Lulëzim Basha do të fitonte edhe pa futur duart në zgjedhjet brenda partisë. Sali Berisha u la të kuptojë të gjithëve se ai është trashëgimtari i tij dhe kaq mjafton në një parti ku zgjedhjet bëhen nën udhëheqjen e humbësit.
Lulëzim Basha do të fitonte pos të tjerash se siç ndodh rëndom sa herë atë duhet ta votojë dikush, Sali Berisha ndryshon rregullat e lojës. Dhe këtë radhe meqë ai nuk fitonte dot sipas statutit të PD-së, Berisha ia ndryshoi rregullat e lojës me një vendim kryesie, duke bërë farsën e votimit të çdo anëtari.
Lulëzim Basha do të fitonte dhe sikur të votonin gjithë anëtarët. Ata në shumicë besojnë Sali Berishën dhe nuk duan t’ia prishin atij vullnetin për të lënë një kollovar në vend të tij për një periudhë të shkurtër.
Lulëzim Basha do të fitonte dhe nëse fleta e votimit nuk do të bëhej me numër rendor për t’u identifikuar çdo votë. Në shumicë njerëzit e asaj partie ishin bindur t’ia jepnin votën kollovarit që kish zgjedhur Berisha.
Por Lulëzim Basha nuk zhgënjeu askënd në mungesën e thellë të respektit që ka për veten, për zgjedhjet e lira, për garën e ndershme me rregulla dhe për fatin e tij politik. Në një garë ku nuk ish nevoja të vetë-investohej për ta shkatërruar në qelizë, ai u angazhua të shkatërrojë trupën zgjedhore, të mos bëjë transparente listat, të heqë mbështetësit e kundërshtarët dhe të shtojë të panjohur, dhe më në fund të bëjë dhe farsën më të shëmtuar që nuk ndodh as në Korenë e Veriut, të identifikojë çdo votë për kë është.
Në zgjedhjet e para të komunizmit në vitin 1946, komunistët, për të identifikuar ata që votonin për opozitën, i bënë kutitë e votimit metalike dhe në vend të fletës së votimit u jepnin njerëzve një zar që duhet ta lëshonin ose në kutinë e opozitës, ose në atë të frontit duke e futur dorën formalisht në të dyja. Aty ku binte zari, dëgjohej zhurmë dhe merrej vesh për kë votoje. Lulëzim Basha e bëri dhe më keq. Ai është i vetmi njeri në botë që pranon të zgjidhet me deklarata votuesish me shkrim dhe jo me votë të fshehtë. Kjo i ngjan pak a shumë zgjedhjes së një kryetari me duartrokitje ose mosaprovim në një sallë të hapur. Një turp që mund ta pranojë vetëm një njeri pa dinjitet, pa shtyllë kurrizore, pa aftësinë për t’u zgjedhur nga shqiptarët, pa guximin për të dalë në garë, pa minimumin e besimit tek vetvetja.
Siç e thashë dhe më lart, zgjedhja e Lulëzim Bashës nuk ishte në diskutim, jo vetëm se ishte i përzgjedhur i Berishës, por dhe se ai ia përgatiti terrenin të bëhej një farsë zgjedhore dhe një garë formale. Por kjo që ndodhi nuk vë në diskutim faktin a duhet të udhëheqë Lulëzim Basha Partinë Demokratike, por të ardhmen e lidershipit në atë parti. Nuk do kalojë shumë kohë dhe ky njeri do të duhet të udhëheqë atë parti realisht. Sado t’ia lërë këtë punë në dorë Berishës, Argitës apo Shkëlzenit, një ditë ai do të duhet të marrë përgjegjësi për humbjet që do të pësojë ajo parti. Një ditë atij do t’i kërkohet të ikë nga ajo parti, nga pjesa tjetër e partisë dhe pas kësaj ata duhet t’i drejtohen realisht zgjedhjeve në parti.
Trashëgimia e krijuar më 22 korrik në atë parti, me lista fallco, me njerëz të përjashtuar, me votim të hapur në formë deklarate dashurie, dhe me një tutor politik sipër kokës, si Sali Berisha, do ta bëjnë të pamundur të krijohet një traditë zgjedhjesh në parti. 22 vite pas formimit të saj, Partia Demokratike provoi për herë të parë të prishë virgjërinë duke menduar se u poq si parti dhe mund të bëjë vetë zgjedhjet, por përfundoi në një përdhunim nga babai i saj, nga një instinkt incestor që duket se nuk ka për t’iu hequr sa të jetë gjallë. Ajo u përdhunua sot publikisht, para syve të gjithë shqiptarëve, për t’i hequr gjithkujt shpresën se ajo parti mund të merret me garë, apo me ide që nuk janë pjesë e vullnetit të Sali Berishës.
Nuk ndjej keqardhje për ata që pranojnë këtë vetëvrasje, por po i paralajmëroj ata që heshtin ngaqë janë ende në një zyrë qeverie me Sali Berishën, apo vetë Olldashin që pranoi të bëhej pjesë fallco e kësaj gare, duke i dhënë legjitimitet një farse kriminale. Do ta qajnë gjatë iluzionin që deshën t’i krijojnë vetes dhe të tjerëve se po demokratizonin një bunker ku është përdhunuar për 22 vite demokracia. Ajo që ndodhi më 22 korrik tregon se aty nuk ka qenë qëllimi të zgjidhet Lulëzim Basha, pasi ajo ishte e qartë, por të paralajmërohej gjithkush që ëndërron për të ardhmen e asaj partie, të presë shpresat që berishët kanë ndërmend t’ua lëshojnë. Gjesti i 22 korrikut ishte një sinjal që askush të mos guxojë të shpresojë për të ardhmen, as ata që e quajnë “gjimnastikë” masakrën e votës, as ata që e quajnë garë reale, farsën, dhe as ata, që duke shpresuar se Luli një ditë do të tradhtojë Familjen, do rikthejë zgjedhjet në atë parti. Ajo parti është si një qenie e balsamosur në bunkerin e berishëve. Po u hapën dyert dhe hyri oksigjeni, ajo thjesht shperbehet.
Lulëzim Basha është sot njeriu që ka dy karrige të vjedhura, atë të Bashkisë dhe atë të partisë. Është e vetmja mënyrë që ai të ketë një post. Ai nuk votohet, vetëm emërohet. Dëmi që bëri sot, ishte se edhe pse ishte emëruar në atë post, ai prishi shanset që ajo parti të fillonte të mësohej të votonte dhe të zgjidhte. Ngeli prapë një parti që berishët e kanë zgjedhur ta përdhunojnë. Si çdo gjë të tyre!
Urime per artikullun Mero.Edhe njehere Urime.Keto fjali ne fund te Editorialit duhet te gdhenden ne trurin e gjithe ne Shqiptareve.
“Lulëzim Basha është sot njeriu që ka dy karrige të vjedhura, atë të Bashkisë dhe atë të partisë. Është e vetmja mënyrë që ai të ketë një post. Ai nuk votohet, vetëm emërohet. Dëmi që bëri sot, ishte se edhe pse ishte emëruar në atë post, ai prishi shanset që ajo parti të fillonte të mësohej të votonte dhe të zgjidhte. Ngeli prapë një parti që berishët e kanë zgjedhur ta përdhunojnë. Si çdo gjë të tyre!”.
Uroj sa me pare qe te nise nje levizje mbare popullore, me mijra firma, e cila te kerkoje “Berisha perpara gjyqit”. Do i bashkohem me deshire. Boll me peticione intelektualesh servile e pederaste, duhet nje fryme mbare popullore per ta vene kete diktator te kohes sone perpara gjyqit.
Dakord edhe une: Berisha ne gjyq popullor.
HA HA HA HA HA
DOKTORIT I KA HIK PETLLA:
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/07/doktorit-i-iken-truri.html
Kjo puna e nr rendor ne fleten e votimit nuk me duket se ka ndonje efekt. Ne pamje te pare duket sikur lexohet vota, por askush ne komisionet e votimit nuk e ka pasur mendjen te merret me kete pune
Ka efekt o Kujtim, nuk i di kushtet rrethanore si u zhvilluan zgjedhjet, por mjafton nje vezhgues me laps e leter duke mbajtur shenim, ose me thjesht akoma dhe moderne: duke regjistruar me celular video.
Pastaj menyra e 3te dhe me e pagabueshmja, kur vete voton hedh dhe firmen ne liste, automatikisht sipas radhes, pra me nr rendor.
Mjafton te sinkronizosh kete liste me fleten e votimit dhe keshtu personalizon votat nje per nje.
Lulëzim Basha është sot njeriu që ka dy karrige të vjedhura, atë të Bashkisë dhe atë të partisë, per hajer
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=442285442537354&set=a.396406553791910.1073741828.396392290460003&type=1&theater
Kundershtimi dhe reaksioni qe jep tek simpatizantet dhe anetaret kokpalare te PPSH-se tregon se demokratet kane njeriun e duhur ne drejtimin e PD.Sa per standarte ne votim,mjafton te kujtosh farsen ndermjet Edvinit dhe Maqo Byrekut( Lakrorit )?????.Apo “lirine” ne PPSH ku djali i Kristaqit i shpalli Armiq gjithe zerat kunder!!!
Sa i ndyre je mor provokator i felliqer.If you have balls and really live here in Usa put your fucking name on your comments.We are going to find you,and see your face.
O chikalesh, a votove sot? e pate emrin ne liste? Perfundimisht PD-ja mbetet nje parti jashteqitjesh, e them me keqardhje se jam vet i djathte, por sot pd vdiq si parti e vlerave te demokracise. KAPUT.
Shfryje dhe nje muaj o Ben Shpellari,se ne Shtator vetvrasje ke per te bere ti,kur te mshelet haleja ne biruce. Po te rren mendja se do rinumerohen votat pas nderrimit te kutive eeee. E i shkreti ti,qe po del si ai gomari qe po ja hante bythen ujku dhe ai lutej; Ishalla jam ne enderr ! Ne Shtator ti do ndrrosh emrin dhe do thuresh levdata krahut tjeter e do behesh “antiberishisti ma i madhi n’vend,se ashtu b.lepirsi je ti,nga te fryje era…
Ta gezoni kryetarin se do ju mbaje tpakten 8 vjet ne opozite dhe do humb edhe bashkine ne zgjedhjet e ardhshme.lulushi eshte kopja e metes, por i cik me i avancuar se pervec lekeve lulushi vjedh edhe zgjedhjet
o beno po sa te poshter kata kelyshet e bllokut mo aman po si skan piken e karakterit vec din te ncjerrin vrer ky mero baze esht nje gazetar me i peshtiri qe kam njoh ne te qjith kohen e pluralizmit nuk ja kam lecuar shkrimin dhe si lecoj shkrimet e tij por e marr me mend sec shkruan u prish me berishen se si dhe tandera te shohim tani do ilen qje cunat e bllokut apapapapapap cfar rrac e poshter paskan qen
Sa doli rezultati? Po gruaja e Lulit eshte me Sadijen tek Vilat Qeveritare ne Vlore?
Keta te dy palet vjedhin, perse nuk numerojne votat dhe ti shkembejne?
Keshtu del rezultati i paster.
Une jam i sigurte se kollovari, se shpejti do kthehet kunder Berishes. Sjellja e kollovarit i ngjan tamam atyre fshatareve te cilet pasi hynin kollovar ne qytet, i kerkonin vjehrrit edhe gjysmen e shtepise dhe pasi beheshin pronar, ia linin vajzen, per nje me te re.
Edhe kollovari, do e lere nje dite dashnoren e tij Argiten, per nje dashnore me te re. dhe kjo do ndodhe se shpejti :):):)
Si nje simpantizant I PS-se, me vjen mire se c’fare ndodhi sonte..Nje shembelltyre e figures reale lidore..C’fare do mbjellesh, ate do korresh..
Mero. A shume po te dhimbset pd-ja a? Po, leri te treten, pse kaq shume po i do e po i keshillon ‘per te mire’,..Ti shkruan bukur, dhe askush me shume se ti nuk e bindi Berishen qe te vendos per Bashen, per inatin tend.,,pra, u be sic deshi Rama, Pd do te udhehiqet nga shoku i te gjitheve, edhe i Metes…lulzim basha eshte i te gjitheve, si nje harem me gra…
z.Baze,dje thoshe ndryshe per Luli Bashen!…sot thoni ju se; luli basha kryetar i pd. Jo JO o djal mero…,Une do te thosha,cfar do te sjelle ne PD eSaliut bolshevikut,nuk e shpeton dot ase gazetaret E analistet emeruare nga Sali Serbi…,Luli,Sala, dhe disa gazetar e analist urgjrntish do te arrestohen….Nese Rama nuk e bene kete, karikja e Rames fluturon brenda nje muaj, si thua ti o Mero djali?
Fantastike Mero, e rendesishme eshte te kujtojne njerezit-populli, qe besojne ne liberalizem ne consorvitalizem te djathte te drejte, se ne kete parti nuk ka existuar dhe s’existon asnje forme demokracie, dhe sidomos tashti po mundohet te ruaj bizneset e familjes berisha ku dhe luli ben pjese. Pra per familjen nuk intereson politika ne kete moment ata e kane abandonuar dhe e percmojne popullin e djathte, se mbase per ta ky popull u zgjua dhe si ndjek me pas qorash po u kerkon pune,drejtesi,demokraci! Te pergezoj z.Baze dhe te inkurajoj te vazhdoni mesa mundesi kini te informoni njerzit te formojne nje bindje te drejte te mencur te mos behen me pale e kesaj maskarade te familjes ne fjale, dhe te krijojne nje muviment te ri oppozitare, s’kam paragjykime per qeverin e re por do doja qe te kish nje oppozit qe ta kontrollonte larg shantazheve pazareve te flliqura berishiste.
“C’e ka kte punen e fiqve ky?” Ore Mero, si eshte kjo puna e incestit ne kullen ne Vicidol? Ke ndonje te dhene apo eshte nje deduksion psikoanalitik nxjerre nga sjellja e tij? Ta kete abuzuar vertete Rame Berisha Saliun e vogel?
Nje mesfoshor i shkelqyer si Berisha,detyrimisht qe kur vete te kalonte nga mesfushor i PD ne trajner po te shkelqyer te saj.
Do te gjente nje mesfushor tjeter po aq te shkelqyer.
Kur nderkohe Berisha nuk u perzie ne formulen LAKEROR.
Pra pas doreheqjes nuk u dorevu,pra nuk vendosi perseri kandidaturen per kryetar te PD.
Ai nuk e kish aspak te veshtire si Edi qe gjeti nje lakeror(byrek) e rikandidoi,qe te gjenet nje PETULL si konkurent.
Perkundrazi leshoi dy silurat,duke leshuar nje sinjal te bute,shume te bute:
Partia Demoratike do te jete akoma me e forte,pasi tani ka nje mesfushor te ri e nje trajner te hatashem.
Duke i bere te fala Lakerorit.
Luli eshte treguesi,se si njerzit e shkolluar ne perendim,perfundojne ne sahanlepires,perballe politikes berishjane.
Mbajtja gjate e pushtetit nga Berisha,ne PD,duke mos zbatuar statusin,duke e perdhunuar kete status,ka formuar te antaret e kesaj partie psikollogjine, ai ka te drejt kur e shkel ligjin.
Edhe kur i pallon ne prapanic me force,jane edukuar ti japin te drejt.
Oponenca ka perfunduar e perjashtuar,ose jane pergjuar ,spiunuar se kujt i sherbejne ne kete parti,duke perfunduar jashte listave zgjedhore.
Ne kete parti mungon DEMOKRACIA !
22 vjet qendrimi i Berishes,kerkon reforma per demokratizimin e kesaj partie.
do i mbaje dot dy kunguj nen sqetull ,lule hollandezja? partine dhe bashkine?
eshte fatale qe ne PD te gjithe memecojne – me keq se ne kohen e Enverit – ju ka ik goja – mjere ata.
Ka nje zgjidhje o BURRA – ka shume parti ne Shqiperi – PD eshte kufomezuar, lereni ta marre me vete perderisa nuk hapni gojen.
nuk e kuptoje pse QAHU , Berisha , kur humbi zgjhedhjet?
deshtimi i vertete eshte Sokol Olldashi, pasi deshtoi ne misionin e tij per te legjitimuar kete maskarade
Kjo puna e nr rendor ne fleten e votimit nuk me duket se ka ndonje efekt. Ne pamje te pare duket sikur lexohet vota, por askush ne komisionet e votimit nuk e ka pasur mendjen te merret me kete pune
Se pari keto zgjedhje nuk kane asnje rendesi per Shqiperine e shqiptaret e aq me pak per emrin e asaje qe ka mbetur nga Partia Demokratike.
Partia politike ne pluralizem eshte bashkim tersisht vullnetar i njerzve me ide pikepamje e shtrese shoqerore te perafert dhe nuk arrij te kuptoj se kujt i duhet kontrolli i vots se demokrateve me numer rendor kur fare mire njerzit jane te lire te mos jene me pjese e atij grupi.
Grupi Berisha duhet te kuptoje se parti me te medha e te fuqishme jane zhdukur nga skena politike se bashku me liderin e tyre. Nuk kemi nevoje te shkojme larg por vetem ne Italine e Kraxit te dikurshem qe u detyrua te vdese ne ekzil(Tunizi)
Demokracia e shendoshe qe mbeshtete mbi voten e lire eshte menyra e vetme qe garanton ringritjen e nje formacioni politike por edhe shume ane te tjera te jetes shoqerore e politike te nje shoqerie.
Ngutja per te zgjedhur kryetarin e Partise Demokratike pa analize e debat dhe pa platforme te mirfillte politike dhe ekonomike e organizative te se ardhmes se Partise Demokratike duke futur ne proces edhe Sekretarin e Pergjithshem nuk ka per ti sherbyer te ardhmes se Partise Demokratike.
Perdhunimi qe i bene dyshja Berisha -Basha antarsise se mbetur te is-Partise Demokratike duke i kontrolluar e survejuar me numer rendor dhe perjashtimin nga lista e votuesve te partise do ta gropose edhe me keq formacionin privat te Berishes .
Trajtimi qe deshiron ti beje z Berisha antarsise se mbetur te is-Partise Demokratike si tufe delesh qe kerkon tju veje cobanin e ri kanakarin e tije Basha rrezikon ta lere Shqiperine pa opozite zyrtare pasi do kete pasoja te drejteperdrete edhe ne grupin e tije parlamentare.
E thashe opozite zyrtare pasi sistemi demokratik real qe do instalohet ne Shqiperi krijon kushte e hapsira te mjaftueshme per konsolidimin e opozites reale te djathte pa misionaret e Ramizit e UDBese se vjeter se me duket a kane nderruar emrin serbet struktures se vjeter ku se bashku me emrin e ri kane angazhuar edhe gjakun e ri nga cungu i vjeter i tyre.
Keshtu sic i qullosi punet Berisha me se pakti pronen e tije PD do e ndaje me dysh , me se pakti pasi ne vazhdofshin me vene ne jete “mesimet” e tije te ndritura do fshihet fare nga harta politike e Shqiperise moderne ne epoken e re te demokracise.
Opozita ka kohe 4 vjet te riorganizohet per tu rikonsideruar por nese kthejne vetem xhaketat dhe nuk e rithemelojne Partine Demokratike demokratet e antikomunistet e vertete koha per tu rikonsideruar mund te shumefishohet me 4. Une nuk e uroj te ndolle kjo por as qe eshte ne doren dhe mundesine time qe ta ndaloj qe te mos ndolle , fundi i fundit une po mundohem ta jap kontributin tim .
e kujt i plasi me se cben PDja.Mero mos u merr me me ata
sna duhet me.
Zgjedhje shpellaresh qe vetem Shqiperise nuk mund ti sherbejne. Vafshin ne djall me gjithe zgjedhje. Ju duhen varur bidonat sic ja u vari populli kete radhe. Tani le te lehin si cakejte per kocka, por edhe ta mbledhin mendjen se disa llogari te pambyllura i kane me kete popull.
Kush do e drejtoje PD kur Luli te perballet me drejtesine?????? Te fala nga Tirona
ZGJEHDJA E NJE KRYETARI TE PARAZGJEDHUR NGA SALI BERISHA DHE ARGITA
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Sot ne Tirane zhvillohet kongresi zgjedhor i kryetarit te ri te PD-se. Nje estrade e vertete.
Titulli i saj I vertete eshte “Zgjedhja e nje kryetari te parazgjedhur nga Sali Berisha dhe Argita”!
Ose…. ose… “Votimi i nje kryetari te paravotuar” prej tyre !
Nga 50 000 vota te mundshme kryetari i paracktuar dhe i kllonuar nga Berisha dhe klani i tij familjar do te marre 100 000 vota.
Kusaria e votave fillon qe nga partia e tyre e kusareve me kryekusarin e sterkorruptuar dhe kryevrastarin e sprovuar Sali Berisha ne krye!
Votimi eshte vecse nje show ala Kadaf i nje partie te privatizuar, komanduar dhe kllonuar nga nje person. PD-ja eshte Sali Berisha!
Cilido qofte fituesi ne kete farse ai do te jete vetem qehajai i cifligarit Sali Berisha, telalli i kryetarit e pronarit te perjetshem te PD-se!
Te tjerat jane dokrra Vicidoli me kokrra Anadolli!
Vjedhje me spektakolare se kjo nuk ka. Olldashi e pohoi me figure dhe me ze kur tha_ Votova me nr.votimi xyz nderkohe qindra antar te PD deklaronin se nuk e gjenin emrin ne lista. Nuk ka gjasa te rinovohet kjo parti.
Qe ne krye ,e diunin te gjithe se do te zgjidhej i emeruari .
O Alban Dega!
Si mendon ti ,ta bente si Edi Berisha?
Te gjente nje LAKEROR dhe te rikandidonte perseri per kryetar te Partise Demokratike?
E ne vend te LAKERORIT te Edit te gjente nje PETULL per ta vendosur perballe tij.
Se statuti,sipas eksperiences tende nuk e pengonte nje gje te tille.
Pra ta bente si nje byrek me kokra mbreshtani e dokrra lakerori.
Apo te ka lene kujtese?
Sidoqofte Berisha u tregua strateg i hatashem e nga nje hodhi dy silura ne sulm.
Sigurisht duke fituar ai qe ka mbeshtetjen e mbi 10 milion shqiptareve ne Shqipericke dhe ne Shqiperi.
Se Shqipericka eshte dicka me e vogel se Shqiperia.
E ketu te pakten Berisha e gjeti nje Qehaja sic thua ti.
Por Edi nuk ish ne gjendje te gjnete as dhe qehajane.
U be vete Qehaja e vete Cifligar.
Qehajane vec 1 muja e mbajti(Lakerorin).
Prandaj urime mesfushorit te ri te Partise Demokratike,gjigandit e punetorit te palodhur 18 ore non stop ne sherbim te shtetit e te qytetarit,gjigandit LULZIM BASHA.
Per me shume,tani meso nga eksperinca e Partise Demokratike z Dega.
Se mund te hyje ne pune se shpejti.
O fleks qenke komplet RROTE K..i, me te vetmet fjale qe mund te perballesh jane ato te mara nge fjalimet e kufomes qe po qelb Shqiperine deri sa te kallet ne dhe pergjithmone, ke ndonje mendim tendin OOO PALLE.
Asgje e re nga fronti i misionarve te PD-s serbe.Gjera qe njihen,skenare te pregatitur,lojtare te kamufluar qe gati sa nuk i thyejne koken njeri tjetrit,makinacione qe kushedi se ku e kane burimin e ushqimit,ndoshta deri ne Beograd.Dhendri i ri duhet te ruaj fishat e lidhjes se vjeter,sepse Saliut ju zbuluan zullumet.Te shohim si do jete versioni i ri dhe metodat e reja per te shkaktuar kaos e shkaterrim ne Shqiperi.Dhendrri i ri duket i betuar,te shohim se si do ta shpier deri ne fund porosine e QENDRES.Shqiptaret blu te ‘etur per pushtetin e pakufishem’,do sillen me dhendrrin e ri bute-bute,deri sa te shohin se ja ka marre doren padronit…pastaj,perseri do nis aventura e shtet-shkaterrimit.
E kuptoj qe keni standarde te dyfishta per komentet. Seleksiononi sipas interesit tuaj. Nuk kam votuar Berishen dhe largimin e tij e kam konsideruar te domosdoshem. Tani me shqeteson ajo qe vjen me pas, perfshire edhe rolin e medias.
bravo
Bravo te qofte per shkrimin realist
Po ju tregoj nje histori reale “me malok”
Nji malok ishte para gjyqit per krimin e perdhunimit.
Gjykatsi e pyeste “pse e perdhunove viktimen i pandehur”
Maloku hidhej perpjet “car dhun po thue or taj,un e kjeva at pajdh or taj,e ki po na thot perdhunue….!!”
Se shpellnueri nuk e din qe femna ben seks kur don ajo vet, dhe jo me dhun.
Njiher tjeter po ecja rrugve te Tirones me dashnoren.Ishte viti 1999.
Kur perball meje, nji derr maloku mesoburr,thatanik si gjarpni,duke pa femnen nxorri nji piskam me ze t lart: “heu c vdiqm me q…!”
“shko q…..hu n myth”. I thash plehres qe as koken s kthehu pas.
N mes t qytetit n mes t dites !!!!!
Dhe Hajt rro me kta kafsh shpelle
Artikulli excellent! Do te doja qe mediat ta bojkotojne beridhen dhe bemat e tija, lereni si peshkun pa uje. Media eshte uji per te! Do thoni qe ai ka RD, 55 apo Panorama, mos e nxirrni ju ne shtypin tuaj dhe ne ekrane, qe ti vije ngordhja ngadale! Mbylljani rubinetin mediatik dhe do shikoni peshku berisha do te ngordhi!
Georges, nga emri dukesh si grek…Si thua ti..ta bojkotojne Saliun!?…Po nuk e di ti qe po e bene kete, mediat falimentojne..haha
O Fleks….
Je me fat se tani qe ekipi yt ka rene ne kategorine e DYTE ,do presesh bilete te lire bile mund ta shikosh pa bilete se stadjumi do jete bosh.
Gjithe ajo eksperience dhe vullnet e trainerit vajti dem se ne kategorine e DYTE luajne ekipet e fshatrave .
Mesfushori i ri ne ekip nuk ka ku te tregoje vlerat se ne Kombetare nuk do luaj dote se nuk marin lojtare nga kategoria e DYTE.
Fleks…te jesh i kenaqur ne se do ngeleni ne kategori te DYTE se do tju ikin lojtare qe traineri nuk i pranoi ne stervitjen qe u be ne 22 Korrik.
Ata gati jane te vene me ekipin e Bamir Topit se kane nje shprese se ekipin do e nxjere ne kategorine superiore.
Në faktë bazeja i kuptom mire shume keto inçiset , po ka lanë pa sqaru akoma per një proçes – verbal të nji seance gjygjsore te botuar ne gazeten tema para disa vitesh kur ishte me detyre si gazetari i djathte për pretendimin e rames per nji inçis familjare , bazeja duhet te sqaroje ato proçes – verbale a janë të vertetë , si ka botuar dhe a e ka sqaru me ramen kete problem , se sido qe te jete eshte nji maskarade , n.q.se keto proçes – verbale ku rama pretendon per nji inçis familjare jane te vertete , rama eshte nji perverse dhe bazja gjithashtu qe bashkepunon me nji perverese me deshire (per para), n.q.se proçes – verbnalet qe ka pase botu bazja jane te fallcifikuar , ai eshte ordiner se ka akuzu nji qytetare per previsitete , dhe rama eshte ordiner qe merr shebimin e bazez pas akuzave kaq perverse .
Mendoj se sinjali i eger nga PD u dha ne vitet 1991-1992 kur u prishen votimet e 31 marsit 1991.Menjehere pas votimeve u inskenua masakra e 2 prillit 1991 nga udb jubosllave me ndihnen e disa amerikano-tropjaneve srbishtfoles tip elez biberaj.Uorganizuan greva dhe manifestime ogersive deri te bllokimi i ndihmave ushqimore ne portet e nje vendi qe kercenohej nga uria.Prishja e qeverise se stabilitetit ne dhjetor 1991 ishte akti me antishqiptar i kryer nga Berisha.Dalja e amb.Rajerson ne votimet e 1992 perkrah berishes ishte nje poshtrim kombetar dipllomatik qe vazhdon dhe sot.
Pikerisht votimi i Bashes qe ishte pervecse nje komedi e peshtirosur ishte dhe vazhdimesia e “ndervarjes ambasadoriale e kreut te PD.
Edhe Basha eshte extrimisht i inkriminuar si berisha me rrugen ekombit,21 janarin,shitjen e detit dhe votimet e 8 majit dhe eshte i paracaktuar nga historia qe do te denohet si bashkriminel me berishen.
Ndryshimi eshte vetem se Berisha i ishte nje dobic i Rajersonit kurse Basha nje kopil i Podestarvizuse.
SALIU ME “KARREMIN” E TIJ LULZIM BASHEN KERKON TE SHPETOJE KOKEN.
Prandaj eshte e kote te kerkosh llogjike dhe moral ne zgjedhjen e kryetarit te PD-se mafioze. Mbi “karremin” e Saliut rendojne akuza te renda per vrasje me paramendim dhe per vjedhje makaber te fondeve publike. Dosjet nuk jane mbyllur akoma. Kur te rihapen nga Drejtesia “karremi” i Saliut Lulu Basha ka mundesi te mos i rrezistoje hetimeve dhe te hape barkun per te treguar te VERTETEN. Nga kjo e VERTETE do te dale ajo qe e dine te gjithe shqyptaret: Qe Lulzim Basha ka qene vetem nje “karrem” dhe peshkatari qe mbante grepin ka qene dora vete Sali Berisha. Edhe per vjedhjet ne Rrugen e Kombit edhe per vrasjet e 21 janarit. Nga ana tjeter mbi Saliun rendojne vecmas krimet monstruoze te 97-s kur i vuri zjarrin Vatanit dhe falimentoi dhe renoi shtetin si bashibozuk turqie, krimi i fshehur i likuidimit dhe zhdukjes se Remzi Hoxhes, krimi i likuidimit mafioz te Kosta Trebickes me Kulicet e pushtetit te tij gjakatar, krimi HORROR i Gerdecit dhe shume krime te tjera te pazbuluara nga Drejtesia. Po te ishte ne nje vend tjeter sado pak te civilizuar Sali Berisha do te ishte denuar per keto krime te pakten me burg te perjetshem. Ne nje kohe qe ne te gjitha vendet ish komuniste perreth Shqypnise po i denojne ashper Kryeministrat dhe pushtetaret e tyre dhe kjo po pershendetet nga BE-ja dhe Bota si nje shenje pozitive drejt Demokracise Reale Sali Berishes i ka hyre frike ne bark dhe po kerkon alibira nga me te ndryshme per te mbrojtur veten dhe familjen nga NDESHKIMI. Per kete nuk i mjaftojne cilesimet ne TOP STORY te Sokol Balles qe e shpalli si “Burre Shteti qe ka bere historine”, as deklarata debile e Edi Rames “Nuk ma merr mendja te hakmerrem” sepse e di fare mire qe nuk ka per t’i pranuar as shqyptaret, as BE-ja dhe as Bota. Per kete arsye nastradini thote qe media dhe gazetaret shqyptare duhet te imponojne Edi Ramen dhe Koalicionin Fitues, por edhe opinionin publik qe te hapin kapitullin e NDESHKIMIT te krimit te mafies me pushtet dhe te lene menjeane artikulimet e gjata me fillozofi boshe qe nuk vlejne per ASGJE. Kjo gje sepse eshte ashiqare qe:
SALIU ME “KARREMIN” E TIJ LULZIM BASHEN KERKON TE SHPETOJE KOKEN.
i nderuar nastradin
Keni nje falenderim special se eshte hera e pare ne mijra komente qe keni bere qe nuk ma keni zene emrin ne goje.Sic duket e keni kuptuar qe une ju dhashe te hanit nga goja bar dhe qepe organike kurse ky mavri berisha qe une fshija bythen me te po ja u fut nga bytha qepet me hormone.
Une me tere mend i shtetzova pronat dhe tokat por kam dhene urdher personalisht qe te ruheshin kadastrat se e dija qe kur te vdisja une do te hanin dhe kockat.Tani e ke kuptura se pronat e tua i moren mamluket e tropojes dhe te sheikut Genc Ruli qe kane pasuri superperrallore.
Ne ketej nga jeta e pertejme i shohim me kompjuter cfare ndodh aty.Jemi te gjithe udhehqsit e botes por une me teper rrij me vellezerit Kennedy se ato tallin Kryshovin duke i thene si ta beri rrup sup Enveri me tre miljon skizofrena(sipas lubonjes).
Kurse Nikita u thote se kur ma dhjeu Enveri ju Kennedat bete shurren ne breke kur do coja raketat ne Kube.
Sidoqofte muhabetin po e leme te hapur dhe ta gezoni Lul Juarrasi.
te fala nga kozmosi
Tarrasi
O Enver Hoxha i TEMES,
po edhe ne Boten Tjeter ne Ferr nuk e le te qete nastradinin e ngrate? Je bere si Shaban Hundderri nese te kujtohet, qe kur nuk e perqeshnin kalimtaret per hunden e tij te madhe fillonte t’i shante per indiferentizmin e tyre.
Ore po ti fleks “lakror Permeti” qeke per tu dhimbs se truni jot qeka LAKER ARME me kryp guri !Ti vetem i shtypur mund te jetosh !Je i pjell me ndonje ferr veriu dhe i rit me ndonje befotrof ku truni juj vetem PPSH njifte !Ske “pamje” e as shqisa te ndash te bardhen nga e zeza ! Kshu njerez si ty do kjo PD bytha si u katandis ! Lum ti per kte mendje se do rosh gjat tu admiru berish e pasardhes te tij, po cedo qe ske as nuhatjen te ndjesh eren e mutit qe po leshon kjo PD e destinume per shperberje ! Ska gjo se e gjen shpejt ngushllimin ti per aq tru sa ke …..
moçalor, afrika, ne enderrojme PD e nuk enderrojem koleren e kuqe injorancen moçalore e diktature e proletariatit
Ha ha ha sa kam qeshur.Anetaret e vjeter te PD-se nuk e kishin emrin neper lista? Po ju diftoj nje fakt.
Kryetari pedeist i nje komune, ka te punesuar edhe mjaft socialiste te thjeshte ne komunen e tij. Por per ti mbajtur ne pune ata dhe per ti perdorur per interes te vet, i regjistroi si anetare te pd-se dhe ne 22 korrik i vuri ne rresht dhe i coi ne seline e pd-se per te votuar per Lule Bashen. Keshtu qe kohet kane ndryshuar o zoti Coli,se ashtu si juve ja u zuri vendin ne seli Kac Islami,edhe neper qytete e fshatra, anetareve te vjeter dhe themelues te pd-se u zevendesuan nga te punesuarit e rinj te ps-se apo te lsi-se. I paci me hajer dhe tju rrojne sa malet e Myzeqese Kacet dhe kompani
Eh, more Mero, ste del e keqja!!…po mjaft o burr i dheut, mjaft! Luli, njesoj si Edi u katapultua..e njejta gje! Edi flaku jasht partie ata qe e themeluan ate parti. Po keshtu behen punet ne Shqiperine tone, o Mero!…E di c’hall kam une, o Mero?…Kam vetem hallin tim, qe nuk po me lene rehat keta politikanet qe te bej jeten time..ky eshte halli im!
Z.Mero. Per saktesi historike, meqe je partizan i se vertetes. Kutite e dhjetorit te vitit 1945 ishin prej druri te gozhduara,te veshura me beze te kuqe-ne vishnje si ngjyra e flamurit, sepse nuk kishte buke per te ngrene e jo me aq shume llamarrine dhe mjete ngjitese per qindra e qindra kuti metalike.Kokrat e votimit ishin prej gome dhe aq te vogla sa pesha e tyre nuk krijonte zhurme, saqe edhe vete votuesit ne disa raste ngaterroheshin se ku e kishin hedhur kokren. Sic ngaterrohen, disa, edhe sot nga moskontrrollimi i plote i emocionit ne dhomen e fshehte. Apo jo? E di mire sepse gjyshi im ka qene kandidat i pavarur per deputet ne Shijak, hyri dhe ne burg pas zgjedhjeve si armik i popullit. Me pas ne kohe, Une flija ne nje dhome me gjyshin, dhe mbaj mend qe me tregonte pse nuk fitoi etj.,samesiper historira te shkuara.
Jam i sigurt se gjyshi im do ta peshtynte ne surrat Sali Berishen dhe zagarret e tij per cfare i kane punuar ketij populli dhe shteti ne keto 23 vitet e fundit. Nuk ka asnje lidhje te asnje lloji midis aristokracise, se djathtes shqiptare, te para vitit 1939 – perjashto bashkepuntoret e fashizmit dhe nazizmit, me te “djathten e sotme”.
Ne 1945-n erdhen nga Jugosllavia me qindra kuti metalike votimi. Pergjegjes per kete dergese te posacme ka qene nje avokat me mbiemrin Strazimiri nga Dibra. Per sacmet nuk di se cfare them, por ne shkrimin e Mero Bazes ka shume te VERTETA te pathena nga historia e kalemxhinjve te Enver Hoxhes.
Mbasi ditke kaq hollesi dhe detaje kaq te imta mund te na thuash i nderur shkoku im i armeve nastradin ngjyren e corapeve ose te kollaros qe mbante avokat Strazimiri nga Dibra ? Keto behet fjale se devili Berishe i la stafeten debilit vrases Bashe dhe ti merresh ngjyren e kutijave ne 1945……see next time.
Banija dhe laraska.
Pse mendoni se keni fituar me gomarin me qira me 15/16 kembe te Metes.
Duke fituar me vote sheqershitare(sheqer ne koshere te bletes ne kembim te mjaltit(votes)?
Apo duke numeruar gabim me dashje e
Duke plotesuar procesverbale fallso?
E para te sqarohet se si “keni fituar”
Pastaj te shikohet si do punoni.
Ditet perpara i kemi.
Kur nderkohe jeni ju laraske qe nuk u dihet as ferra ku keni pjellur.
per komentuesit Banija dhe laraska dhe shume te tjere komentues qe merren me te carturin Fleks.
Ku lloj specie se nuk mund ta quaj njeri eshte nje malokar qe ka rene ne lap-tap dhe do me shty sherbimin diku ne ndonje karakoll burgu ose ndonje shiks Visho Ajazit qe nuk me se te merret.
Ky karagjoz me iditozmin e tij te shkelqyer nuk i ben nder as vete Berishqenit por perkundrazi i shton urrjtjen dhe neverine me shume.
Ky psiko fleksi shkruan me dhjete pseudonime te tjera si skypion,benchikago,kelmendasi,mentari qe tregon shkallen e deformimeve extreme ne trurin e tij.Por ilacin me te mire per kete mi qenefi te forumeve ja ka bere i paperseriteshmi kole tivari.
O Fleks bolja ulu rri
Se nji bejte po ta qes
Ba me i pas tre cope si ti
Ne dy ve kambet e ne tjetrin dhjes
Mos na grij porsi fallxhore
N’maje t’plehit porsi gjel
Coja Lulit nji malsore
N’dac me dijt c’far rracet del
Jo n’Belgjike,por kudo t’shkosh
Mbet malok.jo qytetar
Se prej n’Shkoder deri n’Vermosh
Ban dy jave,hypun n’gomar
Me komente mos u ngut
T’djeg qeleshja n’maje t’krese
O FLEKS BOLJA mos ha mut
O maloku Sali halese
PD nuk ka qene ndonjehere parti e shqiptareve.
PD ka qene qe kur u themelua nje maskarade kriminelesh qe misionin e vetem e kishin te shkaterronin Shqiperine, qe diten e pare qe u formua.
Duke i hedhur hi ne sy popullit se gjoja luftuan per te sjelle demokracine shemben cdo vlere dhe virtyt moral te ketij kombi dhe e kthyen ne nje aspirate per krim dhe shkaterrim.
Me vjen keq per keqardhjen e Meros, sepse i ndihet thelle ne kete shkrim, por kjo parti duhet te ishte shperbere qe vite me pare.
97 ishte limiti i fundit qe duhej te lejonte ekzistencen e kesaj partie.
Ajo duhet te kishte marre fund qe me zjarrin qe iu vu ne Vlore zyrave te PDse.
Morali i saj eshte bere skrumb me kohe.
Berisha dhe Basha jane vetem karboni i djegur qe mundohen te bejne tym ende ne shtepine e shqiptareve, por duhen fshire njehere e pergjithmone dhe varrosur ne gropen me te thelle.
Dihet,jane mesimet e shokut Ramiz,per te shkuar nga fitorja ne fitore maloket
DASH…
Me pelqyen vargjet e tua ,po ke dhe ofendime.
Fleksi,perveç PD-ist eshte dhe tifoz futbolli dhe PD-en do ta krahasoje me nje ekip.
Dhe une repliken ja bera me futboll per “skuadren “PD qe ra ne kategorine e dyte.
Fleksi eshte pak i ceket ne te shprehur dhe replikat i ben me ato qe thote ne koment.
DASH, mos prite replik nga Fleks se nuk eshte ne gjendje te replikoje me poet.
Mero, mire o burre i dheut keta komentuesit apo dhe spurdhjaket e opozites nuk po e artikulojne, por TI me tere ato bare mend si nuk i shkon fare afer atij sinori qe ky lulushja nuk ka pse te pretendoje te zgjidhet kryetar i PD??? Sa shpejt e haruat qe ky ka procese te hapura dhe eshte kandidat po per ne burg??!!
Luli nuk morri dot votat e lagjes ku banon me 23 qershor,e jo te marre 80%
nga P D……
Mero is the man!!! “PD është si një qenie e balsamosur në bunkerin e berishëve. Po u hapën dyert dhe hyri oksigjeni, ajo thjesht shperbehet”.
Ta gëzojë PD kryetarin kollovar Part Time :dy dit me argiten dy ditë në hollandë një ditë në bashki e një ditë në parti.Ka për tu bo telef i shkreti e do shkyhet nga të gjitha anët .Dhe kur lulushja do ankohet fap e fap. Dr.Adhamudhi do ta krrejë atë për të shpëtuar karriken që ja ka lënë rama me sheqeren. Të dy kanë kompleks inferioriteti nga mungesa e karakterit apo moralit që ekziton që në fëmijërinë e hershme.Dhe detyrimisht vjedhin për tu ndjerë të respektuar nga dhjaksat delenxhinj. Se përndryshe kerrkush nuk i perfill buzëqeshjen e tyre të zgerdhire
NJE MAKBETH e ka pllakosur PD ,TIRANEN dhe Vloren ku ky ka njerzit lugeter te grus DHE GJITHASHTU SHQIPERINE