Një shpresë e rremë tek Jagoja i Berishës

24 Korrik 2013, 21:21Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Ka një përpjekje të njerëzve të larguar nga Partia Demokratike të justifikojnë mungesën e zgjedhjeve të lira në PD dhe faktin që Lulëzim Basha u shpall kryetar pa qenë nevoja me një proces të pashembullt manipulativ. Për të u thirrën të votojnë një trupë speciale, u intimiduan strukturat në fushatë dhe në fund u detyruan të votojnë me votë të deklaruar përmes numrit rendor në fletën e votimit. Ky deformim, të cilin pati më në fund kurajë ta bëjë publik dhe Olldashi, është i pashembullt jo se është shumë i djallëzuar, por se është shumë flagrant, shumë i trashë, shumë pa fantazi dhe që imiton arrogancën e njeriut që do të rrëmbejë diçka dhe jo seriozitetin e njeriut që kërkon të zgjidhet.

E kam thënë dhe më parë se nuk kishim asnjë dyshim që Lulëzim Basha do ishte kryetar. Nuk jam lëkundur asnjëherë nga ky mendim dhe kur shumë miq të mi më kanë thënë se është garë reale dhe nuk i dihet. Dhe dy kanë qenë arsyet. E para, se Lulëzim Basha ishte i emëruari i Berishës dhe e dyta se në atë parti nuk zbatohen kurrë rregullat e lojës.

Por çfarë po ndodh tani?

Shikoj një sërë figurash të respektuara të Partisë Demokratike, të cilët janë larguar ose anashkaluar nga ajo parti për mungesë të rregullave të lojës, të shpresojnë se ndryshimi i paligjshëm i lidershipit do prodhojë ligjshmëri në të ardhmen. Besnik Mustafaj, i mënjanuar nga partia për shkak të përpjekjeve të tij për të pasur një personalitet të vetin, tani për shembull shpreson se Lulëzim Basha mund të ketë personalitet në të ardhmen dhe t’i vërë kufirin tek thana Berishës. Unë e kuptoj që Mustafaj është duke bërë ironi me Bashën dhe njëkohësisht duke i treguar “pazarin” e bashkëpunimit në të ardhmen, por politika nuk është vetëm një sinjal kulisash. Do të ishte shumë më e ndershme që Sali Berisha ta emëronte Lulëzim Bashën për dy vjet dhe ai të dëshmonte ç’dinte të bënte se sa bën atë turp që bëri, duke e njollosur thellë zgjedhjen e tij në atë shkallë sa ai të mos guxojë kurrë të thotë që jam zgjedhur. Kështu së paku në PD vërtet mund të mos fitonim një lider, siç nuk e kemi fituar, por do të kishim të gjallë shpresën për respektimin e rregullave të lojës.

Më i panevojshëm është ditirambi i Preç Zogajt, që e quan Bashën lider të lindur. Them i panevojshëm se ai është një lider i emëruar dhe si i tillë, që kur ka lindur si lider, ka lindur nga Berisha dhe është mbajtur në karrige prej tij. Problemi që vetë Zogaj ka me PD-në është që e heqin nga lista në minutat e fundit se nuk zbatojnë rregullat e lojës dhe sistemin e vlerave. Shpresa e Zogajt se ky lider i lindur, që nuk përfill asnjë rregull formal për t’u zgjedhur, do rregullojë më vonë defektet e berishizmit, është po ashtu një kulisë e panevojshme që nuk i bën punë askujt. As vetë Bashës bile.

Edhe Bamir Topi, i fundmi i zbuar nga ajo parti, po hesht. E kuptoj se ai ka neveri të flasë për ish- partinë e tij, por sinjalet mashtruese të Bashës për një të ardhme pa Berishën, i bëjnë të gjithë të bëjnë sikur pranojnë këtë defektin e zgjedhjes dhe shpresojnë tek e ardhmja.

Problemi është fare i qartë dhe mbetet tek mënyra se si ky njeri shmang garën dhe manipulon zgjedhjet. Ai është një burrë që nuk është askund i pari, as në shtëpi, as në Bashki dhe as në parti. Ai është një njeri që nuk vendos dot as për veten e vet. Ai ka vetëm një klauzolë që e nxjerr të pafajshëm, faktin që nuk ka guxim as t’i thotë Berishës mos më zgjidh kryetar. Shpresa se ky njeri, i lindur nga një deformim kaq i thellë i demokracisë, do bëhet Jagoja i Berishës dhe pastaj do vendosë demokracinë, është një turp dhe një dorëzim pa arsye para një gënjeshtre që nuk do të zgjasë shumë.

Të larguarit kanë pasur vetëm një problem që lidhej me mungesën e rregullave, dhe nëse tolerojnë atë problem me shpresë se lideri i lindur nga ky deformim do t’i shpëtojë nga kjo e keqe, atëherë ata janë dashuruar me xhelatin e tyre.

Shpresa se Lulëzim Basha do të tradhtojë një ditë Berishën, është një shpresë e padobishme. PD ka nevojë dhe për berishistët, dhe për Berishën, dhe për të tjerët, por mbi të gjitha ka nevojë të rivendosë rregullat e lojës që i ka prishur Familja Berisha. Nëse rregullohen ato, PD ka të ardhme, edhe sikur Luli të mos e tradhtojë Berishën. Nëse rregullat mbetën jashtë loje si deri më sot, asgjë nuk e shpëton dot atë parti nga humbja, edhe sikur Luli ta tradhtojë Berishën dhe Familjen e tij qysh nesër.

56 komente në “Një shpresë e rremë tek Jagoja i Berishës”

  1. Hakani says:

    o mero… besniku, preci etj etj kan vetem hallin e tyre o njeri. Le ta fiksojm ket gje dhe ta mbyllim me kaq ket mesele, se keqkuptohen njerzit kot, sikur Luli, Saliu, dhe cdo bajg tjeter perfaqeson ndonje popull ne Shqiperi. Perfaqesojn thjesht veten, luftojn me thonj per veten. Shesin edhe maman per nje jet parazitare qe ua siguron vetem politika ashtu sic behet ne Shqiperi. KAq

    1. DREJTESI says:

      Problemi me ishat,qe ne keto momente po mbajne anen e Bashes eshte i perkoheshem.
      Shpresojne te shkretet se mos therriten nen arme nga burracaku Lulke.

      Do te shikoni,pas ngritjes se strukturave te partise se si do lehin me nje zell te papare kundra Lulezimes. Nuk do kene me fole te tyren,majtas jo se nuk i pret timoni,ndersa djathtas nuk e gjejne dot shtegun.

      Eshte nje erresire totale!

    2. Prof says:

      Jam shume dakort me ty, Hakan. Sikur ma more llafin nga goja.

    3. AGO CELI says:

      JAGO?
      GJYSMA E TE KEQES ?

      E VETMJA SHPRESE TE JAGO, ESHTE SE AI KA SHUME ME PAK ENERGJI DHE ESHTE ME I DOBET SE SA BERISHA ?

      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/06/devils-advocate.html

    4. Arb says:

      Ai [Basha] është një burrë që nuk është askund i pari, as në shtëpi, as në Bashki dhe as në parti. Ai është një njeri që nuk vendos dot as për veten e vet.

      No comment per fjalet e Bazes… eshte i madh!

  2. sebastian says:

    Pajtohem me thenien qe luli ska guxim ti thote sales mos me zgjidh kryetar se nuk e meritoj.
    Problemi mendoj une eshte qe luli u katapultua ne pd. Duhet te shikohet nese ky vertet eshte dipllimuar ne hollande dhe te zbardhet veprimtaria e tij ne kosove.
    Luli ka ???????? Nga mbrapa

  3. mjalti says:

    Kush eshte kryetar i keshillit ne bashkin e Tiranes.Gjinushi ron apo ka vajtur per dollomit.Gjika do e prish pallatin e lulkes kur nanua te japi parrat e gjallices e vefes.EDI shpresa e fundit.

    1. raimondi says:

      hahhaahahahaha me dhive me ate shprehjen ;;Ka vajt per dollomit ,,..lol

      1. Feniks says:

        Po ti i DHJERE ke qene me kohe,o raimond.Tani lepi sumen se nuk te ngeli gje!

    2. plaku says:

      mjalti,
      Fakti qe, nuk po flitet me per pallatin e vjehrit te Lulit ne Vlore, tregon me se miri, se Gjika i Vlores u nxitua kur tha se do prishet pallati i vjehrit te Lulit ne Vlore. Sic duket vjehri i Lulit eshte ne rregull me lejen e ndertimit te pallatit.
      Une mendoj se, nuk do ishte mire dhe do te jepej nje shembull i keq ne se prishej pallati kur vjehri i Lulit e ka lejen. Une nuk di qe, ndonje qeveri e re te prishi pallatet e udheheqesve te partise kundershtare NE SE keta te fundit e kane bere pallatin me leje te rregullt. Mund te thuhet derci merci dhe bla bla bla te kota. Ne se nje qeveri ka dhene leje per dicka nuk lejohet qe qeveria e re ta hedhi poshte kete leje. Ne se duam te shkojme ne Europe nuk behet kjo pune. Ne se duam te mbetemi ne Ballkan atehere po.
      Pershendetje

      1. buni says:

        Me fal z plaku se je njeri I zgjuar e I matur po ketu une per vete nuk bie akort fare me ty sepse nese kjo leje eshte dhene jashte cdo lloj norme per ndertimet ne bregdet e ne kundershtim me vijen e verdheatehere se kuptoj pse te mos prishet?!!! Sipas teje I bie qe dhe marrveshja e detit me greqine te mos ishte prishur se e dha okin qeveria…me ty do te isha dakort nese kjo qeveri qe humbi te ishte mbi mesataren normale…flm per mirekuptimin..

  4. england says:

    O Mero djali i forte je si merresh akoma me keto monstra!Ti e bere punen tende,nga pena jote dhe vota e Shqiptarve kermat jane ne opozite ne shtator,tash dhe tutje pervishi menget nese Ed Rama,keto vemje nuk ja dorezon prokurorise,per mekatet qe kane bere.

  5. Edi says:

    Te gjithe e dine se sa pleh eshte Lulja! Problemi qendron se ai perhap cdo dite vlerat e njerut te poshter ne nje shoqeri te varfer dhe te shtypur si kjo jona. Kjo eshte pika me e rendesishme ku duhet te fokusohet debati per keta lloj krimbash qe po brejne cdo dite e me shume cdo vlere njerzore qe njeriu i ndershem dhe i drejte duhet te kete!

  6. LORA says:

    Eshte stermundim i madh te bluash mendjen me produktet e turpeve 23 vjecare te nahijes se brekedhjerit te historise,zoti Baze.
    Une mendoj se kararit te turpeve shqiptaret kane vendosur t’i vene perfundimisht kufirin tek thana dhe ketu shoh shpresa te medhaja qe do te imponojne zhvillime politike te reja.Me mender-zgjedhjen e lul-kusaro-kriminelit,nuk shoh asnje arsye te merrem.

  7. Dymi says:

    I sakte si perhere.

  8. Anonim says:

    Mero pershendetje, radiografia qe i ben ketij dhenderrit te aneve tona eshte gati fotografike, dhe per kete ke vlera. Sa per precerat dhe besnikerat ata kane mbaruar krejtesisht si figura politike dhe u ka ngelur vetem servilizmi si e vetmja alternative per te vijuar karrieren e tyre.

  9. nastradini says:

    LULZIM BASHA U HODH ME PARASHYTE NE POSTIN E KRYETARIT TE OPOZITES QE SALIU TE SHPETOJE KOKEN DHE FAMILJEN NGA NDESHKIMI.

    Kjo eshte e VERTETA lakuriqe. Te gjitha te tjerat jane tra-la-la mediaktike per t’u kselhasur mileti me lote dhe qurre. Kujt i plas se cmendojne dallkauket e PD-se qe jane te gjithe si qener rrugace te zgjebosur, qe sapo t’u hedhesh kocken nuk lehin me, por i turren ta lepijne? Ceshtja qe Mero Baze duhet te ngreje ne investigimet e tij eshte jo fati i PD-se komuniste te Sali Berishes, e cila s’ka asgje te perbashket me Djathizmin Perendimor, por fati i bandes kriminale te Sali Berishes. Kjo duhet te shqetesoje median dhe shoqerine shqyptare, ndryshe ASGJE te mire nuk e pret popullin tone pa fat.

  10. enea says:

    Mero, nuk ja vlen te merresh me me nje han horrash sic eshte PD.

    Atje ne ate parti nuk ka vlera, as debat, as horizont, thjesht njerez qe mbulojne krimet dhe te rinj e te reja qe hane m** nen shembullin e Erjonit dhe Erles.

  11. ruku says:

    Sidoqofte eshte nje zhvillim per PD. Levizja me e zgjuar e Bashes do te ishte ajo “alla Merkel”: ti tregoje vendin Berishes dhe te hape nje faqe te re ne parti. Te lihet menjane figura e Berishes, ai quhet i konsumuar, por nderkohe ti tregohet vendi. Nese vepron ndryshe vorbulla e ciklone do te shoqerojne ate perderisa te stabilizohet si nje parti liberal demokrate. 20 vjet pothuaj te humbura, por s’ke c’ben. Jemi nje vend akoma i paemancipuar plotesisht, duhet te durojme

  12. liri a vdekje says:

    i sakte doemos qe esht ,po pd nuk ka shprese te rilinde kurr e te behet ajo qe duam te gjithe e qe thote zoti BAZE ,mundesit jane shume te vogla ne krahasim me anen negative qe po e kalb perdite e me shume ket parti ,demokratet e vertete duhet ti bashkengjiten levizjeve te djathta n.q.s duan te mbijetojne mbas agonis ku po e fut lideri i tyre i lindur

  13. Labi Vlore says:

    Ka dominuar politiken Shqiptare nje person qe nuk zbaton as ligjet e partise se vet,te shkruara ne statut,por i perdhos ato dhunshem,sepse ky kafshe me fytyre njeriu Sali Berisha,kurre nuk do pranonte nje gje te tille.Luli eshte kryetar kalimatar,tranzit.Mbas 2 vitesh,ose ndosta edhe me shpejt do rikthehet Berisha,si lideri qe bashkon partine rreth figures se vete dhe si lideri i forte dhe i pathyeshem.Ky nuk eshte parashikim.Kjo do te ndodhe realisht.Luli do behet Marionete disa kohe,pastaj do behet nje gjoja rikthim i Berishes ne parti.Edhe pse ai nuk ka per te ikur kurre nga kryetar i asaj partie De-Fakto.Kjo eshte skema.Tashme mbas 23 vitesh,edhe une qe jam vetem 28 vjec,ja kuptoj skemat feminore Sali Berishes.Kjo eshte e gjitha.Po terhiqet disa kohe De-Jure,por jo De-Facto nga PD-ja per tu rikthyer me buje te madhe jo me shume se dy vjet me vone.Maksimumi 2015-ta dhe Saliun e keni perseri kryetar te PD-se edhe De-Jure.Edhe vete Fatos Nano kerkoi te rikthehej ne Partine Socialiste,imagjinoni ju,qe te iki Berisha nga kryetar i PD-se.Do rikthehet perseri.Me slloganin,per fitore te reja.Edhe mbas me shume se cerek shekulli.Nje dite me tha nje i njohuri im tropojan ketu ne Itali.Nje Berishist qesharak,qe na mban me gaz sa here qe e takojme.Ishte para 23 Qershorit.Nese iken Berisha nga PD-ja,ajo Parti shperbehet na tha.Dhe nuk e konceptonte dot,qe Berisha te ikte si kryetar i PD-se.Ky militant i thjeshte dhe injorant nuk e koncepton dot,ikjen e Berishe snga kreu i PD-se.Dikush ja ka peshperitur ne vesh.Jam 100% i sigurte per kete.Do rikthehet jo me shume se mbas 2 vitesh.Kur PD-ja te humbase perseri zgjedhjet lokale mbas 2 vitesh.Mos u beni budallenj.Saliu duhet lexuar thjesht.Ai lexohet njesoj si mund te lexoj une nje te afermin tim ne fshatin e origjines,qe punon em skema te thjeshta.Hap qarkun,fiket llamba.Mbyll qarkun,ndizet llamba.Keshtu i funksionon truri edhe Bushtres se Vucidolit.

  14. Delli USA says:

    Mero,me ate shprehjen se Luli nuk ka kurajo as te mos zgjidhet I ke vene kapak,ai eshte nje marionette ne dore te Saliut, dhe te gjithe ata qe kan iluzione te kunderta si Mustafaj shpejt do binden.

  15. luke says:

    Luli u zgjodh ne krye te PD sepse eshte e vetmja mundesi te shpetoje veten dhe Salen nga burgu i sigurte. 300 milione Euro vrime e zeze nga rruga e kombit, vrasjet e 21 Janarit jane gropa te hapura qe kerkojne pergjigje dhe Sala si lojtar i vjeter e di mire kete. Se ata gardistat trima kur te vene prapa hekurave do fillojne te kendojne si bilbili dhe do ti tregojne kush e dha urdherin e me radhe. Pyetja eshte a mund te arrestohet Kryetari i opozites? PD do e perdor si arsye politike, po ashtu per Salen kryetarin de fakto. Ketu do duket sa guxim ka Rama se demokracia nuk jane vetem fjalet e bukura per respektin ndaj kundershtarit qe nuk pushon qysh kur fitoi zgjedhjet, por dhe zbatimi i ligjit dmth kush e meriton te veje ne burg pamvaresisht kush eshte dhe ca posti mban.

  16. Gjeralb says:

    Kryetari reali i PD-se eshte Sali Ram Berisha; kryetari i ardhshem i Grupit Parlamentar te PD ne KUvendin e Shqiperise. Pa nje viti, Berisha do te rizgjidhet Kryetar i PD-se dhe ne vitin 2017 merr perseri pushtetin.

  17. Fleks says:

    Sidoqofte per me shume dhe per te bere nje krahasim per garen Basha Oldashi.

    Krahaso kohe me pare farsen e gares Rama-Lakerori.

    Pasi te na besh nje analize te gares Rama-Lakerori e kupton vete se Basha-Olldashi vlen mijra here me shume.

    Keshtuqe,te rroje partia e urime Kryetarit e ri te Partise Demokratike te Shqiperickes.

    Se Shqiperia eshte dicka me e madhe.

    E renedesishme eshte qe aspirata e mbi 10 milion shqiptareve te kudoddodhur u be ralitet.

    Per gjigandin Lulzim Basha ne krye te saj.

  18. fshatari says:

    une mendoj qe berisha, basha, olldashi e shume te tjere po i bejne gropen pd-se dhe vetes, biles mu be qefi kur i degjoja ne fushaten per kryetar partie me slloganin kunder Rames, apo kunder komunistave, mu be qefi qe ata bashke me kqz-ne hapen kutiat, jam i sigurte qe votat jane reale madje do te kishte akoma me shume vota per te majten sikur te mos behej presion etj, duhet te jeni te sigurte qe e keqa iku, duhet ta keni te qarte qe popull karagjoz nuk ka, me kete teknollogji informcioni kaq moderrne nuk do te kete kurre votime kuturu, tani shqiptaret jane aq te civilizuar sa nuk mund tia hedhe asnje politikan, ketu do te jemi e do shikojme zgjedhjet e aredhshme, dhe nje gje per Ilir meten, ka shume komente qe shfaqin panik, mosbesim etj, per te jeni te sigurte qe Meta nuk do te guxoje te bashkohet me pd-ne, edhe sikur te ndodhe me e keqa qe ai te bashkohet me pd-ne do te kete humbje votash, PS-ja e vetme do te fitonte..
    Sa per programin, qeverine, ministrat, taksat, korrupsionin nuk e vras mendjen fare,, jo se nuk me intereson, por jam i sigurte qe me mire do te behet, edhe Rama po te doje te beje gabime nuk e lene vete socialistet, cdo qeveri te vije edhe meta ta marre qeverine me mire se me berishe do te jete, ikja e berishes eshte fitorja me e madhe qe nga clirimi i shqiperise, vertet tani po marrim fryme, po flasim lirshem, nuk besoj qe do te kete ndonje krize te madhe per ne shqiptaret, me pak jemi mesuar, me pak ndihme rregullohemi,,,,respekte

  19. andi shkoder says:

    nuk jam dakord diku aty nga fundi kur Mero thote se PD ka nevoje edhe per berishistet edhe per Berishen. Une jam nje ish-simpatizant i pd qe votova Ramen vetem qe te largohet njehere e mire kjo e keqe jo vetem nga drejtimi i Shqiperise por dhe nga drejtimi i pd. kjo per fat te keq nuk ndodhi.

  20. bato says:

    Arsyetim i sakte. Luli eshte nje kukull qe i duhet Sales per garniture,sepse megjithse Lulka ” u zgjodh kryetar”, fjalimet dhe udhezimet i jep i “dorehequri” Berisha! Luli ka nje merite qe nuk e ka asnje politikn shqiptar; qesh per cdo gje! Madje edhe kur e shajne apo e fyejne! Bravo i qofte: tipar i idiotit ose i njeriut pa moral!

  21. besniku says:

    Z. Mero! Feleminderit qe na sjelle ne kujtese edhe nje here tjeter ceshtjen e Lulit dhe te PD. Ajo qe duhet te them une eshte kjo:

    1) PD nuk ka qene kurre PD.
    2) PD eshte nje cete rrugacesh dhe gangsteresh (kur me i miri i tyre eshte Flamur Noka, nje debil profesionist), qe e duan partine dhe pushtetin vetem per te vjedhur, per te plackitur, per te vrare dhe per te shitur pasurite e Shqiperise.
    3) PD, ne te vertete, eshte parti e krijuar nga PPSH, sigurimi i shtetit dhe UDB-ja, dhe si e tille nuk ka asgje te perbashket me Shqiperine dhe shqiptaret.
    4) Sali Berisha nuk ka menduar asnjehere te zhvilloje dhe emancipoje PD, ai e ka perdorur ate dhe postin e kryetarit (post i uzurpuar), per interesat e familjes se tij dhe te serbeve, lidhjeve te gruas se tij.
    5) Nuk e di perse merakosesh shume per kete parti. Une mund te them me siguri dy gjera: a) Persa kohe Sali Berisha do te jete pjese e PD, PD nuk do te shohe kur demokraci, dhe b) Lul Basha apo Sali Berisha eshte e njejta gje. Kjo do te thote se ktuar te shkaterrohet dhe e meriton nje gje te tille. Mendoj se kjo parti, pervec perfitimeve per familjen e Berishes dhe oborrit te tij, nuk i ka sjelle asnje gje pozitive Shqiperise dhe shqiptareve.

  22. ALBAN DEGA says:

    ZGJEDHJA E NJE KRYETARI TE PARAZGJEDHUR NGA SALI BERISHA DHE ARGITA
    Lulezim Basha – nje marionete e komanduar ne cdo hap nga…
    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Dje ne Tirane u zhvillua kongresi zgjedhor i kryetarit te ri te PD-se. Nje estrade e vertete.
    Titulli i saj I vertete eshte “Zgjedhja e nje kryetari te parazgjedhur nga Sali Berisha dhe Argita”!
    Ose…. ose… “Votimi i nje kryetari te paravotuar” prej tyre !
    Nga 16 000 vota te mundshme kryetari i paracktuar dhe i kllonuar nga Berisha dhe klani i tij familjar mori gati 33 000 vota.
    Kusaria e votave fillon qe nga partia e tyre e kusareve me kryekusarin e sterkorruptuar dhe kryevrastarin e sprovuar Sali Berisha ne krye!
    Votimi ishte vecse nje show i shemtuar ala Kadaf i nje partie te privatizuar, komanduar dhe kllonuar nga nje person. PD-ja eshte Sali Berisha!
    Fituesi i kesaj gare Lulezim Bashic eshte thjesht vetem qehajai i cifligarit Sali Berisha, telalli i kryetarit e pronarit te perjetshem te PD-se!
    Pra Lulezim Basha eshte nje marionete nga ato te cirqeve te femijve qe komandohet ne cdo hap e ne cdo levizje nga Sali Berisha. Lulezim Basha nuk eshte vecse nje foto-kopje e keqe e shemtuar e Sali Berishes!
    Te tjerat jane dokrra Vicidoli me kokrra Anadolli!

  23. arditi says:

    I trazove prap letrat Mero!

  24. Albani says:

    Njazi Kosovrastin te kishin zgjedhur kryetar partie te PD. Ky eshte njeriu me i pershtatshem (i urryer) nga te gjithe shqiptaret. Nje lloj jane te gjithe, me ne krye ish kreun e PD dhe te qeverise, qurravecin, qaramanin, njeriun e neveritshem, por njeriun me te rrezikshem per ne te gjithe. Ai nuk ka ikur! (thote Z. Xhevdet Shehu). Dhe persa kohe qe ai nuk ka ikur, ai mbetet burimi dhe mjeti me rrezik te shquar shoqeror.

  25. T.Serveti says:

    PD-ke PO SHKRIHET.

    PD-ke qe tani e filloi te caren,pas 3-4 muajsh ndahet ne dy COPA.Nje shkon tek FRD tjetra tek PS.

  26. Mero ,si gjithmon artikuj te sakt,analize bindese. Duke lexuar fragmentin mbi thenien e PREC ZOGAJT, se Luli qenkerka lider i lindur,qesha per percaktimin, e mu kujtua thenia e Besnik MUSTAFJT ne nje emision televiziv, se si e kishte kuptuar vetem nga nje veprim se SALIU ishte nje politikan visionar.Behet fjale per dhjetorin e 1990.Keto percaktime ,pa u provuar nuk tregojne gje tjeter ,vetem nje servillek per te fituar dicka. Mesa kemi nje president pa bekimin e SALIUT, me sa kemi patur nje kryetare parlamenti pa ndikimin e SALIUT ,MESA KEMI PATUR NJE GJUGJSOR, MNJE SHIK AQ DO KEMI EDHE NJE Lulzim BASH PA NDIKIMIN E SALIUT.Asnje njeri te mos e ginjej mendje se Saliu do rrij tamam ushtar i thjesht.SHENJAT e nje te dorehequri formal ,duken sheshit. A nuk dha dorheqjen nga kryetarlleku dhe partia ,kur u zgjodh president? Kush e drejtonte Partine ? Kush e perzuri E DUART SELAMIN se beri vetem nje propozim,i cili u realizua ,kur SALIU U BE KRYEMINISTER? Asnje te mos e ginjej mendja ,se PD -ja ,do jete nje opozit konstruktive. Do degjoni vetem sharje ,bojkote,shpifje,greva ,per te cilat kane kritikuar ish opoziten socialiste. NDAJ ,o MERO ,hapni nje RUBRIKE NE GAZETE,DHE NJE EMISION TE TELEVIZIONI JUAJ,SESI KA REAGUAR PD, DEPUTETET,VET SALIU ,PER GREVAT ,BOJKOTET……. TE ISH OPOZITES. Uduhet kenduar kenga ” Te tjera ben te tjera thua”

  27. Albana says:

    Politika shqiptare eshte e deshperueshme por analyste si Z. Baze dhe te tjere na e mbajme shpresen gjalle. Se ka njerez dhe qe kuptojne dhe qe reflektojne dhe mbi te gjitha dhe qe guxojne ta thone kete te vertete.

    Jemi te gjithe shume te lumtur per fitoren e PS sot por shpresoj fort se analyzat e Z. Baze do te vazhdojne te na ndriçojne edhe gjate vite e te ardhshme.

    Miqesisht,
    Albana

  28. sherifi says:

    Po ky Lulka u provua njehere me tiranen qe eshte vjedhes i votave,ku e pa i madh e i vogel,vendas dhe i huaj qe grabiti zgjedhjet diten per diell te bashkise se tiranes,ndersa persa i perket kreut te kesaj partie se kishte fare problem se i kishte bere usta saliu qe eshte mjeshter per vjedhjen e votave.

  29. ali says:

    Tash hajdutet vjedhin shtepine e vet ! Vete diktatori me qe nuk mundi te vjedhe votat e 23 qershorit ndaj
    opozites sepse bota demokratike e Evropes dhe SHBA -se ia vune diktatorit ”kembet ne nje kepuce,, dhe
    me qe Ai eshte mesuar te vjedhe, si kliptoman i lindur, me qe rruget iu prene nga brenda dhe jasht ,ahere
    Diktatori iu drejtua vjedhjes se shtepise se vet !!! . Kjo eshte e verteta e zgjedhjeve te ”kryetarit te PD,,.Kete
    mashtrim e vjedhje masive e deklaroi vete kundershtari Olldashi, kur tha se zgjedhjet ishin te deformuara
    te manipuluara. Te huajt tash jane te bindur se bajraktari eshte nje hajdut votash dhe se per 23 vjet ka qene
    ilegjitim ne pushtet, se Ai ka uzurpuar pushtetin permes vjedhjes skandaloze te votes se popullit !!!!
    Fale ambasadorit Arvizu. dhe ambasadorit Withers qe demaskuan katerciperisht kete monster te popullit
    shqiptar. Shqiptaret duhet t’i jene mirenjohes per jete ketyre dy figurave te ndritura qe ndihmuan ne shparta-
    llimin dhe permbysjen e kesaj diktature primitive te tipit bajraktarist. tribalist.

  30. otto says:

    Mero
    A eshte e vertete qe Berisha do te adaptoje kete djalin Luli?
    Thuhet qe meqenese qeveria i ka mbaruar parate do beje vetem vendime siciale si psh vendim per adaptimet per moshe me te madhe se zakonisht.
    Gjithashtu si lideri<> ai do taleje te paster PO dhe kete djalin qe do te adaptoje se do marri persiper te gjtha gabimet dhe fajet si Gerdecin ,21 janarin Vjedhjen e 220 milion euro rruga e kombit. Por dote marre persiper vetem si krim penal ndersa civil do te thote se i ndau parate me djalin tjeter dhe vajzen. Burggu per burra eshte ,por mendohet qe doja heqe vetes brenda ketij viti ne pervjetorin e atij ish kryeministrit tjeter .Ai ishte trim ama te shohim ky sa trim do jete se per te qene i <> se ka pare bota.Mundet edhe te plase prej marazit se asnje muk ja var me….

  31. REA says:

    Lule lluksi , i lindur lider me procedure, do jete shkaku i shperberjes se PD

  32. Labi 2 says:

    Ende mendoni se do te dale ndonje nga kupola blu qe do t’ja dhjese Berishes? Jeni te gabuar.Sa te jete gjelle ky mikrob mos kujtoni se do te ndodhe.Ai eshte i rrezikshem edhe ne buze te varrit.
    Ka menduar mire serbi kur e ka zgjedhur,vetem nese iken sic beri i ndjeri dhe i dhjeri Ahmet Zogolli.

  33. Qytetari i vertete says:

    Asgje ne PD nuk ka ndodhe dhe nuk do te ndodhe pa miratimin e Sali Berishes,per sa kohe te jetoje ai PD eshte e prone me hipoteke e tij dhe asnje tjeter nuk mund te mendoje kete parti pa te sic mund te mendohej PPSH pa Enverin.

  34. TOSKA says:

    Mikrobi I plasjes jeton nbi 75 vjete ne akullnajat e polit verior,dhe prape eshte active me aftesi vepruse te plota,e vetmja metode e shfarosjes se ketij mikrobi vdekje prures dhe me i rrezikshmi ne Planetin e Tokes.
    Eshte:groposja me gelqere te pa shuar dhe nuk duhet te hapet per 80 vjet vetem ateher I humbet vetit shkaterruse!

  35. Xhixho Cami says:

    Pershendetje z. Mero dhe pergezime per analizaen e sakte te ilustruar me shembuj domethes, vecanerish te ish bashkepunetorit te sigurimit te shtetit, etj, etj Precit.
    Eshte folur dhe flitet shume kohet e fundit per Berishen dhe PD apo PD dhe Berishen.
    Jeni shume o Mero ju te PD dhe te Berishes (se dhe ti ke qene dikur apo jo?) dhe i duhet kohe ketij populli te vetepastrohet nese mundet nga berishismi.
    Jeani aq sume sa nuk mundeni vetem me vote, por ndoshta duhet marre druri, sepse nuk ikin apo ndryshojne lehte Zogaj, Lubonjat, Fefzite, Cilet, Arta HOXHAT, Franaj, Islamet, ZHEI, Leset, Cobaj, Topallet, etj, etj..( me lehte keto lista i gjeni tek dosjet e pahapura te sigurimit te shtetit.
    Rama dhe Meta qe po marrin pushtetin, nese ju a dorezon SALA, kane shue pune, se pari me te tyret se edhe ato kane plot te tille dhe se dyti me Nishanin, Llallen, etj, etj
    Oh sa shume dolen … se u lodha.
    Mero kur te kesh kohe me jep nje pergjigje : Pse Jemi keshtu ne Shqiptaret qe gjithe ja kemi futur vetes ?
    Sa te

  36. Kol Tivari says:

    Dallkauke e tutkune po bajne berihaj
    Perendia e rreme doktor budallai
    Rrethu me zagare e klyshe te parritur
    Te tredhur,te pjerdhur e t’babezitur
    I mbyllun ne shpelle,si shtrige gungace
    Per shpirtin e zi s’po gjen ilace

    Mundohet me na mbjedh ferra te kambet
    Por i ka ardh mortja,i kan ra dhambet
    Shkrryhet e shkyhet,rrokulliset tatpjetes
    Shpreson me leh me gojen e LULJETES
    Por populli sot,ket kurve te perdale
    Ma se ndigjon,per te nuk ka vale

    Ku shkoi armata me Joza e Rusmale
    Paloqe,Olldele,eunuke te perdale
    Lepiheshin dje mbas Sali Gedafit
    E sot kan fillu me leh mbas pilafit
    Ju erdhi Luljeta,si nuse pa dhanderr
    E thone si gomari”ishalla asht anderr

    Partine studentore,ky soj malukati
    E bani familjare,parti tarikati
    E mbushi me horra,hajdute,kamikaze
    Tinzare,vrases,idiote e xhambaze
    I mban si mburoje Sali Poshtersia
    Kujton se atje s’arrin drejtesia

    Nga kthetrat o cakall,s’te lahet gjaku
    Viktimat kerkojne t’u merret haku
    Femijet e Gerdecit,t’errsojne syte
    Flaka e Lirakut te djeg,te mbyt
    Ne andrrat e tmerrit te del Hekurani
    Te thrret”ketu a’shtegu,ktu a’mejdani”

    Truni t’ka lane e vend s’te len frika
    Me ballin gjakosun te del Aleks Nika
    Te del Faiku, i biri, Ziveri
    S’te shpeton Ndreu,as Lul Pederi
    Se ne kete bote hesapi ndahet
    Gjaku i derdhun me gjak do lahet

    Ndaj virresh e cirresh e leh si qen
    Ti hoqem dhambet,s’kafshon ma ken
    Populli qe t’shporri,nuk gjen qetsi
    Ne kambe do cohet me ba drejtesi

    1. LORA says:

      Qofsh i bekuar Kol Tivari;vargjet e tua jane edhe mendimet e mia.

  37. Shqiptari says:

    Kam nje propozim: Besnik Mustafaj te vihet ne krye te Partise Komuniste Shqiptare. Eshte plotesisht i denje per lider te kesaj Partie. Me kete lider ne balle, Partia Kominuniste Shqiptare do te mund te futet edhe ne Parlament. Del e fituar Partia, del i fituar edhe Besniku. Vjen kot verdall me profka si p…. neper breke. Te futet ne Partine Komuniste Shqiptare dhe e ka te zgjidhur davane. Besoj se edhe Preçi do te mund t’i shkoje nga prapa.

  38. Glauku says:

    Humbja e Berishès i hapi rrugè shqipèrisè, por nga ana tjetèr AI nuk kish tjetèr alternativè pèr tè shpètuar veten dhe familien. Kèshtu qè Basha èshtè mundèsia e fundit pèr atè, veç asajè tè largimit si idhulli i tijè Ahmet.Z. Pèrse Basha èshtè rruga e shpètimit tè families shqip-sebe. Basha èshtè i vetmi nxènès i zellshèm i Berishès èshtè njè pupilio i ushtruar dhe drejtuar nè gjithè karierèn e tijè. Jo vetèm kaq, AI ka qènè i pranishèm nè tè gjitha aktet e korrupsionit nga armèt, rruga e Kombit si dhe 21 Janarin, vjedhjen e votave. Thjeshtè, Basha èshtè bashkpunètor dhe bashkèfajtor si Berisha dhe fm. sè tijè. Kèshtu qè Basha èshtè i detyruar tè mbrojè Berishèn tè dali para drejtèsisè pèr njè arsye mè tè madhe : Tè shpètojè veten e tijè. Prandaj kemi patur njè proçes fallco tè zgjedhjes sè kryet. tè PD…. Kjo e ndèrlikon tepèr situatèn nè Shqipèri pèr faktin se nga njèra anè PD do tè ndjekè jo rrugèn e drejtè tè njè opozite tè ndershme, gjè qè dèmton rèndè demokracinè nè Shqipèri. E nga ana tjetèr shumica e re e kuvendit do tè ndodhet midis dilemash : Ose tè dènojè Berishèn ( qè ka rrènjèt e thella tè parapregatitura ) Ose dèshtimin e misionit tè sajè. Le tè fitojè mè i forti AI mè i drejti qè i don shqipètarèt qè e don Shqipèrinè.

  39. radikalisti says:

    Kesaj i thone, “U mbars mali, dhe polli nje Mi”.
    Gjithe keto lojera fjalesh, gjithe keto thash e theme, gjithe keto gjera qe i ke thene dhe sterthene me qindra here, vetem per te dale tek ajo qe ne Partine Demokratike nuk ka rregulla loje. Ta zeme se eshte ashtu si thua Ti, kaq shume te dhimset ty PD-ja. Pastaj ke harruar me duket qe PD-ja i ka humbur zgjedhjet, dhe ne shtator nuk do kete me as fuqi kartoni i saj. Kush je ti Mero qe merr persiper te analizosh theniet e te tjereve, dhe per me teper te flasesh shpesh edhe ne emer te tyre. E bere kete kur shkruajte nje artikull te tere per Fatos Lubonjen, gjoja per ti dale atij ne mbrojtje sepse Ai eshte i pa zoti. Po e ben tani duke interpretuar Preç zogen ashtu si te leverdis ty. Sipas teje te gjithe duhet te mendojne si Ty, qe te jene ne rruge te drejte, ne te kundert…. Me e turpshme dhe e pa tolerueshme eshte, kur flet ne emer te te tjereve, siç ben me rastin konkret me Bamir Topin kur thua:”Edhe Bamir Topi, i fundmi i zbuar nga ajo parti, po hesht. E kuptoj se ai ka neveri të flasë për ish- partinë e tij”. Nuk te duket e tepruar nga ana jote ti atribuosh vetes tende, zotesine ti kuptosh te tjeret, edhe kur ata heshtin, si ne rastin me Bamir Topin. Shume shpesh ne shkrimet e tua, ti perdor nje shkalle te larte hiperbole ne disa fraza, dhe kete e ben vetem per te eksituar sa me shume lexuesit e Tu. Shpesh here shkruan me mosperfillje dhe perçmim per shume gazetare dhe analiste. Kush je Ti Mero? Ti je nje gazetar shume i talentuar, por per fat te keq, je i pozicionuar ne nje krah, dhe e shikon te keqen e vendit, vetem ne krahun tjeter. Veç te tjerash je dhe gazetar i dy standarteve. Kjo eshte tipike per gazetaret e oborreve si puna jote. Kjo vihet re dukshem, kur flet per te larguarit, apo te debuarit nga dy kampet politike. Kur shkruan per te “debuarit”(siç i quan ti) te kampit te djathte, shkruan me nje keqardhje sikur atyre u eshte bere nje padrejtesi aq e madhe, sa ty gati po te pushon zemra nga dhimbja qe ke per Ta. Ne te kundert kur shkruan per te Larguarit(qe ne fakt jane te debuar) nga kampi i majte, Ti i etiketon ata me lloj-lloj epitetesh fyese, sa gati-gati i quan armiq te popullit, si dikur.
    Nuk me thua, epara:-ku eshte ndryshimi midis ketyre te larguarve apo te debuarve, te te dy kampeve; dhe e dyta:-Cili eshte ndryshimi i metodes qe ka ndjekur Berisha me te krahut te tij, me metoden qe ka ndjekur Rama me te krahut te tij? Une them ka shum pak ndryshim, ose nuk ka fare. Ne te dy rastet qellimi ka justifikuar metoden(ne kete rast jo mjetin). Permes shume rastesh te tjera, ky eshte nje dystandartesh qe perdor Ti shpesh ne shkrimet e tua. E fundit qe desha te te pyes, ka lidhje me shpalljen e struktures se qeverise se ardhshme, nga k/ministri i ardhshem. Nuk gjete asgje qe çalonte ne kete strukture, qe te shkruaje nje “editorial” per lexuesit e tu te shumte. Mos me thuaj thuaj qe nuk kishte asnje defekt,se dome besh per te qeshur. Po te doje, i gjeje defektet qe çke me te, por nuk ta ben dora. Nuk ta ben dora, se merzitet “Rilindasi” dhe nuk i dihet si shkon puna. Zoti na ruajt, mbetesh si peshku pa uje.

  40. leka says:

    Megjithse shitja e vehtes,ne kete Arnautistanin tone vazhdon qe prej 5oo vjetesh dhe eshte bere filozofi e turmes,kjo shitja e pafund e menderjes se Zogajt,nga vet ai,per tu ulur se fundi mbi nje penis te ngrohte dhe te madh kryetari partie ase kryeministri,ka thyer rekordet e karadylbereve,te ketyre aneve.
    Kurse persa i takon gjetjes se Meros,per Lulin e shkarravitur, eshte me se i goditur mendoj une,por vec nje Jago,me batak dhe i peshtire i ardhur ne keto ane nga katundet e Pejes.

  41. martini says:

    Nuk duket me vend mendimi se Besnik MullaMustafa,Prec Zogaj dhe Bamir Topi jane figura të respektuara të PD.Me e sakte do ishte te thuhej ISH FIGURA TE RESPEKTUARA sepse tani ato jane thjeshte lecka nje perdorimeshe te hedhura ne kosh nga ish babai i tyre shpirteror.

    Kjo treshe eshte nje pasqyrim prefekt i asaj shtrese qe ishin “me klecka ne biografi” por ju nenshtruan dhe u vune ne sherbim te sistemit qe disa i thojne dikatature.

    Edhe pas 90′ keto te tre ishin pjese kryesore e arkitekteve dhe skulptoreve qe ngriten monumentin e levizshem te monstres Berishe dhe tani marrin poza komike.

    Besnik Mulla Mustafa nje ish marksist-leninist i konvertuar ne demonkrat brenda 24 oresh i perket atij brezi qe PPSH e mori ne preherin e saj nga bjeshket e Gjeto bashe mujet.
    Zotesia e tij ishte se ishte tropojan dhe dinte gjuhe te huaj dhe u ngjit ne maja pushteti deri ne ambassador ne paris apo minister i jashtem.Kam lexuar dy tregime te tij qe reflekton nje idiotizem extrem jo vetem per vehten e tij por duke ofenduar dhe opininion.
    Tregimin i tij “NJE KAFE TURKE” kur e lexova ngela pa mend.Behej fjale per nje udhetim famijar erotik te tij ( me paret e shtetit ne vitin 1991 ne selanik te greqise)PER NJE MBLEDHJE QEJFI ME “EUROPJANE”
    Ideja e ketij tregimi ishte se Mustafai u tregua “hero” me kamaririerin grek per te mbrojtur ngjyrat e turqise.
    Dhe ne nje artikull te tij te botuar dhe te gazeta Tema eshte poshtruar nga shumica e komentuesve per genjeshtrat e tij sknadaloze duke e paraqitur veten si te persekutuar qe ne moshen 11 vjecare.
    Ka shume me folur per keto tre ISH pedere Ssidomos per precin qe berisha e ka perdhosur dhe perdhunuar disa here.
    Per Bamir Topin do ngelet i paperseritshem ne historine e njerzimit kur nje k/m POSHTRON KOMANDNTIN SUPREM TE SHTETIT duke e quajtur pucist dhe horr bulevardi dhe ai fliste me heshtjen e tij.

    Ndryshimi i tyre me Bashen eshte se Berisha e beri Bashen KUISLING me detyrim dhe mirekuptim kurse keto te tre kane qene KUISLINGE VULLNETARE TE TIJ qe ai i hodhi ne plehra jo per merite te tyre.

    Persa i perket prishjeve te rregullave te lojes ne nje fare menyre Berisha po imiton ato qe e prune ne pushtet dhe e mbrojten me fanatizem me vone.

    Ishte i pari ambasadori Rajerson qe prishi dhunshem rregullat e lojes duke marre pjese ne nje fushate elektorale qe pruri ne pushtet AGUSTO PINOCETIN E BALLKANIT

    Ishte super skandal dipllomatik qe Berihsa pasi dogji shtetin shqiptar ne 14 shtator 1998 NE VEHD TE ARRESTOHEJ merret “ne pyetje” nga prokurorja amerikane.Pra keto llojprishje rregullash nga ambasada amerikane reflektojne dhe sot te Monstra BERIHSE qe i ka shpatullat e mbrojtura.

    Eshte prishje rregullash kur dikush bie nga amerika ekspetiza “profesionale” te fbi dhe Berisha fshin bythen me to duke liruar ne 8 shkurt kriminelet e tij.

    Pra Berisha i thyen rregullat e lojes thjesht se eshte nje kriminel nje vrases nje tradhetar i legalizuar dhe i toleruar nga USA & BE per hir te nje stabiliteti poshtrues.

    Nqs se i pandehuri berishe nuk arrestohet menjehere pas shtatorit do te thote qe votimet e 2013 jane gatuar ne epruvetat e ambasadave ashtu si per 22 vjet me rradhe…

  42. Horri i Bulevardit says:

    Kur nje parti lind e vdekur, ajo duhet te varroset, per ti hapur rrugen projektit te ri me njerez te rinj qe duan demokraci.
    Edhe kur Lindi PPSH-ja, e filloi me vrasje mbas shpine dhe keto vrasje gjoja kunder armikut, nuk e lane kete parti te kete nje vizion europian demokratik, por e coi rrugen e krimit deri ne fund te jetes se saj.
    Edhe PD-ja, lindi e vdekur, perkunder entuziazmit popullor qe u tregua sylesh dhe si gjithmone beson ate lider qe gerthet me shume dhe jo ate qe jep argumenta se si do te jete vizioni i tij demokratik.
    Kur lideri i nje partije futet ne korrupsion dhe krim, ai mbas fikjes se tij si yll i kesaj partije, do te vere njerezit e vet, qe ti beje vehtes se vet nje mburoje te sigurte, nga ligji qe sdo te nguroje te shohe te vertetat e hidhura.
    Edhe Enveri kur e pa se vdekja i rrinte prane, mori masat e tij duke eliminuar ata te vjetrit, qe ai si zinte bese, por vuri pasardhes, nje te ri Ramizit se ishte i sigurte qe ai sdo ta leshonte dhe nuk gaboi.
    E njejta situate paraqitet edhe tani, Saliu drejton gishtin se kush duhet te jete pasardhesi i tij dhe ky eshte Lulzim Basha qe smund ta tradhetoje, se ishin bashke pjesmarres ne vjedhje, ishin bashke pjesmarres ne krim, ishin bashke kur dhane urdhera ekzekutimi.
    Per kete Saliu eshte i sigurt se nje pasardhes si Lulzim Basha, do te jete mburoja me e mire per te mbrojtur Saliun dhe familjen e tij, por do te jete edhe nje njeri i besuar i familjes per ti hapur rrugen Argites dhe Shkelzenit, qe edhe ata te jene te imunizuar nga partija qe lindi e vdekur qysh ne fillim.
    Por a do te jete mbas shtatorit drejtesia nje loder ne duart e politikes? uroj qe te jete drejtesi, se po pati drejtesi edhe vete Lulzim Basha si kryetar i partise se vdekur, do te shkoje para drejtesise, se akuzat dhe faktet jane te shumta, se bashku me familjen Berisha, qe duhet te denohet maksimalisht se bene nje krim duke vrare qysh ne lindje foshnjen demokratike dhe e genjyen popullin qe femija demokratik ka lindur i shendetshem.
    Ky eshte nje krim qe ne rastin me te mire denohet me rrjepje per se gjalli nga turmat e genjyera, por eshte dhe nje ogur per ata qe do te vine me mbrapa, se po te luajne keshtu me popullin sic luajti familja Berisha, kjo do ti gjeje, rrjepja per se gjalli.

  43. Franz Kafka says:

    nje keshill (nese me lejohet) per z. Mero.
    Sa me shume te merresh me analizat se si eshte Basha etj etj aq me shume e legjitimon ate si lider i pd. E verteta eshte se asgje nuk ka ndryshuar, Saliu eshte aty ku ka qene. Problemi eshte serisht ai. Cdo devijim nga ky kendveshtrim eshte ne favor te Saliut

  44. lili says:

    O Mero po na thuaj ndonje fjale per Lsi dhe per Ilir Meten se na vdiqe o yllo,vetem flet per Salen dhe per Lulin.Nuk po te njoh fare keto dy muajt e fundit,mos me thuaj qe je bere shok me Liken se nuk te besoj.Me rrespekt Lili jot.

  45. valdeti says:

    Shpresa e rreme nuk eshte vetem ne rrafshin e brendshem kombetar por me shume duhet ta shohim ne aspekitn e jashtem sidomos ne qendrimin e ambasdoreve dhe lobeve te dyshimte ne Washington.Lulzim Basha ka nje trajektore ne jeten e tij politike lehtesisht te lexueshme qe eshte vene me detyrim percaktim si zevendes i emruar i antishqiptarit me te urryer per te gjithe kohra Sali Bishes.Nqs do shohim fillimet e tij me “ngatarresat” ne Hollande me pashaporte amerikane,vajtja ne Unmik,lidhjet me pune te rasteshisme me Beogradin,interferencat me angloserboamerikanin Fazllic dhe shenjterimi i tij si minister transporti,minister i brendshem,kryebashkiak dhe tani kryeopozitar tregojne se ai eshte nje lloj James Bondi ne variantin Berisha 1991 ku Lulzim Bisha ka kumbar Arvizune sot sic kishte Sali Bisha Rajersonin ne vitet 90’Nuk eshte rastesi qe pas 21 janarit 2011 shqiptaret u habiten tmerresisht kur njeri u quajt burre shteti dhe tjetri yll ne ngjitje.
    Pikerisht ketu qendron nje e mete jo e vogel ne editorialet e Meros.
    Berishen dhe Jagon e tij nuk e “miratojne” as Zog Preshi as islamiku Besnik Mustafa dhe as Bamir Topi.
    Ate e kane “miratuar” ata qe tradhetuan heronjte e 21 janarit qe sot i kane harruar.
    Vetem gjaku i derdhur ne bulevard ne 21 janar do ti tregojne vendin si vrasesit berishe me jagon e tij por dhe atyre qe po hypin ne pushtet nga ai gjak i derdhur ate dite.

  46. pezaku says:

    ta quajsh partia demokratike e shqiperis eshte turp . me mire ppsh

  47. Flori says:

    Bravo Mero ! Je nje gazetar skrupuloz , Qen i vertete elektoral. Shkrimi ishte shume i bukur, perdor epitete te bukura per kundershtaret politike. Te mbaj mend kur beje debate televizive qysh heret ne favor te partise demokratike , kur te rrahen njehere ne Gjirokaster ne dite zgjedhjesh ndoshta ne 2001. Tani ke ndryshuar pronar , sthone kot qeni leh atje ku ha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje