se do të dilte në pension duke u tërhequr nga politika nëse do humbiste. Ndërkohë që do të jetë deputet në Parlament dhe po udhëheq zgjedhjen e pasardhësit të tij në krye të PD.

– Askush nuk po merret në media me faktin se përse për të bërë edhe një konkurs poezie apo pikture në shkolla duhen disa muaj dhe për të zgjedhur kreun e ri të partisë më të madhe të opozitës së re, gjithçka po bëhet me shpejtësi skëterrë brenda tri javësh.

– Mediat televizive shqiptare janë në krizë të thellë profesionale. Sheh në ekran gazetarë të dorës së fundit që njihen si militantë të dorës së parë të partive politike.

– Mediat pro qeverisë janë rreshtuar hapur PRO Lulzim Bashës në garën që ai ka me Sokol Olldashin për pasuesin e Sali Berishës në krye të PD. Kaq mjafton për të kuptuar se kë do familja Berisha që të jetë pasardhësi dhe se si do të jetë fundi i garës më 22 korrik.

– Si ka mundësi që mediat nuk po merren me Lulzim Bashën, i cili është totalisht në kundërshtim të plotë në garën për kreun e PD, me filozofinë që çoi në krye të Bashkisë së Tiranës. Filozofi ku ai deklaronte se qytetari është i pari. Duke iu kundërvënë faktit se Rama në atë kohë ishte edhe Kryetar i Bashkisë së kryeqytetit dhe në krye të PS, duke i kërkuar që të qëndrojë vetëm mbi një kolltuk. Basha sot, të paktën duhet të jetë i ndershëm të pranojë se është një kopjac i pacipë i skemës së Edi Ramës për t’u ngjitur në krye të partisë më të madhe të opozitës në Shqipëri.

– I vetmi lajm që prodhon gara për kreun e ri të PD, është fakti se pas largimit të dy figurave më të rëndësishme politike të tranzicionit në Shqipëri, Fatos Nano më 2005 dhe Sali Berishës më 2013, për herë të parë pas 1990, në krye të partive kryesore politike do të jenë politikanë të brezit të ri të post komunizmit: Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha ose Sokol Olldashi. Përfaqësues të një brezi 40 vjeçarësh, që janë formësuar në jetë dhe në politikë pas rrëzimit të Murit të Berlinit.

– Lajmi i mirë për demokratët është që do kenë një kryetar të ri partie pas humbjes tronditëse në zgjedhjet e 23 qershorit. Por, lajmi i keq për ta është se ky proces, po fsheh qelbin e madh të plagës së humbjes. Çka bën të kuptosh dhe besosh se PD, do të dojë kohë shumë të gjatë për ta rimarrë veten dhe për të qenë gati për të marrë sërish përgjegjësi qeverisëse në Shqipëri. Ky është një lajm i keq edhe për të gjithë shqiptarët, sistemin tonë demokratik dhe frymën pluraliste në vend.

– Për mazhorancën e re qeverisëse këto dy muaj deri në krijimin e qeverisë se re në fillim të shtatorit, nuk duhet të ketë asnjë minutë pushim. Çdo boshllëk që krijohet është në dëmin e qeverisjes së ardhshme dhe në dobi të opozitës së re, e cila po kërkon të riorganizohet dhe të rikuperojë me shpejtësi dëmet e “cunamit” elektoral të 23 qershorit, kundër qeverisë Berisha.

– Një gjë duhet të jetë e qartë për të gjithë, Sali Berisha nuk ka ikur nga politika aktive dhe nuk ka për të ikur asnjëherë. Ai do të jetë aty, sa të jetë gjallë. Ai nuk ka jetë më imunitet dhe pa mandat deputeti. Nuk jeton dot vitet e pleqërisë si një qytetar i thjeshtë. Siç bëri Fatos Nano, Servet Pëllumbi, Sabri Godo, etj. Do ta kemi aty, për një kohë të gjatë. Si një gozhdë të ndryshkur në trutë e shoqërisë shqiptare. Ndaj, duhet të bëjmë sa më shpejt tetanozin demokratik, gjithë qytetarëve. Qeverisja e mazhorancës së re, duhet të jetë qeverisja më e mirë e historisë së Shqipërisë, duke bërë në 4 vjet, atë që Sali Berisha nuk bëri dot në 23 vjet. Vetëm kështu do të imunizojmë trupin e sëmurë të demokracisë dhe shtetit ligjor në Shqipëri, nga Berishizmi.

61 komente në “Më bëjnë çudi disa gjëra pas zgjedhjeve të 23 qershorit”

  1. ADN 100% SHQIPTAR says:

    HAAAHHHHAAAAA sa kenaqem kur lexoj komentet e ketyre ‘boleve’ te pd-se. JENI KREJT TE PARASHIKUESHEM, JENI EDHE TE C’MONTUR TANI, NUK KENI RREZIK SHPERTHIMI!!! Po rrini urte ore se akoma nuk ju kane heq nga puna… dhe ka shume legena qe punojne ne administrade, ambasada, misione ne BE…. mbaruat, ju erdhi fundi o funderrina te Shqiperise!!!!!!!

    P.S.
    Shkoni dhe futuni nga keni dale….. ose ‘varuni’ ke palma e KM bashke me mesilen e pd-se!

    1. Ervini says:

      Ky Alfred Peza te ben te paberen. kot s’thone qe fjala te vret me shume se plumbi

      1. Fatjoni says:

        E ke myttttttttttttttttttttt fare

    2. GAZETARI says:

      Ja nje analize e plote mbi gjendjen e PD sot!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/06/pd.html

    3. Dorina says:

      bravo Alfred Peza! Jemi krenar per ty! Peqini ka bere zgjedhjen e duhur

    4. Gheto says:

      Se pari u paska hy tmerri nga z.Basha…ai do e rrezoje se shpejti qeverine tuaj bandite….se te gjith e kemi mare vesh si keni fituar…qe ps si subjekt nuk ka marre as votat e 2009-es po mbani meten per bishti se do jua fusi keq…..pd do behet partia me e dashur per shqiptaret

    5. XIMI says:

      Shkrimi qe beni eshte shume realist dhe ben nje analise se te semuret per pushten nuk largohen ne menyre demokratike ,por qendrojne me prapaskena.

    6. Don Senjor says:

      po mire e beni qe u nxirrni te palarat ketyre te pd=ve se na bejne sikur ca jane dhe te dhjere, dhe krenar kto

    7. Mondi says:

      respekt per ty dhe per shkrimet e tuja Alfred, jeni i mrekullueshem dhe cdo gje qe thuan e ka nje baze: DIJEN! te iknurajoj per me tej

      1. Hakani says:

        O alfred, boll shkrujte komente per veten se le nam.

  2. Global Knowledge says:

    fredo, ne paragrafin e fundit ke tentuar ti hedhesh hi ne sy rames se je politikan i ps. por jo fred jo, dukesh qe tutje qe vazhdon te jetosh ne gazete, je thjesht zevendesues i nikolle lesit. nuk eshte e thjeshte te harrosh zanatin e vjeter, dhe ben mire te jesh deputet duke e shfaqur haptas natyren e profesionit. urime

    1. Skypion says:

      Jane nje sere gjerash qe i karakterizojne mediokrit,por ato qe bien me shume ne sy jane:gjuha pompoze me terma dhe fjale te medha(te gjitha te kerkuara dhe rralle te gjetura),dhe kompleksi i inferioritetit(superioritetit) qe nuk iu ndahet kurre, pergjate gjithe jetes profesionale dhe jo vetem.
      Shembulli i perkryer per kete,eshte Alfred Peza;mediokri par exellence.Shihni se c’xhevahire na servir ky (nen)mesatar i shtypit tone:”Mediat televizive shqiptare jane ne krize te thelle profesionale”! Medemek qe kur u largua zoteria e tij nga gazetaria dhe iu fut politikes,media hyri ne krize!Pike e zeze!
      Por,nuk e le me kaq.Si rishtar i ri,ai duhet te jape proven e tij te besnikerise ,dhe kete e ben duke lartesuar figuren e Rames,te atij Rame qe,po ky Alfred, ia pat nxjerr ne shesh vesin e nderhyrjeve brutale ne punen e medias me ane te SMS-ve.Por ,ajo ishte kohe tjeter.Ishte koha kur i thurte lavde Rruges se Kombit,si nje veper madheshtore,meriten kryesore per te cilen (sipas vete Pezes)e kishte Sali Berisha! Por,tashme kohet kane nderruar, bylbyl gjyzari i medias na eshte bere zuzar i Edi Rames,prandaj edhe ky qendrimi prej militanti.
      Eshte e cuditshme me keta korrozinjte e Edi Rames,sepse mundohen te japin mendje se c’duhet dhe sesi duhet te behet me PD-ne dhe kandidatet e saj;ne fakt,eshte nje forme bajate dhe vulgare per te shryre mllefin ,asgje tjeter.
      Ish-gazetari Peza,na permend F.Nanon,S.Pellumbin(po kete qenef pse e permend xhanem?!)S.Godon.Por, harron se Fatos Nano,beri c’mos qe te hynte ne garen politike;i solli shume kokecarje PS-se ,dhe shkoi deri aty sa me kodoshllekun e tij ,6 deputete socialiste u blene dhe me voten e tyre i dhane Bamir Topit postin e Presidentit.Ky eshte nje rast ,por ka edhe shume e shume te tjera qe te gjithe i dime.Po S.Pellumbi c’hyn ketu?! Kam pershtypjen se njerezit e vegjel dhe medioker ,tejet medioker,si Alfred Peza,impresionohen nga tipa te tille si xhaketa e vjeter e rreckosur e komunizmit,qenef-profesori,i nderuari dhe respektuari, Servet Pellumbi.Permend kot edhe Sabri Godon,qe nuk ka lene qull, qe eshte gatuar ne politiken shqiptare, deri ne vdekjen te tij ,ku te mos e kete perlyer gishtin.
      E megjithate ,Sali Berisha,eshte ne shumecka me shume se keta politikane,sepse eshte kryetari i partise se pare demokratike;Presidenti i pare ne demokraci;eshte Lideri i Demokracise – keto jane fakte,te pakaperdishme ,te papertypshme per shume antiberishiste, apo te deshiruar te tille si A.Peza.Jane fakte kokeforte, aq kokeforte jane sa mjeraneve si Peza ju duken si gozhde te ndryshkura ne tru te shqiptareve. Ne te vertete keto jane gozhde te ndryshkura ne trute e antiberishisteve,e kesisoj ata qe duhet te marrin vaksinen e tetanozit ,jane pikerisht ata,perfshi edhe ish-gazetarin(nen)mesatar,A.Pezen.

      1. Arturi says:

        Do vaksinohesh dhe ti more Skypion e do e shikosh se do sherohesh. Duro dhe pak!

      2. Leda says:

        Alferd Peza flet per profesionalizem te gazetareve. Gazetareve te ciles media atyre qe mbrojne interesat e Rames( Top- Channel dhe Vizion PLus), atyre qe mbrojne interesat e Berishes ( KLan dhe ABC News) apo atyre qe mbrojne interesat e ILir Metes ( Ora News). Alferd mos ndoshta me termin gazetare i drejtohesh Drejtuesve te Mediave apo Drejtoreve te Informacioneve si ty dikur, qe ne Vizion ke bere politiken e Edi Rames? Alferd te lutem tregohu me i rezervuar kur perdor fjale nennivel, se jane keta gazetare nennivel qe ti i mbolle ne ish televizionin ku paguheshe me 10 milione leke ne muaj( Ora News ) ndersa ata te paeksperience dhe me nevojen per te mbijetuar ne Tiranen e shtrenjte, i paguaje me vetem me 300 mije leke. Mos ndoshta e ke harruar qe ne ate kohe mbaje postin e DREJTORIT. Si ka mundesi qe nje drejtues sic pretendon ti kaq i zoti, profesional mbante ne redaksine e lajmeve kaq aprofesional. A po atehere ishin kushte te tjera, ishin kushtet kur keta aporfesionalet i sgfrytezoje ne Vizion PLus per ti thurur lavde Rames dhe per te baltosur Berishen, apo keta aprofesional i shfrytezoje per te trefguar si prodhohet rakia ne nje edicion lajmesh( cfare profesionalizmi fshataresk) apo keta aprofesional te duheshin per te ngjitur shkallet e karrieres, karriere e cila premton shume, sepese ti ALFRED PEZA nuk mund te pranosh faktin qe te punosh pa u paguar( sic po ndodh ne Vizion PLus) se ti ALFRED PEZA je nje fshatar ne cdo detaj te qenies tende.

    2. Shefikati says:

      Si Deputet normal qe jep informacion,por mesa po shoh qe ketu ka lidhje akoma me gazetarin

  3. Ben Chicago says:

    1/2 e Deputeteve mavi jane oficera Ushtrie ( si ky Peqinsi ) dhe Sigurimi,25 deputete te tjere miliardere koktrashe te pasuruar gjate tranzicionit kryesisht me pune te pista dhe me lejet e ndertimit te Rames.20 te tjere jane jo shqiptare ,kryesisht greke,vllah,maqedonas,goran etj.

    1. ILI says:

      Oficera ushtrie jane shumica e presidenteve amerikane, bile edhe shqiptare. Po kur jane spiuna e bij spiunash si puna jote,si ti o Ben, Safeti, Kelmendasi, Ibrahimi e ndonje tjeter, qe po behen gati te lene zyrat e administrates e te ikin nga syte kembet….

    2. Niku says:

      O Ben Chicago, dukesh qe ke nje “gozhde e ndryshkur” ne trurin tend, se nuk le shkrim pa komentuar. Ndoshta te paguajne per kete pune. Stili i te shkruarit tend nuk perputhet me vendin ku jeton, ne Chicago. Meso pak nga demokracia amerikane se do te shohesh qe do te dalesh me njerezor dhe do te shkeputesh nga urrejtja qe te ka mberthyer per bashk-kombasit e tu.

  4. progonati says:

    O budall. Duhet te lexosh me shum e te flasesh me pak. Te gjtha jane shkruar dhe para 23 dhe mbrapa

  5. baca says:

    ja çfarë ka thënë luli para se të bëhesh kryetar i b.tiranës dhe çfarë bënë tani

    https://www.facebook.com/photo.php?v=397470490361745&set=vb.396392290460003&type=2&theater

    1. Elios says:

      Ka te drejte Alfred Peza, ku jane analistet qe te cajne koken duke gjykuar te tjeret, pse jane fshehur dhe s’po gykojne pse humbi PD? Por merren vetem me PS!

  6. elinor says:

    Si gazetar apo si deputet eshte kjo pyetja? Te gjitha keto “cudira” kane shpjegimin e thjeshte te Lirindjes. Ajo ia mundesoi atyre kete luks qe po perjetojne. Nqs Saliu do ishte rrezuar qysh para dy vitesh, ashtu sic ishte per t’u rrezuar, sot ai e shume te tjere do ishin ne bankinen e te akuzuarve, jo neper mbledhje farse duke zgjedhur kukullen e ardhshme perverse ne krye te PD-se.

    1. Izeti says:

      po normal qe basha eshte sa per te perfaqesu berishen. se heq njeri nga mendja kete

  7. Frojd says:

    PEZA,EDHE ‘BABE’ MYSLYMI ISH ME I KTHJELLET 70 VJET ME PARE.
    ”….Politikane te brezit te ri postkomuniste”thote ‘PEZA’.
    Me fjalen politikan ç’far kupton o i nderuari gazetar e tani deputet?
    Me tog fjaleshin ‘postkomuniost’ per ke e ke fjalen:Per fshirje te iodealeve komuniste te rilindjes,te luftes anti fashiste apo te ndertimit te ekonomise Shqipetare?
    Po qe se perfaqeson pas zgjedhjeve te ‘majten’ shqipetare fjalen komunoist duhet ta perdoresh mbasi ti kesh lare dhembet tre here ne dite.
    Fjala komunist ne keto 22 vjet eshte perdorur:Nga injorante antishqipetare pertej oqeanit.Nga antishqipetare per te shkelur mbi gjakun e deshmoreve.Nga antishqipetare per te shkelur e shkaterruar tere ate qe u ndertua per 22 vjet,Nga antishqipetare qe qellimisht fjalen komunizem e ngaterrojne me enverizem per te mbajtur ne pushtet shurranjozet e bllokut me ne krye doktor Adhamudhin.
    SI MUNDET NJE DEPUTET I SE ‘MAJTES’ TE PERFAQESOJE POPULLIN SHQIPETAR JASHTE KUR NUK E KA IDENE E FJALES KOMUNIOST E AQE ME TEPER TE BASHKEBISEDOJE ME QEVERRI TE EUROPES QE UDHEHIQEN NGA LIDERSHIP ME PREJARDHJE PARTI KOMUNISTE?JEMI NE INJORANCE TOTALE,DUHET QE CPOLITIQIA SHQIPETARE TI RIKTHEHET SHKOLLES FILLORE DHE HISTORISE PER TE MOS U KTHYER NE KOMUNITETIN PRIMITIV KU THUHET SE ‘KOMUNISTET HANIN NJEREZ’ E ENVERISTET E ENVERJANET ,POLLO E BISHA,FATOSAT E PIONIERET TE NGELEN NE PUSHTET.INJORANCE TOTALE.

    1. Zefi says:

      ata jo vetem nuk po bejne analizen e humbjes,por po sillen sikur kane fitue,po vazhdojne rrugen e saliut qe nuk u votue,po bejne fushate te behen mazhorance kur akoma nuk e kane dorezue pushtetin,po flasin per ngritje zyrash per te ndihemuar administraten qe te mos largohen nga puna,kur akoma jane qindra e nijera punonjes te ndryshem te administrates te larguar nga puna padrejtesisht,te fituar gjygjet dhe nuk i marrin ne pune,ose cfar behet.

  8. ….Pikërisht këtë desha të theksoja..”…Qeverisja e mazhorancës së re, duhet të jetë qeverisja më e mirë e historisë së Shqipërisë, duke bërë në 4 vjet, atë që Sali Berisha nuk bëri dot në 23 vjet. Vetëm kështu do të imunizojmë trupin e sëmurë të demokracisë dhe shtetit ligjor në Shqipëri, nga Berishizmi.
    Lini një Përgjigje…”..Kjo duhet të jetë filozofia që duhet të mësojnë shqiptarët këtë 4 vjeçar…Që do të jetë njëkohësisht edhe tetanozi demokratik i shoqërisë….i nderuar Alfred…!

  9. kiumuzakamehosten says:

    o Alfred bravo! ku ike keta ish kolege qe ne shumice jane kellira?a e dini ju sa presin njerezia nga shtypi?

  10. Askushi says:

    O Alf-red!
    Edhe une jam dakort me cudite qe shpreh ketu,por s’jam dakort me ate qe ti shpreh vetem ato cudi qe te vijne per shtat ty dhe politikes tende.
    Ne mes te dhjetra e qindra cudive te tjera,une po ju shpreh(permend)vetem njeren;A s’te duket ty cudi qe nje katund-krahine si Peza te perfaqesohet ne parlamentin shqiptare me dy deputete(ne mos qofshin me shume)?!
    Cili katund-krahine ne kete vend e ka nje luks te tille?!
    Po ne qeveri sa pez-jote te tjere do keni?!
    O Alf-red,shko futja nje’Ferie’te gjate(por jo ne Peze)se ke kohe gjer ne Shtator,dhe e ‘meriton’sidomos pas ketij’zbulimi’ te fundit,te ketyre ‘cudi-gjerash’!!

    1. fl says:

      Hajde hajde cfare te cuditka ty. Po Dash Peza ishte i 16 ne liste, per nje grusht votash edhe mund te mos ta merrte mandatin. Kushe parashikonte ket rezultat spektakolar te PS ne Tirane?

  11. peqin-kavaje channel says:

    Zoti Peza ka te drejte per sa thote por kjo eshte vetem maja e aizbergut.

    Si ka mundesi ne gjithe keto rrjeshta nuk permend veprimtarine kriminale te Bashes:
    – vjedhjen 300 miljon dollareve ne rrugen beograd-durres.
    – marreveshja e tradhetise te detit Jon
    – VRASJA E 4 PROTESTUESVE NE 21 JANAR.

    zoti peza cudia me e madhe eshte me ju qe nje kriminel e trajtoni si nje kundravajtes apo ndoshta keni frike nga nje pashaporte fantazmee tij te shtetit amerikan.

    po vazhduat me kete lufte heroike “me pambuk” nuk do te arrini te hani bakllavane e vitit ri dhe do ju ngeci gjeli vitit ri ne fyt…

    1. Azem says:

      E c’pret nga ta njeri i familjes, tjetri bandit.

  12. Horri i Bulevardit says:

    Zoti Peza, ju skeni nevoje te tregoni se si perfaqesohet PD-ja, ata po te duan te rrine nen tutelen e Berishes, le te rrine, ju shikoni tani e tutje punet tuaja ne dobi te zgjedhesve qe ju kane votuar.
    Me familjen Berisha dhe sejmenet e tij le te merret drejtesia.
    Po filluat edhe ju te merreni me punet e kundershtarit, atehere me duhet te them se zgjedhja jote si deputet, do te jete zero.
    Shqiperia duhet rindertuar, po u moret me kundershtarin se cfare ben ne shtepine e vet jeni te humbur, ashtu sic humbi Sali Berisha qe ka 23 vjet qe merret me Enver Hoxhen, per te na treguar ne se ai ka qene disident i Enver Hoxhes dhe shkaterroi Shqiperine.

  13. fl says:

    Krahasimi me i goditur sot per sot per monstren Berisha – Një gozhdë të ndryshkur në trutë e shoqërisë shqiptare.

    Respekte Z.Peza

    1. arben says:

      Mungesa analizes? Po kush ta beje analizen Fahri Balliu dhe Cim Peka? se keto te dy kane ngel per ti mbrojt fytyren

  14. kapo says:

    Dhe ti do jesh deputet mo. Po saliu iku mo me ate merreni ju akoma u pika pika , e mjere ne.

  15. Skupi says:

    Cke qe meresh me opoziten tani?Car te ndjell te analizosh Olldashin,Berishen,Bashen…Pse nuk shkruan se si do qeverisni ju,si do beni ju,si do i mbani premtimet.Mos eshte kjo alibi per mosmbajtjen e premtimeve qe dhate?

  16. Wendy says:

    Fredi o yll bote, suksese per fitoren.

  17. Kerpaci says:

    Ky shkrim perben nje ogur te keq per faktin se ne vend te na thoje c’do ndreq e si, na flet per kuajt e ngordhur. Ne keto momente s’ka nevoje per te tille hipokrizi. Analizat serjoze PD do i beje kur te perballet me drejtesine (Ne se do perballet ndonjeher). Ndryshe do vazhdoje te fajesoje votuesin i cili “padrejtesisht” i vari kanocet

  18. REA says:

    @ wendy,
    jo kaq pasionante Wendy. shihi punen ,jo gunen se edhe ate nga Peqini e ka .

  19. ALBAN DEGA says:

    KRYEARESYEJA E ARESYEVE TE VATERLOSE BERISHA

    Pergezime per fitoren Zoto Peza ! Barre e rende u pret ju fitimtareve te revoluciuonit demorkatik te 23 qershorit.
    Jane njemije e nje aresye per Vaterlone e paralajmeruar despotit dhe autokratit stalinist Sali Berisha.
    Ka vetem nje krye- aresye: SHPIRTI NE MAJE TE HUNDES qe ia solli popullit e shtetit te vet qe i ktheu ne raja dhe ciflig te familjes se tij fizike e politike, te kesaj “Bande gangsteresh”, te “kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit.
    Sali Berisha nuk qeverisi! Sali Berisha sundoi! Sali Berisha e shperdoroi pushtetin duke rrenuar, duke plackitur, duke vrare, duke grabitur shtetin.
    Sali Berisha me sundimin e tij e degjeneroi vete thelbin e konceptin e shtetit shqiptar duke cenuar thelbin dhe armen e tij kryesore- voten e popullit, shpirtin e dmeosit.
    Ai vosdhi votat per te vjedhur Shqiperine!
    Vodhi Shqiperine per te vjedhur votat…
    Ky eshte xhironi antishtet i Luigjit te 14 te shqiptar, Sali Berisha.

  20. ALBAN DEGA says:

    OPINIONE :
    SHPIRTI NE MAJE TE HUNDES!

    – Kryearesyeja e aresyeve te Vaterlose poshteruese te Sali Berishes

    – Nga Agim e Alban Dega, Nju Jork

    Jane njemije e nje aresye per Vaterlone e paralajmeruar despotit dhe autokratit stalinist Sali Berisha.
    Ka vetem nje krye- aresye: SHPIRTI NE MAJE TE HUNDES qe ia solli popullit e shtetit te vet qe i ktheu ne raja dhe ciflig te familjes se tij fizike e politike, te kesaj “Bande gangsteresh”, te “kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrolli”t.
    Sali Berisha nuk qeverisi!
    Sali Berisha sundoi!
    Sali Berisha e shperdoroi pushtetin duke rrenuar, duke plackitur, duke vrare, duke grabitur shtetin.
    Sali Berisha e shperdoroi pushtetin si askush me pare ne hsiotrine e Shqiperise.
    Sali Berisha ua kaloi edhe Esat Pashe Toptanit e Ahmet Zogut ne tradhetine kombetare!
    Kush ka dyshim te kujtoje vetem Fazlicin dhe Otranton!
    Sali Berisha e shperdoroi pushtetin dhe vetvendosi impunitetin per vete, familjen dhe klanin e tij me te korruptuar ne hsitorine e Shqiperise !
    Sali Berisha me sundimin e tij e degjeneroi vete thelbin e konceptin e shtetit shqiptar duke cenuar shpirtin dhe armen e tij kryesore- voten e popullit, shpirtin e demosit.
    Ai vodhi votat per te vjedhur Shqiperine!
    Vodhi Shqiperine per te vjedhur votat…
    Ky eshte xhironi antishtet i Luigjit te 14 te shqiptar, Sali Berisha.
    Ai shkoi aq larg me politiken e tij te shpirtit ne maje te hundes se nje populli e kombi te tere, sa ajo iu kthye ne bumerang.
    Jo vetem bumerang por edhe nje grusht i fuqishem, nje nokaut mbare e gjithpopullor me 23 qershor 2013.
    Kryearesyja e aresyeve te Vaterlose se turpshme, poshteruese te Sali Berishes me 23 qershor 2013 ka vetem nje emer : shpirti ne maje te hundes!

  21. Elsa says:

    kjo gje eshte e kuptueshme se berishen vetem vdekja e largon nga te qenit kryetar i pd ai do vere ate qe ta komandoje sipas deshires te tij domethene nje kryetar loder se kryetari gjithmone do jete ai sa te jete gjalle

  22. Ergi says:

    nje analzie shume e bukur dhe qe jam e sigurt qe se ka bere asnje politikan deri me tani. te vleresoj shume per qendrimin konstruktiv qe mban dhe frymen e re qe po sjell ne politiken shqiptare. jam e lumtur gjithashtu qe ju shoh ne Partine Socialiste

  23. Tironci Lugano says:

    nje analize e perkryer qe mund ta beje vetem nje njeri si ti dhe me eksperience

  24. Demorkati says:

    ke t drejt ket her se na e futen tonet qe sluftun e sna deshen deri nfund me qen fitimtar

  25. Ardiani says:

    Kjo eshte e verteta sic thua edhe ti:

    – Për mazhorancën e re qeverisëse këto dy muaj deri në krijimin e qeverisë se re në fillim të shtatorit, nuk duhet të ketë asnjë minutë pushim. Çdo boshllëk që krijohet është në dëmin e qeverisjes së ardhshme dhe në dobi të opozitës së re, e cila po kërkon të riorganizohet dhe të rikuperojë me shpejtësi dëmet e “cunamit” elektoral të 23 qershorit, kundër qeverisë Berisha.

  26. Ergysi says:

    gjeja me e mire qe mund te bej pd eshte qe te lere pushteitn para shtatorit se ndryshe e shakteroi m shume kete ven

  27. Juristja says:

    eh sa te te drejt ke ti or fred peza po cti bejme ne ketyre qe smarrin vesh

  28. SHBA says:

    po ndaj amerika i vuri vizen berishes sepse po na e kthete venin ne mbretri

  29. skandali says:

    po si ka munci qe asnji smerr persiper te merret me pd. jane shit qe te gjith

  30. Gerti says:

    Suksese per fitoren e shkelqyer ne peqin

  31. Ledio says:

    Ti te drejte ke por kur ka pas ndonjehere debat ne pd qe t kete tani ?!!!

  32. Ermiri says:

    e ke myt lale. ska si ty

  33. Sequi says:

    Alfred PEza eshte fitues ne politike, publicistike dhe kudo ne jete! Bravo dhe urime per shkrimet qe ben

  34. Kerimi says:

    shalla gjaku ityre nuk harrohet qeverija e re dote bej drejtesi

  35. bledi says:

    Po ca te presesh nga kryetari i ri i pd luleza kur edhe gjyqin e mbylli me procedure.ai duhet te shkoje ne gjyq serish

  36. mergim tari says:

    Fredi,

    Ti thua qe lajmi i mire eshte se PD do te kete nje kryetar te ri te nje brezi 40 vjecaresh….

    E ke seriozisht apo ben shaka…..

    PD do te kete kryetar te ri kur TI BJERE DAMLLAJA SALIUT.

  37. asnjans says:

    Me duket mua apo dhe te tjeret kane mendimin se PS dhjet nga frika se mos Saliu qendron ne krye te Pd apo qofte edhe Lulzim basha,cfare keni ju mor njerzit e PS se cfare behet brenda ne PD ,kam pershtypje se Pd nuk qeverisi mire,por per opozite kushdo qe te zgjidhet prej tyre keq do e keni po nuk punuat sic duhet,jane agresive prandaj as mos mendoni per korupsion se jeni te mundur automatikisht zgjedhjet pasardhese.

  38. tironsirefugjat says:

    Po, pa nje opozit nuk mund te funksionoj demokracia ,pa nje opozit nuk ka pluralizem por cila opozit duhet te jet ajo qe do tju hap syt popullit ? Dihet qe nje parti e fort si PD ja do te ish nje opozit shpresdhenese per te ekuilibruar dhe mbrojtur interesat e zgjedhesve qe shteti te funksionoj me nje administrat te paster,te pa koruptuar,pa hajdut e kriminela ! Prandaj ti mik qe po na thua cfar ju duhet me PD se cbejn mes tyre nuk bashkohem aspak me ty sepse duam nje opozit me njerez te paster qe kur te cohen e te flasin te mos jen te dhier deri ne gryk me mekatet e tyre se do duken qesharak e ska per tua ven veshin njeri ! Nje PD e klonuar pas te ciles punon po ajo dor mekatare qe jo shpirtin ne maj te hundes por thiken ne koc esht pak te thuash,kurr nuk do funksionoj e as kurr nuk do behet maxhoranc ! Populli e tregoi me ne fund qe nuk esht dele dhe e perplasi grushtin ne tavolin e kam besim se akoma me shum tani do ket rastin te tregoj se duan lirin e jo shtypjen se duan drejtesi e jo korupsion e hajni qe si vampiri qe ju pin gjakun i la ashtu te plogesht, pa shpres jet e siguri si nje trup i goditur nga SIDA !Nuk hedh njeri posht meritat e asaj PD je qe duhej te bente kaperximin e madh ne momentet e fillimit ashtu sic teorikisht komunizmi esht sistem i bukur por e shemtuan individet si Stalini, Enveri ,Caushesku etj Po keshtu edhe PD ja doli nga binaret nen doren e hekurt te udheheqsit te saj qe vetem Parti demokratike nuk mundet ta quash. Nuk dua te rjeshtoj faktet se me lart ka nga ata qe vazhdimisht kan shkruar e nuk ju ka munguar deshira e forca te na hapin syt ! Pra me keqardhje po them se kjo PD ska per ta par kurr me vehten maxhoranc sepse ky udheheqes i ri i PS nuk esht Fatos Nano qe naten ben pazaret edhe me djallin e nuk do tja dij cesht turpi e pabesia ! Them me keqardhje e ndonese jam me Edin por nje opozit te fuqishme e te paster gjithkush ka pak mend e kupton sepse Edi nuk esht vetem ,sepse ai ndan pushtetin me nje njeri qe dikur shum na la me goj hapur me ate qe pam ……

  39. mesh(igje)tar realist says:

    “…për herë të parë pas 1990, në krye të partive kryesore politike do të jenë politikanë të brezit të ri të post komunizmit: Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha ose Sokol Olldashi. Përfaqësues të një brezi 40 vjeçarësh, që janë formësuar në jetë dhe në politikë pas rrëzimit të Murit të Berlinit…”

    Te katert jane halà te mbrujtun me ideologjine komuniste neper shpijat e veta, plus qi ata kane thithe qysh ne femini ajtin e helmuem te diktatures edhe te urrejtjes. Nuk pritet ndoj gjâ e madhe prej tyne. Shpresat jane te brezi qi ka lé mbas 1990, se brezi i ktyne ” gang of four” edhe brezi i jem, i viteve `70, nuk ka pase ku me i marre mesimet e verteta “demokratike”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje