A do të jenë mediat njëlloj me Edi Ramën si me Sali Berishën?

12 Gusht 2013, 18:27Blog TEMA

Nga Baton Haxhiu

 

Institucioni më i fuqishëm medial shqiptar, Top Channel duket të rrugëtojë mirë drejt imitimit të Klan-it të vitit 2005: njëri nga gazetarët e përkushtuar të këtij televizioni, që për nga forma e raportimit dhe gjuha profesionale ndoshta është më i miri i gjeneratës së tij, shndërrohet në figurë të triumfuesit medial dhe bashkë me Edi Ramën edhe të fituesit politik të zgjedhjeve të fundit. Gazetari quhet Muhamet Veliu dhe përfaqëson Top Channel-in.

Déjà-vu që paralajmëron një ngjarje tejet të njohur të vitit 2005?

Për ata që mund të kenë harruar dhe mund të pyesin: çfarë ngjashmërie ka ndërmjet vitit 2005 dhe këtij 2013? Përgjigjja: Fituesi i zgjedhjeve!

Në korrik të vitit 2005 bëra një vështrim të gjatë për mediat vizuale shqiptare ku shpalosa një shqetësim timin karshi televizionit ku jam duke punuar. Çka thash atëherë? Po citoj: “(…) Frika më e qëndrueshme për mua qëndron në faktin se televizioni “Klan” shumë lehtë mund të dehet nga fitorja e kësaj beteje dhe të rrëshqet atje ku gazetaria përfundon më së lehti – vazhdimi i mbajtjes së qëndrimit “pro” një procesi dhe një partie fituese edhe pas zgjedhjeve. Ky synim dhe gjuha e TV Klan do ta shndërronte këtë televizion nga një fitues momental në humbës të madh. Por kjo mbetet të shihet…”.

Dhe pasi të kem analizuar situatën e disa viteve pa modesti mund të them se atëherë kam konstatuar drejt.

Kjo tashti natyrshëm implikon pyetjen e radhës: Cila mund të ishte ngjashmëria ndërmjet dy gjigantëve medial “Klan” dhe “Top Channel” ose precizuar edhe më; ku qëndron Top Channel pas këtyre zgjedhjeve?

Top Channel dhe njeriu tani i këtij televizioni thuhej të ishte nga lloji i atyre menaxherëve që më së paku njihte zejen e gazetarisë, mirëpo që njihte shumë mirë se si funksionon burokracia, gjë që e shtynte të masë me milimetra fjalët e gazetarëve. Fuqia e tij menaxheriale kishte shkuar aq larg sa që me dijen e tij për teknologjinë mediale dhe për televizionin në veçanti “detyronte” gjithë gazetarët, dhe jo vetëm ata, të mendonin si ai. Të flasin si ai. Të argumentojnë si ai. Kur ishe në hapësirat e Topit, identiteti vokal ishte i njëjti. Dhe ndoshta nuk bënin keq që e kopjonin. Një dorë të mirë të kësaj kulture i kishte dhënë, natyrisht Bejtja me dijen e tij ekselente.

Por, fillimi i fitores së Ramës dhe PS ka vendosur një shkarje raportuese për njeriun që e përcjell në çdo hap Kryeministrin e ri. Në këtë drejtim krye personazhi i këtij shkrimi, Veliu, ka vendosur edhe kritere të reja të raportimit: adhurimin pa kusht të figurës së tij politike! Figurë të cilën pa asnjë hezitim e vendos në minutat e para të lajmeve. Pa e fshehur fare. Dhe kjo sipërfaqësi e gjoja takimit për takimin që ushtron Top Channel riprodhon deri në pambarim sugjerimin; të gjithë të kënaqur dhe rrjedhimisht të gjithë të lumtur!?

Fakt është se kjo gjoja gazetari, do të qëndronte e pavërejtur dhe nuk do të ishte fare shqetësuese sikur kjo sëmundje e kaluar të mos shpërndahej rrufeshëm si virus në të gjitha mendjet dhe lokalitetet e Top Channel. Po si në vitin 2005 në Klan. Këto modele përfaqësimi, raportimi dhe mbështetjeje kanë qenë apo thënë edhe më realisht dhe fatkeqësisht, janë bërë udhërrëfyes gjoja profesional, pra si kriter i bërjes së gazetarisë!

Në një shkrim të mëhershëm, në logjikën e kësaj që po shkruaj, e pata përmendur një përvojë timen të gazetarisë së keqe duke e marrë si shembull drejtorin e një televizioni ne Maqedoni, i cili mbi tryezën e ish-kryeredaktorit dhe drejtorit të televizionit publik të Maqedonisë kishte vendosur një flamur partiak. Akt që tregonte më së miri për nivelin e kontrollit politik në mediat elektronike të Ballkanit. Kur e pyeta atëherë mikun tim, pse ky flamur mbi tavolinë, përgjigja e tij ishte: “Partia më ka vendosur në këtë post!”. Aty atë e kishte emëruar partia PDSH e Arber Xhaferit.

Çka nuk kisha dashur ta shoh në Top Channel dhe në logjiken e qeverisjes së re të Kryeministrit të ri – është vendosja e dorës së pushtetit mbi gazetarinë e Top-it. Mund ta them lirisht, dhe t’i them edhe mikut tim Rama që të largohet nga logjika e dominimit të protokollit, në mos për tjetër atëherë sepse Top Channel si kanal televiziv është pasuri kombëtare. Dhe si televizion vlen me shume se sa qeverisja e një kryeministri në katër vitet e tij.

I bindur nga maksima e ish- ministrit evropian Laurent Wauquiez që thoshte se pa shtyp të lirë s’ka Evropë demokratike (1975) po të drejtohem si mik qe të rrish larg nga mediumet dhe mos provo të bësh profesionin e gazetarisë të padenjë, protokollar, duke e shndërruar postin e kryeministrit në bunker të “të vërtetave” protokollare. Shqipëria, edhe më shumë se Evropa e 1975, ka nevojë për vlera demokratike. Për shtyp të lirë.

Po shqetësohem më shumë se sa duhet? Jo, sepse ky koncept i prapambetur varësie më bën të mbetem skeptik, kjo mënyrë flirtimi siç shprehet tani në Top Chanbel e bën mëkatin e radhës, ka filluar të ndërtojë një aleancë të re, të dëmshme që pamundëson emancipimin e profesionit, me këtë edhe të fjalës së lirë. Krijimi i varësive të tilla nuk ka se si përfundon diku tjetër përveç se në atë konstatimin e politikanit gjerman Oskar Lafontaine që akuzoi mediat të jenë “prangat dhe të pranguarat moderne” të politikës, shoqërisë, lirisë dhe ekonomisë. Jam skeptik se edhe në vitin 2013 për arsye se edhe pas zgjedhjeve të vitit 2005 kisha menduar se ne si shoqëri do të mbrohemi nga presionet e titullarëve të niveleve të ndryshme, por jo. Kam menduar se do të largohemi nga kronikat e qilimave të kuq dhe protokolleve që s’thonë asgjë. Por assesi.

Prandaj zoti Rama duhet ta qartësojë raportin me mediat dhe me veten. Nëse është afër tyre, shumë afër tyre, përvoja më bind se: do digjet! Do të bëheni inflativ dhe jo i besueshëm. Butoni dhe teknika fascinante e kohës, që mundëson ndërrimin e programeve, na jep shumë mundësi për të shikuar civilizime dhe projektime të ndryshme mediale. Na jep pasqyrën për njeriun që udhëheq me një projekt dhe raportin që ndërton me një ide dhe projekt medial. Në këtë mënyre na jep mundësi që të gjykojmë ne dhe të na gjykojnë të tjerët si vend dhe si popull. I respektueshëm sot gjithandej është ai lider shpirtmadh dhe nuk pretendon të kontrolloj mediat por që qytetarët të gjykojnë vetë “mbi të vërtetat”.

Kryeministri i ri nuk do duhet në asnjë mënyrë të ndjekë po atë rrugë që e shtroi paraardhësi i tij. Berisha i mediave, kishte harruar se sa e populluar është, sot, hapësira mediale në Shqipëri. Dhe, Rama, sot, pas kësaj fitoreje politike nuk ka nevojë për shefa protokollesh. Nuk ka nevojë të krijojë atmosferën artificiale të rëndësisë së ngjarjes! Rama nuk duhet të jetë kryeministër që ndërhyn brutalisht për të treguar se çka është lajm dhe çka është qëndrim. Sidoqoftë, nga “Topi…” ka një pritje të madhe, profesionale dhe legjitime që mos të jetë televizion qe zhgënjen. Që i nënshtrohet miqësisë dhe rrëshqet  rëndë nga ideja e profesionit. Ndoshta edhe pse e kanë një shembull të gjallë parasysh vigjilohen: Veliu po jep filizat e përqafimit direkt, një shembull se si nuk duhet të vazhdojnë! Sepse kolegët e Top-it e dinë se politika nuk duhet të na mbysë profesionin. As dinjitetin. Duhet të besojmë se në këtë fushatë nervash, kompromisesh, luftash për konkurrencë, investimesh dhe dhimbjesh, njëra patjetër të shënojë fitore: Gazetaria e lirë.

P.S: Edhe diçka për Televizionin Publik Shqiptar: këtu nuk mund të flitet më për gazetari dhe për televizion. Televizioni Shqiptar do një rivlerësim dhe një ndryshim rrënjësor. Kështu si është nuk i duhet askujt Prandaj, taksat e paguara shqiptare duhen përdorur më mirë për diçka tjetër se sa të përdoren për gojën e mbyllur dhe pamjen e shëmtuar të ekranit të Televizionit Shqiptar.

56 komente në “A do të jenë mediat njëlloj me Edi Ramën si me Sali Berishën?”

  1. Hajniu says:

    sus se e çmende një komb të tërë me opinionet e çorientuara imituesi, mendo mirë kur flet… stani shiqi

    1. Zhbllokim pastrim kanalesh te ujrave te zeza. says:

      Ehhh kur jep mend dhe Batoni qe nuk la b… pa lepire andej nga Kosova. Pasi i pastroi sic duhej e kur nuk i hynte me ne pune askujt ne Kosove, vjen e jep mend ketej nga shqiperia. Filloi edhe ketej zanatin me Saliun, pastaj me Ramen e tani me Meten. Problemi eshte qe ky i fundit i ka dhe pak te medhaja e zorr se shkeputet per nje kohe te gjate.

      1. YPI says:

        YPPPPPP DOLI BATONI ME SHAJT TOPIN BASHKE ME CA IDIOTE KETU. TOPI ESHTE 11111 !!!!

      2. andromeda says:

        Ne fakt kjo eshte nje sipermarrje paksa e veshtire per Batonin, i cili i njeh pak mediat shqiptare. Mendimet e tij ne kete shkrim kane doza subjektivizmi.P.sh.,ky e ben Veliun krye fjale te shkrimit dhe i ben elozhe ketij gazetari. Por perceptimi publik nuk eshte keshtu. Ai mbetet nje reporter i rendomte, madje i kritikueshem per ndertimin e lajmit tej mase te sterzgjatur e me shume detaje teknike ne te duke e bere keshtu te merzitshem e te pa pertypshem per teleshikuesin. Ai e cileson A. Bejten gazetar me dije ekselente, ndersa perceptimi eshte qe ai eshte nje b…lepires ordiner si te gjithe koleget e tij te Klanit, dhe analist fare i rendomte, bile dhe pa ndonje kulture.

        Sa per Topin, dhe duke kundershtuar disa nga komentet e mepareshme qe e denigrojne ate skajshem, desha te thoja se ne se ka ne Shqiperi Tv me modern dhe me te civilizuar ky eshte vetem Topi. Opoziten e vertete ne Shqiperi e ka bere pikerisht kjo media, dhe jo pse ka marre anen e Rames, por se ka qene ai qe i tregonte shqiptareve se me nje regjim anadollak, injorant, e te percudnuan si ai i SB nuk mund te vazhdohej me tej. Dhe mori persiper ta diskreditoje ate ne syte e opinionit publik. Topi sensibilizoi opinionin ne menyre te shkelqyer dhe mban merite kryesore per fitoren e 23 qershorit duke thene fjalen e tij jo me shume ne favor te ER se sa kunder SB, po ashtu sikunder dhe sovrani me voten e tij i tha jo nje regjimi bastard dhe jo mirefilli per Edin, te cilin tash e tutje, mbas fitores do ta kete ne qender te vemendjes per sjelljen e tij politike dhe menaxheriale ne krye te shtetit. Kete do te beje dhe Topi ne vijim dhe jo te jete sherbetor besnik i qeverise se re, ashtu sikunder u be Klani neveritshem vegel e bindur por jo efikase e SB dhe e berishizmit.Kjo sepse ndryshe nga gazetaret b..lepires si B,Fevziu,A. Shkullaku, A.Cani, etj tek Topi gjen formate profesionale si Fix Fare, Portokalli, Shqiperia tjeter,etj dhe gazetare pasionante e te talentuar qe i japin ketij TV fryme gjithmone novatore e te afert me publikun.

        1. Tetovari Ilirida says:

          @Andromeda… dakord qe Batoni nuk duhet te ofendoje publikisht nje kanal televiziv por edhe ky komenti jot” formate profesionale si Fix fare” le shume per te deshiruar ?
          Jo per gje por eshte i vetmi program gjobvenes ne Top Channel.

          1. Gezim Mriku says:

            Ku te shkoje Top Channel pa PS????
            Frangaj edhe di ta beje te fortin kuse ne Top jane te gjithe si minj qe lepijne gjithe kohes PS…
            Me vjen shume keq qe shume shpejt pas vdekjes se Tanit perfundoi kaq poshte.
            Gruja vet nuk diti me e mbajt lart sic ishte. Tani u ka bere si me pa lajmet e TVSH, vetem ministrat e PS dalin nga mengjesi ne darke dhe vetem cfare thone ne FB deputet e PS

      3. Leonard troplini says:

        Batoni ka te drejte pjeserisht. Nuk duhet qe nje TV i tille si Topi ti beje lajmet pershesh sic i ka bere deri tani. Duket sikur te gjitha lajmet dalin nga zedhenesi i PS Endri Fuga.
        Gazetaret e ekonomise ndjekin komentet ne Fb te Erjon Braces (qe ja citon Koco Kokedhima),
        gazetaret e kronikes ndjekin komentet e Saimir Tahirit,
        gazetaret e sociales ndjekin cfare do thote ne FB Taulant Balla,
        te Sportit cfare do thote Fideli,
        gazetaret e politikes normalisht degjojne drejt perdrejte Endri Fugen, etj.
        Ne kete forme vetem e shkatarrojne besueshmerine e vete edicionit informativ.

      4. Goni Hoxhaj says:

        ca lesh kanali thoni ju????? Si mund te beje lajmet nje kanal elitar si Topi duke u marre vetem me komentet ne FB te deputeteve te PS e PD…
        Ska degjenerim me te madh se kaq per gazetarine dhe per edicionin e lajmeve te Top Channel…

    2. Olti RRumbullaku says:

      se di se cfare mendoni ju o miq por mua me duket koment i drejte. Qe pas vdekjes se Tanit TC u ka bere nje kanal TV i zakonshem. Drejtuesit e emisioneve apo drejtuesit e lajmeve jane bere si feudale te vegjel ku secili punon per veten e vet e kundra tjetrit. Ne shume raste lajmet ndikohen nga interesa te vogla.

      1. robert papa jr says:

        As me Tv klan nuk krahasohet dot sepse te pakten Tv klan ka nje bos dhe te gjithe degjone ate. Tek Top Channel secili ben cfare ti doje qejfi… Merre me mend Muhamedian Veliu nxjerr cikel intervistash me gjysmen e PS si lajme te para e askush nuk i thote dot gje.

    3. Alketa Kushta says:

      duhet te kthehet edhe nje here ai i ndjeri qe ti vendose ne frere keta qe ka lene nga pas… Duket qe e shoqja nuk qe e zonja ta mbaje nen kontroll situaten e tani edhe drejtuesit e informacionit e bejne si ti vije me per mbare politiken redaksionale. Uroj shume qe te mos perfundoje si Klani, megjithese gjasat jane shume te vogla qe te mos perfundoje ashtu.

  2. andromeda says:

    Nje nga faktoret kryesor per shkaterrimin e imazhit publik te SB ka qene dhe medja TV, e cila me daljet e shpeshta dhe pa kriter te liderit e bere ate te urrehej nga shqipteret.Medja si pushtet i katert eshte shume i fuqishem, ndaj dhe lideri duhet te dije ta menaxhoje mire edhe ate e jo ta perdore per te spekuluar me te. Gjithhere, edhe me pare SB eshte bere i paduruar ne daljet TV. Rasti me ekstrem ka qene dalja e tij tek emisioni ‘Zone e Lire’ ku ai tjetersohej per t’u bere me popullor e modern por ne fakt zbulonte origjinen e tij prej malesori te thekun.Eshte dashur perhere qe dikush qe e njeh mire TV, nje regjisor a menaxher ta keshillonte per kete aparance publike. Urojme qe Rama te dije ta menaxhoje ate si duhet, e te kete nje keshilltar te zot qe te dije ta orientoje. Suksesi i EH si nje figure e adhuruar deri ne perendi nga populli qendronte dhe ne shfaqet e tij publike.Pas tij qendronte nje skuadrilje e tere pergjegjese per shembelltyren publike te udheheqesit, duke filluar nga vete RA i cili ndiqte me vemendjen me te madhe si dukej ne TV udheheqesi dhe ku duhej qethur pamja e tij per te mos pasur difekte.

    1. Besmir says:

      Eshte mese normale qe te sillen ashtu tek Top Channel… Gazetarin e thjeshte Veliu e sollen nga anglia vetem per kete qellim. Ka qene nje investim i madh i Erjon Velise qe ai te vinte e te mbulonte PS ne Tirane. Si mendoni ju qe do te sillej ai pastaj?
      Kurse Top Channel ka predendime te tjera, do me shume buxhete nga ana e qeverise se rilindjes. Pastaj pak inat me Salen kane te drejte qe te kene se donte ti nxirrte nga piramida. Une per vete si vej faj Topit. Me vjen shume keq qe edicionet e lajmeve i kane bere si pacavure se nuk kupton nese eshte lajm i vertete, qoke apo gjobe…
      Pjesa e programacionit pastaj nuk eshte keq.

  3. xhemal says:

    e kam kritikuar nje here nje gazetar te top-it dhe me eshtwe pergjigjur ne menyre jo civile megjithese ai eshte nje gazetar per tu admiruar ,por nje gazetar duhet te mbroje edhe bindjet e tij ,idete pa u bere servil i pushteteve apo servil i ndermarrjes ku punon kontratat e punes skane lidhje me gazetarine e cila duhet te thote gjithmone te verteten keshtu ajo siguron nje kollone te forte te demokracise .per tvsh per mua sduhet te beje reklama ,te ndryshoje programet e ti beje per publikun e gjere dmth te prodhoje gjera me vlere te larte per te qene nje mjet informimi e mesimi per publikun nje pasuri e rralle e tyre qe jo vetem i informon por edhe i meson argeton ,i bashkon nje simbol i kombit shqipetar gazetaret dhe gjithe trupa e saj te perzgjidhen ne baze te konkurimit partite te mos nderhyjne fare ne ate televizion duhet te jene kualitetet me te larta por edhe te trajtuar e siguruar mire per te punuar te qete,sa me pak te shikojme politikane qe kakarisin e perserisin te njetat gjera vend me te gjere informimit per shkencen teknologjine organizimin e shoqerise

    1. Valbona UK says:

      se kuptoj pse habiteni ju te gjithe???? Batoni a ka marre lek perhere per te mbrojtur politikane te caktuar, si Meta psh? Po Muhamed Veliu te mos e beje?
      Kete kritike mund ta bente kushdo tjeter por jo Batoni. Eshte shume i drejte argumenti i tij por i bere nga personi i gabuar.
      Ne lidhje me Topin te gjithe e dime qe edicionet e lajmeve i ben duke u nisur nga cfare thote PS ose disa prej tyre. Smund te rri pa permendur qe edhe Erjon Brace merret me lajmet e ekonomise aty… Ky eshte niveli ku ka perfunduar.
      Duhet qe Tani i ndjere, te kthehet ne jete perseri.

  4. Aliu says:

    Baton .Prognoza jote per Topin mos u realizofte.Rama besoj se e di se nuk ka mar Shqiprine me tapi por me qera per 4vjet.Ndryshe e di shume mire se cfar e gje.Populli nuk pret me.

    1. Tetovari Ilirida says:

      mos o Zot! mos u kthefte edhe Topi si TV klan. Veliu nuk mund te perfaqesoje gjithe Topin… Eshte gazetar qe eshte ne ate detyre per ti sherbyer sa me mire Edi rames se ato e sollen nga andej ku lante pjata. Por nuk ben ai pergjithesim per te gjithe kanalin televiziv.
      Uroj qe ti therrasin mendjes e ta shpetojne Top Channel

  5. ALBAN DEGA says:

    NJE KESHILLE ME SHUME VLERE PER QEVERITARET E RINJ TE TIRANES

    ANALIZE E SHKELQYER

    Jo vetem RTSH-ja por edhe ATSH-ja, jo vetem RTK-ja por edhe cdo mjet informacioni publik apo privat duhet te kalojne ne konkurence te lire. Nuk ka pse paguan taksapaguesi shqiptar per dy institucione pa asnje vlere reale .
    Ato ti nenshtrohen konkurences se lire dhe ligjeve te ekonomise se tregut.
    Nese mbijetojne urime.
    Nese nuk mbijetojne udha e mbare pa dhimbje!
    Pse!? Sot cdo institucion shteteror shqiptar deri edhe komunat kane zedhenes.
    Sot interneti te jep cdo lajm e permbajtje gazete online ne cdo cep te Botes ne sekonde.
    Atehere pse te harxhohet mundi dhe djersa e shqiptareve per institucione pa asnje vlere reale dhe dobi konkrete!?
    Teknologjia sot ka nxjerr jashte funksionit deri edhe telefonat me linja tokesore.
    Teknologjia sot ka nxjerre e po nxjerr jashte funksionit deri edhe zyrat private e publike!
    Brenda pese vjetesh numri i zyrave te kushtueshme e me shpennzime te medha parashikohet te pakesohet me te pakten 50 per qind
    Sot

    1. Lalushi says:

      Ti mo palle qe po rrine dege zbrite poshte se boll ke ndenjur dege .a te Kane ofruar ndonje kocke .se mbarove mbas bythes se edit .sikur je ndonje zv i ps-se a ke ndonje koment ,

  6. homeri says:

    –eshte nje shkrim dhe keshille ne kohen e duhur , Na eshte neveritur shume Berisha edhe nga fakti se televizionet jepnin kronika protokollare pa vlere –Un besoj se EDI RAMA do tju largohet ketyre praktikave dhe televizioni top chanell nuk do bjere ne servilizmin e KLAN , per faktin se aty ka nje staf e drejtim serioz e profesional

  7. daja says:

    Asgja cfare ke dashe te thuash nuk kuptohet?!! Kur Rama ala ska hyp ne karrige dhe ala skemi pa arritjet as deshtimet e tij.

  8. robin says:

    ORE SHOKU BETON,RAMA TOPIT I BENTE ZBORIN KUR ISHTE NE OPOZITE DHE JO ME TANI QE ESHTE NE QEVERI.TOPI QE NGA KRIJIMI KA QENE VEGEL E RAMES,MJAFTON TE SHIKOSH FIKSIN,PORTOKALLINE E TE TJERA PER TE KUPTUAR DREJTIMIN.

    1. Ai Burri says:

      O rob zoti, por topi I binte fort dhe nanos dhe metes kur ishin k/Ministra.
      Nese te best opozite ke vegel, cfare I bie te jete klani ?!!

  9. Billi says:

    Bravo.Pelqej llogjiken por me shume qetesine kur flisni qe u mungon analisteve tane.Te pershendes

    1. Arber Zako says:

      Shume i ulet sulmi i Batonit karshi Met Veliut. Jo per gje por Meti eshte nje punetor tek Top Channel. Nese Enkelejd Jotit i teket te nxjerri Ramen ske cfare ti besh tjeter… Meti duhet te marri kameramaninn dhe shoferin e te drejtohet drejt PS. Duhet te marri pyetjet paraprakisht nga Endri Fuga e pastaj ti lexoje para Edi Rames. Ky i fundit pas intervistes i jep doren Metit dhe Kameramanit e pastaj i thote gocave te zyres “jepini nje kafe cunave se u lodhen”.
      A ka cfare te beje nje punonjes i Top Channel ne keto raste? E drejta e Batonit qendron ne ate qe do degjeneroje me keq se tani. Do kete akoma me keq se lajmet e pergatitura nga deputet e PS…

  10. radikalisti says:

    Kjo verteton edhe nje here se TCH nuk ka qene kurre ne opozite te ndershme me qeverine ne ikje, por ka qene nje vegel qorre ne duart e Edi Rames, per te goditur dhe diskretituar me çdo mjet dhe menyre qeverine ne ikje.
    Te njejten gje po ben edhe Mero Baze keto vitet e fundit.
    Sa per “gazetarin e famshem” ne fjale Muhamet Veliu, Edi Rama nuk ka nevoje fare ta instruktoje se çfare duhet bere, dhe si duhet bere, sepse Meti me karakterin dhe natyren e tij prej zvarraniku profesionist, e di shume mire se çfare duhet te beje, dhe si duhet ta beje.
    Muhamet Veliu dhe Erjon Velia jane specie zvarranikesh te zbuluar ne shek.XXI. Nuk mbetet shume mbrapa dhe spikeri Ilir Paço.

  11. vitori says:

    MJERE NE,,, MJERE SHQIPERIA NE DORE TE KUJE KA RENE! KRYEMINISTER NJE ME I çMENDUR SE S, BERISHA, NJE MEDIA SI TOP CHENNEL ANTISHQIPTARE E SPROVUAR, NJE MEDIA SI GAZETA TEMA,,, E FILOGREGUT E ANTIVERIORIT MERO BAZE,NE DORE TE KOMENTUESIT FSHATAR BATON HAXHIU+QORRIT SOKOL BALLA+SPIUNIT TE NDYRE MUHAMED VELIU++++++MJERE NE SA TE NAMUR PASKEMI QENE!!

    1. Ai Burri says:

      Top channel anti-shqiptare, hahahaha. Edhe Tema eeee?!! Hahaha
      Po Klani qe jepte Lajm te pare firmosjen e faljes se detit si aaritje nderkohe qe topi uleriste, si I bie te jete?!!!

  12. Shqip says:

    Mire e ke Baton qe i thua perpara keto gjera, por per ne shqiptaret keto keshilla nga nje vesh hyjne, nga tjetri dalin…Top media eshte totalisht e kontrolluar nga Edi&co..As nuk e imagjinoj Edin ndryshe, vecse te beje cte doje me te…Nese dje nuk shihej Klani, neser nuk do shihet me Topi…kjo eshte pak por e sigurte! Ku do ta coje Edi kapadaillikun e kryeministrit…edhe nje p…te beje ai, do ta shohim me figure e ze ne top-chanel..

    1. Meto says:

      Bato c’te kushtonte t’i kishe shprehur me parë keto shqetesime? Qofte edhe nje vit me parë?

    2. antonio says:

      Top Channel-i eshte MEDIA ME SHQIPTARE !!!
      As ka qene e as ka per te qene e VARUR nga ndonje njeri politik,por ju ZAGARET SERBE TE BERISHES,e URRENI kete TV,sepse ka qene kunder KRIMEVE ANTI SHQIPTARE te Berishes!!
      Edhe SHBA apo Britania e Madhe u futen ne KOALICION me Stalinin,por kjo jo se ishin KOMUNISTE,por per te luftuar ARMIKUN ME TE MADH TE NJEREZIMIT:NAZIZMIN HITLERIAN!!!
      SALI BERISHA KA QENE DHE DO MBETET SI NJE HITLER,PRA PUSHTUES !!!

  13. Lalushi says:

    Kuj do i thuash o zoti Haxhiu .ky topi i leshit nuk ka per te ndryshuar asnje gje .mjafton ti shikosh te gjitha programet qe jep ne cdo lloj programi e ke edi rama byth e krye.cdo program qe e jep pa marr parasysh eshte pro edit dhe te gjithe atyre zgjebsave qe presin ndonje kocke nga edi ke per shembull Sokol balla zoloshnja m veliu m nanon . Nuk po i them me emra .jane te gjithe pa perjashtim .a e degjuat ramen kur tha nje falenderim i vecant per tanin e topit se e kane krrijuar bashke top leshin .ky rahmet past qe beri aksident me ferrari dhe nuk tha Kush nje laf per Ate dashnoren nga Italia qe vdiq, nuk e di se Si e pejeton gruaja e tije sot qe eshte presidente e topit .ky topi nuk ka ndonje ndryshim te madh me kronikat e tvsh ne kohen e ppsh jane nje me ps e sotshme,te gjitha programet i ka me urrejte me te madhe per veriun e shqiperise shiko sic tha dikush me lart ,shiko fiksin portokallin qe une Si shikoj me se jane te pjerdhur me cdo gje ,Topi ka pjerdhur me te gjithe stafin qe ka ,po nuk je ndonje bije Apo bij te ish bllokmeneve nuk ke pune aty shiko aktoret e veteshpallur te gjithe jane me tesera te ps -se lere me per gazetaret te gjithe bije e bija blloku ;

  14. RRAPO says:

    DO TE BEHESH DREJTOR I RTVSH ,TI ZOTI BATON.

    Shko lepi ndonje kocke te Fevzo , apo s’ka me kocka tani. Shko futja me ndonje plonc te Pata atehere.Je i peshtire.

    KA PLOT INTELEKTUALE NGA sHQIPERIA QE E BEJNE ME MIRE PUNEN E GFAZETARIT DHE DREJTORIT SE SA ZOTRIA JOTE

  15. nori says:

    uroj qe mediat te mos sillen nme ramen njesoj si me berishen pasi me kete fitore qe ka mare rama I bie qe per gabimet e qeverise mund te vriten 50 veta dho jo 26 si ne gerdec dhe mediat ta justifikojne mund te vjedhe 400mlion dollar dhe jo 200 milion si ne rrkugen e kombit mund te vrasi 8 vete dho jo 4 si ne 21 janar dhe me llogjiken e votave sipas analisteve mund te justifikohen. kjo eshte arsyea qe mediat te mos jene sic kane qenne porme afer qytetareve

  16. endri says:

    Eshte shume e thjesht.
    Batoni kerkon te behet drejtor I pergjithshem I TVSH. Rama dhe Meta I kane thene JO. Tani Batoni mendon se me keto editoriale “keshilluese” po I prish mendjen.

  17. Alb says:

    @Meto, sepse duhej te largohej Saliu mundesisht bashke me Ilirin. Tani e ka radhen Edi per fat te keq bashke me Ilirin dhe kudhra sapo ka filluar. Diten e pare te qeverisjes se re cekanet do te bien fuqishem, sepse Shqiperia ka shkuar ne fund.

  18. arsa says:

    Veliu ska qene kurre gazetar !! Te gjithe e dine c pund bente ne angli. te gjithe e dijne sesi spiunonte emigrantet shqiptare . bujrum ata qe e dine le ta konfirmojne te gjithe. pyesni

    1. Goni Zakanjori says:

      e kam degjuar edhe une qe jetesen e perballonte duke spiunuar refugjatet e thjeshte. Urojq e te mos jete e vertete qe e kane sjelle tek Top Channel me porosi te vecanta…

    2. Alketa Kushta says:

      tani mund te themi cfare te duam por e sigurt eshte qe di ti luaje shume mire kartat. nga nje hic ne angli erdhi dhe hap lajmet e Top Channel sot. E kuptoni dot se sa mjeran me duket gjithe ai institucion mediatik? o Tan Hoxha cohu nga varri!!!!

  19. Zef Kallami says:

    Nese mediat do jen ne te njejtin pozicion,vlersim dhe konsiderat si me Berishen.I rrofte mundi Rilindjes.Nuk ka histori.Po ka histori nul sic kishte nul dhe berisha.
    Kryeministri duhet ti japin pavarsin.Dhe ti kete frige mediat ne publikimin e rrealitetit te qeverisjes.

  20. anton pashtriqi says:

    o baton sja kam friken fare top-channelit………sa te mendohet topi se cfare kursi do mbaje ja mori sandri llokmen nga goja…………..e njef klanin ti apo jo……………pastaj nga pikepamja teknike i ka te gjitha pajisjet dhe shtrirjen e sinjalit per te qene nje OFERTE ME E KONKURUESHME………:):):)………;)

  21. lili says:

    Po Top Chanel e tregoj qe eshte vegel ne duart e Edi Rames ku zhduku nga ekrani Aleancen Kuq e Zi pese minuta mbasi Kreshnik Spahiu refuzui kualicionin me PS.Dhe te gjithe jemi koshient dhe ja ben muu qe eshte vegel e Edushit dhe keshtu do vazhdoje,se dhe sot e tregoj duke dhene deklaraten e Agimit te arte dhe nuk dha deklaraten e Aleances Kuq e Zi,dhe vuri prioritet te lajmeve dhe si me te rendesishe neonazistet grek dhe e censuroj AK dhe ne kete lajm te rendesishem ku ishte e vetmja qe doli me nje deklarate kunder plehrave greke.Prandaj Pajton mos shpreso shum nga miku jot Rama se nuk eshte ndryshe nga Saliu.

  22. Bali says:

    Ne vite eshte ngritur nje legjende urbane per top ch. Qe nuk eshte aspak e justifikuar.Ishte nje kanal qe jetoi ne kuriz te digitalit duke ofruar nje program mbi mundesit e vendit.Kjo fale subvencionimit te digialb qe ishte nje platforme pay per view qe i moli shqiptaret jo vetem duke ju shitur nje nga paketat me te shtrenjta ne europe por dhe duke i detyruar abonentet te blejne deri ne 5 here setup boxet obligatore.Per sa i perket pavaresise editoriale kjo ka qene e lidhur ngushte me lehtesite e krijuara nga qeverite e radhes per qira qesharake per ambientet e punes. Sapo keto lehtesira qe vleresohen ne 1-2 milion euro ne vit u nderprene fillloi dhe opozitarizmi i topit. Ne kete kuptim nuk shof diference midis asaj qe po ben klani dhe asaj qe po ben topi qe eshte thjesht lepirje bythe dhe Batoni gjuha me e zellshme e kesaj skuadre zhbllokimi.

  23. astrit gora says:

    keto keshilla nuk jane te batonic haxhixhit keto jane te tadicit dhe gjukanovicit por si ndermjetes qe eshte i be nketo shkrime se tani sdel dot nga kjo valle haxhixhi eshte zdhenes i qeverise serbe dhe do beje shume artikuj ne gazeten tema dhe rama do i zbatoje me korektesi mbasi deri diku keto jane firmosur ne shkoder seshte aq budalla sa duket haxhixhi

  24. bato says:

    Barton, urime per kete analize gjakftohte. Ne se Edi Rama nuk do mund ti rezistoi tundimit per te qene lajmi i pare ne Top apo Klan apo TVSH, do i ndodhe njesoj si Sales qe na u neverit se na dilte 100 here ne dite ne ekrane sikur te ishte Mesia. Por kam frike nga Klani sepse ata jane servila te nivelit te larte dhe e kthejne fleten ne favor te fituesit nga i cili duan te perfitojne tendera e reklama etj. dhe mund ta qorrollepsin kryeministrin e ri me biseda ne studio alla Fevzo. Parimi i Frangajt eshte: ” Poshte mbreti, rrofte mbreti!”

  25. Labi 2 says:

    Pershendetje Alban Deges;nuk i leviz asnje presje,por duhet futur ne kete thes edhe sanlepiresi klan,i cili me parate e shqiptareve(nga reklamat qe i jepte qeveria)ndersente shqiptaret kunder opozites,ndersa tani ka filluar te jape telenovela non stop(si ne dite zie)

  26. REA says:

    Gazetar shumperdorimsh , ky Baton firmato.

    Gjysagazetar , ne fakt.

    Niveli i Mero Bazes ka bere qe te skualifikohen shume gazetare qe kujtonin se e mbanin steken lart, shume lart.
    Baton. na shkruaj ndonje artikull per moden , per stinet dimer- pranvere 2014.Keshtu te pakten do jesh pararoja e gazetarise per kete sezon

  27. gazetari plak says:

    Une mbaj mend nje here ku pash nje kronike lajmesh ku me shume i kushtonte hapsire nje incidenti ku minatori kishte thyer kemben se nje tjeter ku minatori kishte vdekur. Dhe kjo e gjitha ishte brenda nje lajmi. Kjo eshte nje mungese serioziteti ne rastin e mire dhe ne rastin e keq nje gjobe per kompanine qe ka nje nga minierat. Me vjen keq qe ka perfunduar ne nivele te tilla…

  28. deti says:

    Edhe nese nuk do Rama, media do e ndjeke pas. Ose per ta perkedhelur dhe glorifikuar, ose per ta sulmuar eger nese nuk u ofron pjse te majme perfitimesh per te bere biznes. Media perpiqet t’i imponohet politikes, por edhe politika medias. Eshte ceshtje interesi biznesi. Media afer Berishes sulmonte Ramen dhe lavderonte Berishen dhe anasjelltas. Biznesi i medias eshte fajtor per gjendjen e vendit sepse eshte bashkuar me pushtetin ne varesi te ngjyres se tij. Tani po gelon nje media pro Rames dhe shume e eger kunder Berishes. Pse? Sigurisht per t’i kerkuar pjese fitimi pushtetit te shtatorit. Madje i sugjerojne se cfare te beje, si te spastroje administraten, ke te coje ne gjyq,cilat biznese te godase e keshtu me radhe. Keshtu ka qene dhe keshtu do te jete. Nuk eshte problemi tek gazetaret, por tek pronaret e medias dhe bizneset e tyre ndoshta edhe te dyshimta. Media nuk ka moral dhe i sherben konjukturave politike e te pushtetit. Ate qe kane thene dje e ndryshojne tereseisht sot, ate qe peshtyjne e lepijne pa teklif. Rasti me ekstrem e i trupshem eshte qendrimi ndaj Ilir Metes. Nga figura e sulmuar nga media (kryesisht ajo pro Rames) sot reklamohet si hero, kristal i paster, shpetimi i atdheut. Mediat jane ndare thjesht pro e kunder sipas interesave. Top Channel pro Rames (me sa reklame te bezdidshme pasqyroheshin disa vizita te Rames ne Turqi, Greqi, Itali, me fillim te ri, partnere strategjike, sikur na ishte ktheyr Skenderbeu per te shpetuar memedhene, Portokalli fillon e mbaron me Berishen, po ashtu Fiks Fare, Gazeta Tema nga fanatike e Berishes ne armike e eger e tij, Dita, Sot, Shqiptarja.com – eshte bashkuar edhe Ora News,(me duken shume qe te mund t’i kenaqe Rama) – nga ana tjeter Klan, Koha Jone, Gazeta 55, Satndard – sulmonin Ramen mbare e mbrapsht e glorifikonin Berishen, mbronin Meten e shanin Ramen. Te gjitha per para. Ky eshte morali i medias politike qe ka infektuar edhe masen e popullit qe nuk pyesin per ke votojne edhe kur i shohin me sy e i degjojne me veshe kur vjedhin.

  29. Arben Zajmi says:

    z. baton harron qe vete i sherben nje media. Harron se ndonjehere gazetareve i thone “BEJE!” dhe ata duhet ta bejne se nuk ka me rroge ne fund te muajit. Keto gjera sduhet ti harroje asnjehere z. Baton.
    Top Channel ka kohe qe eshte nen hijen e Edi rames. Me vjen keq, mundet qe te gjithe te mblidhemi e te shkulim floket, por skemi cfare ti bejme. Ky eshte nje vendim i drejtorit te televizionit, Enkelejd Jotit, e jo i gazetarit te thjeshte.
    Gazetarit i thone qe “shko bej nje interviste Edi rames, pytjet do ti japin ata te PR te PS keshtu qe shko e mbaj mikrofonin!”
    Mos u merrni kot me Muhamed Veliun por me ato qe e drejtojne e qe e cojne me mikrofon ne dore ne intervista te parapergatitura.

  30. Dajona says:

    Uroj qe te mos bie ne nivelet e TV klan, sidomos emisionet. Une lajmet nuk i shikoj asnjehere tek Topi se me duket sikur lexoj gjithe komentet ne FB te Erjon Braces dhe Erjon Velise.
    Sme pelqeu sulmi karshi gazetarit ne fakt

  31. Florjan Mema says:

    Top Channel duhet te shpetohet!
    Nukd ueht te lihet ne dore te gazetareve partiake. Keto gazetare me mire PS ti marr e ti beje zedhenesa se keshtu mund ti sherbejne me shume.
    Jane bere edhe lajmet e ekonomise vetem me komentet e partise Socialiste. Flet Erjon Brace nga FB dhe e bejne lajm direkte…
    U be gjithe kete kohe qe skam pare nje lajm me dy burime ne Top Channel por vetem nje gjysem burimi…
    Ju lutem pak me profesinalizem!!!!

  32. Goni Zakanjori says:

    Tmerresisht koment i goditur!
    Shume mire ja ka bere prepotences se ketij gazetari qe erdhi nga londra me porosine e Edi rames dhe Erjon Velise.

  33. Aleksi says:

    Batonin nuk e ndalon kush te skanoje TV-te e Tiranes. Por ia ka fut kot dhe para kohe. Aq me teper qe meret me gazetain Muhamed Veliu. Nje kryeminister padyshim qe do intervistohet. Dhe Met Veliu ka vite qe interviston Ramen si kandidat per kryeminister, dhe sot si kryemiister te qeverise se shtatorit. Po Met Veliu eshte gazetar qe interviston edhe romet kur i nxjerrin nga barakat. Shkon edhe aty ka vrasje, edhe aty ku ka proteste. Kjo eshte detyra e gazetarit te intervistoje dhe te percjelle lajmin. Nje gazetar mbulon Ramen, nje tjeter Berishen, nje tjeter Meten. Dhe te tjere si Batoni bejne komente duke ndjek intervisten e gazetarit Met Veliu dhe gazetareve te tjere.

  34. anticensurë says:

    shkrim i shkëlqyer i baton haxhiut!!
    ai shpreson që të mos realizohet ky parashikim,por me sa duket ka për tu realizuar!për fat të keq!
    si duken faktet,jo vetëm këto të “fitores”elektorale por dhe më parë,gjat humbjeve 8 vjeçare,zotëria k/ministër në pritje e ka qef publicitetin e tij!si duken faktet ai ka të njëjtën uri si lul basha!!ka të njëjtën strukturë për promovimin dhe kontrollin e shfaqjes së tij në mediat vizive sidomos!!ka njerëz që i rrinë pas mediave për të promovuar takimet e “jashtëzakonshme” të tij!për të publikuar foto e fjalime vidio e përshtypje njerzore,bile dhe në përkëthime tituj gazetash të huaja,bëhet rretushi i zakonshëm i titujve dhe përmbajtjes së artikujve!!
    kjo që ndodh me mediat shqiptare është një fatkeqsi tona!fatkeqsi e merituar!!ne nuk po përpiqemi të mësojmë!të mësojmë thjeshtë të ngremë fjalën për çdo gjë të padrejtë!një nga këto padrejtësi është dhe rreklama që u bëhet pushtetarëve tanë!reklamë që u bëhet jo për dashuri por thjesht për përfitim material!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje