Ja çfarë rrezikon ta rrëzojë qeverinë e Edi Ramës

10 Shtator 2013, 18:25Politika TEMA

Nga Fron Nahzi*

European Voice

 

Këtë javë Shqipëria do të bëhet me një qeveri të re, të drejtuar nga Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste. A do ia dalë mbanë Rama aty ku paraardhësit e tij kanë dështuar dhe a do ta çojë vendin më pak të zhvilluar në Europë drejt anëtarësimit në BE?

Tre vendimet e para të Ramës të japin shpresë. Ai ka emëruar një gjeneratë të re ministrash. Ai ka rritur numrin e grave në poste të larta qeveritare. Dhe më e rëndësishme, ai i ka shpallur luftë krimit të organizuar dhe korrupsionit, që është theksuar nga BE si pengesë për marrjen e statusit të kandidatit.

Rezultati i kësaj lufte është çelësi për demokracinë shqiptare dhe për anëtarësimin në BE. Për vite të tëra, krimi i organizuar ka penguar rritjen ekonomike dhe politike të vendit. Sot BE duhet të ofrojë një mbështetje aktive për të luftuar korrupsionin dhe për të çrrënjosur grupet kriminale- një problem i Shqipërisë, por edhe i BE-së.

Rrjetet e krimit në Shqipëri operojnë përmes bizneseve që në fakt duken të ligjshme, por aktualisht mbështesin trafikun e narkotikëve dhe qenieve njerëzore.

Raportet nga BE dhe SHBA, si dhe nga organizata të pavarura, i lidhin kompanitë e ndërtimit, karburanteve dhe të tjera sipërmarrje të mëdha në Shqipëri me bosët e mafies.

Këto sipërmarrje korruptojnë qeverinë, gjykatësit, policinë, doganierët dhe median. Ata kanë bllokuar zbatimin e ligjeve, politikave dhe reformave që mund t’u jepnin fund monopoleve dhe aktiviteteve të tyre ilegale. Ata pengojnë zbatimin e ligjeve, që është një nga kushtet për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Zyrtarët e BE dhe SHBA e dinë një gjë të tillë. Progres- raportet e KE e kanë përsëritur vazhdimisht që Tirana ka dështuar në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke dështuar në garantimin e një gjyqësori të pavarur dhe mbrojtjen e lirisë së shprehjes në media.

Këto dështime nuk vijnë për shkak se mungojnë ligjet. Për dekada, ekspertët e KE kanë ndihmuar Tiranën që të hartojë ligje të standardeve evropiane. Problemi është te mungesa e vullnetit politik të qeverive në Shqipëri për të zbatuar këto ligje.

Në mënyrë që Rama dhe qeveria e tij të luftojnë krimin e organizuar, politikat e BE duhet të kalojnë nga frenimi tek zhdukja. Qeveria e Ramës duhet të inkurajohet dhe përkrahet për të shkuar pas bosëve të mafies.

Lëvizjet e para të Ramës sugjerojnë se ai mund të bëjë një gjë të tillë. Ai ka shkuar përtej qarqeve të brendshme në parti për të emëruar ministra të rinj dhe teknokratë. Ai u kërkoi të gjithë ministrave që të deklarojnë dhe shesin të gjitha bizneset. Kjo thyen simbiozën tradicionale mes biznesit dhe qeverisë në një vend ku postet qeveritare konsiderohen si një mundësi pasurimi e shpejtë.

Këto lëvizje të tilla nuk janë pa rrezik. Në Shqipëri, askush nuk i mbledh më shpejt rivalët politikë sesa rreziku ndaj përfitimeve të tyre.

Nëse Rama lëviz shumë shpejt ndaj bosëve të mafies, rezultati do jetë një aleancë e pashenjtë mes armiqve të tij, kryeministrit të rrëzuar, Sali Berisha dhe anëtarëve të koalicionit të Ramës me lidhje tek krimi i organizuar. Kjo do kërcënojë qeverinë e Ramës dhe do sigurojë që Shqipëria të mbetet një shtet mafioz.

Për të triumfuar mbi krimin e organizuar, Rama ka nevojë për BE-në që të ndihmojë për ndryshimin e kulturës së korrupsionit. Ata duhet të nisin një sulm frontal mbi bosët e mafies vendase dhe ndërkombëtarë, përfshi ndoshta edhe hetimet në vendet e BE që nuk mund të ndërmerren nga drejtësia e dobët shqiptare. Vetëm hapat e vendosur do të ndalojnë krimin e organizuar dhe do e sjellin Shqipërinë një hap pranë familjes evropiane.

 

*Titulli është redaksional. Titulli në origjinal: Beteja e përbashkët e Shqipërisë dhe BE-së

44 komente në “Ja çfarë rrezikon ta rrëzojë qeverinë e Edi Ramës”

  1. Teknokrati says:

    Pasi B.E(Sequi) te kete hequr S.B-ne italian nga parlamenti, nje pluricondanato me lidhje mafioze dhe i denuar ne te gjitha shkallet e gjyqesorit, atehere pranojme leksione te se drejtes edhe mbi nje vrases ordiner si S.B shqiptar. Nuk eshte çudi qe ne ate pike te na kerkojne fakte te perdorimit te LHL(lendeve helmuese luftarake) mbi protestuesit e 21 janarit. Fuck you ….

    1. linda says:

      kryeministri i ri do ta qeverrise shqiperine sic qeverrisi
      edhe bashkine e tiranes shifni si eshte katandisur tirana
      dhe gjykoni vete.

      Iku mbreti i vjeter me oborrin e tij mbreteror dhe vjen
      mbreti i ri po me oborrin e tij mbreteror, kejo eshte e
      gjith loja.

      1. adi_köln says:

        @Linda
        Tironen e kane prish maloket e Sales si puna jote,jo Edi Rama

        1. maloket te fusin palloshin o laluc,te pa bese trufatore dhe hajduta merruni me noj prostitucion neper europe se late name duke derguar vajzat e tezeve neper rruget e italise

    2. xhaxhia says:

      mos e nenvlersoni sali qelbesiren duke e konsideruar si halabak apo te pa pushtetshem sepse ai eshte bossi i vertete i mafias shqipetare! kaq per sot…..

  2. plaki i dine says:

    Tirana dhe gjithe Shqiperia… Nuk ka bose mafie Por ka bose halabak e frikacak…Celesi eshte Sala ne banken e te akuzuarve, Salen dhe si halabake paloke, brenda 24 orve te gjithe halabaket dorzohen si minje…Nese Edi nuk e ben sa me shpejt…,Edit i flakerin karikja, popull do te e beje si ne Libi me Gadafin…

  3. luis says:

    Rames ia kushtezon forcen numri jo i mjaftueshem i forces se tij politike dhe per kete perseri kam te drejte ta fajesoj kete popull qe nuk ia dha numrin e nevojshem qe te bente reforma radikale dhe pa frike e ndersa me nje force si lsi qe ka shume fije te lidhura me opoziten demokrate keto shance sikur nuk jane sa duhet te besueshme.
    Edi Rama megjithate e ka marre seriozisht misionin e tij pavaresisht kostos dhe e ka ndermend te zhvilloje nje lufte te hapur ndaj korrupsionit dhe krimit te organizuar dhe kam bindjen se do e kaloje me sukses kete prove sepse ka nje mbeshtetje te fuqishme nga pjesa e madhe e popullates dhe e faktorit nderkombetar.
    Tani Edi Rama eshte i rrahur me vaj dhe uthull dhe nuk i mungon jo vetem guximi por as inteligjenca dhe pjekuria politike per tja arritur ketij qellimi.
    Bandat dhe kapot e mafies shqiptare nuk eshte e veshtire ti besh zap mjafton te kapesh per zverkut kokat kryesore se te tjeret ia mbathin nga syte kembeve.
    Qe te kete nje sukses te padiskutueshem eshte me rendesi te hetohen dhe te dergohen pas hekurave politikanet e djathte te cilet e krijuan kete shtrat mafioz dhe pa prejashtim edhe ata te majte qe mund te jene te lidhur me kete rrjet mafioz.
    Nje gje eshte pozitive per shoqerine shqiptare se po u luftua me drejtesi dhe pa dallim ata vecse ferkojne duart dhe nuk irritohen per bandat mafoze dhe kriminelet.

    1. fl says:

      Shoqeria shqiptare e ka percaktuar tashme armikun e saj: korrupsionin dhe krimin e organizuar.

      Kete e thone te gjitha sondazhet. Luften kunder korrupsionit e kerkon mbi 90% e Shqiptarve. Nese i zoti i Shtepise sot jep prova se e lufton ate – fiton respektin e shoqerise dhe ne zgjedhjet e tjera nuk ka nevoje per aleanca fluide dhe deputete ‘te forte’

    2. Alb says:

      Luis me pelqen logjika jote dhe ne vazhdim do te shtoja: ashtu sic zgjodhi ministrat 2pa morra” ashtu te vazhdoje edhe me Drejtorat e pergjithshem e ne nivelin e mesem te drejtimit. Nese vete Rama duart e vet i mban te pastra nuk ka shanse njeri te bej korrupsion, por nje gje eshte e vertete. NJe njeri qe esht eperballur me prokurorine per vjedhej a korrupsion edhe pse “ka fituar” ai e ka humbur pergjithmone pastertine e figures. Thjeshte duk evendos intelekte e figura pa te shkuar korruptive kjo i jep qeverise se re nje shtytje ne drejtim te levizjes se eres, ndryshe gjithshka do te degradohte nga pak cdo dite.

      Nje fanse e Edi Rames sot Turfullonte sepse nje grua e akuzuar per korrupsion megjithese ka fituar gjyqet por eshte e urryer edhe nga biznesi edhe nga njerezit qe kane punnuar me te, pretendon te rikthehet ne krye te nje institucioni, si krahu i fatos Nanos. Po e beri kete-tha ajo une jam e para qe nuk do ta shoh as me sy Edi Ramen e jo me te grindem me koleget per te..

    3. Nosh says:

      Duhet të ja nisë nga vetja dhe grupi itijē

  4. tufa says:

    SHQYPTARET RREZIKOHEN VETEM NGA ENVERIZMI.

    si nje premise per lindjen e BOSAVE-DIKTATORE. Pa u shkulur perfundimisht enverizmi ne politike, ekonomi dhe ne psikologjine e shqyptareve Shqypnia do te mbetet ne kurth si pre e pushteteve mafioze. Rrjedhimisht populli do te vuaje ne mjerim duke lenguar si skllav ne vendin e vet. Keshtu ishte ne periudhen 1944 – 1990 te Enver Hoxhes, keshtu po ndodh edhe tani nen komanden e Sali Komunistit. Edi Rama pa larguar Dinosauret e Partise se Punes, pa shkaterruar ne themel Piramiden e Kolanecit ne qender te Tiranes, pa nderruar emerin e gazetes Famekeqe te Enverit Zeri i Popullit, pa harruar homazhet dhe nderimet per datat komuniste qe mbollen ZINE bolshevike ne trojet shqyptare, pa kerkuar falje per krimet e komunizmit dhe pa implementuar NDESHKIMIN per rivendosjen e Demokracise si ne Kroaci, Slloveni, Ceki, Maqedoni, Rumani, Hungari e gjetke nuk ka perse t’i kerkoje ndihme BE-se per mbeshtetje dhe perkrahje, pasi nuk ka bere detyrat e shtepise ne vendin e vet. Kur t’i kete kryer keto detyra emergjente ne Shtepine e vet, atehere Edi Rama mund te kerkoje ndihme nga BE-ja, e cila e monitorin vendin tone papushim. Dhe atehere ndihma e Botes Demokratike nuk do te vonoje.

    1. R Shani says:

      Nastradin si nuk hoqe dore nga budallalleqet ti ore duke folur per Enver Hoxhen. Sado qe e ke nderruar emrin ne tufa ti njihesh nga urrejtja qe ke per Enver Hoxhen dhe kuptohen kumbullat e tua.Merre vesh o njeri Enver Hoxha ka 28 vjet qe ka vdekur, ti nje avaz, merru me te gjallet leri te vdekurit te prehen ne varr. Cfar dreqin ke qe i urren deshmoret apo se kane vrare ndonje kuisling te familjes tende qe ka bashkepunuar me gjermanin.Une prita se mos thoshe qe te denohet Sali Berisha me Lulzim Bashen dhe tu kthehen pronat e vjedhura nga qeveria e Sali Berishes ti nje avaz mbete me Enver Hoxhen dhe me deshmoret e kombit, turp te kesh.

      1. tufa says:

        Sali Berisha eshte produkt i Enver Hoxhes dhe pjelle e Partise se Punes. Shqyptaret po nuk denuan Enverin ANTIKRISHTIN nuk kane si te denojne demonet DHE vampiret e tij. Si mund te denohet Saliu kur enveri eshte akoma HERO i popullit dhe HERO i punes socialiste. Ne cilin vend te Botes Demokratike ben vaki kjo gje absurde? Saliu vodhi fonde publike dhe prona private njesoj sic Enveri. Mjaftosh te shikosh talebanet veriore te Saliut si grabiten pronat e tjetrit ne Tirane qe te bindesh per vertetesine e fjaleve te nastradinit. Sali vret njerez si zogj pule, njesoj sic vriste Enveri dhe Saliu mashtron miletin njesoj sic mashtronte Enveri me PARAJSA imagjinare kur populli vdiste per buke. Shqyptaret po nuk denuan te kaluaren e tyre nuk mund te ndertojne te ardhmen. Kete te VERTETE popujt e tjere e kane kuptuar me kohe, prandaj edhe ky eshte apeli i nastradinit per Edi Ramen nese do te RILINDE Shqypnine.

        1. Bekimi says:

          @tufa

          O trap, ku e mësove ti se Enveri ka vjedh?
          Nëse të ka mbetur pishman që nuk i bëre gjë Enverit, unë mund ta kuptoj deridiku zemërimin, por Enveri ka hyrë në histori si një udhëheqës që e nxori Shqipërinë nga prapambetja e gjithanshme.
          Vërtet, ata që deshën ose karrigen e tij ose një sistem si ky tani, nuk ia dolën dot, por ai ka vdekur sot, dhe u varros me nderime.
          Edhe pasuesi i tij, Ramizi, ishte i vazhdimësisë së të njëjtës rrugë të Enverit.
          Ai realizoi kalimin në sistemin ku jemi, pa një pikë gjaku.
          Gjakderdhjet, vjedhjet, prapambetjet, shkaëtrrimin e gjithçkaje me vlerë kanë ndodhur në këtë sistem. Ti mund të fajësosh Saliun, unë sistemin.
          Është sistemi që e lejon këtë katrahurë.
          Enveri e pat njuhur mirë pulsin e këtij populli dhe i dha ilaçin e duhur – diktaturën.
          Ne jemi popull kleptoman. Dil e shiko avllitë me copa xhamash e qafa shishesh, ngado të hapësh sytë.
          Ambasada e Rrugës së Elbasanit e ka murin 3 bojë robi.
          Ndërkohë rrimë e flasim për klonin e Enverit!!!!!!!!!
          Asgjë më e mirë nuk do të ndodhë, as me Edin. Jo me këtë sistem.

      2. BABAI NASTRADINIT says:

        ke te drejte komentuesi R.Shani

        Ky djali im Nastradin Tufa eshte si puna e atij demit te terbuar spanjoll qe sa here shikon emrin e Enverit i duket si cope e kuqe dhe turret me ato briret e thyer qe i ka ne koke.
        Tani qe po i bien patkonjte Kalit Berishe po dalin pinjollet e fashizmit nga guret e fshehur per 70 vjet dhe po e quajne komunist enverist ….Ti i ke aq tru or perkthyes i veprave te diktatorit qe ai perendimi juaj pruri ne fuqi kalin e trojes se tropojes dhe ishe ti i nderuar qe i ferkoje bolet berishes deri kur ju ktheu krahet.Ishe ti o pinjoll fashist kur u futen ne greve urie te perndjekurit politik dhe t’i coje nga mbrapa cadres kartolinen berishes per ditelindjen kur shoket e tuj digjeshin si murgjit e Tibetit.Per cfare te djathte e ke fjalen mor dallkauk qe te kane bere reaksion viagrat?Per ato qe bashkpunuan me fashizmin dhe bota i denoi ne 1945,per ato diversantet dhe terroristat nga Athina dhe Beogradi qe per 50 vjet nuk lane krim pa bere kunder popullit shqiptar se Enverit i rruajten bythen.Apo e ke per ato te djathtete sotem qe gjysma i lepin sumen berishes kurse gjysmes ja ka futur hurin ne bythe berisha si puna e atij Bamir Topi tuaj qe nuk fitoi asnje deputet dhe e votoi vetem 1% e “shqyptareve” dhe a e di pse ?
        Sepse jeni hijena qe akoma ushqeheni me enverin e ngordhur ne nje kohe qe Sala ju ka shkerdhyer para dhe mbrapa.Enver Hoxha mund te kete shume gabime dhe krime por duhet falenderuar per madheshtine e tij qe i kiu nonen,malokareve si Sali berisha,tradhetareve fryksa si nastradini dhe ketyre ambasadoreve qe e shkerdhyen ate vend para dhe mbrapa.

  5. selaudin says:

    Po si tja beje Ilir floririt Rame “mesia” ? Po e hodhi ne kosh mamuthin e korrupsionit (I.Flororin) mund ta besojme. Ne te kundert le te kaloje rradhen edhe ky “mesi”. Po presim e shpresojme!

  6. Kendveshtrim tjeter says:

    Denimi i pandeshkushmerise si dhe lufta kunder korupsionit dhe trafiqeve,jane kerkesat kryesore per tu pranuar ne BE.
    Kontigjnti politik i administrates se Berishes,nuk perben kusht.
    Rama duhet te tregoj kujdes,nga nderhyrjet e miqve te Berishes,per ti rradhitur problemet si kerkesa te BE-se.
    Betejat e para duhet ti fitoj kualicioni fitues,asnje leshim humbesve.

  7. ormir rusi says:

    Ne shqiperi Mafia eshte e ulur kembekryq…Deri tani pati nje perfaqesues te forte,kriminel dhe vrases,Sali Berishen,pas i vijne te tjere politikane qe nuk jane te pakte…Sali Berisha vazhdon te vegjetoje ne politike cka do te thote se ai vazhdon te jete i rrezikshem…Ne zhargonin popullor per Edi Ramen flitet : po ia dha e ben! Ne vartesi te rrethanave,ne rastin me te mire,Edi Rama mund te kerkoje te beje dicka por duhet patjeter mbeshtetja e politikes nderkombetare e cila jo ne pak raste ka treguar se luan me dy porta….!!Edi Rama nuk duhet lene vetem ne xhunglen shqiptare nqs ai do te perplaset me krimin duke filluar me ate politik ose perndryshe me Sali Berishen dhe deri tek krimi i perfaqesuar nga Mafia e Monopoleve te cilet ne saj te Sali Berishes asfiksuan ekonomine….

  8. alushi nga Kosova says:

    Te futen pa me te voglen meshire Sala dhe disa ish ministra te tije tw rendesishem, si ajo e Brendshme, Drejtesise,Aresimit, Financave Tansporteve e ndonje tjerter se pastaj keto marrin me vete edhe boset perkates.
    Po u krye kjo Shqiperia do te lulezoi dhe do te jete krenare ndaj popullit te vete.

  9. petrit says:

    Me problem te medha,do te ballafaqohet qeverija e Rames..Por duhet ta pranojm,se populli qe e votoi rilindjen eshte me se I bindur. Se me kete qeveri te ndertuar me te rinj e te reja,dhe teper energjike-do tia dali me sukses,per tja zbardhur faqen,perpara opinjonit nderkombetare,dhe per ti krijuar mundesin qe shqiperija te gjej vetveten ne mes te shoqeve te saja te evropes perendimore..
    -Mendoi;neqoftese,qeverija ne bashkepunim,me tempullin ligjvenes,dhe ne unison per te suprimuar ligjin fam keq,7501-shin dhe te ja rikthej pronat ish pronareve legjitim,dhe te burgosurve politik,te jete me se e bindur se luften kunder korrupsionit,maxhoranca do ta kete te fituar 100-perqind. Dihet,se luftrat frontale sjellin vetem fitore….

  10. FANE MIRDITE says:

    ky eshte mafjoz vete si do ja dale me shoket e vet ai bleu votat me leket e droges tani do e luftoj ate bosat e ndertimit jane sekseret e tije ata qe dolen kundra jua hedhi trute ne ere ky i ka ditet e numeruara per kete po pret ai bishtuku i permetit bashke me dibranen .

  11. arbeni nga tepelena says:

    plotesisht dakort,te luftosh baronet e krimit ne shqiperi do thote te shkosh te 40% e klases drejtuse deputet,ministra,ish ministra,drejtore te te gjitha rangjeve e.t.j. te kesaj kategorie.

  12. qosja says:

    EDI RAMA sapo te marre pushtetin duhet ti tregoje vendin bandes antishqiptare te sali Berishes.Te shkarkoje urgjentisht nga detyra te gjithe ata zyrtare qe jane emeruar nga berisha keto tete vitet e fundit qe me te drejte thuhet se me anen e tyre Berisha kapi shtetin.

  13. Z.Ram vepro pa frike.... says:

    -Z.Rama, populli kerkon zbatimin e “ligjit” per te pastrua Shqiperine nga “mafia-Berishiane” qe ka zabtuar Shqiperine per 23 vjet rrjesht.
    -Vepro dhe mos ki frike, se ke Europen dhe USA-n ne krahe … kap Berishen qe te frenosh mafian shqipetare, perdryshe Shqiperia do behet Columbi.

  14. marko says:

    Qeverine e Edi Rames e rrezikon vetem Ilir Meta.Askush tjeter.

  15. zarari says:

    Do bertase hajduti “Kapeni hajdutin!”.

  16. Lexo says:

    Ja si e ka tandisi Sal Bish Krimineli Shqiperine ….
    Z.Rama ka shume pune per te bere por dhe Ne populli duhet te pranojme “ligjin” dhe ta respektojme, kurse per mafian-Berishiane te veproje “ligji” deri ne fund edhe me arrestime.

  17. Armikasaruho says:

    PER ZOTIN TUFA

    SALIHU me shume e X persona ka kaluar KUFIJTE e te gjitha logjikave politike normale ,kombetare e HISTIRIKE duke u munduar te fitoje POENA POLITIK me KRITIKAT FALCE kunder ENVER HOXHES dhe ka kaluar ne EKSTREMIZIMN anti-historik.ne gjdo fraze te tije gjuane vetem HELUM si GJARPRI KOBRA kunder EVNER HOXHES qe mbrojti me mishe e shpirt ket cop SHQIPRI te MBETUR,a ne tjtren ane para ERDOGANIT TURK lavdrone turqin e OTOMANET qe QFAROSEN gate ter KOMBIN SHQIPTAR e shkone edhe ma large duke thene se shqiptaret kane gjakun e perzier me turq. SALIHU me shume koka ne shqipri e kosove jane te QEMEDUR e njeri nga ta eshte edhe BLEDI FEFZIU qe pa te drejte juridike e kombetre nuk flet ne emer te vetin,por ne emer te gjithe kombit kure kritikone ne LIBRAT e tije EVER HOXHEN qe libri i blendi fevziut per enverin nuk ka aspak dallim nga LIBRAT e SERBISE ku kritikojne njesoje enver hoxhen qe ENVER TRIMI ja u MINIRATI plan-programet SERBO-GREKE per marrjen ndamjen e shqiprise ne dysh.une shume mire edije se enever hoxha ka pasur edhe disa gabime dhe ka pas ligje te MBYLLURA ne SHQIPRI,por ta krahasoje me GJENERAL DE GOLIN francez,FRANCISKO FRANKO espaniolle,NIKOLA QAISHESKU rumun,MUSOLINI italian,TITO ne ish jugosllavin,qe tito ka burgosur e BER VIKTIMA 5000 her ma shume se enver hoxha,vetem sa shqiptar jane burgosur me mijra njeri nga ta ADEM DEMAQI me 28 vite burg,dhe sa shqiptar jane kthyer ne ARKOVOLE nga sherbimi ushtarak ku i EKZEKUTOJKE serbija dhe para ekzekutimit ja u marrke ORGANET VESHKET e MELQIN per trasplantime.pra ne krahasim me keta pak prsidenta qe i permenda ENVER HOXHA ka QENE DEMOKRATI ma i MADHE ne BOTE. pra askush nga kto shtete nuk i trajtone presidentat e tyre si shume vet enver hoxhen.po qka medojne KOKAT e SEMUARA se po te ishte teper i BUTE ENVER HOXHA tju dhake liri popullit ,ti HAPTE KUFIJTE shqiprija SKISHTE EKZISTUAR ase 1nje VITE dhe kishin PUSHTUAR ARMIQET per RRETHE SAJE.disa thone se ka qene KOMUNIST e alora DOVE E I PLROBLEMA,eshte krejtesisht NORMALE per ato kohra se kinse i perkrahe FUQIT e MDHA si RUSIN,a ne realitet ka URREJTUR ma shume se UNE,dhe ka pas inters per blerja te ARMEVE nga KINA KOMUNISTE.pa ENVER HOXHE ne SOT nuk kishim FOLUR SHQIP.por SERBISHT,TURQISHT e GREQISHT

    1. zarari says:

      ka nje ilac qe quhet haloperidol plako. shife iher se mos te ben pune…

  18. shqipetaret e vertete says:

    Te miratohet ligji tani”cdo lloj korrupsioni denohet me 30-60 vjet heqje lirie deri ne denim me vdekje.nuk ka falje.” vetem ky ligj do ta shpetoje shqiperine ,kosoven ,shkupin, ulqinin per jete te jeteve.

  19. FANE MIRDITE says:

    o qen e bir qeni NE SHQIPTARET SHQIPEN E KEMI MESUAR QEKUR ASHTE BA KJO TOK ty nuk te kujtohet se ke ardhe shum vone ne KETO TROJE .

  20. Realiteti says:

    Shqiptare ,mos shikoni endrra me sy hapur,per sa kohe do ekzistoje ne politike Ilir Meta ai vend nuk ka per tu bere kurre,dhe ju te gjithe e ndjeni, qe kjo qe them eshte e vertete,ai dhe gjithe ekipi i tij LSI jane absolutisht te koruptuar deri ne palce ,ne i kemi varur ujkut melcite ne qafe,shume here me mire do ishte bashkpunim berisha -rama se sa bashkimi i ketyre me Meten ,ai eshte semundja e pasherushme e shqiperise ,kancer i vertete.

  21. Banija01 says:

    tufa-nastradin …

    E mban dhe veten per perkthyes.
    Intuita e perkthyesit te bene te shohesh menyren se si shkruan nje njeri dhe ta kuptoshe se kush eshte
    pas shkrimit.
    Pa filluar te lexoje shkrimin e pashe nje km.large qe ishe nastradini.

    Kaq tu neverit nick name “nastradin” dhe e vure “tufa”.

    tufa eshte diçka me e shemtuar se
    duket sikur je futur ne tufen e Sales,
    ose ne tufen e Krimineleve te luftes.

    Te keshilloje te kthehesh ne origjine te emrit se ne te shkruar ke ngelur i njejte,klishe e vehtes,
    fyellin e ke vetem me nje vrime.

    Degjo dhe R.Shani dhe BABAN se edhe ata te njejten vrejtje te bejne ,megjithese BABAI eshte pak me i repte se te ka evlat.

    Nastradin ,lexo ndnje gje per te qene qe te shkeputesh nga e kaluara, megjithe se deklarohesh anti Enverist
    botkuptimin e ke me keq se nje enverist.
    Ata te gjitha te keqiat i shihnin te armiqte e brendshem e te jashtem, shume drejt te thote R.Shani se Enveri ka 28 vjete qe ka vdekur
    dhe ti mbane gjalle frymen e tij.

    Edhe nga ne qe shkruajme ne ate periudhe mund te ishim disi naiv dhe shume gjera i kemi pranuar si te mirqena ,
    po vajtem 23 vjet qe e shohim realitetin ne sy dhe nuk llogjikojme si ne ate kohe.

    E shohe se te ka ngelur ora ne 1990,bile ke filluar ta numerosh mbrapsht,ta shohesh si koha e Enverit ,
    ku nuk je me i persekutuari,po sikur je ai sekretari i partise.

  22. ARIU says:

    JA KENI FUT KOT TE. GJITHÈ ! PRISNI KUR TE SHIHNI TE EMERUAR NE MINISTRITE E PS ATA. QE DJE BENIN TENDERAT E BERISHES GJOJA NE EMER TE INSTITUTEVE DHE FIRMAVE PRIVATE ! PRIT TE DALIN EMRAT. DHE DO KENI PLOT MATERIAL !

  23. Anila says:

    Edvini, korrupsionin ta filloj nga vetja e vet (se nuk eshte me i lare se Iliri) te vazhdoj me kriminelin e Shqiperise Sali Bisha me Fatmir mediu, Xhozefinen, Olldashin, bashen e plot te tjere.

  24. ardenicari says:

    hahaha do bejme lufte de more de, do luftojme korupsionin, nderkohe ershi ne pushtet me pushtlliqet e Metes dhe i vuri atij dhe kuroren e Kri_tarit te Kuvendit…sa naiv qe jeni per zotin, si vete Ramen si Meten si gjithe companin e tyre kane lidhje mafioze, po Meta i deklaroi Pasurite dhe Kompanite fantazem te tij ??!!

  25. tufa says:

    PSE VETEM SHQYPTARET FESTOJNE 29 NENTORIN E TYRE?

    Keshtu e ka emerin filmi i ri i nastradinit qe ti e ke kuptuar me te drejte ne TEMA. Ne Bote keto data fatale jane harruar me kohe nga popujt. Ne Gjermani sot perkujtohet 17 qershori dita e protestes se puntoreve kunder komunizmit, nderkohe qe eshte harruar 9 maji dita e clirimit ose e pushtimit te Berlinit nga sovjetiket. Ne te gjitha vendet e Evrpes Lindore eshte e njejta situate. Ne Shqypni politika dhe BOSAT e saj kane 23 vjet pas renies se Murit te Berlinit qe festojne dhe bejne homazhe per data qe mbollen ZINE bolshevike ne trojet tona. Ketu nuk bejne dallim dhe te gjithe jane ne nje thes: Sali Berisha me Jozefina Topallin, Edi Rama me Ilir Meten me gjithe servilet nga pas turren ne cdo 5 maj dhe 29 nentor kush me pare se tjetri te veje lule dhe te beje homazhe komuniste ne varrezat enveriste. Si ASKUND ne Bote. Ne cilin vend te Botes popujt mbajne Piramida Famekeqe ne mes te qytetit dhe i quajne HERO diktatoret gjakatare te tyre? Kjo eshte ceshtja qe duhet hulumtuar dhe zhbiriluar nga shkencetaret per te kuptuar pse shqyptaret jane ndryshe nga popujt e tjere. Qe Shqypnia te futet ne shinat e Botes se Civilizuar dhe te shikoje drejt progresit.
    Nuk ka qene deshira e nastradinit per te ndryshuar emerin, por gazeta TEMA vendosi ta shuaje ate nga lista e komentuesve ne kete forum te nderuar, megjithe perkrahjen e gjithaneshme te nastradinit per gazeten dhe gazetarin investigativ Mero Baze.
    Nuk ka rendesi kush eshte nastradini, i burgosur apo sekretar partie. Ne planin personal i sulmonte njerezit vetem diktatori Enver Hoxha. kete ves te shemtuar e ka trasheguar Saliu dhe politika deri ne ditet tona. Rendesi ka qe idete progresive te gjejne teren ne Shqypni dhe gradualisht shqyptaret te kuptojne te VERTETEN dhe t’i afrohen sado pak popujve te tjere. Kur te vije kjo dite nastradini nuk do te shkruaje me as ne TEEMA dhe as ne ndonje gazete tjeter, por do te pije i qete kafen e tij te preferuar te sabahut tek TAJVANI.

  26. asllan says:

    Kryemafijozi me. Dhe kapo eshte Meta. Ai rri me bllok ne dore. Kemi memorje te shkurter sh si popull, ishte ai kryeminstri i vetem ne bote qe vodhi thesarin e shtetit ne kohe paqeje. Po fitoi ndaj tij Rama do kete sukses.

  27. titi says:

    o FRAN NJAZI qe e ke bere emrin Fron Nahzi per te humbur identitetin tend shqiptar po kur jep dhe ti receta qeverisjeje kur nuk ke lidhje dhe as e njeh realitetin shqiptar por ke ardhur ne shqiperi vetem per te mbledhur leket e projekteve te SOROSIT.

  28. Guri i vjeshtes says:

    Armiku yne i perbashket or miq e them me kompetence te plote qe eshte mentaliteti yne.
    Duhet investuar fort ne ndryshimin e ketij mentaliteti.
    Nese do ta banalizonim kete po marr nje shembull : Nuk jemi komb qe i duam rregullat ; psh perderisa drejtuesit e automjeteve e vendosin rripin e sigurimit kur shohin police perpara ne rruge dhe e heqin sapo i kalojne ata atehere ky eshte nje shembull kuptimplote se me cfare percmimi i shohin rregullat e vendosura nga shteti per te mbrojtur jeten tone.
    Injorimi/devijimi i ligjeve dhe rregullave sipas mentalitetit tone shikohet si nje gje e mire, si nje fitore e vogel ndaj shtetit, shtet te cilin e dhjesim dhe e shurosim kur kemi nevoje te dukemi te forte.

    1. bravo guri i vjeshtes jam plotesisht dakort,vajta ne ne oslo dhe u futa ne autobus dhe pues nje shok po ketu i biletat i kontrollojne dhe ai me pergjigjet rralle here se nuk ka person qe nuk ka bilete,dhe mendoja po ne shqiperi a konceptohet nje gje e tille?ne jemi nje popull kaçakesh dhe me bjen keq kur shume gjera etiketohen se vepra te jugut apo veriut se kanunit apo zakoneve te tjera,kam qendruar neper europe dhe ne ameriken latine po si populli jone ka nuk gjen dot.Eshte per te ardhur keq

  29. rani says:

    Rreziku u mesiperm dikton vleresim maksimal,ne veçanti paragrafi i 12-te i shkrimit duhet nenvizuar fort per faktin se : Goditja ndaj boseve te mafias duhet te jete me çdo kusht e bashkerenduar me BE-ne,sepse njerzit jane skeptike se qeveria e re, do e kete te veshtire per ta realizuar dhe deri te pa mundur e ne keto kushte kercenimi qeverise do te jete permanent.
    Larg qofte.

  30. Preza says:

    Shkrimi i goditur dhe ne kohe. Lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar eshte sfide paresore e Qeverise Rama. Eshte nje sfide qe per tu kapercyer ne rradhe te pare, do vullnet politik. Do force karakteri, trimeri, dhe profesionalizem.
    Situata eshte e rende. Mafia shqipetare dhe lidhjet e saj, jane ne cdo qelize te shtyllave kryesore ku mbeshtetet Shteti Shqipetar. Eshte ne gjykata, ne prokurori, ne polici, ne administrate, ne bisnes. Eshte e lidhur me informalitetin dhe evazionin. Eshte ne binomin krim-politike.
    Qeveria nuk do te rrezohet as nga presioni i krimit dhe as nga presioni i politikes se lidhur me krimin. Asgje nuk do te ndodhe persa kohe do te kete bashkejetese, qofte edhe zvarritje qeverisese.
    Ka nje rrezik tjeter qeverisja. Ky rrezik i vjen nga publiku. Publiku ka nje pritshmeri te madhe nga kjo qeveri. Publiku e di qe qeveria nuk mund te rregulloje me nje te rene te shkopit ekonomine e lene cope nga Saliu. Por publiku do kerkoje pikerisht ato elemente qe nuk duan shume para. Drejtesine dhe Rendin Publik.
    Eshte pikerisht pritshmeria publike dhe fryma publike mbeshtetese ose jo, ajo qe rrezon qeverine. Edhe nje rrezim moral te saj, nese jo faktik.
    Kjo sjell per pasoje kerkesen publike per faktore te rinj politike, me te besuar per ti dhene besimin dhe voten ne zgjedhjet e ardhshme. Koha vrapon.

  31. nastradin tufa's grandfadher says:

    Per dijeni te lexuesve mbasi i filluan konvulsionet nipit tim N.T do te doja ti thoja atyre kush eshte ky specie:

    Eshte njeriu qe ka shkruar komente me shume ne gjithe globin dhe duhet te merren mjeket psiqiater me kete monster te paisur me “dark energy”
    Aq i semure psiqikisht eshte sa ne nje artikull te botuar te gazeta tema per nje plan te kosoves nga enver hoxha nga 300 e ca komente 50 ishin te nastradintufes.Lexuesi lete nxjerre vete konkluzinet.

    Biles para dy vjetesh e debuan nga gazeta shekulli se kaloi ne skizofreni psikopatike duke share me fjale te ndyra tej imagjinates.

    Per kenaqsi te lexuesve po dergoj dy pergjigje pikante per komentues psikosocial te degraduar.

    zani — 29 Korrik, 2013 në 5:52 pm
    Nastradin! Ne nje koment tendin ,para nje viti e ca , pohoje me gojen tende qe ke qene i detyruar te ‘firmosesh’ ate te shkreten,’marreveshje’ me sigurimin e shtetit,pra u ‘detyrove ‘te behesh SPIUN!
    Neper komentet qe ti shkruan,vihet re nje urrejtje patologjike per gjithcka qe ka lidhje me periudhen,qe nga lufta e lavdishme nac-clirimtare e deri ne renien e sistemit komunist.
    Or Nastro,KOMUNISTET,mbi te gjitha ishin BURRA,ishin ata qe i dolen zot SHQIPERISE,ndersa rraca yte u shkerdhye me okupatorin.
    Prandaj ate frustracionin qe ke dhe qe te vjen nga mungesa e burrerise merre me vehte ne varr e mos ha mut shume duke hedhur balte mbi burrat e vertete.Ti dhe ca si ty ,po te ishit burra ,luftonit kur ishte koha e jo te beni tani si kurva llafazane.

    nastradin,s father — 29 Korrik, 2013 në 6:26 pm

    Per ate qe nuk e njeh NAZISTradinin ju kujtojme qe eshte:
    -pinjoll Esat Pashe Toptanit
    -fans i cmendur i Ahmut Zogollit
    -derivat i Qazim Mullenjes
    -perkthyes i diktatorit
    -bashkpuntor i Sulo Gradecit.
    -shok i Armik Karsaruhos
    -perkrahes i Fatos LJUBOVICIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje