Kam një emër, për të cilën dua t’i kërkoj “ndihmë” Sali Berishës dhe Bujar Nishanit. Më tej dhe Edi Ramës. Në zhurmën e madhe banale të atyre që do hiqen nga puna dhe atyre që do shkojnë, është një emër që nuk po e përmend askush. Ndryshe nga nëpunësit e tjerë të këtij vendi, e drejta e saj për vendin e punës garantohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, e cila detyron qartë Presidentin e Republikës ta emërojë në vendin ku ka qenë para emërimit. Bëhet fjalë për ish- Prokuroren e Përgjithshme të Shqipërisë, Ina Rama.
Bujar Nishani shkeli Kushtetutën dhe e hoqi atë afërsisht një vit para kohe. Në detyrimin kushtetues është, që pas mbarimit të mandatit, Prokurori i Përgjithshëm të sigurohet të punojë në vendin e punës që ka punuar më parë.
Për të kuptuar se kush thërret për shtet ligjor dhe zbatim të ligjit në Shqipëri, shikoni se si trajtojnë Prokuroren e Përgjithshme të vendit, të vetmen që ka guxuar së paku të çojë deri në derën e gjykatës disa emra ministrash dhe që ka detyruar ish- Kryeministrin ta shpallë puçiste vetëm se i shkoi shumë afër gjurmëve të gjakut të djalit të tij në Gërdec.
Presidenti i Republikës, duke demonstruar një mungesë të thellë personaliteti dhe raporti me ligjin, shkel Kushtetutën e vendit vetëm që të mos zemërojë Sali Berishën dhe nuk kryen detyrën e tij për t’i siguruar vendin punës që i takon ish- Prokurores së Përgjithshme.
Ish- Kryeministri i vendit, i cili në fillim e shpalli Silvia Konti, pastaj “shtriga Konti”, rri vigjilent se mos Presidenti zbaton ligjin dhe e kthen në detyrë.
Të dy së bashku, Presidenti në detyrë dhe ish- Kryeministri, e konsiderojnë atë një njeri që duhet linçuar dhe përdorin fuqinë që u ka mbetur në pushtetin gjyqësor për ta mbajtur atë larg sistemit. Regjimi vazhdon të hakmerret me atë grua, duke demonstruar realisht se sa shumë pushtet i ka mbetur.
Përpara se të kërkojnë mos u ikin hajdutët nga zyrat e shtetit, mos u ikin shërbëtorët që kanë përdorur në drejtësi, këta dy burrecë duhet t’i kërkojnë ndjesë asaj zonje, për të cilën po shkelin detyrimet kushtetuese duke e mbajtur të papunë, larg vendit që i takon me ligj. Këta dy burrecë që ecin me makina të blinduara dhe nuk heqin dot dorë nga rojet private dhe shtetërore, lënë rrugëve një grua që është përballur me krimin në këtë vend, vetëm se duan të hakmerren pse i ka detyruar të ballafaqohen me drejtësinë dhe të bëjnë betejë për ta kontrolluar atë.
Sot, kur të gjithë flasin për t’u bërë ministra, drejtorë, zëvendësministra, gjyqtarë apo prokurorë, ish- Prokurorja e Përgjithshme është një e papunë, për të cilën nuk kujtohet njeri. Është ajo që Sali Berisha e shpalli armike për Gërdecin, e shpalli puçiste për 21 Janarin dhe e shkarkoi para kohe vetëm se nuk duronte dot të kishte fatin e Familjes së tij në duart e saj.
Socialistët që erdhën në pushtet, natyrisht kanë komplekset e tyre ndaj ish- prokurores, sidomos nga akuzat e Berishës se ajo ishte pjesë e një puçi bashkë me ta. Dhe këta kanë hallet e tyre të fusin nëpër zyra njerëzit e tyre, por së paku në këtë zhurmë të pështirë të atyre që ikën nga pushteti, ata duhet ta fillojnë betejën duke detyruar Presidentin të rikthejë në vendin që i takon ish- kryeprokuroren. E di që kjo gjë Bujar Nishanit i duket fundi i botës, pasi i kujtohet fytyra e hakërruar e Sali Berishës në telefon, SMS e Zenit, ankesat e Lulit, etj, por ai nuk duhet lejuar as të marrë frymë nëse nuk zbaton i pari detyrimet kushtetuese që rrjedhin për emërimin e saj aty ku i takon.
Ajo nuk kërkon as poste politike, as të hyjë në politikë, por të shkojë në vendin që i takon me ligj. Këta që kanë ardhur në pushtet, e kanë detyrim moral dhe ligjor t’i kërkojnë Presidentit të zbatojë ligjin dhe pastaj të ankohet për gruan e tij se mos ia heqin nga puna si militante të Berishës.
Ina Rama nuk po merr pjesë në këtë kakofoni për ca karrige të rrezikuara apo të premtuara, por ata që guxojnë të hapin gojë për shtet ligjor, kanë një rast ta tregojnë se e duan atë. T’i japin vendin që i takon ish- kryeprokurores, për të cilën po shkelin Kushtetutën. Pastaj ka kohë për ankesat paradhënie të gruas së Nishanit.
Znj. Kryeprokurore u tregua burrneshe me shume se mijera “BURRA” me mustak, funksionare te administrates Berisha & LUKUNIA E TERBUAR!
http://goo.gl/LUyEcl
Baze eshte i vetmi qe i thote gjerat tamam. Edi Rama e ka rrethuar veten me te paafte dhe servila dhe nuk ja tregon vendin Saliut. Edhe tani qe erdhi ne qeveri vazhdon ti nenshtrohet Saliut sic po ben me Shqupin.
shum i sakte o mero baze.
te gjithe po meren me veten je o vetmi qe meresh me te gjithe.
BRAVO.
Ne qofte se Ina Rama do te ushtronte detyren ne Mbreterine e Bashkuar do te kishte nje hetim parlamentar perse ajo vonoi procedurat per Lulzim Bashen duke bere hetimin te pavlefshem, perse nuk hetoi Sh. Berishen kur te gjitha fijet e hetimit te conin tek ai, perse nuk kerkoi konfiskimin dhe hetimin e kontove bankare dhe pronave te Ilir Metes kur u provua se ai bente korrupsion me detyren e shtetit dhe ne fund do kerkohej qe kjo “zonje” – shoqe e ngushte e Argites – te shkonte ne gjyq dhe te denohej penalisht. Prandaj o Mero mos na e shit kete vemje te pushtetit te Saliut si engjell sepse vetem e tille nuk eshte.
E kam thene qe Mero eshte nje gjeni. Del nje hap perpara milionave per ceshtje kardinale te mbarevajtjes se shoqerise sone amorfe. BRAVO
Litarin e ka pak ky plehra.
Ky do nje perdhunim alla zezakshe, ne te gjitha vrimat e veta dhe te familjareve.
Aty ku s’ ka vrima, ti hapin me zorr.
AMIN!
Bravo MERO. Si gjithmone objektiv ne gjykim dhe altruist ne shpirt.
Do te jete ne nderin e Partise Socialiste qe larg cdo paragjykimi dhe ne zbatim te ligjit te pozicionoje te nderuaren Ina Rama ne nje vend pune qe i pergjigjet profesionalizmit, kontributit dhe personalitetit te saj.
Bravo Mero.. Ajo grua duhet te vleresohet sic duhet nga shoqeria sepse ka punuar dhe rrezikuar per te miren e pergjitheshme. Ajo ka guxuar ate qe Jari nuk e shkon nder mend, mos ti bindet saltrapit.
Mero ste jep mundesine qe te besh koment…
Nishanit: Si e konsideron heqjen e Ina Rames, Punë, Xhest, Veprim intelegjenti, Veprim servili, Veprim frikacaku apo Veprim Presidenti? Te na thote ku e ka pare ndonjehere kete veprim?
Dhe Nishani ankohet per fotot e tija qe po hiqen.
Nje njeri i pacipe nuk meriton te jete president.
Gjendja e sotme e Drejtesise,ka se paku 20 vite qe eshte projektuar.Skema dhe projekti i detajuar per kapjen e drejtesise ka filluar qe ne vitin 1992,me hapjen e shkolles se plepave,nga ku dilnin Juriste per 6 muaj.Me tej keta Juriste emeroheshin Prokurore dhe Gjykates te niveleve te uleta,deri sa ne fund te mbrrinin ne krye te Piramides se sistemit te drejtesise ne c’do Qark te vendit,dhe sidoms ne Tirane.Sot gjenden ne krye te Gjykates se Larte,asaj Kushtetuese,Gjykatave te Apelit dhe ne mabre gjykatat e vendit,njerezit me te ngushte te Sali Berishes dhe “Trustit te Geshtenjave te Tropojes”.Ky sistem komplkes tashme dhe i rrnejosur me se miri,eshte kanceri ne trup,qe Sali Berisha po i le Shqiperise.Vendimet Skandaloze te gjykatave deshmoje me se miri kete te vertete.Gjykatat Shqiptare,te drejtuara nga njerez te kapur dhe me dosje te vjetra e te reja nga Sali Berisha jane praktikisht diga qe nuk lejon shtetin ligjor.Si do arrihet ne c’rrenjosjen e ketij sistemi,kjo eshte pyetja me e madhe qe shtrohet sot??Jam i mendimit se duhet filluar me heqjen e imunitetit dhe paprekshemerise ligjore te Gjykatesve.Ky eshte hapi i pare.Me tej duhet c’rrenjosje nga Kukuvajkat e Zeza,antare te thekur dhe me dosje qe flene ne sirtaret sekrete te Sali Berishes.Dihet se c’do gjykates eshte i inkriminuar nga “Trusti i Geshtenjave te Tropojes” ne menyre te tille qe te mund te jene sot te shantazhuar,pervecse i ka pasuaruar ata ne menyre Mafjoze.Sistemi Mafjoz Shqiptar jane gjykatesit e Korruptuar ne c’do qelize dhe per me teper te shantazhuar nga pushteti i djeshem,madje deri dhe ne kercenim me jeten e femijeve te tyre,nese nuk zbatojne urdhrat e bandes se ngujuar tek SHQUP-i.
z Mero Baze ju falenderoj me gjith zemër për të gjith artikujt tuaj të mrekullueshëm POR MBI TË GJITHA RREAL…………zoti jua shpërbleft me të gjitha të mirat
INA RAMA duhet te jet edhe njeher prokurore e pergjithshme dhe pastaj ta shikoj sali dhija me jar miun
Puna e Ina Rames do rreflektoje me vone keni per te pare..Tani, e kane mbuluar me shpifje dhe raporte te sajuara sipas midese…Shpresoj, ajo te kete ruajtur dosjet origjinale si nje profesioniste qe eshte dhe kur te vij koha per drejtesi, shteti ligjor te bazohet ne procesverbalet e saj..Po te kisha fuqi ta emeroja, ajo do ishte Drejtoresha e Zyres Federale..
jam shume larg se do beja cmos ta pinja nje kafe me z.Mero,jam dakort me nje parafolse nuk ka koment per artikullin,me shprese qe zevendsja e Kryeministrit te lexoj artikujt qe ju na jepni kenaqesin dhe qartesi per dite ,i uroj z.Ina sukses .
Z.Mero! Dakort me sa shkruani; vetem ne shkrimin tuaj, ju lutemi te shtoni dhe rastin tjeter flagrant te shkeljes se Kushtetutes e ligjit: Rasti I znj.Deshira Subashi ish-Nenkryetare e KQZ-se.. Eshte totalisht I njejte me rastin e zonjes I.Rama. Ka nje vit qe KLD-ja e kryesuar nga Presidenti, nuk kryen detyren e saj ligjore!!
te lumte Mero!besoj se largimi i ina rames ishte harruar nga shqiptaret dhe e bere mire qe na e kujtove!Cdo shqiptar duhet ta kuptoj se me cilin president kemi te bejme!te vihet ne vend drejtesia duke bere drejtesi!te shporren keta prokurore dhe president nje ore e me pare ndryshe asnjehere nuk do te funksionoje shteti ligjor!Ina Rama eshte nje figure e ndritur e historise dhe duhet te marri vendin e nderit nga shteti shqiptar dhe qeveria!Nuk guxuan burrat qe ishin dhe jane sot ne detyren e saj,qe te shkojne kaq afer dhe ti nxjerri te gjitha te palarat ne shesh,fatkeqsi e saj ishte se shteti kishte rene ne duart e mafiozeve,kriminelave dhe nuk kishte asnje drite ne fund te tynelit!Ka ardhur koha e ndeshkimeve sa me pare e krimineleve me Sali e kompani!
Baze,na befason me thellesine e mendimit tend…
Bravo Mero dhe Ina Rama sa me shpejt te shkoje ne vendin qe i takon…
Shume shpejt do filloje punen byroja federale ose gjykata supreme Ina e meriton nje vend atje
Respekt per kete Zonje qe u la ne harres,dhe eshte ne nderin tend o Mero qe i del ne krah dhe e mbron kete Zonje, me gjithe kuptimin e fjales, qe u ndesh me barbaret per vendosjen e shtetit ligjor.Qeveria duhet ti gjej vendin kesaj Zonje qe dhe e veteme luftoj per ate qe te gjithe ne kemi nevoj,per pak drejtesi ne kete vend te padrejtesive.Por qe te vihet drejtesia ne kete vend duhet qe presidenti te zgjidhet nga populli.Vetem keshtu sdo te kemi nishanra te zgjedur nga barbari,dhe tomra te zgjedhur nga nishanra.
mendoj se goca xhixhit ka le zonje dhe jeta do ta coje ma lart se ku ishte,
Bravo z.Mero,si gjithnje i sakte dhe shtron probleme qe kerkojne zgjidhje.Z.Rama duhet ta nvere ne vendin qe i takon zjn.Ina Rama.
PS-ja ka shume te pushuar nga puna,te cilet i perkasin qeverise Nano,per te cilet, Nano beri “aleance” me Berishen.
Kjo nuk do te thote,te mos mbrojne ish Prokuroren e Pergjithshme,kane rastin per tu treguar berishjanve,se sa te paskrupullt jane.
Nishani eshte pjese e demagogjise se tyre,eshte mjeran,por kur kerkon te bej “politik”,budallalleqet e tij degjohen edhe nga Bostoni.
Eshte koha per ti treguar vendin.
Per PS-ne,shikohet nje stepie,sikur nderkombetaret s’po i ze gjumi per hajdutet e administrates shqiptare.
Kur Berishes i pergjigjesh me te njejten “force”, ke neutralizuar te gjithe veprimtarine e tij,ne te kundert revanshi i tij eshte i pashembullt.
Ai nuk ka lindur per konsensus dhe bashkepunim !
Do te doje Edi po sdo te doje likja.
Zoti Mero ju lumte qe e keni trajtuar si ceshtje. Dhe te mendosh edhe ca gra te tjera ne parlament qe “perfaqesojne” popullin, apo dhe qe do te hyjne rishtazi pas heqjes dore nga mandati i disa deputeteve te tjere qe u bene ministra.
S’ka pak qe po ndiqja ne fb, nje shembull tjeter te nje intelektuali te njohur, shkrimtar e publicist. Shkak per kete ishte bere dalja e tij nga “ilegaliteti” imazhik, duke vendosur nje foto te tij, pas kaq vitesh. 8 vjet pa pune dhe tere jeten jashte klaneve, jashte “vemendjes” se tyre pikerisht per kete. Ai aty ngre, me te drejte, pyetjen “Kush e posedon KUJTESEN kombetare te kontribuesve korrekte e punetore te fjale, qe nuk “kararisin” sikur do te bejne nje planet, kur kryejne detyrat e tyre, sic thoshte Mark Tueni i madh? Ky eshte nje preokupim i madh sot, qe po rikontoruhet shteti i rrenuar nga Saliu. Nje pale, me lehtesine me te madhe, depertojne ne (tani ne fillim) stafet e ngushta. Mire Edi Rama, tregoi publikisht, duke dhene keshtu edhe nje model, se kush ishin me radhe, deputetet, pastaj ministrat, te rikthyerit 24-karatesh, po keto kush do t’i paraqese. Une s’them te dalin 19 ministra dhe te tregojne me radhe, po publiku domosdo duhet te vihet ne dijeni. Kishte ngritur zerin Bardhyl Londo. Po te tjeret?
Ke shume te drejte o Mero, ky pushtet I felliqur na la trashegim nje president vegel dhe hakmarres shume I ulet. Ku ta coje Bujar Nishani Ina Ramen mes te atyre hajduteve te korruptuar? Po pse ka surrat ai ti dalin Ina Rames perpara qe ka 1 vit qe e ka lene pa pune padrejtesisht. Kemi nje president skuth shume I ulet, beri namin per nje cope fotografi dhe zbaton porosite e Saliut nje per nje dhe merr me Pune gjith bashkepunetoret e Saliut dhe le Ina Ramen pikerisht se ashtu I do qefi Sali Berishes. Epo te jete tjetri kaq hakmarres I ulet dhe kaq I perulur para Sali Berishes, mot tja qe se ha. Bedtiste surrati tere pucra I Laura Vorpsit se po hiqen nga puna militantet e PD dhe nuk ju behet vone as per Ina Ramen dhe as per Deshira Subashin. Keta Kane hall te mbajne ne pune te korruptuarit qe te sabotojne punen e qeverise se re. Shpresojme qe qeveria e re ta detyroje Bujar Nishanin te emeroje Ina Ramen ne Gjykaten e Apelit se atje I takon. Mire do ishte te qerohej vete Bujar Nishani qe atje por Edi Rama e siguroj qe te mos trembet ai vegla e Sali Berishes.
Dakort me vlersimet maksimale per zonjen Ina, por nese do kishte shtet ajo duhet te shkonte para drejtesise per shperdorim detyre per shkak se nuk ka bere detyren te pakten ne dy raste qe ishin kompetence vetem e saj. E para, nuk rikerkoi ne Kuvend heqjen e imunitetit per Mediun sic tha gjykata e larte. Kjo gjykate tha qe nuk mund te vazhdoj me tej gjykimin sepse duhet qe prokuroria te bej kerkese ne kuvend per ti rihequr imunitetin Mediut dhe pastaj mund te vazhdonte gjykimi. Dhe rasti i dyte ka te beje me zotin Basha, ishin kushtet qw ajo duhet tw kwrkonte nw gjykate te larte rishikimin e vendimit te pushimit per shkak se pas atij vendimi doli nje fakt i ri. U prish vendimi i fatmira hajdarit qe e quante nul kerkesen per ta derguar ne gjyq Lulin. Kjo eshte e mjaftueshme qe te behej kerkese per tu rishikuar vendimi e per te vazhduar gjykimi. Shpresojme ti bej Llalla.
Nuk do te mjaftonin as 100 editoriale per te pershkruar as punen ne perputhje me ligjin qe ka bere zonja Rama por as maskaralliqet e ketyre burracakeve. Lart pastertia humanese e saj dhe ne koshin e plehrave qe po vazhdojne te qelbin kombin.
Urimi qe mund ti behet nje gazetari esht “tu befte pena top” por ty o Mero Baze i nderuar, ka koh qe ka kaluar edhe kufijt e topit ! Kjo gazet kurdoher na ka befasuar me “syrin ,veshin dhe mendjen” e saj! Bravo edhe nje her qe nuk din te harosh dhe nuk kam cfar i shtoj atyre qe thua ti dhe gjith komentusit e nderuar per kte zonj krenare e kurajoze qe me burrerin e saj ka fituar respektin e 1 milion fitimtareve !Qendrimi ndaj saj per mua do jet “barometri”i kesaj rilindje “dykokeshe”,do jet pulsi i asaj qe sovrani pret ! Le te presim se e drejta vonon por nuk haron !
Punen e beri duke lene boshlleqe,e denushme por,MERUA ka te drejte.Ajo nuk veproi sipas ligjit kur nuk ju bind hyso burgu,por kjo nuk justifikon te paburet per sjelljen ndaj nje nene me femij.21 JANARI tregoi se ky popull trajtohet si bageti.Kryeministri nuk i bindet kryeprokurores.Kemi rug jemi ne NATO jemi fuqi e dyt ,por skemi buk te hame.VEND I MALLKUAR,STAN ME LEPUJ.TURP,TURP,TURP.
Shkaterruesi i sistemit te drejtesise S.B priste qe Z.I.Rama te vepronte si Bregu ,xhozefina e ndonje tjeter.
-Berisha priste qe k/prekurorja te hidhej ne sulm e para kunder demonstrueseve dhe opozites me rastin e 21 janarit,kete ajo nuk e beri, prandaj kunder saje u leshuan rrufe nga shume llapaqener qe e treguan edhe njehere se sa burra te poshter jane .
-Shume aktor e faktor ne kete drejtim nuk u ndjen ose sa belbezuan.
-Eshte nje gje shume e keqe qe nuk i dolen ne mbrojtje zonjes se nderuar I.Rama grate politikane, duke dhene nje shembull te keq ne drejtim te emancipimit te femres shqiptare.
Mero : problemi qe ngrite eshte shume idrejte,demaskues per palo presidentin dhe tere pushtetin e djeshem dhe opoziten e sotme.
Te gjithe ata qe frymezuan, drejtuan dhe kryen vrasjen e 4 demostruesve te 21 Janarit, i kane borxh Znj. Ina Rama:
1. Dhunimin e institucionit qe Znj. Ina Rama perfaqesoi
2. Poshterimin e nderit dhe emrit te qytetares Ina Rama.
3. Heqjen nga puna te Znj.Ina Rama nje vit para kohe
4. Humbjen finnaciare te atij viti
5. Lenien e saj pa pune te Znj.Ina Rama ne menyre te kunderligjeshme
Morali dhe detyrimi i Znj. Ina Rama eshte te kerkoje venien ne vend te nderit dhe te humbjeve te saj. Morali dhe detyrimi i Presidentit aktual eshte t’i kerkoje falje, t’a emeroje dhe t’i shperbleje demin e krijuar. Te tjeret s’kane as moral, as detyrim.
Une personalisht mendoj se INA RAMA i ka te tera aftesite te beje Presidenten e vendit ;inteligjence ,dinjitet ,pamje e per me teper me shume burreri se shume burra !
INA RAMA PER PRESIDENTE!
Bravo. Une them ta vejme presidente te USA. Ju jeni pjerdhur nga trute. Po i qani hallin Ina Rames.
Pse o X ? Te behemi njehere njerez tamam dhe te perfaqesohemi si popull me dinjitet duke vene ne krye te institucioneve te rendesishme, njerez me dinjitet dhe intelektuale , me nivel inteligjence te larte, te pakorruptueshem , krenare e jo sahanlepires, me pamje normale dhe jo sakat. Vetem keshtu do vije dita qe te mos te ndjehemi keq neper bote, kur duhet te themi qe jemi shqiptare.
Per keto lloj rastesh do marre dhe pelqimi i Ilir Floririt dhe po nuk deshi ky ,nuk behet gje ,nuk behet ai vend sa te jete Floriri ne pushtet mos rroni kot me iluzione eeejjjjjjjjjjjjjjjjjjjjj nje hajdut ne krye te parlamentit dhe ju pretendoni shtet!!!!!!!
Z.Baze vazhdon te jete zeri dhe ndergjegjja qytetare e panjollosur e shoqerise shqiptare.Eshte para ne kohe ne kapjen e problemeve.Opozita e cakerdisur e Bashes dhe e mbajtur peng nga Berisha ka nevoje per ju Z.Baze, kjo eshte ndihma me e madhe qe mund ti jepni Shqiperise.
Kjo zonje e meriton te quhet Teuta e Durresit. Me kujtohet kur akademiket e kuvendit te shkuar, nepermjet nje komisioni te turpshem parlamentar, i hakerreheshin mrs Ina!!! tmerr.
Sapo zebrita nga autobusi i linjes Tirane – Berat, takova nje noter ( me emrin enver ), qe ma priti me te pare; – nuk ka shtet, te gjithe vjedhin, ushqehen dhe vishen ne kete menyre. Zoti na ruajt njerez!!!
Diplomatet nderkombetar po veprojne, ndersa une si qytetar i shqetesuar dua informim, dua transparenc, dua me shume photo financiare ( ato te spitalit ishin tmerr i jashtezakonshem people!!! ) qe te nxitoj te veproj dhe une.
Pervishni lleret njerez dhe te mbeshtesim fort maxhorancen, te punosh ndershem keto kohe ( edhe opozitari i ndershem te perfshihet ne kete aksion, )si nje real soldier. Ky eshte sherbimi me i mire qe i bene memedheut tend njerez. Jemi te rinj miq, forca…
Po ,e afte profesionalisht ,serioze nje ZONJE e vertete .
Mendoj se do te kthehet shpejt ne vendin qe i takon .
Ju zoti Mero duhet te kishit krijuar parti duke i bashkuar intelektualet e ndershem dhe te guximshem ashtu sic jeni dhe vete,dhe e sigurte qe do te kishit shume deputete .Ju a kam dhene kete ide shume kohe me pare,edhe n.q.s.nuk ju pelqente ,ta kishit bere per kete popull te vuajtur dhe per inetektualet e ndershem dhe isha i sigurte qe do kishit bere shume me teper se sa presim nga Edi.Ju keni bere opozite me gangsterat e saliut shume me teper se gjithe P.S se bashku.Nuk ka pse i luteni te tjereve tani per Z.Ina , qe meriton nje respekt te vecante.
Po-Po-PO…Ajo dhe vetem Ajo.
No koment!
E sakt.Drejtoreshe e Zyres Federale.Ketu duhet te filloje.
Nuk ju intereson drejtesia .me nje person ne krye qe popullin e tij e quan koke pa lare.pa ate ne krye do te ishte me ndryshe.
Bëj si them unë e mos bë si bëj unë!
Ky është Sali Bisha me zagarët e tij
Hej njerez doni te dini kush eshte fytyra e drejtesise shqiptare nese do te donit ta portretizonit?Mjafton te shohesh qe ne cdo proces te rendesishem gjyqesor eshte surrati i Fatmira Hajdarit dhe kjo eshte Drejtesia Shqiptare!!!!! Ky vend te ben per te vjelle sepse jo vetem me pamjen e tyre por vetem sa hapin gojen per te folur tregojne se cfare amalgame dhe lloj race genetike jane. O Zot shpetoje Shqiperine dhe shqiptaret!
O Zot shpetoje Shqiperine nga shqiptaret!( duhej te ishte paragrafi i fundit)
Shume e drejte.Zj,Ina Rama tregoi se mund te kete shpresa ne kete vend per tu bere drejtesi.Por Sali Berisha me te tijet edhe ne kete rast ashtu sic ka bere qysh ne fillimet e tij duke i mashtruar shqiptaret per gjasme demokracine e shkarkoi ate per te vrare shpresen se mund qe ne kete vend te behet shtet.Dhe kete e beri pasi per ta shkaterruar e plackitur kete shtet duhej me patjeter te ngjallte frik te te gjith ata qe nuk mendonin e vepronin si ai.Prandaj asgje z Baze nuk mund te presesh nga z Berisha apo z Nishani pasi ata jane arkitektet e kesaj rrumpalle.I takon z Rama qe jo te kete komplekse por perkundrazi me kurajo te vleresoje zj Rama per te treguar se mund te kete drejtesi dhe njerzit nuk mund te trajtohen ne ate fare feje sic beri shumica paraardhese…
Mero, je I madh! Po ku te vete mendja mor burre?! Ku I gjen keto kauza kaq te goditura?! Bravo te qofte per sherbimin qe I ben vendit me nxjerrjen ne drite te ketyre felliqesirave.
Bravo, Z.Mero Baze, jeni i madh, me keto qe shkruani, nderoni jo vetem veten tuaj, por edhe ne qe nuk kemi mundesi te pakten te falenderojme keta njerez si ish-Kryeprokuroren Ina Rama, ne nder te respektit ndaj popullit shqiptar dhe ndaj ligjit, ne lufte kundra FUNDRRINAVE si SALEHU!
Respekte!
Shume e drejte, nqse vlejne “votat”, keto komente tonat une votoj per te.
Z.BAZE,KETE RRADHE NUK BIE DAKORD ME JUVE,JO SE KESAJ PROKURORE NUK I TAKON VENDI I PUNES,POR LEVDATAT PER TE NUK JANE TE DREJTA.DETYRA E PROKURORISE ESHTE QE TE KOPSITE DOSJEN DHE TA DERGOJE NE GJYKATE.POR KUR GJYKATA IA KTHEN PER MOSDOREZIM NE AFAT,DHE PAS KESAJ KRIMINELI LULZIM BASHA NUK GJYKOHET,ESHTE FAJ I PLOTE I PROKURORISE,DHE PER KETE AJO DUHET TE PERGJIGJET.PO KESHTU ME DOSJEN E ISH-MINISTRIT TE MBROJTJES Z.MEDIUT.KJO ZONJE,U SHA NE MENYREN ME BRUTALE,ME TE NDYRE SI LAVIRE BULEVARDI NGA ISH-KRYEMINISTRI DHE AJO QE ESHTE ME E RENDA U AKUZUA(SEBASHKU ME ISH PRESIDENTIN)SI PUCISTE, POR NUK NDERMORI ASNJE HAP PER PADI NE GJYKATE.PERSE NUK E BERI?KA QENE E DETYRUAR TA BENTE JO PER INA RAMEN,POR PER PROKUROREN E PERGJITHSHME.TJETER GJE SE CFARE DO TE BENTE GJYKATA.DOSJE TE TILLA MUND TE PERMENDEN SHUME.
E FUNDIT,SI ESHTE E MUNDUR QE KJO JURISTE NUK ESHTE NE GJENDJE TE ZGJIDHE CESHTJEN E SHKARKIMIT TE SAJ DHE TE MOSKTHIMIT NE DETYRE?A KA BERE PADI DHE DERI KU KA ARRITUR?KESHTU VENDOSET DREJTESIA DHE JO DUKE I DHENE LEVDATAB TE PAMERITUARA AQ ME SHUME PER TI “QARE”HALLIN.
Z.korabi ,keto qe thoni ju jane shume te drejta por jo ne nje shtet te drejtuar ne menyre mafioze ,ku te dergohet mesazhi e ke frike per jeten tende e te familjes …vetem keshtu shpjegohet !
Mero nuk jam dakord. Ina Rama ish e paafte dhe vete Prokuroria ish e papaster dhe sbinte ere pune ne asnje drejtim. Asaj i takon te kthehet si gjyqtare ne Durres por ti mos na e hiperbolizo asgjene e sja. Sa te jete Ilir Meta ne krah te Rames Ina le te haj pershesh.
Keshtu do te kishim hequr qafe edhe ate cimken “Dhalle”.
O Baze,mos i kerko “ndihme” Berishes dhe Nishan eunukut per Ina Ramen.Behu praktik,kerkoji Edi Rames te mos humbe asnje dite kot por te reformoje kushtetuten qe te kemi per president nje personalitet te zgjedhur me vote nga populli dhe jo nje eunuk te mafies se malokeve.
Jam plotesisht dakort me Ju zoti Mero.Nje teme qe eshte jo vetem per tu analizuar por edhe per tu zgjidhur sa me shpejt,ndryshe Shqipëria ka shkuar per lesh,siç e ka thene me gojen e saj lavirja e parlamentit!Por do te doja qe se bari le ti bente nje re&bilitim ai qe e perdori keqazi kete zonje ne luften e paepur te saj per te mbrojtur ligjin ne vendin ku drejtonte.E e thene pa doreza le te interesohet Ai qe nga nje ane bente sikur ishte i interesuar per te dhenat e hetimeve e nga ana tjeter ia çonte ato “burrit te shtetit” ose ngrinte pretendimin qe faktet do ti çoje per espertize perteje Atlantikut ku edhe i deformonte e me pas krimineli Sali pas fshirrjes se fakteve vinte etiketimet perkatese per kedo qe i bllokonte rrugen e vrasjeve.Ina Rama i nderuar z.Baze ka punuar nen ombrellen e nje ambasadori e nuk ma merr mendja qe kjo figure qe luan te gjithe lojen politike shqipeytare mos te kete fuqi te fjales per te bere rikthimin e saj ne punen e mepareshme,por me sa shoh iu interesojne nenprodoktet e qumeshtit(dhallat)per te vazhduar e justifikuar lojen e tyre te stergjatur prej mese 23 vjete.Z.Baze perpara se t’ia kerkosh z.Rama ,kerkoja ambasadorit mik te ketij kodosh vendi .Sot e kemi edhe ne Top Story e mesiguri ndokush do tia drejtoje kete pyetje ketij njeriu qe sjell verdall nje vend te tere.Ina Rama nuk eshte keq per vend pune por ma merr mendja qe te ngrihet ne nofken e vene kohe me pare “Silvia Konte”,ajo duhet te gervishe ç’do cep e qoshe te mafjes se nderon pushtetet por kursesi rruge ne drejtimet e vendeve qe perdoren per lesh!Sali Berisha eshte e do te jete ne skene e ne rolin e tij te perjeteshem deri sa te kete perkrahjen e atyre qe e mbajten e strehuan e e rruajne nga ç’do kercenim.Kjo e bene te forte banden e Sali Berishes me 40 hajdutet e tij per te qene te lire te gezojne ato qe kane vjedhur e shitur ne kohen me te lavdishme te ketij vendi DEMOKRACINE!Fjala “demokraci” perkethehet DEMOS-POPULL,e KRATOS-SHTET (FUQI)E SOVRANIT.Presidenti i SHBA A.Linkolni ka deklaruar se “DEMOKRACIA ESHTE QEVERIA E POPULLIT,E DEALE NGA POPULLI ,PER POPULLIN”,e thene kjo qysh kahera rreth viteve 1862.Ketu kjo fjane eshte basarduar e trasformuar nga ish presidenti mesjetar i ketij vendi Sali Berisha qe “Demokrasi eshte qeverisja e dhunuar e nje populli ,e dale jo nga populli ,por nga manipulimet qe punon per perandorite e kundra popullit”.Pa ndeshkim te Salinjeve shqiperia e Shqipetaret do te jene gjithmone ne akthin se drejtesia do mungoje e vendin do ta drejtoje mafja qe ka shtrire rrenjet ketu e 23 vjete !.
Mero bie dakort plotesishte me ju,me kujtohet shume mire kur ishte para komisionit famkeqe te Eduart Halimit dhe ti quajte BURRE SHTETI dhe koha e vertetoje plotesisht kostatimin tende(kujtojm qe parardhesit e saj dhe ky qe eshte aktualisht nuk kan bythe me cu nje drejtor ndermarje ne Gjykat jo me nje minister)Ajo eshte sjedhe si nje shtetare e vertete si ne drejtimin e instuticionit ashtu edhe ne daljet publike.Ne kete koment dua ti kujtoje Zonjes se pare qe ka frike mos e heqin nga puna Socialistet ti thote atij MUSTAQE MIUET se do ta ze haku i Ines dhe ka per te ik shume shpejt ne boten e pertejme po te propozoje Inen ke vendi ku i takon
Te zbatohen ligjet e shtetit ,per c’do shkelje ligji te merren masa per ata qe e kane shkelur dhe te kthehen ne pune te gjithe njerezit qe jane larguar me pa te drejte. Edhe zonja Ina .Te marre fund paligjshmeria.
Mero po hyn mik tek Rama per te rifutur ne pune nje tjeter Rame…Kryeprokurorja ka meritat dhe gjynahet e saj ne vitet e detyres se larte,ajo qelloi ne detyre ne rastet me flagrante,kur u shperdoruan 220 milione euro,kur shpertheu Gerdeci dhe kur ndodhi masakra e 21 janarit.Me kujtohet kur kryeprokurorja dilte ne konference shtypi gjithmone me ambasadorin e rradhes(Withers,Arvizu),a thua e kishte truproje;gjesti me i dobet qe kane bere dhe bejne zyrtaret e Tiranes,si per te na thene qe ne shqiptaret nuk i kuptojme dot,ndersa i kupton ambasadori dhe duhet te na nderoje kjo.Nje eshte pak per te vleresuan punen e nje titullari,tre jane shume per ta zhvleftesuar.Une di qe ka shume njerez qe jane hequr nga puna pa motiv fare dhe pa artsye zhvleftesimi;tashme shume nga profesionistet e fushave kane harruar edhe zanatin e tyre,se u be dhe znj. e mesiperme nje viktime me shume s’u be qameti.Tek e fundit,iu dha disa here rasti qe te jepte doreheqjen,por nuk e beri dhe sa keq qe s’e beri.
Mero, Z. Rama po e hiperbolizon. Gjate detyres se kryeprokurores nuk ka treguar asnje shenje shkelqimi, perkundrazi. Ishte nje nepunese aspak e shquar per te mos thene me teper. E vetmja merite e saj mbetet se Salihi e quajti me epitetet me te ndyra per nje femer. Prokuroria e Shqipnise nuk ka pesuar as nje grime humbje nga shkarkimi i padrejte i Z. Rama. Per padrejtesine qe i eshte bere, si juriste qe eshte le ta fitoje juridikisht te drejten e saj, per te treguar qe eshte juriste e zonja, e jo me patericat alla Mero and Co.
BUKUROSJA E FEJTUR.
Kjo perralle me mbret i shkon me shume Ina Rames qe Mero Baze po kerkon ta rehabilitoje pas perpipecive qe kaloi nen hyqmin e Sali Berishes. Po te jete keshtu t’i kerkojme pune edhe Dhori Sollakut qe Saliu e pati keshilltar mjaft te mire me keshillat e tij per grabitjen e prones private dhe kur i tha truni se nuk e degjonte me e flaku si leter higjenike. Njesoj sic bente Enver Hoxha me vartesit dhe sejmenet e vet. Ina Rama i ka treguar te dy anet e monedhes: I sherbeu Saliut dhe pushtetit te tij me dosjet e rruges Durres-Kukes dhe Gerdecit, por u genjye dhe u la ne balte nga nderkombetaret per 21 janarin megjithese tregoi nje guxim te jashtezakonte per nje femer. Prandaj mund te quhet vetem si:
BUKUROSJA E FEJTUR.
BUKUROSJA E FJETUR.
Kjo perralle me mbret i shkon me shume Ina Rames qe Mero Baze po kerkon ta rehabilitoje pas perpipecive qe kaloi nen hyqmin e Sali Berishes. Po te jete keshtu t’i kerkojme pune edhe Dhori Sollakut qe Saliu e pati keshilltar mjaft te mire me keshillat e tij per grabitjen e prones private dhe kur i tha truni se nuk e degjonte me e flaku si leter higjenike. Njesoj sic bente Enver Hoxha me vartesit dhe sejmenet e vet. Ina Rama i ka treguar te dy anet e monedhes: I sherbeu Saliut dhe pushtetit te tij me dosjet e rruges Durres-Kukes dhe Gerdecit, por u genjye dhe u la ne balte nga nderkombetaret per 21 janarin megjithese tregoi nje guxim te jashtezakonte per nje femer. Prandaj mund te quhet vetem si:
BUKUROSJA E FJETUR.
qeveria shpellare ra, por akoma ka pushtet. mjaft te kujtojme Nishanin, Dhallen, Ajazin, e shume te tjere..! kur te qerohen keta plehra nga detyrat, atehere mund te filloje drejtesia te vihet ne vend, biles jo vetem kaq, drejtesia do vihet ne vend jo vetem kur te qerohen keta zagare me ere, por edhe te vihen pas hekurave per shkeljet qe kane bere..!!
sa kohe te kemi si president nje dhjeraman mustaqe-mut, qe dhjet ne breke sa here qe flet S-haleja, sa kohe qe te kemi si kryeprokuror nje bari lopesh si puna e Dhalles, qe nuk ka hapur asnje ceshtje deri me sot, sa kohe qe te kemi James Bond-in qe solli S-halè serbi nga Amerika dhe qe e vuri ne krye te SHISH-it shqiptar, ne ate vend nuk do te kete kurre drejtesi, kurre.!!!!!!
duhen pastruar te gjitha institucionet e shtetit shqiptar, dhe jo pastrim zyrash, sic ka filluar te beje Rama, se ajo eshte gjeja e fundit dhe pa asnje lloj interesi, por duhen pastruar ngrehinat shteterore te shtetit shqiptar nga horrat, zagaret, hajdutet, militanet dhe barinjte qe jane ne sherbim te S-halè serbit..!!!
-Ke prekur nje teme teper te mprehte.
Gagacet e opozites se sotme,me shume veprime kane krijur nje hon, ..qe besoj do ta mbushin po vete,se duhet te dish pa te flasesh,ndryshe gajaset mileti nga prrallat.
Nuk besoj se Ilir Meta ndan te njejtin mendim per promovimin e Ina Rames .
Vetem ZOTI e di nese Z.RAMA do shpetoje “vendin e pashprese” SHQIPERINE.
Me vjen keq biri im nasruddinhoxha qe je katandisur ne kete gjendje. Pseudonimet ke filluar ti ndryshosh dhe ke bere mjaft gabime elementare (ndoshta nga efektet e viagres) dhe nuk te falen si perkthyes i djalit te Gjylos per 30 vjet.
Trishtohem kur dje keshillave te mia ju pergjigje me fjale qe nuk na nderojne.Tu pergjigja por nuk e di pse zoti Mero nuk ma botoi repliken.Sidoqofte te beja verejtje per Rooseveltin se madheshtia e tij qendron qe menaxhoi L2B edhe pse bashkpunoi me Stalinin.Kishe bere nje gafe te madhe qe i dedikoje planin Marshall Rooseveltit kur dihet qe ai vdiq ne 12 prill 1945 kur akoma nuk kishte mbaruar L2B kurse ai plan u ideua dhe u zbatua pas 1946.
Persa i perket ketij editoriali edhe ti biri im por dhe Meroja gabohet per BUKUROSHEN E FJETUR.
Problemi i shqiptareve eshte se nuk kane shtet jo se mungon k/prokurori.Shteti shqiptar ka rene zyrtarisht ne 4 dhjetor 1991 kur falangat e saliberishes & elezbiberovicin prishen QEVERINE PANSHQIPTARE TE STABILITETIT sipas doktrines se rajesonit per dekomunistifikimin qe rezultoi perfekt me “nacertanien serbe”
Prandaj sot kur vendi eshte kthyer ne kolumbine e Europes dhe ligjin e bejne ambasadoret si ne 1913 eshte e kote te shpresojme te nje prokurore aq me teper BARBIE GIRL ose bylmezin LLALLA
Me cfare ka ndodhur deri diten e sotme me keqardhje shikoj qe 23 qershori 2013 eshte tallja me e madhe qe ka ndodhur ne Shqiperi per te gjithe kohrat nga paria Tiranes Rama-Meta-Berisha-Nishani-Basha-Nano te inskenuara neper bodrume ambasadash.
Nqs Berishes nuk i vihen prangat kete vit nga qeveria e re dhe e mbeshtetur nga dipllomacia euro-atllantike atehere kjo do te jete permendorja me e madhe per diktatorin e dashur dhe te paharruar frankofonin gjirokastrit qe te pakten hajdutet,kriminelet,imoralet,tradhetaret,palo malesoret dhe pornoambasdoret i tregoi vendin dhe do t’ja falja te gjitha te keqiat.
Ja qe kemi edhe gjera te perbashketa o oponenti konsekuent dhe i pameshireshme i nastradinit ne TEMA me nick-un “babai i nastradinit”, gjera qe e zbusin debatin ne TEMA dhe e bejne me inteligjent. Prandaj edhe po pergjigjem me sa kam mundesi dhe mesa me lejojne njohurite e nastradinit, te cilat kursesi nuk jane absolute dhe nuk kane karakter detyrues per te tjeret:
– emerin nastradini e ndryshon per te njejten arsye qe ke provuar edhe ti o babai i nastradinit anglez. Prandaj ketu fjalen e kane moderatoret e Mero Bazes qe jane mjaft vigjilente dhe vezhgojne ore e cast per komentues armoqesore qe kane dale nga shinat e censures. Prandaj mos fajeso nastradinin vazhdimisht per kete ceshtje mbijetese.
– eshte e vertete qe plani MARSHALL perfundoi ne tavoline dhe filloi zbatimin nga Presidenti Harry Truman, por nuk duhet te harrojme se ky President i SHBA ishte me pare zevendesi i Presidentit Franklin Roosevelt qe njihet boterisht si ideatori dhe nismetari i ketij plani antikomunist shpetimtar per Evropen e pas luftes. Dihet qe kushti i pare i ketij plani ishte qe vendi aplikues per ndihme nuk duhet te kishte qeveri komuniste. Stalini vetkuptohet e kundershtoi me force kete plan te ndihmes ekonomike te vendeve te Evropes Perendimore me perjashtim te Spanjes Fashiste te Frankos dhe dha urdher qe asnje nga satelitet e BRSS-se, perfshire ketu edhe Shqypnine tone te Enverit dhe Titos te mos pranonin ndihmat amerikane. Franca dhe Italia me ngut larguan komunistet e tyre nga politika me qellim qe te perfitonin ndihmat ekonomike ne dallim nga debili Enver Hoxha. Franklin Roosevelti me keshilltaret e tij kishte parashikuar qe afro 13 miliarde USD do te mjaftonin per jo vetem per te financuar rimekembejen e Europes nga pasoja e Luftes se Dyte Boterore, por edhe implementimin e sitemit kapitalist te Tregut te Lire dhe Demokracise amerikane ne keto vende dhe ishte po Presidenti Roosevelt qe kishte filluar t’i ndante nga buxheti federal qe ne vitet e fundit te luftes me ane te tatimeve suplementare te firmave qe furnizonin ushtrine me materiale dhe arme. Per afro 4 vjet vendet e Evropes Perendimore paten nje zhvillim ekonomik te papare dhe gradualisht krijuan Tregun me te madh te Lire ne Bote per prodhimin dhe qarkullimin e mallrave dhe sherbimeve. Dihet qe para vdekjes Presidenti me famoz i SHBA-s Franklin Roosevelt tha: “Duhet te mendojme per nje plan MARSHALL per Japonine.” E perseris qe ky ishte edhe Presidenti me i votuar ne historine e SHBA.
INA RAMAES I JANE BORGJELI TE GJITHE POLITIKANET E VECANRISHT AMBASADA AMERIKANE.INA RAMA E MERITON TI VIHET DINJITETI NE VEND.E KETE DOHET TA BEJE PA TJETER QEVERIA E RE.
une per vete habitem me ju pse merreni me komente pa vlere , e kam bindje se sa te kemi faktorin be usa kundra interesave te popullit shqiptare keta qe na kan qeveris qe me largimin e osmanve do ti kemi mbi koka si bajoneta per ta ruajtur pushtetin me cdo cimim . ne nje vende qe nuk lejohen zhgjedhjet e lira nga faktori nderkomtar kurr ai vend nuk ecen perpara si ne shqiperi dhe ne kosove ku jane ne pushtet forcat me errta me bekimin e ambasadorve te shba s nje gje duhet ta dini demokracia tek ne nuk vjen vet vetiu por duhet te ngrihen i madhe dhe i vogel per liri pa sakrifica nuk vjen tung?
Ju thoni se askush nuk kujtohet per kete grua Z .Baze , por e keni gabim jemi disa qe kujtohemi pert te. Juve jeni nje , une nena dhe baba im jemi 3. Ndryshimi midia kujteses suaj dhe tones eshte primordial. Juve i uroni dhe luftoni qe te trajtohet mire dhe ti jepet nje pune. Ne i lutemi zotit qe te vere drejtesi dhe ti japi ate qe meriton . Nuk duam asgje me shume se ate qe meriton. Eshte e cuditshme si flitet ne emer te korrupsionit per te mbrojtur kete grua , kur kjo e perdori korrupsionin per te lenduar te tjeret. Ironia qendron se kjo grua po provon nga ilaci vet sot , se ate instrument qe ajo perdori per te tjeret po e perdorin kunder saj sot. Instrumentin. e ndotur Korrupsionin e njef mire kjo grua Z.Baze . Une e kuptoj se kjo eshte puna juaj por juve rastet qe shkruani per ta mbrojtur jane rastet mediaktike , ato per te cilat ju me mire se une e dini qe jane aq te verteta sa edhe te pa verteta . Une po ju shkruaj per rastin tim , per ate te cilin nuk e shofin kamerat , nuk e shkruajn gazetat po te ahkruaj nga zemra dhe dora e nje njeriu qe ka vuajtur nga kjo grua . Une e kam pare dhe vuajtur korrupsionin e kesaj gruaje. Si mbyllte syte para shkeljeve te punojseve te saj , se si mbyllte veshet para ankesave te qytetarve te saj , se si te mbyll deren kur i keron drejtesi. Po po ta mbyll deren Z.Baze , ta mbyll se korrupsioni eshte nje thes i madhe qe ja zinte deren dhe i peshonte aq shume sa nuk e hapte dot. Z. Baze korrupsioni ne shqiperi eshte shume me i gjere se ky shkrimi juaj , problemi eshte shume me i madhe se kjo grua. Lereni gruan te mbaj karmen e saj dhe kujdesuni per tuajen , pasi po mbroni nje njeri qe kurr nuk i meriton ato fjalet tuaja. Nuk e di a i meritojn te tjeret qe ju permendi ne kete artikull fjalet e mira , por nje gje e kam te sigurt kjo grua nuk meriton agje te mire . Une i lutem zotit cdo nate para se te fle e cdo mengjes kur zgjohem : Rrofsha dhe i pafsha . Rrofsha qe ti shof kur vete natyra te ve dore mi kete grua dhe mbi ata qe e ndimuan ata te shkelte mbi mi te ardhmen mbi pasurin mbi ndjenjat mbi te drejtat mbi moralin e qytetetarve si familja ime. Mune te mos e publikoni komentin tim , nuk eshte ky qellimi im. Une doja vetem tju shprehja se ca ndjej une per kete gruan qe ju e mbroni kaq shume.
humbje e madhe per drejtesine tone qe nuk ka ina ramen mes radheve te saj! ne fakt ne ka gjest qe duhet te beje sali berisha eshte te kerkoje nje falje te madhe publike qe beri kryeprokure nje njeri qe kishte disa skandale, perfshi lidhjet e ina rames me nje minister te tij. ina rama do mbahet mend si njeriu me i keqperdorur qe e ktheu organin e akuzes nje qoshe per komunistet e stazhionuar dhe nje vegel politike ne sherbim te nje grupi trafikantesh.
Te lumte dora Mero Baze! Je trim dhe shume objektiv.Nese edi Rama nuk e detyron miushin president te zbatoje kushteturen dhe ligjin per Ina Ramen,e cila me te vertete ishte dhe eshte si e madhja Silvia Kontin ne filmin ” la Piovra” ,atehete do humbase shume nga besimi qe ne votuesit e majte te 1000000-shit i dhame per te vene tek qyngjet sali rroten etj.Mero Baze! Nuk te njohim personalisht ,por je bere nje hero ne syte tane.Edhe nje here bravo dhe suksese ne misionin e larte e te vesgtire te gazetarit ne shqiperine e te qoftelargut me antiplumb.
Bravo Mero per problemin qe ngeini por duhet te dini qe keto jane pune te medha qe i bejne burra te medhenj dhe qe duan ti keshe te gjitha azate e trupit ne rregull. Bujari se ben dot se ai duket qe seshte burre se eshte me nje dore pa le mendja qe ka gjysem.
Me thoni qe Bujari i bie dot me dore apo jo(mastrubohet dot Jari si thoni)
Pershendetje Mero , te njoh nga afer dhe te falenderoj per pasqyrimin objektiv te tematikave qe pasqyroni ne gazeten tuaj , pamvarsisht se si dhe ne te tjeret kemi qene sherbetor te verber (mos me thene servile) te regjimit berishian , i cili tashme ne keto kater vitet e fundit i ka kaluar te gjitha caqest e regjimit hoxhist . Lidhur me administraten shteterore te sundimit te fundit kater vjecar te berishes , mos me thene 90 perqind minimalja 70 perqind eshte e infektuar ne korrupsion , eshte e zhytur ne krim ekonomik , ne te gjitha institucionet qe nga kryeministria , ministrite e deri tek nivelet me te ulta , sic eshte nje puntore i gjelberimit qe nuk mund te futej ne pane pa paguar X leke .
Nderkohe qe e gjithe administrata shteterore e regjimit te berishes , sidomos nivelet kyce perbehej dhe ishte vendosur ne duarte e drejtueseve dhe shiksave te Gazideses , sidomos Hipotekat , Doganat , Tatimet etj.. Prandaj L.B. dhe kushdo tjeter te heshtin e te mos ndihen per baterdine qe kane bere ne kurriz te ketij populli ne keto kater vitet e fundit .
Nuk besoj se do tu kaloj gje pa ditur , pa kapur dhe pa bere specialisteve te Edi Rames , hallall ua befte zoti pushtetin , le ta gezojne … !