Në një intervistë për revistën Java, botuesi i gazetës TemA, Mero Baze, flet për hapat e parë të qeverisë “Rama”, problemet me trashëgiminë e qeverisë “Berisha” dhe zhvillimet në opozitë.
Si e komentoni betejën e “mobiljeve” mes Ramës dhe Berishës? Përtej tentativës për të dëshmuar hendekun kulturor mes dy liderëve politikë, a nuk po rrezikon ky debat ta banalizojë atë që është në fakt një përplasje shumë serioze mes dy rreshtimeve të mëdha, në lidhje me tema të tilla si ekonomia, integrimi, korrupsioni etj?
E kam vlerësuar fillimisht një revansh estetik të Ramës ndaj Berishës, i cili nuk duhet të mbisundojë betejën reale mes dy modeleve të qeverisjes. Është një revansh që shoqëria ia pranon Ramës në një farë mase. Po vjen një administratë më e larë, më e veshur, më e shkolluar… por pritshmëria reale është për një administratë më të ndershme, më punëtore, më vizionare dhe mbi të gjitha më të përgjegjshme. Do të isha kurioz më shumë për gropat e buxhetit që do të gjejë Edi Rama, se sa për gropën e banjës Berishës, allafrënga apo allaturka. Do të isha më shumë kurioz për monopolet dhe bizneset që janë në duart e klientëve të Berishës, që gjen në zyrat e shtetit Edi Rama, se sa për mobiliet e papërdorura të Viktor Emanuelit, për cilësinë e të cilave nuk dyshoj fare. Do të isha kurioz për duart e lidhura të qeverisë së re për të zgjidhur kontrata të paligjshme, apo klienteliste, sesa për sanitaret që janë angazhuar në punë vullnetare të pastrojnë zyrat. Do të isha kurioz se si do të veprojnë me dosjet që gjejnë në sirtarët e Berishës dhe jo me pluhurin sipër tyre. Nuk është se nuk ka rëndësi si betejë, por ka një raport që duhet ruajtur mes thelbit dhe sipërfaqes. Gjërat e lehta notojnë në sipërfaqe. Rama ka mandat të zhytet thellë në errësirën e pushtetit që u ndëshkua. Pra, në një farë mënyre Rama ka marrë mandat të pastrojë plehrat e Berishës, jo thjeshtë papastërtitë e tij.
Ilir Meta u shpreh se çështja e SHQUP nuk është në prioritetin e maxhorancës. Ndërkohë numri dy i qeverisë ishte shprehur ndryshe pak ditë më parë. Si e komentoni këtë fakt?
Mendoj se ka prioritetet të ndryshme mes Ramës dhe Metës, në raport me qëndrimin ndaj PD. Por çështja e SHQUP nuk është çështje politike, por ligjore, dhe Rama duhet t’i drejtohet ligjit, jo konsensusit për zbatimin e ligjit. Konsensusi duhet për çështje politike, fjala vjen a do ndryshojmë Kushtetutën, a do ndryshojmë sistemin e zgjedhjeve, a do ndryshojmë sistemin e drejtësisë, a do bëjmë referendum për plehrat etj. Kurse për zbatimin e ligjit nuk duhet t’i drejtohemi konsensusit politik, pasi kështu rrezikojmë të bëjmë një shtet komisarësh, të cilët kapen lehtë.
Jozefina Topalli ka tashmë zyrën e saj në Kuvend. Si e shihni këtë lajm, kur njihet sjellja e saj shumëvjeçare ndaj opozitës në parlament?
T’i japësh një zyrë Jozefina Topallit është një dënim për të. Zyra i vlen dikujt që ka një plan pune, një axhendë dhe një ide konkrete se çfarë përfaqëson. T’i japësh zyrë Topallit si ish- kryetare, është ta trishtosh duke i kujtuar çfarë ka humbur. Përveç kësaj, ajo nuk di ç’të bëjë më në zyrë, kompjuterin nuk di ta përdorë, shkresa nuk di të bëjë, axhendë politike nuk ka më… thjesht mund të ftojë ndonjë shoqe të frustruar dhe të pinë bashkë cigare dhe kafe të kujtojnë kohën kur kishin pushtet. Është dënim i pamëshirshëm për dikë që i ka rënë më qafë zyrave të këtij shteti.
Prej dy muajsh Lulzim Basha është kryetar formal i PD. A mund t’i bëhet një bilanc sado i shkurtër këtij mandati?
Kjo është historia e dhimbshme e një njeriu, që gjithë jetën është thirrur në pushtet. Ai është gjithnjë në listë i pari për t’i dhënë diçka, ngaqë konsiderohet i lehtë për të pasur nën kontroll. Për dy muaj rresht ai nuk ka asnjë tezë të tij politike, asnjë ide opozitare dhe asnjë kontroll mbi idetë që kanë lindur nga vetë opozita. Fjala vjen, Berisha ka sulmuar ambasadorin Arvizu dhe ka nxitur dhe Topallin dhe Pollon ta bëjnë këtë. Basha ka heshtur dhe ka pirë kafe me ambasadorin Arvizu. Berisha ka bojkotuar Kuvendin dhe ka marrë zvarrë gjithë grupin, Basha ka heshtur. Ndryshe nga profili që pretendon, ai ka emëruar kryetar grupi dikë që nuk përfaqëson vizionin e pretenduar të tij, një deputet që vjen nga histori e prapavijës së PD, vetëm nga frika se nuk kontrollon dot grupin dhe nuk mban dot qetësi kur flet. Basha është në makth çdo orë se çfarë mendon Berisha dhe jo çfarë ai mendon vetë për zhvillimet. Ai nuk flet se ka frikë se nuk është dakord Berisha, nuk mendon dot se nuk di ç’mendon Berisha dhe duket i lumtur kur për ndonjë gjë është në një gjatësi vale me Berishën, pasi janë konsultuar. Ai nuk mund të udhëheqë opozitën, duke pasur më shumë frikë ish- Kryeministrin se sa Kryeministrin aktual. Është thjesht një humbje kohe që do thellojë humbjen dhe tkurrjen e PD.
Së dyti ai ka një qasje më keq se berishiste ndaj kritikëve në PD. Patozi, i cili ka bërë deri më sot një kritikë realiste dhe të sinqertë për atë çfarë PD po tenton të bëjë pas zgjedhjeve, është anashkaluar dhe izoluar deri në linçim. Olldashi, i cili vuri shishen e qumështit në radhë për kryetar, është thjesht një armik, të cilit nuk i flasin më as rojet e godinës. Kjo frymë armiqësie dhe paniku që ai përhap ndaj kritikëve të vet, do ta ngushtojë PD dhe do vrasë çdo shpresë për bashkim dhe ringjallje. Thjesht do kthehet në një klub imuniteti për klientët e Familjes Berisha.
Sokol Olldashi reagoi sërish së fundi për emërimin e Palokës në krye të grupit parlamentar. Ndërkohë Patozi, zyrtari tjetër i lartë i PD që ju kundërvu linjës zyrtare, duket se është tërhequr. A ka ende hapësirë për të parë një fraksion brenda PD në të ardhmen e afërt?
Patozi duhet ndarë nga Olldashi në këtë histori. Patozi ka folur si ish-nënkryetar, si njeriu më i rëndësishëm formalisht i PD ditën që Basha është kurorëzuar kryetar i emëruar. Dhe kur i pari i shtëpisë nuk ha gjellën që gatuan e zonja e shtëpisë (nuk e kam fjalën për Argitën) atëherë ajo gjellë nuk mund t’i serviret publikut si gjellë e festës. Patozi ka bërë një radiografi realiste të situatës në PD dhe e bëri nga pozita të ndershme si njeri që ka qenë një menaxher politik, por jo njeri i pushtetit ekzekutiv. Lulëzim Basha që po tenton t’i bëjë gjyqin atij, e bën nga pozitat e një njeriu që ka tetë vjet nga një karrige në tjetrën, duke lënë pas vetes gropa financiare dhe morale, përfshi dhe varre.
Olldashi nga ana e vet ka një problem që duhet ta sqarojë me veten. A e besoi vërtet Berishën kur hyri në garë se do ta linte në lirë, apo e bëri me vetëdije që t’i zbukuronte fitoren Bashës? Në rast se është e para e vërtetë, pra në rast se ai nuk e ka njohur Berishën edhe tani që ka kaluar të dyzetat, atëherë kemi para një produkt skarco. Nëse e ka bërë me vetëdije, atëherë kemi një takticien që meriton të jetë vërdallë në politikë, por jo në krye. Është pa diskutim vite larg më i aftë se Basha, por liderët lindin nga betejat, jo nga taktikat. Kur të ndeshet me Berishën dhe trashëgiminë e tij, atëherë ka për të kuptuar nëse ka fuqi të jetë lider apo jo.
Në raport me Bashën, dhe Patozi dhe Olldashi janë superiorë, por të padobishëm . Ata nuk i duhen më PD për asgjë. PD nuk është as parti e njerëzve me kontribute, as parti e njerëzve të strukturave. PD është parti e shokëve dhe shoqeve të fëmijëve të Berishës. Basha është më i besuari mes tyre. Të tjerët janë klientë të tyre. Mund të quhen delijorgjër, taçër, ulaj, mulaj, teqja e çfarëdo tjetër. Nuk kanë lidhje me politikën, por me paratë dhe bizneset. Nuk ka rëndësi nëse janë të majtë apo të djathtë. Kunati i Lulit është një familje enveriste në Kurvelesh, por është në zemër të pushtetit të një partie që quhet e djathtë. Kjo vërteton atë që thashë, se PD nuk ka më punë me historinë e saj, ka punë vetëm me të ardhmen e fëmijëve të Berishës. Është një ndërtesë ku ata shpresojnë të mbrohen nga e ardhmja kërcënuese për atë që kanë bërë. Patozi dhe Olldashi shumë shpejt s’do kenë të drejtë as të kalojnë para godinës.
bravo Mero
Mero jam plotesisht dakort me ate qe keni thene,
dhe mos e rruaj fare per militantet e PD-se.
Por kisha nje koment te vogel qe ndoshta nuk ka te beje
me artikullin.
Bashlim Fino ka thene qe Rama eshte kanditat i vetem per
kryetar i PS-se.
Ju si mendoni Rama duhet te rrije perseri kryetar parti,
nderkoh qe ne kemi share berishen per autokraci qe nuk
lente hapesire ne parti per demokraci.
Sala ndejti 23 vjet kryetar partie, kurse Rama ka 8 vjet dhe
ne qoftese kanditon mund te rri edhe 8 vjet te tjera.
ATEHERE KU ESHTE DEMOKRACIA NE PARTI KETU
Ti,Tani mos e RRUAJ fare se sa vjet rri Edi Rama ne krye te PS-se!!!
Ate e vendosim ne ANTARET E PS-se e jo ti apo Sali Berisha!!!
Ke te drejte te LLAPESH sa te duash,por jo te kerkosh llogari!!!
Edi Ramesa kerkoji llogari si kryeminister e jo si kryetar partie!!!
Berishen nuk e pengoi njeri,qe te mos ZGJIDHTE ORGANET DREJTUESE NE PD PER GATI 10 VJET,ndersa Rama nuk veproi keshtu!!!
Berisha si kryeminister nuk beri as DETUREN E KRYETASRIT TE PARTISE E AS ATE TE KRYEMINISTRIT,ndaj kerkoja kete MILITANTEVE GARDISTE TE TROPOJES e jo neve!!!
Mesohuni me shtetin ligjor e jo DERDELLITJET pa fund!!!
Sa per Mero Bazen,ai ka shkruar per te gjitha gjerat si IDEALIST,ndaj kerkoja vetes ate qe ia kerkon Meros!!!
@Antonio;
jam dakort me ty, por vetem qe nuk ja vlen te shkruhet me nerv per kete.
Edi Rama fitoi zgjedhjet me fushaten e vet dhe me koalicionet qe beri. Kjo e ben kryetar te mertuar.
Nqs koalicionet jane pragmatiste dhe jo eficente, kete do e tregoje koha. Mos harrojme je gje, se Edi Rama ka pas kunder te gjithe Berishen dhe komplet PD, Fatos Nanon dhe ca plehra si Kastriot Islami me shoke, pra pothuaj gjithcka. Me kundershtar qe luajne shume piset nuk mund te pretendosh nga pala tjeter te kete nje loje te paster dhe te kulluar.
Fatkeqesisht ky eshte realiteti shqiptar. Ketu pervec se zhvillimit, duhet pastruar dhe rregulluar rregullat e lojes. Ky eshte misioni me i veshtire dhe ketu eshte shpresa e Shqiptareve.
Misioni i qeverise tani nuk eshte vetem ekonomia por rilindje ne kuptimin e gjere te fjales..!
Si gjithmone, ke te drejte o Mero!
Kjo, nuk mjafton ?
http://goo.gl/zMlCHx
Bravo interviste e shkelqyer i ve pikat mbi i dhe nuk ka nevoje per koment.Presim qe Edi Rama te mendohet mire per marreveshjet qe ben dh do beje me Ilir meten se Meta mund te “martohet” me Lulzim Bashen ne menyre te paparishikueshme. Edi Rama te punoje me deputete te tjere te krahut te djathte qe te mos varet me nga Ilir Meta ndryshe na mori lumi ne dhe votat tona.
Mero duhet ta dish qe Rama ka gjysem mandati se gjysmen tjeter e ka Meta…Pleher e Berishes eshte dhe Meta..nese pastron nje pleher si Meta,automatikisht pastron dhe nje pleher tjeter si vete Rama..
Ke te drejte ndoshta.
Por shqiptaret shpresojne tek nje Ilir Meta qe ka mesuar nga gabimet.
Bravo Mero. Po mire une nje pyetje kam ; Nuk e ka kuptuar akoma Berisha & Co qe shuplaka ” One million dollar Baby” nuk iu dha vetem Berishes, por edhe te gjithe sahanlepireseve, kokpalareve, batakcive, injoranteve, zhvatesve, trushkulurve, e gjithe atyre administratoreve publike qe e kthyen kete vend ne lagjen me te mjere te Evropes. Pse kaq shume mend u dashak per ta kuptuar kete???!!! Apo Berisha po perpiqet te beje demagogji per Brukselin?!! PO edhe atje ia njohin zyrtaret e vet me mire se kushdo tjeter ne kete vend, dhe ua dine kapacitetin. Thene kjo, nuk mendoj se Rama se do heqe nga puna njerez vertete te mire e profesioniste te cilet jane kekniciene, dhe per fat te mire ky vend ka plot prej tyre qe nuk kane tesera partie ne xhep.
Me pelqen analiza gjithashtu justifikimet(qe jane reale) per Poziten sot. Nje gje nuk kuptoj une qe pyes veten shpesh:” A do kete me fiktivizem apo jo? A do i marrin pagat ata qe kane punuar apo jo? A do kete ndershmeri ne zgjedhjen e atyre specialisteve te fushave apo ?…
e sakte no coment
pyetjet e duhura dhe pergjigje te zgjuara
PD ne fund te vitit shnderrohet ne shoqate te te shkerdhyerve te salepit dhe e sherbetorve te familjes.
Kur ta kuptojne nuk do te dalin nga salla e Kuvendit me urdher te plakaruqit te komunistizuar deri ne ADN e kockave te shkermoqura nga krimet dhe urrejtja ndaj popullit te vet.
Shqiptaret nuk urrejne PD si intitucion politik – Shqiptaret urrejne vetem salepin e mallkuar dhe familjen e tij kriminale.
Disa ne PD qe jane sumlepiresit e plakaruqit bejne sikur nuk e kuptojne kete dhe habiten gjoja sikur populli i urren e dhe ata – nje nga ata – ej Paloka ti je nje servil i peshtire po aq i komunistizuar sa edhe salepi yt.
Rrofsh o Mero!
Nje prapshtese dua te ti bej titullit.
Edi Rama duhet te pastroje plehrat dhe kryeplehren.
Pajeter, Shqiperia qe ta afroje Europa duhet te pastrohet nga “injoranca veriore barbare” e krimit dhe mashtrimit si jane:
-Satrapi-Zog
-Ramiz Alija dhe Nexhmija
-Satrapi-Sali
A e dine shume vete kete qe thote zoti Mere, apo bejne sikur se dine se si vjen per shtat. Un pres shume nga Astrit Patosi dhe Sokol Olldashi. Simpatizantet e vertete te P.D. presin shume prej ketyre dy personave qe ti heqi masken e vertete drejtuesve te sotem te P.D. Familja Berisha e ka privatizuar 100% P.D. per tu mbrojtur. A do tjaarrijne qellimit qe te mbrohen ne emer te partise? Me Bemat qe ka bere familja Berisha nuk ka parti ne Bote qe ta mbroje. Ky nuk eshte problem i popullit tani. Populli ngarkoi qeverine e re qe te merret me problemin e familjes kriminale te Berishes. Populli tani kerkon nje parti serjoze qe te beje opoziten ne standartet e duhura. A do tja arrije kesaje? Prap dhe kjo pergjigje mvaret nga qeveria e re. Nese ajo do te realizoje detyrat qe i ka vene populli, do arrihet dhe reformimi i partise Demokratike. Cdo pune eshte e lidhur zinxhire.
Dinastia efamiljes ka uzurpuar PD-ne dhe eshte deture e drejtuesve te vertete ti ndrojne drejtimin timonit te kesa partye per ta kthyer ne idealet e viteve 90-te kur shqiptaret e shikonin me shpresen e demokracise dhe evropianizimit e jo me ate katrahure qe u katandis vendi me shtet pa shtet me drejtesi pa drejtesi me arsim pa arsim me shume te keqija e shum me pak te mira. PD duhet te kthehet realisht ne opozite demokratike pasi kjo eshte deshire jo vetem e shqiptareve qe e denuan me vote por edhe e shumices se elektoratit te saj.
Te lumte dora Mero!
Pajeter, Shqiperia qe ta afroje Europa duhet te pastrohet nga “injoranca veriore barbare” e krimit dhe mashtrimit si jane:
-Satrapi-Zog
-Ramiz Alija dhe Nexhmija
-Satrapi-Sali
A do te pastrohen plehrat e Berishes ?!! Kete pyetje ia ben vetes cdo shqiptar qe ka votuar me 23 qershor ne favor te aleances PS – LSI,sepse ne kete zgjedhje populli ka patur parasysh qe ne dy kampet qe iu serviren per te zgjedhur,t’ia jepte mandatin aleances PS-LSI, me shpresen e vetme se dicka do te behet ne favor te Shqiperise dhe shqiptareve.Nuk i ka te panjohura opinioni publik shqiptar bemat dhe tregimet e paharrueshme te Dritan Priftit, denoncimet e PD ne vazhdimesi kunder bemave te PS apo ish-aleatit te saj LSI,qe tashme drejton perseri me krahun kundershtar.
Vete pastrimi i plehrave si proces kerkon kohen dhe proceduren e domosdoshme, me hapa e zgjidhje konkrete, duke filluar nga vetja pastaj poshte tek te tjeret.Keshtu e filloi Saliu,i vuri para ligjit disa drejtues lokale qe e kishin shkelur me te drejtat e detyrat e tyre duke thyer ligjin dhe i denoi duke u thene “A nuk do beni ca vite burg per shefin qe t’i them dicka Europes?”,dhe perfundoi per vete me keq se ata qe denoi.Kete e konstaton menjehere sapo te fillosh te levizesh ne Tirane dhe pastaj shikon qe kjo gjendje shtrihet ne tere Shqiperine. Mjafton te lexosh edhe raportet e Europes per te konstatuar skandalet e qeverise “Berisha 1” dhe “Berisha 2”,se raportet e qeverise Berisha na nxjerrin kampione te Europes pa hyre akoma ne Ligen Europiane qe quhet BE,qe shqiptaret e shkrete e kerkojne me sa u ha germazi “Ta bejme Shqiperine si Europa”.Ketu shtrohet pyetja: “me ke do ta bejme?”
Keto doja te shihja ne programin politik , objektiva te qarta, afate, indikatore te qarte dhe transparence. Stop perbaltjes se administrates. Njehere e mire duhet ndare nga kjo politike , qe pavaresisht me realitet e ka zhytur administraten ne kanalet dhe gropa fekalesh, por….. jo e gjitha eshte fekale…..ketu duhet ndare menyra sesi teseleksionohet , me metodologji te qarte dhe publike, ndryshe… cfare do do kishte ndryshe rilindja nga berishizmi model klasik
ishte por nuk eshte me. Edhe Sali Berisha ishte sekretare i PPSH, por thote jam kryedemokrat! Saliu ishte shoku i bllokut, por i futi ne burg. Mero Baze ishte si shume te tjere se menduan vertete Sala u ba demokrat. Po e kuptoi dhe sot Baze po tregon te verteta si askush tjeter, ndershmeri si pak kush, largepamsi i rrall kush.
Shumica e politikaneve M+D te Shqiperise jane pjelle e Komunizmit.
Shumica e politikaneve M+D te Shqiperise jane mafie e Kapitalizmit.
Shumica e politikaneve M+D te Shqiperise jane prodhim i Komunizmit.
Shumica e politikaneve M+D te Shqiperise jane bosat e Kapitalizmit.
Shumica e politikaneve M+D te Shqiperise jane vazhdim i Komunizmit.
Shumica e politikaneve M+D te Shqiperise jane plehera te Kapitalizmit.
DEMOKRACIA SHQIPTARE ESHTE ENDE RROTACION FORMAL I DY GJYSMAVE:
TE ASAJ MOLLE TE KUQE NGA JASHTE DHE TE KRIMBUR NGA BRENDA,
TASHME TE MOLLES SE KALBUR TE KOMUNIZMIT,
TASHME TE PLEHERAVE TE KAPITALIZMIT.
ASHTU ESHTE :
Rama ka mandat të pastrojë plehrat e Berishës, jo thjesht papastërtitë.
Por edhe ne fazen pergatitore te Veres,
Por edhe ne fazen fillestare te Vjeshtes,
Piktori eshte marre dhe po merret me shume me Formën,
Piktori eshte marre dhe po merret me shume me Dizenjon,
Piktori eshte marre dhe po merret me shume me Papastërtitë,
JEMI NE PRITJE TE FILLIMIT TE PUNES SE KRYEMINISTRIT TE SHQIPERISE.
PD eshte thjesht nje band hajdutesh. Me bashe, olldash, patoz e ti marresh me rradhe te gjithe ASNJE nuk ka kapacitetin….integritetin per te marre ne dore drejtimin e nje opozite te drejte, shpresedhenese. Ma gjeni vetem nje!!!!!!!! Nje dhe vetem nje qe te jete i paperlyer!!!!!!!!!NOOOOOO ……..E si mundet nje kriminel si berisha te ofroje rreth vetes njerez me kapacitet dhe integritet???Qeni do qenin afer. Me thuaj me ke rri te them se kush je…..thote populli. Kjo thenje ka dale eksperienca qindra vjecare.
Berishen dhe bashen i ke ne pranga shume shpejt. Vetem kur atyre ti vihen prangat atehere europa do te filloje te na besoje. Atehere do te na duartrokase. Po pastaj cndodh me pd-ne? Shanset jane zero qe ne krye te asaj partie te vije nje njeri me vlera, principe. Ajo eshte nje parti plot me vicidole….plot me shpellare. Epo Shqiperise nuk i duhen shpellare….ka pasur plot ne 100 vjetet e kaluar.
Shqiptaret per here te pare kane nje njeri me vlera ne krye te tyre.
Kane ne krye njeriun qe do tu ktheje krenarine e munguar prej shume kohesh.
Nardi nga Hollanda
akoma komentohen fiset primitive te politikes,kjo duhet qe te mbajme ne pune gazetaret dhe opinionistet te krijojme lajme medeomos,shqiptaret pas rrethimit 50 vjecar ku u krijua mjeriu i ri ,kane 23 vjet verdalle qe rreken te krijojne nje identitet dhe s’munden ,niveli ekonomik zero,produktiviteti zero,asgje nuk prodhohet vetem gazra stomaku dhe opinione
shume e drejte zoti malcor,por harrove prodhimin e patriotllekut qe gjendet me shumice
Pra në një farë mënyre Rama ka marrë mandat të pastroj plehrat e Berishës, jo thjeshtë papastërtitë e tij.
Thenia e siperme e Bazes eshte thelbi i “debatit” qe trembet opozita sot.
Ka erdhur koha,qe kjo opozite te ndeshkohet per keq qeverisjen e saj.Largimi i antarve te saj te deshtuar,qe qeverisin ne degzimet e pushtetit ne baze,duhet te jete çeshtje kohe.
Te emeruarit politik te saj,nuk mund te mbrohen me statusin e nenpunesit .Rama eshte mandatuar per ti hedhur poshte keto marrira.
Nuk e kuptoj pse e ke zgjedhur kete “nick name”. Ne komentet e tua nuk shoh
asnje lloj kendveshtrimi tjeter, pra te ndryshem nga ai i Meros, apo te ndryshem nga ai i 98% e komentuesve ketu ne Tema. Kur zgjedh te perdoresh nje “nick name” me kuptim, duhet ti permbahesh edhe ne komentet e tua.
Nuk eshte turp ta nderrosh. Psh do te shkonte me mire “Kendveshtrimi i njejte”.
Ti japësh një zyrë Jozefina Topallit është një dënim për të. Zyra I vlen dikujt që ka një plan pune, një axhend, dhe një ide konkrete se cfarë përfaqëson. Ti japësh zyrë Topallit si ish kryetare, është ta trishtosh, duke i kujtuar cfarë ka humbur. Përvec kësaj, ajo nuk di c’të bëj më në zyrë, kompjuterin nuk di ta përdor, shkresa nuk di të bëj, axhend politike nuk ka më…thjeshtë mund të ftoj ndonjë shoqe të frustruar dhe të pijnë bashkë cigare dhe kafe të kujtojnë kohën kur kishin pushtet. Është dënim i pamëshirshëm për dikë që i ka rënë më qafë zyrave të këtij shteti.
fiks fare, Zhellefina eshte thjesht nje injorante shurraqe femer, asgje me shume. baxhelle rrugace ordinere..!!
Mos po na tremb edhe ne te rriturit pa le kalamajt. Shko bej ndonje nderhyrje te te bejne simpatik o Merooo.
EDHIU-I-RAMES,VURI NE FAQEN E TIJE TE FB,FOTOGRAFITE E SPITALIT,MEME-TEREZINA.PYESIM NE SHQI-PTARET E SHKI-PTARET KU ISHTE PARDJE,DJE E SOT EDHIU-I-RAMES,A NUK KISHTE DEGJUARE E PARE SPITALET E QELBURA TE SHQI-PERISE,KU MJEKET NESE I QUAJME TE TILLE TE CILET NUK TE HEDHIN SYTE NESE NUK I PAGUAJME.KEMI KRYETARIN E KOOPERATIVES IDJER-MUTI,MEPARE BASKEPUNTORE ME SALI-BREKE-SKISHA E JOMPEMPINA-POMPA-LLI,KY HAJDUT QE DERI DJE ASHTU SIKURSE DHE KATUNDARET E TIJE NGA SKRAPARI FSHINTE BYTHEN ME GAZETE,SOT HAJDUTI TREGOHET NE DELEVIZOR BASHKE ME KATUNDAREN E TIJE E CILA ESHTE EDHE AJO PJESTARE E BANDES SE HAJDUTEVE.NESE KETYRE BASHTAVELEVE NUK I BEHET IVENTARI,SE SA PALE BREKE KISHIN ME 1990,E SA PALE KANE SOT,DIKUSH MUND TE THOTE QE SOT VESHIN BENEVREKE,KESHTU O MERO-BAZIA,PER KETO DUHET TREGUARE PO-PU-LIT.SHQI-PERIA PO RILIND.
He me te lumte mo Mero Baze
Po ja pastron Rames…
PD nuk eshte me parti,por nje bande me ne krye nje bandit e kriminel me emrin Sali Serb Berisha !!!!!!
Mendoj se Edi e ka nisur shume mire punen , duke u prezantuar e duke deklaruar vendosmerine per ndryshim , levizjet e Rames ne kancelarite e botes dhe vleresimi e imponimin per te pritur , degjuar e mbeshtetur , vlejne sa per nje buxhet te tere .Ju siguroj se ku intensitet levizjesh diplomatik , ky lobing perfaqesimi i realizuar ne nje jave , nuk eshte realizuar ne 23 vite , bile shume lobime te ish Sali djallit, ja demtuan e cuan ne fund imazhin Shqiperise nga ai djall , hipokrit , sharlatan, maskara i cili vinte verdalle si pordha neper breke se asnje kryeminister as e ftonia e as i vinin prej shume vitesh kete te menderosurin te pa fytyrin sahli i cili edhe sot , ne menyre djallezore del ne ekran apo shkruan ne f.b duke vjelle helm e bere thirje per gjak, ky vampir ky katil, vertet eshte bere si bishe e zgjebosur qe vetem shpif , e jargavitet si qen pa dhembe, fatkeqesi kombetare i cili eshte me i rrezikeshem se Kolera i cili duhet te groposet ne nje grope me gerqere te po shuar i gjalle ta perjetoje fundin e tija dhe ky vend te mos jete me bartes i te keqes me
Jam dakort i nderuar zMero per te gjitha cka thua, por me trishton fakti qe ne ate Parti ska njerez sagllam, si themi shqipce, ti po thua qe Patozi apo Olldashi, por fatkeqesisht dhe ata jane zgjatimi berishes,a nuk po i shikojme se si po veprojne? as nje reflektim per humbjen vazhdojne po te dy sikur jane akoma ne pushtet e su ben pershtypje qe hengren 1milion shpulla surratit te tyre te ndyre, e vetmja gje qe kan bere te duken pak ndryshe ne PD eshte qe ben sikur ngriten zerin kundra ne z gjedhjen e kryetarit, ose me mire do te thoja qe jane njsoj PLERA si saliu, luljeta basha, jozefi ajo burri qe kishim ke kuvendi etj .
BRAVO MERO I SAKTE SI GJITHMONE .
Mirë Mero Baze, por duhet kuptuar se kjo parti kriminale nuk i vlen më Shqiperisë dhe shqiptareve sepse është shkurt BANDE! (Ju thoni klienteliste,duke zbutur realitetin)Cduhet bërë me Bandat? Basha,eshtë publikuar tashme,është i KLONUARI i Berishës! Ju e zbërtheni atë si portret, por kerkoni mbijetese partiake të PD, kur SOVRANI e shkaterroi totalisht dhe vetëm disa mbeturina vazhdojne mbijetesën!Sepse partite politike duhet të vdesin dhe fitorja e Sovranit në Shqipëri,(Rilindja u befasua) ishte fantastike !Njera nder të shumtat që nuk morën as deputete, (majtas-djathtas)vdiqën dhe si kufoma qelbin vendin!Filozofi italian Massimo Cacciari thote se “vetëm konservatorët thonë se ka qytetarë të majtë a të djathtë!(La repubblica-gusht. 2013) Perse atëherë të vlejnë partitë? Rilindja duhet monitoruar si proces dhe vullnet mazhoritar i Sovranit, për suspacion kohor shqiptar dhe gjendje ndryshuese radikale, pasi,dihet,Rilindja nuk do pastrojë dot skutat e qelbura dhe të errta të Berishës dhe bandes se tij kriminale,ramiziste, PD. Mjafton Njëshat të rimbetemi po në ato haure ku SOVRANI i do me dritë!…Të monitorojmë Rilindjen dhe të varrosim perfundimisht partine kriminale PD! Kete mision do e permbush SOVRANI me demokraci të drejtperdrejtë ku ti, unë,ai,ajo,jemi NJESHAT e vertetë!Ne ,NJESHAT që perbejmë Sovranin duhet të Levizim!..Atëherë, Shqiperia do ndryshojë!…
Mero shume mire e ke per ato qe ke folur , por duhet te vene vath ne vesh keta qe moren pushtetin
I rekomandoj kryeministrit aktual qe cdo dite te lexoje me vemendje artikujt e z. Mero Baze ,si dhe
komentet qe i bejne artikujve te tij per te njohur realitetin shqiptar dhe ku i dhemb plaga ketij populli.
Sepse keto artikuj vene cdo dite theksin te 1milion votat qe i dha populli shqiptar PS jo per gjerat sekon-
dare , por per thelbin e ceshtjeve , te cilat jane permendur me dhjetra e qindra here nga Z. Mero. E kuptoj
se cdo gje ka kohen e vet. Lisi nuk pritet me nje sopata ! Kjo dihet , por sidoqofte gjerat nuk duhen lene
per ne ”kalendat greke,, ! Se pari, Berishes duhet mbyllur goja nje here e pergjithemone sepse i ka shume
borxhe ketij populli. I fundit qe duhet t’i flase tash e tutje popullit shqiptar do te jete krimineli Berisha !!!
Sepse demokracia Z. Berisha ka ne thelb edhe diktaturen qe Ti ne vend qe te futesh koken ne hale dhe
t’i kerkosh falje popullit shqiptar per te gjitha krimet qe ke bere Ti me kriminelet tuaj del edhe te rezervo-
edhe vend ne shtypin mediatik ,qe tashme s’je gje tjeter vecse nje deputet i ”rreshtit te trete ,karrikja nr.4 ”
Por ,sic dihet masmedia ka qene dhe mbetet e manipuluar dhe e korrupptuar nga kryecubi i Vicidolit,
prandaj edhe kjo duhet reformuar nga themelet duke cuar me ”lope,, keta sejmene servile e interesaxhi
te paskrupullt, qe shesin nene e baba per nje ”kocke, qe i hedh padroni ! Nekete fare feje eshte shndrruar
gaxetaria sot ne Shqiperi ! Quo Vadis. !!!!!!
Mero je imadh
Mero, Samir Manen po e harron cdo dite dhe me shume ?
Lulzim Basha…… ka lene pas vetes gropa financiare dhe morale, bile dhe gropa varresh. Nuk kam se ç’fare te shtoj me teper. Bravo Baze !!! Kam degjuar qe per persona energjike dhe te palodhur te thuhet qe jane si “makina te verteta seksuale”, si “makina te verteta vrasese” apo si “makina te verteta elektorale”. Per Ju z. Baze do te thoja qe jeni nje MAKINE E VERTETE SHKRIMI”, ne tere kuptimin e plote te fjales.
bravo mero
Po prit o Mero sa i paduruar qe je dhe ti. Ne “rilindasit” sapo kemi kapercyer lumin… s’duam t’ju themi dhe kaq shpejt “ju dhjefshim kalin”.
Na ler rehat, he te keqen vellai. Na lej te bojm dhe i cik pall ariu ne “ha merr dhe ik…”
sa i bukur je more mero!por te prish pakez pune koka.se e ke sa kaptina e metes,bosh fare.
nje nga plehrat e berishes je edhe ti o gore
Kemi mendim te eprbashket mero Baze.
Mero Baze kemi mendime te perbashketa.
Mero Baze kemi mendim te perbashket.