Kjo që ka ndodhur sot është një ditë e zezë për policinë shqiptare. Që nga koha e Ismail Qemalit deri më sot, nuk ka ndodhur që brenda një dite të ndryshojnë 80 drejtorë në Policinë e Shtetit dhe të shkatërrohen struktura që janë ngritur me mund dhe djersë këto tetë vite.
Por ajo që më shqetësoi më shumë, ishte një qëndrim i qëllimshëm krahinor me tendencë të qartë tribale ndaj drejtuesve kryesorë të policisë.
Motra dhe vëllezër! Ata nuk u shkarkuan se ishin policë të paaftë. Ata u shkarkuan se dolën në fotografi me një çifteli. Ky është një turp i madh që duhet denoncuar deri në fund.
I shqetësuar thellë për këto reprezalje, thirra në zyrë Zenin të ishte pranë meje në këtë ditë të vështirë për të.
-Sa ka shkuar numri, i thashë.
-80 vetë, tha.
-Sa ishin tanët nga këta?
-Më shumë se gjysma, tha.
-Kush janë këta që po emërohen, e pyeta.
-Kanë marrë në punë atë që të arrestoi ty, më tha. Me sa duket duan të të arrestojnë prapë.
-Niko Brahimin?
-Po, tha i dëshpëruar.
-Ky është skandal, i thashë. D.m.th këta nuk kanë bërë reformë, por ndryshime simbolike. Duan të na tregojnë se kush i bie çiftelisë, nuk punon më në polici, dhe kush më ka arrestuar mua, ribëhet prapë drejtor. Nuk do t’i lejoj kurrë ta gëzojnë këtë pushtet. U thuaj njerëzve tanë të qëndrojnë. Nuk e kanë të gjatë.
-U thashë, më tha i mërzitur. Na leni në hallin tonë, më thanë, se na morët më qafë. Janë të mërzitur…
-Ashtu, mirë. Dakord… Thuaju… Mirë, shiko, ashtu ë…? Mirë, thuaju ne do fitojmë përsëri…
-U thashë, por as që duan ta dëgjojnë. Kanë hallet e tyre, është e kuptueshme.
Atëherë vendosa të marr në telefon Stefan Fylen. I thashë që statusi i Shqipërisë rrezikohet në muajin dhjetor, pasi qeveria e krimit dhe drogës ka emëruar drejtor policie një njeri, i cili e ka zakon të më arrestojë mua më 28 Nëntor. Kjo është e sigurt që do të ndodhë se ky person është punësuar vetëm për këtë punë. Nëse kjo ndodh, dihet që statusi i Shqipërisë nuk do të jepet dhe ky është një atentat i madh ndaj vendit tonë.
Më dëgjoi me qetësi dhe tha se kushtet për marrjen e statusit janë 12 ligjet që janë miratuar, lufta kundër korrupsionit dhe forcimi i shtetit ligjor. Çdo hap në këtë drejtim, e afron Shqipërinë me BE.
Ky njeri duket që është nën ndikimin e Edi Ramës. Bile më provokator se ai. Ia mbylla telefonin pa pritur përgjigje më të qartë se aq.
Të dashur motra dhe vëllezër. Këta duan të hakmerren pse policia i ka përgjuar, pse i ka përndjekur, pse nuk i ka lënë të bëjnë greva dhe protesta, pse u ka përgjuar telefonat, pse u ka arrestuar të afërm… Por unë nuk do t’i lejoj kurrë të triumfojnë. Kjo do na bashkojë më shumë me njëri- tjetrin. Përpara!
Antena – duam dhe Mulin jo vetem Doktorin
I erdhi ngordhja qenit.
Mire e ka thene kete.
Kush I bie ciftelise nuk duhet te jete ne polici
Bravo
Kjo eshte nje nga faqet me te bukura te ditarit te doktorit.
Do ti lejohet te mbaje ditar nga burgu ?
Me e forta e Antenas se sotme:
“…-Kush janë këta që po emërohen, e pyeta.
-Kanë marrë në punë atë që të arrestoi ty, më tha. Me sa duket duan të të arrestojnë prapë.
-Niko Brahimin?
-Po, tha i dëshpëruar.”
JA EDHE FOTO E ANSAMBLIT ÇIFTELIA:
http://goo.gl/TDWgvy
1 Pyetje kisha;
E cfare mund ti bejne gopit keta barkderrat ne foto, kur te vetin nuk e shohin dot pa pasqyre?
Faleminderit!
niko brahimi arrestoi kryetarin e opozites dhe ky nuk eshte akt moral, po ai e mori urdherin nga kryeministri, sidoqofte bandit eshte.
po me Sandrin cpo ndodh keto dite, na e shtoni dhe kete personazh ?
I do si Drejtori i Policise Tiranes qe kishte fallsifikuar shkollen en mesme dhe Sali Plera e dinte dhe firmoste per te drejtuar policine Tiranes.
Me ne fund duket se dhe policia e shtetit po pastrohet nga plerat.
Une nuk jam dakorte me ju zotni …Policia e shtetit ka nevoje per pastrim kimik ….
te nderuar lexues. ditari eshte i lezetshem, vecse problemi i policise qendron ne tjeter vend. niko brahimi nuk eshte problemi se ndaloi saliun, por e bukura eshte se eshte larguar nga policia nga qeveria socialiste per ceshtje aferash te dyshimta. gjithashtu emerimet e zv/drejtoreve te pergjithshem jane bere totalisht jashte ligjit, jo se ka ndonje problem me emrat e pervetshem, por sepse nuk plotesojne kushtet e ligjit qe i kerkon me grade drejtues i pare. nderkohe ata jane 2 grada me poshte. kjo nuk duhet te ndodhe ne nje shqiperi qe pretendon zbatimin e ligjit
ore po nuke u futen ne burg kta nuke ka rilindie