Një aktivitet nga kjo shoqatë
Nga Lindita Çela
Prej vitesh ka marrë flamurin e mbrojtjes së grave të dhunuara dhe në fakt realiteti shqiptar ia ka bërë më të lehtë punën. Qindra projekte janë realizuar pikërisht prej saj, Sevim Arbanës, gruas që drejton shoqatën “Në Dobi të Gruas Shqiptare”. E ndërsa këto ditë katër gra janë ekzekutuar, shoqata që rreket të mbrojë të drejtat e grave të dhunuara, është përfshirë në një skandal të vërtetë.
Sevim Arbana është paditur penalisht për ushtrim të dhunës verbale.
Ka qenë ndërhyrja e patrullës së policisë që ka ndarë sherrin mes grave të kësaj shoqate, sherr ky që sipas policisë ka degjeneruar në kanosje mes grave.
Lajmi konfirmohet për TemA-n nga të dyja protagonistet e këtij skandali.
Ndërsa Manjola Stefani rrëfen incidentin e ndodhur, që sipas saj nuk është e vetmi në këtë shoqatë, Sevim Arbana e konsideron këtë një çështje brenda familjes, për të cilën media nuk duhet të ndërhyjë.
Ngjarja
Janë sharë e kacafytur, me një fjalorë prej të cilit dhe një njeri i rrugës do të skuqej, e më pas kanë përfunduar në polici. Nuk bëhet fjalë për një sherr të rëndomtë mes femrash, por për dy gra të cilat prej vitesh janë grupuar, punojnë e sigurojnë para në emër të grave të dhunuara.
Bëhet fjalë për Sevim Arbanën, që drejton shoqatën “Në Dobi të Gruas Shqiptare”, dhe një prej menaxhereve të hershme të kësaj shoqate, Manjola Stefanin.
Sherri mes dy grave ka degjeneruar deri në kanosje, ndërkohë që ndërhyrja e policisë duket se ka bërë që sherri mes tyre të mos përfundojë në dhunë fizike.
Ndërsa policia e Tiranës ka nisur hetimet në gjendje të lirë për të dy gratë, Sevim Arabana e konsideron ngjarjen një incident brenda familjes, ku askush nuk duhet të ndërhyjë.
“Shkoni në polici dhe mësoni të vërtetën. Kjo është një çështje brenda familjes, për të cilën ju nuk duhet të interesoheni. Nuk ka ndodhur asgjë për të cilën ju duhet të bëni lajme, sepse nëse merreni me këtë çështje, askush nuk do t’ju lexoje. Është një ngjarje që e di policia”, deklaroi Sevim Arbana, e cila mohon faktin që mes saj dhe zonjës Manjola Stefani të kishte një përleshje fizike.
Por ndërsa për Arbanën çështja është krejtësisht familjare, duket se shoqata është përfshirë në një skandal të vërtetë.
Nën akuzë është pikërisht kryetarja e kësaj shoqate. Në mënyrë jo transparente janë pushuar nga puna 80 bashkëpunëtorë të shoqatës, dhe se prej dy muajsh askush nuk paguhet për punën e bërë.
Që prej vitit 1993, Sevim Arbana është një prej grave që publikisht ka dalë në mbrojte të gjinisë që ajo i përket.
Në këtë vit ajo ka ngritur shoqatën “Në Dobi të Gruas Shqiptare”, të cilën e ka bashkëthemeluar me Fabiola Egron. Qindra projekte janë realizuar nga kjo shoqatë, kryesisht me donatorë të huaj, por dhe me fonde të Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale.
INTERVISTA/ Manjola Stefani: Nuk jam e vetmja që dhunon Sevimi, kam bërë kallëzim penal
Manjola Stefani, prej 7 vitesh ka qenë një prej bashkëpunëtoreve të ngusha të Sevim Arbanës, gruas që drejton një prej shoqatave më të njohura në vend, për mbrojtjen e grave.
Megjithëse është eksperte e kësaj fushe, paradoksalisht, Manjola ka rënë pre e dhunës verbale të “shefes” së saj.
Ndërsa skandali ka ndodhur në ambientet e brendshme të shoqatës, Manjola në një intervistë për TemA, thotë se nuk është rasti i vetëm i dhunës në shoqatë.
Ndërsa konfirmon faktin se ka kallëzuar penalisht shefen e saj, Manjola tregon incidentin, që mesditën e së hënës ka alarmuar gratë e grupuara nën ombrellën e një shoqate.
Z. Manjola a mund të më thoni çfarë ka ndodhur në shoqatën ku ju punoni? Thuhet se jeni konfrontuar me znj. Sevim Arbana?
Në fakt, incidenti ka ndodhur ditën e djeshme, por ishte rrjedhojë e një situatë kaotike që po ndodh në shoqatën tonë. Unë kërkoja nga zonja një sqarim për vendimin që ajo kishte marrë, jo vetëm për mua. Në vend të një sqarimi, u përballa me një dhunë verbale të paparë, që zonja ushtroi ndaj meje.
Kjo do të thotë se mes jush ka pasur konfrontim fizik?
Jo nuk ishte konfrontim fizik, por si të thuash një dhunë verbale nga zonja, e cila më ka fyer rëndë dhe më ka kërcënuar, kanosur apo dhe ulëritur. Si qytetare unë i jam drejtuar organeve kompetente për të zgjidhur situatën.
Ç’do të thoni me dhunë verbale?
Por ja, si dhe ju thashë, incidenti ishte pasojë e një situatë kaotike që po ndodh prej dy muajsh në shoqatën tonë. Ne po punojmë normalisht dhe kemi dy muaj që nuk jemi paguar. Por në vend që të na sqaronte, para pak ditësh znj. Sevim Arbana, nxjerr një urdhër ku thoshte se ne duhet të ndërprisnim marrëdhëniet e punës. E për këtë i referohej nenit 140 të Kodit të Punës, që në fakt ky nen flet për ndërprerje të menjëhershme të marrëdhënieve të punës. Po kështu në këtë njoftim thuhej se ne kishim 72 orë kohë në dispozicion për të shprehur pretendimet tona. Por që në fakt, zonja, nuk denjoi të na dëgjonte.
Po ky vendim bënte fjalë për ju?
Jo vetëm për mua. Ajo ua ka dhënë këtë urdhër 80 punonjësve që janë pjesë e organizatës. Të enjten, unë me gjithë degën e Durrësit, kemi pritur që zonja të vinte në zyrë për të na sqaruar, por nuk erdhi. Për të kërkuar një shpjegim për këtë pushim nga puna, e për të marrë njoftimin zyrtarisht, unë i kam shkuar të hënën në zyrë. Por në vend që të më sqaronte, filloi të më akuzonte e të më shante. Unë nuk fakt nuk i kam kthyer përgjigje. Kur ajo nisi të ulërinte, dola nga zyra dhe nga korridori dhe i kërkoja vetëm të me jepte me shkrim urdhrin për pushimin nga puna. Duke më sharë me fjalë shumë fyese, me tha se do ma jepte urdhrin kur do t’i donte qejfi. Në këtë moment kanë ardhur dhe forcat e rendit dhe me sugjerimin e tyre unë i jam drejtuar organeve kompetente, duke denoncuar penalisht dhunën verbale që zonja ushtroi ndaj meje.
Ju keni 7 vite që punoni aty, a është shoqata juaj në vështirësi financiare?
Unë nuk di dhe nuk mund të flas për këtë çështje. Di që ne nuk paguhemi prej dy muajsh. Por ajo që unë po denoncoj është dhuna, mënyra e ulët, shantazhi, që zonja përdor ndaj anëtarëve të shoqatës.
Ju po thoni se kjo nuk është ngjarja e vetme që ka ndodhur në këtë shoqatë?
Unë nuk jam e vetmja që kam rënë pre e dhunës verbale të zonjës. Megjithatë do të jenë organet kompetente ato që do të zbulojnë të vërtetën.
TURP! TURP! TURP! TURP! TURP! TURP! TURP! TURP! TURP! TURP! TURP!
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/07/sali-berisha-facebook.html
Shoqeri e semure, nuk na e ka fajin vetem Sali Berisha, jane me mijera (m)salinj te vegjel, me sa duket Sevim Arbana eshte nje prej tyre.
KETO SHOQATAT EDHE OJF’T TUAJA, JAN SI NJE LETER HIGJENIKE…
JU NUK BENI ASGJE, PERVEC SE I FUSNI PARAT NE XHEPAT TUAJA, EDHE KALONI DITEN NEPER KAFE EDHE BARE, ME PARAT QE JEP EVROPA PER TE NDIHMUAR NJERZIT NE HALLE.
PA TE SHKRETAT ATO GRA QE HANE DHE EDHE SOT…JU JENI PARAZIT, QE DONI TE BENI PARA PA PUNUAR.
He Tema, me kaq do e lesh? Lindita moj zemer, ke gjetur nje miniere floriri per lajme e skandale, ja pyet ato punonjesit e Severimit, sa lek jane vjedhur nga projektet qe u konceptuan si forma parandaluese ndaj dhunes dhe keqtrajtimit te grave ne Shqiperi keto 20 vite? Nderkohe qe sot shoqeria shqiptare paguan cmimin e hidhur te injorances dhe dhunes gjinore.
Pjesa me e madhe e NGO bejne te njejten gje ne Shqiperi, nuk eshte ndonje lajm i ri
NUK ka ngel grup kurvash pa bo i shoqat ne SHQIPNI dhe tani zihen per teritore, si ne semafor.
“CHERCHE LA FAME”
1.Shoqatat e ndryshme qe kane funksionuar me parat e donatoreve te huaj ose te qeverise duhet te jene Objekt i Prokurorise dhe Krimit ekonomik.
2.Programet e ndryshme qe kane funksionuar me fonde te Qeverise dhe nen kujdesin e saj ne fusha te ndryshme si p.sh. Fondacioni i Zhvillimit te Zonave Malore ( MADA ) qe i ka perdorur leket per dhjame qeni. Genc Ruli me nje Drejtor te emeruar per groposjen e parave ka raportuar si te bere te reja ose te restauruara gjithe lerat qe jane bere ne vitet 1970-1985 ne malet e Shqiperise,sidomos ne kurvelesh( Tepelene,Gjirokaster ) dhe ne Korçe.
3. Keto leke jane leke te shqiptareve qe nuk kane vajtur aty ku duhet por jane VJEDHUR.
a DO TE PERGJIGJEN KETA PERSONA.DOKUMENTAT JANE NEPER MINISTRI, VERIFIKIMI TE BEHET NE TERREN , NEPER KOMUNAT KU JANE BERE TENDERAT.
Edhe kjo eshte kerkese e votes se 23 Qershorit !
Kjo ka 7 vjet pune aty dhe se di “gjendjen” financiare..Jane “engjej”…
po pse more çfare prisni nga keto shushunja ordinere qe quhen OJQ? mos i beni vend ne gazeta e televizione, kaq gje duan keto dhe vdesin.
Une do ta shkruaja,cherchez la famme,besoj se kshu shkruhet frengjisht….
po kta gazetar koti, te njejten fjali e perserisin tre here, i gjith ky artikull mund te shprehej me 4 fjali , dhe ky qe e xhiron e xhiron….kur shkruan ne menyr te vecant ne web, duhet te jet shum koncis. Nuk paguesh me fjal shpresoj , apo me shkronja.
Cherchez la femme…o cun
evim Arbana duhet te futet ne Burg. Duhet te hetphet pasuria qe ajo ka vene nepermjet kesaj shqoate qe ne 20 vjet ka marre miliona dollare nga fondacionwt dhe ska bere asgje. Por vetem eshte pasuruar duke i kanalizuar fondet tek familja e saj dhe te njohurit. Plera
Urime Linda per shkrimin. Pislliqet e ketyre grave qe vjedhin ne emer te atyre grave qe dhunohet duhet te dalin. Edhenqs ne te ardhmen nuk o denohen ta pakten publiku duhet ti njohe vjedhjet qe kane bere.
Jam nje grua,jam nje bashkshorte,jam nje nene,dhe po emigroj ka 10 vjet.Mendova se me hyrjen e demokracise,do te vijne regullate e jetes,familjes,bashkshortit,ne faza me te lehta,dhe me shprese per te bere nje jetese me me pa stres,nje jetese normale,sikur po e bejne shum vende te europes.Vetem Shqipria nuk po e nderon menyren e rahjes dhe vrasjes se grave,e femijeve.Nuk eshte aspak burni,qe te meresh me grate,nuk eshte aspak burni qe te meresh me femijet,burni eshte te studiosh,te punosh me nder dhe sinqeritet,per te krijuar nje familje te denje dhe me shum respekt.Dua te bej nje thirje edhe per nenat tona,motrat tona,vajzat tona,te ushtrohen qe te studjojne, te punojne dhe te mundohen te kene me shum respekt per familjet e tyre Un vij nje here ne vit,dhe per ate muaj qe vij shikoj te gjitha grate dhe motrat tona qe gjera e tyre e preferuar jane telenovelat.Telenovelat jane peralla me mbret dhe atje ne shqiperi varsia e grave eshte aty.Jeta nuk eshte telenovela,shikove telenovela dhe mbaroi puna ,jeta eshte te lexosh ,te shikosh emisione qe kane te bejne me edukimin,komunikimin me femijet,me burin me te dy palet e prinderve,dhe jo te shikoni telenovela dhe bini pre e burave,po shikoni si mund ta coni jeten tuaj perpara.Po ama dhe shteti duhet te organizoje takime me psikologe me doktore me informazione ,qe te ulet kriminaliteti ne familje.
Keto shoqate jo vetem qe nuk kane bere asgje per dhunen ndaj grave por mua me duket se e kane nxitur ate.
Pa ti kontrollohet pasuria kesaj legenes qe paska qe ne 1993 ne krye te shoqates-Prandaj vene punet corap ketu-
Ne keto 22 vjet “demokraci”disa nga fushat me kriminale,ku jane luajtur e pastruar me miliona euro apo dollare,jane keto OJQ-te,OJF-te e lloj-lloj emertimesh.Edhe kjo shoqate eshte nje nga ato.Ku eshte ndihma e tyre ndaj grave te dhunuara apo ndaj femres shqiptare qe detyrohet te prostituoje neper bote?E vetmja ndihme,eshte organizimi i takimeve ne salla shume te shtrenjta,ku drejtuesit e tyre kapardisen te stolisura ne duar,veshe qafe me flori,rrine kembe permbi kembe duke ekspozuar hiret e tyre gjoksore,vithore e kembeore,mbajne fjalime e kumtesa si e ema e Zeqos maje thanes,pastaj shtrohen ne dreka e darka e ne fund shryjne epshet,pas “lodhjevete medha”.
Turp!
Mazhoranca e re,duhet qe te merret seriozisht me ligjin ku mbeshtesin aktivitetin keto shushunja dhe pastruese parash,dhe ato ti nenshtrohen nje hetimi rrenjesor,duke bere qe parate e donatuara qofte nga donatoret qofte nga shteti,te mos shkojne ne duart e tyre,por tek grate e dhunuara dhe te detyruara teprostituojne.
Bravo Lindita per kete shkrim! Vazhdo germo me tej dhe nxirr ne shesh vjedhjet qe ben Sevimi me shoqe. Kam punuar vete per disa kohe ne kete shoqate dhe perveç xhepit te saj, Sevimit nuk i behet vone per asnje grua. Meriton burgun!
Lajm shume domethenes.Uroj artikullshkruesin per informacionin e dhene.Mendoj qe kjo Sevime Arbana me shoqe duhet te hetohet seriozisht dhe te denohen per gjithecka ne veprimtarine e gjoja shoqates.Jemi ne kulmin e vrasjeve te grave dhe nuk eshte bere asgje nga shoqatja me ne krye Arbanen,as gjate 20 viteve veprimtarie te saj,se ne te kunderten nuk do te kishim kaq gjakderdhje grashe-nena.Kjo shoqatja u drejtoka nga gra qe qekan vete dhunuese grash.
shoqata per mbrojtjen e femrave??? pffff, me mire te thuash, shoqata per grabitje dhe vjedhje te ardhurash, per te mos thene ndonje fjale me te rende..!!
Une do i propozoja ambasades franceze qe i ka dhene cmim dhe para qe t’i kerkoje llogari kesaj kryetareje. Ka 20 vite qe eshte kryetare dhe shoqata nuk ben as zgjedhje dhe as mbledhje per llogaridhenie.E kane bere shoqaten si prone te tyren,godinen e kane te tyren,kane dhe dhoma gjumi per “ato qe vine nga rrethet”….lere mos e pyet,e njejta fytyre si qeveria dhe OJQ-te.
Vishet ariu me taka?
Opinione :
GRUAJA ESHTE PERENDESHA E NJEREZIMIT
– Barbari…. !
– Femija eshte engjell i Botes….
– Nga Alban Dega, Nju Jork
“E ka vdekur në dru, ndërsa fëmijët i përgjëroheshin t’i falte jetën nënës së tyre. Ngjarja makabre, ku nëna e dy fëmijëve ka gjetur vdekjen pas goditjeve me shkop druri, ka ndodhur në fshatin Fushë – Mamurras të rrethit të Kurbinit.
Valbona Lleshi, 17 vjet me e re se bashkëshortit i saj, është rrahuar për minuta të tëra, deri sa i ka vdekur në duar Marjan Lleshit.
Britmat rrëqethëse të gruas apo dhe lutjet e dy fëmijëve, 9 dhe 13 vjeç, nuk kanë zbutur tërbimin e 44 vjeçarit.
Pasi i ka nxjerrë fëmijët jashtë shtëpisë, Marjani, me një shkop, ka filluar të gjuajë mbi trupin e gruas të tij, ndërkohë që për shkak të britmave që kanë dëgjuar, fqinjët kanë lajmëruar policinë, pa mundur të ndërhyjnë për të shpëtuar nga kthetrat e vdekjes Valbonën.
Në mesin e shtëpisë, policia ka gjetur trupin e pajetë të gruas, ndërsa fëmijët të traumatizuar nga skena makabre.
Edhe tri vrasje te ngjashme nenash, bashkleshortesh, grash shenohen brenda nje jave ne Tirane…
Vrasje makaber kane ndodhur. Askush e asgje ne kete Bote nuk mund ta rikthejne ne jete Valbonen, Alketen… e mjere!
Askush e asgje nuk mund te heqe nga mendja e dhjete femijeve pamjet llahtaritese te bishave njerezore apo te burrave bisha! Burrat barbare do te kalben ne burg…
Tri te vdekur per se vdekuri nga duart e burrave vampire… Dhjete te vdekur per se gjalli nga barbaria e burrave bisha!
Dhjetra jete te rrenuara perjete. Dhjete femije jetim! Tri nena me nje fund te lemerisshem vetem ne tre dite! Tre bisha te gjalle me gjakun e kanibalizmit te tyre perjete ne duar, ne shpirt, ne trurin e tyre prej kanibalesh. Dhjetra te aferm, shoke e miq te dy paleve mbeten te plagosur perjete shpirterisht.
Emri e reputacioni i shqiptarit ne teresi peson nje plasaritje tjeter me kete barbari te re pa asnje aresye reale e ligjore.
Nuk mund te quhet dhe nuk eshte vetem cmenduri… Te qellosh mbi gruan ne sy te femijeve tu, te vrasish shoqen tende te jetes… eshte barbari!
Gruaja , edhe prostituta me e ndyre e rrugeve, eshte e shenjte, Perderisa dikush e therret nene ajo eshte fisnikeria vete. Nene eshte fjala me e madherishme e kesaj Bote! Fjala e pare edhe e fundit ne kete jete ne te gjitha gjuhet e Botes!
Eshte fatkeqesi qe akoma disa shqiptare e shikojne ate si nje skllave, si nje fabrike femijesh pa asnje te drejte….
Eshte fatkeqesi qe me shume se kushdo ne shqiptaret i bejme grate … cka nuk e mban goja. me shume me fjale se me veprime, edhe ne internet e faqe gazetash! Turp! Haram emri shqiptar!
Grua eshte nena jone! Grua eshte motra jone! Grua eshte gruaja jone, shoqja jone e jetes! Grua do te behet edhe vajza jone….
Gruaja eshte mbreteresha e Botes sepse pa gruan nuk do te ekzistonte Bota! Gruaja eshte Perendesha e njerezimit!
Mos vini as dore e as goje te lige mbi gruan!
Besnikerine e saj nuk e ruan as dajaku as skllaveria, as shtateqint dryna e as njemije pergjime telefonash e interneti!…. Nuk e ka ruajtur kurre… Aq me pak sot !
Besnikerine e gruas e te burrit e ruan vetem dashuria e sinqerte dhe respekti si per nenen, si per motren, si per bijen, si per gruan. Nese ajo nuk eshte nena jote… ajo eshte nena e femijeve tu…. Ajo eshte nena e Botes!
Nuk ecen bashkejetesa… Nuk eshte fundi i Botes… Ligji e njeh divorcin! Jo plumba! Jo barbari mbi grate e femijet !
Kush ve dore mbi gruan dhe femijen, engjellin e dashurise , eshte me barbar se vete barbaria! Jo vetem ne Perendim por edhe ne Lindje!
Si brenda edhe jashte Kosoves e Shqiperise; Gruaja eshte lule e jetes! Eshte vete jeta! Femija eshte engjell, shenjteria vete !
Femija eshte engjelli i Botes! Gruaja eshte fisnikeria e jetes! Gruaja eshte jeta vete…
Gruaja eshte Perendesha e njerezimit