Belle Air, skandal me pasagjerët në Kosovë

13 Gusht 2013, 20:12Ekonomia TEMA
Belle Air, skandal me pasagjerët në Kosovë

Qindra udhëtarë edhe të hënën kanë pritur me orë të tëra për të fluturuar drejt Zvicrës, Gjermanisë, por edhe destinacioneve tjera, pasi kompania ajrore “Belle Air” i ka mashtruar ata, duke ua marrë paratë dhe duke mos iu siguruar vende në avion, pavarësisht se shumica e tyre biletat për të udhëtuar i kishin rezervuar prej më shumë se gjashtë muajsh. Qytetarë të shumtë edhe të hënën pritnin para sporteleve të kompanisë “Belle Air” për të marrë informacione rreth shtyrjeve dhe anulimit të fluturimit.

Mirëpo, këta të fundit në shumicën e rasteve i kanë injoruar bashkatdhetarët, duke mos u dhënë as më të voglin sqarim.

Tefik Berisha, të hënën, që në orët e para të mëngjesit ka pritur në terminal për të fluturuar drejt Cyrihut. Ai thotë se në bazë të biletës, fluturimi duhej të realizohej në orën 11:00, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Përveç vonesës, Berisha është i shqetësuar edhe me ndërrimin e destinacionit për të fluturuar drejt Zvicrës. “Ata tash më thanë që të martën (sot) do të udhëtosh për në Bazel. Këta nuk të japin më shumë informata, as arsyen se pse është shtyrë fluturimi. Jam këtu me familje. Gruan e kam të sëmurë, dhe kjo nuk po mundet të presë aq gjatë. Kjo është e tmerrshme”, tha i nervozuar ai. Më tej, Berisha bën të ditur se kjo është hera fundit që udhëton me kompaninë “Belle Air”. Sipas tij, situata të tilla ku qytetarëve u merren paratë dhe nuk u sigurohet vend në avion, ndodhin vetëm në Kosovë.

I lodhur nga pritjet e gjata dhe maltretimet e kompanisë “Belle Air” është edhe Kamer Selmanaj. Ai thotë se të hënën nga ora 9 e mëngjesit ishte duke pritur në aeroportin “Adem Jashari”. Selmanaj nuk kishte pasur vend në avion, edhe pse biletën e kishte rezervuar nga muaji shkurt i këtij viti. Sipas tij, kjo kompani duhet të hetohet nga organet e sigurisë, pasi deri më tani ka mashtruar mijëra udhëtarë. “I gjithë shteti është mësuar të ngopet nga paratë që ua vjedhin mërgimtarëve”, tha ai. Selmanaj thotë se është i shqetësuar tej mase, pasi që nesër në mëngjes atij duhet të paraqitet në vendin e tij të punës në Cyrih. “Kjo është hera e fundit që do të udhëtoj me këtë kompani mashtruese. Nga  ky rast do të më duhej që të mendoj gjatë e gjatë se a do të vijë më në Kosovë. Kjo është e tmerrshme. As në Beograd nuk të ndodhë një gjë e tillë. Kjo që po ndodh në Prishtinë është skandaloze”, tha më tej ai.

Vrellaj: Hera e fundit që udhëtoj me “Belle Air”

Nga pritjet e gjata në Aeroport, të hënën ishte nervozuar tej mase edhe Nexhat Vrellaj. Sipas tij, pronarët e kësaj kompanie po vjedhin qytetarët e Kosovës. Ashtu sikurse gjatë ditëve të uikendit, edhe të hënën shumë gra më fëmijë ishin detyruar të ulen në hollin e terminalit, pasi karriget e pakta që ishin aty, ishin të zëna. Lëvizjet e mëdha të fëmijëve, ku disa prej tyre qanin, të krijon përshtypjen se terminali për një moment është shndërruar në çerdhe fëmijësh. Një nënë me fëmijën e saj gjashtë muajsh ishte e mërzitur nga pritjet, pasi në atë tollovi, ajo në asnjë mënyrë nuk mund ta rehatonte fëmijën e saj.

Lumnije Zymeri-Lekaj nuk ka lënë të hënën gjë pa thënë për përfaqësuesit e kompanisë “Belle Air”. Sipas saj, në këtë rast fajtorë janë edhe zyrtarët e qeverisë së Kosovës që po e lejojnë këtë kompani që të mashtrojë qytetarët e Kosovës. Ajo më tej tha se stafi i “Belle Air”, po ashtu po sillet edhe shumë keq me udhëtarët. “Ata thonë se biletat nuk ua kemi shitur ne.  Shkoni në Zvicër dhe ankohuni atje”, shtoi më tej ajo.

Edhe Valbona Gjota, me një fëmijë në duar, ishte mërzitur nga pritjet e gjata në terminalin e Aeroporti Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Ajo ishte afruar pranë sportelit të “Belle Air”, ku po tentonte të merrte informacione rreth vonesave që po ndodhin ditëve të fundit. “Më herët, para dy ditëve, unë i kam telefonuar zyrtaret e kompanisë ”Belle Air”. Punëtorët e kësaj kompanie ma kanë konfirmuar që nisja do të ndodhë, ashtu siç është e shkruar në biletë, por vetëm të vijmë në aeroport një orë para fluturimit. Por, të hënën një gjë e tillë nuk ndodhi”, tha e nervozuar ajo. Gjota thotë se është e shqetësuar tej mase pasi që të martën asaj i duhet të paraqitet në punë, ndërkaq fëmijëve në shkollë.

Edhe Pashkë Marku, i cili udhëtonte për në Suedi, u ballafaqua me problemin e njëjtë, sikurse të gjithë udhëtarët tjerë që kishin vendosur që të fluturonin me “Belle Air”. Ai biletën ai e kishte rezervuar që dy muaj, ku kthimin për në Suedi e kishte pasur të shtunën, por siç thotë ai fluturimi është anuluar pa asnjë paralajmërim. Sipas tij, kompania në fjalë është mashtruese dhe se e tillë ka dëmtuar mijëra qytetarë të Kosovës që kanë blerë biletat te ajo. “Më asnjëherë nuk do të udhëtoj me këtë kompani”, shtoi ai.

Udhëtarët duhet të blejnë sërish bileta

Leonard Shabanaj nga Deçani, bashkë me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tyre të vegjël kishin rezervuar biletat në kompaninë “Belle Air” qysh në muajin shkurt të këtij viti, por të hënën ai e mori lajmin se nuk mund të fluturojë për shkak se nuk kishte vende të lira në avion. “Më 12 shkurt të këtij viti e kam rezervuar biletën, duke paguar 320 euro për person. Sot e mora lajmin se nuk kemi vend, pasi biletat tona janë shitur. Personeli i kompanisë ‘Belle Air’ ka kërkuar edhe 300 euro shtesë në mënyrë që na të realizojmë fluturimin. Këta me qenë si duhet nuk i ruan policia këtu. Unë dhe bashkëshortja rrezikojmë t’i humbim vendet e punës”, tha i shqetësuar ai. Me orë të tëra të hënën në aeroport ka pritur edhe Gani Sopjani nga Janjeva e Lipjanit.

Ai tha se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, ku ishte duke pritur për të udhëtuar drejt Zvicrës ku atje duhet t’i nënshtrohej një operacioni. Sopjani tha se operacioni duhet ta bëjë në Curih, por atij në momentin e fundit iu është thënë se udhëtim do të ketë vetëm për Bazel. Sopjani rrëfeu po ashtu se dhëndri dhe fëmijët ishin nisur me veturë pasi e kishin kuptuar që nuk ka fluturim për në Cyrih. “Dhëndri bashkë me dy nipat dhe djalin u nisën me veturë pasi morën lajmin se nuk ka fluturim për në Curih. Ata duhet patjetër të mbërrijnë nesër në shkollë, në të kundërtën do të gjobitemi me nga 100 franga. Nuk kemi mundësi të ua arsyetojmë mungesën pasi që edhe arsyetimet që lëshon aviokompania nuk është se merren parasysh atje”, tha i nervozuar ai.

Një përjetim më ndryshe kishin pasur edhe Redmen Emini dhe e dashura e tij Adelina Tusha. Emini ishte i pakënaqur me përvojën që kishte pasur përgjatë këtyre ditëve me këtë aviokompani. “Motra ime që ishte me barrë  priste të lindte fëmijë. Ajo e kishte rezervuar një javë më herët biletën dhe në ditën e fundit asaj iu pat anuluar fluturimi. Asaj në atë kohë, në atë gjendje të rëndë që kishte qenë, këta të kompanisë ia patën kërkuar 200 euro për t’ia siguruar një vend në aeroplan”, tha ai.

Nrehaj: E kam humbur punën

Po ashtu, edhe Pashkë Nrehaj, së bashku me gruan dhe nusen e djalit me fëmijët, po priste që nga mëngjesi  të udhëtojë për në Zvicër. Ai tha se sapo ta arrijë në Zvicër do ta padisë kompaninë në fjalë, pasi që atij i ka sjellë dëme të mëdha. “Do të paguaj një avokat, dhe porsa të shkoj në Zvicër do ta padis këtë kompani e cila nuk është aspak serioze. Kjo është e pafalshme, madje do të luftoj deri në pikë të fundit deri sa kjo kompani të mos ekzistojë më. Unë do paguaj avokatë, një, dy, tre, sa do që të jetë e nevojshme, vetëm se kjo kompani të zhduket”, tha ai.

Arsim Franca, pas shkrimit i cili është botuar të hënën në gazetën “Zëri” ka shkuar në Aeroport për të marrë informacione rreth kohës së fluturimit. Franca thotë se kthimin për në Zvicër e kishte më 17 gusht të këtij viti, e ndërkaq punëtorët e kompanisë “Belle Air” atij i kanë sugjeruar që të fluturojë me pesë ditë vonesë për shkak të mungesës së vendeve në avion. “Unë do të filloj punën me datë 19, ndërkaq fluturimi më është shtyrë me datë 23. Mua më duhet tash që për të mos humbur punën të nxjerrë një biletë tjetër nga ndonjë agjenci tjetër”, tha ai./ Zeri/

27 komente në “Belle Air, skandal me pasagjerët në Kosovë”

  1. Treviso says:

    Biletat nuk ua kemi shitur ne, thone drejtuesit e kompanise.Shkoni atje ku i keni blere.
    Vetem me kete pergjigje kjo kompani duhet te bllokohet ne moment. Kjo eshte kompani mafjoze dhe jo kompani ajrore. Pergjegjsia me e madhe bie mbi qeverine qe i ka dhene liçencen dhe me e keqja eshte qe nuk ka lejuar konkurencen e kesaj kompanie. Eshte ministri i transporteve qe i ben keto pislleqe per te mbushur xhepat e tije. Ai duhet te hetohet i pari dhe pastaj kompania.

    1. Argita_B says:

      Per te gjithe pasagjeret qe kane probleme vonesash, anullimesh me kompaite e udhetimit ajror egziston mundesia e demshperblimit.
      Belle Air qe te udhetoje ne Evrope ka firmosur konventen evropiane te kompanive ajrore, kjo konvente e detyron te demshperbleje te gjithe pasagjeret nga momenti qe ka me teper se dy ore vonese.
      Belle air fatkeqsisht si thuaje çdo kompani shqiptare luan me injorancen dhe mungesen e informpacionit te pasagjereve te saj.
      SKYMEDIATOR eshte nje kompani e pavaruar, qe kundrejt nje perqindje (5 apo 10% te demshperbilimit) merret me te gjitha proçedurat dhe ben presion nepermjet avokateve te saj te kompanite qe sillen si rrugaçe.
      Me ka ndodhut e njeta gje perpara nje viti, Belle Air me thoshte ne Tirane se nuk ishte faji i tyre, me SKYMEDIATOR arritit te merrte demshperblimin ne vendin tim.
      Ps. Te me fali Tema qe i bej reklame nje kompanie ketu, po qellimi i vetem eshte qe kompani te tilla mos tallen me klientet e tyre.

    2. Ndre Legisi via Facebook says:

      Ta Gzioni “Nderin e Prishtines” o Kosovare!
      Me ju kaj nanen ju i thirrni bac!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/06/bac-u-shkerdhy.html

    3. Tani says:

      Treviso, eshte e vertete. Shumica e shqiptareve i blejne biletat neper agjensite e udhetimit dhe jane pikerisht ato agjensi qe abuzojne me udhetuesit, duke u kerkuar cmim me te larte dhe duke shitur me shume bileta sesa ka vende. Une vete punoj ne industrine e turizmit dhe keto probleme kam hasur shpesh.

  2. arsen says:

    Mos u nxitoni o shqipetare!
    Kompania “BelleAir Europe” (e ndryshme nga firma BelleAir që eshte e regjistruar në Shqipëri) është kompani e regjistruar në Itali, dhe si e tillë i nënshtrohet rregullave Europiane ndër të cilat edhe rimbursimi i biletave në rast vonese më të madhe se 3 orë.

    Shikoni këtu detajet:
    http://www.airpassengerrights.eu/en/how-to-complain.html

    dhe këtu keni formularët për tu ankuar autoritetit përgjegjës në itali:
    http://ec.europa.eu/transport/themes/passengers/air/

    Mbete shqipetare qe urreni dike qe eshte i suksesshem!
    Ju kujtohet LEGJENDA E KALASE SE ROZAFES?
    Keta jemi ne.

    1. ziggu says:

      kontrollo ku eshte e regjistruar belleair e shqiperise o matuf, se dhe ajo ne itali e ka seline sipas letrave

      1. Argita_B says:

        Personi me siper mundohet te ndihmoje me aq sa di ne menyre ndofta dhe modeste, ka te drejete dhe mos te dije, po ta quash matuf me duket pak e çuditeshme!
        Nese nuk ke ndonje gje ne lidhje me temen, do beje mire te kurseje fjalet.

    2. Hasani says:

      Po leji mor regjistrimet!Eshte e njejta kompani!
      Nuk eshte hera e pare qe ndodhin keto gjera,nga kjo kompani qesharake e cila ka Monopolin e fluturimeve me Shqiperine.
      Nuk kemi çfare bejme,na ka ra ne Shqiptareve me fluturu me keto kllouna me zero profesionalitet.
      …………………..Sigurisht mund ta quash te suksesshme kete kompani,por vetem persa i perket mbledhjes lekut,pra Monopolit qe ka krijuar,por nuk mund te quhet e susksesshme nje kompani qe i le njerzit te presin me ore te tera pa u dhene asnje shpjegim.Ndryshe nga kjo kompani qesharake,nje kompani serioze do jepte shpjegimet dhe do kerkonte falje per kete qe ka ndodhur,por te kjo kompani fluturimi mesa duket punojne hantikapat qe bejne prenotime pa pare numrin e personave qe kane prenotuar me perpara…faktikisht nga nje ane,mire e kane se edhe avionet jane si autobuzet e Kombinatit(ato te vjetrit),dhe mbase keto punonjesit hantikapat mendojne se njerzit mund te qendrojne ne kembe si neper autobuza.

  3. Sojlliu Elbasanit says:

    Kosovare mjerane.Ende nuk e keni mesuar se prapa kesaj kompanie fantazme fshihet emri i felliqur Lulezim Basha. Ky qe i “digjet shpirti per kosoven dhe kosovaret”.

  4. Claus says:

    I genjejne, i mashtrojne, i vjedhin, i rrjepin por perseri fluturojne me kete kompani qesharake.
    Kur me genjen heren e pare, e ke fajin ti, kur me genjen per te dyten here e kam fajin vete.

    Nuk me vjen aspak keq per keta. Fundja, nese ka popull qe i thote derrit daje keta jane, mjafton qe derrat ose dajot merreni si te doni, jane ….shqiptare!
    Me Belle Air nuk kam fluturuar dhe as nuk kam ndermend te fluturoje, ndersa keta dhe ne fluturime duan te jene “patriote”.

    Kam fluturuar me pasagjer Sali Berishen dhe Lulezim Bashen (aksioneri i Belle Air) por keta dhe sidomos Basha nuk ka udhetuar me kompanine e tij, por me Lufthans-en!

    Mire keta te mjere, por kur edhe “inteligjenti” Fatos Lubonja fluturon me kete kompani, kur me nje telefonate e thirren se avjoni fluturon nje dite para planit nga Malpensa, (sikur te thone:”hajde mblidh rraqet shpejt se do te nisemi sot!”), atehere edhe ketyre nuk u “jap shume faj”.

    Pune shqiposh hesapi!
    Por perseri edhe ne te ardhmen jam i sigurte qe keta do te fluturojne me kete linje.
    I tallin, i vjedhin, i rrjepin nuk ka problem. Ky eshte mentaliteti yne, ndoshta edhe ata pasagjere keshtu ju a bejne te tjereve ne punet e tyre.
    Kur i pyet se si e kaluan lejen, te gjithe keta thone: Mirrre, boll mirrre! Harrojne shpejt, kjo eshte e “mira” e tyre.

    1. plaku says:

      Claus,
      Te falenderoj se, me nxorre gjumin. Kam qeshur si i marre me shprehjen tende :

      “keta dhe ne fluturime duan te jene “patriote.”

      Me beso se zgjova gruan nga gjumi dhe mu desh ti spjegoja se pse qesha kaq shume dhe me ze te larte.
      “Claus”, duket se i njef mire si mentalitet. Kam mendimin se nejriu vlereson me shume ate qe nuk ka ose nuk ka patur. E kam fjalen se kosovaret kane qene te shtypur nga serbet dhe jane shume patriote, ndersa neve te Shqiperise nuk e kishim kete Problem se na shtypte qeveri shqiptare. Neve ishim te varfer dhe kam idene se jemi me praktike ne nxjerjen e lekut. Ky eshte vetem nje mendimi im i çastit dhe nuk preendoj se kam te drejte.

      Naten e mire, mik.

      P.S. Kerkoj lejen tende se, jam i sigurte se shprehjen tende te mesiperme do ta perdor ketu ne forum ndonjehere. Shprehja shume domethenese dhe filosofike ne nje fare menyre.

    2. Turi-NYC says:

      +100. Shume mire ja ben belle air te gjithe atyre qe udhetojne me ta. Duhet te jesh idiot i madh te rrezikosh parate dhe jeten me kompani te tilla. Shyqyr qe nuk Kane patur ndonje aksident.

  5. Kompani e lul bashes,,ahahahahaa nuk kuptoj ket popull si ka mundesi akoma njerez te tille te abuzojn genjejn,ky njeri eshte KRYETAR I PDse kryetar bashkie ne tiran,ky abuzues i rruges kombit,ky abuzues i dosjeve kunder UQKes ,vrases i 21janarit,vjedhes i votave te tiranes
    tash abuzon me mergimetaret qe kan njemije njeqind halle dhe nuk ka asnje prokuror ne ket toke shqipetare qete nise hetimet kunder kti abuzuesi skandaloz,dhe nje, mir ua ben shqipetareve te kosoves,se pjesa dermuese akoma sot perkrahin salen me lulushin oh sa mir u apunon.

    1. Ramy says:

      Rrahmut Kosove, t’i paskan mesuar keta bijet e janulles aksionet e Lul Bashes, po ikni more hajvaner se c’pune paska Lul Basha me belle air vetem ju shami kuqet e dini

  6. liri a vdekje says:

    BOJKOTOJENI KET KOMPANI O NJEREZ QE I KA DITET E NUMERUARA ,UDHETON ME AVIONET E KESAJ KOMPANIE SIKUR JANE FURGONET E KAMZES

  7. arsen says:

    Mos u nxitoni o shqipetare!
    Kompania “BelleAir Europe” (e ndryshme nga firma BelleAir që eshte e regjistruar në Shqipëri) është kompani e regjistruar në Itali, dhe si e tillë i nënshtrohet rregullave Europiane ndër të cilat edhe rimbursimi i biletave në rast vonese më të madhe se 3 orë.

    Shikoni këtu detajet:
    http://www.airpassengerrights.eu/en/how-to-complain.html

    dhe këtu keni formularët për tu ankuar autoritetit përgjegjës në itali:
    http://ec.europa.eu/transport/themes/passengers/air/

    Mbete shqipetare qe urreni dike qe eshte i suksesshem!
    Ju kujtohet LEGJENDA E KALASE SE ROZAFES?
    Keta jemi ne.

  8. elinor says:

    Ani de, n’mes vllazensh po jeni. Cka po qyrni edhe ju kesi gjajnash te pavlerta!! Ju a erdht me e votue Bashen, kopilin e Heroit Kombtar tujin, si kryetar bashkiet?! E pse po keni dert pse ju ka lane me prite 1 gjys ditet?? Ai boll qi ju bani rrugen e Kombit ku po mujkeni me ardhe e me la bethen n’uje me krype.

  9. H. Malo says:

    Me sa shihet Belleair po pérpiqet té nxjerré paret qé shpenzoi pér té
    çuar falas né Tirané votuesit e Saliut e té Lulit mé 23 qershor. Mé
    vjen keq qé vellezrit tané né Kosové ca gjéra i kuptojné me shumé vonesé.

  10. rroku says:

    blini biletat e Bad Air dhe do te perfundoni atje ku se keni menduar ndonje here !

  11. mirel says:

    Po prape me Belle airin ju?
    Merni tragetin, eshte me lire dhe arrini me shpejt

  12. luke says:

    Kjo eshte kompania e Sali Berishes. Prandaj e duan shume kosovaret Berishen se I q.. fort ai.

  13. psy says:

    Hiqni dore nga Belleair,ai ndyrsira Lul Basha nuk njeh limite,eshte fytyra me e peshtire dhe shpirti me i pameshirshem qe mund te ekzistoje,eshte qenia me inferiore dhe fatkeqe qe nuk po di me se c’ben per t’u ndjere i fuqishem.Edhe pak e do t’a shohe!

  14. Argita says:

    SHQIPETAR HIQNI DORE NGA MAFIA LUL BASHA,FLUTURONI ME KOMPANI SERIOZE SE JU SHKONE ME LIRE ME KOMPANITE EUROPIANE,MOS U BENI SKDHEVER TE FAMILJES BERISHA .NESE NE SHQIPTARET DO BOJKOTOJME KETE KOMPANI MAFIOZE,AJO DO LARGOHET VETE NGA SHQIPERIA

  15. samir says:

    kaq fitim ka kjo kompani, kaq shume kane vjedhur ne treg sa qe per zgjedhje ne shqiperi kane sjellur mbi 2000 e me teper persona nga vende te ndryshme te evropes pa pagese !!! dhe nga ana tjeter nuk demshperblejne biletat e detyruara per pasagjeret e thjeshte
    bisnesipolitik alla shqiptarce dhe pa konkurence
    hajdute…bad air tamam

  16. someone says:

    Vetem para pak diteve, ne aeroportin e TIA (ne Tirane), Belle-Air ne linjen Tirane – Milano (qe supozohej te nisej pas dreke), ne fillim la te gjithe pasagjeret te prisnin per disa ore (gje e zakonshme per kete linje keshtu qe nuk perben lajm). Por kur avioni u nis, ai kishte probleme me presionin e ajrit ne kabine keshtu qe beri ulje te detyruar ne aeroportin e Splitit. Pasi u ul (gjate darkes), pasagjeret u lane te mbyllur ne nje ambient te aeroportit dhe s’kishin te drejte te dilnin jashte. As edhe nje kusht minimal nuk u sigurua per pasagjeret, te pakten te kishin mundesi te benin nje telefonate drejt te dashurve te tyre qe po i prisnin dhe qe ishin bere shume merak. Ne fillim dolen dhe iu thane qe sa te rregullohet problemi do nisen, pas nja nje ore e gjysem iu thane qe do vinte nje avion nga Tirana qe ti merrte pasagjeret. Dhe kur njerezit i kerkonin llogari pergjegjesve (te papergjegjshem) te fluturimit te Belle-Air pergjigja harbute ishte qe avioni edhe mund te ishte rrezuar keshtu qe rrini urte (e gjitha kjo ne nje ambient te mbyllur duke mos iu zene te pakten nje dhome ne ndonje hotel aty afer) duke lemerisur njerezit. Shyqyr rastisen disa nga pasagjeret me telefone me roaming dhe zemermire qe arriten disi te merreshin vesh njerezit me te afermit e tyre. Si perfundim avioni u nis rreth ores 4 ose 5 te mengjesit. Imagjinoni qe aty kishte edhe femije, cfare torture kane hequr ata te shkrete…

    E bukura eshte qe as edhe nje gazete apo media tjeter nuk shkruajti per kete lajm, nderkohe qe te gjitha mediat e japin lajm te pare kur nje avion i ndonje linje amerikane apo evropiane ben ulje te detyruar ne nje aeroport…

  17. Tani says:

    Problemi nuk qendron te Belle Air, por te agjensite e udhetimit. Shumica e shqiptareve i blejne biletat neper agjensite e udhetimit dhe jane pikerisht ato agjensi qe abuzojne me udhetuesit, duke u kerkuar cmim me te larte dhe duke shitur me shume bileta sesa ka vende. Une vete punoj ne industrine e turizmit dhe keto probleme kam hasur shpesh.

    1. Argita_B says:

      E gjithe bota blen biletat ne agjensi, keshtu qe nuk ka asnje lidhje me problemin ne fjale ky fakt.
      Agjensite shesin biletat, dhe me pas behet regjistrimi i pasagjereve.
      Nuk eshte pergjegjese agjensia nese kompania ne fjale nuk permbush angazhimet.
      Me ka ndodhur te kem vonesa me Al Italia kur ishte ne prag te kapitullimit dhe me çuan ne hotel me 4 yje ne Rome, me darke te paguar, mengjes te paguar, si dhe bileten e kthimit.
      Te njeten gje me Air France, kam qen vet i 4, me rimbursuan nga 700 euro per person, dhe te ndesermen bileta falas per te kater ne klasin e pare.
      Keto kompani nuk ben çudira me mua, po thjesht zbatuan rregulloren qe kan firmosur.
      E shkruajta dhe me siper, nuk nuk di, apo nuk ka nerva qe te meret, le ti drejtohet Sky mediator pasi eshte falas.
      Ata ven avokatet e tyre dhe u bejne presion kompanive ajrore qe nuk permbajne angazhimet.
      Belle Air nuk eshte e vemtja kompani ne Evrope qe ka vonesa, pasi ka me qindra udhetime me vonesa, problemi eshte se Belle Air nuk respekton kontraten, dhe per kete duhet ndeshkuar. Vetem te portofoli dhem, sulmojeni atje Belle Air dhe shikoheni se sa shpejt do mari masa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje