Fati i Stalinit në Tiranë...(FOTO)

31 Gusht 2013, 17:05Politika TEMA
Fati i Stalinit në Tiranë...(FOTO)

Nga Entela Resuli

Ishte 20 vjeç në vitin 1971 kur ka filluar punë si fonditor, e tani është i vetmi që hap derën çdo mëngjes, edhe kur nuk ka asgjë për të punuar. Vladimir Metani ka filluar të punojë në Qendrën e Realizimit të Veprave të Artit në moshën 20 vjeçare. Sot ai është 60 vjeç dhe pas 5 vitesh del në pension. Ka pasur 40 vite punë intensive dhe dita- ditës ka frikën e humbjes së saj. Sot duket se i ka ardhur fundi…

Kjo fonderi pas viteve ‘90 është kthyer në një “burg’ për statujat e bustet e diktatorit Hoxha dhe të gjithë atyre që janë quajtur të tillë. Shumica e tyre janë shkrirë për t’i dhënë formë të tjera ngrehinave, një pjesë tjetër janë shkatërruar. Ajo që ka mbetur nga Hoxha në atë ambient është vetëm një gjysmë busti i bërë me gur dhe ai është i dëmtuar, nuk e ka hundën. Kanë qenë duart e 40 fonditorëve që kanë punuar ndër vite në atë institucion e kanë krijuar veprat të tilla. Për këtë arsye Metani mbron idenë ato duhet të ruhen, por kur vjen puna, urdhrat janë urdhra dhe duhet zbatuar.

Nuk dihet çfarë do të ndodh me bustin e Stalinit apo të Enverit, që vazhdojnë të qëndrojnë aty… ata do lëvizin se për ku, ende nuk e dimë.

Fotot tregojnë çfarë ndodh në Qendrën e Realizimit të Veprave të Artit. Dikur aty, bashkë me diktatorin Hoxha dhe Stalini ka qëndruar edhe Azem Hajdari, por vitin e kaluar e morën për ta vendosur në qendër të Tiranës, pas 6 vitesh pritje…(Historia-ime.com)

 

14 komente në “Fati i Stalinit në Tiranë…(FOTO)”

  1. dritan says:

    Duhet te duam punen.

  2. Kendveshtrim tjeter says:

    Ka qene nje kenge
    O Stalin te ishe gjalle
    Te shikoje ç’kishte ngjare
    etj…

    Stalini, qenka gjalle,por ai eshte i “burgosur” ne Shqiperi,i burgosur politik.

    1. tironce says:

      kush e mban mend??? Stalini i thoshte Leninit; Lenin hajde shkojm e pijme nje kafe te hotel Dajti? Lenini ja kthente: Prit te shoh a kam lek me vete ( busti me doren e futur ne pallto)

  3. Shpresart Memia says:

    Si nuk u kujtuet ju shqiptart me i ba nji monument madhshtor baces???!!!

    http://is.gd/BvkPBD

  4. Hithri says:

    Shume e cuditeshme qe berishoserbi ka shkaterruar te gjitha dhe ka lenel kete statuje te gjalle( adhurim i fshehte i diktatorit per diktatorin????//)

    1. Wendy-B says:

      Ia ka ndi zemra qe do kishin dicka te perbashket” Dashurine per atdheun”. Te dy e masakruan popullin e vet ne menyra te ndryshme.

      1. VFLP says:

        Ne Paris ka metro Stalingrad, dhe shesh Stalingrad.

  5. Zef Kallami says:

    Edhe mbas shume e shume vitesh duke perfshire edhe periudhen e shuarjes se komunizmes.Stalini perseri aty qendron me pellumbat e paqes.Qe difton se ka qene njeri i paqes.Ose hiqni pellumbat.Ose ose i perzieni me pellumba kolor sic asht dhe pluralizmi me turli pordhitike.

  6. tironci says:

    mire keto stalini dhe enveri se te pakten e ndertuan dicka vendin e tyre
    po sali satrapi qe e shkaterroi totalisht

  7. Shaba says:

    Stalini, terrorist i popullit Rus si Gruzinas qe ish, shovenist me keq se fundamentalist fetar, sic kish mbaruar shkollen.

  8. XHAXHI BEHARI me CIZME DHE QELLOTA says:

    KUSH ESHTE KY METANI ,,, MOS ESHTE GJE ISH PROKUROR ,,,,

  9. Zef Kallami says:

    Diktator,diktator,Stalini por shpetoi boten nga hitlerizmi rracist.Po te mos ishte Stalini.Bota sot do fliste Gjermanisht.

  10. Zef Kallami says:

    XHAXHI BEHARI me CIZME DHE QELLOTA — 31

    Metani asht hidrokrabur i ngopur me formule C4H4.

  11. Ariu says:

    I nderuar Vladimir Metani! Edhe keto dite qe i kan ngelur ketyre barbareve ruaji me trupin tend ato dy buste,ta dish se do te ngelesh ne kujtese te Popullit si personi qe ruajti ato buste te cilet neser do te kene nje vlere te jastezakonshme historike. Askujt nga ne apo brezave qe do te vijne ska per tju dukur ndonje gje se ckan bere keta, por fakti eshte qe vlera e ketyre busteve do te behet e pa llogariteshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje