Sot është e shtunë. Vendosëm të ikim në Durrës tek Vila, por gazetat më prishën gjakun. Kishin shkruar që Zeni ka nisur tre valixhe metalike jashtë vendit me një çarter. Është gënjeshtër kryekëput. Zeni nuk ka pse i nis valixhet pjesë- pjesë. Po qe se ikën, i merr të gjitha. Ndaj më vuri në dilemë nëse duhet të iki apo jo në Durrës. Po të iki për Durrës, mund të të keqkuptojnë kur del nga Tirana dhe thonë iku dhe ky për në Rinas. Nuk po iki fare.
U hodha një sy mesazheve në Facebook dhe telefon. Janë me mijëra mesazhe që më thonë të anuloj dorëheqjen dhe të kthehem në krye të PD-së. Nuk di si t’i qetësoj që në krye të PD-së jam. Nuk di pse i ka shqetësuar kjo gara mes Lulit dhe Olldashit, pasi u duket sikur unë nuk do jem më. Disa prej tyre janë më pikante dhe po i mbaj shënim në ditarin tim.
Gerti nga Lezha: Doktor, ti je Mesia jonë. Harroje atë fjalim që mbajte atë ditë dhe na përlote të gjithëve. Na duhesh në krye të partisë. Të lutem mos e lë bosh atë karrige…
(Përgjigje: Gerti, të përshëndes. Kam rënë dakord me Lulin që kur ta fitojë garën me Olldashin, të marrë zyrë të re dhe karrige të re. Ajo zyrë dhe ajo karrige do mbeten simbol i fitores së PD dhe natyrisht unë do të jem aty. Do ta plotësoj dëshirën).
Pali prej Puke: I madhi Sali Berisha. Kam një javë që dëgjoj deklaratat e tua për krimin dhe korrupsionin që ka ardhur në pushtet. Tani që ne e pamë me sytë tanë që këta që kanë fitu janë të korruptu, nuk ke pse ua lësho pushtetin. Tani të gjithë jemi të qartë që nuk e meritojnë. Na pri për mos me e lëshue këtë pushtet.
(Përgjigje: I dashur Pal. Të siguroj që s’kam me i hapë rrugë krimit dhe korrupsionit. Jam betue një herë për këtë. Ata e kanë marrë si e kanë marrë këtë pushtet, por ne do nuk do tu lëshojmë rrugë. Kaq).
Hakiu prej Tropoje: O i madhi Sali Berisha. Na thuaj një fjalë për këtë Lul Bashën. E kena beku tek Dervishi i Luzhës. A thu do jetojë gjatë për të mirën e partisë dhe për ta çuar deri në fund veprën tënde? Komunistët dun me thënë se kënd bekon Dervishi i Luzhës, vdes i ri, por Lul Basha ka me jetue sa malet tona.
(Përgjigje: Të përshëndes Haki. Lul Basha do të jetë prijësi juaj i ri dhe unë prijësi i tij. Asgjë më shumë se sa të ketë mbështetjen time, nuk ja bekon jetën. Spekulimi që bëjnë me Azemin nuk vlen. Është e vërtetë se po të bekoi Dervishi i Luzhës dhe mund të mos të të kapë plumbi, por po të bekova unë, d.m.th po nuk më ke mua armik, nuk vdes kurrë).
Ferdinandi nga Durrësi: Të përshëndes Doktor. Jam Ferdinand Xhaferi. Njeriu i mirë në kohë të vështira njihet. Kam dëgjuar që kjo është gara e parë e vërtetë në PD. Dua t’u kujtoj se gara mes meje dhe Tritan Shehut ka qenë reale në vitin 1996 për kryetar të PD-së. Por kjo natyrisht është më emocionuese. Në këto momente të vështira për PD, mua më ke në dispozicion për çfarë të duash. Më qortuat atëherë pse premtova të rregulloj cilësinë e diellit se iu duk premtim i pamundur. Ja ç’bëri Edi Rama me premtimet e veta, gënjeu gjithë popullin. Më thuaj ç’të bëj përveçse të ndihmoj Lulin? I yti përjetë, Ferdinandi.
(Përgjigje: I dashur Ferdinand. Më emocionoi shumë letra jote. Tani ka ardhë koha e shërbëtorëve të vërtetë të PD-së. E di sa keni vuajtur nga Klani i Olldashit në Durrës, por ka ardhur koha ta hiqni qafe dhe të bëheni njerëz të lirë. Çdo e keqe e ka një të mirë. Humba pushtetin, por të fitova ty).
Këto ishin disa mesazhe të ardhura që përzgjodha. Për më qartë do bëj një deklaratë për shtyp. Laura më tha nuk do dal dot se i kanë dalë shumë puçrra në fytyrë. Erla ka ikë për fundjavë. Po e bëj vetë në Facebook.
Na e hiqni nga syte e nga veshet kete MONSTER TE KEQE!!!
Nuk duam te shikojme e degjojme ASGJE per kete qenie te gjalle,qe PERENDIA PO VONON TATE NA E HEQE QAFE nje ore e me pare!!!
Sa te jete ai neper kembe,vete SHERRE DO KETE POPULLI YNE!!!
“…Pershendetje liderit historik te shqipetareve Doktorr Sali Berishes e duam ndihmen tende se jemi mesuar me ty qe te na prish deri sa te largojm pinjollet e komunistave me ne krye edvin ramen ta largojm kete enver te dyte ne qe dikur studenta te 91 shembem diktaturen enveriste do gjejme forc dhe optimizem do te ngrihemi te tere se bashku me rinin qe te mos e leme kete hitler te gjunjezoj shqiptaret…”.
Erzen (Hekuron) Breçani
i PeDe,
via Celular
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/07/hekri-i-pd.html
Shqiptaret e sfiduan diktaturen ne ’91 qe shpresonte te mbijetonte si Kuba.Por veglat e atij regjimi,me kryeveglen Sali Berisha,e cuan kete vend ne …Kore te Veriut! Ky i pa soj,i pa fytyre,i pa moral,i pacipe,i paburreri – nje pazarexhi i rendomte,do vazhdoje ta helmoje gjithe ambientin shqiptar !!! Zoti na ndihte nga ky hall i madh!!!…
ik more legen……
Pak e bezdishme perdite, o Mero (ose Filip(!?)),te shkruash ditarin e ketij, por te pakten eshte vete Ai qe s’u le ne balte- j’u jep material pa mbarim…
E forte kjo:”-…Lul Basha do të jetë prijësi juaj i ri dhe unë prijësi i tij. Asgjë më shumë se sa të ketë mbështetjen time, nuk ja bekon jetën. Spekulimi që bëjnë me Azemin nuk vlen…”
MERO,SI GJITHMONE JE PERLE PER NE ,TI ME GAZETEN QE DREJTON ZGJUAT DHE VRATE FRIKEN TEK POPULLI NUK KAM FJALE TJETER FITORJA,EDHE 1 MILIN VOTA TE POPULLIT TE DEDIKOHEN EDHE TY,SA PER FEJTONIN APO DITARIN E DOKTORRIT I KE MBLEDHUR TE GJITHA PO TE DREJTOHEM TY,PER TE PERSHENDETUR PER KETO MOMENTE TE BUKURA HUMORI QE NA NDRYSHON JETEN…TE PAKTEN PER NJE CAST TE FALENDEROJ NGA ZEMRA PER KETE MOMENT TE PAPERSERITSHEM TY DHE STAFIN TEND SIDOMOS AUTORIN APO IDEATORIN E ANTENES…VETEM KISHA NJE VEREJTJE QE TEK MIQTE E DOKTORRIT QE KINI SJELLE KETU NE VEMENDJEN TONE KINI LENE PA PERMENDUR EDHE ERZENIN E HEKURONIT…NESE MOS E HARONI HERE TJETER SE NA FYENI NE TE GJITHVE ,FANSAVE TE DOKTORRIT.
Shkrim i kendshem per te treguar shtetin qyfyr ne kohen e demotakercita.
I jepni pak ajer per te jetuar,i jepni pak drite per te pare,jepni pak uje per tu lare,jepni pak shprese per te ndryshuar e te kulturohemi si gjithe kombet ne kete bote.
Le te shpresojme tek RILINDJA.
”Ferdinandi nga Durrësi: Të përshëndes Doktor. Jam Ferdinand Xhaferi. Njeriu i mirë në kohë të vështira njihet….”
BARBARI-”.I dashur Ferdinand. Më emocionoi shumë letra jote….
…HUMBA PUSHTETIN,POR TE FITOVA TY.”
HAhahahaahahaaaa….E fort,kjo.
Ferdinat Xhaferi edhe po te bjeri falas,ne ato qeskat me Patatina,nuk ke c’e do fare.
Mblidhuni o interesaxhinj reeth doktorit dhe vajtoni se bashku per prishjen e qetesise se edhe pak dite ju kane mbetur. Per kete pyesni dhe aktoren e shquar Raimonda Bulku, qe aq bukur e me stil thote, tik-tak, tik-tak. Eshte si shushurime e nje burimi ne ish shelgun e qytetit te Cerrikut, ku kjo aktore e shquar ka pire uje.
Ashtu si Ati shpirteror, SALI edhe dy “Binjaket” Lul e Kol, te keqen e gjejne tek PS. Cudi e madhe kur keta nuk degjojne as koleget e dikurshem.