Tragjedia e Gërdecit, ja kështu quhet dhe do të quhet në të ardhmen.
Ajo, hera-herës, do të dalë në horizontin jugperëndimor të Ballkanit jo thjesht si një aksident baruti dhe municionesh, por si një dëshmi rrëqethëse e shpërthimit mallkimor vetasgjësues të rezervave tunelore të minicioneve komuniste, të cilat në vijim, shtetarë të regjimit të sundimit korruptiv berishian, iu vërsulën “për t’i ngrënë” në një biznes vdekjeje, të ndërmarrë me një VKM të Berishës, me një lobim të të birit të kryeministrit, ku Hiroshima shqiptare bëri “show” duke marrë jetë njerëzish.
Tashmë Gjykata e Lartë duket se varrosi përfundimisht çështjen. Ajo në heshtje, ndënë një pelerinë me ngjyrime po kështu të vdekjes, e lë në heshtje tragjedinë, e cila vijon e shfaqet, dhe trualli bëhet memec dhe i shurdhër, shoqëria shqiptare në proces kërkon të hetohet, por vetvetja kriminale na rrëfen se pjesa e shtetit të kapur në personazhe të saj, ia ka vënë kthetrat në fyt këtij palo shteti.
Vetat e tragjedisë janë këtu, atje, në darka madhështore, në orgji dhe projekte të vjedhjeve të nesërme të pasurive kombëtare, në urithë të Facebook-ut, në Korfuz, në Antalia, në brigje të ishujve Kanaries, në Dhërmi, në Australi, në lumturinë e tyre pushimore vrastare, duke bërë garë me vetveten, në podiume deputetësh, në komisione ligjesh, dhe atë të Sigurisë Kombëtare, në pritje diplomatike ndërkombëtare, duke shpresuar që harresa të mbulojë kraterin e shpërthimit ashtu siç duket… se ia arrijnë që të sjellin instrumentet fshirës piramidalë të ‘97-ës…
Po nuk do të mundin dot. Krateri i Vezuvit shqiptar është këtu në brendësi, me fytyra gjykatorësh dhe prokurorësh veshjezinj, të cilët nuk kanë fytyrën e tyre, por maska dhe sapo t’i heqin ato, dalin sheshit në amfiteatrin antik, po edhe modern, fytyrat e Sali Berishës, Shkëlzen Berishës, Fatmir Mehdiut, Jozefina Topallit, të deputetëve të Sigurisë Kombëtare, që së toku kanë shkruar këtë tragjedi.
Tani shqiptarët janë mësuar të hanë lajme me: proces… heshtje… mospranim… mosgjykim… ankimim… shqyrtim… pikëpyetje… refuzim… duke na i lënë në dorë, ne, shqiptarëve, për demontim.
Dhe… varrosje e çështjes si epilog i dramës së madhe.
Në ledhin e Gërdecit, poshtë këmbanores së Prezës, një sufler do të luajë përjetë fantazmën.
Deri kur kështu?
PS do jete parti fallco,nese nuk nxjer para gjyqit,mekataret e katraurave te 8 viteve sundim te saliut.
Deri sa te marri LSI postin e ministrit te drejtesise!!!!!
Myslym Pashaj i Kreshnik Spahiut Leshkëxhelit, ti je……?
ti Mira je gabim. Te pakten Aleanca Kuqezi mbajti nje qendrim patriotik dhe nuk u shit per interesa te ngushta. Megjithe balten qe hodhi PD e PS ndaj AK-se, ata nuk u shiten. Saimir Tahiri me shoke tentuan te blejne anetaret e AK-se, me para. Te njejten gje bene edhe me Myslym Pashain, per te cilin kisha respekt deri kur ai beri gabimin e tij, shiti idealin.
Nё ledhin e Gёrdecit, poshtё këmbanores sё Prezёs, njё sufler do tё luajё pёrjetё fantazmёn.
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/07/gerdec.html
Nese je ti Sulo i vertete, me vjen keq qe me ke zhgenjyer me nenshkrimin e atij peticionit per te bere Fatos Nanon President, gjithashtu, qe je nje vegel i Monika Kryemadhit dhe i rri karriges se Dekanit persiper duke vegjetuar…. Sulooooooo te aftet nuk i pranon, ‘Down’-et i emeron pedagoge. Sulooooo ti ke probleme ekonomike si edhe une, por ti e ‘shet’ lekuren ndersa une jo.
C’me rrije perpara Saliut tek Fakulteti yt si servil i peshtire, c’mi mblidhje ato supet e tu te ngushte duke shtremberuar qafen e turinjte me musteqe..Sulooooo burrin nuk e bejne musteqet..
Ti po te jesh “I Drejti” nuk fshihesh pas nickname, por del haptazi.
[email protected]
Hajde se ti tregoj mustaqet une ty.
“GERDECI” TREGON SE SHQYPTARET JANE SKIZOFRENE DHE PALLOSHA
toidhjo sic i pershkruan Fatos Lubonja ne shkrimin e tij per gjermanet. Ne cilin vend te Botes kur kryeministri vret 26 vete krejt te pafajshem ne nje biznes te djalit te tij me mafien e trafikimit te armeve nuk do te perballej me Drejtesine? Po te kishte ndodhur tragjedi te tille ne nje vend tjeter evropian furtuna popullore do te kishte fshire nga faqja e dheut kriminelet dhe bandetet me pushtet. Ne Kroaci vetem per shperdorime te fondeve publike e rasen ne burg kryeministrin e tyre Sanader. Ne Slloveni e Hungari gjithashtu. Ne Rumani e Maqedoni pokeshtu. Ne Shqypni nuk behet i gjalle kush. Pse keshtu? Mbase pergjigjen e di me mire Fatos Lubonja.
Mos u shqetoni,po vjen dhe 2015.Zgjedhjet jane afer,ashtu si u gropos Saliu me PD,ashtu ky popull i tej vuajtur do gropose dhe PS dhe Edi Ramen,po nuk ariti te jape drejtesi,per:
GERDECIN
21 JANARIN
VJEDHJET E RRUGES SE KOMBIT
VJEDHJET E GRABITJET E MILIARDAVE
TRADHETINE KOMBETARE TE SHITJES SE TROJEVE SHQIPTARE,etj.etj.
Para shume muajsh kam theksuar ne te gjitha shrimet;POPULL JI VIGJILENT.
Edhe sot po them,ose drejtesi,ose ky popull nuk duron me.
populli thote “Dardha e ka bishtin mbrapa”.Ndoshta nje dite do japin llogari ata qe e organizuan Gerdecin dhe ata qe po e mbulojne me pelerinene e zeze te tyre Gerdecin.Mali nuk fshihet dote ne thes.E drejta vonon por nuk harron.Vrasesit po jetojne netet makbethiane dhe ato nuk do tu ndahen tere gjithe jeten.
Tani ata qe lane ne kete maskarade kriminale te dashurit e tyre ,nuk kane ma se c’te presin. Po te kisha une nje rast te tille,kurre nuk do kisha falur,sepse nuk ishte aksident dhe pakujdesi. Ai ishte nje krim nga korrupsioni dhe vjedhja qeveritare e Familjes Berisha. Familjaret qe humben te dashurit,duhet te mesojne trupen vendimmarrese te gjykates dhe te marrin hak. Le te mesoje kjo trupe e ndyre se c’eshte mohimi i drejtesise. Pas tyre edhe djali kurve i Saliut,Shkerdheni,bashke me Fatmut Mediun,te jene ne liste. Kur nuk ka drejtesi,ka vet gjyqesi. Ketu po vriten njerez te pafajshem dhe jetojne fajtoret.
nuk u priste asgje me shume nga ajo qe ndodhi me verdiktin e gjykatave per ceshtjen GERDECI ,derisa ne drejtesi te ekzistojne kriminela te tipit gjina e gjona dhe ne politike vrases te tipit berisha-basha mos u lodhni te shpresoni qe do vihet drejtesi me shtet ne shqiperi
E VETMJA MENYRE PER TE VENDOSUR DREJTESINE ,ESHTE DENIMI I PROKUROREVE DHE GJYKETESVE QE VEPROJNE KUNDRA LIGJIT.
Mos u lodhni kot o njerez te demtuar,Ashtu,sic jeni goditur dhe vrare ju,po me te njejten menyre ktheujani,Mediut,Shkelzenit,Delijorgjit,dhe gjyqtarve qe kane mbyllur ceshtjen.Cifuti thote “Sy per sy dhe dhemb per dhemb”.Nuk e di se cfare kerkoni me!!!?? Keni mbi 5 vjet qe kerkoni drejtesi.Drejtesi, nuk ka.Tani,ose heshtni dhe pushoni,ose merruani vete hakun,mos u lodhni ne dyer gjykatash dhe institucionesh kombetare dhe nderkombetare.Me vjen keq qe u them,por sic e shikoni edhe vete,nuk ka tjeter rrugezgjidhje
Popudhi ka fajin kur nuk don drejtsia me marr ket pun ne dor ateher vet popudhi det gjykoj taman ashtu si e ka (tradit)ne shtetet demokratike nuk kite me vijejt por keshtu po e lyp drejtsia me ja nis aty te i madhi e deri te prokurori.
Ore, e mori vesh Sala ku bie Gerdeci?
duhen denuar fajtoret
rotacioni erdhi
tani mund te dale ne shesh e verteta
dhe berisha dhe soji e sorrollopi i tije te vuaj denimin e merituar
asnjehere sdo gjejne prehje ne varr keto njerez fatkeqe qe humben jeten per keto bastarde qeveritare si sali berisha e kompani