Po Noli?

28 Gusht 2013, 15:18Blog TEMA

Nga Leart Kola

Ne si shqiptarë, karakterizohemi nga dy qendrime shpesh herë ekstreme në raport me “tjetrin”.Në raportet individuale njerëzore dhurojmë një dashuri të papërmbajtshme,aq sa përherë e më shumë po stabilizohet ideja që tërheqja më e rëndësishme turistike, në vend të plazheve e bukurive natyrore janë vetë njerëzit që jetojnë kësaj ane. Në të njejtën kohë, ose më mirë në të gjithë kohrat,shqiptarët njihen gjithashtu dhe për reagime,agresive,të pa-organizuara, spontane të cilat jo rrallë kanë qenë në raport të zhdrejtë me momentin historik e mbi të gjitha me krahun e duhur të ndodhive politike.

Kjo u vu re edhe në dy ndodhit e fundit. Rasti i Himarës dhe rasti i Përmetit. Raste këto që cilat po diskutohen përherë si paketë e në fakt këtu qëndron problemi që dua të analizoj.

Në Himarë u shfaqën dy aktivistë, fashistë të Agimit të Artë, të cilët bënë publike një deklaratë për marrjen e territorit fizik të Himarës. Po e them që në krye të herës, rasti është kryekëput banal. Dy individë që i referohen një kohe që nuk ka ekzistuar kurrë e që ata nuk kanë fuqinë ta bëjnë realitet. Aktivistët erdhën për të bërë një aktivitet në Shqipëri, por më shumë se  donin të na merrnin Himarën, të veshur me pantallona të shkurtra e gjeste karagjoze, ata donin të rrisnin ndonjë votë në vendin e tyre. Histeria kolektive, spontane, tipike shqiptare që ngjau më pas, ishte shërbimi më i mirë që  ju bë partisë fashiste greke, e cila si subjekt përfaqëson një anomali post-krize në shtetin fqinj. Qendrimet kaotike në politikën e jashtme, karakterizohen gjithmonë nga përgjithësime dhe mungesë njohjeje, fenomene që u panë dhe në trajtimin e rastit në fjalë. Së pari nuk u bë diferenca që në Himarë për të bërë ato deklarata nuk erdhi i gjithë populli grek, sic u referua nga nacionalistët, por aktivistë të një partie që përfaqësojnë një pjesë të vogël të grekëve në parlament, në po atë parlament ku qëndron dhe Syriza,një forcë e majtë që përfaqëson gjysmën e popullit grek, e që në qendër të programit të saj ka integrimin e emigrantëve. Duke përdorur këtë lloj përgjegjësimi, të gjithë ata që sot rrahin gjoksin si patriotë, janë duke i bërë një shërbim të jashtëzakonshëm Agimit të Artë, me vënien e tyre në qendër të vëmendjes e gjithashtu me konfirmimin e një teorie e cila nuk është fakt që gjithë grekët janë fashistë, e për pasojë atëherë ata detyrimisht duhet të mbështesin partinë fashiste,a nuk është në fakt kjo ajo që po kërkon vetë partia fashiste?

Por çorditja totale qendron në rastin e Përmetit. Akti i parë anti- patriotik, ishte lidhja e rastit të Përmetit me “provokacionet e gushtit në Himarë”. Deduksioni logjik këtu bëhet dhe më spektakolar dhe akoma më anti-patriotik, duke propozuar që Kisha është Ortodokse, këta të fundit janë grekë, pra kisha është greke e duhet ta marin shqiptarët. Fan Noli i shkretë është duke u rrotulluar në varr. Sot kisha Ortodokse shqiptare është e pavarur, ndoshta ekzistojnë klika të ndryshme që duan t’ia heqin këtë pavarësi, por më shumë se keto, vetë ata që në dukje janë duke mbrojtur pavarsinë e kishës e sulmojnë, sepse e konsiderojnë tanimë greke?! Ky është një hara-kiri politik që mund ta bënin vetëm nacionalistët shqiptarë. Të cilët treguan dhe një herë mosnjohje totale të politikës, por mosnjohje totale dhe të fesë, e cila qëndron mbi parimet e universalitetit e nuk është një nocion territorial. Por keqardhja më e madhe është që në vënde të tjera, debate mbi rëndësinë e objekteve të kultit apo kulturës, mbi rëndësinë shoqërore të fesë apo kulturës, janë debate që kanë shënjuar momente emancipimi historike.

Përfshirja e qytetarëve në debatin e kishës në Përmet, duke e bërë diskutimin sa më demokratik, mbi rëndësinë e njërës apo tjetrës, trajtimi i kësaj çështje nga disa këndvështrime, si ai filozofik, teologjik, sociologjik konstituojnë jo vetëm momente historike të qasjes ndaj territorit, kulturës dhe ligjit, por dhe krijojnë një atmosferë njohjeje e shmangieje të këtyre keqkuptimeve masive që ekzistojnë sot në shoqërinë tonë. Por edhe kësaj here një gjë e tillë nuk ndodhi, një tufë injorantësh të udhëhequr nga një media amatoreske, arritën të na fusin të gjithëve në qorrsokake konceptuale,e humbje totale koordinatash. Histeria edhe një herë mbizotëroj mbi llogjikën.

Feja, Kombi dhe Kultura janë tema shumë të rëndësishme për tu lënë në dorë të “djemve të labërisë” apo Irfanit të News 24-ës. Janë shtyllat që mbështetet shoqëria për të qëndruar drejt e për të parë larg. Për këtë arsye është e rëndësishme që të ketë një përfshirje shumë më të madhe të shtresave shoqërore akademike, por sigurisht dhe politike, që vendosin disa piketa në këtë debat, përndryshe kjo aleancë absurde mes Agimit të Artë e nacionalistëve shqiptarë, do krijojë një hegjemoni dhe një stabilizim të retorikës së urrejtjes e cila do jetë shumë e vështirë për t’u luftuar në të ardhmen.

50 komente në “Po Noli?”

  1. Yplala says:

    Destabilizimi i gjendjes ne Shqiperi i ka ardhe fundi ku fatet e kombit tone dhe atij grek do te varen vetem nga dialogu dhe jo nga “euforia atdhetare” e “patrioteve”shqiptare qe njehere therrasin ne emer te atdhut e njeher therrasin ne emer te fes .Shqiperia i perket Europes dhe kisha i perket besimtarve

    1. shkodrani londer says:

      shume diplomat shoku,
      po kete diplomaci mund ta perdoresh ne vendet skandinave ne europen perendimore por jo ne ballkan.

      Shqiptaret jane si jane, dhe jam me ty kur thua duhet me shume diplomaci dhe me pak uleritje pa vlere, por kur te ulerasin hijenat e qeverise greke qe perfaqeson popullin, ti si mendon? si duhet te sillemi?

      Te luajme te vdekurin se mbase largohen?

      Jo mor shoku jo.

      Vetem diplomacia nuk hy ne pune me hijenat greke,

      50% diplomaci / 50% reciprocitet…. deri sa te behemi edhe ne ballkanasit, njerez qe dime te flasim e komunikojme e te jetojme ne harmoni

      Diplomacia yte eshte nje cike e lagesht, nxirre ne diell e thaje

      1. me pelqeu sot tema e sotme e jo te merremi me salen e te tjera tema pa bereqet,pa dasht te baj politikanin do te thosha vetem kete , ka ardh koha me u tregu ma shum patriota e ma pak tolerant se prej kesaj tolerance ka lujt me ne greku e serbi.

    2. raimondi says:

      Nuk ka nevoje fare per dialog midis shqiptareve dhe grekeve per punen e fese
      Keto gjera jane te ndara –seicili ka shtetin e tij , dhe vepron Brenda shtetit te tij mbi bazen e interesave te tij, pike

      Ndaj edhe shteti shqiptar, por sidomos intelektualet ortodokse shqiptare
      duhet ti kerkojne Janullatosit te largohet nga Kisha jone, sepse misioni i tija ka mbaruar

      Janullatosi erdhi si i perkoheshem, dhe perkoheshmeria nuk eshte gjithe jeten,dhe kete duhet ta kekrojne Intelektualet ortodokse , sidomos keta qe jane aktiv ne media

      Perse nuk flasin keta ANALISTET ORTODOKSE si Lubonja, Stefani, Cipa, etj ?
      Pse rijne ne heshtje ?

      Kisha eshte e tyre ne fillim pastaj edhe e jona

      Ndaj Janullatos te iki. Kisha te vendos ne krye nje prift shqiptar
      Meshat te mbahen ne gjuhen shqipe

      Pronat e Kishes dhe te XhAmise te shikohen me perparesi, por duhet qe specialsitet ne bashkepunim me intelektualet e religioneve t endryshme te krijojne njefare stattistike se sa objekte kulti duHEt te kete per frymen e popullsise
      se nuk do e kthejme Shqiperine ne nje vend ku ndertohen vetme kisha e xhami

      Po ashtu parlamenti jone duhet te beje nje ligj ku meqense ne jemi shtet laik,
      te mos kryhen ceremony fetare ne ruge,as musymane dhe as te krishtera

      Ceremonite fetare te kryhen vetem ne institucione,

      Kush kryhen rite fetare ne ruge , te debohet sipas ligjit per prishje te rendit public

      Ndersa ai merak qe ka ne fund te shkrimit autori nuk qendron fare

      Cdo shtet ka menyren e tij te punes

      Ne lidhje me shtetin tone.ne nuk duhet ti lejojme aspak politikanet e grekeve te hyjne e te bejne propaganda ne teritorin tone ne kohe zgjedhjesh

      Si dhe shteti liston ata qe jane te padeshirueshem dhe nuk i lejon te hyjne ne teritorin tone
      Dhe kaq , eshte e zgjidhur puna qysh ne kufi.
      NUK KA NEVOJE PER SHUME LLAFE

      1. Arberor says:

        Kane shkruar, por duhet te vesh tek ato gazeta ku botohet shkrimet e tyre te lexosh. Per Lubonjen mos e zer ne goje, ai di te flasi vetem kunder cdo gjeje shqiptare.

        Andrea Stefani
        http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/08/27/diplomacia-greke-nuk-mbush/

        Aleksander Cipa

        http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/08/20/ka-ringjare-e-vjetra/

      2. Shefqet Cela says:

        Per mua Ahmet Zogu eshte antishqiptar per atdheshitjen e tere te zezat, qe i ka bere ketij vendi, POOOR……
        AHMET ZOGUT DO TI NGRIJA NJE LAPIDAR PER CESHTJEN E FESE. I BERI TE GJITHE VENDET E KULTIT ME NGJYRE SHQIPTARE, AUTOQEFALE. Pati deshtim vetem per kishen katolike, sepse ishte vasal i Musolinit, i lidhur ngushte3 me interesa personale ekonomike.
        Ky merhumi “ne ikje”, ja ngriti moinumentin per te zezat qe i ka bere ketij vendi.
        Zogu e shkeputi nga arabet edhe xhamine e teqete.
        Kishen Ortodokse e la ashtu siç e kishte lene Noli, autoqefale.
        KY qoftelarg “ne ikje” na futi ne Aleancen Islamike dhe pastaj nje solli peshqesh Janullatosin, sikur s’kishim shqiptare.
        Merreni me mend kush eshte me i poshter nder ta.

    3. Doni ALBO says:

      Ja nje idiot “diplomat” kinse me grekun vetem dialogu zgjedh problem kur nuk e di apo nuk do ta di se me grekun nese hyn ne dialog vetem humb si per deti, census, kishen ortodokse, per varreza…ja keto jane rezultatet e dialogut me grekun o IDIOT.

  2. elio says:

    MIku im, per ty nuk eshte asgje mire…si reagimi ashtu edhe diskutimi qe eshte bere…Nuk ke ci ben, ne shqipetaret jemi keshtu, ca histerike, e ca te rrembyer…mbase ke te drejte ne disa pika por qellimi eshte ti tregojme tjetrit kufirin te thana..dhe me gjithe gabimet kjo u mberrit..pastaj per pune delikatese, ne nuk na e vershellen njeri po nuk uleritem dhe kjo per shume vite rresht perderisa kemi nje shtet qe nuk funksionon…miku im, shqipetaret kane shume te keqija e te mira..si ta mendosh por Shqipetaret nuk jane popull “kurve”…”delikatet” ta kene parasysh…

  3. Claus says:

    Faleminderit dhe respekte mbi te gjitha per kete shkrim.
    Gje tjeter nuk mund te them.

  4. R.Moisiu says:

    Kontributi i Nolit ishte ndërtuar sipas thënies biblike që ai përdorte gjithmonë: “Një popull pa vizion zhduket”. Duke vënë në plan të parë vizionin e një populli – popullit të tij shqiptar – Noli hodhi një bazë të shëndoshë të rizbulimit të identitetit kombëtar dhe ruajtjes së tij nga asimilimi kulturor pas disa shekujsh shtypjeje.Përpjekje dinjitoze e vlerësuar historikisht, por që përbënte një eveniment historik e kombëtar; jo vetëm për ndjenjat atdhetare e kombëtare, por edhe ndjenjat fetare. Përpjekja dhe realizimi që bëri Noli ynë i madh – shkëputjes së ortodoksisë shqiptare nga ajo greke, shkëputje e cila ruhet edhe sot me fanatizëm nga pasardhësi i shquar i Nolit At ‘Arthur Liolini, përbën një kontribut shkrepëtitës nga ana e klerikut ortodoks. Një deklaratë brilante e Fan Nolit i kapërceu me të shpejtë kufijtë e mijëvjeçarit kur jetoi. Ai tha se populli shqiptar, me një shumicë dërmuese myslimane, zgjodhi në krye një prift orthodoks, sic vdiq ai.
    E ku ka kompliment më të bukur, se ky mesazh i tolerancës dhe bashkëjetesës fetare që mund t’i bëjë dikush popullit të tij se sa ky? Sidomos sot, kur ngado gëlojnë përplasjet fetare?
    Fan Noli i ka kapërcyer kufijtë e kulturës së intelektualëve të kohës, shqiptarë dhe jo shqiptarë. Ai është parë si një personalitet i shquar për tributet e një lideri shteti që ai i atribuoi vetes me restaurimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve mbas disa shekuj të pushtimit otoman. Jo vetëm si kishtar, historian, studiues, shkrimtar, esseist, pamfletist por edhe si një burrë shteti -bëri që atdheu i tij të njihej në arenën ndërkombëtare, duke e shquar Nolin si një arkitekt i zgjimit e dinjitetit kombëtar, besimit dhe pika e bashkimit të shqiptarëve, sidomos në Amerikë. Brilantet e tija të veprave origjinale dhe të përkthyera, janë deri më sot, të pakritikueshme nga askush.Raimonda MOISIU

  5. alban4eva says:

    Laert, shkrim shume i dobet dhe i mbeshtetur ne globalizem shterpe. askush nuk thote qe ata debilat qe dalin dhe rrahin gjoksin si patriote duhet tu japim te drejte dhe ti perkrahim, por edhe pergjigje duhet tu japim pisave greke. kthimi i pergjigjes nuk tregon patriotizem bosh, por tregon karakter te forte dhe personalitet, dhe e kunderta tregon karakter te dobet dhe servilizem.

    persa i perket asaj qe thua ti, qe kisha shqiptare eshte autoqefale, je krejt ne rryme te kundert, kthehu me fytyre nga e verteta Laert, sepse kisha ortodokse shqiptare eshte autoqefale mbase ne letra, por realisht ajo eshte e varur kryekeput nga kisha greke, pike..!! kete e kane kuptuar edhe guret. vetem ti nuk paske sy te shohesh..!! gjej ndonje metode tjeter per te argumentuar keto ceshtje Laert, sepse ne ne kete menyre genjen vetem veten tende..!!

  6. albgentius says:

    Shkrim me vend. Shume dakort me autorin.

  7. me pelqeu komenti yt I kuq je por I ke rene pikes flm

  8. Landi- Sverige says:

    Urime! Shpresoj qe shume “patrioteve” tu hiqet “perdja nga syte” nga ky shkrim!

  9. shqiperia says:

    problemi eshte se grekrit e perdorin kishen e ne shqiperi per politike jo per fe.dihen se cfare duan ata.grekrit kujtojne se kisha ortodoske shqiptare u perket atyre dhe shqiptaret skane te drejte a thua e kane me tapi.sikur behet fjale per ndonje prone.kisha ka ne cdo bote dhe secila eshte e shtetit te vet.eshte si te cohet vatikani dhe ti thote anglise mos voto ate ligj apo mos merr kete toke se eshte e vatikanit bredna ne angli.apo kudo qofte ne cdo vend katolik.
    vendet e zhvilluara amerike frnace japoni kanada angli i kane xjerre jashte loje perrallat e kishes nuk kane ndonje influence vetem ne vende te varfera lindje te mesme kisha e xhami bejne kerdira.

  10. Patrioti says:

    Laerti me kete shkrim ose po tregohet shume naiv ose shume i shitur tek greku. po anoj me shume nga kjo e dyta per disa arsye dhe komente ne shkrim. ” Së pari nuk u bë diferenca që në Himarë për të bërë ato deklarata nuk erdhi i gjithë populli grek, sic u referua nga nacionalistët, por aktivistë të një partie që përfaqësojnë një pjesë të vogël të grekëve në parlament, në po atë parlament ku qëndron dhe Syriza,një forcë e majtë që përfaqëson gjysmën e popullit grek, e që në qendër të programit të saj ka integrimin e emigrantëve.” – Pasi lexoj kete koment dua te di se pse pas ketyre akteve banditeske nga ana e Agimit te arte dhe provokimeve te hapura kunder nje vendi “mik” e fqinje nuk u ngrit SYRIZA me gjysmen e parlamentit dhe ti denigronte dhe te hhidhte poshte keto deklarata apo te vinte deri ne kufi e te mos lejonte kthimin pa kriter te mijrave qytetare shqiptare qe ne menyre te rregullt duan te levizin ne nje vend “demokratik” evropian? por u desh nderhyrja e POLICISE KUFITARE SHQIPTARE me vendimin e reciprocitetit qe te shikonim nje reagim te anes greke. Po mire keta paskan qene dy bandite banale qe bene deklarata shoviniste, po deklaraten e ZV. Mistrit GREK ( Anetar i Qeverise) cfare e konsideron LAERTI? apo kjo nuk eshte nderhyrje ne punet e brendeshme te Shtetit Shqiptar , me sakte te bashkise se PERMETIT me KISHEN AUTOQEFALE SHQIPTARE. dhe pastaj ne quhemi Histerike dhe njerez qe reagojme jo ne menyren e duhur e ne kohen e duhur. Jo Z. Laert, ne jemi njerez dashamires qe reagojme kur nuk mban me uje pilafi. kur nuk i thua dot me derrit Daje. i lutem redaksise se gazetes te kontaktoje autorin e shkrimit per disa komente per keto pyetje qe kam ngritur dhe besoj se shume te tjere i kane ne mendje.

  11. mergimtari fv says:

    Agimi i Arte dhe Syriza jene dy faqet e te njejtes medalje anti-shqiptare te Megai Idhese , autori i shkrimit kerkon te qendroje me kembe hapur si ne Greqi e Shqiperi , i veshtire roli dhe pozicioni z.KOKA te mbash dy kunguj ne nje sqetull themi ne ijnorantet patriote shqiptar .

  12. ilia says:

    Keto dy ceshtje e Himares dhe e Permetit nuk kane asnje lidhje njera me tjetren…
    Rasti i Kishes se te Tereshenjtes ne Permet, eshte rasti m flagrant i mungeses teresore te qyteterimit, qe fillon nga majat e shtetit shqiptar deri ne baze…
    Dhe patjeter ketu, sic thote z. Kola duhet te angazhohen intelektuale, akademike, profesore e te krijojne nja atmosfere diskutimi te qyteteruar, ashtu si ne te gjithe boten,..kjo nuk ndodh tek ne, por data 16 gusht 2013 do te mbetet nje njolle e zeze ne ndergjegjen e kombit shqiptar, qe te kujton ne miniature “letren e hapur 6 shkurt 1967”.
    Nuk eshte se keto gjera nuk njiheshin tek ne,..por rasti solli nje mediatizim te dukshem u shfaq haptazi barbaria ne qendrimin ndaj SE SHENJTES,..dhe ndaj perfaqesuesve te fese..
    Fatkeqesisht z. Kola tek ne nuk sundon qyteterimi por “djemte e laberise” dhe “djemte e tropojes”

  13. Arberor says:

    Shkrimi shume i dobet. Siduket Learti ka qene duke pire ashash Lazarati ne ate moment. Perse kjo kishe “autoqefale” del dhe kungon ngjarje te shtetit te Greqise, por se kemi pare kurre te prononcohet apo te thote nje fjale sado besimtare per gjenocidin Cam. perse kjo kishe me ne krye Janullatosin u prononcua per aksidentin e Gumes, kur nuk ishte aspak vendi i tij, por kur ja hodhen jashte priftin kjo organizate qe del ne mbrojtje te Janullatosit nuk tha asnje fjale. A do te rrinte kaq i qete Fan Noli nqs nje organizate greke do te kishte bere kete per kombin e tij. Sa i ceket qe je more Leart ne analizimin tend. Po per ato eshtrat e shqiptarve ne Kosine qe u kaluan per fantazmat e ushtarve grek, kush e beri, dhe me bekimin e kujt. Fan Noli po rrutullohet ne varr qe i kane perdhosur punen e madhe qe Ai me shume pateriot bene per te shkeput kishen tone nga kolerat radikale, dhe nga ky shkrim teper medioker.

  14. aranit bregu says:

    Diplomacia eshte pasqyre direkte e forcave ushtarake te cdo vendi te botes. Dmth fjalet lirohen e shtrengohen sipas takatit dhe ke ke perballe. Kujt kemi takat t’i shtrengojme dhembet ne? (Pervecse ndonjehere kur na ndersen Amerika dhe na leshon nga zinxhiret si ata qente e terbuar)
    Pike.

  15. alban4eva says:

    urojme qe kermat greke qe flasin shqip, te kuptojne se jane felliqesira qe nuk meritojne vemendje dhe te heshtin sa me pare, se ngelen duke ngrene mut gjithe diten kunder ketij populli.. ndihen edhe pertej oqeanit qe vijne era kake..!!

  16. alban4eva says:

    ilia,

    sikur te ishte ashtu sic thua ti, qe ketu ne Shqiperi “sundojne djemte e Laberise” apo “djemte e Tropojes”, nuk do kishte bir kurve greku te futej ne territor shqiptar dhe te shiste pordhe hapur, me kercenime dhe provokime.

    por ja qe per fat te keq ne Shqiperi sundon S-halè serbi, qe i ka ulur breket qe prej kohesh dhe e ka kthyer shtetin shqiptar ne han me 14 porta, ku hyjne jevgj te Agimit prej bakri dhe kercenojne hapur, ose vijne prifterinj me autobusa nga Gjriokastra dhe Saranda dhe bejne karate, boks, kick-boks, xhudo, mundje stil te lire dhe lloj lloj artesh marciale me policine.

    nese ndodhin keto gjera, eshte sepse nuk ka me shtet, se po te kishte shtet, e shifje ti sa pordhe do bente greku..!!

    1. Ylli says:

      Pergjigje dinjitoze,realiste dhe e nevojshme per artikullin dhe komentet pro tij

  17. Volteri says:

    Ajo qe e amplifikon problemin eshte dinakeria shoveniste e Janullatusit, qe kurdis artificialisht konfliktet per qellimet te mbrapshta.
    A nuk do te dije se feja eshte e duhet te jete e ndare nga shteti.
    Ai sillet si supershtet ne Shqiperi.
    Janullatusi nuk do te dije se Kisha Ortodokse Shqiptare eshte Autoqefale.
    Kur Krishti kerkonte qe problemet te zgjidhen paqesisht dhe jo me urrejtje, ky kryeprift kurdis klerike ordinere per konflikt, prandaj ai per turpin e tij po e ekspozon veten si antikrisht, si nje percares i kombit shqiptar.
    Shqiptaret dhe, vecanrisht, ne kete rast Permetaret, te kene parasysh porosite e Poetit Kombetar, Naim Frasheri:
    “Beset edhe fete t’i kemi,
    Po te ndare te mos jemi.
    ………………………………
    Lini me nj’ane fene,
    Dhe shikoni Memedhene.

    Keto fjale te Naim Frasherit ne Jug te Shqiperise, na kujtojne fjalet metonimike te Pashjo Vases ne Veri:

    “Feja e Shqiptarit asht Shqyptaria”.

    O besimtare te ndershem ! Mos u genjeni nga Janullatusi, ai eshte nje e keqe e perkoheshme, ai i merr te keqen Shqiperise. Ai erdhi midis nesh si teolog dhe me veprimet e tij po e mbyll pleqerine si shovenist.

  18. Niko Simaku says:

    Bravo Leart.Je mjaft i ekuilibruar.Me pelqen konstatimi, ose me mire fakti, qe kisha nuk ka te beje me teritoret, me kufijte shteterore. Po te ishte keshtu, Evropa katolike nuk do lejonte islamiket apo ortodokset te kishin kishat dhe te faleshin brenda teritorit te tyre. Nacionalizmi inorant shqiptar nuk sheh me larg se unda e vet. Kjo i sjell shume dem kombit. Per mua ka qene qesharake deklarata pompoze e disa fashisteve greke se ata perfaqesonin popullin grek. Po te ishte keshtu, ata do te kishin gjithe parlamentin me vehte.Edhe rasti i Permetit, gjithashtu me duket qesharak.Nuk mbrohet kombi apo shteti shqiptar me deklarata nacionaliste.Atje u be nje grindje,por kjo lidhet me shume me anen ligjore te çeshtjes. Le te zgjidhet me qetesi. Por te mos harojme se shume prona te kishes nuk jane kthyer sikurse percaktohet ne kushtetute dhe gjith atyre premtimeve te bera nga politikanet. Shih rastin e Voskopojes. Nje teritor gjigant i saj nuk i eshte kthyer. Ne te po behen abuzime me ndertime paleje. Kush po e mbron kishen. Shteti nuk ekziston, si i tille, mosekzistenca dhe mos zbatimi i ligjeve, domosdo ngjall shume interesa te paligjeshme. Ne keto interesa e ka shtratin edhe “nacionalizmi”. Paturpesisht flitet ne emer te kombit.
    Bravi Leart!

    1. Arberor says:

      Niko, kush doli dhe u soll si vandal, a nuk ishte ky Thomollari qe vandalizoi edhe te vdekurit, por kete juve gjoja besimtare nuk e zini ne goje. Perse kjo kishe nuk del me nje deklarate te madhe qe shteti Grek mos te flasi ne emer te tyre, por mezi u doli vetem nje gjysem fjale sa per te lare gojen. Besimi qendron tek shpirti e jo tek pronat. Dhe tani me ler te citoj nga i madhi Noli Kamxhikun e Krishtit:

      KRISHTI ME KAMXHIKUN~Fan Noli

      Në kështjellë t’atdheut, në tempull të fesë
      Janë shtruar sarafët’) pa shpirt e pa besë,
      Tregëtojn’ e gënjejnë, rrëmbejn’ e sfrutojnë,
      Thon’ ashtu Israelin e mbrojn’ e shpëtojnë.

      Shtrembërojnë kanunet, i marrin në dorë,
      Dhe shkëlqejnë në kish’ e në fron me kurorë,
      Vegjëlia për ta batërdisen dhe vriten
      Dhe kështu parasitët gjakpirës po rriten.

      Tradhëtori dinak, hipokrit e kusar
      Na u ngrit gjer në kulm, dhe u-bë kryetar;
      Nënë zgjedhën besnikët për vdekje lëngojnë,
      Se mëkat dhe mallkim kryengritjen kujtojnë.

      Çdo i shenjt’ ideal, çdo shtëpi Perëndie
      Ishte bërë dyqan dhe pazar tregëtie:
      Kush fitonte më tepër, ay ishte usta,
      Dhe kush nukë plaçkitte ish krejt budalla.

      Kur e pa këtë zi dhe këtë erësirë,
      Krisht’ i ëmbël u-ndes dhe u-bë i vështirë:
      Me kamçik e me fshikull sarafët i dboj,
      Dhe nga larot gjakpirës atdhen’ e shpëtoj.

      Dhe Shën Pjetr’ i gëzuar ahere i tha:
      “Ja tani e ke nisur tamam, or usta!
      Me kërbaç e me shpatë mi ne mbretëro,
      Dhe me forc’ e pahir na çliro, na shpëto.”

      “Je gabuar, o Krisht, që u ke predikuar,
      Se të marrët, të shurdhërit s’kanë dëgjuar;
      Ndreq kurrizin më parë, pastaj ndriço trurin.
      Se shpirt-robi s’çlirohet askurrë pa drurin.”

      Jesu Krishti s’ dëgjoj, dhe s’e mori vesh mikun.
      Dhe me lot i penduar e hodhi kamçikun,
      Dhe i tha: “S’e ka fajin kurrizi, po truri,
      Se lirin’ e sjell drita e mëndjes, jo druri.”

      “Merr-e prapë kamçikun, Shën Pjetri u- përgjeq,
      Se përndryshe kjo punë na del mos më keq.
      Përkëdhel’ u kurrizin dhe do t’të besojnë,
      Vraj-i, shtypi, dhe shtrydhi, dhe do t’adhurojnë”.

      Jesu Krishti s’dëgjoj, dhe s’e mori vesh mikun.
      Dhe s’u-unj përsëri që ta merrte kamçikun:
      Dhe e kapnë kamçikun sarafët për fenë,
      Dhe e shëmpnë çlironjësin, fen’ e atdhenë.

  19. Dardan says:

    Fundi Shqiperis do i vije nga kjo rrace e qelbure egjiptaso-kaukaze e infiltruar ne shtetin shqiptare.

  20. Ateisti says:

    Shkrim thjesht i persosur Laert! Megjitheate do te gjenden gjithmone injorante te lindur ose te bere te tille gjate rruges(ketu ne Shqiperi fale zotit i kemi me shumice) qe kujtojne se akti me i larte patriotik eshte te shash fqinjet(ata shteterore). Kujtojne se patriotizem eshte te marresh flamurin kuq e zi edhe te ulerish si i cmendur rruges per stadium. Nuk e dine se patriotizmi fillon qe te qesja e plehrave,te respektimi i semaforit apo menyra e komunikimit me njeri-tjetrin. Ketu te ne ka 1000 menyra per ta cfaqur patriotizmin dhe menyrat qe gjen kjo klase njerzish fatekeqsisht jane me te fundit(ne renditje) dhe me banalet. N.q.s nuk i shan greket maskarej,jevgj,te ndyre, serbet katile hadute, maqedonasit antinjerzore te pabese, e me qindar epitete te tjere atehere me e pakta nuk je patriot, dhe me normalja nje agjent i UDBse ose i asflise greke. Per ta cdo perpjekje per te ngritur ura bashkepunimi quhet nje dobesi e madhe.Urime per artikullin.

    1. mentali says:

      Ti qenke me te vertet Ateist, mor bir.

  21. SKENDER BEU I VJETER says:

    IKE O LEART SE QENKE NJE MATYF POLITIK QE PANDEN SE NE EVROPE DO FLENE TE GJITHE BASHKE.EVROPA MBETET EVROPE EDHE SIKUR TE PASHKOHET E GJITHA DHE TI HEQE KUFIJTE.GREKET DO DUAN TU SHESIN PORDHE SHQIPTARVE,SHQIPTARET DO DUANTE SHESIN PORDHE ME NJERI TJETRIN .BEHET MIRE QE GUSHTI I HIMARES LIDHET ME GUSHTIN E PROVOKACIONEVE QE SHQIPTARET TE KENE KUJDES NGA IA QE ITHONE MIK.PO KESHTU E VERTETA ESHTE SE KISHA OTHODOKSE E FAN NOLIT NUK KA ASNJE GJE TE PERBASHKET ME KISHEN OTHODOKSE TE ORGANIZUAR NGA JANULLATOSI QE KUDO KA FUTUR SHERBETORET E GREKUT DHE SHFRYTEZOJNE NDJENJEN OTHODOKSE TE SHQIPTARVE PER TE KEQEN E TYRE,DUKE NXITUR PRIFTERINJTE ME EMRA QERIM ,SEJDIN NASTRADIN TE ZIHEN ME GRUSHTE KUR KRISHTI THOS TE RA NE NJEREN FAQE ,KETHEJA DHE FAQEN TJETER DHE NUK THOSHTE SULMO ME GRUSHTA DHE ME FORCE.OTHODOKSIA PARA SE GJITHASH ESHTE BESIM,BINDJE DHE URTESI DHE JO FORCE,KUNDERTI,DHE PERCARJE.E VETMJA KISHE FAN NOLISTE E VERTETE ORTHODOKSE SHQIPTARE ESHTE KISHA E AT MARKUT TE ELBASANIT,E NJEH APO NUK E NJEH KISHA E JANULLATOSIT.EDHE FAN NOLIN KISHA GREKE NUK E NJOHU NE FILLIM DHE U BE PRIFT NGA KISHA RUSE,POR ME VONE U DETYRUA TI PUTHE DOREN PATRIKANA GREKE SEPSE BERI PUNE TE PAQME ME OTHODOKSET SHQIPTARE PER PERHAPJEN E DRITES SE JEZU KRISHTIT.SE FUNDI PO QE SE JE I BIRI I JANI KOLES PO TE THEM QENKE MUT MUTI SEPSE SI AJNI QE NGA ENVERIST U BE ZOGIST EDHE TI NGA I KRISHTERE SHQIPTAR I LINDUR JE BERE SHERBETOR GREK ORTHODOKS I PAGUAR.

  22. Ne kristian ortodoksit shqiptare ,jemi shqiptaret me te paster ,persa i perket origjinalitetit si shqiptare !Ne Greqi ,ai qe deklarohet kristian ortodoks ,greket kujtojne se eshte minoritare.pra,nuk mund te ndajne minoritarin (qe ne fakt eshte shqiptare i paster )i deklaruar grek qe para 200 vjetesh ,vetem, me ata qe konsiderohen grek ,,,se grek ne trojet tona nuk ka pesur kurre.Ketu ,kemi nji mefsheri te kristian ortodoksve shqiptare te cilet nuk e kane ngritur zerin (per shume aresye)ne rang nderkombetare qe te sensibilizohet edhe bota edhe vete ata qe jetojne ne Greqi,te quajtur grek.Qe te thone numrin e sakte te ortodoksve dhe greket do te zbythen menjihere dhe debate te tilla nuk do te kete me ,por do te ishte dhe nji situate politike me stabel.

  23. franko says:

    Bravo per shkrimin.
    Po shohim kaq reagime te shumta dhe histerike per ngjarje te vogla qe lidhen me greket sa te krijohet pershtypja se shume njerez nuk mund te shtyjne diten pa pertypur “barin grek” qe iu servirin ca gazeta qe duan te bejne punen e tyre. Bile ka nga ato gazeta qe perdite do kene nga nje lajm te tille grek, per te mos humbur keta lexues apasionant.

  24. Kruja says:

    Ti Leart a ke jetuar ne Greqi dhe a e njeh mentalitetin grek?

    Shkrimi eshte shume naiv. Ke njohje shume siperfaqesore te realitetit grek.

    Ti nuk do te pranosh faktin qe kisha ortodokse shqiptare drejtohet nga Janullatosi. A e kupton se c’fare perfaqeson Janullatosi?! Sigurisht, do te thuash POOO e kuptoj shume mire!!! Aha… Nuk besoj se e kupton plotesisht ndryshe nuk do te shkruaje me kaq naivitet.

    Neper kishat ortodokse po humbet gjuha shqipe. Pamvaresi e quan ti kete? Dhe nese meshat behen me elokuence greke atehere c’fare perfaqeson kjo sipas teje!!!!! A bisedon me besimtaret ortodokse dhe a kupton se c’fare verberie ka ne mesin e tyre? Perse kjo verberi? Sigurisht nga padituria, naiviteti por edhe nga ndjenjat grekofile ne dem te Shqiperise ne fund te fundit.

    A i ke hedhur syte pertej ne te kaluaren per te kuptuar realitetin e sotem te okupimit te kishes ortodokse shqiptare? E lexon dot se c’fare te ardhmen skicon ne keto lloj leksionesh naive te pavlefshme?

    Edhe nje verejtje te “vogel”. Si gazetar duhet t’a njohesh shqipen me mire pasi verehen disa gabime ne shkrim.

    Me vjen shume keq te them se je gjysem-profesionist, si edhe shume gazetare te tjere qe shkruajne neper gazetat e Shqiperise.

    Mundohu te ngrihesh ne nivel profesional per te dhene mendime qe ndihmojne publikun dhe jo per te krijuar amulli.

  25. Kruja says:

    Leart po te ndihmoj pak me shume. Lexo me vemendje dhe kupto sakte procesin e gjate, gradual, ‘te mendafshte’ te thithjes se arvanitasve. Si filloi procesi, si vazhdoi, dhe si perfundoi. Duke kuptuar kete proces do te shohesh se i njejti proces ka filluar tashme ne me ‘vatra’ neper jugun e Shqiperise. Perqendro vemendjen ne procesin e zhvleresimit te gjuhes shqipe nder komunitetet arvanitase. C’fare ndodhi, c’fare ‘propozimi’ grek pranuan arvanitasit dhe sa kohe vazhdoj procesi i zhberjes se komuniteteve arvanitase.

    Fillimin e te njejtit proces po e udheheq Janullatosi me mbeshtetjen e pakufizuar te shtetit grek ne prapaskene. Nese, edhe ne ashtu si arvanitasit, do te pranojme ‘propozimet’ greke atehere ne shkalle kohore historike do te perfundojme si ata sidomos nese shqiptaret do te mendonin si ju per dy-tre breza.

    Sinqerisht me vjen keq per magesite e tua te medha te pakten ne kete fushe. Une qe shkruaj nuk jam historian dhe as gazetar por lexoj vazhdimisht nga burime autentike. Dhe ti si gazetar duhet te kesh gjetjen dhe studimin e informacionit autentik nje komponent baze te profesionit.

  26. tafil says:

    “Shtëpia e Kulturës” ishte vendii ku zbrazej truri, qorrohej syri, shurdhohej veshi, mpiheshin gjymtyrët, ndalej zemra, vritej dinjiteti, shkatërrohej personaliteti, shuheshin ndjenjat, thereshin fantazitë, digjeshin imagjinatat, dënoheshin me vdekje ëndërrat, pushkatoheshin shpresat.

    Po kur thonë; “Shtëpia e Kulturës” e Përmetit e ka emrin Naim Frashëri.

    Po a ka turp dhe maskarallëk më të madh se ta quash vendin e krimit me emrin e Rilindasit.

    Nga shkrimi brilant i Ypit

    1. mentali says:

      Kur quan brilant nje njeri qe i ka dalur deshmimtar ne gjyq edhe te vellait ne ate kohe, c’ka ngelur.

  27. alban says:

    Po c’te benim o Leart? Duke reaguar thua ti e fuqizuam fashizmin ne Greqi! C’te benim atehere? Te mos reagonim qe Agimi i Arte te mos marri vota ne Greqi? Po pse u dashkan lidhur reagimet shqiptare ne toke te tyre, ne te drejten e tyre, me qellimet elektorale te Agimit te Arte?

  28. SHQIPTARI I KOSOVES-KRAHINES SE SHQIPERISE says:

    Leart Kola,sa une po e kuptoj tekstin e juaj,ju gjendeni ne sherbim te racisteve greke dhe uzurpatorit te KOASH,A.Janullatosit.Ju niseni,ne shkrimin e juaj per nje ballansim te çeshtjeve shqiptaro-greke por,rrshqitni ne anen e fajtoreve,me dashje ose pa te.Tani me mbetet te ilistroj kete konstatim timin. Zoteri,beni gabim kur rastin e Himares e quani banal.Kur anetaret e nje partie parlamentare shkonjne ne nje shtet fqinj-Shqiperi,dhe deklerojne boterisht se ky qytet-krahine eshte teritor i joni dhe do te punojme per te qene i joni,nuk kemi te bejme me banalitet,po me pretendime teritoriale,te cilat edhe shteti i tyre-Greqia,kurre nuk i ka nderprer.Zoteri,shtroni vetes pyetjen: Po t’i ndodhte Serbise,Greqise kjo,çfare do te ndodhte me keta shoveniste?! E dyta,Ju shkruani se Kisha shqiptare eshte autoqefale.Jo zoteri,KOASH sot,eshte e uzurpuar prej perfaqesueseve te Kishes Greke ne krye me A. Janullatosin,i cili boterisht ka dekleruar se,ne do ti luftojme pikepamjet e Rilindesve shqiptare, duke vepruar sipas interesave te Kishes Greke-Shtetit te Greqise. Janullatosi i ka shtruar vetes per mision helenizimin e Shqiperise,perçarjen nderfetare dhe nderetnike te qytetareve te Shqiperise dhe jo mesimet fetare nder besimtare. Zoteri,nuk duhet,besoj,te jesh shume i mençur per te pare aktivitetin destruktiv dhe antishqiptar te Janullatosit dhe sahanlepireseve te tij qe nga ardhja e tij ne Shqiperi deri me sot andaj,shqiptaret e te gjitha religjineve dhe tjeret duhet kerkuar largimin e tij urgjentisht nga Shqipëria derisa nuk eshte bere vone edhe pse,tani jemi vonuar.

  29. Ateisti says:

    90% e atyre qe shajne shkrimin e Laertit ne tre fjale dy i kane me gabime(skandaloze) ortografike. Nje fakt i theshte qe tregon nivelin e tyre. Tregon gjithashtu se Laerti ka bere nje shkrim per tu pasur zili si nga menyra e te shkruarit edhe per guximin qe ka treguar se do quhej antishqiptar nga nje turme injorantesh. Te lumte Laert, vazhdo keshtu.

    1. fatmir says:

      ti do jesh pa diskutim dashnori e Leartit.

      1. sketerra says:

        Ndersa une po mendoja ndonje kushuri, por ti ke fol pa komplekese

  30. Dashamiresi says:

    Duket sikur je perpjekur te thuash dicka,por ne te vertete nuk thua asgje.Edhe ato fraza qe rendit ketu,jane ne konfuzion te plote.Ose nuk di,ose ke frike t`i thuash gjerat sic jane,por u vjen rrotull duke i lepire nga pak te gjitha.Keto ne mos qofshin te keqia,me e pakta qe mund te thuhet,eshte se nuk jane te mira,zoti Leart.Here tjeter,ne se nuk ke gje per te thene,me mire te mos shkruash.

  31. ADN says:

    @ ateisti, te lutem,mesoi shenjat e pikesimit pastaj,kritiko te tjeret!

  32. Kruja says:

    Ateist, ne qe shkruajme bejme gabime sepse nuk pretendojme te shkruajme neper gazeta. Shkrimet tona nuk redaktohen apo korrigjohen edhe nga ne vete. Ne shkruajme, tastjeri shpesh shtypet gabim dhe shkrimi ecen pa u korriguar.

    Learti ka probleme te tjera te formimit profesionel qe shfaqen te pakten ne kete shkrim te tij. Jo vetem gabime ne skicimin e shkrimit ne pergjithesi por edhe moskuptime konceptuale. Habitem si merr guximin te dale me artikull gazete kur lexuesi vete i kupton shume me mire maredheniet shqiptaro-greke dhe rolin reaksionar dhe pseudo-demokratik te kishes greke.

    Pra mos shiko gabimet neper mesazhe dixhitale por mangesite ne forme dhe permbajtje te artikullit i cili supozohet te jete perpunuar dhe ster-perpunuar perpara se te publikohet.

  33. Sherifi says:

    Shumica e komentuesve, janë kundër Salës e Xhozit, por çuditërisht përdorin po atë gjuhë injorante dhe të pistë…vetëm sharje dhe urrejtje, pa argumente…

  34. Ateisti says:

    Problemi nuk eshte thjesht te gabimet qe mund te beje cdo njeri gjate shkruarjes dhe eshte mese normale,por te lloj i gabimeve qe behen. Kur keto gabime jane aq trashanike sa te vjen te ndoht ose te qeshesh (varet nga gjendja shpirtrore) atehere mendoj qe shkalla e intelektit ka goxha rol. Per sa i perket artikullit e them serish qe per mua ishte shume i arrire. Dikush aty lart me thote qe jam dashnori e(i) Leartit. Cfare ti them? Ti them qe eshte arritje e madhe qe majmunat kane mesuar te lexone dhe shkruajne ne kompjuter? Me mire nuk po i them asgje(se e di qe e vetmja pergjigje qe do marr eshte sharja nga kater breza e lart).

  35. Sherifi says:

    Jam besimtar, por me @Ateistin jam dakord.

    1. Kruja says:

      Sigurisht je dakort me vetveten. Je dakort qe meshat ne greqisht te janullatosit tregojne “pamvaresine” e kishes shqiptare dhe se ne cdo kishe me meshe greke kemi te bejme me kishe ‘shqiptare’ mjafton qe kisha eshte ne kufirin aktual shteteror te Shqiperise.

      Je dakort qe janullatosi te hedhe ‘vellon’ e kishes ‘shqiptare’ me nje kame goxha te madhe prapa veladonit. Pra qe kishat te funksionojne greqisht!!! Dhe se ne kishen ‘shqiptare’ Fan Noli mallkohet.

  36. xxxanticeeeeeennnn says:

    një shkrim retorik,pa asnjë ide dhe me një trasmetim të paqartë ideje!
    shkrim i bërë duke u bazuar në komnetet më të dobta të “web”it!!
    ky laerti na del me një teori se ne po hidhkemi në krahë të nazistëve gërk gjithë popullin grek dhe gjithashtu po i dhënkemi kishës greke gjithë besimtarët shqiptarë!!
    o laert,çdo vënd,çdo popull ka tradhëtarët e vet!!ka njerëzit që shkojnë gjithnjë kundër popullit!!kështu janë këta beqirët tanë që i janë bashkuar nazistëve gërk,po ashtu janë këta besimtarë që kërkojnë greqizimin e KOASH!!nuk kanë për tu shuar asnjëherë ashtu si nuk kanë për tu shumuar më shumë se ata që ndihmuan andartët dhe ardhjen në krye të kishës ortodokse shqiptare të janullës!!
    laer ke bërë një shkrim të trashë pa ide pa kokë e pa këmbë!!
    nuk e di a tu ngatërruan mendimet sokratike me ato odiseiane!??
    për mendim sokratik,fillozofik,nuk shoh asnjë.odiseian,manipulatore,shoh deri diku,por në një nivel shumë ofendues për famën e të madhit odise të lashtësisë!!

  37. alban4eva says:

    Laerti kerkon perfeksion nga shqiptaret, kur dihet se cfare karakteri dhe ideologjira kane ballkanasit. keto gjera mund tua kerkosh norvegjezeve, suedezeve, danezeve, etj, por jo poujve te Ballkanit.

    te njejten gje pak a shume si Laerti, beri edhe Lubonja. Lubonja kapej me historickat e Ramush Haradinajt, nderkohe qe shteti, populli dhe intelektualet serbe nuk kane pipetire gjekundi per krimet e tyre. biles jo vetem kaq, por po perpiqen ta kthejne situaten ne favorin e tyre, pra qe kane qene kosovaret qe kane kryer masakra dhe jo serbt.

    edhe Laerti po i futet asaj rruge, kerkon nga shqiptaret mos te reagojme, se ndryshe do na quajne nazista, te trashe, te eger, te dhunshem, etj etj. harron si duket Laerti qe ketu nuk jemi ne vendet nordike.

    Laerti thote mos reagoni kur vijne plehrat e Agimit te (k)arte dhe provokojne hapur, mos te reagojme kur prifterinjte e Janulles te derguar me autobuse ne Permet, bejne karate dhe kick boks me policat. shteti grek po fut turinjte (jo thjesht hunden) ne ceshtjet e shtetit shqiptarhaptas fare dhe ne menyre shoveniste, konsulli grek doli hapur kunder shtetit shqiptar mbi kete ceshtje, kurse Laerti nuk thote as gjys fjale per kete, por na tregon perralla per “pavaresine” e kishes shqiptare..

    une nuk e di ku duan te dalin tipat e sojit Laert, mbase duan te duken me te zgjuar, me te bukur, mbase duan te japin mend, duan te tregojne qe nuk jane si gjithe te tjeret, jane te vecante. pune per ata, pak rendesi ka. por historikisht faktet kane treguar se fqinjeve tane po u dhe gishtin, te marrin jo vetem krahun, por te rrembejne dhe te fusin ne thes..

    respekti nuk fitohet duke kthyer faqen tjeter kur ta rrasin ne shpulle, (ashtu sic thote krishterimi), por duke reaguar per padrejtesite qe te bejne.. te pakten ne Ballkan..!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje