Tre fajtorë pa faj

10 Korrik 2013, 20:56Politika TEMA

Nga Filip Çakuli

 

Dy kandidatët për (nën)kryetar të PD-së, që po bëjnë një lojë luftash në pikë të vapës, ngulin këmbë se Sali Berisha nuk ka asnjë faj dhe përgjegjësi për humbjen e PD-së më 23 Qershor.

“Sali Berisha nuk ka faj për humbjen”, deklarojnë në kor dy pretendentët dhe këtë refren e përsërisin në çdo takim apo dalje publike.

Edhe pse ua dimë hallin që i ka zënë, nuk e kuptojmë qëllimin e garës së tyre për kryetar, nëse kryetari në detyrë nuk ka asnjë përgjegjësi për humbjen. Me këtë pohim absurd gara e tyre duket qesharake.

Nëse Berisha nuk paskësh faj, atëherë pse duhej të largohej nga kryetarllëku njëzet e ca vjeçar?

Nëse janë bashkëfajtore të tre, më mirë le të rrijë njëri prej fajtorëve, ai që ia ka marrë dhe dorën dhe e ka çuar partinë në këtë derexhe dhe s’ka pse të ndërrohen fajtorët në krye të një partie.

Në këtë kontekst duhet të dalë dikush tjetër që nuk ndjen as faj, as përgjegjësi për këtë rrënim historik të formacionit të tyre dhe ta ringrejë si opozitë të fuqishme. Bashkëfajtorët le të rrinë mënjanë, të rrëfehen për fajet e tyre brenda partisë, që anëtarët e thjeshtë, në këtë rast votues, të kuptojnë se ku është gabuar. Se flitet për fajtorë dhe nuk përmendet asnjë faj, flitet për gabime dhe nuk citohet asnjë syresh.

Nëse kjo vazhdon të mbetet partia e Sali Berishës, siç deklarojnë dy kandidatët për kryetarë, atëherë pse e dha dorëheqjen tjetri?

Nëse janë të tre fajtorë, duhet të dalin hapur para anëtarësisë, të shpjegojnë fajet dhe, sipas përgjegjësisë, të marrin dhe dënimin. Është çështje e tyre e brendshme nëse i dënojnë, por t’i ngrenë prape në përgjegjësi, kjo duket paradoksale.

Pra jemi në një rreth absurd, ku tre fajtorë pa faj vazhdojnë ta thellojnë fajin, duke marre në qafë një parti të tërë. Njëri prej tyre mori përsipër të gjitha përgjegjësitë dhe u largua. Dy të tjerët pranojnë të njëjtat përgjegjësi dhe duan të ngrihen në përgjegjësi.

Problemi tjetër i madh i kësaj gare në pikë të vapës është që Berisha, ndërkohë që gara vazhdon, është edhe kryetar partie, edhe kryeministër deri në orën e fundit, dhe po e përdor këtë periudhë jo për të reflektuar për humbjen, por për të shantazhuar fitimtarët. Në postimet e tij në Facebook edhe sot ai numëronte arritjet e qeverisë së tij, rrugët, kopshtet, çerdhe, shkollat, ujësjellësat, pjeshkët, arrorët, ullinjtë, fabrikat, uzinat etj. Nuk e di ç’e ka gjetur, por ai e bëri këtë punë gjithë fushatën.

Ishte po ky burrë (jo shteti) që na tregonte përralla me mbretin Zog, me kuçedra që pinin ujët e fshatrave dhe qyteteve dhe ai që e vret kuçedrën me gërshërë në brez, duke përuruar ujësjellësa, me katundarë që donin tre orë të zbrisnin në qytetin më të afërt dhe që ai ua shkurtoi këto orëvonesa me gërshërë në dorë, duke përuruar rrugë të reja; me qytete të ndara nga njëri- tjetri dhe që ky mavria kryeministër i bashkonte me tunele, të ndërtuara me lekët e fukarenjve, që nuk kuptonin pse nuk merrnin rrogat e pensionet në kohë; me mburrjet qesharake se ai ishte kryeministri më i mirë në botë, që në saj të tij ia kishim kaluar Francës, Italisë, Gjermanisë… dhe kur s’kishte gjë për të treguar, merrte nëpër gojë kundërshtarët e tij, nuk linte gjë pa thënë për familjet e tyre, si ato plakat llafazane të katundit.

Ishte po ky burrë që popullin e quante kope, që administratën e konsideronte si dhitë që ruante nga anët e tij, që mund ta merrte zvarrë për të mbushur sheshet, ku ai do të këpuste broçkulla para tyre dhe ata të shkretët ishin të detyruar ta duartrokisnin. Se ndryshe humbitnin vendin e punës.

Ishte po ky burrë që urdhëronte që shkollat të ndërprisnin mësimin dhe së bashku me mësuesit të mbushnin sheshet, që urdhëronte televizionet puthadoras të tij transmetonin takimet dhe mitingjet madhështore të tij, për t’i treguar botës që shqiptarët janë dashuruar pas tij. Për të dëshmuar aftësitë e tij fizike dhe mendore nuk rreshti asnjë dite pa treguar në ekran se në venat e tij nuk kishte asnjë pllakë arterosklerotike, se zemrën e kishte top, përderisa ngjiste malin e Dajtit dhe Murin e Madh kinez, se mund të rrinte zhytur në ujin e detit për dy orë e gjysmë dhe pastaj shkonte nëpër vende të shenjta për t’iu lutur Zotit t’i japë jetë sa më shumë, për të mos u larguar kurrë nga selia e qeverisë, a thua se e kishte pronën e tij.

Populli e dëgjoi, e dëgjoi, dhe më në fund votoi… Një milion vota u derdhën kundër tij dhe ai mendon akoma se populli nuk e ka dëgjuar mirë dhe vazhdon ua përsërit ‘arritjet’ e shpikura të tij.

Edhe pse me rreth një milion vota kundra, që i bie të jetë qeveria më e urryer e shqiptarëve në 22 vite, ky duhet të jetë  i vetmi rast në botë, që kryeministri i shporrur në mënyrë ceremoniale, mburret nëpër ekrane, a thua se s’ka ndodhur asgjë. I duket vetja si dikur, kalërues, fitues, notues, vrapues, rekordmen zhytjeje, e plot të tjera.

Kjo të kujton historinë e atij çifti pleqsh, që do të festonin 50-vjetorin e martesës së tyre. Shkuan në të njëjtin hotel ku kishin shkuar për herë të parë, në të njëjtën dhomë.

-Është me të vërtetë shumë prekëse, thotë plaka e ekzaltuar, kjo qe po përjetoj tani. Më duket vetja si në atë kohë, kur ishim të rinj. Ndjej një afsh përbrenda, aq sa gjoksi me digjet nga dashuria për ty…

-Lëri moj këto budallallëqe, ia kthen plaku, dhe hiqi cicat që të kanë rënë te pjata e supës…

54 komente në “Tre fajtorë pa faj”

  1. Daut Skela, Vlorë says:

    AHAHAHAHAHAHA
    AHAHAHAHAHAHAHA,
    ME LOT KAM QESHUR, ME LOT!

    O PëDë
    Ç’e pate hakë
    Njëri Mut
    E Tjetri Kakë!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/07/chairman-of-pd.html

    1. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)Madona prej Sauku says:

      Nje ngushllim per Sal Berishen dhe Lulushet e tij..

      Me 21 Qershor u nisa per Shqipni…
      Kisha marr me vete formulen e manipulimit te zgjedhjeve prej Gjermonie
      Udhzime te veçanta nga Daniela Katzenberger,
      Sa arrita ne Tiran,i rreshtova tan djemt e Saukut ne rradhe ..ishin gjithsej 50 hasgana si luana.(..Ne Sauk luani osht kafshe shtepiake ,mos e besoni po te doni..
      A e keni vendos se per ke do votoni, i pyeta duke zberthy kompsat e bluzes si Pamela Andersoni??
      Poooo,.. jena te tan te majte,.. o yll i Saukut,.. me thane
      Ather me za te omel ju thashe,nxireni shpejt gishtin e mesit.
      Qafirat fillun te zberthenin panatllonat
      Jo se jan hajvana saukasit,por se donin te me bindnin se jon te bonum synet.
      i nxoren te tane pallen mes komve…Of Of Offff,…Marshalla,tibestrefkulla se sot jom me ramazan,ene te me falni se jom tu u tregue pak e pameshirshme…po goja lang me shkonte ate dite..
      Un isha veshun si Ledy Gaga,krejt najlon ma ,e imaxhinoni vet,isha fry si vorb groshe.
      Per shpirt i kisha lshu te tan te kullosin,tek lendina,…por kisha frike Zaken,qi osht xheloz i modh,..i vjen plasje po i the se e ke “arushin” te vogel…ene arushi osht kafsh shtepijake ne Sauk,,
      Un e ndjeja veten si Zholefina ne krye te kuvendit ku ju drejtohej bodigardve,,nxirreni perjasht…ene ata te shkreten ju ngrefeshte dhe gzoheshin ;,kujtonin se kryetarja kerkon nderzim..)
      ….Un isha bo qull nga qimet e kaptines tek …gishtat e kames .ene me gafullonte lugu i V-albona ene B-unes bashk.
      Djemt kishin zgurdullu syte ene ,sa nuk po me hidheshin me me kullufit te gjalle.
      Ather une me gjith forcen e barkut ulerita.
      Rilindja ,….gati tu….!!!!!!!!!
      Ather nodhi hataj e madhe,…
      nga 50 pallat vetem 29 ngelen ngreft , dhe 21 ngordhen.
      Kshu deshin te me hypnin demokratet qi i kishte dergu Pordh-desta prej amerike,ene te me mashtronin mue,..por sme thon kot goca e Fazlli Dorcunges,qi te çon tek burimi ene ste jep uje me pi ;),Atyre te 21 djemve ju dhash ka nji foto te Greta Koçit,ene ju thashe MARSH,,. nersa ato 29 djem i hypa ne traktor,ene shkum tek Liqeni artificial ene prej atij mumenti s’mbaj mend kurgja,..jom zgju pas 5 ditesh,…hapa televizorin ene kishte dale Saliu tu qja me shami,ene surati i ishte deformu.
      un isha shtri ne krevat dopje, ene te kamet e krevatit rrinte Zakja si qenush i pafashem.
      Ku jom ktu mre Zake,e pyeta??
      O kokla jeme me tha,..shyqyr qi i hape syte.
      Pse mre jahu,çfar ka nodhun??
      O xhani jem,.. me 21 Qershor hype ne peme me vjel qershia,.. ene ke rra pa njenja pertok,.. si larske.
      Un spo ju besoja veshve…
      Mos me thuj se nuk kam votue,–i kelthita me za te çjerr moceje??
      jo o selvija jeme,s’munda me te çue kalapeç se ti ke 5 dite ne koma..ene mos harro se je 90 kile ..
      Ene kshtu me ndodhi,me rrnoft andrra qi pash,.. me 50 luanet,se ne te vertet kisha thye 50 brinjet,siç i theu Berisha me 56 deputet,..
      por thoni çfare te dush,..andrrat me dali.
      29 fitoi.
      Tash kena te drejt te gezojm,dun apo nuk dun ata qe Tirana i denoi me vota.
      The winner takes it all

      1. raimondi says:

        Po nuk e kuptoh pse i ha meraku per PD keta gazetaret e majte ?
        Tani ju jeni ne pushtet ,…

      2. Robert says:

        i lave pjatat e restorantit ne gjermani, se ta tregon shefi qefin pastaj…

        1. leonardi antwerpen says:

          hahahahahahaahhaahhahaahahahhahah

        2. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)Madona prej Sauku says:

          robert & leonardi antwerpen.
          Po ju pergjigjem me mirsjellje ?
          Po a besoni ju se me merr mue kush ne pune me la pjatat mre çuna??
          Po imagjinonja per nje çast,se çfar ndodh kur un futem ne nji Restorant..
          se gjeni dot,…tregohuni te sinqert..???
          Fare e thjesht osht mre bandilla..
          Restoranti..FALIMENTON…geht pleite.
          po kush e ka menen me punu afer meje.
          Po jua shpjegoj ma hollsisht mre bukuroshat e forumit..
          Trupi im si selvie,..buza si qershie,komet si birr TIRANA,floket e zinj,vithjet si shalqin,.. ene syt si ullinj..jom per meze fare..ene kom shum tangarllik.
          Mos e besoni po s’deshet ?
          Ska guzhinjer qi ska pre gishtin,ska kamarjer qi ka harru pa me m’dhan bakshishet e mbledhme,ska klient qi ska da gruen me u bo mik i jemei ne FB.
          U knoqet tani,..kalut ne orgazem..???
          Po pjatalarse jom,ene me shefin i kom punet ne rregull..
          Sa her i ngrefet,..i lshoj ka nji pordhe ,..qi i kom si speca djegsa,..ene per 1 muj jom rehat,si bie menja me me ngacmue.
          Ju te dy me jeni merzit me duket,se ju kom shae Lulushin ene PD qi osht bo ma keq se shoqata PINK.
          PD juj fori fund,dhe kjo eshte prap fatkeqsi,se Shqipnija ka nevoj per opozit te forte dhe jo opozit hajdutash dhe frikacake,ashtu siç ka nevoj çdo restorant dhe per pjatalarse,.. more karafillaka pa brek ne byth.

  2. Xha Barka says:

    Po si te kete faj Saliu….kur e mori Olldashin me pantallona te shkurtra dhe e beri milioner,kurse Lulin nga kamarier e beri Minister dhe miliarder!

    1. Majakovski says:

      Jo per analogji por sec me kujtove Tosin more ate te Nanos qe thoshte se e gjeti Edin te paruar te palare thonje paprere ne Paris dhe e mora e bera minister. Jo merr Tos kidhe ti nevoje per Edin qe e thirre por nuk te erdhi mire kur me te drejte te epitizoi Robert cimcakizi per dembelllekun qe te karakterizon. Kur u votua per kryetar i PS Edi nuk kishte asnjelloj pushteti por vetem pushtetin e ideve te mira te tija dashurine per atdheun dhe ambicien per te bere dicka per kete vend. Prandaj kam alergji ato qe thone qe Nano e beri njeri Edin. Jo more jo Edi arriti cdo gje me ambicjen e tij prandaj duhet te besojme qe Ai do te jete ndryshe per mire nga gjithe paraardhesit e tij qe u vune me dore ose u katapultuan kryeministra. Suksese Edi Rama.

    2. Skypion says:

      Keto dite,ne nje kohe kur ne PD po behen zgjedhjet per kryetarin e ri te saj, nje logori analistesh te majte,antiberishistesh e lloj lloj cakalli mediatik i koalicionit te Qelbesirave,po nxitojne te japin “mendje” se c’eshte e mire e c’eshte e keqe,se c’duhet apo nuk duhet bere ne PD,se si e qysh e tek duhet te zgjidhet kya apo ai e lloj lloj marrinash kesodore.
      Mesa duket,e paskeshim pasur mangut edhe mendimin e Filip Cakulit!
      Filip Cakuli thote e c’nuk thote;perzien e ben tarllabuq argumenta te marra nga analistet e vertete me anektoda bajate,dhe e
      gjithe kjo,me qellimin e vetem ,ashtu si edhe shume berishofage te tjere mediatike,shfrytezon rastin per te derdhur mllefin.
      Mirepo,ne shqiptaret e tjere, si lexues dhe spektatore te shfaqjeve
      politike dhe atyre mediatike,kemi ca pyetje per zotin
      Filip Cakuli.
      Filip Cakuli,si eshte puna e asaj videokasetes Meta-Prifti,qe u transmetua ne emisionin qe e drejtoni ju?
      Filip Cakuli,pse i bete thirrje popullit te dilte ne proteste,kunder “zyrtarit me te larte te korruptuar ndonjehere” ,sic u tha ne emisionin tuaj?
      Filip,si ju duket kur ai, te cilin bashke me Ramen, donit ta eleminonit politikisht,Ilir Meta pra,eshte fituesi i vertete i ketyre zgjedhjeve,eshte ai qe i solli fitoren koalicionit,dhe per te cilen fitore ti po ekzaltohesh sot?
      Si ke sy e faqe tu dalesh perpara shqiptareve,atyre qe u nxite
      n nga emisioni yt qe te dilnin ne proteste kunder Metes,dhe qe u
      quajten po nga Meta “kokpalare”?

      1. Kurreshtari says:

        A eshte sonte Filipi duke ngrene darke me Ilir Meten?Komenti do te ishte i tepert

    3. Rai says:

      Tosi e mori Edin qe flinte nen ura dhe zhgaravitej naten ne shoqerine e pederastave.

  3. Dritan says:

    Analize e plote dhe Humor…

    Thnx F. Cakuli

  4. A T Z says:

    Zoti Cakuli si gjithmone i sakte ne komentet dhe ne satiren tuaj por e keqja e ketij populli dhe sidomos e brezit nen 30 vjec u rrit me gjepura nga ky grotesku qe patem fatin e keq te ler Ramizi dhe UDB-ja per politikan.Personalisht kisha fatin e mire qe ne kohen qe u shfaq ky ekzemplar dija te ndaja shapin nga sheqeri dhe nuk i besova kurre.Megjithate asnjehere nuk eshte vone per nje vend qe te nderroj kursin e lundrimit po te gjendet dhe kapedani i duhur{pa dashur te bej pasardhesin e tij KAPEDAN}.Ju uroj shendet edhe nje jete artistike dhe analistike te mbare sepse shume nga ata qe keni thumbuar do te donin qe mos te ekzistoje si person TV-je.

  5. psy says:

    Te marte e mira o Filip!I kishin rene cicat tek pjata e supes…..
    Nuk e ka pare veten Saliu se si eshte bere me kifoze(gunge) te shtremberuar nga nje ane,me tike e me nistagmus(kokerdhoket e syve qe i levrine e qe nuk i fikson dot),me rrudha si plendes elefanti,me deluzione e halucinacione,.
    E beri mire Rama qe luajti me pleqerine e tij tashme te shkruar ne balle.Brockullat e tij do t’i degjojme deri ne diten kur te shkoje ne ate dynja.Por ju te medias,mos i shkoni me mbrapa dhe mos na i nxirni me ne tv.Faleminderit.

    1. radikalisti says:

      Vetem per te meta fizike mos fol psy. Shikoje nje here foton e Lipes! Nuk duket si 89 vjeç. Dhe çuditerisht nuk merret vesh pse eshte transformuar keshtu, se nuk ka bere as punera fizike. E ka nga mekatet qe ka mbi supe, nga spiunlleqet qe ka bere, nga njerezit qe ka futur ne burg, siç rasti i studentit qe e futi ne burg per nje hartim.

  6. Zoti Filip me kenaqe ne pershkrimin shume real e te mbushur me vertetesit e shokut Sale Palles…bravo

  7. analisti says:

    te cmendurit kane ikur jane kthyer grotesket o Filip.

    Per ta ska mjekim se doktorin aty e kishin – kur doktori nuk kuron dot veten athere cfare pre nga te infektuarit 20 vjecare.

    Ska vaksine qe e shpeton PD – PD e ka kap SIDA!!!

  8. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)Madona prej Sauku says:

    Ah mor Filipi jem,PD nga menyra e funksionimit eshte kthyer ne nje shoqate pinkesh.
    Te me falin homoseksualat se po i lendoj pa dashje ,duke i krahasu me demokratet e Berishes.

    Nji kangtare amerikane deklaroi se meshkujt duhen trajtu si kafshet shtepiake..
    Un per vete e trajtoj Zaken si “Peshk zalli”
    Cdo dite e laj ne govat me sapun misku qi ti vjen ere e mire dhe ne dark e trajtoj si “kale”,do me thon i hyp siper dhe ja daj frymen,jom ba ma keq se Skanderbegu ne mes te livadhit ne qender te Tiranes…
    Kom mor te dhana se Lirija e trajton Saliun si Gamor,sa zgjohet ne mengjes ja bon gjilpanen e morfiumit dhe bie ne dashuri me te,..kur kthehet ne darke ajo shnrit nga bukuria,kurse i shoqi si zgerdall me haluçinacione bie me flet gjum,me shpresen se te nesermen do bie prap ne dashuri.pra dhenia e Pandores me pikatore e ka fajin,jo Saliu..,ndersa Zholefina e e trajton Toninin si qen, u bertiste bodiguardeve,nxirreni perjasht,..ata te shkreten gzoheshin dhe kujtonin se i ka shkue mendja kryetares me bo seka..dhe nxirrnin halete,nersa .Tonini i shkret vetem noterizon ,.. ai eshte fajtori…,ndersa Aurela duke ditun preferencat e Lulit dhe meqense ka shtetsin holandese e trajton te shoqin me kastravece eksporti,pra Luli lun rolin e dashit…te profesorit te shkret qi vdiq prej marrazi…pra Aurela eshte fajtorja e trete,pse i kujton te kaluaren te shoqit duke mbajtur nenshtetsin holandese
    Kemi dhe Jarin qi mshef “koken” me xhaket si struci ,e shoqja eshte fajtorja qe nuk ja vesh xhaketen dhe sja zmberthen pantallonat,qi te mos e boje shurren ne brek..
    Per mue keta te kater NUK kan faj,.. FAJIN e kane te gjithe antaret e PD qe se kan kuptue ala se Berisha e ka kthye PD ne nje shoqat Pinkesh,nga organizimi dhe menyra se si funksionimit.

  9. ona says:

    hahaha sa kam qesh ju dhe Merua ini te pa aritshem,ju uroj gjithe te mirat .

  10. Treviso says:

    Zoti puçist i 21 janarit te 2011, pershendetje.
    Kam deshire te dije nga ju, me humorin dhe sarkazmen, çfar do te beje krimineli sali Berisha me jelekun anti-plumb pasi te dorzoje qeverine.

  11. iliriTirane says:

    -Është me të vërtetë shumë prekëse, thotë plaka e ekzaltuar, kjo qe po përjetoj tani. Më duket vetja si në atë kohë, kur ishim të rinj. Ndjej një afsh përbrenda, aq sa gjoksi me digjet nga dashuria për ty…

    -Lëri moj këto budallallëqe, ia kthen plaku, dhe hiqi cicat që të kanë rënë te pjata e supës…

    O Filip Cakulli mos v’deksh kurr, Sala te hengert mu.e!

    1. ai burri says:

      File je njesh, me pak veta si ty Shqiperia rilind.
      Je punetor dhe ke mjaft humor, keto qe na mungojne ne shqiptareve ti i ke me teprice. Jemi te lodhur me maskaralleqe politike ne cdo aspekt te jetes, bej ndonje emision me me shume humor e me pak politike, edhe TCH ka nevoje ka nevoje sot te rilinde.

    2. kinezi says:

      i madhi Filip cakulli

  12. Bato Mokra says:

    Te gjitha i ke thene, mor Filip, vec ate ngrirjen tende nga SRB-i jo! I ngrire se i ngrire mbete per SRB-in.
    Shkrim i shkelqyer, sidomos me ate mbylljen brilante te …cicave te plakes!

  13. geri says:

    o sokol saliu ka faj se ka vu ministra vari carin si puna jote dhe e flamurit po flas per ju se ju njoh nga afer harrove se ke ardhe kryetar forumi me nje gjup ngjyre kafe ku para krahu vizellonte nga llomi. dhe dhamet i kishe te krymta. nuk po them me shume .kurse flamuri nje pabuks dhe ordiner i rendomte me nuanca mashtrusi pa vlere.sot u bete zengina me dashnore me shpi vazhdute edhe me lujte bixhoz. memoria e qytetarve eshte shume e forte, ju keni shume mekate po shume shpejte do vazhdoje revanshi i demokrateve te vertete qe ju legena i shfrytezute. mbas shtatorit ti flamuri, ben qirjako, jozefina, jemini,ridvani,dhe shume te tjere,nuk do gjeni vend te futeni nga militantet e PD se.

  14. Moza says:

    Moza
    Z.Cakuli. Te admirojme per penen. Mos harro median e shkruar, se sa per Fiksin, dihet roli yt i pazevendesueshem.
    Realist ne shkrimin tend, konciz. Te duam dhe te respektojme

  15. ramy says:

    Shiko filip, degjo, mos mnderprit tlutem.
    Ke ofendu ben chicagon, prezervativin e sales qe e ruan nga infeksionet.
    Jo, jo, jo tlutem mos mnderprit

  16. ILIRET says:

    Po ti o Filip a se sheh qe askush, as at qe jane duke komentuar ketu, nuk e kane kuptuar se kane humbur. Presim tetorin, kur te kene fluturuar te gjithe nga puna, pale a do ta marin vesh se i kane humbur pushtetin…

  17. DhShtembari says:

    Shkelqyer, Filip! Me mire, prishej. Pershendetje!

  18. Xhaxhua says:

    Hahaha eh mo Filip te lumte mendja e dora,sikur na keshe munguar ca o qerrata,te pacim me jete o djale.

    1. ai burri says:

      Xhaxho,
      Filipi ka qene pak i zene me zgjedhjet. Po i bente vaksinat Saliut. Tani qe sikur eshte pak me i lire do jete me shpesh kendeja besoj (e shpresoj).

  19. valter says:

    Si gjithnje Filipi i sakt dhe plot humor!

  20. mali says:

    I madh je Filip. nuk ka humorist- shkrimtar me te mire se ty. S’kam cfare te them, vetem qe qesha me lot. Rrofsh o Filip, tamam tragjiko- komedi, alla shqiptare shpellare……

  21. adashi says:

    Bukur qendisur!

  22. beba says:

    Sa e goditur historia e plakut me plaken…!!!!…wow…sa kam qeshur me krahasimin e tyre qe i pershtatet plakut te ekzaltuar Saliut malokut me te urryer ne histori…
    Ju pershendes nga larg Zoti Cakulli! Zoti te dhente shendet ne jete!

  23. Zef Kallami says:

    Semundja e karrieres per pushtet:
    “Dy të tjerët pranojnë të njëjtat përgjegjësi dhe duan të ngrihen në përgjegjësi”.Kjo ka domethenine:PUSHTI kerkon PUSHTETIN.
    Heren tjeter z.Filip na pershkruaj se si i spjegonte permbytjet nga zollumet e detit ne lidhje me Henen duke bllokuar lumejt e duke permbytur fushat,po qe po.Por dhe Kodrinat.Thirrjet me hyjnite dhe biseda me Zotin.Qe u lidhte nepermjet ajrit si dhe rikoshetat ajrore.Qe detyronin specailistin Cardaku ti shtyne me gishtin e mesit ashklat qe i mbante ne xhep specialisti me destinacion ekspertizen e krimit kryer nga rikoshetat.Te shpikura aty per aty,rikoshetat nga dora vet(DV) Berisha.
    Kam qeshur pa pushim,shpoti e mrekullushme qe ke sojdise me argumente te verteteta.Po duhesh ti falesh nderes Berishes qe te ka frymezue ne kete pende humori,mjafte te goditur.

  24. Meli USA says:

    Hajde puro grek, kerkon tu japish mend shqiptare. Fetyra me shemtuar qe ka qene ne universitet.

    1. ai burri says:

      Meli ti do kesh qene derr llape ne universitet besoj.
      Po he, na thuaj, cfare ke bere ne jete pervec llapores.

      1. selmani says:

        Melisa puro shqiptare, cdo ne Amerike me bije?
        Hajde ketu ne atdhe, merr pjese dhe ti ne rilindje…

  25. bbb says:

    Nëse Berisha nuk paskësh faj, atëherë pse duhej të largohej nga kryetarllëku njëzet e ca vjeçar? E pra kjo eshte esenca cka ka dashur te thote Filipi

  26. ali says:

    Eshte plotesisht e vertete se Berisha nuk ka asnje grime faj ! Sepse kete radhe diktatorin nuk e lane nder-
    kombetaret . I vune kufirin te thana ! ”Po bere marifete i thane te kemi hequr vizen nje here e pergjithmone
    Ty dhe famijles tende ! Presioni i te huajve ka qene i tille sa qe gjate gjithe fushates elektorale diktatori
    fliste percart. U be armik me te gjithe diplomatet .Arvizu ia perplasi ne fytyre . Bravo Arvizu nje milion here !
    Fjala jote ishte plumb ne zemren e diktatorit . Te vetmit miq i mbeten satrapit ai koke lopa i qofteve,qe aq
    shume e ka ironizuar shtypi yne ! I ra ne gjunje podestes per t’i shpetuar ”lekuren,, ,duke i dhene 1.8 milion
    Euro ,por edhe ajo nuk mundi ta shpetoi .Podesta mori parate iku nga kishte ardhur ! Verdikti i popullit ishte
    ai qe ambasadori kishte parashikuar,nje humbje e disfate totale e diktatorit te fundit stalinist ne Evrope dhe
    ne Ballkan ! Tash pas 23 vjeteve perpelitjeve nen nje demokraci te rreme Shqiperia me siguri donte hyje ne
    rrugen e demokracise reale ! Poshte diktatura ! Rrofte demokracia !!!!

  27. selfo qorri says:

    Po ate videon e Ilirit ku e do e fusesh o Filip?Apo te zuri frika tani e merresh me salen akoma.

    1. ai burri says:

      Ne internet eshte gjithandej, nuk ka ku e fut.
      Pastaj ai ishte thjesht montim satirik, apo jo? Se mos ben Meta nga keto pune qe te mbaje dhe inat?

  28. Turi says:

    Pse i fshini komentet tona, qe komentojm

  29. STUDENTI says:

    nga ky shkrim e kuptova se filipi eshte pa pune pasi tani nuk ka mundesi te shaj mazhorancen dhe i kane dhen nje detyre sa qesharake aq edhe burracake aq edhe te ndyre sa qe nuk eshte me as profesionist dhe e tregpoj kete me emisionin shpif shpif se dicka do ngelet emision qe nuk ka shlyer borxhet njerezeve dhe denimet nga gjykatat
    tani te shohim perrallen e kurves se vjeter te enverit si do e kritikoj ramen
    ka cuar edhe ky nje cv per pune se eshte i forte shume dhe nuk pyet fare
    une prisja si e komenton kete punen e cv filipaqi grek dhe hileqar
    a do kerkonte te dorzonin edhe deputetet nje cv
    apo vetem popuuli i thjeshte socialist dhe demokrat
    kete te interpretoj ai do ishte ne pozita te nje gazetari per te gjithe shqipetaret
    por tani del i tredhur dhe pa asnje humor dhe as krahasimet nuk i ben dot
    haaaa me gudulis nje cik eqe te qesh
    haaaaaaaaaaaaaa

  30. santiago says:

    FILIP..DO TE JAP NJE BIRRE NE N.B SAVER-LUSHNJE

  31. liri drejtesi says:

    Z. FILIP.
    Te gjitha i kishe mire. E prishe ne fund me ate historine e plakut dhe plakes. Ishte nje histori banale, pijanecesh te paditur, variant i denje per tu treguar ne ngjitje te ndonje monopati fshati. Nuk e di sa keq me vjen kur dalloj, padashje, shenja se kultura tende qenka drejt renimit.
    Ishte vertet nje tregim aq i ulet sa duke qene ti ne anen tjeter te lisharses te mban ty ngritur ne nivelin e tre musketerve pafaj. Amen.

    1. selmani says:

      Po pse per ata te tre, ca barsolete do ti, filozofike?!!!

  32. Anda says:

    Shkrimit te Filipit s’i heq asnje preje se qendron.
    Por po keshtu qendron fakti se nuk kishte asgje me te ndyre, kur shikoje tek festa e PS se si qeshnin Filipi me Meten…pa skrupuj fare…

    Dhe ju lutem Tema, nese vendoni te publikoni komentet, publikojin te gjitha, jo vetem ato qe ju vjen per mbare…ose hiqini fare dhe mblidhni mendjen. Publikoni komente qe kane ofendime te renda dhe nuk publikoni ato qe thjesht kane opinion te kundert!!

  33. astrit gora says:

    filipi eshte anti shqiptar se ai e beri 21 janarin me vidjon e me4tes dhe tani ri si mut pse se coi deri ne funt po keta spiunet keshtu e kane jane si puna e pules hidhi miser grure dhe elp ajo shkon mbi misrin dhe vete ha mut dhe ky tere jeten e tij me berishen do meret se berisha mbetet gjeni i kombit

    1. selmani says:

      O Astrit Gjeniu,
      te paska lene shendene ai i vogli, ruaj te madhin tani.
      Po ky gjeniu i kallashit me gjeniun e Rruges se Kombit, mban mend ca bene ne 21 Janar?

    2. fl says:

      O Zot sa tru njerezish ka hedhur ne ere monstra Sali Berisha. Ja c’eshte propaganda…

      Shpellaret nuk sherohen kurre…

  34. Zef Kallami says:

    Ju ithtare dhe pasionantet te PD.Jeni te vonuar.Pse nuk ia kerkuat Berishes videon korruptive qe ia kishte dhen me vakt e me kohe teper te fresket Prifti.Jeni te vonuar.Dhe Berisha aventurieri me nallban nuk e krijon Zoti qe e mbrojti duke mos i dhene meriten e duhur kolegut ish zvkryeministrit Meta.Duke treguar nivelin halldup te gershetuar me nivel elegant ne mbrojtje te te gjithe korrupsionit qeveritar.Qe do perfundonte ne qeveri teknike dhe direkt ne zgjedhje te parakoheshme.Keshtu bani dhe me Mediun nen siglen me nji krah shqiponje.Hodhi ne ere Gerdecin.Si perfundim e lavderoi per pune te mire.Vrau 4 veta ne 21 janar dhe dergonte sekseret te familja e viktimes per te pritur ne vizite kryekriminelin Berisha.
    Berisha njeriu me i lig,qe mund te njohin nga gjeneza e deri me sot,historia Shqiptare.

  35. leka says:

    Or Lipi,tani do te permendemi tamam ne,qe na ka mbajtur ne tutar per dy dekada, gjithe “qytetarine“shqiptare, nje katundar kulle anadollak, i cmendur(me sindromen e psikopatise,qe eshte fare i pa pergjegjshem per ato qe ben.Ndryshe nuk mund te justifikohet ajo superenergjie e tij,qe nuk e gjen as ne mosha rinore) dhe diabolik, sa me ska.
    Eshte e vertete qe si pasoje e semundjes,Saliu thote me te paverteten,qe kam qene kryeministri me i mire ne bote,por nga ana tjeter.qendron e verteta e madhe,qe ne “shqiptaret“(ku numerohen racat e spermave,qe kane defryer ne keto ane, jemi kopeja me e pa blegeritur ne bote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje