Në një postim të vetin në rrjetin social Facebook, zv.ministri i Jashtëm i Shqipërisë shkruan: “Per rilindasit fillon viti 0000… premtojne do anullojne Planin Rregullues se Tiranes….!!! Ky eshte mentalitet vandalesh. Nese shkojme per inerci i bie qe ne te anullojme planin socialist pas 4 vjetesh???? E kunderta e zhvillimit. Dhe ata qe paguajne jane shqiptaret!!!! Mentalitet vandal …”
Po, a e ka vërtet Rama dhe qeveria e tij mentalitetin e vandalit?! Cilët kanë qenë ata që vandalizuan veprat publike sapo hipën në fronin e pushtetit, duke shpërdoruar këtë të fundit? Për këtë po jap veç dy shembuj që gjithkush, jo vetëm në Tiranë, i njeh shumë mirë.
Qysh në nisje të mandatit të parë qeverisës të PD-së (2006), një nga vandalizmat e saj ishte prishja e nënkalimit te rrethrrotullimi i Zogut të Zi në Tiranë. Ky akt u shkaktoi rreth 2 milionë euro dëm taksapaguesve të kryeqytetit. Promotorë të këtij vandalizmi qenë Berisha dhe ministri i tij i Transporteve Lulzim Basha.
Po në këtë linjë, është anulimi dhe prishja e Planit rregullues për qendrën e Tiranës (i cili kish kohë që po zbatohej dhe ishte pranë finalizimit), menjëherë pasi Basha mori postin e kryebashkiakut dhe e tjetërsoi sheshin e metropolit shqiptar duke i dhënë formën e linesit. Dëmi financiar në këtë rast ishte 4 milionë euro.
Si në rastin e parë, ashtu dhe në të dytin, kemi të bëjmë jo vetëm me vandalizëm (shkatërrim të një objekti të miratuar), por edhe shkaktim dëmi, pasi punimet në të dyja rastet kanë qenë të nisura dhe subjektet e kontraktuara janë paguar për çdo situacion punimi.
Në të dyja rastet vandalizmi ka një emër, Lulzim Basha, ish ministër me disa portofole në qeveritë Berisha, aktualisht kryetar statutor i PD-së, kryetar i opozitës së re dhe kryetar i kryeqytetit të Shqipërisë.
Kështu, përpara se zoti zv.ministër të flasë për të kundërtën e modelit të zhvillimit, për pará që i paguajnë shqiptarët dhe për mentalitet vandalësh, të shohë njëherë nga bahçja e partisë së tij, bile në kupolën drejtuese të saj, se do gjejë individë që u shkojnë përshtat epitetet dhe përcaktorët që vë.
Tani, le të kthehemi paksa tek anulimi i Planit rregullues të Tiranës, i bërë nga Lulzim Basha dhe i miratuar nga Sali Berisha.
Këtë çështje, së fundmi, e ka ngritur dhe bërë publike arkitekti Artan Shkreli. Duke mos qenë i fushës dhe as në dijeni të detajeve, do sugjeroja që përpara se Plani të anulohet, të vihet në dijeni opinioni publik i Tiranës se çfarë të metash dhe defektesh ai bart. Kjo duhet të bëhet pasi të mandatohet qeveria e re, e cila të ketë në dorë të gjithë dosjen e këtij plani, hapat që janë ndjekur deri në miratimin e tij dhe gjithçka që ka të bëjë me përmbajtjen.
Qeveria e re dhe posaçërisht KRTRRSH-ja nuk duhet të ndjekin shembujt berishist të hedhjes poshtë të çdo gjëje që ka bërë paraardhësi.
Plani të shikohet dhe të analizohet se në cilat pika ai prek atë hapësirë të gjelbër e publike që thotë edhe zoti Shkreli.
Nëse ky plan nuk është i dëmshëm në tërësinë e tij, atëherë të anulohet pjesërisht. Por, nëse ai ka një frymë që shkon përtej interesit qytetar dhe është i ndërtuar në formë të tillë që t’i shërbejë një grushti shumë të vogël sipërmarrësish që janë të lidhur ngushtësisht me mazhorancën në ikje apo me atë që drejton aktualisht Tiranën, atëherë të anulohet i gjithi e t’i bëhet me dije qytetarëve se si kemi shpëtuar nga një e keqe që i ofrohej kryeqytetit shqiptar.
Çdo hap që do hidhet nga qeveria e re në evidentimin e shkeljeve ligjore që kanë të bëjnë me palën që po lë pushtetin, duhet bërë me shumë transparencë, pa pasione dhe e faktuar në çdo detaj. Vetëm kështu nuk i lë shkas kundërshtarit që ta konsiderojë këtë si një hakmarrje politike e deri mentalitet vandalësh. Njëkohësisht, shpalos tek qytetarët që e kanë votëbesuar atë ndjenjë përgjegjësie se mandati që i kanë dhënë do u shërbejë atyre dhe jo kthimit në të kaluarën që po lëmë pas, me konflikte për shkak të përfaqësimit politik.
P.S. Sipas Fjalorit të Gjuhës Shqipe, vandal do të thotë: “Ai që prish e shkatërron në mënyrë barbare monumentet e artit e të kulturës dhe çdo gjë tjetër me vlerë; njeri i egër e barbar, shkatërrimtar i pamëshirshëm.”
ALTIN,
KETA DUHEN SHI NË DRU DHE NUK DUHEN LAN ME BZAJT!
http://is.gd/6PVITo
VETEM BERISHA , BASHA , JOZEFINA , BREGU, OOLDASHI, POLLO , RULI, NISHANI ME KOMPANIN E MINISTRISE SE BRENDASHME KETU E 6 VITE dhe sot si president etc etc
vandalet jane vetem me pd.rrofshin shume qe ti shohim duke vuajtur per ato qe na kane bere.
Harrojne keto bushtrat sa pare shqiptaresh kane hedh ne plehra vetem nga egoja e tyre tribale. Zhdukuni o ndyresira se na keni marre erzin tash e 20 vjet. Hapuni rrugen njerezve vizionare, boll me injorance dhe genjeshtra. Plani i leshit te Tiranes, plan njerezish mendjengushte dhe makute per te vjedh gjithcka, ashtu si vodhen dhe mandatin e kryetarit te bashkise.
Me kete opozite qe drejtohet nga injorante te paafte do kalerosh per 4 mandate o Edi Rama.
Ketro PD do mbahet mend sidomos per te famshmen “Terapi Shoku”. Nuk lane peme pa prere.
Keshtu e nisen dhe vetem keshtu dine ta vazhdojne pamvartas se ideatori u be viktime e saj dhe eventualisht ushqim per peshqit.
Shkaterro cdo gje qe kane bere ata perpara dhe var ndonje lule ne shtylle qe te mbahesh mend se ke bere dicka.(Zheji beri orgazme me ato lule).
Kjo eshte motoja.
Ky z.v ministri mos eshte ai Collaku qe i jep leksione Greqise.
Po a ka vandale me te medhenj se berishistet, qe nuk po lene peme pa prere ne Tirane.
Shko nji here ne Sofie, o zv minister dhe shiko lulishte, parqe dhe pyje pa fund ne mes te qytetit. Po te presesh nje peme denohesh njesoj, sikur ke vrare nje njeri. Kurse ai plani juaj i Tiranes zhduk gjithe gjelberimin edhe ne kodrat e liqenit. Turp…
Cdo dite flitet se cfare do te beje qeverija e re per Tiranen. Nuk ka dite qe nuk permendet nje rruge , nje pallat,nje lulishte ,nje kryqezim i Tiranes. Dhe une pyes nese kjo qeveri do te jete e Tiranes apo e Shqiperise?
Shumica e atyre qe bejne komente thone se le te vuajne tani qe kan ikur nga pushtet por harrojne diçka keta te till njerez ne qofte se nuk gjykohen per krimet dhe abuzimet qe kan bere nuk vuajn fare. Vuajtesit e vertet do jen vetem disa sipatizante te PD-se qe nuk arriten te vjedhin siç ben keta. Keta per vete kan siguruar pasuri edhe per sterniperit jo me per vete.
Nje shprehje latinisht qe perdoret ne gjykatat amerikane thot ”Fiat justitia ruat caelum” qe do te thot ”Edhe sikur parajsa te shembet vetem te drejtesi te ket”.
Keshtu qe cdokush duhet te luftoj per drejtesi jo per nderrim pushtetesh.
Ky zv/ministri eshte nje kamikaz idjot. Ai eshte perdorur dhe do perdoret vazhdimishte nga shefat sepse eshte cilesi e rralle idjoti servil. Nje amalgam qe duket po ta shikosh vetem nga koka.
Habitem me ty Altin, që thua se n.q.se Qeveria e re do të veprojë me transparencë,…nuk do t’i japë shkas opozitës…etj. Pse ti pret që kjo çetë hajdutësh, vrasësish, fundërinash…, të bëjë opozitë konstruktive, sepse i dhimbset vëndi??!!. Ti qofsh…