E njoh Kleves Bitron që i është prerë fleta e arrestit nga Prokuroria. Ka punuar dikur reporter nëpër gazeta dhe TV, më pas në ambasadën shqiptare në Athinë dhe në fund në kabinetin e Kserës. E besoj që ka bërë gjithçka thuhet në ato letra, por nuk besoj se ka fituar ndonjë gjë. Është nga ata nëpunësit e rëndomtë shqiptarë, që mendojnë se servilizmi dhe përunjësia ndaj atyre që janë me “të madhin”, i mbron gjithë jetën.
Dy vjet më parë gazeta Tema botoi një skandal të pështirë jo vetëm financiar, por dhe etik. Një prej Frangajve, ai që mblidhte lekët e pu(shtetit) për fisin Frangaj, komunikonte me zëdhënësen e Spiro Kserës se si duhet t’i jepeshin me urgjencë nja 230 mijë dollarë, në formën e spoteve propagandistike. Niveli i komunikimit ishte ordiner, në atë shkallë sa duket se gjithë ministria kishte jo vetëm varësi politike nga Frangaj, por dhe seksuale. Frangaj përdor në komunikimin me të fjalinë e mëposhtme…: “eeee pse ma bënë për 21 ditë kta l…t”, duke iu referuar zyrtarëve të ministrisë, që tani janë në burg. Është fjala për shtrirjen në kohë që duhet të kishte spoti që të justifikoheshin 230 mijë dollarët.
Gazeta Tema i botoi email-et, por nuk ndodhi gjë. Komunikova dhe me ministrin Ksera dhe i thashë minimumi duhet të shkarkonte zëdhënësen që i referohej ministrit si katundar, dhe pranonte që Frangaj t’u referohej zyrtarëve të ministrisë si l… Qeshi dhe tha ‘s’kam ç’i bëj, ma ka dërguar Ai lart’. Të njëjtën gjë tha dhe Bitro. Varësia e tyre ndaj gjërave që vinin nga Berisha, i ktheu përfundimisht në një administratë qesharake dhe të përdhunueshme edhe nga fisi Frangaj.
Tani unë jam i sigurt se Bitro nuk është njeriu që ka përfituar, por është njeriu që i ka hapur rrugë përfitimeve me urdhër. Ndaj duhet të shkojë para drejtësisë dhe jo të arratiset me shpresë se do të shpëtojë. Duhet të shkojë para drejtësisë dhe të dëshmojë se si funksiononte regjimi që e ka inkriminuar dhe se si mund të shkojnë në burg gjithë zyrtarët e administratës së Sali Berishës për paratë e Sandrit.
Kleves Bitro nuk është i vetmi. Në burg me të njëjtën logjikë do të shkojë dhe Drejtori i Kabinetit të Arben Imamit apo Sekretari i Përgjithshëm i tij, që nuk ka lënë repart ushtarak në këmbë pa i faturuar në emër të tij, Frangajt, mbi 200 mijë dollarë në çdo faturë. Në burg duhet të shkojë Ferdinand Xhaferri, Aldo Bumçi dhe vetë kunata e Frangaj, që nga Ministria e Turizmit kanë faturuar miliona për Frangajn, për propagandë. Në burg duhet të shkojnë zyrtarët e Majlinda Bregut, që kanë firmosur për miliona euro për Elvisin dhe ushtarët e tjerë të Flamur Nokës gjoja për mitingje të PD-së, ku këndonte Çiljeta kundër opozitës dhe paguheshin një milion euro. E di që të gjithë ata që kanë firmosur, nuk kanë pasur shans të pinë as ndonjë kafe, por kjo nuk i bën ata të pafajshëm. Ata janë përgjegjës pasi me përulësinë dhe verbërinë e tyre, duke vendosur urdhrin mbi ligjin, i hapën rrugë një administrate super të korruptuar, e cila duke pasur ideal eliminimin e opozitës dhe propagandën gëbelsiane të Berishës, formuan një institucion monstruoz, të vënies së shtetit nën shalët e Frangajt.
Sot katër zyrtarë të Ministrisë së Punës kanë punë me drejtësinë për këtë shkak. Ndjej keqardhje njerëzore për fatin e tyre të keq, por nuk më vjen aspak keq që po ndëshkohen në vend të ministrave. Edhe ministrat, sikur ata, kanë qenë shërbëtorë të së njëjtës kauzë. Nëse shokët e Klevesit kanë firmosur letra për Sandrin, ministrat kanë firmosur gjëra dhe më të rënda për Sandrët e qeverisë. Arben Imami ka firmosur në muajin prill një pagesë rreth 400 mijë euro për një projekt të ri modern për SHQUP, për një studio italiane të lidhur me kushëririn e tij nga Elbasani, dhe në vend të ndërtohej projekti i paguar, SHQUP u bë seli PD-je. Ky njeri ka hedhur dy firma. Një firmë që kushton 400 mijë euro dhe që janë paguar që SHQUP të jetë qendër moderne e ushtrisë në NATO, dhe një firmë që SHQUP-i të bëhet seli e PD-së. Ta zgjedhë vetë për kë ka qejf të bëjë burgun, por firmën e ka aty.
Të njëjtat firma ka hedhur Olldashi për Bashkim Ulajn, që ka prishur gjithë rrugët e Shqipërisë, sikur t’ia kish lënë në testament Sali Berisha; Ferdinand Xhaferri dhe Aldo për dosjet e Frangajt, Genc Ruli për klientët e kromit, e kështu me radhë të gjithë ministrat, të cilëve u është kërkuar me urdhër nga lart.
Tani duket si mëkat që ata nuk i ka lejuar njeri të marrin ndonjë përfitim nga firmat që kanë hedhur pasi pas çdo urdhri ka qenë ose Familja ose Frangaj, por kjo nuk i shpëton ata. Ky regjim që iku, duhet diskretituar mes të tjerash dhe nga detajet se si ka funksionuar. Ky regjim nuk duhet dënuar vetëm si një regjim hajdut, vetëm si një regjim vrasës qytetarësh, vetëm si një regjim arrogant, por dhe si një regjim që ka poshtëruar deri në ekstrem figurën e nëpunësit, të cilin e ka detyruar të firmosë kokulur, duke e fyer për para që i duheshin Frangajve. Si “lo..e”, siç u thoshte një nga Frangajt! Ndaj e meritojnë të bëjnë burg për të!
Komunikimi mes Frangaj dhe Keshilltares se Kseres
Mero je shume i sakte dhe njohes i mire i ketij sistemi zinxhir. Une ndaj te njejtin mendim me ju, se te gjithe keta duhet te vene ne burg, pasi kjo eshte rruga qe kane zgjedhur, bythelepirja! Te tjeret qe nuk pranuan, iken nga puna, por jane krenare dhe flene te qete! Keshtu e ka jeta, duhet te zgjedhesh……….
O Mero se ti i di me mire keto pune;
Po Sandri, i bie te mos denohet fare?!!
!
As Juela?!!
As Fevzo???!!!
http://goo.gl/tJXCzI
Mero eshte shume i sakte,lexoni:
http://oi43.tinypic.com/1054psg.jpg
E po atehere Mero ishte shok me Salen jo me Edin.
Zinxhiri i SHQUPit eshte kollaj me u kuptu qe shkon nga Sandri te Pali Kuke qe eshte krahu i djathte i Sandrit tek Imami prej Zerina Kukes gruas te Pali Kukes qe eshte drejtoreshe e SHQUP. Keshtu jane pasuruar duke vjedh sa kane plas sejcilit zinxhir.
Jam shume dakort me shkrimin.Edhe ne populli i thjeshte i dime keto,por edhe pse jane bere shume denoncime ne prokurori,pothuaj se shumica e tyre jane mbyllurr. Asnje here nuk kemi pare qe te denohet ndonje drejtues i larte.Me kete dua te theme se kane ekzistuar dy ligje.Njeri per denimin e te pafuqishmit dhe njeri per mbrojtjen e te fuqishmeve.Ishallah mos qofte keshtu.
Kurrizbutet duhet te denohen me shume se urdheruesit dhe dhunuesit e tyre.
1.Nuk keshilloj futjen ne burg, por sekuestrimin e cdo pasurie te perfituar padrejtesise, pasi ne burg ngelet ti ushqejme ne, te vjedhurit, pra dhe ne burg do te vazdojne te na vjedhin, prandaj te rekomandoj Mero, te hapesh ne shtyp domosdoshmerine e sekuestrimeve per perfitime te pa drejta ne periudhen e kryeminister “rumpalles”
2. Te gjithe shtetasit shqiptar me pasuri mbi 100000 dollare duhet te deklarojne si e kane vendosur kete pasuri, ne rast te pamundesise se argumentimit, pasuria deri ne vleren 150000 dollare te tatohet dhe pjesa tjeter te sekuestrohet.
As, Fjala jote ne vesh te drejtesise. Mero eshte gjeni kunder Korrupsionit e trim kunder kesaj Bande Shpellaresh. Keshilltari i Sales ne Dubai thoshte nuk eshte problem nje miliard dollare per investim, vetem na gjeni ate ma te leverdiseshmin. Nje nga nje te gjithe para drejtesise e paret ti kthehen Popullit, per duhet te qerohet Presidenti qe eshte nje vegel ne doren e Krye Mafjozit e Krye kriminelit Sali Berisha.
Mero me keto shkrime po e degjeneron kete fare te keqe qe eshte perhapur ne kete sistem dhe kupole te keqe Meqenese ky sistem ra me vote dhe tani dalin lloj poshtersish vjedhje masive dhe te paturpshme Por te gjitha keto qe thua jane te verteta se keshtu behej ne cdo cep te adminstrates Nje drejtor ishte bere arogant dhe sillej me vartesit e tij sikur tja kishte lene i jati nga Tepelena institucionin qe ai drejtonte Por ndeshkimi qe i eshte bere atij per momentin se e ka shkarkuar Kodheli eshte pak Ndeshkimi duhet te jete me i ashper deri ne procedim per ndjekje penale Edhe ai keshtu vepronte dhe e kishte si shprehje Jam une Drejtori kam bekimin e atij lart dhe mbaj pergjegjsi per cdo gje Do bej si te dua Ata kujtuan se ai nuk do vdiste kurre Mire eshte qe me ikjen e tij te mare me vete edhe te gjithe funderinat qe abuzuan me djersen e njerzve.
Televizioni I Klanit duhet te sekuestrohet dhe ti kthehen parate popullit mbrapsht dhe te hyne ne burg te gjithe ata qe kane firmosur edhe ministrat edhe ai i mllefosuri qe qan gjithe diten ne facebook, prandaj qan se u iken shume para nga duart.Saliu duhet tu beje shoqeri neper qelite e burgut se e la arken bosh qellimisht dhe e shkaterroj kete vend qellimisht dhe duhet te pergjigjet per kete.
keto besoj nuk jane asgje…sa gjera ka dhe sa vjedhje populli i shkrete nuk di gje…nje zot edi……dhe ai gjykofte.
Ket denoncime z.Mera jane nje ushqim shume i mire per qeverine e re,ne se i lexojne dhe ne se i degjojne keto krime qe jane bere ne kurriz te shqiptareve.Jo se nuk i kane degjyare dhe nuk i kemi pare por menyra se si i servirni ju jane me te kuptushme dhe me te kapshme nga çdo shqiptar.
Burg or burg a na degjon o Edi Rama,mos ki hiç fere frike se nje dite te gjithe do vdesim por lum ai qe le nje nishan te mire,dhe juve ju eshte dhene mundesia te lini nje gjurme qe shume vite me vone njerzit do ta puthin ate gjurme si te shenjte ne se ju i jepni vertete vleren qe kerkohet sote ne kete dite qameti ku ndodhet shqiperia.
Pa hezitim dhe me plote gojen te gjithe shkelesit e ligjit dhe kryesishte ata qe jane merra me financat ne burg sikur te jene edhe me mijra.
Saliu vrau ne 97 3000 njerez dhe nuk i tha njeri nje fjale por e lejuane qe te vrase prape dhe prape.Populli nuk ngopet sa keta ti shohe te lidhur po thua te gjithe ishe ministrat se kane te gjithenje turi ate te derrit.Hajt nisini sa me shpejt perpara,po çeshte more ky frangaj,bjerini more kokes qerosit se boll u kapardis me leket tona sikur ja kishte lene baba me testament.TURP,TURP.TURP.
Ah sikur te ishe prokuror i pergjithshem o Mero!
keto frangajt ke stadiumi dinamo i ofruan pronarit te tokes nje shume qe ai nuk ja pranoi,cfare ndodhi.po bejne pallat me letra ne rregull.’
Gaqo, jo te stadiumi “Dinamo” por mbrapa stadiumit “Qemal Stafa” eshte toka per te cilen behet fjale.
Aty ka qen perua.Dhe peroit i doli pronari!!!!!!!!!!!
–prisni se akoma nuk keni pare asgje –edi rama
Erdhi dita me duket! Nuk e di pse u ndieme krenar kur krocia shpalli ne kerkim Sanaderin, i cili u arrestua nga Policia austriake ne paytoll te autostrades.
Nese Rama do krijoje qeverisjen e modelit, ka shance te ngelet i vetmi drejtues ne historine e shqiperise qe do te mbahet mend per mire unanimisht nga te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen.
Bravo Mero!
O mero, klevesi dhe ai Mentori e kane filluar karrieren tek gazeta jote…atehere kur nxirrje kartelen e Rames
E pastaj.
Un si pedagog kam mesuar shume nxenes.Ca u ben qytetar shembellor e ca shembellor ne te keqe.
A duhet te pergjigjem un per ata te keqinjt?!
Po pse mos me favorizojn per te miret?
Jam një lexues i rregullt i gazetës Tema online prej pesë vjetësh gjithashtu jam shumë i kënaqur me menyren si na percjell ajo ngjarjet nga vëndi ynë.Kam mendimin që zotit Mero e stafit të tij të mrekullueshm nuk i shkon të qënit pro pozitës, Megjithatë unë tani shfletoj edhe gazeta të tjera por jo me shumë qef.
Mire tu behet. Servila te peshtire. Vet ministrat servile te nje te paskrupullti. Ja keshtu te filloje nga kembet per te dale tek kokat.
Te futen per Sandrin. Pse mos te futen. Sandri ishte vet qeveria. U vinte mire kur e perdoren TV Klan, kinse kombetar me licence, per te mbrojtur aferat e per t’ iu derdhur njerezve te thjeshte e opozites. Tere ato hosana qe beri TV i Sandrit. Gjoja ishim te dytet pas Gjermanise.
Ky Sandri duhet hetuar se s’ ben. Ai eshte nje fytyre e ndyre qe i thote te bardhes te zeze e anasjelltas. Midis te tjerave ai ia shpejtoi renien pushtetit diktatorial qe u instalua si pa te keq, sikur ne shqiptaret per ate regjim te kishim nevoj se nuk kishim pare plot 40 e kusur vjet nje gje te tille.
jetoj prej 22 vitesh larg…. ne nji nga vendet perndimore me te zhvilluar…. jam shum i lumtur se punoj , fitoj , kam krijuar familjen keteja…. dhe nuk me mungon gje…. vij ne Shqiperi pothuajse cdo behar me pushime… kur beja muabet edhe gjate ketij gushti me shoket e mi (DEMOKRAT) e kishin per mburje…. thoshin…. ( ku pyet Argita more, ajo eshte miljardere, ta heq germazin…. etj, etj…. ) po pika pse su bije moreee…. a i therisni mendjes more demokrate te ndershem, kane vjedhur te gjitha leket e popullit, demokrat apo socialist qofshin…. keta duhen bere shembull more , se ndryshe do ngelemi shum here me mbrapa nga vendet e botes se trete…. megjithese vetem ngjyra e lekures na ndryshon nga ato shtete se ne jena cop cop.
Po ja per punonjes te tille administrate, derdellit sot Lulushi qe don ti mbroje gjoja se ju dogj zemra. Por ai ka hallin se tani keta servile dhe vegla qore te bandes se Lulushit, do te nxjerrin ne skene te gjitha pislleqet qe kane bere.
Uroj qe te botoni sa me shume fakte te tilla zoti mero.
O loqe, Klevesi e keta tjeret me byzylyke jane staf politik, jo administrate civile. Po ku merr vesh kanaçja jote, lab i trashe!
bravo mero ja keshtudemaskoji keta shushunja deri sa te futen ne burg te kalben keta qee bene shqiperine ne kete gjendje
Te llogariten te ardhurat qe duhet te kete cdo qeveritar e politikan ne rruge ligjore te justifikuar dhe pas kesaj e teperta te kaloje shtetit.Kete analize bindese qe ben Mero Baze tregon se si vepronin njerezit e shtetit kunder pasurise se popullit,ne kundershtim me ligjet.Besoj se dhe prokurori i pergjithshem duhet te jete dakort e te zgjohet nga gjumi,po ashtu dhe presidenti i Berishes.Duhet te shkunden te gjithe,te zbulojne pasurite e pa fundme te popullit qe jane tjetersuar e kan shkuar ne arken e privateve, politikaneve e shtetareve.Sulm frontal si po veprojne disa ministra e disa media me ne krye Mero Baze Tema.
Sandri eshte loqe,te futesh ne burg per loqen eshte skandal mo burre i dheut!
Nuk arij ta kuptoj te kene vjedhur kaq shume dhe te mos bejne asnje dite burg ,nuk e kutoj duhet tu sekuestrohet pasuria e paligjshme ketyre hajduteve injorante
Ky eshte vetem fillimi,po perpara se tu futen me themel ketyre gjerave, une mendoi se duhet te behet ne fillim nje reforme rrenjesore ne drejtesi,sidomos ne prokurori dhe gjykata.
Njerëzisht më dhimbsen këto “loqe” që shkojnë për mish për top, por nuk nguroj të kërkoj drejtësi sepse kanë shkuar me vetëdije e me shpresë se mos lëpijnë ndonjë kockë tek përdhunuesi i tyre.
Porsi firmat e Konfindustria-s, kishin vënë bast se Saliu nuk do të binte kurrë nga karrikja dhe se do të ishin të mbrojtur. Tani që po shohin dëmin që i kanë bërë një populli të tërë, e meritojnë dënimin sipas ligjit.
Sa familje në varfëri ekstreme mund të ndihmoheshin me ata qindra miliona?
Vetëm të mos harrojmë se në abuzim nuk ka vetëm një anë, është edhe ana e korruptuesit. Jam i sigurt se ligji Shqiptar i dënon personat që korruptojnë nëpunësit dhe kjo e sjell Sandrin para gjyqit.
C’rrënjosja e Salizmit ka filluar, ta shohim sa larg do ta dërgojë qeveria e re.
Pershendetje Mero.
Pena jote shkaterron dhe murret me hermetike te korrupsionit.
Po nuk u futen peshkaqenet ne listen e te pandehurve nuk do gjeje qetesi ky vend.Hajdut e ka vendin prapa hekurave dhe jo te kapardisen karrikeve te palamentit.Nga zbulimi dhe denimi i ketyre peshkaqeneve do matet drejtesia shqiptare.
Parlamentaret e rinj PD bejne betimin para Burgim Birishs:
Ankim Bumci
Arançata Bregu
Avash Paloka
Bretk Ristani
Berr Bogdani
Burgim Birisha
Ballokume Doda
Car Basha
Cub Strazimiri
Currana Vokshi
Currela Vorrpsi
Careva Like Birisha
Carina Topalli
Çbane Kollozi
Dert Dallapi
Derman Ruli
Dovleta Gita Birsha
Durak Bode
Ekran Brisha i Riu
Eros Pango
Ferman Turku
Fodull Olldashi
Gazep Noka
Gallata Mhilli
Groshe Deda
Gjezap Kruja
Hyzmet Ksera
Përshëndetje Ndoka
Hafije Bumci
Helmina Tapalli
Keqan sali birisha
Keqe like birisha
Lëvere Tabaku
Meze Halimi
Mëshir Cara
Mjaftime Elmazi
Mbylle Coba
Marrëzi Shehu
Ndalime Paskuqni
Pikëllim Islami
Pafate Kuski
Rakita Coba e Reja
Spec Imami
Sose Bathorja
Stenat Mima
Sherre Trapoja
Shkurte Gragobia
Xhenaz Vicidoli
Zeher Selami
Përgjigjjuni
Vend me te bukur, se ketu ne vendin e bekuar te Shqipeve, nuk mund te gjesh, njerez. Ndersa ne perendimin tim te dashur demokracia e fillon punen heret, duke blere qumshtin dhe gazeten, at corner shop, C D O D I T E ne mengjes.
Analiza politike ne Spitalin “Mather Teresa” e grupit qeveritar ishte shprese njerez. “Sistemi shendetesor Shqipetar ne collapse” – do te ishte editoriali i gazetava te reja.
Ne jemi ne Europe( e di shume mire kete.) dhe si Shqipetaro Europian, te lexoj ne gjuhen u nenes time, disa emra minjesh qe permenden per hajduteri!!! Tmerr i jashtezakonshem people.
A ka burra dheu ky vend!? C’eshte kjo babzitje per te vjedhur, njerez?!
SOS nuk mjafton, cdo dite aksion, kerkohen ustallare dhe vullnetar.
Lazarati, qsut-ja, Bulqiza, mrs majlinda Bregu me Jaguar, keta minjte e Sir Meros dhe tryeza ne New York me Bank-en Botrore eshte drame Europiane njerez.
Une kame frike se mr Edd do ti thote jo BB-re…
Jaguari i majlindes nuk punon me shurre, per kete jame i sigurt…
PO FATMIR GËRDECIN E HARRUAT ZOTI MERO?!
“E Drejta VONON, por Nuk HARRON!” Me sa duket “DREJTESIA” (Prokurori-Gjykata) Eshte ne GJUM Letargjik!!! Te BLLOKOHEN Kufiri Ajror, Detar e Tokesor!Ndryshe, Zer Lepurin t’i marresh Opingat!
Te gjithe ne burg nese ka fakte per to! Por i njejti standard duhet te ruhet edhe per keta qe vijne!
Shtet pa shtylle kurrizore, pa vlera, pa gjak. Sic jua them te gjitheve po e them edhe ketu: Te jesh politikan duhet te jesh atdhetar. Ti duash njerezit e tu. Keto vuajne nga mungesa totale e ndershmerise dhe atdhedashurise. Keni 22 vjet qe na e nxite fytyren dhe na shkaterruat jeten.
Mero, ke shume te drejte, po marr vetem kanalet qe jane hapur rrugeve per shtrirje kablli ne shume rruge te vendit….Po them vetem nje gje ASNJE Supervisor ose Investitor nuk do ti merrte ne dorezim ato shemtira kanale te hapura shtrember dhe te mbushura me mbeturina. Pune e neveritshme qe nuk eshte bere as para 100 vjeteve ne Shqiperi. Sa here i shikoj stresohem kur mendoj se ai qe i ka mbyllur keto punime ka marre rrogen e ndonje gje tjeter dhe e ze gjumi naten…, çfare ndryesire specialisti ka qene…TURP!!!duhet te mbaje pergjegjesi per firmen qe ka hedhur.
Falenderime per shkrimin zoti Baze. Media i ka te gjitha mundesite te nxjerre abuzimet e tjera qe Imami i ndyre dhe Imamet e ndyre te Berishes kane bere duke shfrytezuar pushtetin. Brezi i Imameve cuditen se si keta dhjetoristet u bene me te poshter se sa pushtetaret e Enverit. Te lutem shume ( nese e lexon kete koment), bej nje analize ku jane dhjetoristet dhe kush abuzoj me endrrat e rinise se asaj kohe. Shkruaj zoti Baze, shkruaj sepse i bene nje sherbim te madh vendit tend. Duhet te shkojne ne burg me fakte te gjithe ata qe abuzuan me pushtetin. Vetem atehere themi se kemi shtet.
prokuroria t´i marri nje nga nje plehrat e t´i coje ne burg pune si ne kine.nuk kam ndonje malle te madhe per kohen e Enverit, por keta meritojne ekzekutim fizik pa tu shkelur syri per pervetesim te pasurise shqiptare. DJE PA BREK, SOT ME MAKINA LUKSOZE ETJ!!!
Vjedhja tek ne, është ligj…Kush e shkel këtë ligj, mbetet pa bukë…por i shpëton burgut…
Duhet pare mire lidhja e Sandrit me Arben Imamin dhe Zerina Kuken Drejtoreshe e SHQUP. Ku kane shkuar ato miliona? Drejtoresha qe ka firmos dokumentet nje nga nje eshte gruaja e Pali Kukes krahut te djathte te Sandrit tek Klani.
ne qofshin te verteta ato qe thote mero baze qe kan hedhur firmat me urdher qe te pasurohet jashteqitja sander kjo qofte dhe me urdher nga lart pamvaresisht se kush jep urdher te denohen bile shume ashper prokuroria te mos heshte ndaj ketyre spekullimeve ndryshe prokuroria te jape vete doreheqjen dhente zoti keto nuk jane te verteta.
Mero je snajper …dhe mos kurse kerkend-Plumbin ne balle derrave
Nuk besoj se ky tipi, Kleves Bitro, shkon ne burg per Sandrin apo per njeri tjeter. Ky shkon ne burg se eshte ne moshe madhore dhe ka shkelur ligjin e shtetit. Pra shkon per veten e tij! Nese ka pervetesuar ndonje gje nga parate e shperdoruara, kete duhet ta gjeje prokuroria, nese mundet.
Personalisht mendoj qe Kleves nuk ka marre pjesen e luanit. Ate vertet mund ta kete marre Berisha, Ksera, Sandri, apo te tjere legena. Por edhe pa gje nuk ka mbetur. Se loja keshtu luhet. Kush firmos do marre doemos pjesen e tij, sado e vogel qofte.
Prandaj nuk pajtohem fare me mendimin e z. Baze, qe ky tipi po shkon ne burg per Sandrin.
Tung,
Blendi
Padyshim qe arsyetimit tuaj nuk mund t’i hedhesh poshte asnje germe.Kete bindje kam edhe une;cdo person me te drejte vote i ka pergjegjesite vetem personale.
Kendveshtrimin e Bazes e shoh,qe ne krahasimin relativ te zullumqareve ky Kleves Bitro (qe une nuk e njoh fare,por qe besoj ne njohjen qe ka Mero) duhet te jete aq i paperfillshem sa qe ky fakt duhet ta avantazhoje ate vete, ne procesin e gjykimit;me kushtin e vetem qe te bashkepunoje pa kushte me procesin e hetimit.Kete Klevesi duhet ta shikoje si mundesine e vetme per te ndihmuar veten.
eshte ironi Blend…
Blendi,ne qofte se e njeh situaten duhet ta besosh se ata nuk punonin per ti shperndare te ardhurat me te tjeret,nuk behet fjale per tender per Ministrin e Punes por per reklame ne televizjonin Klane.Klevis dhe te gjithe zyrtaret e shtetit te kesaj kategorie ,vertet jane koka turku,por sigurisht kane pergjegjesi qe nuk kundershtuan por pranuan ti bindeshin nje Edi Frangaj.A e dini kush eshte,eshte nje kokebosh qe ka bredhur ne cdo ministri.Kishte monopolizuar postin e zedhenesit dhe te keshilltarit per median.Njerezit duhet te jene kurajoz dhe Edi Frangaj nuk eshte aq trim
-Epersosur.
POR MENDOJ SE DALJA NE SKENE E MINJVE TE VEGJEL,..SJELL TERMETE.
Mero Baze ndjen keqardhje njerezore per Kleves Bitron.!!!
Keqardhje njerezore duhet te ndjenin shqiptaret per ate grua te vjeter qe vdiq ne Durres para godines se “shtetit”.Te ndjesh “keqardhje” per mijte e gjirizit qe behen sherbetore te bandave ne pushtet dhe te mos ndjesh asgje kur vdes nje nene e moshuar,,,para syve te nje qyteti te tere,,,,,eshte nje menyre shume meskine e te shprehurit. Fjala keqardhje nuk duhet perdorur vend e pa vend. E perdorur kuturu, ajo humb kuptimin dhe personi qe e perdor ne menyre inflacionare, humb respektin e njerezve me mend ne koke.
Aleksander Frangaj ka te drejte kur flet per loqe.Shteti i Sali Berishes ishte komplet i perbere nga te tille. Pa loqet, nuk do kishim as Skelzenra as Argita as Gerdec dhe as 21 Janar.
Loqeve dhe koqeve (me falni per shprehjen e ulet) u duhet bere gjyqi. Pa asnje keqardhje.!!!
prokuroria t´i marri nje nga nje plehrat e t´i coje ne burg pune si ne kine.nuk kam ndonje malle te madhe per kohen e Enverit, por keta meritojne ekzekutim fizik pa tu shkelur syri per pervetesim te pasurise shqiptare. DJE PA BREK, SOT ME MAKINA LUKSOZE ETJ!!!kjo jevga zedhende e berishes ka varesi seksuale nga gjithe tirana.la punen ne ministri dhe shkoi te vidhte te ANTA, ME GJITHE MASKARENJTE E TJERE.Mjere shqiperia u mbush me maskarenje e kurva.Jevga mecani pabukse tirane sot eshte me 3 shtepia e makina lluksoze.
Po dhe kur u kthyen i beri topin te shoqit ,qesh me te madhe qesh me te madhe.nuk numerohen meshkujt .ka merak meshkujt e vegjel.pasi la te shoqin mbajti dhe te bie ne ngarkim..mjere ai kalama i shkrete,
Shiko keto te tjerat si njoh..po kete e njoh qe kur kemi qene kalamaj…dhe moshen ja kane vene gabim te zezes..eshte ca me e vogel nejse, gjera te vogla jane .
Ehhh bemat e Jueles ne bub et e tiranes..hahahaha..nejse se eshte goce e mire ,babin e kishte i cike kodosh (jo femrash jo) po nejse..Mamane e ka zonje grua..Liljana Mecani.te motren zot na ruaj.
Po te presesh keshilla nga nje POCE si juela…se di…
sa gjynah
Po u futem ne burg ministrat e perdhunuar te PD-se, do te nxjerrin ne shesh te palarat e ministrave-kukulla te Ilir dhe Monikes, qe hengren bashke me ta ne nje sahan per 4 vjet. Sa te lidhura jane gjerat o njerez. Ketu nuk ka nevoje per prokuror te forte, ka nevoje per politikane te rinj
Po per ato 70 mije eurot e lirit a duhet bere ndonje dite burg dhe kush duhet te shkoje,apo ata qe protestuan e vuajten denimin dhe ata qe u vrane! Fillohet me te vegjlit gjithmone dhe hienat si luan kush.
ishin 700 mije. Gjerat behen me radhe!
Prova filmike e perdorur nga prokuroria (me qellim apo jo) ishte nje gabim. Pervec saj duhen edhe deshmi nga deshmitare te ndryshem. Fillohet me te vegjlit qe deshmojne kunder te medhenjve.
DOSJA MERO NE BOTEN E CUDIRAVE.DREJTESIA HESHTE……………NE ENDERROJME PER DREJTESI NE KETE VENDE……GJER KURE????????????
Na tregoni nje cik bemat e Jueles. Me sa cuna ka shku, ka bere ndonje menage-a-trois,ca bente neper pube, po motren si e ka?
Nje grup gazetaresh ruse,gjate nje vizite ne Britanine e Madhe nder te tjera vizituan edhe zyren e kryeministrit te asaj kohe.Nje nga gazetaret sheh ne biblioteken e kryeministrit ndermjet librave dhe “Kapitalin” e Marksit,me habi e merr e duke e shfletuar sheh qe libri ishte I mbushur me shenime e nenvizime.Ne moment ai I drejtohet kryeminisrit se si ka mundsi qe nje nga perfaqesuesit e antikomunisteve boterore te kete lexuar e konspektuar nje liber(bible)te komunisteve.Kryeministri me tone dashamirese duke mbajtur ne dore puron e tij te fameshme,shpjegoi me pak fjale:Qe te luftosh komunizmin duhen studjuar vepra si “Kapital”i Marksit…Pra une mendoj qe shumekujt nga ne lexuesit te shkrimeve te Mero Bazes,jo vetem t’i lexojme e t’i komentojme por duhet te ndergjegjesohemi qe faktet,arsyetimet,komentet,humorin e tij,tu vleje ne rradhe te pare lidereve politike,prokuroreve gjygjesore,gjykatesve e intelektualeve te administrates shteterore ne menyre qe ne si komb te rradhitemi me dinjitet ne arenen nderkombtare,duke mos anashkaluar permiresimin e vazhdueshem social-ekonomik,duke shfrytezuar me “rregulla loje” kapacitetet e resurset e dhena bujarisht,vendit tone Shqiprise nga perendia.
As — 7 Tetor, 2013 në 9:02 pm
Komenti i me poshtem nga “As” me se i sakte….
1.Nuk keshilloj futjen ne burg, por sekuestrimin e cdo pasurie te perfituar padrejtesise, pasi ne burg ngelet ti ushqejme ne, te vjedhurit, pra dhe ne burg do te vazdojne te na vjedhin, prandaj te rekomandoj Mero, te hapesh ne shtyp domosdoshmerine e sekuestrimeve per perfitime te pa drejta ne periudhen e kryeminister “rumpalles”
2. Te gjithe shtetasit shqiptar me pasuri mbi 100000 dollare duhet te deklarojne si e kane vendosur kete pasuri, ne rast te pamundesise se argumentimit, pasuria deri ne vleren 150000 dollare te tatohet dhe pjesa tjeter te sekuestrohet.
Pa u bere nje qilizem ne drejtesi mos prisni drejtesi per gjithe keta te korruptuarit.Me gjygjtaret dhe prokuroret qe jane sot mos prisni qe te luftohet korrupsioni i qeveris se ish berishes.
Duket qe ky artikull ka nje synim te ngjashem me lojen e bilardos qe i bihet me çok nje guri me numer te vogel te rradhes per te futur ne grope numrin e madh qe eshte fuckberisha.Pra i bihet gurit Kleves Bitro qe te godase gurin A.Frangaj qe te futen ne grope( e burgut) menjehere Sala bashke me Sandrin.
Por duke u nisur me çfare ka ndodhur per keto 22 vjet sidomos me 1997,1998,gerdecin,rrugen e kombit,vjedhjen e bashkise Tiranes,dhe 21 janarin as qe mund te mendohet qe do futet ndonje nga keto te tre as Kleves,as Sandri dhe as mender Saliu.
Eshte i dokumentuar krimi i Berishes ne 14 shtator 1998 ku sipas kodit penal duhet te denohet minimumi me burgim te perjetshem.Po perse nuk denohet i pandehuri Berishe per kete krim kanibal qe me nje arkivol me nje xhenaze qe e vrau prapa shpine pushtoi institucjonet e shtetit shqiptar ?
Zoti Mero duhet ta dije enigmen e kesaj historie hipkrizie te disa dipllomateve amerikane serbofonos te “çmendur” pas kriminelit berishe
qe sabotuan punen e drejtesise dhe arriten deri te poshtrimi i shtetit shqiptar duke bere te mundur qe nje kriminel ne vend te shkoje ne burg per veprimtari antishqiptare shkon dhe deponon para nej prokuroreje ameikane brenda mureve te ambasades qe eshte nje poshtrim si per adriatikasit ashtu dhe per atllantikasit.
E tregova kete episod sepse keshtu u veprua edhe me 21 janarin ku arriten ekstrimitete te pabesueshme deri ne prishje filmimesh,ndrrime tutash te armeve,fshirje sume me ekspertiza FBI e deri te lirimi spektakular i dy vrasesve Lupo & Prendi.
Keshtu do vazhdoi kjo histori sepse qeveria e re po merret vetem me dizinfektime,mediat pa perjashtim bo bejne gallate ne duelin fallco PS-PD kurse shoqeria civile ka vdekur sepse u vra nga dy qeverite e vjetra dhe e reja nje nene e moshuar Sofie Qendro .
E nxorri nga shtepia qeveria Berisha dhe i vdiq ne dore qeverise Rama.
Te komentosh kete krim mbare-kombetar eshte e tepert por le te kujtojme vargjet e Migjenit:
Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, poshtrimi,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi
kur shef ftyra të zbeta edhe sy t’jeshilta
që t’shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
të tan jetën e vet derisa të vdesin.
mjerimi s’don mshirë. por don vetëm të drejt!
mshirë? bijë bastardhe e etënve dinakë,
t’cilt n’mnyrë pompoze posi farisejt
i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak
tu’ ia lëshue lypsiti një grosh të holl’ n’shplakë.
mjerimi asht një njollë e pashlyeme
n’ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.
dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj.
Fabula e shkrimit duhet te jete:
Te futet ne burg Saliu me Sandrin nga qeveria dhe parlamenti i ri ose le te shkojne bashke ne burg Sala me banden e tij bashke me Edin dhe Ilirin per mashtrim dhe tradhetine e fitores se 23 qershorit 2013…
z.Mero si gjithmone shkrim i perkryer.Por une mendoj qe drejtesia nuk ka per te reaguar se ata jane te kapur nga krimi .Gjykates te tipit Bendo veshtire se do futin njeri ne burg.Ministri i ri i drejtesise thote qe duhet reforne ne drejtesi;po pse nuk e ben cpret,kush me mire se ai do ta beje kete ,mos pret nga Nishani qe eshte vegel e Berishes,apo nga Llalla,me keto gjykata nuk ka mundesi qe te luftohet korrupsioni ne Shqiperi.
nuk e kuptoj pse bazja mbron kete spiunin grek klevis?? duke pare qe edhe here te tjera ka mbajtur nje qendrim te fshehte pro grek mund te arrihet ne perfundimin qe edhe tema eshte ”kapur” nga greket
te gjithe derrat nje turi kane.Sa u perfol per ilir meten dhe doli i lare.Sa do flasin per pushtetaret e rinj?por ata do vazhdojne te vjedhin me shume se parardhesit e tyre sepse kane vite pa pushtet.DENIMI ME BURG PER NJE TE KORRUPTUAR ESHTE GJEJA ME LLUKSOZE QE EKZISTON
Po peshtoka Shqipnia…. Mero ka kohe qe merret me thashetheme. K’ta komentuesit egoiste bashke me artikullshkruesin kujtojne se jane tranguj ishat e mund te behen turshi sa hap e mbyll syte. Ndiqni qeveritaret e rinj, se buka e nje mielli jane. ASKUSH S’KA PER TE HYRE NE BURG. KETU DO TE JEMI. ” Kjo bote e gjere dhe e gjate, do t’ vate siç ka vatë”. Naim Frasheri, prej Permeti n’ sherbim te Stambolles, por Shqiperine e ka” dashte ” sa s’ thuhet, ashtu si Meros e CO qe u “qane” zemra per Shqiperinë.